Tuesday, September 18, 2018

Çdo të thotë "Grek" po "Helen" ? - Etimologji.

Çdo të thotë "Grek" po "Helen" ? - Etimologji.

Gjatë epokës së Luftës së Trojës, Helenët ishin vetëm një fis relativisht i vogël, i vendosur në Thessali (Phthia), i centralizuar përgjatë vendbanimeve të Alos, Alope, Trehine dhe Argos Pelasgian. Etimologji të ndryshme janë propozuar për fjalën helen, por askush nuk është pranuar gjerësisht, duke përfshirë këtu si: Sal (për t'u lutur), ell (malore) dhe sel (illuminate). Një studim më i fundit e gjurmon emrin në një qytet të quajtur Hellas pranë lumit Spercheus, i quajtur ende sot.
Termi helenistik përmendet së pari në librin e Droysen Geschichte Alexanders des Grossen të botuar në 1833.
Ndërkohë fjala moderne angleze greke thuhet se rrjedh nga latinishtja “Graec-us”, e cila vjen nga Greqia Γραικός (Graikos), emri i një fisi boeotian që emigroi në Itali në shekullin e 8 para Krishtit, Homeri, duke recituar forcat Boeotiane në Katalogun e Anijeve të Iliadit, ofron referencën e parë të njohur për një qytet Boeotian të quajtur Graea, dhe Pausanias përmend se Graea ishte emri i qytetit të lashtë të *Tanagra.
Aristoteli ishte i pari që përdorte emrin Graeci (Γραικοί) në Meteorologji, duke thënë se zona rreth Dodona dhe Achelous ishte e banuar nga Selli dhe një popull i quajtur më parë Graeci, por në kohën e tij Hellenes.
Nga kjo deklaratë e Aristotelit thuhet se emri i Graeci ishte në një periudhë të përhapur gjerësisht në *Epir dhe në bregun perëndimor të Greqisë në përgjithësi
Sipas Thucidides, Andriotis, Hatzidakis dhe Wilkes, në sytë e shumë «grekëve» të lashtë, Maqedonasit, Epirotët, si dhe Boeotët dhe Thessalianët ishin fise greke barbare dhe të pacivilizuar. Kështu, Andriotis gjithashtu argumenton se emërtimi “barbar” u atribuohet nga shkrimtarë të lashtë edhe fiseve të tjera të pacivilizuara greke, siç është fisi Epirot i Chaones (Thos. 2.80). Chatzidakis pajtohet me këtë duke pohuar se siç ishte rasti me maqedonasit, Thukididi flet për Chaones barbar në B.80, ndërsa në 81 përmendet se Thesprotians dhe Molossi ishin gjithashtu barbarë.
Pas kësaj me shumë të drejtë lind pyetja: Kush ishin “grekët” e «civilizuar» ku banonin, cilit fis i përkisnin, prej nga erdhën, kujt race (rize) i përkasin ata? Kush ishte greek që fliste grekshe?
Civilizimi i ynë ishte dhe do të mbetet ajo Pellazge, një popullatë kjo e mirënjohur ndër trojet mesdhetare dhe për krejt gadishullin tonë Yllirik, baza e krejt civilizimeve të tjera të mëpastajme, baza e krejt popujve etnive, kombeve krijuar, mbi një gjuhë një dhe të vetme, gjuha e vet Birit -Atit-Zeus, shqipes - rrezeve - diellore.
Një ndër etimologjitë e pranuara për fjalën “elen” thuhet se buron nga një rrënjë e lashtë («greke»): ελλ; El, që nënkupton një vend "malor" ose "të lartë".
Dhe kjo për ne mendoj se qëndron e vërtetë, duke patur parasysh se El = Yll dhe Yjet janë: La; (Lart), është folja e lashtë gege e gjuhës sonë shqipe: Â = Âsht’, osht’, êshtë, e cila sjell në trajtë të rregullt fjalën: A + La = E/la = Është la, lart; pe/la; Prej La, vendeve të larta “ma la” malore.
Pra, El/en, El-as, ka kuptimin e vendeve të larta malore (Pela), as’El<>El-as. Ἑλλάς
