Krenaria është pjesë e qënies së njeriut. Cilido e ka dëshirën të krenohet me
atë që ka bërë dhe që kontributi i tij të jetë i vlefshëm për kombin e vet, për
njerëzit me të cilët ndan përkushtimin e tij. Kur një njeri ia ka arritur
qëllimit që puna e tij t`i ketë shërbyer vendit të vet, kërkon që kjo vlerë t`u
përcillet dhe popujve të të tjerë. Atëherë vlera e punës së tij është e
përmasave botërore dhe ai ndihet i plotësuar se arriti pikën për të cilën
lufton çdo qënie njerëzore: të bëhet i dobishëm për tërë njerëzimin duke u
kthyer në ikonë të këtyre popujve.
Kthehemi tek Heroi ynë Kombëtar. Sa rrezatoi Ai me luftën që
bëri kundër pushtuesve turq? Ikonë e cilës hapësire u bë Skënderbeu? Ikonë e
trojeve shqiptare, ballkanike, evropiane apo edhe më tej? Në të vërtetë, Lufta
e tij ishte në thelb, luftë e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane si
pushtuese e trojeve tona. Në mbështjetje të luftës së tij ishin të gjitha
trojet shqiptare. Skënderbeu u bë ikona e kësaj lufte, jo vetëm për shqiptarët,
por edhe për hapësirën ballkanike e atë evropiane, sepse Perandoria Osmane
ishte kërcënim për të gjithë popujt.
Është kjo arsyeja që për Skënderbeun janë shkruar rreth 2000 libra dhe në shumë qytete të Evropës gjen buste e shtatore, emra sheshesh e rrugësh me emrin e tij. Këto emra nuk janë vetëm të sotëm. Ato e kanë zanafillën që pas vdekjes së tij, sepse Lufta që ai bëri i shërbeu ruajtjes së vlerave të qytetërimit evropian. Ndërsa popujt evropianë kanë ikonat e tyre të qëndresës e lirisë, ikona që kanë dalë nga lufta e këtyre popujve për liri e pavarësi gjatë historisë së çdo vendi, për ne shqiptarët mbetet Skënderbeu. Edhe Rilindasit, Skënderbeun evidentuan si ikonë të qëndresës e lirisë për kombin tonë. Edhe shqiptarët e sotëm, kudo ku janë, e evidentojnë Skënderbeun si ikonën e tyre brilante.

Po cilët janë disa nga treguesit që e bëjnë Skënderbeun figurë
përbashkuese për të gjithë shqiptarët ?
Luftrat fitimtare të Skënderbeut, bënë që Evropa t`i kthente sytë dhe vëmendjen
nga trojet shqiptare. Kjo përballje me perandorinë osmane, bëri që të
respektohej dhe të shihej në të gjithë hapësirën evropiane si modeli i vendit
që duhej të luftonte për lirinë. Në këtë mënyrë vendi ynë u bë epiqendra e
hapësirës evropiane. Nga Kruja heroike, Skënderbeu mbante marrëdhënie të
ngushta me Huniadin e Hungarisë, me Papatin e Romës, me Napolin, Raguzën, etj.,
duke krijuar në këtë hapësirë evropiane një aleancë antiosmane në krye të së
cilës qëndronin Arbërit dhe kryezoti i tyre Skënderbeu, duke u bërë në këtë
mënyrë personaliteti më i fuqishëm i kohës.
Përplasja e Evropës me perandorinë osmane u bë në këtë hapësirë ballkanike dhe nga kjo përplasje u krijua një produkt hyjnor që ishte liria e popujve, që askush nuk duhej të guxonte ta prekte. Në të kundërtën do të tërhiqeshin pa dinjitet siç u tërhoqën vetë Sulltanët e perandorisë osmane që kryesuan ushtritë e tyre. Se sa shumëfishohet guximi dhe heroizmi i popujve kur mbrojnë lirinë, e tregojnë dhe përmasat e palëve ndërluftuese. Sipas dokumenteve, ushtria e Skënderbeut nuk e kapërceu numrin e 16.000 ushtarëve, kurse ajo perandorake ishte disa herë më e madhe dhe më e modernizuar, duke arritur e kapërcyer numrin e 100.000 ushtarëve. Kjo diferencë në numër dhe armatime tregon për gjenialitetin e Skënderbeut në artin ushtarak, duke e bërë një nga strategët më të mëdhenj të kohës së tij dhe të të gjitha kohrave.

