Showing posts with label KOSOVE. Show all posts
Showing posts with label KOSOVE. Show all posts

Friday, May 8, 2020

Përvjetori i 21-të i masakrës SERBE mbi popullin Civil në Saradran - Kosovë



Sot perkujtojmi ditën e tmerrit dhe të masakrës më makabre në qendër të fshatit Saradran komuna Istog. 

Këtu u pushkatuan 21 vite më parë, pesëmbdhjet burra, gra, femijë dyqind metra me larg U pushkatuan 150 qytetar, kryesisht të zhvendosur nga Mitrovica dhe rrethina. Duke ju referuar, librit te Autorit te ndjere Halit Elshani "Monografia e fshatit Saradran ". 

N'oborrin e shtepisë se Zymër Berishës dyqind metra më larg u pushkatuan 150 qytetar. Në masakrën e Saradranit, përveq armëve te ndryshme, thikave dhe mjeteve të tjera të xhelatëve serb, u përdoren edhe sharrat motorrike. 

Pra me fshatin Saradran u derdhë shumë gjak, Ky lokalitet me rrethinë e tijë Përjetoj masakrën më të madhe dhe ma të dhembshme me komunën e Istogut dhe të rrafshit të Dukagjinit . 


U qoftë hallall dheu i Kosoves! Lavdi!



Wednesday, April 29, 2020

Serbeze Haxhiaj rrugëtimi i saj drejt gazetarisë profesionale!



Serbeze Haxhiaj është një ndër gazetaret më të mira që ka pasur ndonjëherë Kosova. Përvoja e saj 21-vjeçare si gazetare ka bërë që në punën e saj të merret me shumë tema e raste, shpeshherë që kanë rrezikuar edhe jetën e saj, por që rrugëtimi i saj drejt gazetarisë profesionale nuk është ndalur kurrë.

Sot punon për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe për Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN). Për raportim në çështje që ndërlidhen me korrupsion, krim të organizuar, krimet e luftës, religjionin dhe të drejtat e njeriut, ka fituar 15 çmime nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Serbezja thotë se të gjithë ato që zgjedhin të merren me gazetari në Kosovë duhet ta kenë parasysh se është një ambient i vrazhdë i të bërit gazetari dhe do t’u duhet shumë pasion dhe punë për të ecur përpara.

Sipas saj, ky profesion nuk është diçka që të tjerët ta japin krejtësisht në formën e një vlerësimi apo pozite si garanci për të mbajtur një vend pune. Është një punë që ndikimi dhe rezultati i saj vjen në mijëra forma tjera brenda dhe jashtë kufijve të vendit ku punon.



Intervista e plotë:
  • Si do e përshkruanit veten dhe punën tuaj?

Zakonisht e kam goxha siklet të flas për veten. Por do ta përshkruaja si një person me një lidhje të fortë për profesionin, që çdo ditë e kupton më shumë se është e mishëruar me punën, një person që dëshpërohet, ndoshta shpesh më shumë se që motivohet, por nuk heq dorë, nuk dorëzohet. Një person që mbahet fort pas idesë se profesionit nuk i duhet vetëm përkushtimi dhe njohuritë, por edhe integriteti e parimet. Puna ime do të thosha  është një refleksion i asaj që ka ndodhur për më shumë se dy dekada në Kosovë. Në artikujt e mi lexohet në detaje çdo kapitull i zhvillimeve në vend, në tërë totalitetin e tyre. Gjithashtu për shkak të ambientit në të cilën ndodhen mediat në Kosovë, rrugëtimi im është një ecje nëpër fushën e minuar të etikës.
  • Prej nga ju ka buruar kjo dashuri kaq e madhe për gazetarinë?

Mendoj që është pasioni, si tipar më shumë i natyrshëm. Pasioni për profesionin, për të vërtetën çfarëdo që të jetë ajo. Mendoj se për gratë dhe vajzat në Kosovë, gazetaria nëse nuk është pasion e deri diku edhe sakrificë, do të jetë e vështirë për ta bërë si duhet. Nuk do të ketë shkëlqim në asnjë rast nëse nuk do të ketë pasion dhe sakrificë. Për më shumë se dy dekada  ka pasur shumë gra që kanë qenë inspirim për mua dhe pavarësisht egërsisë së ambientit ku kam punuar ka pasur gra që kanë qenë krah i fortë i shtytjes për të ecur.
  • Cila është përvoja juaj si gazetare shumëvjeçare?

