Historia e dhimbshme e familjes
Nuçi Naçi.Tefta, bija e Naçit: Jeta ime një lumë i gjallë lotësh. - Nga Vepror Hasani
“Lajmi ishte përhapur që një ditë
më parë. Ishte 6 mars i vitit 1987. Të nesërmen, në
qytetin e Korçës do të vinte Ramiz Alia. Ai vinte aty me rastin e çeljes së
Mësonjëtores së Parë Shqipe. Pas vizitës në shkollën e parë, do të ndalej edhe
në disa familje korçare të njohura për kontributin e dhënë në arsim”. Kështu e
nis bisedën e saj për gazetën, bija e Nuçi Naçit, Tefta Naçi, afro 100 vjeçe.
Nga titullarët e Korçës po kryheshin të gjitha përgatitjet, madje me një kujdes
të jashtëzakonshëm deri në imtësi”, vazhdon bisedën e saj Tefta. “Lajmi se Alia
do të vizitonte disa familje korçare kishte mbërritur edhe në shtëpinë tonë.
Nuçi Naçi kishte qënë një nga drejtorët e Mësonjëtores së Parë Shqipe, ku
kishte punuar për shumë vite me rradhë. Kishte patur për grua mbesën e Gjerasim
Qiriazit, familje kjo që kishte dhënë shumë për gjuhën shqipe. Veç kësaj në
familjen tonë kishte vetëm mësues. Unë, motra ime Roksana, vëllai im Sotiri,
por edhe bashkëshortja e tim vëllai, Andoneta, kishim përfunduar studimet për
mësuesi. Për të gjitha këto arsye menduam se Alia do të ishte i pranishëm edhe
në familjen tonë. Ishte e pamundur të ndodhte ndryshe. Nuk kishim ndonjë
njoftim zyrtar se Ramiz Alia do të vinte edhe në shtëpinë tonë, por në mendonim
se do të ndodhte kështu
Përgatitjet
“Nusja e tim vëllai, Andoneta,
tha se duhej bënim të gjitha përgatitjet për këtë vizitë, sepse ku i dihej,
edhe pse nuk na kishin lajmëruar, Alia edhe mund të vinte. Ne nuk duhej të
gjendeshim të papërgatitur”, vijon më tej tregimin e saj Tefta Naçi. “Mbi të
gjitha bëhej fjalë për nderimin e babit tim. Nuçi Naçi kishte 60 vjet që kishte
vdekur. Në të vërtetë unë nuk doja të besoja se ramiz Alia do të vinte edhe te
ne. Kisha arsyet e mia për të dyshuar. Por ku i dihej... Më kujtohet si sot kur
nisëm nga përgatitjet. Mbaj mend që vendosëm shumë vazo me lule në oborrin e
shtëpisë, por edhe në ambjentet e brendshme. U kujdesëm që gjithçka të ishte e
vendosur në vendin e duhur dhe të dukej bukur. Rregulluam edhe një herë ato pak
mobilje që kishim mbetur në shtëpinë tonë. E vërteta ishte se ne rridhnim nga
një familje tregtarësh, por tashmë asgjë nuk ngjasonte me diçka të tillë. Ishim
si gjithë të tjerët. Pastaj u kujdesëm për gotat, filxhanët, për pijet, vendin
ku do të ulej Ramiz Alia, por edhe për shoqëruesit e tij, ku do të qëndronim
ne, cila do të ishte vendosja jonë, kush do të bisedonte me Ramizin etj, etje,
madje u kujdesëm edhe çfarë do të thuhej nga ana jonë. Jo vetëm gjatë 6
marrsit, por edhe gjithë mbremjen deri vonë, nuk rreshtën përgatitjet tona. Unë
kujdesesha që gjithçka të ishte ashtu siç do ta kishte dashur babai të ishte
shtëpia jonë, pavarësisht se cili do të ishte mysafiri. “Nuk e dimë në cilën
orë do të kryhen vizitat”, tha im vëlla Sotiri, por në të gjithë ngritëm supet.
