Thursday, November 15, 2018

Grimca e Zotit ‘x’ - Etimologji.



Shkencëtarët më të mëdhenj të botës ndër shekuj gjurmojnë ndërtimin e kësaj bote, duke rendur pas materies se zëzë, grimcës së Zotit ‘x’-ë
Dhe bota jonë fillon aty, Thoti -'Zoti i Fjalës'- ThotëSe kjo botë e gjithçka përreth saj është në unitet të plotë dhe uniformë si lart dhe poshtë

Toka jonë u quajt At/Dhe njëjtë ashtu si Dielli/At; Ati Diell - drita hyjnore e krijuesit të kësaj bote ndërtuar mbi pikën: -iks prej grimcave ‘x-ë’ ku përplasja e tyre me të njëjtën shpejtësi, force - drejtim dhe peshë, solli jo copëtimin në thërrmija më të vogla, por bashkimin e tyre në një të vetëm, (X) duke krijuar kështu forcën e gravitetit rreth e mbi një pikë materie me e madhja tashmë dhe më e rënda, më e rëndësishmja *at/om-in, “atin amAdami-n vet - Dritën shkrepëtimën Rrufe: X+X = XiXë =Dritë.

E prej aty e përreth tij lindi gjithçka, grumbuj materiesh planete të tjera ujra, dete, oqeane si ‘Bijë -Yje’ të tij, e prej aty lindi ‘fryma e frymorët’ e prej aty lindi gjallesa njeri dhe sigurisht gjuha hyjnore e tij, e vetme, si vet Dielli i vetëm në këtë hapësirë Boshe quajtur ndryshe BOT. (t/s) 


Çabej na ofron barazvlerën e njohur të shkronjave të gjuhës shqipe midis ‘x/z  variant i gjendur ende në përdorim tek gegnishtja e gjuhës sonë ku: Xâ = Zâ, Zë (i/e xânê = i/e zanë, e mbyllur -rreth).

Ky është Dielli një trup i rrumbullt; i xânê, i zânê, “i zënë = mbirë” lart a’mbi na, mbi tâ nesh, në a’x-in; aksin e këtij Universi, aty ku jeta  u “Zu” aty ku: Zëri -xë-Zë - Zeus, shpërtheu gjithë Zhurmë, si ar; zjarr i nxehtë Ati/Aba ynë i Etur Zhur.

Pra siç e kemi shpjeguar edhe në librin tonë “Kodi i Gjuhës Shqipe Etimologji”  Dialekti i lashtë Geg i gjuhës sonë pellazgo-shqipe sjell ende sot fjalën 'Zâ' me këto kuptime:
Zâ = Zë, zani, zëri tingulli, Fjala (foni) - Zhurmë “(në fillim ishte zëri/fjala)…”
Zâ = Ka zâ, ka zânê; zën’ rrênjë, ka mbirë, njëjtë si vet Dielli drita e Zotit zuri rrënjë mbiu, (a’mbi na) si ‘Bina’ trupi më i madh qiellor Yll i zjarrtë.

Jo rastësisht ende sot në gegnisht kemi: Za = Eshtë; jeton, e prej aty kemi edhe në gjuhën teknike greke: Za = Jeton dhe Zoi = Jetë.
 Ishte përplasja e dy trupave materie, grimzave të errta ‘x’ midis tyre e cila solli: X + X = XiXë, Shkëndijë  si dhe format e tjera: X + X = Xixë = Xhixh; dixh; djeg njëjtë po aty kemi: Xax = errësirë e plotë ‘xêx’: Xi = Zi, i/e Zezë, kjo ndodh kur Dielli (x) largohet prej nesh, e në shqip kemi: U bâ xax; *Bunax; bunac, u ba *nacht; Natë Xax. (xanxi njeri = asnjë njeri, asxë = asgjë).

    I njëjti process ndodhi edhe me planetet e tjerë po kështu dhe ati/mëma Tokë e jonë është thjesht një grumbullim, pështjellim materiesh të ngurta e të lëngta mbi një pikë ‘x’  A’x-ëja; Gëja = Tokë. (Toka e zezë xi; sumerisht chi).
Vërejmë me kujdes tashmë llogjikën e mprehtë të pellazgut tonë pararendës, të cilët ishin në dijeni të plotë mbi këto fenomene, ku prej fjalës Tok, në gjuhën e vet solli fjalë emërtime të tjera po me të njëjtin kuptim, e prej aty kemi ende sot në gjuhën shqipe: 'Tok'

