Një pyetje retorike për presidentin e
Serbisë Z. Vuçiç mbështetur në fakte reale.
Që në vend të kërkonte falje për
maskrën e Reçanit e quan atë të sajuar ...
Si dhe për Zonjën Brnabiç kryeministre
të Serbisë që ka shprehur dëshirën për pajtim.
Kur historia na mëson:
- “Kush nuk njeh gabimet e së kaluarës
është i destinuar ti përsëritë ato”
Për këtë rast si presidenti dhe znj
kryeministe e Serbisë të marrin si shembull si ka vepruar Papa Polak i
Vojtilës: “Që për hërë të parë në historinë e krishtërimit ‘Papa polak i
Vojtiles’ njeriu i vetë Zotit bëri kritikë të hapur kërkoj falje në emër të
Vatikanit, për proçesin e dënimit të Galileos.
Prandaj ju Z. President dhe ju Znj.
kryeministre e shtetit të Serbisë, duhet të kuptoni se kjo kritikë u bë, jo pa
shkak, por për faktin se Papa polak i Vojtilës donte, që në këtë periudhë të
qytetërimit kërkoi që krishtërimi të çlirohej nga mëria shekullore e botës
laike për fajet e inkuzicionit në mesjetë.
Ju Z. President që mohoni njohjen e
Kosovës kur ajo është shpallur e pavarur e ndërkohë mohoni edhe masakrën e
Recanit, në një kohë kur zonja kryeministre kërkon të realizohet pajtimi midis
dy popujve; a keni menduar se si duhet të veproni, mbeshtetur në aktin madhor
te Papes polak të Vojtiles?
1- Prandaj nisur nga ky fakt i mësipërm
dhe nga fakti se ne jemi në periudhën e i nkuzicionit, po që jetoni në këtë
shekull qyteterimi:
Si mundet të veproni ju si përfaqesues
shteti që të çlirohi ju nga mëria shekullore e atij populli të pafajshëm të
Kosovës, që përveç 93 vjetëve të pushtur padrejtësisht i masakruar në mënyrë të
pashëmbullt?
Por aq më tepër që edhe pas shpalljes
së pavarësisë ju nuk e njihni mëvetësinë, sovranitetin e saj. Si dhe për atë
gjenocid të pashëmbullt në historinë njerëzore shkaktuar nga sheteti juaj
serb?? E veçanërisht për mohimin e masakrës së Reçanit, që në vend të kërkoni
falje; per fat të keq po e quani të sajuar?
2- Ja dhe një shembull tjeter qytetërimi:
Djali i një oficeri gjerman Marus
Burger pasi kishte lexuar shënimet e të atit për një masakër në një
fshat të Shqipërise, Borove - Ai erdhi në vendin e ngjarjes
familjarisht dhe u shpreh: “Kam erdhur këtu pasi kam zbuluar
anën e errët ter babajt tim, vendosa të vij në këtë vend dhe të kërkoj falje” -
Por jo se jam në gjendje të ndryshoj atë që ka bërë babai im, por ajo më ka
ndjekur si hije tërë jetën, dhe asnjehere se bëja gjumin i qetë.
Unë do largohem nga ky vend që ndjej
dhimbje për atë çfarë ka ndodhur, por Borova është mendja ime, shpirti im dhe
lutjet e mia do të jenë gjithmonë për këta njerëz të pafajshëm!
Kurse ju zoti president dhe ju znj.
kryeministre të Serbisë; si është e mundur të ndjeheni kaq të qetë për atë
genocit të pashembullt që e njeh e gjithë bota!?
Si mund ta shpegoni që jeni duke parë me sytë tuaj varret e të
poppull civil i pafajshëm.
Si ndjehi të qetë shpirtërisht kur keni
dëgjuar gratë e përdhunuara, të cilat kanë deklaruar edhe para Departamentit
Amerikan për bëmat kriminale të shtetasve, shtetit tuaj?
Dhe ende sërish ndjeheni shpirtërisht
kaq të qetë dhe arini deri atje sa të mohoni masakrën e Reçanit?
Ky veprim i juaji i papreçedentë, është një tjetër masakër edhe më
e rëndë ndaj popullit qytetar shqiptar në Kosove por edhe një fyerje e
dinjitetit dhe qytetërimit në arenë ndërkombetare: Turp për ju!
Mirgjin Frasheri
`````````````````````````````````````````````````````````````````````
No comments:
Post a Comment