Më e mundshmja, vizitat do të fillonin pas vizitës në Shkollën e Parë Shqipe”.
Dyshimet
“Kishte rënë mbremja, kujton 96-
vjeçarja, Tefta Naçi, bija e Nuçi Naçit. Kishim përfundur të gjitha përgatitjet
dhe ishim ndalur një çast të qetësoheshim. Mes nesh mbizotëronte heshtja. Ishte
një heshtje nervoze. Ndoshta që të gjithë mendonim, nëse do të vinte në
shtëpinë tonë ose jo Ramiz Alia. Të paktën atë çast unë isha duke menduar këtë
gjë. “Ramizi nuk do të vijë në shtëpinë tonë”, ngrita zërin unë. “Përse”?! Nuk
më kujtohet, nëse më pyeten apo të gjithë hodhën sytë drej meje me një vështrim
pyetës. Pyetja “përse” ndenji një çast pezull. “Nuk ka arsye që të mos vijë,
tha bashkëshortja e tim vëllai, Andoneta, nuk e besoj të ndodhë kështu, është e
pamundur. Nuçi Naçi është një nga figurat qëndrore të përpjekjeve për gjuhën shqipe.
Jo. Vizita e parë do të jetë në shtëpinë tonë”, konkludoi Andoneta. Im vëlla,
Sotiri rrinte i heshtur. Edhe Rokasana nuk ishte e gatshme të thoshte ndonjë
gjë. Unë desha të ngrija zërin e të thosha: “Ata nuk na duan”, por m’u duk se
nuk ishte momenti i duhur. Një shprehje e tillë do të dukej shumë e dhimbshme.
Nuk do të bëja gjë tjetër veçse do të konfirmoja edhe një herë se ne kishim
qënë të braktisur nga njerëzit që kishin ardhur në pushtet. Pas thyerjes së
heshtjes nisëm të kujtonim jetën e babait dhe të familjes tonë, si për të
gjetur të vërtetën, nëse Ramiz Alia do të vinte të nesërmen në shtëinë tonë ose
jo. Gjithsesi pas çdo diskutimi, dikush gjente çastin për të thenë. Le të
presim, ku i dihet…
Gjyshi
“Tim vëllai, Sotirit, i pëlqente
të kujtonte që gjyshi, Dhimitër Naçi, kishte qënë tregtar, ashtu siç i pëlqente
të kujtonte se nëna e gjyshit kishte qënë nga fisi i Vangjo Mihal Markos, të
njohur për përpjeket e tyre për gjuhën shqipe, sepse rridhte nga fisi i Thimi
Markos. Nuk harronte gjithashtu të thoshte se njëra prej vajzave të gjyshit,
Terpsihani, ishte martuar me profesorin Spiro Konda, një nga filologët më të
mirë të asaj kohe. “Në damarët tanë rrjedh vetëm gjak mësuesish”, thoshte me
humor Sotiri. Pra edhe në të kaluarën e largët nuk gjenim ndonjë arsye, për të
mos patur një vizitë nga Ramiz Alia ditën e 7 marsit”, tregon Tefta, bija e
Nuçi Naçit “Të gjitha këto, Sotiri i thoshte që ne të kuptonim që nuk ishim
edhe aq të padëshiruar për pushtetin e kohës. Im vëlla përpiqej që të mos ishte
i drejtëpërdrejtë. Pastaj ç’të keqe kishte patur që gjyshi ynë kishte qënë
tregtar. Ai kishte vdekur që nga viti 1888. Që atëherë kishin kaluar 99 vjet.
