Lamtumirë
(Dëshmorit Muharrem Smail Vuthaj)
Unë e kisha të
ndaluar
të punoja
zyrtar shtet
gjysmë
shekulli,
bashkë me
familjet e tjera,
se i takonim
familjes
se të
burgosurve politikë-shqiptarë.
Çdo ditë
dëgjoja përralla
të ish
zyrtarëve, zë bretkocash
fjalë boshe, të pakuptimta
për t'i ikur
vetingut
për ditët e
tyre të" lavdisë"
që i mbanin në
ballë
simbolet e
çetnikëve të Serbisë.
Disa për bukën
e gojës
të tjerët u
kishte marrë koka erë
familjet
atdhetare lëqiteshin nga bashkëfshatarët-medet
Muharremi
sypishë
natën mbante
mbledhje
për Atdheun e
robëruar
në mëngjes
veglat e armikut e spiunonin
ai s'mërzitej
fare, palla s'i hante.
Një ditë lë
punën
do t'i thotë, këtu
me ke, Atdhe.
në malet e
vendlindjes në Vrellë
duke luftuar
me lindjen dhe vdekjen
shkruan letrën
e bardhë.
me gjakun e
trupit të vet.
Duke ua lënë
amanet:
"Mos më
lini këtu vetëm o burra .
se nuk do t'u
them kurrë Lamtumirë"
me tytën time,
grykëhollë
do të jehojë
kushtrimi për Atdhe
spiunët do
t'ia fali historisë
ajo lë t'i
falë apo t'i vret ... tani keni kujdes ju të gjallët
mos ma harroni
emrin mua sa të tjerëve-dëshmorë,
as përvjetorët
e rilindjes sonë,
ne jemi më të
gjallë ndër të gjallët.
Dyzet vite kam
parë tmerre
tulla të
shpuara me plumba
fytyra të
përlotura, të trishta
fletore të
zhubrosura
kolegë të shkollës
prapa grilave
duke i
ndërruar uniformat
me rrobat e të
burgosurve
kam ndalë
zogjtë mos
t'ua prishnin
qetësinë të tjerëve
as bukurinë e
durimit
kam parë, çfarë
kam parë
qindra të
burgosur
kam hjek nga
litari-tani janë gjallë.
Tani nuk dua
të qaj.
askush të m'i
shoh lotët
dua ta ndal
këtu rrëfimin
për kolegët e
mi me fytyra të përgjakura dikur,
tërë jetën me
nder i shërbeva Atdheut.
Tani kolegët e
mi.
nuk "kanë
" para
të ma dhurojnë
një buqetë lule
jo, jo, jo! Të
ma kujtojnë ëndrrën time për lirinë
Tani as heshtja
ime mos të ju vras
unë veç me
Atdheun
çdo ditë do të
flas!
No comments:
Post a Comment