Showing posts with label Masakrat serbe. Show all posts
Showing posts with label Masakrat serbe. Show all posts

Friday, May 8, 2020

Përvjetori i 21-të i masakrës SERBE mbi popullin Civil në Saradran - Kosovë



Sot perkujtojmi ditën e tmerrit dhe të masakrës më makabre në qendër të fshatit Saradran komuna Istog. 

Këtu u pushkatuan 21 vite më parë, pesëmbdhjet burra, gra, femijë dyqind metra me larg U pushkatuan 150 qytetar, kryesisht të zhvendosur nga Mitrovica dhe rrethina. Duke ju referuar, librit te Autorit te ndjere Halit Elshani "Monografia e fshatit Saradran ". 

N'oborrin e shtepisë se Zymër Berishës dyqind metra më larg u pushkatuan 150 qytetar. Në masakrën e Saradranit, përveq armëve te ndryshme, thikave dhe mjeteve të tjera të xhelatëve serb, u përdoren edhe sharrat motorrike. 

Pra me fshatin Saradran u derdhë shumë gjak, Ky lokalitet me rrethinë e tijë Përjetoj masakrën më të madhe dhe ma të dhembshme me komunën e Istogut dhe të rrafshit të Dukagjinit . 


U qoftë hallall dheu i Kosoves! Lavdi!



Wednesday, April 22, 2020

NE LIKOC NDIZET DRITA E ALARMIT - Shkruan Ymer Halimi


Korrik 1998
/Nga Ditari i nje Epoke/

Ka kohe qe kishim veshteresi te shtuara, sepse dolen ca pengesa qe nuk shmangen dot, por edhe zhvillime pozitive e duhet te mesoheshim te veprojme me mundesin qe kishim, ne kushte ekzistuese.

Pushteti serb ishte bere teper ama teper agresiv dhe ka vendose masa te rrepta kontrolli rrugeve qe dergojne ne Drenice. Po ashtu Ushtria Çlirimtare po shtrihej çdo dite e me shume, e mundesite tona po mbeten te njejta per te mos thene çdo dite e me te vogla, sepse ndjeshmeria e popullates per luften ka rene. Sigurishte edhe kjo ka mundesi shterruese.

Lufta per buken

Ne fund marsi 1998, dega e LDK se ne Viti lajmeroj se ka njezete ton miell qe kishin hyre po ate dite nga serbia dhe deshirjone t'i dergojne per Drenice. Veprimi ishte i koordinuar me Musa Misini edhe Nebih Zariqi. Nebihu me lajmeroi dhe rreth ores dymbedhjete ishim para depos se shoqates "Nene Tereza" ne Prishtine. Ne kamion me dy vozites serb ishte edhe Musa Misini. Lindi ideja te mos e zbarkojme miellin por ta dergojme deri ne Drenas, me kete kamion.
U beme oferte vozitesve duke u treguar se sa eshte largesia. Edhe pse hezituan vendosen qe te shkojne, por nuk kishin fare njohuri ku ndodhet Drenasi. I garantuam se nuk ka problem por edhe pagesa ishte joshese. Morem dokumentin percjelles ne shoqate. Musa Misini edhe une shkuam me veture te Nebihut, duke levize para kamioni. Musa na tregoi se policia e kishte ndaluar kamionin ne hyrje te Kosoves per dhjete ore. Dhe vozitesit ishin te shqetesuar shume.

Kur mberrijtem ne Komoran, duke u kthyer per Drenas, ne kaluam, por policia e ndaloi kamionin dhe nuk lejoj te levizin per njezete minuta. Ndegjoheshin tone ofenduese qe u benin vozitesve. Megjithate fale letres percjellese qe e kishin te shoqates u lejuan te levizin. Ne Drenas miellin e shkarkuem ne depon e shoqates "Nene Tereza". Por vozitesit serb ishin te shtangur. Shiqonin te shqetesuar shume. Ne shoqate u treguem se jane vetem per ne Likoc. Ata kerkuan, qe te marrin pak per skamnoret dhe u dakorduam. Ky ishte kontigjenti, i pari edhe i fundit, qe arrijtem ta dergojme ne Drenas, ne kete sasi ne vitin 1998. Natyrisht ne percjellnim pa rreshtur edhe rrugeve dytesore por jo ne kaq sasi.