TOK ndajf.
1. Bashkë, grumbull a grup, të gjithë së bashku, të gjithë në një vend. Ecnin (rrinin) tok. U bënë tok. U mblodhën tok. 
TOKA f. vjet.
Bëjmë toka: i japim e i shfrytëzojmë dorën njëri- tjetrit për t'u përshëndetur kur takohemi, kur lidhim një fjalë etj.
TOKËL f.
Kokërr; copë; topth dheu etj., Tokël sheqeri. Tokël qymyri (gëlqereje).
I ra me një tokël dheu.
TOKËZ f.
Mbërthecke prej metali, prej briri, prej druri a prej ndonjë lënde tjetër, e rrumbullakët a katrore, zakonisht me një gjuhëz në mes, që qepet në fund të një rripi, të një brezi, në kapakun e një çante etj. dhe që shërben për t'a mbajtur atë të mbërthyer a të mbyllur. Tokëz ari (argjendi). Tokëza e rripit (e çantës). Mbërtheu (zbërtheu) tokëzën.

*** E plot shembuj të tjerë, po shkëpusim ende një prej tyre emërtim fjalë e pastër shqipe 'Vandak'  m. Grumbull sendesh të lidhura së bashku si deng; barrë jo e madhe me bar, me dru etj., aq sa mund ta mbartë një njeri në krahë a sa një anë kali. Një vandak bar (dru, kashtë). Një vandak me letra. E bëri (e lidhi) vandak. Etj.

Pra ky është ‘Vandaku’ fjalë e cila që në momentin më të parë duket sikur kemi të bëjmë me fjalën shqipe: Vand = Tok, (vand-ak)  por që në fakt kuptimi parësor i  këtij emërtimi është bashkimi i dy fjalëve shqipe: Vân; Vên + Tok = Vantok; Vandak, pra kemi të bëjmë me një lidhje çfardo materialesh të vendosura bashkë, të vêna tok ; së bashku ashtu si vet Toka e jonë pështjellim, grumbullim, lidhje materiesh; tok = Tok.

Tashmë  sjellim emërtimin ‘Tokë’ në disa prej gjuhëve më të lashta njohur dhe kemi:

·        Protosemite: …………………. 'adam  dhe  'ar = Tokë
·        Hitite …………………………... te-e-kan  = Tokë
·        Phrygian ………………………  ΚΤΟΝ = Tokë
·        Persishte e vjetër …………...bu-mi-M = Tokë
·        Doric …………………………... ðâ = ΔΕ = Dhe; Tokë
·        Latine ………………………….. Ager = Tokë
·        Latine ………………………….. terra = Tokë
·        Greqishte e sotme ………….. γη; gi = Tokë
·        English …………………………earth = Tok

Në se i shohim ato me kujdes  fjala ‘Tokë’ në krejt gjuhët e përmendura ka të njëjtin kuptim me fjalën ‘Tokë’ të shqipes të cilat shpjegohen e motivohen plotësisht po nga gjuha shqipe, pra vumë re se, në protosemite kemi: Adam dhe 'ars = Tokë, kjo është ajo thënia e Thotit si lart dhe poshtë pra kemi Ati Diell dhe Ati/Dhe = Adam, njëkohësisht aty gjejmë edhe fjalën Doriane ðâ = dhe plus foljen e dialektit Geg 'A' e pas kësaj kemi: A+ðâ = A’da-m = ashtê Dhe = Tokë, ndërkohë sinonimi tjetër  'ars i po kësaj gjuhe protosemite ka kuptimin e tokës (Anë) e harkuar 'arc = 'ars = Tokë.

Fjala hitite Te-e-kan = Tokë, nuk ka nevojë për shpjegim aty duket qartë fjala shqipe Tok/an', (Teekan) Njëjtë kjo edhe tek gjuha Phrygiane; Kton = Tokë, ende më e qartë vjen fjala e persishtes së vjetër; bu-mi-M = Tokë, këtu kemi fjalën shqipe: *Bumim; Bymim e cila tregon rritjen, zmadhimin e vëllimit të një trupi nga nxehtësia, nga lagështia etj., pra njëjtë si fryrja mbushja e tokës brumë, baltë, Dhe+Dhe = Tokë.

Gjuha latine si një gjuhë e krijuar perandorake, sjell si përherë fjalë të pastra shqipe aty kemi: Ager = Tokë me kuptimin llogjik në gjuhën shqipe A'gjer, ashtê e gjerë; anë e paanë, anembêanë = Tokë, dhe po aty kemi: Terra = Tokë, e duke ju rreferuar kuptimit shkencor të fjalës Tok me simbolin astronomic '⨁' si dhe fjalës shqipe: ðâ =Dhe, sigurisht që edhe fjala e njohur si latine 'Terra = Tokë' tregon tërësinë, t’tërën, të thatën tokë Tera, dhe po ashtu Tokën e Zezë = i/e terrët; Terra.

