Sunday, September 30, 2018

Mbi "etimologjinë" e fjalës



    Gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të lashta krijuar, në mos mëma e gjithë gjuhëve të lashta mesdhetare dhe krejt atyre IE.
Kjo është një nga shkaqet arsyet, pse gjuha shqipe është e aftë të shpjegojë e motivojë jo vetëm fjalët e fjalorit të saj por edhe të krejt gjuhëve të tjera që përmendëm më lart.

    Problemi qëndron tek “ne” jemi vërtet shkaba me dy koka, e pavarsisht se i shërbejmë të njëjtit trup, sjellim negativitet (kontradita) më tepër se sa nevojitet për progress - risi, zhvillim.

    Jeta e jonë, ne dhe krejt gjithë gjallesat e gjithçka na rrethon, jemi produkt i dritës, shëmbëlltyrë e krijuesit vet, sigurisht dhe gjuha e vetme i përket atij.
Ka një punë të madhe voluminoze prej qindra vitesh nga studiues e gjuhëtare të mëdhenjë, albanologë etj, të cilët kanë lënë gjurmë, studime nga më të ndryshmet, mbi gjuhët e lashta, dialektet e fiseve më të hersheme pellazge, e këto studime tashmë ato janë burim, pika referimi për të gjithë ne.

    Ajo që duhet theksuar sot kemi një përmbledhje të të gjithë rrënjëve të quajtura IE (rreth 35 mijë të tilla) prej të cilave kemi fjalëformimet, bazën e gjithë gjuhëve që flasim sot në Europe dhe më tej.

    Janë këto rrenjë një nga kyçet, piknisja, nga ku duhet të nisim të bëjmë krahasimin midis gjuhëve simotra të gjuhes sonë të lashtë shqipe, me gjuhët e tjera të njohura po ashtu të lashta, e vetëm kështu do jemi sa më të besueshëm, korekt dhe të pranueshëm, në shoqerinë civile shqiptare, akademike dhe shkencore vendase dhe të huaja.

    Japim një shembull:
        Rrënjën IE: “Ar” Në gjuhën shqipe prej kësaj rrënje përftojmë pambarim fjalë të tjera, ku krejt të gjitha rruajnë në thellesi të tyre kuptimin: Ar = Dritë, i/e artë, i qartë, kartë; hartë, ashtu si Ar; arsei, arsye arsim, arsyetim, etj., madje këtu do të gjejmë edhe pyetjen që ushtrojmë ne, kur nuk jemi të qartë, apo kur nuk e dëgjuam mirë një fjalë, shprehi etj., këtu kemi të bëjmë me pyetjen shqipe; Ç’ar, Ç’f-ar the? (Nuk ju kuptova mirë) njëjtë prej aty kemi: Ar, far, Fari = dritë, ashtu si Farë, fara, e drithrave-dritë dhe krejt gjallesave të ndryshme.

    Eshtë dialekti geg i gjuhës së lashtë shqipe e cila na krijon mundësinë e rotacionit të zanores sonë nga: A; O; E; I me vlerën e foljes *âsht, osht, është, (ishte) e pas kësaj kemi Ar; Or; Er; Ir, krejt të gjitha këto sërish ruajnë direkt apo indirekt edhe kuptimin baraz dritë.

    Ndaj në momentin sapo zevendësojmë shkronjën: R= L kemi Ar = Al, dhe Al = lartësi, Alpe të bardha dritë, Alban, por pse jo edhe Al, Ala, ai/La; Alla-h = Dritë (energji) dhe më tej pas kësaj sigurisht kemi: Al, Ol, El, IL dhe dihet botërisht se: El = Yll = Dritë, kjo vërteton edhe njëherë se fjala El = Yll e cila pretendohet të jetë semite, është një fjalë e pastër shqipe e cila do të thotë: A’La, ashtë LA, Ela= èshtë la, lart = Yll; Il, (ilio, Dy/El = Diell).

    Pra, nuk është zbërthimi i fjalëve në rrokje dhe ke bërë etimologji, jo në të gjitha rastet ajo ështe rezultative, e mirëqëne, këtu gabohet prej nesh.
Psh si do thoshim për fjalët shqipe: Vello, vela, vila, dele, del; dell, Qel; qelq qelb, qiell, (kel; kelt, kelmend) etj., fjalë këto që të gjitha me rrënjën e tyre “el”?

