QESATIN BJERMA T’HU, TI MUVEN!
Një ditë punëtorët
ishin ulur në hijen e stallave të hanin drekë, bënte shumë nxehtë, mizat ishin
shumë të bezdisshme; secili nxori ato që kishte në trastë, dukej sikur i kishte përgatitur e njëjta grua të gjitha trastat e tyre. Të gjithë kishin nga një gjysmë qepë, nga dy domate, dikush kishte nga pak dhallë. I vetmi ndryshim ishte se në verë, banorët e fermës kishin bukë gruri, kurse fshatarët kishin bukë misri.
shumë të bezdisshme; secili nxori ato që kishte në trastë, dukej sikur i kishte përgatitur e njëjta grua të gjitha trastat e tyre. Të gjithë kishin nga një gjysmë qepë, nga dy domate, dikush kishte nga pak dhallë. I vetmi ndryshim ishte se në verë, banorët e fermës kishin bukë gruri, kurse fshatarët kishin bukë misri.
Të gjithë ishin rreth
dyzetave deri te të pesëdhjetave, me fytyra të dobëta, të rrudhura, të
përcëlluara nga të nxehtit e verës, të rrahura nga të ftohtit e dimrit, të
munduar nga puna dhe të ngrënë keq; kjo i bënte të dukeshin më të moshuar nga
ç’ishin. Pëllum Sina, nga fshati Çermë Shkumbin, tha:
-
Si osht qo puna jon’
xham, sikur jemi dy koloni: ne të fshatit bukë të misërt që në dimër
t’ia futësh më kobure,
nuk e çpon, njime në verë, vetëm koret hamë se tuli brena myket, juve të fermës
u japin bukë të grynjtë, ça ish qo xham me neven, pse na ndajnë kshuna?
Aty ishte veterineri Saliu, ky i tha:
Aty ishte veterineri Saliu, ky i tha:
-
Ti e mban mend zinë e
bukës, apo jo? Tashti nuk të mungon buka të paktën.
-
Ahaaa ç’na the, or
shoku “doktorr”! Atë zin’ e bukës, që
thua tina, bjerma t’hu muven!
Ti e ke me të dëgjur,
unë jam ma i lasht’ se tyven, e kom jetur vet, kishnjam nji dhiçe vjet mahere,
e mbaj men si njime. Mahera, fërte nuk u bëti misri e gruri, por Zoti kur
njeriu beson, i ka duart plot, u mungonte njina, i shtohej tjetra. Maher, o
“doktor” kishim buaca, lopë e dele.
Dilte muma në mjeset
heret, e mbushte bokshen me hisëll, lëpjeta, - k’tona, mahere nuk mungonin, ishin badihava, -
i grinte, u grinte edhe presh, i zjente e masanaja, që thua tina, i përzjente
me pak miell, i shtronte n’tepsi, kishte nji lugë të madhe të drunjt, e mbushte
tre her’, katër her’, me gjapl, - ishin vozat plot me bulmetra mahere - edhe,
zjenin në gjalp atona, masanaj, shtronte sofrën e i futeshim me lug neven, i
ngrinin mustaqet na tlyni gjyshit, për t’hequn vilanin e ynyrit, pinjëm dhall
buace, ç’dhall qi ishte aina, nuk do e ndronjam me kosin qi kemi sot. Ohoho, të
ngopur, po ça të ngopur se, na ngriheshin sqetullat, fryheshim si kacek.
Kur ngrihej sofra, i
fuste nji kafe e nji llull me duhan baba edhe gjyshi, flinjim rehat gjith natën
si qingjat. Maher, nuk punanjim në dimër, as këto t’mallkume miza, nuk na
gudulisnin n’ver’. Thershim edhe dele herë pas here, hanjëm mish, kishim edhe
pastërma.
Po njime? Njime ça do
m’thush ti muven, punojm gjith ditën si në verë edhe në dimër, shikon neven ça
po ham? Buk misri dekal qi as derrat nuk e përtypin dot, misrin që kishim
mahere, atëna, nuk do e ndrronjam me grurin qi bohet njime.
Mahere, nji muaj
punonja dhe hanjim gjith vitin ere, edhe buacave, u mushnim grazhdin me misër
ene kur përypeshin, u varej shkuma njer n’tok, nijshin lezeti ashuna, kurse
njime, punojm gjith vitin e pres ça do na pagush tina. Në mjeset na funi
katuni,shkon cuca merr një kile qumësht te dyqani. Kush ta haj ma par’,
t’vgjlit, apo gjyshi me gjyshen qi u kan ra dhomët.
E, e shikon sa ndrysh
osht me ahere?
Shefqet Dobra
No comments:
Post a Comment