Thursday, September 27, 2018

Perëndesha "Athena" - emri i saj - Etimologji.



Perëndesha Athena - Etimologji.

Si fillim vlen të përmendim, se Dielli-Zeus, drita e të madhit krijues në gjuhët e lashta u quajt, *ab-i, ('ba-) fjalë kjo e cila në protosemite ka kuptimin, Ab = At, (father), (gjuha shqipe, *a'bi = ai që është lart a'mbi ne = Zot) e ndërkohë në të lashtën gjuhë kretane Dielli quhej: βέλιο- habélio-, ku prej aty kemi derivatet, Abel-, Abol, Apoll; Apollo - Drita e Diellit, bir i tij Apollon.

Dihet e njihet botërisht se perëndesha Athena ishte bija e preferuar e Zeusit -Diell, ajo lindi pikërisht prej kokës se tij, e sigurisht paskësaj ajo do quhej e bija e Ab-ës/Atit-Diell; A'ba = A'va, "E'va", dhe duke ditur se v = n, kemi: Ava=Ana (H'ana), dhe “Hëna” është një planet i bardhë, i ftohtë dhe jo i zjarrtë, nga ku kemi: Bardhë + Hëna = Bardh/hëna; Parth'èna = perëndesha Athena, e virgjëra, "Αθήνα"= παρθ/ένα, perëndeshë e mençurisë, e strategjisë dhe e luftës, e pikërisht në gjuhën greke kemi παρθένα = e virgjër, ashtu si në mitologji, ku Zeus nuk mundi të hidhte farën e tij mbi trupin e saj të pastër engjellor.

Tek gjuhët IE fjala më e lashtë e cila gjendet edhe si fjalë rrënjë tek te gjitha gjuhët simotra apo bijë të shqipes kemi fjalën: At. Ky emërtim i lashtë tek gjuha shqipe ende sot ruan kuptim e dyfishtë: At = Zot (Zeus) - Perëndi dhe At = Ab; bab’ baba -prind.
Fjala “perëndi” është e pagjini sepse aty gjejmë Atin dhe *amën e kësaj bote njëjtë si me Adamin (At/Am) prej të cilit lindi Eva, Ava, Ana, Hana, Hëna - Nëna; Mëma e kësaj bote, Ky ishte Ad/ami-Dielli, dytrupor, (at dhe am dy të kundërta mbi një trup të vetëm ashtu si e jona Shkaba-dykrenare).
Kjo veti gjendet tek të gjitha gjuhët e sotme, pra kemi: God dhe Goddes = Perëndi dhe Perëndeshë, në gr. Kiri dhe kiria = Zot, dhe Zonjë, ashtu si tek shqipja me fjalën “prind” nënkuptojmë të dy prindrit, Atin dhe Amën, mëmën.

Lutja e jonë themelore në shqip: “Në emër Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen!” vërteton katërcipërisht se kjo fjalë është e pastër shqipe dhe se fjala *At ka kuptimin baraz “Zot”; Perëndi, ashtu siç kemi At, Et, etrit, (pse jo dhe etrus-k) po kështu në gjuhën shqipe mundemi të themi "mëm-At" apo "Ati-mëm", "at-Dhe = mëm-Dhe", përsa kohë që fjala "zot" dhe "prind" konsideroheshin të njëjtë.

Emri *Athina është pikërisht bashkimi i emrave "At” dhe "Hëna" = AT'HENA, ATHENA. Pra, kemi: Ati-Diell ="Zeus" dhe Ati-Hëna = "Athena-perëndi" e shoqëruar vazhdimisht me zogun e shenjtë të natës Bufin, e njohur kjo si tek “Ati-Zeus”, i cili paraqitet vazhdimisht me zogun e tij të Besës shkabën-"Abis", e njëjtë dhe me simbolin e perëndeshës Athèna apo (Ati-èna).

Në krejt monedhat e lashta të perëndeshës Athena shkruhet:  AʘE "At(h)e". Brenda emrit Athena ruhet emri "At"= perëndi dhe "Hëna"- perëndeshë; bashkimi i tyre sjell këtë perëndi në formën e gjinisë femërore: AT, ATE; (ATHENA). Këtu ndodh e njëjta gjë, kemi një ndarje gjinore, një vlerësim më të saktë në nderim të saj si “Zot”, pra ashtu siç themi: AT = Zot, në këtë rast kem: AʘE, ATE = Zonjë – Perëndi, Perëndeshë. (siç ndodh në shumë gjuhë të tjera, në gjuhën shqipe,në atë greke, etj., ku fjala “Zonjë” buron prej fjalës së gjinisë mashkullore “Zot-zonjë” në gr. kýrios kyría, (κύριος -κυρία).)