    Njëjtë do të kishim vështirësi dhe do gabonim me metodën e coptimit të fjalës në rrokje tek shumë fjalë të shqipes dhe jo të saj, psh kemi fjalën “Sapun” dhe aty shohim se pjesa e dytë përbërse e kësaj fjale është fjala shqipe “punë” kështu do ngatërohemi me të parën, sepse Sapun, nuk ka lidhje fare me fjalën “punë” ajo ka kuptimin "i/e bardhë sapun", me rrënjën e saj fillestare: Ab; ap, i/e hapët, e ç’el-ët, dritë; saba, u ‘ab; hap u ba dritë {sepse *Ab në fillesat e para kishte kuptimin e dritës diellore ndaj aty gjejmë fjalët; Abel, Abilon, abollon; Apollon, etj.]

    Duke ju referuar edhe njëherë rrënjës sonë në gjuhën shqipe: "Ar" aty kemi edhe fjalët krahasuese M’ i/e artë, Mara, Maria, e shenjta e bardha M’ari, ashtu njëjtë kemi: Mara = Meri, (Merita) ndërkohë në gjuhën greke kemi: Mera = Ditë, (e bardhë, dritë) ashtu si ende në gr. Marmara = Mermer = gur i shndritshëm, gjithë shkëlqim.

Kjo është fuqia e dritës-energji, ne jemi simbol, shëmbëlltyrë, shkaku i saj dhe gjithçka i përket atij …!

(#Mili Butka)

Saturday, September 29, 2018

Thessali - Emërtimi i Saj – Etimologji.


Toka, një emër krejt i veçantë i gjuhës shqipe, sigurisht i lashtë sa vetë mosha e saj,  si një; pështjellim, grumbullim,  lidhje materjesh dhe inerte te ndryshme mbi një pike; x’ në erë në terr, mbështjellë; tok =Tok.
Pikërisht kjo është e veçanta e gjuhës shqipe, prej fjalës “tokë” rrjedhin dhe gjejmë sinonime të shumta,  mbi të njëjtën fjalë “TOK” gjë e cila në këtë rast nuk ndodh tek gjuhët e tjera IE.
Në fjalorin e artë të gjuhës shqipe me fjalën tok midis shumë shembujsh gjejmë:

TOK ndajf.  Bashkë, grumbull a grup, të gjithë së bashku, të gjithë në një vend. Ecnin (rrinin) tok. U bënë tok. U mblodhën tok. 
6. Bashkoj, përziej, bëj tok. Tok miellin me vezë.
  • Toka e madhe (e vogël). Toka sermi. Mbërtheu (zbërtheu) tokanë.

  • Greq ………….. Shqip …………….Ang.
  • Θέσε …<>…….. Set ………….….. Set
  • Θέση ………….Vend……………...Seat
  • Θέσει …........ vë -vend/os……….. Put
  • Σετ ………….. vendos ……………Set
TOK kal.

Sjell një shembull: Në shqip; tok =Tokë e ndërkohë kemi: Tok = të dy tok,  ose; një tok me grurë, etj.

Në ang; Earth = Tokë
both together = të dy tok
together with wheat = tok me grurë

Pra dallohet qartë fjala shqipe “tok” tek fjala angleze; tog/ether = së bashku tok.
E njëjta ndodh edhe tek gjuha latine tek ajo greke dhe gjithë gjuhët e tjera qujtur IE,  ku fjala “tokë” për gjithë secilën nga këto gjuhë nuk ka kuptimin e Tokës = tok.
Tek gjuha jonë, “Toka” ka edhe kuptimin e asaj që kemi poshtë, nën të – nd’ nt’ këmbëve tona dhe ne jemi mbi të saj vazhdimisht, në takim – atak më të, ndaj dhe në gjuhën greke fjala; “kato = poshtë” ka kuptimin “Tokë” sikundër fjala pellazge; “τοκει = lindje, krijim i ri = Tokë” 

Folja e hershme tipike krjet e veçantë, pohuese pa asnjë përjashtim e gjuhës shqipe; A = ashtë, oshtë, është = Jam, kjo folje me vlera perlë ajo duhet studiuar më vete, vini re duke i shtuar pikërisht këtë folje këtë shkronjë “A” para simbolit të Tokës =T (kemi At, Et  por dhe S’et.
Pra i njohur tashmë shkencërisht, gjendur i gdhendur në shumë mbishkrime të lashta, është pikërisht ky simbol në formën e një drejtkëndëshi; ⌹ = Tokë –Tok = një grupim i kryer, i përfunduar në përsosmëri, i zënë nga të gjitha anët pra një pështjellim; ð – δε = dhe, Dhe ‘@’ Et, një lindje e re, krijim i ri, brënda së tërës ashtu si gjithë planetet e tjerë në hapësirë, në gjithësi një (object) një; A’T, Et më v’etenjë Set në seri.