Një shekull. Gjyshi, Dhimitër Naçi, kishte mërguar bashkë më të vëllanë në
Egjipt, por si gjyshi ashtu edhe gjyshja do të vdisnin shpejt. Vdekja e gjyshes
kishte ndodhur kur Nuçi Naçi kishte qënë rreth 7 vjeç, ndërsa gjyshi do të
ndahej nga jeta, kur babai im, Nuçi do ishte vetëm 17 vjeç. Të gjitha këto i
kujtonim atë mbremje të lodhshme, kur pritej që të nesërmen, Ramiz Alia të
vizitonte disa nga familjet e Korçës”, kujton Tefta
Korça
“Thellë –thellë ne besonim se
Ramiz Alia do të vinte edhe në shtëpinë tonë, sepse në të vërtetë kështu
besonte e gjithë Korça. Gjatë gjithë ditës kishim patur mysafirë. Edhe komshinjtë
na u treguan të gatshëm për çdo ndihmë”, thotë Tefta. “Pra nuk kishim shumë
arsye të besonim të kundërtën, sepse një gjë e tillë nuk do të ishte e mirë për
vetë qytetin e Korçës. Në fund të fundit nuk mund të mohoeshin njerëzit që
kishin sakrifikuar për gjuhën shqipe. Jo, kjo do të ishte e pamundur”. “Babai
im, Nuçi Naçi, kishte lindur më 1 prill të vitit 1871”, vazhdon të tregojë më
tej, bija e Nuçi Naçit. “Mësimet e para i mori në gjimnazin grek në Korçë, të
cilat i përfundoi në vitin 1885, së bashku me Themistkli Gërmenjin, Mihal
Gramenon, Loni Llogorin etj. Kishte qënë një nxënës i shkëlqyer. Më vonë ai do
të zotëronte disa gjuhë të huaja si: frëngjisht, rumanisht, greqisht, arabisht,
turqisht dhe bullgarisht. Gjuhën frënge e ka dhënë si lëndë në Mësonjëtoren e
Parë Shqipe në Korçë. Di që për mësues në gjimnaz ka patur Harallamb Karamicin,
një nga njerëzit më të dashuruar të gjuhës shqipe, por atë kohë nuk kishte ende
shkolla shqiptare. Jeta e babait kishte rrjedhur vetëm nëpër libra dhe në kërkim
të gjuhës shqipe të shkrur. Madje mbaj mend që ai vdiq duke shkruar një libër
me kujtime për Mësonjëtoren e Parë Shipe, ku midis të tjerash thotë:“Asgjë për
trashëgim nuk lë ndë fëmijën e vegjël që lë pas përveç një emri të thatë si
punëtor i çështjes kombëtare. Lë grua shqiptarkë me ndjenja edhe fëmijë të
vegjël të rritur shqiptarisht”. Sa herë që lexoja këto fjalë të babait më
mbusheshin sytë me lotë. Ai kishte braktisur zanatin e babit të vet, atë të
tregtarit dhe i ishte përkushtuar gjuhës shqipe. Edhe ur i kujtonim të gjitha
këto, mendonim nëse do të vinte ose jo në shtëpinë tonë Ramiz Alia. Për më
shumë kërkonim të gjenim arsyet se përse mund të ndodhte e kundërta”
Tregtia dhe gjuha shqipe
“Më pas, kur kishte përfunduar
studimet në gjimnaz, babi im, kujton Tefta emigroi në Rumani. Pikërisht aty,
thotë ajo, babai u njoh me drejtuesit e shoqërisë “Drita” dhe “Dituria”, por
edhe me veprat e Naimit dhe Sami Frashërit. Miqësi të ngushtë pati me Thimi
Mitkon. Gjithsesi qëndrimi i tij në Rumani nuk zgjati shumë. U kthye në Korçë
për të emigruar sërish, por këtë rradhë në Egjipt, atje ku kishte punuar babai
i tij, Dhimitër Nuçi. Të gjitha këto, herë unë herë im vëlla, por edhe
Andoneta, i kujtonim atë mbremje të lodhshme, kur prisnim të nesërmen vizitën e
Ramiz Alisë. Dhoma ku do të pritej Ramiz Alia qëndronte e palëvizur, me
shqetësimin që të mos cënohej asgjë nga rregulli që ishte vendosur. Ndoshta
kishte shkuar shumë vonë atë natë. Im vëlla Sotiri tha se duhej të flinim, por
sërish ishim zhytur në kujtimet e babait tonë. Babai u kthye në Korçë menjëherë
pas hapjes së Shkollës së Parë Shqipe. Të gjitha këto i di nga miqtë babait,
por edhe nga kujtimet e tij të shkruara, sepse unë kam lindur në vitin 1911.