Njëjtë kemi këtu edhe emërtimin “Greec” ku duket qartë se kemi të bëjmë me rrënjën e pandryshueshme statike (Gr/Kr) rrënjë kjo e lashtë IE e cila tregon sërish vende të larta në KRYE, Kryeneçe të “EGRA” Gra-etia = Graecia; "toka e grekëve", vende të N’gritura, Shkrepa, të epërta të sipërta; E’pi re, Pela, mbi ne Pele/poneze.
“Ka qenë politika e bashkësisë ndërkombëtare për shumë vite për të emërtuar vende të reja, (dhe riemërtoj ato të vjetra), për të korresponduar me mënyrën se si janë të njohur për qeverinë dhe popullsinë e tyre. Kështu Abisini u bë Etiopi, Bregu i Artë u bë Gana, Rodezia u bë (pas ndarjes) Zambia dhe Zimbabve.”
E njëjta ndodhi edhe me emrin Greqi, emërtim ky i cili në gjermanishten e vjetër njihet si “Crêch” (Krek) dhe më pas në të gjitha gjuhët emri u formua pas latinishtes - Grécas
Tek gjuha e vjetër gjermane fjala “Crêch” ka kuptimin e njëjtë si ne gjuhën shqipe: Crêch = Lart, lartësi, emërtim ky i cili dukshëm rrjedh prej fjalës shqipe: Kry, krye, krei, krepa, (shkrepa) vende të larta të “Egra” ngritura, {griba të grira, të ngrira të ftohta; KRIO, (gr. krýo = ftohtë), të grindur, të krisur, (të grisur, vende të çierra; të Çara; A'Carnana"] etj. Po të njëjtin kuptim ky emërtim mer edhe në gjuhën e lashtë Gjeorgjiane: Greg = la, lart, lartësi, por edhe me kuptimin njerëz të “Ngritur” të zgjuar, (mburavec) të veshur mirë KREKO.
Fjalori i gjuhës shqipe ofron:
KREKAC-OR m. mospërf.
Ai që lëvdon veten, ai që mbahet më të madh e krekoset, mburravec, ngrehaluc.
KREKO ndajf. bised.
1. Me rroba të reja dhe të hekurosura, me rroba të ngrira, fringo; gjithmonë i veshur mirë, i hekurosur dhe i pastër. Vishej (mbahej) kreko. Rri kreko.
2. Pa thyer e pa përkulur kurrizin, me trupin drejt si filiz. Qëndron (ecën) kreko.
KREKOS kal. bised.
Ngre trupin drejt, me gjoksin të nxjerrë përpara dhe kokën lart. E krekosi trupin.
* I krekosi (i ngriti) veshët shih te VESH,~I.
Grekët e sotëm e quajnë vendin e tyre Hellas dhe vetë Hellene dhe shumë mire bëjnë, sepse fisi i vogël “Elen” ishin një fis që i besonin perendeshës Hènë, trashëguar ende sot Gjysëm/hënza tek flamuri Turko-mongol apo Romios-Egjiptian (E’Gýphtos), pra dimë se: El = Ela; është la, lart - Yll; El+èn’ = Yll/hëna; Elen, elenas, e më pas duke u formuar ET/nitë (kombet) prej fjalës Dhe apo At; at/dhe kemi: Elada, Eladhos = Toke, Etni elene.
Shumë studiues i lidhin pikërisht dy fjalët me një rrënjë të përbashkët, σ/ελ-, që do të thotë "të ndritshme" (σέλας (selas) aurora, σελήνη (selene) *Hëna). Sipas këtij varianti. Ελλάς / 'Ελλην / ελληνικός (Hellas / Hellene / hellenic) ka një temë me dy përbërës, σελ- dhe -λαδ-, e cila është indo-evropiane dhe tregon një vend, një toponim (në tokë , në anglisht) . Kjo shpjegon dublikimin e -λ-. -λαδ- është e dukshme në deklarimin e Ελλάς, fe rastin genitive: της Ελ λάδ ος.
Së fundi sqarojmë se Fjala (λαδ; lad), land = tokë buron prej fjalës shqipe *and = vand = troje, e pas kësaj pyesim: Po “Gre/o-land” çdo të thotë?
E sigurisht që kemi të bëjmë me një vend të lartë dhe të largët i ftohtë i ngrirë, (krýo) i egër dhe madje në ngjyrë GRI.
Duke përmendur këtu edhe emërtimin: Holand = Vend i ulët, ultësirë.


Aleksander Hasanas
Korçë më: 9/18/18






No comments:

Post a Comment