I hedhim një vështrim letrave shkencore mbi etimologjinë e fjalës,“Set”:

(N.1) - Etimologjia – Set.
Nga setten Middle English, nga settan Old English, nga Proto-gjermanike *satjaną, nga *sodéyeti Proto-Indo-Europiane,  prej nga; *sed- ("për t'u ulur, vendosur"), nga Tullë Middle English, nga Old English ġesett, të kaluarën pjesore e settan.
(N. 2) Aktin e vendosjes - grumbullim; gjendja; duke u ngritur "(nga një trup qiellor), mes-14c, nga; vendosur (v.)  ose pjesoren e saj identike; kaluar – (mbi të)

Bukur, qartë shpjeguar, ajo del gati e njëjtë në krejt gjuhët e vjetra; settan, setjan nga *sodyeti, PIE  nga *sed me kuptimin; për tu ulur, për tu vendosur, kjo është toka e jonë; sodyeti  zoti i jetës, Toka; At, Et dhe sigurisht amtare –pjellore; Atdhe = sodyeti.
Toka quhet tokë dhe  sinonimet e saj janë të shumta, ajo ka kuptimin edhe si; e errët, e terët, e thatë; “terra”, tok-trok, etj,  tingulli i thatë ashtu si “tiktongu” i një kambane buron aty.

Fjalori i gjuhës shjqipe na ofron:

TOKË II f.
Pllakë e metaltë, së cilës i bien për të dhënë një shenjë; tingëllima e saj; çangë.  Toka e punës (e pushimit). Toka e drekës. Ra toka. Fillojnë punën me tokë.
Fjala; “Et” (tokë –planet më vete) sjell në fjalorin e gjuhës shqipe dhe në shumë gjuhë të tjera sinonime dhe zhvillime të reja, pothuajse pa e humbur kuptimin e saj më të parë dhe kemi; etapë, etem – etje kam etje ashtu si toka eter e thatë, (At) etër, etër dhe bij, dhe ndalemi pak tek fjalët; Etikë dhe Etiketë, ç’kuptojmë prej tyre, Etikë, etika?

Thuhet se fjala “etikë” buron nga shprehja greke; "ethos", "ethikos"  por që nënkupton; “moralin”.  Ajo ka domethënien e traditës, dokeve dhe shprehive.
Ndërkohë unë mendoj se nga ana gjuhësore, etika dhe morali janë dy koncepte të ngjashme por jo të njëjtë, me fjalën “etikë” sigurisht që kuptojmë sjelljen e kulturauar, brenda normave dhe rregullave të krijuara, evoluar e grumbulluar; “tok – doke” (ligje të pashkruara dhe të shkruara kultivim) të një lartësie, kulm tradicionalisht vlere më të lartë, pra “etika” tregon kompletim, përsosmëri, përkryerje – olokrio – i/e tërë, i gjithi.

Etika është një; “kod<> doke, Tok - grumbulluar, ligj - dokument” i sjelljes së njeriut, grupeve shoqërore, civile apo fetare i cili dallon të mirën nga e keqja dhe zgjedhjen e individit për të bërë atë që është e mirë.
Pra, thënë shkurt: “Etika” është “Vlerë”, vlerësim, etiketim, dallim sasior, aritjesh – morale – në rrugë e sipër. [(or = rrugë, m’or- al)].

Dhe jo ashtu pa kuptim dhe pa lidhje, “etiketa” copa e letrës vendosur çmimi – vlera sipër saj për artikuj të ndryshëm quhet: Etiketë.

ETIKETË I f.
1.     Copë e vogël zakonisht prej letre a kartoni, që i ngjitet një malli a diçka tjetër për të treguar se cila fabrikë a sipërmarrje bujqësore e ka prodhuar, përmbajtjen, çmimin, vendin ku dërgohet a ndonjë të dhënë tjetër për të.