Jo pa qëllim dhe i pakuptim është përzgjedhur zogu “Buf”, përfaqësues, symbol i perëndeshës Athena, pasi Bufi ditën fle, e natën rri zgjuar; gjuan. Bufi është i vetmi zog që mundet të rrotullojë kokën gati 360 gradë, ashtu si vetë Hena-Perëndi, e cila shfaqet natën dhe jo ditën si Dielli-Zeus; madje njëherë në 360 gradë, Hëna rikthehet duke u mbushur ose duke u ngrënë-infint.
Vërejmë me kujdes veçmas kësaj, se në krejt monedhat e lashta të kësaj perëndeshe, sipër zogut Buf gjendet e stamposur gjysëm/hënza, dhe një degzë ulliri pse kështu? Po, e qartë ska si të ishte ndryshe kemi të bëjmë me vet Hënën -Perëndi.
Llojet më të vjetra të emrit të perëndeshës ishin At(h)'an (dialekti dorik) dhe Athèna. Emri Athena përfundimisht u fuqizua, i rrjedhur prej mbiemrit *Athanaia, indirekt u njëhsua në athinas>Athinën. Idealizimi i emrit Athena rrjedh nga A- Zoti-Noa ose H-χ, Zoti-Noa, d.m.th., intelekt i Perëndisë kjo sipas(Cratylus. 407b); shpjegimi është pre-etimologjik. Literatura shkencore e konsideron emërtimin Athèna “theonymio” prehelenik; paragrek dhe me etimologji të panjohur.”

Pra, etimologjia e “perëndisë-Athena”, deri më sot ka mbetur e paqartë, ashtu si shumë emërtime, shkrime e mbishkrime të lashta, të cilave nuk ua ka dalë dot mbanë gjuha e ashtuquajtur e lashtë greke. 

Max Müller në kundërshtim me pohimet dhe shkrimet e autorëve të lashtësisë, pretendon se pellazget nuk kanë ekzistuar asnjëherë, ndërsa pretendon se ΑΘEΝΑ (Athèna) është fjale greke (?) Max Müller shkruan gjithashtu për evoluimin e fjalës sanskrite “ahâna”, që do të thotë “Shndrit”, por ai nuk jep asnjë shpjegim që të vendosë një lidhje-raport çfarëdo ndërmjet fjalës Ahâna dhe Athèna. (Athâna). 

Së fundi, sipas një grupi të tretë studiuesish, fjala Athèna vjen nga rrënja Aιθ (AEʘ), prej nga vjen emërtimi (fjala) “αιθηρ” aithēr = etër ose më saktë nga rrënja Aʘ - AT. Këtu vlen të kujtojmë se fjala “ET apo AT” i përket gjuhës shqipe dhe vetëm shqipes. (Aʘ); AT njihet shkencërisht si symbol i Diellit. Shkronja T→ʘ =  → Dielli - AT. Teza e jonë ndihmohet edhe nga shprehja e Omerit: “Παλλας Αθηναι” (Pallas Athēnai), i cili e përshkruan perëndeshën Athèna të bardhë e të shndritëshme = Παλλας Αθηναι.
Duke ju referuar mbishkrimeve  të lashta miceniane thuhet: “Edhe pse Athana potniya, shpesh është përkthyer Mistress Athena, fjalë për fjalë do të thotë “At (h) ANA" e Potnias, e cila, ndoshta, do të thotë “Zonja Athinë”; Ku:→ (Mistress =Amë/tare–zonjushe–Athena). 

Përveç sa më sipër, atributet kretiane-greke, Günther Neumann sugjeron se emri Athena është ndoshta i origjinës Lydiane, fjalë e përbërë, rrjedhur pjesërisht nga Tirren ku: AT=Nëna ashtu siç do të thotë edhe emri i perëndeshës Hurriane “Hannahannah” e cila e shkurtuar përmendet shpesh si Ana.  

Pra, nga çfarë lexuam më sipër, është më shumë se e qartë që emri “Athèna”, i sjellë nga shkrimet e autorve të lashtë dhe mbishkrimi linear B mikenase; i cilësuar dhe i vlerësuar nga literatura shkencore, krejt të gjitha tregojnë se ky emërtim rrjedh nga emri mashkullor At = Zot, në gjuhën lydiane: At = Nëna, e në sanskrite kemi, “ahâna”=  e shndritshme, njëjte si tek gjuha greke sinonim i saj *Pallas Athena = e bardha, e shndritshme Athena = âna; Hâna, Hëna vet - planet i shndritshëm prej rrezeve diellore)

