Saturday, September 29, 2018

TUBIMI NË TEPELENË DHE DIFERENCIMI MIDIS TV BARABARTËVE




23 gushti, ishte dita përkujtimore e viktimave të diktaturave. 
Pikërisht në këtë ditë, të vuajturit e kampit më famëkeq të Tepelenës- ndoshta i pashoq- u mblodhën pikërisht në atë vend ku vuajtën, vdiqën dhe u gjymtuan të pafajshmit. 

A mund të quhen fajtor: fëmijët, gratë e pleqtë, vetëm sepse, baba, kushërini apo një i afërt, nuk qe dakord gjatë luftës me këtë të ardhme që “gëzuan” në atë kamp vdekjeje këtë njerëz? Ka qenë më i pashoq se ne, nuk na keqtrajtoj pushtuesi, por shteti ynë, udhëheqësi ynë, qeveria “demokratike” e p.k. Shqipërisë. 

A ka ndonjë shtet që keqtrajton popullin e tij në këtë mënyrë, veç shtetit tonë komunist? 



Gjashtëdhjetë e katër vjet pas mbylljes të këtij kampi, dhe 24 vjet pas përmbysjes të diktaturës, ne mblidhemi pikërisht në atë vend vdekjeje, për të kujtuar vuajtjet dhe viktimat e atij kampi. Në këtë ditë, edhe ky kamp, me vendim të bashkisë, do quhet: kamp i ç’farosjes. Në këtë takim, na nderoj me pjesëmarrjen e tij dhe z, president, e shumë tjerë, fjalimi i zotit president qe shumë i pëlqyeshëm; vlerësoi më së miri vuajtjet e atyre njerëzve dhe e shpalli Muze këtë kamp. 

Faleminderit z, president! U desh një president i majtë të bënte këtë, se ata që merrnin votat tona, nuk u bënte zemra ta bënin këtë. Por, kur tha se:- Të gjithë kemi nga pak përgjegjësi, për ça ka ndodhur, më ngjau si thënia e dikurshme e një tjetri që tha: “të gjithë bashkvuajtës të gjithë bashkëfajtor” dy thënie të ngjashme në formë të ndryshme. Njehsimi me veten që na bëjnë këta, është sikur po na vrasin përsëri. Jo, jo, përgjegjësinë e kanë ata që masakruan e bënë të vuajnë këta njerëz. 

Ne nuk mund të kemi asnjë përgjegjësi, për vuajtjet që na shkaktoi shteti. Nëse ka qenë fjala për të parët tanë; kjo tregon se ata kanë pasur të drejtë sepse, nuk kanë dashur ta ndajnë popullin e tyre: në “të mirë e të këqij” Në atë kamp, vuajtjet kanë qenë të barabarta, për të gjithë, dhe vlerësimi duhet të ishte, një për të gjithë. 

Diferencimi, midis të barabartëve, është i padrejtë. Ky diferencim, më ngjante me vlerësimet që bënte partia e punës me punëtorët që edhe se punonin njësoi, shpërbleheshin apo dekoroheshin sipas preferencës së partisë. Si duket ne, nuk shkëputemi nga metodat e asaj kohe. Për në atë kohë, për në atë vend, nuk mund të flitet për të veçantë. 

Fatmirësisht, ato nëna të nderuara, ishin fatlume që u liruan dhe mundën ti marrin eshtrat e fëmijëve të vet, sidomos në Turan, ku varret nuk i prishën.- unë, për fat të mirë, nuk kam asnjë, që më ka mbetur atje- por ka të tjerë që, nuk u shkëputën nga internimi dhe nuk mundën të marrin fëmijën apo prindit, dhe kjo, nuk ishte për e fajin e tyre? 

Jo! kjo qe fatkeqësi për ata, qe pamundësia, jo mungesa e dëshirës. Të gjithë këta që nuk mundën, ndjehen shumë keq tani. Veprimi i këtyre nënave, nuk qe ndonjë akt heroik i bëri në shërbim të bashkëvajtësve. A i ka hije shtresës tonë: mbivlerësim dhe nënë vlerësimi, në mes të barabartëve? Lek precizi, ka një farë merite sepse, nëpërmjet pikturave, e ka konkretizuar atë kamp të urryer, pa aq sa ishte dhe shteti që e krijoi. Por Leka tha një fjalë që i dha shumë vlerë vetes: - kjo dekoratë, nuk më përket vetëm mua por, të gjithë juve! Sepse Leka, nuk e shkëpuste vetën nga tjerët. 

Në ata të vuajtur, mund të gjendej ndonjë, që mund të flitej me supërlativa, në krahasim me ne tjerët dhe të dekorohej për veprimin heroik por, nëse nuk i njeh mirë ndodhitë, kjo nuk ka të keqe por, por të pyesësh për atë që nuk e di, përsëri nuk ka gjë të keqe. Ky konsultim duhet të ishte bërë se referuesit do i shtonte vlerën. 

Shembulli më tipik, që e vlente të përmendej në atë takim, ishte Shega Frashëri, e cila i dha fund jetës- vari veten- në respekt për karakterin e vet dhe të gjithë bashkëvauatësve të sajë. Varja që bëri ajo vajzë, që me të drejtë mund të quhet: krenaria e atyre të vuajturve, qe veprimi më domethënës, kjo ka qenë protesta, akuza më e fortë kundër regjimit. Ky veprim ishte dëshmia më bindëse për trajtimin që u bëhej atyre njerëzve. Edhe vrasja e Sali Kasa, nga polici, para gjitë të dënuarve, në mbrëmje kur po merrnim gjellë, ka qenë ngjarja më makabër dhe e pa harruar, për të cilën, nuk dha llogari askush. 

Po pse këta persona nuk u kujtuan fare, të merreshin si shembulli më konkret i atij regjimi. Apo këta nuk ishin nga malësia, apo nuk kishin ndonjë të afërt me partitë, që të paktën të kujtoheshin, po ai djali, që i shpërtheu mina nënë këmbë, ditën që u lirua, në momentin kur sa do hipte në makinë, vetëm një copë çorap, i gjetën si nishan, ishte ky djalë fajtor apo shteti që nuk e ç’minosi fushën para se të çonte këta njerëz? 

Në takimin që bëmë në 2015-tën, ishte një grua që e kishte atë copë çorapi me vete Ne që vuajtëm falim, ata që na shkaktuan vuajtje, fajtorët e vërtetë, nuk kanë kërkuar falje, as si individ, as si subjekt politik. Veprimet tregojnë fisnikëri ose..

Shefqet Dobra

No comments:

Post a Comment