Thursday, September 27, 2018

Perëndesha "Athena" - Etimologji




Perëndesha Athena - Etimologji.

Dihet e njohur botërisht se perëndesha Athena ishte bija e të preferuarit të Zeusit -Diell, ajo lindi para kokës së tij, e sigurt paskësaj ajo do të quhej e bija e Ab-ës/Atit-Diell;  A'ba = A'va, "E'va", (PIE: Ab = At; (Baba) dhe duke ditur se v = n, kemi: Ava=Ana (H'ana), dhe "Hëna" është një planet. i bardhë, i ftohtë dhe jo i zjarrtë, nga ku kemi: Bardhë + Hëna = Bardh/hëna;  Part'èna  = perëndesha Athena, e virgjëra, "Αθήνα"= παρθ/ένα, perëndeshë e mençurisë, e strategjisë dhe e luftës.

Tek gjuhët IE fjala më e lashtë e cila gjendet edhe si fjalë rrënjë tek të gjitha gjuhët simotra apo bijë të shqipes kemi fjalën: At. Ky emërtim i lashtë tek gjuha shqipe ende sot ruan kuptimi i dyfishtë: At = Zot (Zeus) - Perëndi dhe At = Ab; bab' baba -prind.
Fjala “përëndi” është e pagjinit sepse aty gjejmë Atin dhe *amën e kësaj bote
Kjo veti gjendet tek të gjitha gjuhët e, pra kemi: God dhe Goddes = Perëndi dhe Perëndeshë, në gr. Kiri dhe kiria = Zot, dhe Zonjë, ashtu si tek shqipja me fjalën “prind” nënkuptojmë të dy prindrit, Atin dhe Amën, mëmën.

Lutja e jonë themelore në shqip: “ Në emër  të  Atit , e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen!” vërteton katërcipërisht se kjo fjalë është e pastër shqipe dhe se fjala *At ka kuptimin baraz “Zot”;  Perëndi, ashtu siç kemi At, Et, etrit, (pse jo dhe etrus-k) po kështu në gjuhën shqipe mundemi të themi "mëm-At" apo "Ati-mëm", "at-Dhe = mëm-Dhe", përsa. kohë që fjala "zot" dhe "prind" konsideroheshin të njëjta.

Në krejt monedhat e lashta të perëndeshës Athena përshkruan: A ʘ E "At(h)e". Brenda emrit Athena  ruhet emri " At " = perëndi dhe "Hëna"- perëndeshë; bashkimi i tire sjell kete perëndi në natyrën e gjinisë femërore: AT, ATE; (ATHINA). Këtu ndodh një gjë, kemi një ndarje gjinore, një veprim më të saktë në nderim të saj si “Zot”, pra ashtu siç themi: AT = Zot, në këtë rast kem: A ʘ E, ATE = Zonjë – Perëndi, Perëndeshë. . (siç ndodh në shumë gjuhë të tjera, në gjuhën shqipe, në atë greke, etj., ku fjala “Zonjë” buron nga fjalët e gjinisë mashkullore “Zot-zonjë” në gr. kýrios kyría, (κύριος -κυρία). )