Besëlidhja e Lezhës dhe krijimi i shtetit arbëror, krijuan
kushtet për të përfshirë të gjitha trojet shqiptare në një shtet të vetëm.
Skënderbeu bëri maksimumin për ta realizuar këtë dhe krijoi idenë e madhe që
shqiptarët duhej të bashkoheshin nën një flamur, ndryshe nuk do të kishin të
ardhme. Në kohën kur vendi ynë ishte i ndarë në principata dhe secili princ
ndihej zot në territorin e vet, ishte e vështirë që t`i bashkoje këto
principata nën një bashkësi të vetme, të quajtur dhe mbretëri. Në këtë ndarje
të thellë midis principateve shqiptare, Skënderbeu thiri në Lezhë më 2 mars
1444 të gjithë princat ku formoi Lidhjen e Princave Shqiptarë duke u zgjedhur
prej tyre Kryekomandant i Ushtrisë së Lidhjes. Fakti që me vdekjen e
Skënderbeut, Lidhja nuk arriti të funksiononte, tregon për aftësitë e tij të
veçanta dhe të papërsëritshme si orator, organizator dhe prijës popullor.
Skënderbeu jepet nga kronikat e kohës si njohës i historisë së
vendit të tij. Ai e quante veten epirot, ashtu siç quhej në ndarjen
administrative të perandorisë romake. Nga Gjiri i Ambraqisë në jug dhe deri
veri të rrjedhës së lumit Mat, territoret e mbajtura nga shqiptarët u quajtën
Epir. Për lehtësi administrimi, nga perandoria romake, u nda në dy pjesë duke u
emërtuar Epir i vjetër dhe Epir i ri. Skënderbeu njihte mirë jo vetëm
territorin, por dhe historinë e burrave të mençur dhe trima që lindën në këto
territore dhe që ai i konsideronte me plot gojën si paraardhës të tij.
Në gojën e Skënderbeut janë vënë këto fjalë kuptimplote:
“Në mos më gënjefshin kronikat e vjetra, ne jemi pasardhësit e
Pirros që luftoi me romakët dhe u nda me nder, ne jemi pasardhës të Aleksandrit
të Madh”. Skënderbeu e identifikonte veten si pasardhës të atyre burrave që
bënë historinë e vjetër. Me këtë u shprehte vendasve të vet se ishin në gjendje
të përsërisnin historinë e fitimtarëve të botës, duke u shtuar guximin dhe
trimërinë, se përballja me perandorinë më të madhe të kohës, atë osmane, nuk
ishte e pamundur. Shtojmë që në kohën e perandorisë romake, trojet shqiptare u
ndanë në disa njësi administrative ku mund të përmenden: Maqedonia, Epiri.
Dardania dhe Iliria dhe që Skënderbeu të gjitha këto territore kërkonte t`i
përfshinte në një shtet të vetëm.
Sipas historianëve, para periudhës së Skënderbeut,
Balshajt kishin arritur ta shtrinin sundimin e tyre nga Budva deri në Kostur.
Pra, Skënderbeu, kërkonte të bashkonte një territor që nga perëndimi kishte
vijën bregdetare nga Budva deri në Gjirin e Ambraqisë. Në veri dhe në lindje të
paktën ato territore që ishin shqiptare edhe në fillimet e shekullit XIX, pra
territoret në jugun e Serbisë së sotme dhe territoret në lindje të Shkupit. Në
këtë gjerësi gjeografike, synonte të shtrinte shtetin e shqiptarëve. Për këtë u
mbështet në arritjet e paraardhësve duke mbajtur si simbole të shtetit të vet
ato që ishin përdorur më parë nga balshajt, por dhe simbolet epirote të Pirros
së Epirit dhe Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.
Nëse bashkimi i të gjitha
trojeve shqiptare, nuk u realizua në atë periudhë të vështirë historike, janë
të gjitha mundësitë që të realizohet sot.
Derisa shqiptarët kanë për simbol
Skënderbeun, kjo do të thotë se themelet e krijimit të kombit shqiptar janë
hedhur sipas projektit të tij.
Kujtim Mateli
No comments:
Post a Comment