Unë kam punuar për më shumë se 21 vite si gazetare dhe redaktore e lajmeve në Kosovë dhe në mediat ndërkombëtare, dhe jam marrë kryesisht me çështje të ndjeshme, përfshi korrupsionin, krimin e organizuar, krimet e luftës, çështjet e sigurisë, çështjet politik, ekstremizmin fetar, terrorizmin dhe të drejtat e njeriut.



Aktualisht punoj për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe Rrjetin Ballkanik për Gazetari  Hulumtuese (BIRN).  Më herët, në fakt punën e kam nisur në  fund të vitit 1998 në gazetën Bujku që në atë kohë të represionit  në Kosovë nxirrej nga stafi i gazetës ditore  publike Rilindja, pastaj kam punuar në gazetën Zëri, Lajm dhe Koha Ditore.  Gjithashtu kam qenë për katër vite korrespondente nga Prishtina e agjencinë franceze, Le Courrier des Balkan. Shkrimet e mia janë botuar gjithashtu në disa nga mediat më të mëdha në botë, si The Financial Times, Der Standard, Neue Zürcher Zeitung dhe Al Jazeera. Gjithashtu ka punuar për pesë vjet si hulumtuese për Navanti, një institut amerikan për hulumtim dhe analiza. Për raportim në çështje që ndërlidhen me korrupsion, krim të organizuar, krimet e luftës, religjionin dhe  të drejtat e njeriut kam marrë 15 çmime nga organizata vendore e ndërkombëtare.
  • Sa është e vështirë për një vajzë/grua të jetë gazetare?

Gazetaria është një profesion shumëfish më i vështirë për gratë në Kosovë. Nuk është vetëm dallimi gjinor, paragjykimet, diskriminimi, por është edhe seksizmi, presioni indirekt, e shpesh edhe ngacmimet që përcjellin punën e grave në mediat e Kosovës. Ekziston edhe këtu një lloj rregulli i pashkruar, nënçmues,  ku gratë perceptohen me një përmasë vlere më pak se që e kanë në fakt. Por, nëpër vite kam pasur edhe përvoja të hidhura ku gratë kanë luftuar egërsisht njëra- tjetrën.

 - Jeni ndër gazetaret më të mira shqiptare, cili ka qenë rrugëtimi që keni bërë deri në ditët e sotme?

Në tërësinë e vet deri më tani rrugëtimi im ka qenë tejet i vështirë, shpesh i rënduar dhe i kushtëzuar nga faktorë të tjerë jashtë profesionit që kanë përcaktuar veprimin tim. Përcaktimi për të pasur atë që është e jotja, që nënkupton diçka të arritur me mundin dhe dijen tënde, shpesh ka një tagër të lartë për të paguar. Zakonisht kam qenë ndër personat e paktë në vend që nuk i kam ekzagjeruar kërcënimet, presionet, përpjekjen direkt e indirekt për ta shtypur punën time. Kjo ka ardhur  nga grupet politike e para politike apo njerëzit që u shërbejnë atyre, qoftë në media apo jashtë tyre. Për shumë arsye, e njëra nga ato edhe familjare më ka bërë të luftoj pa shumë zhurmë. E kam parë si diçka që është pjesë e punës, jo si heroizëm. Përveçse ligjit nuk kam parapëlqyer të mbrohem në forma tjera, e në fakt në Kosovë sistemi i drejtësisë, si palca kurrizore e funksionimit të demokracisë së një vendi, është i coptuar.



Për mua gazetaria ka qenë një shpjegim në trajtën e një thënie të shkurtër të Orwell-it që  thotë se “gazetari është ajo që të tjerët nuk duan ta shohin të publikuar, ndërsa pjesa tjetër është marrëdhënie me publikun”. Në këtë trajektore, në vendet si Kosova është shumëfish më e rëndë, sidomos për gratë për të shmangur  elementet që cenojnë punën e mirëfilltë një gazetari, që ka vetëm një rol, të vërtetën në shërbim të publikut.

Ajo që kam mësuar është se forca e këmbënguljes, e luftës për të drejtën dhe të vërtetën  peshon fort, jo vetëm në qenien tënde dhe gjithmonë ka një fryt.
  • A mendoni se vajzat/gratë në shoqërinë tonë paragjykohen/nënvlerësohen për guximin për të hulumtuar e për t’u marrë me tema të mëdha?