Jo pa qëllim dhe i pakuptim është përzgjedhur zogu “Buf”, përfaqësues, simbol i perëndeshës Athena, pasi Bufi ditën fle, e natën rri zgjuar; gjuan. Bufi i vetmi zog që mundet të rrotullojë kokën gati 360 gradë, ashtu si vetë Hena-Perëndi, e cila është natën dhe jo ditën si Dielli-Zeus; madje një herë në 360 gradë, Hëna rikthehet duke u mbushur ose duke u ngrënë-infint.
Vërejmë me veçmas kësaj, se në të gjitha monedhat e lashta të kësaj perëndeshe, sipër zogut Buf gjendet e stamposur  gjysëm/hënza , dhe një degzë ulliri pse kështu? Po, e qartë si të ishte ndryshe kemi të bëjmë me vet Hënën -Perëndi.
Llojet më të vjetra të emrit të perëndeshës ishin  At(h)'an  (dialekti dorik) dhe Athèna. Emri Athena përfundimisht u fuqizua, i rrjedhur prej mbiemrit *Athanaia, indirekt u njëhsua në athinas>Athinën. Idealizimi i emrit Athena rrjedh nga A- Zoti-Noa ose H-χ, Zoti-Noa, dmth, intelekt i rrjedh kjo sipas(Cratyl. 407b); mendimi është pre-etimologjik. Literatura shkencore e konsideron emërtimin Athèna “theonymio” prehelenik; paragrek dhe me etimologji të panjohur.”
Max Müller në fjalë me pohimet dhe shkrimet e autorëve të lashtësisë, pretendon se pellazget nuk kanë ekzistuar asnjëherë, ndërsa pretendon se ΑΘENA (Athèna) është fjalë greke (?) Max Müller shkruan gjithashtu për evoluimin e fjalës sanskrite “ ahâna ”, që do të thotë “Shndrit”, por ai nuk jep asnjë vendim që të vendosë një lidhje-raport çfarëdo ndërmjet fjalëve  Ahâna  dhe Athèna. (Athâna). 

Së fundi sipas një grupi të tretë, fjala Athè vjen nga rrënja  Aιθ  (AE ) , nga vjen emërtimi (fjala) “αιθηρ” aithēr = etër ose më saktë nga rrënja A ʘ  - AT. Teza e jonë ndihmohet edhe nga shprehja e Omerit: “Παλλάς Αθηναι” (Pallas Athēnai), i cili e shndrèna perëndeshën Athène  të bardhë e të shndritshme  = Παλλαςθηναι.
Duke ju referuar mbishkrimeve të lashta miceniane thuhet: “Edhe pse Athana potniya, shpesh është përkthyer Mistress Athena, fjalë për fjalë do të thotë “At (h) ANA” e Potnias, e cila, ndoshta, do të thotë “ Zonja Athinë

Përveç sa më sipër, atributet kretiane-greke, Günther Neumann sugjeron se emri Athena është e mundur i një personi në Lydiane, fjalët e tyre, rrjedhin pjesërisht nga Tirren ku: AT=Nëna ashtu siç do të thotë edhe emri i perëndeshës Hurriane “Hannahannah” e cila. e shkurtuar përmendet shpesh si  Ana

Pra, nga çfarë lexuam më sipër, është më shumë se e qartë që emri “Athèna”, i sjellë nga shkrimet e autorëve të lashtë dhe mbishkrimi linear B mikenase krejt të gjitha se si ky emërtim rrjedh nga emri mashkullor At = Zot, në gjuhën angleze. lydiane: At = Nëna, e në sanskrite kemi, “ ahâna ”= e shndritshme, njëjte si tek gjuha greke sinonim i saj *Pallas Athena = e bardha, e shndritshme Athena =  âna; Hâna,  Hëna  vet - planeti i shndritshëm prej rrezeve diellore)

Mësuam gjithashtu në gjuhën e vjetër- sanskritishte, emri Athèna është evoluim i fjalës “ ahâna ”= ashtë hâna, (dialekti geg. Â= asht' osht' êshtë) hēnë, e shndritshme, flakëruese, e në gjuhën angleze lediane, emri Athèna. vjen nga: AT = Nëna, ashtu si emri i perëndeshës Huriane, Hannahannah = 'Anë.
Platoni vinte në dukje se sais në egjipti adhuronin një perëndeshë, emri egjiptian i së cilës është  deklarata *Neith  e cila është  emërtimi i gjuhës Athena , pa haruar këtu se shumica e tyre besojnë se emir Athena rrjedh nga rrënjët “A ʘ  = AT” . ( Aιθ = etër)

Këtu janë gjithashtu të sakta se përderisa në gjuhen shqipe fjalën Zot ka kuptimin: Zot = Zoti - perendi, edhe fjala Zonjë, normal ruan edhe kuptimin e saj më të lashtë: Zonjë = Perëndeshë, njësoj sikur kishim, Zot dhe Zote, kemi: At = Zot dhe Ate = Zote - Zonjë; perëndeshë.
Nëse kemi parasysh  zogun “e natës - Bufin”, si simbol i perëndeshës Athèna dhe emri i perëndeshës egjiptiane Neith, shpjegohet gjithçka, ajo do të thotë: Neit(h) = e Natës, Neith, Netë, natë, natë, nýchta. Perëndeshë e natës.

Kemi ende, akoma një fakt tjetër: Leximi me kujdes i strukturës së strukturës së emrit “Neith = N + eith”, (N = Prefix) (ul; n'ul) na çon në përfundimin se Athèna vjen nga rrënjët: Aιθ, (AE ʘ ), nga vjen edhe fjala “αιθηρ” aithēr = etër. (αι = e). Pra, baza, rrënja e fjalëve “Athena”, na del i gjinisë mashkullore, nuk e deklaron lexuam edhe më lart, nga shumica e gjuhëtarëve faktuar edhe në enciklopedinë e përgjithshme, mbi kuptimin e theonimios “Athena”.
Dijetari Martin Bernal sjell për ne edhe faktin e ekzistencës së Black Athena (Athena e zezë = Perendesha Hëna). 
Në Iliada (4.514) të himneve homerike, dhe në Theogony Hesiod-it, Athena-s i është dhënë epiteti *Tritogeneia;  Tritonia,  kuptimi i termit është i paqartë.
ndërsa në gjuhën shqipe qartazi dy epitetet e tjera të njohura për të shënuar tonë të shndritëshme: Athèna = Atrytone, apo Tritogeneia të kenë kuptimin A'tryton = e ndritëshme, ashtu si fjala Dritë në gjuhën shqipe; A'tryt-one = Ashtë dritë – Hënë, lindur nga koka e Zeusit, rrezet e tij –Trito/genia.

Tek një artifakt gjendur në muzeumin e Londrës Angli i mirënjohur si një vule unazë-dore, brënda saj gjendet në figurën e një gruaje duke mbajtur në dorë zogun “Buf”, karakteristikë e njohur e perëndeshes “Athena” duket qartë mbishkrimi i saj, i shkruar. : “ANA(Ξ)ILIS”, që në shqip thotë “Ylli i Hënës”, Ana – Iilis.
ANAEΙΛHΣ - ANAEILIS – HENA YLL.


Në figurën unazë shkruan shqip: Ana - Yllis, Hëna-yll; ku vihet re se Hëna është quajtur e shkruar "ANA", pa gërmë "H". Pra, njejtë si në të folmen e dialektit geg: "Ána dhe jo H'ana", njëjtë si perëndesha babilonase e Hënës "Inanna" Eshtë emri i Hënës (përëndeshë) nga ku kemi në shumë gjuhë të botes, burimin e fjalëve Nana; Nëna, (ama; mëma). Në gjuhën angleze Hënës i thonë "Moon" dhe (mëmës) i thërrasin "Mom", në greqisht kemi: "M'ana"= Mama. 

Kjo është Athena - Zonja Hènë, bija e të dashurës së “Atit -Diell”
At = Diell = Zot dhe Ate = Hëna -Zonjë; Perëndesha Mëm'.
 ------------------------------
Ref.
Filozofi grek  Platoni  (428–347 pes) etimologjitë e emrit të Athinës.
Britishmuseum.org.  Numri i muzeut 1891,0806,86
Në Iliada (4.514), Odisea (3.378), Himnet Homerike.
(Cratylus. 407b)
Greqishtja mikene dhe lineare B https://www.palaeolexicon.com/
Martin Bernal Black Athena, Roots Afroasiatic of Civilization Classical (1987)
( http://lh4.ggpht.com/ …/IHodvu_Edho/s1600-h/Athina%5B4%5D.gif)
( http://www.wikiwand.com/it/Atena  
https://www.academia.edu/28866733/Hellenic_origin_of_Europe


(Mili)






No comments:

Post a Comment