Shkeputur nga libri Altin Kocaqit “DOKUMENTE HISTORIKO-GJUHËSORE” 2013
Cila eshte ajo dhe cila eshte greqishtja e re? Si erdhi ne ditet tona? Ne radhe te pare pranohet se greket erdhen ne Greqi dhe aty gjeten Pellazget: “Grekët, me një fjalë, ndeshën në Greqi Pellazgët ose Etruskët të cilët vetëm me veçantira mbijetuan në periferi më vonë”
“Grekët e lashtë e njihnin shumë mirë se vendin e tyre e kishin mbajtur më parë popuj të vjetër që flisnin gjuhët e tyre. Pellazgët Carët, Leilegët, Finikët…” Thukidid thote se “greket e pare jane nje toge ushtaresh te Akilit qe vinin nga Efira prane Lumit Sellienda. Por-shton ai-ne luften e Trojes nuk egzistonin greket si gjithe pjesmaresit e luftes se Trojes, atehere shumica ishin Pellazget. Pra as ne luften e Trojes nuk egzistonin
greket: Την αδυναμίαν, άλλωστε, των παλαιών καιρών μου φαίνεται ότι αποδεικνύει και το γεγονός προ πάντων ότι πριν από τα Τρωικά τίποτε δεν επεχείρησεν από κοινού η Ελλάς. Νομίζω μάλιστα ότι το όνομα αυτό ούτε είχε δοθή ακόμη εις όλην την χώραν, ούτε καν υπήρχε προ του Έλληνος, υιού του Δευκαλίωνος, αλλά τα διάφορα φύλα, και εις μεγαλυτέραν έκτασιν το Πελασγικόν, έδιδαν το όνομά των εις τα υπ’ αυτών κατοικούμενα διαμερίσματα. Την καλυτέραν απόδειξιν παρέχει ο Όμηρος. Διότι, μολονότι έζησε πολύ ύστερον και από τα Τρωικά, πουθενά δεν ωνόμασε με το όνομα αυτό όλους, ούτε άλλους εκτός εκείνων που ηκολούθησαν τον Αχιλλέα από την Φθιώτιδα, οι οποίοι ήσαν και οι πρώτοι Έλληνες, αλλ’ αποκαλεί αυτούς εις τα ποιήματά του γενικώς Δαναούς και Αργείους και Αχαιούς
“Pamundësinë, e kohëve të vjetra, më duket se vërteton mbi të gjitha dhe e vërteta se para luftës së Trojës asgjë nuk ndërmori së bashku Greqia. Mendoj se në të vërtetë as ky emër nuk është dhënë për të gjithë vendin dhe as që ekzistonte para Elinos djalit të Dhefkalionit, por fiset e ndryeshme, në shtrirjen më të madhe PELLAZGËT, emëroheshin sipas emrave të vëndbanimeve. Provën më të mirë e ka Homeri. Sepse, dhe përse jetoi shumë më vonë se Luftrat e Trojës, ASKUND nuk emëroj më këtë emër të gjithë, përveç atyre që erdhën me Akilin nga Fthiotidha, të cilët ishin dhe Grekët e parë, por i quan ata në poemat e tij përgjithësisht, Danaus, Argjeus, Akej”
Kjo e dhene e Thukididit pershtatet plotesisht me historine e gjuhes greke pasi deri me ketu ne nuk kemi asnje dokument te vetem per egzistencen e grekeve ne mijevjecarin e dyte pe s, pervec fantazise enderimtare me “greke alien”. Ja c na thone vete akademiket e sotem greke per greket dhe gjuhen e tyre:
“Te vetmet përfundime të sigurta që mund të nxjeri kush, nga te dhëna gjuhësore të këtij tipi (emrave vendore) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se të vinin Grekët . Gjuha greke lindi nga SHARTIMI i një bisku indoevropian mbi një trung jo grek”
Pra deri ketu kemi te dhena se Greket e pare quhen ushtaret e Akilit qe erdhen nga nje fshat me emerin Efira prane lumit Sellienda ne Fthiotidha, ndersa gjuhesia akademike greke ploteson se, gjuha e tyre eshte nje shartim indoevropian mbi trungun e gjuhes vendase.