Për një pjesë të shoqërisë një kohë të gjatë gazetaria është perceptuar si punë që nuk është tamam për gratë. Por në fakt gratë në Kosovë kanë qenë në zemër të gazetarisë profesionale, gazetarisë së hulumtuar mirë. Dua të theksoj vetëm një rast nga tërë ajo që kam parë këto vite. Fatmire Tërdevci ka qenë një prej gazetareve më të mira të Kohës Ditore që ka publikuar disa prej hulumtimeve më tronditëse në atë kohë në Kosovë . Ajo është plagosur në vitin 2004 në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj dhe tentim- vrasja e saj ende nuk është zbardhur. Gjithashtu kërcënimet dhe presioni në Kosovë ka qenë më i lehtë për t’u bërë ndaj grave sepse shihen si me më pak forcë dhe më pak për të iu frikësuar. Rrallë herë të qenit femër ka qenë përparësi në këtë profesion.
  • Si do i inspiroje vajzat e reja dhe ato të çfarëdo moshe që synojnë të nisin këtë profesion?

Të gjithë  ato që zgjedhin të merren me gazetari në Kosovë duhet ta kenë parasysh se është një ambient i vrazhdë i të bërit gazetari dhe do t’u duhet shumë pasion dhe punë për të ecur përpara. Ky profesion nuk është diçka që të tjerët ta japin krejtësisht në formën e një vlerësimi apo pozite si garanci për të mbajtur një vend pune. Është një punë që ndikimi dhe rezultati i saj vjen në mijëra forma tjera brenda dhe jashtë kufijve të vendit ku punon.


````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````

Wednesday, April 22, 2020

NE LIKOC NDIZET DRITA E ALARMIT - Shkruan Ymer Halimi


Korrik 1998
/Nga Ditari i nje Epoke/

Ka kohe qe kishim veshteresi te shtuara, sepse dolen ca pengesa qe nuk shmangen dot, por edhe zhvillime pozitive e duhet te mesoheshim te veprojme me mundesin qe kishim, ne kushte ekzistuese.

Pushteti serb ishte bere teper ama teper agresiv dhe ka vendose masa te rrepta kontrolli rrugeve qe dergojne ne Drenice. Po ashtu Ushtria Çlirimtare po shtrihej çdo dite e me shume, e mundesite tona po mbeten te njejta per te mos thene çdo dite e me te vogla, sepse ndjeshmeria e popullates per luften ka rene. Sigurishte edhe kjo ka mundesi shterruese.

Lufta per buken

Ne fund marsi 1998, dega e LDK se ne Viti lajmeroj se ka njezete ton miell qe kishin hyre po ate dite nga serbia dhe deshirjone t'i dergojne per Drenice. Veprimi ishte i koordinuar me Musa Misini edhe Nebih Zariqi. Nebihu me lajmeroi dhe rreth ores dymbedhjete ishim para depos se shoqates "Nene Tereza" ne Prishtine. Ne kamion me dy vozites serb ishte edhe Musa Misini. Lindi ideja te mos e zbarkojme miellin por ta dergojme deri ne Drenas, me kete kamion.
U beme oferte vozitesve duke u treguar se sa eshte largesia. Edhe pse hezituan vendosen qe te shkojne, por nuk kishin fare njohuri ku ndodhet Drenasi. I garantuam se nuk ka problem por edhe pagesa ishte joshese. Morem dokumentin percjelles ne shoqate. Musa Misini edhe une shkuam me veture te Nebihut, duke levize para kamioni. Musa na tregoi se policia e kishte ndaluar kamionin ne hyrje te Kosoves per dhjete ore. Dhe vozitesit ishin te shqetesuar shume.

Kur mberrijtem ne Komoran, duke u kthyer per Drenas, ne kaluam, por policia e ndaloi kamionin dhe nuk lejoj te levizin per njezete minuta. Ndegjoheshin tone ofenduese qe u benin vozitesve. Megjithate fale letres percjellese qe e kishin te shoqates u lejuan te levizin. Ne Drenas miellin e shkarkuem ne depon e shoqates "Nene Tereza". Por vozitesit serb ishin te shtangur. Shiqonin te shqetesuar shume. Ne shoqate u treguem se jane vetem per ne Likoc. Ata kerkuan, qe te marrin pak per skamnoret dhe u dakorduam. Ky ishte kontigjenti, i pari edhe i fundit, qe arrijtem ta dergojme ne Drenas, ne kete sasi ne vitin 1998. Natyrisht ne percjellnim pa rreshtur edhe rrugeve dytesore por jo ne kaq sasi.