Pra “vendi” ku vendosim shprehje, rregulla të gatshme, stative - etiketa, parime, vlera të përfituara nga përvoja, vetëdija, kujtesa etike në kuadër - kuadrat të jetës morale krijur si përvojë nga gjithë secili prej nesh quhet… bag/ash – çantë – et – es – thes = vend/ruajtjeje – ‹‹Thesar›› – Pasuri.

Thessali – një vend ky i një rajoni të lashtë gjeografik maqedonas dhe një rajon administrativ i Greqisë së sotme moderne - Θεσσαλία (Πετθαλία – Petthalía)
ky vend i njohur në Odisea e Homerit  me emrin; Aeolia; Αἰολία u bë pjesë e Greqisë moderne në vitin 1881 pas kapitullimit tw perandorise turke.
Ç’do të thotë thesali?
E para, vume re se Homeri e quan këtë rajon me emrin; Αἰολία Aeolia, për të cilën mendoj se do të thotë; “vend i ulët – ultësirë”, e ulta -Αἰολία. Sepse ky rajon i tillë është rrethuar përreth nga malet e larta si Olimpi apo vargmali i Pindit, etj në mes tyre lugina dhe ultësira e Trikallas dhe e Larisës formojnë një fushë të rrethuar si një unazë, kjo fushë është shumë pjellore dhe për këtë arsye “Thesalia” është i njohur si "hambar i Greqisë." Ky rajon ende sot, ka prodhimin më të madh bujqësor në vend.

Ky është “Thessar” – pasuri tokësore = vend – ara – tokë buke, vend (These, θέσι ) i mbushur krejt ara toka të ulta “sheshe” pjellore të begata.

Vini re diçka të hollësishme:

Thessalia ky emërtim në gjuhën greke etimologjia e saj e pasigurt, ajo gjendet në shumë harta e shënuar: “Thettalia” …  kujtoj këtu se “settan” nga proto indoeuropiane *sodéyeti  nga *sod, do të thotë: ulet, ulët, vë vendos, (Tok).

Në gjuhën shipe nga fjala shesh, sheshe (sese) kuptojmë një vend truall “et – es” tw rrafshët; shesh, të sheshta, të ulta të drejta,
Vini re gjthashtu tek gjuha shqipe; drasa e sheshte prej druri ku grijmë mishin quhet “ese” ose Tok e rrafshët ashtu si ishte menduar herët në lashtësi nga i pari njeri:

      1.     Grij mishin me satër mbi një dërrasë ese e rrah mbi të derisa të bëhet i përshtatshëm për qofte. Tokmishin. 


Aleksandër Hasanas

TUBIMI NË TEPELENË DHE DIFERENCIMI MIDIS TV BARABARTËVE




23 gushti, ishte dita përkujtimore e viktimave të diktaturave. 
Pikërisht në këtë ditë, të vuajturit e kampit më famëkeq të Tepelenës- ndoshta i pashoq- u mblodhën pikërisht në atë vend ku vuajtën, vdiqën dhe u gjymtuan të pafajshmit. 

A mund të quhen fajtor: fëmijët, gratë e pleqtë, vetëm sepse, baba, kushërini apo një i afërt, nuk qe dakord gjatë luftës me këtë të ardhme që “gëzuan” në atë kamp vdekjeje këtë njerëz? Ka qenë më i pashoq se ne, nuk na keqtrajtoj pushtuesi, por shteti ynë, udhëheqësi ynë, qeveria “demokratike” e p.k. Shqipërisë. 

A ka ndonjë shtet që keqtrajton popullin e tij në këtë mënyrë, veç shtetit tonë komunist? 



Gjashtëdhjetë e katër vjet pas mbylljes të këtij kampi, dhe 24 vjet pas përmbysjes të diktaturës, ne mblidhemi pikërisht në atë vend vdekjeje, për të kujtuar vuajtjet dhe viktimat e atij kampi. Në këtë ditë, edhe ky kamp, me vendim të bashkisë, do quhet: kamp i ç’farosjes. Në këtë takim, na nderoj me pjesëmarrjen e tij dhe z, president, e shumë tjerë, fjalimi i zotit president qe shumë i pëlqyeshëm; vlerësoi më së miri vuajtjet e atyre njerëzve dhe e shpalli Muze këtë kamp. 

