Thursday, September 20, 2018

Njoftim: Organizohet Simpoziumi i V -të “Lashtësia Historike e Popullit Shqiptar dhe e Gjuhës Shqipe”.





Njoftim

Në datat 20-21 tetor 2018 Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” e Bashkisë Vlorë dhe Qendra e Studimeve Pellazgjike Tiranë do të organizojnë Simpoziumin e V-të Ndërkombëtar “Lashtësia Historike e Popullit Shqiptar dhe e Gjuhës Shqipe”.

Në këtë Simpozium, që do të mbahet në qytetin historik dhe turistik të Vlorës, ftohen të marrin pjesë me studimet e tyre të gjithë ata historian, arkeolog dhe gjuhëtar shqiptar ose të huaj, apo studiues të pavarur që kanë bërë zbulime dhe studime të reja mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në arkivat, bibliotekat dhe muzeumet e Europës dhe botës.

Të gjithë ata që kanë dëshirë dhe kanë diçka të re për të na thënë për Pellazgët, Ilirët, Etruskët dhe Shqiptarët janë të mirëpritur në Vlorë, duke na dërguar posaçërisht deri në 30 shtator studimet e tyre ( në 3 faqe) në shqip dhe anglisht, të cilat do të botohen në revistën shkencore “DODONA”.

U lutemi të gjithë biznesmenëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në diasporë, të gjithë atyre që e duan kombin shqiptar dhe flamurin kuq e zi, që të kontribuojnë financiarisht për mbarëvajtjen e këtij simpoziumi, i cili ka rëndësi themelorë për origjinën e shqiptarëve në shekuj.

Ju bëjmë thirrje të gjithë dashamirësve të çështjes shqiptare, të historisë sonë të lashtë, të mitologjisë, të heronjve dhe perëndive pellazgo-iliro-shqiptare, që të mbështesin organizimin dhe mbarëvajtjen e Simpoziumit të V-të “Lashtësia Historike e Popullit Shqiptar dhe e Gjuhës Shqipe”.
Jemi në pritje të kontributit tuaj.

Ju faleminderit!

Clirim Hoxha
Drejtues i Bibliotekës Vlorë
c.hoxha@yahoo.com
Prof. Dr. Luftulla Peza
Kryetar i Qendrës së Studimeve Pellazgjike Tiranë.

Ju lutem shpërndaheni kudo dhe kujtdo që flet shqip dhe ka mundësi...


No comments:

Post a Comment