Me pas, serbia filloi ta limitoj sasine e miellit qe hynte ne Kosove, sepse donin ta perulnin popullin me uri. Pas kesaj gjendje filluam te bashkepunojme me mullinje ne zone te Vushterrise, Stanovc, Maxhunaj, Spahiu (Vushterri) dhe Novolan. Po keshtu edhe ne Komunen e Lipjanit, me mullinjesit: ne Hallaq te Prapashtict dhe Petrove te Ruzhdi Shabani. Nga kjo ane mielli mberrinte deri ne Dukagjine.Transportin nga mullinjte e Vushterrise e bartnin vete drenicasit me traktora.



Duhet thene e verteta, mullinjesit e ngriten pergjegjesine, çmimin e nivelizuan dhe benin perpjekje qe te prodhonin sa me shume.

Ne anen tjeter shoqates "Nene Tereza", pushteti serb i ndaloj qe asnje gram ndihma te mos e fus ne Drenice. Keshtu se paku na u tha ne, po keshtu veproi edhe shoqata "Nene Tereza", sepse qe nga 1997 nuk arriti te hyne ne Drenice deri ne fund te Qershorit. Ne Skenderaj, dega e Shoqetes 'Nene Tereza", per fat, e kishte depon perplote ushqime dhe gjera te tjera materiale qe dr. Bajram Gashi i dergonte per ne Likoc, sipas mundesive qe kishte.

Sipas nje marreveshje mjetet qe vinin per KRNE, nje pjese e konsiderueshme shkonin ne fondin e shoqates "Nene Tereza". Atehere, nga depot e tyre duhej te furnizoheshim, por me mundesi te kufizuara. Merrnim, detergjente, fasule, konzerva te ndryshme, oriz, makarona, miell, batanije, here here edhe gjera mjekesore. Ne KRNE kishim nje kombi te ndermarrjes "Kosova Graniti" qe Kadri Dushi e kishte ne perdorim prej kur kishte vozite punetoret. Vlene te ceket se kjo ndermarrje i dha krejte paisjet e kuzhines se punetoreve te saj per t'i derguar ne Likoc.

Kadriu e Nebih Bala ishin te angazhuar me kombin dhe ishin te pranishem çdo dite. Benin pune teper te rendesishme, duke marre te mira materiale edhe nga shoqatat bamirese, po edhe ato qe i siguronin aktivistat e Kryqit te Kuq, Solidariteti, organizatat nderkombetare, te Bashkesia Islame qe ishte shume aktive ne mbeshtetje te luftes, nendekget e LDKes. Keta, ne shumicen e rasteve i dergonin drejte per drejte ne zone te Drenices, ne pikat te caktuara te UÇK se, sipas kerkesave qe ato i benin.

Por, here here i lenin edhe ne Grabovc te Daut Mjekiqi, qe aty e kishte depon kryesore te "Nene Tereze" per Obiliq. Kjo ishte barte atje qellimshem, por Daut e Fatmire Mjekiqi e pesuan me dajak, nga policia serbe. Po ashtu ne Fushe Kosove,ne KRNE komunale vepronte nje treshe shume puntore, Hysen Merovci, Arsim Ternava dhe Ahmet Krasniqi, qe bashkevepronin me Dautin, e sherbinin per Drenice. Ketu ishte edhe afersia brigades se Fehmi Ladrovcit, qe vinin shume here t'i merrnin gjerat e nevojshme nga Grabovci.

Aso kohe UÇK filloi te shtrihet ne Zonen e Pashtrikut, Shales dhe Llapit. Ne kishim mundesi te njejta por duhej vepruar ne tri zona çka e zvogeloj mundesine e mbeshtetjes per ZO te Drenices ku atje ishin mbi dymije ushtare me arme. Thene te drejten ZO e Drenices ne fillime kishte ndihma qe vinin nga Dukagjini: Peja, Istogu, Klina, po edhe nga Rahoveci e Malisheva; por sa kohe qe kalonte ndihmat nga ajo ane ishin me te pakta, sepse edhe andej mbeshtesnin ushtaret qe rreshtoheshin ne UÇK e vepronin ne Podguer, Lapushe, Podrime.

Ndodhi diçka e mire.

Natyrisht popullates çdo dite i shterronin mundesite, e numri i ushtareve shtohej. Ndihma e jone nuk mjaftontonte. Ne Drenice mundesite ishin teper te kufizuara e veçmas ne pjesen qendrore. Por ne fund te muajit Qershor shoqata "Nene Tereza" depertoi ne Drenice, nga ana e Drenasit dhe zbuti mungesat qe filluan te shfaqeshin. miell e ushqime dergoi edhe ne Likoc.