Atë kohë babai bashkëpunonte me Orhan Pojanin, Thimi Markon, Jovan Cico
Kosturin, Petro Nini Luarasin e të tjerë. Në 1 tetor të vitit 1892 hapi
shkollën e parë shqipe në fshatin Treskë, ndërsa në vitin 1893-94 punoi si
drejtor i Mësonjëtores së Parë Shqipe. Të drejtoje një shkollë shqipe në atë
kohë nuk ishte e lehtë. Drejtorit të parë Pandeli Sotirit, në vitin 1891 i
sajuan një vdekje aksidentale, Petro Nini Luarasi pati një vdekje edhe më të
hidhur. Nuk ishte e lehtë. Po kaq të vështirë e kishte patur edhe Thanas Sina.
Armiqtë tanë e kishin shpallur shqipen gjuhë të mallkuar. Babai jetonte bashkë
me vdekjen e cila mund t’i sajohej nga njëri çast te tjetri. I gjendur në këto
rrethana, në verën e vitit 1896 u detyrua të emigronte në Shibin-el-Kom të
Egjiptit, por atdhetarët e Korçës i kërkuan të kthehej sërish te mësonjtorja.
Për këtë arsye babai hoqi dorë nga tregtia dhe u kthye në Korçë në vitin 1898.
Mësonjtorja ishte ëndrra e tij e vetme. Ndërsa sillnim ndërmen çdo hollësi të
jetës së babit, mendonim se qeveria i dinte të gjitha këto hollësi dhe nuk
ishte e mundur që t’i anashkalonte. Kjo ishte arsyeja që Ramiz Alia edhe mund
të vinte. Megjithatë unë dyshoja, por nuk doja ta përsëritja vazhdimisht këtë
gjë”.
Përndjekjet e babait
Ndërsa babai nisi punën si
drejtor i mësonjëtores, gjatë vitit 1899 filluan përsëri përndjekjet ndaj tij,
nga Porta e lartë por edhe nga Patriarkana e Stambollit.
Iu desh të strehohej për një farë kohe te Halit Bërzeshta në Manastir, ose siç njihej ndryshe te Bej Babaji, por nuk nguroi për të nisur vitin tjetër shkollor 1899-1900. Gjatë kësja kohe mbijetesa e tij u bë edhe më e vështirë. Në vitin 1901-1902, babain e arrestuan dhe e dërguan në burgun e Manastirit. Fal mbrojtjes që i bëri gazeta “Drita” që botohej në Sofje u bë i mundur lirimi i tij në mars të vitit 1903, por nuk përfundoi me kaq, u arrestu përsëri bashkë me Thimi Markon, Hysen Ballancën, Orhan Pojanin, Emin Zhurkën e të tjerë. U dënua me dy vjet burg. Pas daljes nga burgu u detyrua të qëndronte në Manastir. Në vitin 1905 u zgjodh sekretar i komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”. Komiteti e ngarkoi me përhapjen e librave në gjuhën shqipe në të gjithë territorin e vendit. Atdhetarët i siguruan një vend pune si librashitës në shoqërinë biblike angleze, që ta kishte të lehtë transportimin e librave. Di të them se e përballoi më së miri atë detyrë. Në korrik të vitit 1908 babain e zgjohdhën sekretar të klubit shqiptar të manastirit. Ndërsa u kthye në Korçë në vitin 1909, e kërkuan të punonte si sekretar në klubin shqiptar të Janinës. Në të njëjtën kohë do të drejtonte edhe gazetën “Zgjimi i Shqipërisë”. Pak më vonë do të kërkohej nga “Klubi i Stambollit”. Edhe atje punoi si sekretar. Në Stamboll shkoi në fillim të vitit 1911. Më pas do të qëndronte në sSelanik, sepse kthi i tij në Korçë ishte i pamundur për shkak të përndjekjeve. U kthye në Korçë në vitin 1920. Vdiq 7 7 vjet më pas duke shkruar kujtimet për Mësonjëtoren e Parë Shqipe. Sa herë i lexoj kujtimet e babait më mbushen sytë me lotë”, përsërit Tefta