Perrallat me greker ne luften e Trojes mund te vazhdohen te studiohen nga perrallologet, por atehere me te shumtit ishin Pellazget dhe Greket me grate e bukura vinin nga nje fshat, qe sigurisht eshte e pamundur, per momentin, te njohim se nga erdhen e u vendosen aty mes autoktoneve. Ajo qe njohim me siguri eshte se “sa me shume i afrohemi mijevjecarit te pare aq me shume shuhen enderrat me Pellazge qe humben qe ne fillim te mijevjecarit te dyte. Po kaq shume rritet dhe mundesia qe ata te ishin bashkohore te epokes se antiktitetit, dhe perse Thukididi dhe Herodoti thone se i njohen nga afer pellazget, i pari ne Atho, Malin e Shenjte dhe i dyti ne Dodone 59. Kjo me fjale te tjera do te thote se po kaq shume rriten mundesite qe te kene shpetuar fjale te tyre ne greqishten e vjeter si gjuhen qe shpetoi veprat e tyre.
Tani vijme me prane, ne kohen e Pisistratit kur u shkruajten per here te pare veprat e Homerit. Pranohet nga e gjithe gjuhesia se keto vepra nuk u shkruajten te pakten ne gjuhe greke por ne nje gjuhe te panjohur dhe me vone brez pas brezi u pershtaten ne formen qe njohim si greqishtja e vjeter:
“Gjuha epike e Homerit është stacioni i fundit i nje zhvillimi të gjatë. Kjo dallohet-siç theme- ne se i zhveshim mbulesën e hollë që la lartë saj dorshkrimi brez pas brezi . Është kryesisht gjuhe Jonike por përmban edhe forma Eole, teknike edhe arkaike” “Por le të kthehemi tek gjuha Jonë dhe më parë se kudo tek Herodoti. Fjalëshkruajtesit para tij përdorën ato tema për të cilat fola dhe shkruanin në Jonisht me disa grimca epike.
Herodoti ishte vazhdimëtari i tyre” “Herodoti shkruan në dialektin Jonik por më shumë të dhëna poetike, kryesisht homerike”
“Duhet të shtrohet mendimi se te paktën deri në luftrat Persike, këta shkruajtës përdornin Joniken pa tipe Atike….” Sic vrejme nga te dhenat e mesiperme del se Athina nuk fliste gjuhe greke, te mos flasim pastaj per periferine qe sot quhet cmendurisht gjithe greke. Gjuha qe dokumentohet ne Athine eshte Jonikja: Por valle cila eshte Jonikja? Vatra e Jonise eshte Mileti, apo Miratija e Linear B. Gjuha e tyre dokumentohet e panjohur akoma, alfabeti i tyre eshte thuajse i njejti me alfabetin Etrusk, alfabetin e Limnos, Eteokretanin ose me nje fjale alfabetin gjithe pellazgjik te kohes, gjurme te cilit ka rendome me vjeter ne Gjirin e Grames ne Vlore. Sic vertetuam me larte me ane te mbishkrimeve se pellgu pellazgjik dokumentohet te flasi te njejten gjuhe, po keshtu i mbahemi po atij qendrimi, duke theksuar ndikimin gjithe pellazgjik te Joneve, teje te zhvilluar, ne Athine . Jo vetem qe mbishkrimet e shkruajtura me kete alfabet, qe me 403 p e s 64 do ta adoptonin dhe greket, por dhe gjuha Jone mbetet ende e panjohur per menyren se si flitej.
“Athinasit dhe te huajt që banonin në Athinë, saktë me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Joniken dhe filluan të shkruajnë Atiken” “Vertetësisht është një problem lidhja e gjuhës së folur Jone dhe shkrimit pezik Jonik. Fillimisht të parën thuajse nuk e njohim….” Me 427 p e s vjen ne Athine Gorjas nga Leondinet e Sicilise dhe krijon shkrimin pezik atikas i cili do behet dhe baza e gjuhes greke per dy shekujt qe pasojne.
“Perfundimisht persoset krijimi i nje shkrimi pezik te jonishtes, por rreshqitja e gjuhes se paster Jone drejte atikes se Jonizuar eshte me se e sigurte. Hapin e fundit e beri Gorjas me krijimin e nje gjuhe Atike” Me ndertimin e gjuhes Atike fillon te shfaqet fundi i Jonikes se panjohur. Eshte pikerisht koha qe Athina dominon ne arenen politike e ushtarake me ane te Aleances se Athines:
“Pas përfundimit të luftrave me Midët, udhëheqien politikoshpirtërore e mori Athina.
Rreziku Pers i bashkonte grekët dhe ky bashkim favorizonte dialektin Atik. Aleanca e Athinës me qendër faltoren e Apolonit në Dilo e bënë detyrimisht Athinën qendrën e takimeve të shumë qyteteve dhe ishujve. Këtu mblidheshin dijetarë të shumë degëve. Që të bashkoheshin, ardhësit në qytetërimin pretendues Athinas, detyroheshin të adoptonin mënyrën e jetesës Athinase mbi të gjitha të përdornin me lehtësi dialektin e zgjedhur Atik.
Qytetërimi i Athinës është tashmë “pritanio e diturisë” ose “shkolla e grekëve”. As lufta e pafat e Peloponezit, as therjet civile, as ngritja e forcës maqedonase nuk e ndërpreu zhvillimin e atikishtes si organ gjuhësor të gjithë grekëve. Përkundrazi Filipi II e vendosi atikishten si gjuhën e parë të shkollimit e të organizimit të shtetit të tij. Aleksandri dhe pasardhësit e aristokratëve të familjeve maqedonase ishin shkolluar në gjuhën atike. Sulmi i shkëlqyeshëm gjithë grek në lindje përhapi elenizmin deri në Baktriani. Në qytetet shumë kombëshe merr jetë thënia e famëshme e Isokratit se “Grekët janë ata që marin pjesë në shkollimin grek”. Dhe shkollim para së gjithash do të thoshte të mësoje gjuhën greke”
Kjo eshte situata ne Greqi, kjo eshte greqishtja e njohur qe u krijua teknikisht e u perhap me ane te shkollimit. Kete gjuhe e njihnin vetem ata qe shkolloheshin. Shkollimi ishte vetem per aristokracine, ndersa per popullin kjo gjuhe ishte e panjohur, pasi mesohej ne leter e nuk mbinte ne buzet e tij. Keshtu paralelisht me gjuhen e popullit, kemi dhe gjuhen atike=greqishten teknikoletrare. Te dyja gjuhet mbijetuan 2000 vjet bashke duke dhene e mare nga njera tjetra, por me se fundi me bekimin e autokratorise bavariane mbizoteroi gjuha teknikoletrare, atikishtja. Kjo gjuhe u mor nga kisha ne shek II e s, e cila e shpetoi duke e ruajtur per gati 2000 vjet me radhe jo si gjuhen e popullit: “Atikun e ashpër e pranoi më së fundi si gjuhë të parë dhe kisha e krishterë…. Çmimi i kthimit mbase ishte shumë i rëndë.