Mësuam gjithashtu se në gjuhën e vjetër- sanskritishte, emri Athèna është evoluim i fjalës “ahâna”= ashtë hâna, (dialekti geg. Â= asht’ osht’ êshtë) hēnë, e shndritshme, flakëruese, e ndërkohë në gjuhën lediane, emri Athèna vjen nga: AT = Nëna, ashtu si emri i perëndeshës Huriane, Hannahannah = 'Anë.
Platoni vinte në dukje se qytetarët e Sais në Egjipt adhuronin një perëndeshë, emri egjiptian i së cilës ishte *Neith e cila është identifikuar me perëndeshën Athena, pa haruar këtu se shumica e gjuhëtarëve besojnë se emir Athena rrjedh prej rrënjës “Aʘ = AT”. (Aιθ = etër)

Dhe kjo është më se e vërtetë, fakte të pakundërshtueshme e kokforta shoqëruar edhe tek monedhat e prera për nder të saj, ku krejt të gjtha kanë bufin; zogun e shenjtë te natës - simbol të saj dhe tek to shkruhet po ashtu qartë: “AʘE”-ATE = Zonjë, emërtim ky i cili sigurisht buron, rrjedh prej fjalës rrënjë AT, Aιθ, ashtu si vet deklarojnë shumica e gjuhëtarëve
Këtu nevojitet gjithashtu të saktësojmë se përderisa në gjuhen shqipe fjala Zot ka kuptimin: Zot = Zoti - perendi, edhe fjala Zonjë, normal ruan edhe kuptimin e saj më të lashtë: Zonjë = Perëndeshë, njëjtë sikur të kishim, Zot dhe Zote, kemi: At = Zot dhe Ate = Zote - Zonjë; perëndeshë.

Dihet nga të gjithë se Dielli është një Yll, më i madhi, supergjigant, i zjarrtë, i quajtur ndryshe nga të parët tanë “AT = ZOT”, pra kemi Atin-Yll, si një nga perënditë më të lashta, të njohura edhe nga gjuha greke si perëndi “Atil-o” (τού Ήλιο Θεού)(shën Ilia). Duke iu referuar Diellit YLL = Ílio, huazuar prej grekëve, e njëjta gjë ndodh edhe me “Zonjën Hëna”, pra në të dy rastet kemi prej shqipes fjalëformimet: At + Ylio; Ílio = Atilio dhe AT+HENA = AT/HENA.


Në mitologjine e lashtë thuhet se “ATHENA” lindi prej kokës së “Zeusit–Zot”; atëherë, më thoni një rast të vetëm, ku “Zeus” të mos paraqitet si simbol i Diellit dhe i shkrepëtimave vullkanike, të “rrezeve-rrufe” të tij, shfaqur ato tek këmbët e shqiponjës sonë hyjnore, për t’i shpërndarë këto rreze me shpejtësi si farë “embrionale-ind” i fillesës, jetës e gjithë gjallesës së kësaj bote të paanë. Kjo është arsyeja, domethënia, nënkuptimi i lindjes së Hënës-Athena prej rrezeve Diellore-Zeus. 

Kujtojmë që Platoni vuri në dukje faktin se qytetarët e Sais në Egjipt adhuronin një perëndeshë, emri egjiptian i së cilës ishte *Neith, e cila identifikohej me perëndeshën Athena, si e njëjta perëndi.

Vërejme me kujdes edhe njëherë emrin e perëndeshës egjiptiane “Neith” shkruar si krejt shkrimet e lashta aziatike nga e djathta në të majtë duke e krahasuar me emërtimin “Athena”, e lexuar në anagramë tashmë, duke pataur parasysh edhe vlerën e shkronjës: Â = âshtë të dialektit geg kemi: Neith-(â) Âthein = Athèna. Tashmë e vërtetuar dhe e pranuar si e njëjta perëndi.

Nëse kemi parasysh zogun “e natës- Bufin”, si simbol të perëndeshës Athèna dhe emrin e perëndeshës egjiptiane Neith, shpjegohet gjithçka ajo do të thotë: Neit(h) = e Natës, Neith, Netë, natë, night, nýchta. Goddess of night.
Kemi ende, akoma një fakt tjetër: Leximi me kujdes i ndërtimit strukturor të emrit “Neith = N + eith”, (N = Prefix) (ul; n’ul) na çon në përfundimin se Athèna vjen prej rrënjës: Aιθ, (AEʘ), prej nga vjen edhe fjala “αιθηρ” aithēr = etër. (αι = e). Pra, baza, rrënja e fjalës “Athena”, na del i gjinisë mashkullore, njejtë e deklaruar siçe lexuam edhe më lart, nga shumica e gjuhëtarëve faktuar edhe në enciklopedinë botërore, mbi kuptimin e theonimios “Athena”.
Dijetari Martin Bernal sjell për ne edhe faktin e ekzistences së Black Athena (Athena e zezë) për t’i shpjeguar origjinën duke thënë se koncepti i Neith ishte sjellë në Greqi nga Egjipti së bashku me "një numër të madh të karakteristikave të qytetërimit dhe kulturës në mijëvjeçarët e tretë dhe të dytë" por ja që këto emërtime etj shpjegohen nëpermjet gjuhës shqipe, e cila do të thotë se civilizimi i përket rraces pellazgo-ilire  dhe jo asaj aziatike.