Iu desh të strehohej për një farë kohe te Halit Bërzeshta në Manastir, ose siç njihej ndryshe te Bej Babaji, por nuk nguroi për të nisur vitin tjetër shkollor 1899-1900. Gjatë kësja kohe mbijetesa e tij u bë edhe më e vështirë. Në vitin 1901-1902, babain e arrestuan dhe e dërguan në burgun e Manastirit. Fal mbrojtjes që i bëri gazeta “Drita” që botohej në Sofje u bë i mundur lirimi i tij në mars të vitit 1903, por nuk përfundoi me kaq, u arrestu përsëri bashkë me Thimi Markon, Hysen Ballancën, Orhan Pojanin, Emin Zhurkën e të tjerë. U dënua me dy vjet burg. Pas daljes nga burgu u detyrua të qëndronte në Manastir. Në vitin 1905 u zgjodh sekretar i komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”. Komiteti e ngarkoi me përhapjen e librave në gjuhën shqipe në të gjithë territorin e vendit. Atdhetarët i siguruan një vend pune si librashitës në shoqërinë biblike angleze, që ta kishte të lehtë transportimin e librave. Di të them se e përballoi më së miri atë detyrë. Në korrik të vitit 1908 babain e zgjohdhën sekretar të klubit shqiptar të manastirit. Ndërsa u kthye në Korçë në vitin 1909, e kërkuan të punonte si sekretar në klubin shqiptar të Janinës. Në të njëjtën kohë do të drejtonte edhe gazetën “Zgjimi i Shqipërisë”. Pak më vonë do të kërkohej nga “Klubi i Stambollit”. Edhe atje punoi si sekretar. Në Stamboll shkoi në fillim të vitit 1911. Më pas do të qëndronte në sSelanik, sepse kthi i tij në Korçë ishte i pamundur për shkak të përndjekjeve. U kthye në Korçë në vitin 1920. Vdiq 7 7 vjet më pas duke shkruar kujtimet për Mësonjëtoren e Parë Shqipe. Sa herë i lexoj kujtimet e babait më mbushen sytë me lotë”, përsërit Tefta
E nesërmja
Ishte gdhirë 7 marsi. Ashtu siç
pritej Ramiz Alia kishte mbërritur në qytetin e Korçës. Vizitën e parë e bëri
tek Mësonjëtorja. Edhe nga familja jonë kishin shkuar atje. Jo se kishte ardhur
Ramiz Alia, sepse ne çdo vit, shkonim për të nderuar babain tonë. Na takonte të
ishim atje. Mjaft njerëz të fisit tonë kishin punuar vetëm për gjuhën shqipe.
Më pas Alia nisi nga vizitat në disa familje të qytetit të Korçës. Ne qëndronim
në pritje. Herë pas herë na vinin lajme nga komshinjtë, por edhe qytetarë të
tjerë. “Shkoi te filani”, na thoshin. “Tani sapo doli nga një shtëi aty afër”.
“Ndoshta pas kësj vizite do të vijë në shtëpinë tuaj”. Ne qëndronim në pritje.