Nuk kaloi shume kohe rezervat u pakesuan. Per kete ne Likoc u ndez alarmi. Erdhi kerkese per te vepruar me çdo kusht. Vlene te ceket se mullirin ne Petrove, polica i dha flaken dhe shkaterroi deri ne themel. Sasia e miellit qe gjindej ne treg ishte e pakte, mullinjet kishin sasi te paperfillshme krahas nevojes. Keshtu u drejtuem ne komune te Podujeves. Atje nuk kishim provuar me pare per gjera me sasi te medha. Me Skender Muqollin Mehmet Aliun–Hertica u nisem ne pasdite.

Ne nje shitore ku shitesi ishte serb, biznismeni Sali Mustafa kishte hetuar se jane katrembedhjete mije kilogrem miell. Hezituam qe ta blejme, por e blem. Pastaj ne mullirin e Letancit te Naip Plakolli, blem katermije kilogrem, dhe kur e kuptoj per çka e kemi na i dhuroi edhe katerqind kilogram. Edhe ne disa shitore gjetem pjesen tjeter keshtu u bene njezete e kater mije e treqind kilogam.


Ajo qe na gezoj shume ishte se Mehmet Aliu vendosi qe me kamionat e tij t'i transportoi per ne Drenice. Kamionat e firmes i kishte per transport dheu e zalli. Po me kete miell u tansportuan edhe nje sasi e konzerva qe ishin paguar me pare. Vlene te ceket se ky kontigjent i konzervave, ishte destinuar per ushtare, por shoqata "Nene Tereza" nuk pati kujdesin e duhur. Kishte shpenzuar pa nevoje.

E pse u gezuam per transportin!? Ne Prishtine, taksisteve me kamiona u ofronim edhe 500DM per nje transport deri ne Drenice e nuk pranonin.
Podujeve–Likoc nente ore udhetim.
Shabani, Skenderi edhe Mustafa, si komision i blerejes, mbet t'i kryenin obligimet te bleresit qe te nesermen para dite.

Pas pagese te nisen per Drenice, por rruga e koha e udhetimit nuk u shqyrtua fare. Kamionat i voziten, Skenderi, Kujtimi e Sefedini te familjes Aliu, u shoqeruan nga ushtari Muharrem Ismajli ne bashkepunim me ushtaret tjere te UÇK se e ndjeken nje marshute qe askush nuk e kishte enderruar: Letanc, Bajqine, Dobratin, Kaqanoll, Bajgore. Ne Bare percjelljen e marrin ushtaret e komandant Hysni Ahmeti dhe kalojne ne Rashan, Pasome, Smrekonice duke kaluar neper lumin Sitnica, Pantine, Oshlan, dhe hyjne ne zonen e Brigades 114, ne Libovec, ku ushtaret e kesaj Brigade i percjellin deri ne Likoc. Rruges kishin pase edhe telashe, shkak pasigurie.

Atje mberrijne pas nente ore udhetimi. Ne Likoc angazhohen ushtare e fshatare, duke e barte miellin ne depot e rezervave ne Likoc e fashtra per rreth. Miellin e kishte pranuar Abdullah Qorri edhe ushtaraku Ilaz Selimi. Te shkarkimi telashen me te madhe ua kishin shfaqe konzerevat se duhej numruar shkak se shume paketime ishin demtuar. Me te zbardhe dita çdo gje ishte ne rregull. Kamionat kishin vendose te kthehen pasdite.

N'ate vije rruge, teper e veshtire, ishin kamionat e pare po edhe te fundit qe e kane shkele ndoj here andej.



Ne mengjes, lajmeruan nga Likoci se çdo gje ishte ne rregull dhe ndjeheshin shume te lumtur. Po edhe i gjithe ekipi i yne gjithashtu.

Vlene te ceket se vetem pak dite me pase,
ne fillim Gushti, serbet ndermorren nje ofanzive ne Zonen e Likocit, por rezervat u ruajten.
Prandaj, Drenica nuk ishte vetem, por ajo ishte lokomotive qe i printe luftes



Ymer Halimi

Thursday, April 16, 2020

15 Prilli, dita e Eksodit Kosovar



Sot 21 vite nga eksodi i Shqiptarve të Kosovës, ku shumica e tyre në Shqipëri gjetën strehim, mikëpritje dhe ngrohtësi vëllezrore.

Shtëpitë e Shqiptarëve në Shqipni, Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë u bën vatra e mikpritëse për rekrutët e Kosoves të cilët ikën të raskapitur nga shtëpitë e tyre si pasojë e masakrave dhe agresionit ushtarak prej shtetit kriminal-sërb.



