DASMA
IME
(Kushtuar
heroit kombëtarë Isuf Qerim Hoxha)
Në rinin time, herët u
dashurova
në kujtesë me mbeti
dasma ime e vogël,
nëntë djem, e një vajzë
e bukur si nena e saj.
Në vend te puthjeve
me tufa lulesh nen
sqetull
mos e kërkoni varrin time
aty nuk do te gjeni
eshtrat e mi
ju kane tregu shokët e mi
human te rilindjes
apo nuk ka ardhur lajmi
për mua akoma ne Muzerinë.
esëll me kapen korbat e
zi
në oborrin e shtëpisë,
tërë natën isha
duke soditur rrugëve te
jetës
mëngjesi zbardhi
e mua mu ndalu fjala
lamtumirë!
fëmijët e mi
nuk ma ndalen mendimin
tim
për dasmën time të madhe.
ndër shekuj,
plagët e popullit tim
nuk u shëruan kurrë,
me veten time
bisedova me Skënderbeun,
me tha:
unë nuk e ndërtova kalanë
e Lezhës
por, aty e mbajta,
lidhjen e besës.
Erdha nga Munih i
Gjermanisë
ti ndihmoj vullnetaret e
lirisë,
t’ju sjelli barna për ti
ja shërua plagët.
Pasi e kreva misionin tim
Me dënuan një vite e tete
muaj,
në burgun e Dubravës
kishte filluar dasma e
madhe e lirisë.
Mbyllë në dy palë grila
Në qeli me izoluan
ne pavijonin “c” me
ngujuan.
Me kazmë i hapa 12 dhoma
të vetmisë,
si mic sokoli
i dola me gjoksin tim
mitralozave qe villnin
zjarr e hekur:
vraponi o burra e
shpëtoni jetën.
Dasmën do ta filloj i
pari për Muzeqenë
me duart e mia te
zbrazëta
me gjakun time human
me kockat e ashtit tim
krushk i dasmës se madhe
u bëra
e kurban i lirisë.
tani ju mua me quani si
te doni,
martir i Dubravës,
shpëtimtar,
hero e kurban i lirisë,
po deshët me varrosni
por eshtrat e mi
mos mi kërkoni
historia e varrit tim
është enigme
ajo i ngjanë varrit te Skënderbeut
e përfundon me gjoksin
e mic sokolit
e shpirti im
shkëlqen si kandil
mbi varrin e çdo dëshmori
qe i këndohet kënga e
lavdisë.
=======================================================
No comments:
Post a Comment