Korrik 1998
/Nga Ditari i nje Epoke/
Ka kohe qe kishim veshteresi te shtuara, sepse
dolen ca pengesa qe nuk shmangen dot, por edhe zhvillime pozitive e duhet te
mesoheshim te veprojme me mundesin qe kishim, ne kushte ekzistuese.
Pushteti serb ishte bere teper ama teper
agresiv dhe ka vendose masa te rrepta kontrolli rrugeve qe dergojne ne Drenice.
Po ashtu Ushtria Çlirimtare po shtrihej çdo dite e me shume, e mundesite tona
po mbeten te njejta per te mos thene çdo dite e me te vogla, sepse ndjeshmeria
e popullates per luften ka rene. Sigurishte edhe kjo ka mundesi shterruese.
Lufta
per buken
Ne fund marsi 1998, dega e LDK se ne Viti
lajmeroj se ka njezete ton miell qe kishin hyre po ate dite nga serbia dhe
deshirjone t'i dergojne per Drenice. Veprimi ishte i koordinuar me Musa Misini
edhe Nebih Zariqi. Nebihu me lajmeroi dhe rreth ores dymbedhjete ishim para
depos se shoqates "Nene Tereza" ne Prishtine. Ne kamion me dy vozites
serb ishte edhe Musa Misini. Lindi ideja te mos e zbarkojme miellin por ta
dergojme deri ne Drenas, me kete kamion.
U beme oferte vozitesve duke u treguar se sa
eshte largesia. Edhe pse hezituan vendosen qe te shkojne, por nuk kishin fare
njohuri ku ndodhet Drenasi. I garantuam se nuk ka problem por edhe pagesa ishte
joshese. Morem dokumentin percjelles ne shoqate. Musa Misini edhe une shkuam me
veture te Nebihut, duke levize para kamioni. Musa na tregoi se policia e kishte
ndaluar kamionin ne hyrje te Kosoves per dhjete ore. Dhe vozitesit ishin te
shqetesuar shume.
Kur mberrijtem ne Komoran, duke u kthyer per
Drenas, ne kaluam, por policia e ndaloi kamionin dhe nuk lejoj te levizin per
njezete minuta. Ndegjoheshin tone ofenduese qe u benin vozitesve. Megjithate
fale letres percjellese qe e kishin te shoqates u lejuan te levizin. Ne Drenas
miellin e shkarkuem ne depon e shoqates "Nene Tereza". Por vozitesit
serb ishin te shtangur. Shiqonin te shqetesuar shume. Ne shoqate u treguem se
jane vetem per ne Likoc. Ata kerkuan, qe te marrin pak per skamnoret dhe u
dakorduam. Ky ishte kontigjenti, i pari edhe i fundit, qe arrijtem ta dergojme
ne Drenas, ne kete sasi ne vitin 1998. Natyrisht ne percjellnim pa rreshtur
edhe rrugeve dytesore por jo ne kaq sasi.
Me pas, serbia filloi ta limitoj sasine e
miellit qe hynte ne Kosove, sepse donin ta perulnin popullin me uri. Pas kesaj
gjendje filluam te bashkepunojme me mullinje ne zone te Vushterrise, Stanovc,
Maxhunaj, Spahiu (Vushterri) dhe Novolan. Po keshtu edhe ne Komunen e Lipjanit,
me mullinjesit: ne Hallaq te Prapashtict dhe Petrove te Ruzhdi Shabani. Nga kjo
ane mielli mberrinte deri ne Dukagjine.Transportin nga mullinjte e Vushterrise
e bartnin vete drenicasit me traktora.
Duhet thene e verteta, mullinjesit e ngriten
pergjegjesine, çmimin e nivelizuan dhe benin perpjekje qe te prodhonin sa me
shume.
