Gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të lashta
krijuar, në mos mëma e gjithë gjuhëve të lashta mesdhetare dhe krejt atyre IE.
Kjo është një nga shkaqet arsyet, pse gjuha shqipe
është e aftë të shpjegojë e motivojë jo vetëm fjalët e fjalorit të saj por edhe
të krejt gjuhëve të tjera që përmendëm më lart.
Problemi qëndron tek “ne” jemi vërtet shkaba me dy
koka, e pavarsisht se i shërbejmë të njëjtit trup, sjellim negativitet (kontradita) më tepër
se sa nevojitet për progress - risi, zhvillim.
Jeta e jonë, ne dhe krejt gjithë gjallesat e
gjithçka na rrethon, jemi produkt i dritës, shëmbëlltyrë e krijuesit vet,
sigurisht dhe gjuha e vetme i përket atij.
Ka një punë të madhe voluminoze prej qindra vitesh
nga studiues e gjuhëtare të mëdhenjë, albanologë etj, të cilët kanë lënë gjurmë,
studime nga më të ndryshmet, mbi gjuhët e lashta, dialektet e fiseve më të
hersheme pellazge, e këto studime tashmë ato janë burim, pika referimi për të
gjithë ne.
Ajo që duhet theksuar sot kemi një përmbledhje të të
gjithë rrënjëve të quajtura IE (rreth 35
mijë të tilla) prej të cilave kemi fjalëformimet, bazën e gjithë gjuhëve që
flasim sot në Europe dhe më tej.
Janë këto rrenjë një nga kyçet, piknisja, nga ku
duhet të nisim të bëjmë krahasimin midis gjuhëve simotra të gjuhes sonë të
lashtë shqipe, me gjuhët e tjera të njohura po ashtu të lashta, e vetëm kështu
do jemi sa më të besueshëm, korekt dhe të pranueshëm, në shoqerinë civile
shqiptare, akademike dhe shkencore vendase dhe të huaja.
Japim një shembull:
Rrënjën IE: “Ar” Në gjuhën shqipe prej kësaj rrënje
përftojmë pambarim fjalë të tjera, ku krejt të gjitha rruajnë në thellesi të
tyre kuptimin: Ar = Dritë, i/e artë, i qartë, kartë; hartë, ashtu si Ar; arsei,
arsye arsim, arsyetim, etj., madje këtu do të gjejmë edhe pyetjen që ushtrojmë ne, kur
nuk jemi të qartë, apo kur nuk e dëgjuam mirë një fjalë, shprehi etj., këtu kemi
të bëjmë me pyetjen shqipe; Ç’ar, Ç’f-ar the? (Nuk ju kuptova mirë) njëjtë prej
aty kemi: Ar, far, Fari = dritë, ashtu si Farë, fara, e drithrave-dritë dhe
krejt gjallesave të ndryshme.
Eshtë dialekti geg i gjuhës së lashtë shqipe e
cila na krijon mundësinë e rotacionit të zanores sonë nga: A; O; E; I me vlerën
e foljes *âsht, osht, është, (ishte) e pas kësaj kemi Ar; Or; Er; Ir, krejt të
gjitha këto sërish ruajnë direkt apo indirekt edhe kuptimin baraz dritë.
Ndaj në momentin sapo zevendësojmë shkronjën: R= L
kemi Ar = Al, dhe Al = lartësi, Alpe të bardha dritë, Alban, por pse jo edhe Al,
Ala, ai/La; Alla-h = Dritë (energji) dhe më tej pas kësaj sigurisht kemi: Al,
Ol, El, IL dhe dihet botërisht se: El = Yll = Dritë, kjo vërteton edhe njëherë se fjala El = Yll e cila pretendohet të jetë semite, është një fjalë e pastër
shqipe e cila do të thotë: A’La, ashtë LA, Ela= èshtë la, lart = Yll; Il, (ilio,
Dy/El = Diell).
Pra, nuk është zbërthimi i fjalëve në rrokje dhe ke
bërë etimologji, jo në të gjitha rastet ajo ështe rezultative, e mirëqëne, këtu
gabohet prej nesh.
Psh si do thoshim për fjalët shqipe: Vello, vela,
vila, dele, del; dell, Qel; qelq qelb, qiell, (kel; kelt, kelmend) etj., fjalë
këto që të gjitha me rrënjën e tyre “el”?
Njëjtë do të kishim vështirësi dhe do gabonim me
metodën e coptimit të fjalës në rrokje tek shumë fjalë të shqipes dhe jo të
saj, psh kemi fjalën “Sapun” dhe aty shohim se pjesa e dytë përbërse e kësaj
fjale është fjala shqipe “punë” kështu do ngatërohemi me të parën, sepse Sapun,
nuk ka lidhje fare me fjalën “punë” ajo ka kuptimin "i/e bardhë sapun", me rrënjën
e saj fillestare: Ab; ap, i/e hapët, e ç’el-ët, dritë; saba, u ‘ab; hap u ba
dritë {sepse *Ab në fillesat e para kishte kuptimin e dritës diellore ndaj aty
gjejmë fjalët; Abel, Abilon, abollon; Apollon, etj.]
Duke ju referuar edhe njëherë rrënjës sonë në gjuhën
shqipe: "Ar" aty kemi edhe fjalët krahasuese M’ i/e artë, Mara, Maria, e shenjta
e bardha M’ari, ashtu njëjtë kemi: Mara = Meri, (Merita) ndërkohë në gjuhën
greke kemi: Mera = Ditë, (e bardhë, dritë) ashtu si ende në gr. Marmara =
Mermer = gur i shndritshëm, gjithë shkëlqim.
Kjo është fuqia e dritës-energji, ne jemi simbol,
shëmbëlltyrë, shkaku i saj dhe gjithçka i përket atij …!
(#Mili Butka)
No comments:
Post a Comment