Besoj se atyre të moshës time nga Rrapeza u kujtohet kjo
histori që sa ishte për të qeshur, ishte dhe tragjike. Ndodhi ndërmjet viteve:
1962-1965. Në Rrapez ishte një qen endacak që për të jetuar vidhte, por çfarë vidhte
ai, do thoni ju? Jo, nuk ishte tahmaqar, as për të vënë kapital. Ishte hajdut
esnaf: vidhte vetëm sa për të mbajtur
shpirtin. Hante bukën e drekës të punëtorëve, por ishe qen me mend; dinte të
ruhej. Qeni ruante punëtorët, kur, duke prashitur arrinin në fundin e parcelës;
atëherë rrëmbente bukën, herë në trastën e njërit, herë në trastën e tjetrit.
Të dielave, ngaqë punëtorët nuk merrnin bukë me vete, sepse
punoninë deri në drekë, qeni hante vezët e pulave nëpër kotecë, po kur ai hante
vezët të dieave, punëtorëve u mbetej buka thatë të hënave, sepse e vetmja pasuri
që kishin familjarët në atë kohë ishin dy a tre pula fushe. Edhe këto, shpesh
herë i urdhëronin t’i hiqnin, por ata përsëri vinin.
Por, sado i zgjuar të ishte qeni, u diktua. E rrahën disa herë,
e rrahën, por halli… halli detyron njerëzit e jo më një qen pa zot, që nuk ka
kush ta ushqejë. Njëri prej punëtorëve, tha:
-
Epo, edhe durimi e
mëshira ka një fund. Ne punojmë gjithë ditën, por të mbetemi
gjithnjë pa drekë,
sepse na dhimbset një qen rrugaç, nuk mundemi. Duhet të bëjmë një gjë!
E pleqëruan dhe bënë planin. Për disa dit e afruan duke i
dhenë diçka të hante; e bënë mik dhe kështu e kapën. Me ta kapur, deshën ta
vrasin, por, njëri prej tyre, Hasani, nuk ishte dakord:
-
Jemi vend
demokratik, ku ka rregulla e ligje…
E shikoi qenin që e kishin lidhur te një zhugë buzë kanalit
dhe tha:
-
Nnuk do të kryejmë
as një veprim të gabuar. Me që e arrestuam do t’i bëjmë gjyqin, ta
dënojmë sipas
ligjeve që kemi, për përvetësim të pronës private.
Kështu vendosën. Ndërsa ata diskutonin, qeni rrinte në
bisht, shikonte herë njërin herë tjetri, kur ata bisedonin, duke luajtur
bishtin e duke mbajtur llapën varur poshtë.
E shikoni, si rri? - tha Hasani, - as i bëhet vonë fare.
Unë mendoj të krijojmë trupin gjykues!
Kështu bënë.
Hekurani, meqë ishte tip i vrejtur e bënë prokuror, kurse
Andren, gjykatës. Hasanin meqenëse deshi drejtësi, e bënë avokat të mbronte të
pandehurin.
I lexuan akuzën që kishin përgatitur, duke i numëruar
trastat e bukës që kishte shqyer, vezët që kishte ngrënë në kotecët e pulave,
vërejtjet që i kishin bërë dhe sa herë e kishin rrahur, Pastaj pyetën të
arrestuarin:
-
Je dakord me akuzat?
Përgjigjen për qenin e dha avokati, Hasani:
-
Shoku. gjykatës,
Andrea, jam dakord me ju, por e kam bërë nga halli se shoqëria më braktisi, nuk
kisha të haja…
-
Ndërhyrja e gjykatësit
ishte e menjëhershme:
-
Sepse, nuk e ke
merituar të jesh pjesë e shoqëris së shëndoshë qenërore
-
Shoku Andrea, shokë të trupit gjykues, - nisi
fjalën avokati, në emër të ligjit, që më jep të
drejtën e mbrojtjes
të të pandehurit, shokut Laro, (kështu e emërtuan qenin), me të cilin unë kam punuar
gjatë kohës së izolimit, kam nxjerr si konkluzion se shoku Laro, nuk është
hajdut ordiner, ka vjedhur, se i ka munguar kujdestaria, uria e ka detyruar, por… sa për të ngrënë, ka vjedhur. Nga
kontrolli që iu bë të pandehurit, nuk iu gjet asnjë vezë apo copë buke reserve.