Me pas, serbia filloi ta limitoj sasine e miellit qe hynte ne Kosove, sepse donin ta perulnin popullin me uri. Pas kesaj gjendje filluam te bashkepunojme me mullinje ne zone te Vushterrise, Stanovc, Maxhunaj, Spahiu (Vushterri) dhe Novolan. Po keshtu edhe ne Komunen e Lipjanit, me mullinjesit: ne Hallaq te Prapashtict dhe Petrove te Ruzhdi Shabani. Nga kjo ane mielli mberrinte deri ne Dukagjine.Transportin nga mullinjte e Vushterrise e bartnin vete drenicasit me traktora.



Duhet thene e verteta, mullinjesit e ngriten pergjegjesine, çmimin e nivelizuan dhe benin perpjekje qe te prodhonin sa me shume.

Ne anen tjeter shoqates "Nene Tereza", pushteti serb i ndaloj qe asnje gram ndihma te mos e fus ne Drenice. Keshtu se paku na u tha ne, po keshtu veproi edhe shoqata "Nene Tereza", sepse qe nga 1997 nuk arriti te hyne ne Drenice deri ne fund te Qershorit. Ne Skenderaj, dega e Shoqetes 'Nene Tereza", per fat, e kishte depon perplote ushqime dhe gjera te tjera materiale qe dr. Bajram Gashi i dergonte per ne Likoc, sipas mundesive qe kishte.

Sipas nje marreveshje mjetet qe vinin per KRNE, nje pjese e konsiderueshme shkonin ne fondin e shoqates "Nene Tereza". Atehere, nga depot e tyre duhej te furnizoheshim, por me mundesi te kufizuara. Merrnim, detergjente, fasule, konzerva te ndryshme, oriz, makarona, miell, batanije, here here edhe gjera mjekesore. Ne KRNE kishim nje kombi te ndermarrjes "Kosova Graniti" qe Kadri Dushi e kishte ne perdorim prej kur kishte vozite punetoret. Vlene te ceket se kjo ndermarrje i dha krejte paisjet e kuzhines se punetoreve te saj per t'i derguar ne Likoc.

Kadriu e Nebih Bala ishin te angazhuar me kombin dhe ishin te pranishem çdo dite. Benin pune teper te rendesishme, duke marre te mira materiale edhe nga shoqatat bamirese, po edhe ato qe i siguronin aktivistat e Kryqit te Kuq, Solidariteti, organizatat nderkombetare, te Bashkesia Islame qe ishte shume aktive ne mbeshtetje te luftes, nendekget e LDKes. Keta, ne shumicen e rasteve i dergonin drejte per drejte ne zone te Drenices, ne pikat te caktuara te UÇK se, sipas kerkesave qe ato i benin.

Por, here here i lenin edhe ne Grabovc te Daut Mjekiqi, qe aty e kishte depon kryesore te "Nene Tereze" per Obiliq. Kjo ishte barte atje qellimshem, por Daut e Fatmire Mjekiqi e pesuan me dajak, nga policia serbe. Po ashtu ne Fushe Kosove,ne KRNE komunale vepronte nje treshe shume puntore, Hysen Merovci, Arsim Ternava dhe Ahmet Krasniqi, qe bashkevepronin me Dautin, e sherbinin per Drenice. Ketu ishte edhe afersia brigades se Fehmi Ladrovcit, qe vinin shume here t'i merrnin gjerat e nevojshme nga Grabovci.

Aso kohe UÇK filloi te shtrihet ne Zonen e Pashtrikut, Shales dhe Llapit. Ne kishim mundesi te njejta por duhej vepruar ne tri zona çka e zvogeloj mundesine e mbeshtetjes per ZO te Drenices ku atje ishin mbi dymije ushtare me arme. Thene te drejten ZO e Drenices ne fillime kishte ndihma qe vinin nga Dukagjini: Peja, Istogu, Klina, po edhe nga Rahoveci e Malisheva; por sa kohe qe kalonte ndihmat nga ajo ane ishin me te pakta, sepse edhe andej mbeshtesnin ushtaret qe rreshtoheshin ne UÇK e vepronin ne Podguer, Lapushe, Podrime.