Këmbëngulia e atikistëve në të shkuarën e lavdishme si dhe kundërshtimi i prerë që të pranojnë të vetëvertetuarën se gjuha shëndrrohet e cojë vëndin në dygjuhësi e cila e mundoi kombin për 2000 vjet dhe do të thellonte hendekun midis pakicës së të shkolluarve dhe popullit të thjeshtë. Hyrja në pasurinë e shkollimit kërkonte një punë shumëvjeçare me një organ gjuhësor që nuk mbinte në buzët e popullit por mësohej në letër. Vlerësimi i padrejtë i nje vepre me kriterin e vetëm gjuhën në të cilën ishte shkruajtur bëri që të lihen mënjanë shkruajtësit që shkruanin në gjuhën e thjeshtë. Përfundimi i trishtueshëm i këtij mendimi të prapambetur coi në humbjen e shumë veprave shkencore”
Duke permbledhur me se fundi se cila ishte greqishtja e vjeter arijme ne perfundimin se greqishtja e vjeter me atikishten jane dy gjuhe te ndryeshme. Atikishtja u krijua si gjuhe letrare, nen mburojen e Aleances se Athines, e cila mesohej vetem ne shkolle qe nuk mbinte ne buzet e popullit. Atikishtja doli jashte mureve te Athines pas humbjeve nga Sparta dhe Maqedonia . Aleksandri i Madh e shendrroje ne gjuhe te gjithe pushtimeve te tij, duke i dhene perhapjen me te madhe kesaj gjuhe. Paralelisht me atikishten kemi gjuhen e folur te popullit e cila vjen nga e shkuara, e cila eshte e ndryeshme nga atikishtja
Perpara nesh kemi nje gjuhe greke qe quhet „atikishtja“, e cila formohet teknikisht dhe perhapet vetem mes atyre qe shkolloheshin ne kete gjuhe, paralelisht kemi nje vazhdimesi te nje gjuhe te panjohur me te cilen ishin shkruajtur veprat e Homerit dhe me pas te Herodotit etje.
E para nuk u perhap gjeresisht kurre ne popull, por u ruajt me zell si gjuha e oborreve mbreterore, gjuha e tregtise, gjuha e te shkolluarve. Kjo gjuhe humbi gati per 2000 vjet me radhe pasi nuk u be kurre gjuha e popullit deri pas viteve 1800 kur filloje ndikimi formal i nje kombi dhe e riktheu gjuhen 2300 vjet me pas, fale ruajtjes se saj nga kisha.
Pra atikishtja teknike dhe greqishtja e sotme janë e njëjta gjuhë. Ndërsa greqishtja e vjetër dhe pse është atikizuar sërisht është një gjuhë e huaj për gjuhën greke, e cila në pergjithësi përkthehet dhe nuk shpjegohet në greqishten e re. Quajmë greqishte të re gjuhën e mbishkrimeve të pastra të epokës së helenizmit, atikishten teknike, dhe atë që flasin sot grekët.
Ndersa greqishtja e vjeter e shpetuar me ane te dore rishkrimeve duket te vije nga larg dhe me kalimin e koheve, llogjikisht duke u turbulluar nga ndikimi i atikizmit, pranon ne gjirin e saj nje ndikim te madh fjalesh te gjuhes atikase: Kjo eshte “greqishtja e vjeter„ e cila sigurisht qe nuk perben gjuhen e ndonje kombi me formen me te cilen ne e njohim sot. Quajme greqishte te vjeter ate gjuhe me te cilen jane dokumentuar dorerishkrimet brez pas brezi. Kjo gjuhe shpeton fjale paragreke te antikitetit ndaj ne shumicen derrmuese te saj vec perkthehet ne greqishten e re. Cdo te thote kjo? Kjo do te thote, vec te tjerash, se kjo gjuhe shpeton fjale nga gjuha qe u dokumentua Homeri ne orgjinalitet. Tregon fjale te vepres se pare evropiane qe dijetaret e sotem e duan te jete shkruajtur ne nje gjuhe te panjohur. Tregon mes te tjerash cakun e kapercimit nga paragreqishtja tek greqishtja, ndaj gjasat qe kjo gjuhe te shpetoj fjale paragreke jane shume te medha dhe perse me kalimin e kohes u atikizua jashte mase.
Ritheksoi se „greqishtja e vjeter me formen qe shpetohet nuk ka qene kurre gjuhe e nje shteti. Kjo forem e greqishtes se vjeter eshte nje pershtatje fonologjike e fjaleve paragreke ne gjuhen teknike atiken=greqishten eshte nje nderthurie mindis fjaleve paragreke edhe greqishtes se re, atikishtes“. Vete fakti qe u shpetua me ane te dorshkrimeve breze pas brezi tregon atikizimin e pjesshem te saj por jo ne shkallen qe te quhet gjuhe greke.
No comments:
Post a Comment