Sot në ditët me të rrepta të karantinës dhe luftës kundër pandemisë Kolegja e punës znj. Have Shabani ma dhuroj këtë libër të sajë të shkruar si rrëfim dhe ditar jete, duke më emocionuar fort!

Të shkruash për veten âshtë detyrë, të shkruash për gjakun e të parëve, është më shumë se detyrë; âshtë detyrim moral; veprim i shenjtë - fisnikëror.


Isa Maloku


Sunday, April 21, 2019

ORGANIZIMI I KOSOVËS LINDORE (SHQIPËRISË VERILINDORE) PËR TË DREJTËN E VETVENDOSJES DHE TË SHKËPUTJES


ORGANIZIMI I KOSOVËS LINDORE (SHQIPËRISË VERILINDORE) 
PËR TË DREJTËN
E VETVENDOSJES DHE TË SHKËPUTJES

Nga: BRAHIM AVDYLI
Çështja e organizimit të Kosovës Lindore (d.m.th. çështja e organizimit të Shqipërisë Verilindore) apo si e quajnë me diktimin politik serbo-sllav “Lugina e Preshevës”, e cila është shumë më pak nga i tërë rajoni Verilindor i Shqipërisë, që është i okupuar nga serbët, edhe njëherë po detyrohem që ta them se kjo çështje e tyre nga dita në ditë po kalon te të “tjerët”. Kush janë “të tjerët”? Elementi serbo-sllav dhe serbofil po shkonë me të vërtetë kundër shqiptarëve, paralelisht hegjemonizmit serbomadh të shtetit të Serbisë.

Ajo që duhet të jetë e mundshme të organizohet sa më parë, është në aspektin e përgjithshëm kombëtar e ligjor, e jo në aspekt të partive që i kanë, apo të atyre që ua imponon regjimi serb apo i ashtuquajturi “demokratik” shqiptar.
Shqiptarët duhet të bëjnë çmos që t`i kundërvihen politike diskriminuese e shpopulluese të serbëve dhe të mbrojnë kësisojit vendin e tyre. Pa u organizuar në këto kualitete, për t`ua bërë të njohur sistematikisht faktorëve ndërkombëtar, deri sa t`i realizojnë përfundimisht, e jo të braktisin vendin e tyre, siç po e bëjnë nga dita në ditë, e jo të “organizohen” jashtë vendit, si në Gjilan,[1] me Shoqatën e Gazetarëve “Beqir Muzliu”, është kjo forma e vërtetë e veprimit. Organizimi i tyre jashta territorit të Kosovës Lindore (Shqipërisë Verilindore) nuk ka efekt.

Për t`i ditur më parë përkufizimet gjithëshqiptare (sepse, në bazë të tyre e kemi dërguar edhe një MEMORANDUM ndërkombëtar prej Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara; BE-së dhe Instancave të saj; Presidenteve e Presidentëve; Kancelareve e Kryeministrave të të gjitha shteteve Perëndimore; të gjitha Organeve Botërore; Instancave ndërkombëtare dhe kombëtare apo opinionit botëror dhe shqiptarë, që me datën 07 Nëntor 2018, nga Komisioni i ISHK, i të cilit jam udhëheqës, instancat publike kombëtare e ndërkombëtare, të cilët, e përkrahin politikën hegjemoniste serbe e ruse, nuk kanë aspak për neve hapësirë publike!), do t`ua kisha thënë dy çështje parimore, pa aspektin ligjor kombëtar e shtetëror: a) në aspektin kohor; dhe b) në aspektin ligjor ndërkombëtar.

E thashë me këtë rast se nuk po merremi me aspektin ligjor kombëtar e shtetëror, të cilët politika aktuale e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe e Shtetit të Republikës së Shqipërisë pjesërisht apo tërësisht i ka harruar. Nuk po merremi aktualist me këto aspekte, sepse për ato “paska kush flet”, në qoftë se i di çështjet e veta. Por, po i përmendim dy nga këto, në të cilën Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 1 e pika 3 e ka përcaktuar se ajo nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër ose pjesë të ndonjë shteti tjetër; se Neni 2, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e përkufizon se "sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm. Ai mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe Ligj".