Faleminderit z, president! U desh një president i majtë të bënte këtë, se ata që merrnin votat tona, nuk u bënte zemra ta bënin këtë. Por, kur tha se:- Të gjithë kemi nga pak përgjegjësi, për ça ka ndodhur, më ngjau si thënia e dikurshme e një tjetri që tha: “të gjithë bashkvuajtës të gjithë bashkëfajtor” dy thënie të ngjashme në formë të ndryshme. Njehsimi me veten që na bëjnë këta, është sikur po na vrasin përsëri. Jo, jo, përgjegjësinë e kanë ata që masakruan e bënë të vuajnë këta njerëz. 

Ne nuk mund të kemi asnjë përgjegjësi, për vuajtjet që na shkaktoi shteti. Nëse ka qenë fjala për të parët tanë; kjo tregon se ata kanë pasur të drejtë sepse, nuk kanë dashur ta ndajnë popullin e tyre: në “të mirë e të këqij” Në atë kamp, vuajtjet kanë qenë të barabarta, për të gjithë, dhe vlerësimi duhet të ishte, një për të gjithë. 

Diferencimi, midis të barabartëve, është i padrejtë. Ky diferencim, më ngjante me vlerësimet që bënte partia e punës me punëtorët që edhe se punonin njësoi, shpërbleheshin apo dekoroheshin sipas preferencës së partisë. Si duket ne, nuk shkëputemi nga metodat e asaj kohe. Për në atë kohë, për në atë vend, nuk mund të flitet për të veçantë. 

Fatmirësisht, ato nëna të nderuara, ishin fatlume që u liruan dhe mundën ti marrin eshtrat e fëmijëve të vet, sidomos në Turan, ku varret nuk i prishën.- unë, për fat të mirë, nuk kam asnjë, që më ka mbetur atje- por ka të tjerë që, nuk u shkëputën nga internimi dhe nuk mundën të marrin fëmijën apo prindit, dhe kjo, nuk ishte për e fajin e tyre? 

Jo! kjo qe fatkeqësi për ata, qe pamundësia, jo mungesa e dëshirës. Të gjithë këta që nuk mundën, ndjehen shumë keq tani. Veprimi i këtyre nënave, nuk qe ndonjë akt heroik i bëri në shërbim të bashkëvajtësve. A i ka hije shtresës tonë: mbivlerësim dhe nënë vlerësimi, në mes të barabartëve? Lek precizi, ka një farë merite sepse, nëpërmjet pikturave, e ka konkretizuar atë kamp të urryer, pa aq sa ishte dhe shteti që e krijoi. Por Leka tha një fjalë që i dha shumë vlerë vetes: - kjo dekoratë, nuk më përket vetëm mua por, të gjithë juve! Sepse Leka, nuk e shkëpuste vetën nga tjerët. 

Në ata të vuajtur, mund të gjendej ndonjë, që mund të flitej me supërlativa, në krahasim me ne tjerët dhe të dekorohej për veprimin heroik por, nëse nuk i njeh mirë ndodhitë, kjo nuk ka të keqe por, por të pyesësh për atë që nuk e di, përsëri nuk ka gjë të keqe. Ky konsultim duhet të ishte bërë se referuesit do i shtonte vlerën. 

Shembulli më tipik, që e vlente të përmendej në atë takim, ishte Shega Frashëri, e cila i dha fund jetës- vari veten- në respekt për karakterin e vet dhe të gjithë bashkëvauatësve të sajë. Varja që bëri ajo vajzë, që me të drejtë mund të quhet: krenaria e atyre të vuajturve, qe veprimi më domethënës, kjo ka qenë protesta, akuza më e fortë kundër regjimit. Ky veprim ishte dëshmia më bindëse për trajtimin që u bëhej atyre njerëzve. Edhe vrasja e Sali Kasa, nga polici, para gjitë të dënuarve, në mbrëmje kur po merrnim gjellë, ka qenë ngjarja më makabër dhe e pa harruar, për të cilën, nuk dha llogari askush. 

Po pse këta persona nuk u kujtuan fare, të merreshin si shembulli më konkret i atij regjimi. Apo këta nuk ishin nga malësia, apo nuk kishin ndonjë të afërt me partitë, që të paktën të kujtoheshin, po ai djali, që i shpërtheu mina nënë këmbë, ditën që u lirua, në momentin kur sa do hipte në makinë, vetëm një copë çorap, i gjetën si nishan, ishte ky djalë fajtor apo shteti që nuk e ç’minosi fushën para se të çonte këta njerëz? 

