Aty në gjykatën e Pejës
Akuzën e bëri copë e grimë
Që ishte kundër
bashkimit kombëtar.
Para gjykatësit shqiptar
Ju bë ai rob regjimit gjakatar
Aty ku kishte vetëm furtunë e kurrë nuk binte
dëborë
Me barka e dërguan
të lidhur me zingjirë të ndryshkur
Aty ku nuk lejohej asgje e shkruar të delte nga
ai burg.
Eshtrat as
kufomat
Fytyra të molisura
nga puna
E kurrë të ngopur nga buka
Na mësuan rregullin shtëpiak.
Në karantinë
Shikimi i
trupave të tyre ishte ekspozita jonë
Nuk do të ju kthejnë familjes
Pa e kryer denimin
Çdo ditë nga çelia 121 dilte nga një i
masakruar.
Gurë dhe vetëm gurë
Akoma derdhen
djersë të vdekjes
Sa të sheh syri
Nga dritaret e vetmisë.
Shoh tym pluhur rroba te zhurbosura
Nga lindja e
ishullit të mallkuar
Akuzën e beri
copë e thërmije më thonjë
Aty ku ka fillim të rrëfimeve.
E kur nuk kanë
mbarim
Gurët me gurëe
Aty ku xhaxhai im i
qante
Pa çekan.m
Jehon zëri juaj
Me lekurën tuaj të përveluar
Nga rrezet e diellit që ishin duke qarë dheu
Burgu i Goli Otokut është mbyllur dhoma 121
akoma
E ty kurrë askush nuk ti pa lotët.
Amanet na lanë të dy lirinë
Dosjet e tua nuk
do ti kap kurr pluluri i harreses
Ato do të ruhen në dhomen time si metear
E për se gjalli ishte ideator i yt
Babai im edhe i vdekur
Pushon afër trupit tuaj.
E për se gjalli ishte ideator i yt
Amanet na lanë të dy lirinë
Bashkimin në mua e rininë përgjithmonë.
Amanet na lanë të dy lirinë
Bashkimin në mua e rininë përgjithmonë.
Xha Ramë falma edhe një herë
plisin tuaj
Mos t´i ndi kurrë dhimbjet e tua.
Mos t´i ndi kurrë dhimbjet e tua.
Nga Isa Maloku.
==========================================================
No comments:
Post a Comment