Kjo është mjaft! Po e fillojmë me të dy çështjet, të cilat na janë të qarta:

A) NË ASPEKTIN KOHOR DHE RAJONAL

Do të kisha thënë se çështja e të ashtuquajturës “Lugina e Preshevës” (e cila bie pré e politikës shoviniste e neofashiste moderne serbe, qe 18 vite, sepse ajo më e drejtë gjuhësisht e historikisht do të quhej “Kosova Lindore” apo “Shqipëria Verilindore”), atëherë do të duhej të diskutonte “për bashkimin kombëtar” të këtij regjioni me Kosovën, para 18 viteve, kur ka qenë koha e bashkimit të këtij regjioni me luftë dhe do të mund të merrej edhe ajo me këtë çështje, e jo të ipet nga terrritori i Repubikës sonë më e vlershmja për ne, nga minierat e saj, edhe pse Serbia po e vjedhë me dhunë minierën e arrit e të plubmit në Meditë (Medvegje). 

Dihet se nuk është “nevoja” të hiqet më e vlershmja nga Republika e Kosovës, e dhe as e mundur të “ndërrohet” toka shqiptare me tokat shqiptare, sepse kjo është sikur të hiqet nga dora e goja e fëmijve tanë copa e mishit e t`i lëshohet një grusht dhé nga “Lugina e Preshevës”. A janë në mendje me të vërtetë shqiptarët apo iu kanë marrë atyre mendet nga koka, prej magjistarëve të mëdhenj sllavo-ortodoksë dhe islamistë? Këtë pasuri na e ka falur Zoti i Madh i Gjithësisë e nuk duhet t`ua japin atyre!

“Politikanët” tanë të djeshëm e të sotshëm, na e shkelën me dhunë e vrasje UÇK-në dhe e krijuan UÇPMB-në, SI DEGË PARCIALE, pra, e ndanë çështjen e madhe të bashkimit përmes luftës gjithëshqiptare me një forcë rajonale të luftës, ÇKA ISHTE KUNDËR NORMAVE ELEMETARE TË LUFTËRAVE, ku secili “katund” do të shtonte nga një “ushtri” të veten! E ku mund të kishte terren të luftës për një luftë rajonale nga një instancë e atëhershme ushtarake e “Luginës...”, kur me kthetra të hapura qëndronte e gatshme e tërë makineria moderne ushtarake serbo-sllavo-ruse!! POPULLI THOT: HEKURI RRIHET SA ËSHTË I NXEHTË! Kur të ftohet, nuk bënë punë. As “bashkimi kombëtar” e as “lufta çlirimtare e UÇPMB-së” sot nuk lejohet, siç nuk ka qenë e mundur më parë, sepse e kam thënë qindra herë se luftërat lokale i shtyp shteti i madh.

Çfarë “bashkimi kombëtar” mund të bëhet kaq vonë, pas 18 viteve, pos tradhëtisë kombëtare me tokat amtare, të lira e të pavarura, sovrane të Republikës së Kosovës, për të pasur “mundësi” që të ngjitet “Lugina e Preshevës”, pa minerale?!! Sigurisht se jo!!...

Duhet të nxjerrë si përjashtim nga ky shkrim se ky tubim nuk duhet të jetë “tubim i gazetarëve”[2], apo të tjerë, por i instancave ligjore e politike udhëheqëse të krahinës, në një tubim gjeneral, mbrenda të ashtuquajturës “Lugina e Preshevës”, madje duhet të thirret i tërë rajoni i Preshevës, Bujanocit e Medvegjes, jo vetëm Presheva. Ajo, as tërë “Luginën” nuk e futë në sy!!...
Këto tubime dhe tubimi i fundit i gazetarëve nuk duhet të bëheshin jashtë Kosovës Lindore apo të Shqipërisë Verilindore, por legalisht dhe mbrenda kësaj krahine. Kjo gjë duhet të mbahet në mend, përveç formës së përqafimit.

B). NË ASPEKTIN E LIGJEVE NDËRKOMBETARE

Në këtë aspekt do të nxjerrim edhe njëherë nga memorandumi i ynë, këto pika ligjore, se:
-Rezoluta nr. 637 (VII), e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, e miratuar më 16.12.1952 thekson se: “E drejta e vetëvendosjes së popujve dhe kombeve është parakusht për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut”;
-Rezoluta nr. 1514 (XV), e së njëjtës instancë ndërkombëtare, e datës 14.12.1960, Neni 1, përcakton se “Integrimi i një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë të popujve të atij territori”;