Në takimin që bëmë në 2015-tën, ishte një grua që e kishte atë copë çorapi me vete Ne që vuajtëm falim, ata që na shkaktuan vuajtje, fajtorët e vërtetë, nuk kanë kërkuar falje, as si individ, as si subjekt politik. Veprimet tregojnë fisnikëri ose..

Shefqet Dobra

Mbishkrimet mikeniane dhe gjuha shqipe - Etimologji.




Linear B është një sistem i të shkruarit “rrokjezor” përdorur në Mikenë, shkrime këto nga më të vjetrat, rrjedhe e shkrimeve gjetur në Kretë, linearit A midis shekujve te 17 – 15 pes. 

Sot po sjellim disa fjalë prej këtyre shkrimeve, ku mendoj se duket qartë se ato flasin po kaq q’artë në gjuhën e lashtë shqipe, shihni shembujt më poshtë:

           The Linear B word e-ka-ma-te
Word
e-ka-ma-te
Transliteration
ekamate
Meaning
with support

The Linear B word: “e-ka-ma-te” lexohet “e’kamate” dhe i jepet kuptimi në
eng. “ekamate = with support” që në shqip do të thotë  “mbështetse,  me mbështetje” Kemi të bëjmë pikërisht me fjalën e lashtë  “Kam’ kambë” fjalë kjo e cila ende në dialektin  geg përdoret po kështu “Kam = kambë”  Pra shkrimi i linerit B Mikenian  “e Kamate”  do të thotë e mbeshtetur, “e kamtë”, kambëz; këmbëz.
Kjo fjalë e lashtë mikenase në gjuhën greke e cila pretendon se mbishkrimet e gjetura aty i përkasin asaj na ofron: E kamate = Me ypostírixi (with support) (Με υποστήριξη ) – pra del qartë se kjo fjalë ashtu si edhe në tabelën e mësipërme i jepet kuptimi  jo pa qëllim vetëm në gjuhën angleze dhe jo në atë greeke.

Këtë fjalë të gjuhës shqipe mundemi ta gjejmë tek gjuha greeke vetem si sinonim të fjalës “ypostírixi ≈ mbështetje” por ajo sërish flet shqip sepse kemi të bëjmë me fjalën shqipe “Këmbë” dhe kemi greqisht: A’koumpao = mbështetem prekem diku. {Shkronja ‘A’ (a Kumbao) mer vlerë pozitive në këtë rast ashtu siç do e shihni edhe tek fjala shqipe “Era) në gjuhën greke ajo na vjen: “A Era = Ashtë Erë (ajër)”.
Pra serish gjuha greke huzon fjalen: "A'kumbao' si rrjedhe e fjales shqipe, kâmbë; këmbë, kembëz

Ja dhe disa shembuj të tjerë, fjalë të cilat nuk kanë nevojë për shumë komente, ato i përkasin gjuhës së lashtë shqipe ashtu si ende sot.

e-ne-ka           because of, due to  = e në ka;  e në se ka (në qofte se)
e-qe-qi           null = e që heqi, i hequr,  i pafuqi;  (i ligur; i dobët)
e-ra                goddess name (h)era) = perëndesha e Erës
e-ra-pe-ja     material taken from deer = e rrop,  e rrjep, (i mar lëkurën)
e-ke   has  = Ka  {Fjalë njërrokshe shqipe: E ke , e ka, e kam, etj.
e-ni-to-wo  quick, fast  =  ani /tani) – nisu ani. (shpejt)
e-pi-ki-to-ni-ja  mantles = e mbi ki taniambi tan’ trupin mbështjelle (Tallagan)
pa-ke-te-re  stake = Piketre, pikëtë (piketoj)
pa-ra  preposition, before, beyond = Para  (m’përpara) “Përtej”
pa-ra-jo old = i vjetër, i lashtë, i moshuar, ish që më përpara, (gjysh)
pa-zo    sage (phasko) = Pa zë = i urtë

e-ka-ra
Skara, këtu mjafton të kujtojme fjalën shqipe:
–A ra = ashtë e rrallë, e Ç‘ara = skara (a rallë-k)
   grill


Mili Butka @ Gjuha Shqipe Etimologji
Aleksander Hasanas.