Pra, ashtu si tek fjala Tok (planet) gjejmë edhe fjalët shqipe ‘tok’; të gjithë bashkë edhe tek fjala latine Terra gjejmë sërish të njëjtin kuptim ‘të tër’  bashkë, të gjithë, njëjtë kjo edhe me emërtimin e fjalës tokë në gjuhën greke ku toka e zezë, e terrët (s’ter) e thatë tera, quhet (γη) Gji, e po në këte gjuhë kemi; Gjiro = Rreth, fjalë këto me origjinë të lashtë prej gërmës më të parë:  Xë = zë, Xë = Gjê; Gji = Tokë pra fjala Gji e njohur si greke është një fjalë e pastër shqipe, e njohur edhe në shkrimet e lashta antike: *Gêja = Gjëja = Toka, e cila u interpretua si Goja që u mbyll dhe nuk lindi më krimbi *gjê a gjêja - gjallesa Njeri.

Në gjuhën e bukur shqipe gjithashtu kemi fjalën *gji gjiri gjinjtë' organ femëror të cilat quhen ashtu për formën e tyre të rrumbullt dhe të mbushura tok; Gji. 

Vlen të theksojmë se vetëm tek gjuha shqipe kemi fjalët me të njëjtin kuptim si: Tok/planet dhe Tok = bashkë të gjithë, tek gjithë gjuhët e tjera kjo gjë nuk ndodh, psh. në gr. kemi: (Gji = Tok/planet dhe Mazi = Tok/bashkë).















Ndaj në gjuhën shqipe dhe më tej si simbol i Diellit-Dritë, formës së tij rrezeve të arta, nxehtësisë, lëvizjes, madhësisë, fortësisë, shpejtësisë, peshës etj. funksione, kemi zhvilluar në mënyrë hyjnore gjuhën e tij, gjuhën e të madhit Ate.

Prej aty kemi fjalët *xuri, i/e xanë; (x/z) Zur’, i/e zuri, e rrethoji, ose i/e zanë e mbyllur rreth, e po aty kemi fjalën shqipe: Xhiro, xhiron, bëj xhiro vij vërdallë rreth e rrotull, - shpjeguam këto për ta bërë të qartë se fjala e njohur si greke: Gji = Tokë por edhe Gjiro = Rreth ashtu si edhe gjiro = ushqim (fast food) janë fjalë me origjinë shqipe, Xiro, xhiro, zir, zire, zuri, e sigurisht aty kemi fjalën ndërnacionale: Xero = Zero = Rreth i vizatuar, i zênë në formën e Diellit/At apo Ati-t Dhe.

Toka siç e pamë tashmë edhe në disa nga gjuhët më të lashta ka kuptimin e një grumbulli gjigant materiesh të mbledhura bashkë në formë rrethore 'ark, harkuar (e’arth) ndaj në gjuhën angleze kemi: Tog/ether = Bashkë Tok.

Fjala shqipe ‘bashk'’- në anagramë jep fjalën shqipe 'Skab’ - shpendi hyjnor symbol i Diellit/Zeus dhe rrezeve të tij symbol i bashkësisë së materieve  me ngarkesë të kundërt; i dy të kundërtave, (plusit dhe minusit) forcave tërheqëse, (gravitetit) shakak pasojë e ndërtimit të këtij Universi UNIK ashtu si kokat e Shqiponjës mbi një trup të vetëm bashkë e për një qëllim.


Aleksander Hasanas 
Korçë:11/15/2018

-----------------------------------------------------------------------------------------------



2 comments:

  1. Dalëngadalë, po i biem në fije së vërtetës. Përmes këtij koncepti të studimeve që ndjek z. Aleksandër Hasanas|Mili Butka, shpresoj dhe qëndroj fort në atë se do të ndryshojë edhe koncepti i shkollës sonë, që ka qenë e mbetet edhe sot nën kthetrat e ideologjive politike e dogmës religjioze.
    Ky koncept i studimeve, që arrinë ta plasojë studiuesi Aleksandër, duhet të hyjë në shkollën tonë, dhe atë, sa më parë aq më mirë.

    ReplyDelete
  2. Me pelqeka qe studimi i ketyre fjaleve fillestare shqipe te filloje qe ne kopesht (kuptohet,krejt thjeshte,qarte,me figura, eh, aq sa te arrihet),duke e dit se femijet kane aftesi kapse e memorje te madhe. (Falenderim per Profesorin)

    ReplyDelete