Sunday, November 11, 2018

Proto-gjermanishtja flet shqip - *andja - Etimologji

 *andja - etimologji


Eshtë e vetmja gjuha Shqipe në bootë e cila përcakton qartë krejt të motivuar edhe shkencërisht, fjalën tokë (earth) ku dhe vet simbolika astronomike e tokës tregon të njëjtën gjë ajo përbëhet nga një kryq - plus i rrethuar, Unicode = e gjitha e tëra Tok ose një variant tjetër vë plusin mbi rrethin {ð = dhe, tok (atdhe)} 
Pra ashtu si tek asnjë gjuhë tjetër e folur mbi këtë; *Dhe grumbulluar, ‘Dhe + Dhe’ shtesë, bashkë, bashkësi; tog Tokë, duke marë këtë kuptim edhe paralel me mitologjinë e hershme ku “Toka” quhej; Gêia- gjëja; Gjë e Gjitha, (γη, gi) e errta, e tëra Tera, ama, mëma e gjithë gjë e gjallesave të lindura prej saj.

Shkencërisht Toka Tok u krijua nga, as(x)gjëja thjesht; pështjellim i grimcave x materies së zezë të cilat u përplasën dhe u grumbulluan rreth, ’pi – er’ – (spher) në një trup të vetëm lidhur fort grumbull tok = Tokë.
Tek gjuha e lashtë protogjermane, e pikërisht aty gjejmë prezente gjuhën shqipe, në shumicën e fjalëve të fjalorit të saj, një fond ky, ku shumë studiues seriozë mund të gjejnë, bazë materiale të bollshme përsa i përket vjetërsisë së gjuhës shqipe.

E sot po sjellim një të tillë nga proto-gjermanike ku *andja-. = 'fund, ekstrem" - Shko. andeis m. 'm’andej, më tej, f’und; ekstremitet'.
Duket qartë se kemi të bëjmë me fjalën me tipkie shqiptare AN’ (anê) me një zhvillim semantik të paparë, si tek asnjë gjuhë tjetër IE. Shoqëruar kjo fjalë e lashtë shqipe plus të sajën fjalë (dorike) nga PAlb: ‘Dâ = Dhe’.

Gjithë ne shiptarët të shkolluar dhe të pashkolluar, të ritur apo të mitur, prej fjalës sonë “DHE” nënkuptojme: Dhe = e/dhe më shumë, shtesë (dhe = plus), ndërkohë: Dhe = Tokë, shuma e pështjellimit Tok të materieve të ngurta e të lëngëta: Tok = Tokë; Dhe.

Tashmë i referohemi fjalorit të gjuhës shqipe mbi fjalën *anë dhe aty gjejmë dhe veçojmë midis qindra kuptimeve, sinonimesh dhe homonime mbi këtë fjalë:
ANË I f. = :
1.      Hapësira a trualli në një krah ose afër skajeve jashtë kufijve të një sendi a vendi; hapësira a vendi në një drejtim të caktuar, si edhe vetë ky drejtim. Në këtë anë të shtëpisë (të fshatit.. . ). Nga ana e malit. Katër anët e horizontit. Ana e shiut (e mesditës) jugu. Ana e borës veriu. Ana e diellit lindja.(anadoli) Ana e detit perëndimi. Me atë anë matanë. Anë e më anë anembanë. Në të katër anët kudo, në çdo vend. Nga të katër anët nga çdo vend, nga të gjitha drejtimet; në të gjitha vendet ose drejtimet. Anë e kënd (e skaj, e cekë) anekënd.

Pra vihet re qartë se fjala “anë” në gjuhën shqipe ka edhe kuptimin *anë = hapësirë Tokë, skaji më i largët i një vendi, i një hapësire; fundi, mbarimi i diçkaje. Në anë të dheut (të botës). S'ka anë. Pa anë e pa fund. Nuk i gjendet ana. Në anë të anës shumë larg. Nga ana e anës nga vise - troje shumë të largëta.

Kjo është gjuha shqipe e cila gjendet kudo; ‘Anë e m’bi anë’ anembanë, amë e krejt gjuhëve mbirë mbi këte dhe, IE dhe më tej, vet gjuha e krijuesit hyjnor = Dritë.
Sqarojmë edhe njëherë se fjala protogjermane *andja ka kuptimin e pastër me fjalën shqipe *andej, më ande-j më tutje ‘më an’ + de’; m’an/dhe


Tek hyjnorja gjuha shqipe kemi gjithashtu:
ANDEJ I. ndajf. 
1. Në atë anë, në anën tjetër nga ajo ku ndodhemi, nga ajo anë; në atë vend, në një vend tjetër nga ai ku ndodhemi, nga ai vend; në atë drejtim, asaj ane; kund. këtej. Shkoi andej. Vij prej andej. Shoh andej. Iku që andej. Andej tutje (m’at’anë). …  a) nëpër vende të ndryshme; poshtë e lart, tutje-tëhu.

Eshtë kjo fjalë e shqipes jo vetëm që konfirmon e motivon fjalën proto-gjermanike *andja = ande, m’ande-j, ‘më në anë dhe’, por plus kësaj ashtu si e kemi shpjeguar edhe në shkrime analiza të tjera gjuhësore etimologjike, se me futjen e parafjaleve nga gjuha tjetër tekniko-latine-perandorake, si psh. parafjalët La/di (italia) etj., kemi: La +Ande = Laand’; ande (vande, vende) vise troje, (greo/land) madje njohur sërish si fjalë protogjermane *landja = Tokë, e sigurisht aty kemi: Lând; lënd’ = Mat/erie e prekshme, e dukshme, e errët (mat/errë) ['x']

E më tej ashtu prej kuptimit parësor të fjalës shqipe: *an/d’ = fund, në fund, tek anglishtja kemi: The ênd = skay i dal, del më në an/de = m’anë; mb’anë; fund.

Aleksander Hasanas
Korce më: 11/11/18

No comments:

Post a Comment