Pati një çast që nuk na erdhën më lajme se në cilën shtëpi të Korçës kishte
qëndruar Ramiz Alia, por ky çast zgjati shumë. Ndoshta me orë. Shtëpia jonë
ishte e mbuluar nga heshtja. As komshinjtë nuk po na sillnin më lajme. Nuk më
kujtohet se kush ishte, dikush që kaloi pranë shtëpisë tonë, teksa na pa që
ishim aty na tha: “Mos prisni, Ramiz Alia tani ka zënë Tiranën”. Nuk i kthyem
ndonjë përgjigje. Jo vetëm unë, por të gjithë ne e dinim që ai nuk do të vinte.
Kishte qënë vetëm një shpresë e përhumbur, ndoshta duke menduar se njerëzit e
Shqipes nuk mund të braktiseshin në atë lloj mënyre. Gjithsesi më shumë kishte
ndodhur ajo që pritej dhe jo ajo që nuk pritej
Të braktisur
“Pushtetarët e asaj kohe na
kishin braktisur. Braktisja nuk ndodhi atë ditë që erdhi Ramiz Alia në Korçë.
Kishte ndodhur kohë më parë, ndoshta që nga dita e parë e ardhjes në pushtet të
Enver Hoxhës. Ne kishim qënë të padëshiruarit e tyre. Njërin prej djemve të
Dhimitër Naçit, Leonidha Naçin e arrestuan fill pas ardhjes në pushtet. E
arrestuan në vitin 1945, por nuk doli më nga burgu. Vdiq atje, në burgun e
spitalit, i maskruar nga torturat. Leonidha kishte qënë gazetar i njohur i
kohës së tij, por nuk kishte të njëjtat pikëpmaje me ato të Enver Hoxhës”,
vazhdon tregimin e saj Tefta, bija e Nuçi Nçit. Mua më lanë pa punë, sepse më
konsideronin si spiune të italianëve, ngaqë kisha punuar si mësuese dhe
përkthyese në shkollën italiane, e cila ishte hapur para çlirimit të vendit.
Nuk morën asnjëherë parasysh që kisha qënë sekretare e Ilo Mitkë Qafzezit, në
shkollën e mesme qytetëse të asaj kohe. Nuk morën parasysh që kisha përfunduar
studimet në Intitutin e Parashqevi Qiriazit në Tiranë. Nuk morën parasysh as
njohuritë e mia. Në atë kohë zotëroja disa gjuhë, anglisht, frëngjisht,
italisht, greqisht dhe rumanisht. Nuk morën parasysh që isha bijë e Nuçi Naçit.
Jo, gjithnjë do të më quanin veçse një sipunkë të Italianëve dhe bijë të një
tregtari. Se çfarë do të sipunoja unë, edhe sot e kësaj dite nuk e di. Të
njëjtin fat pati edhe motra ime Roksana. Bashkë kishim përfunduar studimet në
institutin Qiriazi. Ndërsa tim vëlla, Sotirin, edhe pse nuk e lanë pa punë,
punoi gjithnjë fshatrave të largët, i pa përfillur ndonjëherë. Ai kishte qënë
bashkënxënës me Ramiz Alinë, madje kishin qëndruar bashkë në një bangë, kur
ndinin studimet pedagogjike në Tiranë. E megjithatë Ramiz Alia nuk e vizitoi
tim vëlla as si shok klase.. Ndarja mes nesh dhe atyre kishte një humnerë e
tërë. Tashmë jam 96 vjeç. Babai më ka lënë të vogël, kur isha vetëm 16 vjeç. E
adhuroja tim at, por gjatë gjithë jetës time, nuk pashë, ta nderonin një herë
të vetme ashtu siç do ta meritonte. Ndoshta këtë brengë do ta marr edhe në varr
në botën e përtejme, ku do t’i tregoi babait tim të dashur se çfarë na ndodhi
për 50 vjet me rradhë. Ndoshta kam rastin të qaj me të, të dy bashkë, se vetë
unë si Tefta, jetën e kam patur një lumë të gjallë lotësh” përfundon jo pa
dhimbje tefta, Bija e Nuçi Nçit.
Vepror Hasani
Vepror Hasani
No comments:
Post a Comment