Ne anen tjeter shoqates "Nene Tereza",
pushteti serb i ndaloj qe asnje gram ndihma te mos e fus ne Drenice. Keshtu se
paku na u tha ne, po keshtu veproi edhe shoqata "Nene Tereza", sepse
qe nga 1997 nuk arriti te hyne ne Drenice deri ne fund te Qershorit. Ne
Skenderaj, dega e Shoqetes 'Nene Tereza", per fat, e kishte depon perplote
ushqime dhe gjera te tjera materiale qe dr. Bajram Gashi i dergonte per ne
Likoc, sipas mundesive qe kishte.
Sipas nje marreveshje mjetet qe vinin per KRNE,
nje pjese e konsiderueshme shkonin ne fondin e shoqates "Nene
Tereza". Atehere, nga depot e tyre duhej te furnizoheshim, por me mundesi
te kufizuara. Merrnim, detergjente, fasule, konzerva te ndryshme, oriz,
makarona, miell, batanije, here here edhe gjera mjekesore. Ne KRNE kishim nje
kombi te ndermarrjes "Kosova Graniti" qe Kadri Dushi e kishte ne
perdorim prej kur kishte vozite punetoret. Vlene te ceket se kjo ndermarrje i
dha krejte paisjet e kuzhines se punetoreve te saj per t'i derguar ne Likoc.
Kadriu e Nebih Bala ishin te angazhuar me
kombin dhe ishin te pranishem çdo dite. Benin pune teper te rendesishme, duke
marre te mira materiale edhe nga shoqatat bamirese, po edhe ato qe i siguronin
aktivistat e Kryqit te Kuq, Solidariteti, organizatat nderkombetare, te
Bashkesia Islame qe ishte shume aktive ne mbeshtetje te luftes, nendekget e
LDKes. Keta, ne shumicen e rasteve i dergonin drejte per drejte ne zone te
Drenices, ne pikat te caktuara te UÇK se, sipas kerkesave qe ato i benin.
Por, here here i lenin edhe ne Grabovc te Daut
Mjekiqi, qe aty e kishte depon kryesore te "Nene Tereze" per Obiliq.
Kjo ishte barte atje qellimshem, por Daut e Fatmire Mjekiqi e pesuan me dajak,
nga policia serbe. Po ashtu ne Fushe Kosove,ne KRNE komunale vepronte nje
treshe shume puntore, Hysen Merovci, Arsim Ternava dhe Ahmet Krasniqi, qe
bashkevepronin me Dautin, e sherbinin per Drenice. Ketu ishte edhe afersia
brigades se Fehmi Ladrovcit, qe vinin shume here t'i merrnin gjerat e nevojshme
nga Grabovci.
Aso kohe UÇK filloi te shtrihet ne Zonen e
Pashtrikut, Shales dhe Llapit. Ne kishim mundesi te njejta por duhej vepruar ne
tri zona çka e zvogeloj mundesine e mbeshtetjes per ZO te Drenices ku atje
ishin mbi dymije ushtare me arme. Thene te drejten ZO e Drenices ne fillime
kishte ndihma qe vinin nga Dukagjini: Peja, Istogu, Klina, po edhe nga Rahoveci
e Malisheva; por sa kohe qe kalonte ndihmat nga ajo ane ishin me te pakta,
sepse edhe andej mbeshtesnin ushtaret qe rreshtoheshin ne UÇK e vepronin ne
Podguer, Lapushe, Podrime.
Ndodhi
diçka e mire.
Natyrisht popullates çdo dite i shterronin
mundesite, e numri i ushtareve shtohej. Ndihma e jone nuk mjaftontonte. Ne
Drenice mundesite ishin teper te kufizuara e veçmas ne pjesen qendrore. Por ne
fund te muajit Qershor shoqata "Nene Tereza" depertoi ne Drenice, nga
ana e Drenasit dhe zbuti mungesat qe filluan te shfaqeshin. miell e ushqime
dergoi edhe ne Likoc.
