Wednesday, November 14, 2018

Del ne qarkullim Romani I, II, dhe III-të "VITET E LAVDISË - ZHGËNJIMET" - autor Sabit Gashi

Libri gjindet në Prishtinë në shesh, tek libraria Artini-Toena, po ashtu nga sot (14/11/2018) w nw vazhdim per 3 ditë rresht gjendet edhe në panairin e libritTiranë.




Del ne qarkullim Romani I, II, dhe III-të "VITET E LAVDISË - ZHGËNJIMET" i autorit Sabit Gashi Shtëpia botuese "PENA,,- Prizren, 2018
Libri në fjalë nga  Sabit Gashi ka zgjedhur të përdorë  pseudonime, me emra artistikë dhe jo emrin e tij të vërtetë, per ti shtjelluar ngjarjet dramatike te luftes, te cilat kan ndodhur ate koh.
Libri është shkruar mbi bazën e përjetimeve personale gjatë periudhës së luftës në Kosov 1998-1999 e deri në periudhën e fillimit të shtet ndëtimit 2000 ku autori paraqet rolin e tij si udhëheqës i një institucioni te rendesishem pas lufte.

Autori në roman paraqet fakte historike mbi luftën, zhvillimet dhe përjetimin e sakrificave te vet autorit si dhe te popullates ku jetuar dhe vepruar ai. Pastaj ne forme artistike, i spjegon ne menyre te qarte krijimet e para te celulave te UÇK-ës ne rrethin ku jetonte, problemet që shfaqeshin për shkak te ndasive politike të atëhershme, aksionet luftarake, si dhe njohja me shum figura te larta politike të asaj kohe, pershkrimet e terenit dhe te luftimeve ne forme artistike, e bën që përshkrimet e tij të mos jenë veq një ditar lufte, por një roman historik teper interesant per tu lexuar.

Autori përshkruan me përpikmëri datat, vendet, pjesmarrësit, ngjarjen dhe efektet e saj për atë kohe, gjë qe tërheq kersherine lexuesit, duke e mbajtur frymen gjat leximit, e sidomos shtresat e njerzve që edhe vet e kanë përjetuar luftën, si dhe per ata qe nuk e kan perjetuar ate.

Ky roman ka për qëllim të paraqes luftën e drejt dhe të nevojshme të një popullit që kërkon liri.
Autori natyrshmërisht paraqet rrjedhën e ngjarjeve, bisedat, përcjelljen e figurave te udheheqesve te Shtabit te Pergjithshem te UÇK se gjithandej ku ishte nevoja, aksionet, rënjet dhe ngritjet, nevojat për ushqime e armatim, vullnetit e luftëtareve e shpesh herë edhe në momente dyluftimi sensin për humor mes bashkluftetarëve kur e ndjenin se liria po vinte, e bejne librin mjaft kompleks ne vetvete dhe shum terheqes per lexim.

Nëntor 2018
DV

Sabit Gashi 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment