Etimologji mbi emërtimin: SOTIR / SOTIRAQ
Sotiri- (Greqisht Σωτήριος ) është një emër i gjinisë mashkullore i dhënë nga origjina greke, që do të thotë shpëtim (σωτηρία, σωτήριος). Sotiris (greqisht Σωτήρης) është një variant i zakonshëm i Sotiri- dhe Sotiria (Greqia Σωτηρία) është version tjetër i gjinisë femërore.
Në mitologjinë e hershme popullore ndërmesdhetare Sotiri shihet si një njeri i madh, i bukur, dhe popullor. Ai është jashtëzakonisht sexy, shumë i shoqërueshëm, 'jock' tipik, gjithë muskuj, i ëmbël, i ndjeshëm dhe emocional. {Ky është Zeus-i].
Emri *Sotir përcjell fonetikisht tingujt: Zo-të-rê-, ky emër ‘Sotiri’ festohet më: 6 gusht ndër besimtarët katolikë dhe ata ortodoksë, e kjo festë quhet: "Shndërrimi i Je/zusit". Si një nga ngjarjet kryesore që kremtohet në këto kisha, ku mesazhi i kësaj ditë është të shndërrohemi, jeta jonë të përbëjë një metamorfozë. "Të zhveshim njeriun e vjetër, e të veshim të riun, Të ndryshojmë me anë të besimit, pendimit, pagëzimit, faljes. {(e pikërisht këtu fillon mashtrimi) - (shënimi im)]
Në malin Tabor, ashtu si në pagëzimin e shenjtë në Jordan, Ati flet nga qiejt duke dëshmuar birin hyjnor, të derguarin e tij.
Në këtë kremtim besohet si asnjëhërë tjetër se edhe Shpirti i Shenjtë është i pranishëm në këtë ngjarje, jo si një pëllumb, por në formën e një drite verbuese që rrethon [(të derguarin e dritës (Krishtin)] i cili hedh hedh dritë mbi gjithë gjallesat -njerëzimin. Kjo dritë verbuese është drita e Shpirtit të Shenjtë. Zoti Ra në toke e gjithandej u shperfyterua në Dritë rreze të arta të kristalta: Xriso/Kriso … KRISI
Së pari bëjmë me dije se në gjuhën greke: Xriso; Kriso = Ar, i e artë, e q’artë; e pastërt, e shndritshme; kartë = rreze drite; bijë të mbirët mbi trupin at@am, dytrupor, AB/EL; DY/EL = Diell.
Ishte përplasja e dy yjeve në hapësirën tonë qiellore e cila shkaktoj bashkimin e trupave: A+B mbi një trup të vetëm ‘X’ -(Alfa/Vita/Gama) e shkrepëtima rrufe -rreze drite RA mbi krejt terrin, hapësirën e pafund boshe.
Ishte përplasja e dy yjeve (el) të cilat shkaktuan: Krisjen - Zâni, Zâ; Zêrin; Zeus, prej ku linden rrezet e para të arta Kriso- Bir të dërguarit e tij.
Ky është: ZOTI RA = SOTIRA, Shpëtimi, Shpresa, Jeta vet, Drita, rrezet e arta të Tij, të cilat jo më kot festoheshin në ditët më të nxehta të vitit, një traditë e hershme kjo ndër popujt më të parë të këaj Toke.
“Ndër shqiptarë - Ar/bër = Bij të dritës- shqipe” kjo festë diellore festohet po më 6 gusht duke u quajtur Festa e Maleve - Lartësive në Mesverë sepse gjendet-festohet në mes të stinës së verës (K. Halimi).
Kjo feste njihet me emra të ndryshëm sipas krahinave, si: festa e Gjallicës, festa e Ranës, (Runês), festa e Bubullimave, festa e Tomorrit; etj.
Ndalemi pak sërish, pse kjo festë ndër shqipe trojeve shqiptare quhet “Fesata e gjallicës”? - Po, pikërisht sepse simbolizon gjalljen, n’gjalljen e ringjalljen e dritës hyjnore Diellit vet, ku tradicionalisht jo rastësisht gjashtë ditë para kësaj feste dhe gjashtë pas kësaj, janë 12 ditët më të nxehta të vitit, e kjo festë festohej gjatë natës në maja malesh, ku ndizeshin zjarre për nder të Diellit, merrnin avdes te krojet, e aty beheshin fli për nder të tij (zakonisht Dhi simbol i dybrirëshit) - Zeusit vet.
Kjo është etimologjia e emërtimit Sotir-a = Zoti/RA, njejtë si vet "perendia Ra" më e lashta egjiptiane prej nga ku kemi edhe emra të tjerë si: Zoti-Ra-xi; Sotiraq, por edhe Raqi, Rahi, Razi, Razije, etj.
ZOTI është NJI dhe i vetëm ne njerëzit bijt e tij-materialisht të pangopur për interesa vetijake, (familjare) e më tej krahinore, e më tej babëzia, interesa sundimi ndër shtet-qytete, e më tej sigurisht interesa shfrytëzuese perandore; perandorake, madje në emër të Zotit si "bij të përzgjedhur të tij", e ndamë ketë ZOT energji/trupore, në FETA, e sot ne ndjejmë peshën e kësaj katraure, mbi shpatullat tona, e sot ne, vuajmë e shkatërojme këtë botë, jo në emër të 'Zotit - Dritë', jo në emër të paditurisë, por në saj të Fetave që krijuam ne, në dëm të vet/vetes, të frymës së shenjtë/shpirtit tonë, e gjithçka po ndodh e do ndodhë është thjeshtë rezultat i marrëzisë, i krijesës-njeriut të deformuar po nga këto besime-fetash, ndryshe quajtur: Fe /riska/ t’riska. ... (gr. T’riskia = Fe).
Aleksander Hasanas
(Mili Butka)
Ref:
"Calendars in Antiquity: Empires, States, and Societies", Universiteti Oksfordit, (faqe 257)
"The Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture", Robert Elsie
The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present" Edwin E. Jacques
"Pellazgët, ilirët, etruskët, shqiptarët", Nermin Vlora Falaski, Prishtinë, 2004 (faqe 169, 170)
"Fjalor i gjuhës shqipe", Instituti i shkencave, Tiranë, 1954
"Gjuha e perëndive", Aristidh Kolja.
"Calendars in Antiquity: Empires, States, and Societies", Universiteti Oksfordit, (faqe 257)
"The Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture", Robert Elsie
The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present" Edwin E. Jacques
"Pellazgët, ilirët, etruskët, shqiptarët", Nermin Vlora Falaski, Prishtinë, 2004 (faqe 169, 170)
"Fjalor i gjuhës shqipe", Instituti i shkencave, Tiranë, 1954
"Gjuha e perëndive", Aristidh Kolja.
No comments:
Post a Comment