“Ju dhe ‘grekërit’ tanë jeni njësoj! Gjithnjë do të jeni njësoj, për sa kohë shteti jonë përbëhet nga grekër si ju, për sa kohë polici juaj në kufi ka sekserë shoferë autobusësh shqiptarë, e polici jonë ka sekser shtetin e vet dhe tuajin…”
Nga Nikoleta Kovaçi
Pse
u zemëruat kaq shumë?! Cilit ‘Zot’ iu drejtuat para se të paguanit biletat për
të hyrë në Shqipëri? Besoj se asnjë s`u është përgjigjur. E ju sërish jeni
hidhëruar në kulm. E di! E më vjen keq për ju. Zotat tuaj janë Pellazgë. Ata
fillimisht iu kanë mëshiruar e tash iu përqeshin. Është Dodona që i dirigjon.
Ju kurrë se kuptuat pse ajo ua fali Zeusin. Ua dha pa marrë asnjë gjë në këmbim
për të. Ju vijoni të besoni se Zeusi është zoti i Zotave. Madje i keni
përcaktuar edhe vend, majë e lavdi, po gjithnjë ai ua kujton se gjendet në
gjunjë duke iu lutur Dodonës.
Zotat pellazgë, ju e dini, kurrë su bënë dot grekë! Ata nuk ishin politikë, as mediatikë, as trafikantë, as hileqarë, as tradhëtarë! Ata ishin aty e kudo duke iu falur paditurinë, pabesinë, djallëzinë e smirën e madhe që kishit nisur të fusni poshtë lëkurës suaj hiliqare. Zemërimi juaj nuk është i kësokohshëm, as kufiarësh, siç duan ta quajnë një pjesë e mirë e juaja dhe e jona; pjesa juaj është monstruoze, kjo e jona është mediokre dhe e zezë; fiks si ju e sa ju!
Zemërimi juaj është i kahershëm; është zemërimi i mosmundësisë për t`i bërë Zotat pellazgë të flasin me gjuhën e zemrës suaj. Fiks deshët të bënit të njëjtën gjë siç keni bërë me shqiptarët që ua ndryshuat emrat si domodoshmëri për t`iu dhënë një kafshatë bukë. Nuk ishte e juaja. E kishit vjedhur derisa u ngeci në fyt. Ata që ua dhanë ua morën edhe kotheren e fundit, e atëherë nuk e patët më problem nëse Muhametin që vinte nga Shqipëria ta quanit Muhamet, e jo Vasilis! Konstandinin nuk mundet më ta bënit Konstandinos! Edhe një që ishte e niset drejt vdekjes për falsitetin mediokër tuajin dhe të politikës sonë!
Konstandini ndoshta s`ka patur mundësi ta mësonte thelbin e origjinës së kuptimit të emrit të vet. Ju ia bletë themelet me një pension qesharak të parësh! Konstandini ishte dhe është shqiptar! Qindra e mijëra Konstandinë e Konstandina, që kanë ndërtuar vendin tuaj janë shqiptarë.
Që në krye të herës
ua tha Eskili, po ju keni harruar të lexoni, kuptoni e besoni, se ju jeni
monstruozë, siç është politika jonë me ne, shqiptarët, me historinë tonë e me
shpëtimin tuaj!
Ju jeni skrupulozë, fiks sa janë antishqiptarët që kemi ne
brenda, që për fatin e keq tonin dhe tuajin bashkë, janë përftuar nga rraca të
tjera, po sjanë pellazgë! Po ani çka; vendi i Shqiponjave, që vjen deri në
zemrën tuaj, Athinën e hijshme, ka vend edhe për kësi lloj speciesh, veçse këta
janë zvarranikë!
Por ju hajdeni prapë! Prapë shani, ulërisni, kafshërohuni, shihni veten nëpër
surretërit e njëri-tjetrit se si shpërfytyroheni duke dashur vdekjen e
shqiptarëve! Ne s`ju zemërohemi! Sepse ne nuk iu zemërohemi as këtyre
‘grekërve’ tanë! Na keni parë besoj. Kemi kaq vite që i mbajmë mbi kurriz; fiks
siç mban Athina e bukur barbarinë e esktremistave tuaj! Ju dhe grekërit tanë
jeni njësoj; ju duheni! S`kishit pse silleshit ashtu dje, në varrimin e atij të
pafatit që e çuat në grykë të vdekjes; sigurisht kishte emrin Konstandin.
Shtesa “os” si duket nuk i qëndroi kurrë atij emri.
Dje kishim nxjerrë deputetë për t`iu pritur! Edhe ish-ministra! Ata janë si ‘grekërit’ e tjerë që ne mbajnë në kurriz! Ju s`kishit pse ulërinit, as tundit flamuj! Asgjë nuk ndryshon; ju dhe ‘grekërit’ tanë jeni njësoj! Ju bashkë bëni tregëtinë, trafikun e drogës, pazaret për detin, tokën e qiellin. Ju bashkë shkoni në të njëtën bordello, në të njëjtin altar sepse ju jeni mësuar të vidhni, abuzoni, plaçkitni dhe vrisni! Ju dhe ‘grekërit’ tanë jeni njësoj!
Dje kishim nxjerrë deputetë për t`iu pritur! Edhe ish-ministra! Ata janë si ‘grekërit’ e tjerë që ne mbajnë në kurriz! Ju s`kishit pse ulërinit, as tundit flamuj! Asgjë nuk ndryshon; ju dhe ‘grekërit’ tanë jeni njësoj! Ju bashkë bëni tregëtinë, trafikun e drogës, pazaret për detin, tokën e qiellin. Ju bashkë shkoni në të njëtën bordello, në të njëjtin altar sepse ju jeni mësuar të vidhni, abuzoni, plaçkitni dhe vrisni! Ju dhe ‘grekërit’ tanë jeni njësoj!
Gjithnjë do
të jeni njësoj, për sa kohë shteti jonë përbëhet nga grekër si ju, për sa kohë
polici juaj në kufi ka sekserë shoferë autobusësh shqiptarë, e polici jonë ka
sekser shtetin e vet dhe tuajin, atë pjesën që iu përket ju!
Gjithnjë do të
jeni njësoj, për sa kohë ambasada jonë në Athinën e bukur do të jetë e mbushur
me ‘grekër’, derisa protestat tona për Kudretin e Pëllumbin s`do të ndërpriten
dhunshëm nga policia jonë, me urdhër të ‘grekërve’ që e drejtojnë, vetëm se nuk
mund të realizohet kalimi i anijes me drogë nga Saranda për në Pireun
madhështor!
Ka pafund ngjashmëri mes jush grekër, ndaj hajdeni prapë, ani pse do të jeni
edhe më kafshëror se dje! Asgjë nuk ndryshon, derisa ‘grekërit’ tanë të
degdisen si ju! Atëherë Zotat do flasin gjuhën që ju do ta kuptoni!
Grekër, hajdeni prapë; ju dhe ‘grekërit’ tanë jeni njësoj!
Nga Nikoleta Kovaçi
9 November, 2018 - 15:19
----------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment