Toka, një emër krejt i veçantë i gjuhës shqipe, sigurisht i lashtë sa vetë mosha e saj, si një; pështjellim, grumbullim, lidhje materjesh dhe inerte te ndryshme mbi një pike; x’ në erë në terr, mbështjellë; tok =Tok.
Pikërisht kjo është e veçanta e gjuhës shqipe, prej fjalës “tokë” rrjedhin dhe gjejmë sinonime të shumta, mbi të njëjtën fjalë “TOK” gjë e cila në këtë rast nuk ndodh tek gjuhët e tjera IE.
Në fjalorin e artë të gjuhës shqipe me fjalën tok midis shumë shembujsh gjejmë:
TOK ndajf. Bashkë, grumbull a grup, të gjithë së bashku, të gjithë në një vend. Ecnin (rrinin) tok. U bënë tok. U mblodhën tok.
6. Bashkoj, përziej, bëj tok. Tok miellin me vezë.
- Toka e madhe (e vogël). Toka sermi. Mbërtheu (zbërtheu) tokanë.
- Greq ………….. Shqip …………….Ang.
- Θέσε …<>…….. Set ………….….. Set
- Θέση ………….Vend……………...Seat
- Θέσει …........ vë -vend/os……….. Put
- Σετ ………….. vendos ……………. Set
Sjell një shembull: Në shqip; tok =Tokë e ndërkohë kemi: Tok = të dy tok, ose; një tok me grurë, etj.
Në ang; Earth = Tokë
both together = të dy tok
together with wheat = tok me grurë
Pra dallohet qartë fjala shqipe “tok” tek fjala angleze; tog/ether = së bashku tok.
E njëjta ndodh edhe tek gjuha latine tek ajo greke dhe gjithë gjuhët e tjera qujtur IE, ku fjala “tokë” për gjithë secilën nga këto gjuhë nuk ka kuptimin e Tokës = tok.
Tek gjuha jonë, “Toka” ka edhe kuptimin e asaj që kemi poshtë, nën të – nd’ nt’ këmbëve tona dhe ne jemi mbi të saj vazhdimisht, në takim – atak më të, ndaj dhe në gjuhën greke fjala; “kato = poshtë” ka kuptimin “Tokë” sikundër fjala pellazge; “τοκει = lindje, krijim i ri = Tokë”
Folja e hershme tipike krjet e veçantë, pohuese pa asnjë përjashtim e gjuhës shqipe; A = ashtë, oshtë, është = Jam, kjo folje me vlera perlë ajo duhet studiuar më vete, vini re duke i shtuar pikërisht këtë folje këtë shkronjë “A” para simbolit të Tokës =T (⌹) kemi At, Et por dhe S’et.
Pra i njohur tashmë shkencërisht, gjendur i gdhendur në shumë mbishkrime të lashta, është pikërisht ky simbol në formën e një drejtkëndëshi; ⌹ = Tokë –Tok = një grupim i kryer, i përfunduar në përsosmëri, i zënë nga të gjitha anët pra një pështjellim; ð – δε = dhe, Dhe ‘@’ Et, një lindje e re, krijim i ri, brënda së tërës ashtu si gjithë planetet e tjerë në hapësirë, në gjithësi një (object) një; A’T, Et më v’ete, një Set në seri.
I hedhim një vështrim letrave shkencore mbi etimologjinë e fjalës,“Set”:
(N.1) - Etimologjia – Set.
Nga setten Middle English, nga settan Old English, nga Proto-gjermanike *satjaną, nga *sodéyeti Proto-Indo-Europiane, prej nga; *sed- ("për t'u ulur, vendosur"), nga Tullë Middle English, nga Old English ġesett, të kaluarën pjesore e settan.
(N. 2) Aktin e vendosjes - grumbullim; gjendja; duke u ngritur "(nga një trup qiellor), mes-14c, nga; vendosur (v.) ose pjesoren e saj identike; kaluar – (mbi të)
Bukur, qartë shpjeguar, ajo del gati e njëjtë në krejt gjuhët e vjetra; settan, setjan nga *sodyeti, PIE nga *sed me kuptimin; për tu ulur, për tu vendosur, kjo është toka e jonë; sodyeti – zoti i jetës, Toka; At, Et dhe sigurisht amtare –pjellore; Atdhe = sodyeti.
Toka quhet tokë dhe sinonimet e saj janë të shumta, ajo ka kuptimin edhe si; e errët, e terët, e thatë; “terra”, tok-trok, etj, tingulli i thatë ashtu si “tiktongu” i një kambane buron aty.
Fjalori i gjuhës shjqipe na ofron:
TOKË II f.
Pllakë e metaltë, së cilës i bien për të dhënë një shenjë; tingëllima e saj; çangë. Toka e punës (e pushimit). Toka e drekës. Ra toka. Fillojnë punën me tokë.
Fjala; “Et” (tokë –planet më vete) sjell në fjalorin e gjuhës shqipe dhe në shumë gjuhë të tjera sinonime dhe zhvillime të reja, pothuajse pa e humbur kuptimin e saj më të parë dhe kemi; etapë, etem – etje kam etje ashtu si toka eter e thatë, (At) etër, etër dhe bij, dhe ndalemi pak tek fjalët; Etikë dhe Etiketë, ç’kuptojmë prej tyre, Etikë, etika?
Thuhet se fjala “etikë” buron nga shprehja greke; "ethos", "ethikos" por që nënkupton; “moralin”. Ajo ka domethënien e traditës, dokeve dhe shprehive.
Ndërkohë unë mendoj se nga ana gjuhësore, etika dhe morali janë dy koncepte të ngjashme por jo të njëjtë, me fjalën “etikë” sigurisht që kuptojmë sjelljen e kulturauar, brenda normave dhe rregullave të krijuara, evoluar e grumbulluar; “tok – doke” (ligje të pashkruara dhe të shkruara kultivim) të një lartësie, kulm tradicionalisht vlere më të lartë, pra “etika” tregon kompletim, përsosmëri, përkryerje – olokrio – i/e tërë, i gjithi.
Etika është një; “kod”<> doke, Tok - grumbulluar, ligj - dokument” i sjelljes së njeriut, grupeve shoqërore, civile apo fetare i cili dallon të mirën nga e keqja dhe zgjedhjen e individit për të bërë atë që është e mirë.
Pra, thënë shkurt: “Etika” është “Vlerë”, vlerësim, etiketim, dallim sasior, aritjesh – morale – në rrugë e sipër. [(or = rrugë, m’or- al)].
Dhe jo ashtu pa kuptim dhe pa lidhje, “etiketa” copa e letrës vendosur çmimi – vlera sipër saj për artikuj të ndryshëm quhet: Etiketë.
ETIKETË I f.
1. Copë e vogël zakonisht prej letre a kartoni, që i ngjitet një malli a diçka tjetër për të treguar se cila fabrikë a sipërmarrje bujqësore e ka prodhuar, përmbajtjen, çmimin, vendin ku dërgohet a ndonjë të dhënë tjetër për të.
Pra “vendi” ku vendosim shprehje, rregulla të gatshme, stative - etiketa, parime, vlera të përfituara nga përvoja, vetëdija, kujtesa etike në kuadër - kuadrat të jetës morale krijur si përvojë nga gjithë secili prej nesh quhet… bag/ash – çantë – et – es – thes = vend/ruajtjeje – ‹‹Thesar›› – Pasuri.
Thessali – një vend ky i një rajoni të lashtë gjeografik maqedonas dhe një rajon administrativ i Greqisë së sotme moderne - Θεσσαλία (Πετθαλία – Petthalía)
ky vend i njohur në Odisea e Homerit me emrin; Aeolia; Αἰολία u bë pjesë e Greqisë moderne në vitin 1881 pas kapitullimit tw perandorise turke.
Ç’do të thotë thesali?
E para, vume re se Homeri e quan këtë rajon me emrin; Αἰολία Aeolia , për të cilën mendoj se do të thotë; “vend i ulët – ultësirë”, e ulta -Αἰολία. Sepse ky rajon i tillë është rrethuar përreth nga malet e larta si Olimpi apo vargmali i Pindit, etj në mes tyre lugina dhe ultësira e Trikallas dhe e Larisës formojnë një fushë të rrethuar si një unazë, kjo fushë është shumë pjellore dhe për këtë arsye “Thesalia” është i njohur si "hambar i Greqisë." Ky rajon ende sot, ka prodhimin më të madh bujqësor në vend.
Ky është “Thessar” – pasuri tokësore = vend – ara – tokë buke, vend (These, θέσι ) i mbushur krejt ara toka të ulta “sheshe” pjellore të begata.
Vini re diçka të hollësishme:
Thessalia ky emërtim në gjuhën greke etimologjia e saj e pasigurt, ajo gjendet në shumë harta e shënuar: “Thettalia” … kujtoj këtu se “settan” nga proto indoeuropiane *sodéyeti nga *sod, do të thotë: ulet, ulët, vë vendos, (Tok).
Në gjuhën shipe nga fjala shesh, sheshe (sese) kuptojmë një vend truall “et – es” tw rrafshët; shesh, të sheshta, të ulta të drejta,
Vini re gjthashtu tek gjuha shqipe; drasa e sheshte prej druri ku grijmë mishin quhet “ese” ose Tok e rrafshët ashtu si ishte menduar herët në lashtësi nga i pari njeri:
Aleksandër Hasanas
No comments:
Post a Comment