Epitete të tjera për Athèna përfshijnë edhe Άτρυτώνη, Atrytone, Παρθένος, Parthénos (e virgjër), dhe Πρόμαχος, Promachos (e Fighter,- luftëtare)
Në Iliada (4.514) të himneve homerike, dhe në Theogony Hesiod-it, Athena-s i është dhënë epiteti *Tritogeneia; Tritonia, kuptimi i këtij termi është i paqartë; kjo mund të thotë gjëra të ndryshme duke përfshirë edhe "Triton lindur", ndoshta për të treguar se deti hyjni ishte prindi i saj, sipas disa miteve të hershme?

Ndërsa në gjuhën shqipe qartazi na vijnë dy epitetet e tjera të njohura për perëndeshën tonë të shndritëshme: Athèna = Atrytone, apo Tritogeneia të cilat kanë kuptimin A'tryton = e ndritëshme, ashtu si fjala Dritë në gjuhën shqipe; A’tryt-one = Ashtë dritë – Hënë, lindur nga koka e Zeusit, rrezet e tij –Trito/genia.

(http://lh4.ggpht.com/…/IHodvu_Edho/s1600-h/Athina%5B4%5D.gif)

Tek një artifakt gjendur në muzeumin Londrës Angli i mirënjohur si një vule unazë-dore, brënda saj gjendet e stamposur figura e një gruaje duke mbajtur në dorë zogun “Buf”, karakteristikë e njohur e perëndeshes “Athena” duket qartë mbishkrimi përkrah saj, shkruar: "ANA(Ξ)ILIS", që në shqip do të thotë “Ylli i Hënës”, Ana – Iilis. Tek ky emërtim vërejmë dy zanore bashkë, përveç zanores "A" e cila i përket fjalës së parë "ANA". Pas saj vjen fjala tjetër ΞILIS = EILIS, baraz me zanoren 'I' rrjedhë e shkronjës Y = (ypsilon), në shqipen e sotme lexohet ANAEILIS = ANA YLL, 
Ps: në greqishten e hershme kjo shkronjë me origjinë mbi shkronjën: X = hi; ka barzvlerën: X=Ξ,(cs; ks), ndaj emri Alexander, na shfaqet në gjuhët e tjera (latine) Alehandro ose Alessandro.


Britishmuseum.org. Museum number 1891,0806.86
Gold signet ring: on the bezel Athena seated with an owl; the Grek inscription reads "Anaxiles". Unazë vulosjeje Gold: në bezel Athenaulur me një buf; mbishkrim grek lexon "Anaeiles"

ANAEΙΛHΣ - ANAEILIS – HENA YLL.

Në figurën unazë pamë që shkruhej shqip: Ana - Yllis, Hëna-yll; vumë re se Hëna është quajtur e shkruar "ANA", pa gërmën "H". Pra, njejtë si në të folmen e dialektit geg: "Ána dhe jo H'ana", njëjtë si perëndesha babilonase e Hënës “Inanna” Eshtë emri i Hënës (perëndeshë) nga ku kemi në shume gjuhë të botes, burimin e fjalës Nana; Nëna, (ama; mëma). Në gjuhën angleze Hënës i thonë "Moon" dhe (mëmës) i thërrsin "Mom", në greqisht kemi: "M'ana"= Mama
Kjo është Athena - Zonja Hènë, bija e preferuar e “Atit -Diell”
At = Diell = Zot dhe Ate = Hëna -Zonjë; Perëndesha Mëm’.


Ref.
Greek philosopher Plato (428–347 BC) etymologies of Athena's name.
Britishmuseum.org. Museum number 1891,0806.86
In the Iliad (4.514), the Odyssey (3.378), the Homeric Hymns.
(Cratylus. 407b)
Mycenaean Greek and Linear B https://www.palaeolexicon.com/
Martin Bernal Black Athena, Roots Afroasiatic of Civilization Classical (1987)
(http://lh4.ggpht.com/…/IHodvu_Edho/s1600-h/Athina%5B4%5D.gif)



Aleksander Hasanas
(Mili Butka)



No comments:

Post a Comment