Friday, September 28, 2018

Greqisë t`i bëhet e ditur se… Nga Fahri Xharra



Për grekët, shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën “e lashtë greke” të Ilirisë. “Nuk mund të presim më shumë nga një komb si shqiptarët, të krijuar nga italianët dhe që mbahen nga sionistët amerikanë. Mjafton një teshtitje e Greqisë, që goja e tyre të mbyllet. Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire dhe nacionalistët grekë do të vendosin rendin në tokën e lashtë greke të Ilirisë”-
Shumë provokuese ,shumë therrëse ,por Greqisë duhet bër e ditur se nuk jetohet më me ”agime të arta” . I kishte Greqia agimet e saja të arta kur arvanitasit e bënë gabimin e tyre të madh që e formuan Greqinë si shtet. I kishte Greqia agimet e saja të arta kur udhëhiqej nga shqiptarët dhe e formoj hartën e saj gjeografike në saja të shqiptarëve.
Në Greqi deri ne shekullin XIX -të flitej shqip ! E dijnë grekët këtë? E dijnë, e dijnë fort mirë e dijnë. Studiuesi Aristidh Kola me guxim dhe me fakte në dorë thoshte sa ishte gjallë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja : « Në se i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia ! »
Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike por Greqia i di të gjitha .Ja ç’farë faktesh na vijnë nga udhetare, studiues, bashkohës të shekujve të fundit:
“ Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”):”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht. ” (f164A.K.)
“…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)
“ – Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f7K.K.)
“…që nga epoka e lashtë deri te Pavarsia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim…greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f. 272-273R.A.) ”( Stop Injorancës Mars 2010)
Gjeneratave të reja të grekërve duhet bër e dijtur , se atyre iu janë mëshefur të vërtetat , se atyre iu janë verbuar sytë me falsifikime ,se« Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht » (f 6K.K.)« Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kullurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe. (f 538A.K.). Po , kështu ishte ,janë fakte që nuk mëshifen,janë fakte që bota nuk bëhët se nuk i ndjeu.
” Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire” po thonë ata të ”Agimit të artë” ?! Dhe mendojnë të vetëmashtruarit se iu hecë kungulli përmbi ujë? Jo ore ,ai kungull që lirshëm lëvizte mbi ujin e qetë të mashtrimeve ,inskenimeve, rishkrimeve dhe çpifjeve tanimë është kalbur , është gati në zhdukje dhe se fundi i tij dihet.
Jemi në vitin 1821, ju grekër që e keni mashtruar botën në kurrizin e të mirave tona;
” Arvanitasit heronj të kryengritjes së vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari dhe shumë e shumë shqiptarëtëtjerë. 
Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre. Më 1674-n, konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithëarvanitë”. Revolucioni grek i 1821-shit është vepër në të vërtetë e arvanitëve. 
Madje shteti që u krijua mbas vitit 1821 pothuajse shumica e banorëve flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Dhe ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimërisë së heronjve shqiptarë, grekët morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Peloponezi dhe e bënë të tyrin. U hodh baltë mbi disa figura të shquara heroike të kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë, duke i quajtur tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi mbas themelimit të shtetit grek.
Kështu sikur se edhe sot edhe atëherë ose pasatëherë, kishit ju politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821-shit, që kërkonin që t’i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.
Duke falënderuar Adriano Xhafajn, ne mund t`i cekim më shumë se 200 studiues te huaj qe vertetojne perkatesine shqiptare te çliruesve te Greqise, arvanitasve: “Encyclopedia of European peoples, Volume 1 Page 39 Among Arvanites time line ARVANITES location:Greece time period: 11th century CE . to present ancestry: Albanian language: Arvanitika “ . :Indiana University Russian and East European series: Volume 45. “ . “The Arvanites ofGreece: a bibliographical approach ‘Dimitra Gefou-Madianou, Irini Toundassaki, Maria Velioti-Georgopoulos1998 – 88 pages”. “Greeks of Albanian Descent: Arvanites, Arvanitika, Albanian …Books, LLC – 2010 – 98 pages”. A doni më shumë? Nuk po i ceku të gjitha , Por ju i dini ,por nuk doni t`i pranoni. Por gjithësesi ne ju bëjmë të ditur .