-Në bazë të Nenit 2, të së njëjtes Rezolutë tekstualisht thuhet se “Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes përmes të cilit mund të përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik, për të vazhduar zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe shoqëror”...
- Të gjitha ligjet ndërkombëtare i kemi para duarve; njërën ndër to: Vendimet e Badinterit mbi Paktin e Varshavës. Ky vendim nuk lejon të prishen kufijtë ekzistues të ndarjeve administrative të paktit të Varshavës, përveç se ngritja e statusit së disa krahinave, si KSA e Kosovës, në statusin e Republikës;
-si dhe shumë të tjera, p.sh. disa rezoluta të OKB-së, të cilat e fiksojnë të drejtën e vetvendosjes dhe të drejtat e tjera, të cilat Republika e Serbisë nuk i ka respektuar aspak, as për Sanxhakun, Preshevën, Bujanocin e Medvegjen (të themi shqip: Medita), sikurse edhe për Vojvodinën.

Pra, jam i qartë dhe po ndalem këtu, në një theks mediatik:
-“Ne jemi të mendimit se tri qytetet e Kosovës Lindore në Serbi duhet të bëjnë autonominë e vet, të shpallur me referendum, me të drejtën e vetëvendosjes, sipas konventave ndërkombëtare”- thuhet në memorandum!

NË FUND, EDHE NJËHERË PO E SHTOJMË:

Nuk janë e njëjta gjë viset e populluara të Kosovës me etni të ndryshme, që i thonë vetes “serbë”, me lojëra të paskurpullta të pakicës heterogjene, me “krahinën” e okupuar nga serbët, me dhunë e forcë, me luftë e gjenocid, prej Mollës së Kuqe e këndej, trashëgimtare e Mbretërisë së Dardanisë, iliro-albane, të cilët janë prej gjenezës së më të kahershme para erën sonë e deri sot, pa e ndyshur fare kombësinë, ndonëse janë shumica të besimit islam. Nuk kanë asnjë të drejtë ndërkombëtare “serbët” të kërkojnë “statut special” në Republikën e Kosovës; por e kanë absolutisht të drejtë të kërkojnë Krahinën Autonome të Kosovës Lindore, e le ta quajnë me një emër gjithpërfshirës, e jo “Lugina e Preshevës”. Luginë apo kodër, e shpjegon gjeografikisht, por kjo nuk e shënon origjinën, prejardhjen, të qenurit, banorët, kombësinë, etj.

Hashim Thaçi apo kushdo tjetër, apo edhe ndonjë renegatë i serbo-sllavëve, nuk mund t`ia japë më tepër minoritetit heterogjen në Kosovë, të cilët quhen “serbo-sllavë”, por do t`ua jepte komunat e veta në qeverisje, si çdo komunë tjetër, direkt qytetarëve. Qytetarët “serbë” apo si do të quhen ata, i kanë të gjitha të drejtat dhe duhet që edhe ata t`i gëzojnë. A i kanë lexuar ndonjë faqe të historisë, ata që merren me këtë punë, apo jo?! Këtë punë, duhet që ta dijnë. Jemi lodhur mjaft më me këto lojra të tyre e të shumta!...

Sa për Kosovën Lindore, kur ta shpallë e të njihet me autonominë e vet, e të njihet nga Shteti i Republikës së Serbisë dhe të ketë të drejten e vetvendosjes, dhe kjo e drejtë duhet të jetë e njohur edhe nga Republika e Serbisë, atëherë kjo krahinë, në mënyrë paqësore, mund të bashkohet me kë të dojë, edhe me Kosovën. Më parë, nuk ka bashkim, pos tradhëtisë së dheut të atdheut me minerale, e ngjashëm me aktin e Esat Pashë Toptanit!!!...

Nuk kam çka u them më tepër!! Asnjë metër nuk do të lëvizë nga kufiri i sotëm i Republikës së Kosovës, vetëm nëse doni të bini në detin adriatik!!...

Brahim AVDYLI


[1] Shikoni po deshët artikullin e gazetës elektronike “II-Online” (ose 2LOline), nga mbledhja e gabuar e gazetarëve “Beqir Musliu”, në Gjilan, me datën 16 nëntor 2018, “Kërkojmë zgjidhje të pranueshme për Luginën”, e vënë në https://2lonline.com/kerkojne-zgjidhje-te-pranueshme-per-luginen .
[2] Shikoni p.sh. këtë tubim, të dhënë këtu në gazetën elektronike.

================================================================================================