Këtë duhet ta vlerësojë Gjykata. Ndaj unë kërkoj mëshirë për klientin tim.
-
Si i vetëm që ishte,
nuk kishte shtëpi, flinte në mezhdë të kanalit në verë, dhe te kavaletat
e kashtës në dimër.
Pas debatit midis të dëmtuarve që kishin mbetur pa bukë në
drekë dhe avokatit, e mori fjalën prokuror Hekri:
Unë, pasi dëgjova dy palët: të dëmtuarit, d.m.th dhe
dëmtuesin Laro, d.m.th, bëra dhe llogarinë e dëmit ekonomik që ka shkaktuar i
pandehuri Laro; dëmi është i madh, por, sikur të ishte vetëm dëmi ekonomik do t’ia
kursenim jetën, por i pandehuri Laro, mbi të gjitha, ka prishur moralin e lartë
të qenërisë tonë dhe, kur bëhet fjalë për prishjen e moralit të shoqërisë qendrore,
për këtë, nuk ka tolerim. Unë propozoj, dënimin me vdekje!
Më pas, e mori fjalën gjykatës Andrea. Bëri rezymenë e veprimtarisë së gjatë kriminale, duke ia numëruar një më një dëmet dhe vërejtjet që i kishin bërë Laros, por, meqenëse Laro nuk ndryshoi, me këtë tregoi që është i pandreqshëm. Prandaj, -tha gjykatësi Andrea,- kërkoj, dënimin maksimal që i dha prokurori, por me varje në litar.
-
Protestoj! – tha
avokati,- ne duhet të marrim parasysh kushtet e të pandehurit, është edhe
Shoqëria ajo që nuk
i dha dorën, kërkoj zbutje të dënimi.
-
Të pandehurit ia
kemi dhënë dorën disa here, por ai nuk bëri kthesë, se është i
pandreqshëm.
Përfundimisht i mbeti dënimi me varje. E morën qenin për
litari, qeni ecte duke luajtur bishtin. Prokurori iu drejtua avokat Hasanit:
-
E shikon, more
avokat, si sillet i pandehuri? Nuk tregohet hiç i penduar…
-
Sepse unë e kam përgatitur,
sido që t’i ndodhë, mos e ulë kokën para një gjykate
të padrejtë.
Para se ta varnin, i thanë Laros:
-
Ke gjë për të thëne
i pandehur Laro?
Laro vetëm lëpiu buzët me gjuhën e tij.
Dakord! - tha gjykatësi.
E varën fajtorin Laro.
-
Kështu, - tha
prokurori, do ta pësojnë të gjithë ata që nuk i binden drejtësisë tonë.
-
Por, kjo shaka që
bënë ata, me të cilën shkriheshin së qeshuri, u mor vesh shpejt andej nga paria
dhe një ditë, të gjithë këta, u panë me duar të lidhura. Bënë dy muaj hetuesi,
më në fund u gjykuan.
Prokurori kishte thënë:
Prokurori kishte thënë:
-
Këta armiq meritojnë
dënimin që i kanë dhënë qenit sepse janë tallur me Drejtësinë Popullore, por ne
nuk jemi aq të pashpirt sa këta. Unë mendoj të dënohen si armiq, me nenin e
agjitacionit e propagandës, me nga dhjet vjet heqje lirie dhe, pesë vjet pas
lirimit, humbjen e të drejta civile.
Edhe gjykatësi dha të njëjtin dënim. Hasani dhe Hekri e
vuajtën në Ballsh, Andrea, në Zejmen. “Prokuror” Hekri, mori dhe një dënim të
dytë.
=================================================================================
Shefqet Dodra
=================================================================================