KOSTA Papa TOMORI në librin e tij:”Barbaritë greke në Shqipëri”shkruan:’Atdheu tonë, Shqipërija e dashur, rojtur 500 vjet në tirani, nënë bajonetën e Turqisë, Flamurin tonë , i nderçim, dhe madhështor, i cili kur rontej Mbreti tonë Skënder Beu dërmoj heshtrat e Turqisë me 27 luftëra, më së fundi Turqia gjeti rastin ta groposnjë, pas vdekjes të ati mbret trim dhe kalorës i cili mbrojti nderin e Shqipërisë gjer në orën e fundit. Dhe kështu që më 1400, më 1913, Shqipëria rojti nënë zgjedhën e Turqisë e cila na ndëroj të tëra zakonet tona. Na ndahu në dy parti: Myslymanë dhe të Kërshterë, na futi më një armiqësi të madhe midis të Krështerëve dhe Myslymanëve. Myslimanët Shqiptarë duke u verbuar nga lavdija që u dha Turqia, harruan atdhen’e tyre dhe punonin vetëm për nderin e Turqisë, duke shtypur popullin i cili i dërmuar dhe i shkelur nga këta tiranë, u shtrëngua të kërkojë një mprojtje të cilën nuk ju kurzye t’ia japë Kleri Grek. Kleri Grek duke përzjerë fenë me kombësi, gjeti një rast të mirë, për të pagëzuar për së dyti Shqipëtarët duke dhënë emërin Grek, se kështu ka thënë Zoti Krisht. (Që ç’do orthodhoks është Grekë!). Pushtuan pra të Krështerët me anën e kishave dhe të skollave.”
Kalojmë te penda tjetër ,shkrimet e të cit nuk mund t`i mohoni: Faik Konica ,1940 ”Marshimi për të pushtuar Epirin, 5 tetor 1912” : ”Organizatat greke deklarojnë bashkimin e forcave ballkanike për të mbrojtur territoret nga faktori shqiptar që kërkonte pavarësinë. Veç ushtrisë u organizuan dhe banda të armatosura që qarkullonin fshatrave të Çamërisë. Ishte koha kur përpjekjet e Shqipërisë për të shpallur pavarësinë po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarëve u pa si kërcënim për Greqinë e cila nisi hapur ofensivën për pushtimin e Vorio Epirit. Emërimi i një guvernatori me origjinë shqiptare në Janinë u interpretua nga grekët si zgjerim i një rreziku shqiptar për marrjen e Janinës dhe krahinave përreth.Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë. 
Madje përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që përveç Vorio Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën, në portin e së cilës ishte vendosur Flota Helene. “Është e pamundur të lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit grek”, ky ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër.”
Ndërrimi i emërave ishte mënyrë për të zhdukur gjurmët arbërore: “Një nga mjetet, për të shuar gjurmët e banorëve autoktonë shqipfolës, ka qënë edhe ndërrimi i emrave të fshatrave dhe qyteteve. Kjo u ligjërua me vendimin e Komisionit e Ndërrimit të Emrave e të fshatrave, i krijuar nga qeveria fashiste e Metaksait më 1936. Ja çfarë emrash shqip kanë patur deri në shekullin 19, katundet rreth Dodonës: Adrimisht, Bonile, Breshta, Brianishte, Burdar, Cakrovisht, Cuke, Dober, Frashtan, Gardhiq, Godist, Gramos, Kluboshar, Labçisht, Lozesht, Mushar, Mush, Pine, Perat, Perlep, Rrapçisht, Sul, Shotishte,  
Tishte, Velçisht, Vranje,Vraste etj. (Mexhit Kokalari« Republika » 7.01.2010)

Por ,“Arvanitasve të shekullit të 20-të u faturohet nga historia humbja e gjuhës së tyre dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët arvanitas, që përndryshe nuk qenë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndriçëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re.” (Aristidh Kola): “ Dhimitër Egjini lindi më 1862, Angjello Gjini është një tjetër antar i akademisë së Athinës. Ai lindi në vitin 1859. Gjinët janë familje e madhe arvanitase që ishin vendosur në ishullin Speca. Sotiri Skipi është nga familja e lënduar epiriotase arvanitase, Gjeorgjio Sotiriu lindi më 1880 në një familje arvanitase në ishullin e Specas, Spiridon Doda. Është nga familje luftëtarësh të Hidrës, Kostandin Horemi lindi më1898. Është Arvanitas nga Klementi i Karintias, Aleksandro Diomidi është nga familje e madhe e pasur arvanitase dhe shumë e shumë të tjerë.
FAHRI XHARRA

Greqisë t`i bëhët e dijtur se nuk ”mjafton një teshtitje e Greqisë, që goja e jonë të mbyllet.”