Nuk kaloi shume kohe rezervat u pakesuan. Per
kete ne Likoc u ndez alarmi. Erdhi kerkese per te vepruar me çdo kusht. Vlene
te ceket se mullirin ne Petrove, polica i dha flaken dhe shkaterroi deri ne
themel. Sasia e miellit qe gjindej ne treg ishte e pakte, mullinjet kishin sasi
te paperfillshme krahas nevojes. Keshtu u drejtuem ne komune te Podujeves. Atje
nuk kishim provuar me pare per gjera me sasi te medha. Me Skender Muqollin
Mehmet Aliun–Hertica u nisem ne pasdite.
Ne nje shitore ku shitesi ishte serb,
biznismeni Sali Mustafa kishte hetuar se jane katrembedhjete mije kilogrem
miell. Hezituam qe ta blejme, por e blem. Pastaj ne mullirin e Letancit te Naip
Plakolli, blem katermije kilogrem, dhe kur e kuptoj per çka e kemi na i dhuroi
edhe katerqind kilogram. Edhe ne disa shitore gjetem pjesen tjeter keshtu u
bene njezete e kater mije e treqind kilogam.
Ajo qe na gezoj shume ishte se Mehmet Aliu
vendosi qe me kamionat e tij t'i transportoi per ne Drenice. Kamionat e firmes
i kishte per transport dheu e zalli. Po me kete miell u tansportuan edhe nje
sasi e konzerva qe ishin paguar me pare. Vlene te ceket se ky kontigjent i
konzervave, ishte destinuar per ushtare, por shoqata "Nene Tereza"
nuk pati kujdesin e duhur. Kishte shpenzuar pa nevoje.
E pse u gezuam per transportin!? Ne Prishtine,
taksisteve me kamiona u ofronim edhe 500DM per nje transport deri ne Drenice e
nuk pranonin.
Podujeve–Likoc nente ore udhetim.
Shabani, Skenderi edhe Mustafa, si komision i
blerejes, mbet t'i kryenin obligimet te bleresit qe te nesermen para dite.
Pas pagese te nisen per Drenice, por rruga e
koha e udhetimit nuk u shqyrtua fare. Kamionat i voziten, Skenderi, Kujtimi e
Sefedini te familjes Aliu, u shoqeruan nga ushtari Muharrem Ismajli ne
bashkepunim me ushtaret tjere te UÇK se e ndjeken nje marshute qe askush nuk e
kishte enderruar: Letanc, Bajqine, Dobratin, Kaqanoll, Bajgore. Ne Bare
percjelljen e marrin ushtaret e komandant Hysni Ahmeti dhe kalojne ne Rashan,
Pasome, Smrekonice duke kaluar neper lumin Sitnica, Pantine, Oshlan, dhe hyjne
ne zonen e Brigades 114, ne Libovec, ku ushtaret e kesaj Brigade i percjellin
deri ne Likoc. Rruges kishin pase edhe telashe, shkak pasigurie.
Atje mberrijne pas nente ore udhetimi. Ne Likoc
angazhohen ushtare e fshatare, duke e barte miellin ne depot e rezervave ne
Likoc e fashtra per rreth. Miellin e kishte pranuar Abdullah Qorri edhe
ushtaraku Ilaz Selimi. Te shkarkimi telashen me te madhe ua kishin shfaqe
konzerevat se duhej numruar shkak se shume paketime ishin demtuar. Me te
zbardhe dita çdo gje ishte ne rregull. Kamionat kishin vendose te kthehen
pasdite.
N'ate vije rruge, teper e veshtire, ishin
kamionat e pare po edhe te fundit qe e kane shkele ndoj here andej.
Ne mengjes, lajmeruan nga Likoci se çdo gje
ishte ne rregull dhe ndjeheshin shume te lumtur. Po edhe i gjithe ekipi i yne
gjithashtu.
Vlene te ceket se vetem pak dite me pase,
ne fillim Gushti, serbet ndermorren nje
ofanzive ne Zonen e Likocit, por rezervat u ruajten.
Prandaj, Drenica nuk ishte vetem, por ajo ishte
lokomotive qe i printe luftes
Ymer Halimi
No comments:
Post a Comment