Ndodhi diçka e mire.

Natyrisht popullates çdo dite i shterronin mundesite, e numri i ushtareve shtohej. Ndihma e jone nuk mjaftontonte. Ne Drenice mundesite ishin teper te kufizuara e veçmas ne pjesen qendrore. Por ne fund te muajit Qershor shoqata "Nene Tereza" depertoi ne Drenice, nga ana e Drenasit dhe zbuti mungesat qe filluan te shfaqeshin. miell e ushqime dergoi edhe ne Likoc.

Nuk kaloi shume kohe rezervat u pakesuan. Per kete ne Likoc u ndez alarmi. Erdhi kerkese per te vepruar me çdo kusht. Vlene te ceket se mullirin ne Petrove, polica i dha flaken dhe shkaterroi deri ne themel. Sasia e miellit qe gjindej ne treg ishte e pakte, mullinjet kishin sasi te paperfillshme krahas nevojes. Keshtu u drejtuem ne komune te Podujeves. Atje nuk kishim provuar me pare per gjera me sasi te medha. Me Skender Muqollin Mehmet Aliun–Hertica u nisem ne pasdite.

Ne nje shitore ku shitesi ishte serb, biznismeni Sali Mustafa kishte hetuar se jane katrembedhjete mije kilogrem miell. Hezituam qe ta blejme, por e blem. Pastaj ne mullirin e Letancit te Naip Plakolli, blem katermije kilogrem, dhe kur e kuptoj per çka e kemi na i dhuroi edhe katerqind kilogram. Edhe ne disa shitore gjetem pjesen tjeter keshtu u bene njezete e kater mije e treqind kilogam.


Ajo qe na gezoj shume ishte se Mehmet Aliu vendosi qe me kamionat e tij t'i transportoi per ne Drenice. Kamionat e firmes i kishte per transport dheu e zalli. Po me kete miell u tansportuan edhe nje sasi e konzerva qe ishin paguar me pare. Vlene te ceket se ky kontigjent i konzervave, ishte destinuar per ushtare, por shoqata "Nene Tereza" nuk pati kujdesin e duhur. Kishte shpenzuar pa nevoje.

E pse u gezuam per transportin!? Ne Prishtine, taksisteve me kamiona u ofronim edhe 500DM per nje transport deri ne Drenice e nuk pranonin.
Podujeve–Likoc nente ore udhetim.
Shabani, Skenderi edhe Mustafa, si komision i blerejes, mbet t'i kryenin obligimet te bleresit qe te nesermen para dite.

Pas pagese te nisen per Drenice, por rruga e koha e udhetimit nuk u shqyrtua fare. Kamionat i voziten, Skenderi, Kujtimi e Sefedini te familjes Aliu, u shoqeruan nga ushtari Muharrem Ismajli ne bashkepunim me ushtaret tjere te UÇK se e ndjeken nje marshute qe askush nuk e kishte enderruar: Letanc, Bajqine, Dobratin, Kaqanoll, Bajgore. Ne Bare percjelljen e marrin ushtaret e komandant Hysni Ahmeti dhe kalojne ne Rashan, Pasome, Smrekonice duke kaluar neper lumin Sitnica, Pantine, Oshlan, dhe hyjne ne zonen e Brigades 114, ne Libovec, ku ushtaret e kesaj Brigade i percjellin deri ne Likoc. Rruges kishin pase edhe telashe, shkak pasigurie.

Atje mberrijne pas nente ore udhetimi. Ne Likoc angazhohen ushtare e fshatare, duke e barte miellin ne depot e rezervave ne Likoc e fashtra per rreth. Miellin e kishte pranuar Abdullah Qorri edhe ushtaraku Ilaz Selimi. Te shkarkimi telashen me te madhe ua kishin shfaqe konzerevat se duhej numruar shkak se shume paketime ishin demtuar. Me te zbardhe dita çdo gje ishte ne rregull. Kamionat kishin vendose te kthehen pasdite.

N'ate vije rruge, teper e veshtire, ishin kamionat e pare po edhe te fundit qe e kane shkele ndoj here andej.



Ne mengjes, lajmeruan nga Likoci se çdo gje ishte ne rregull dhe ndjeheshin shume te lumtur. Po edhe i gjithe ekipi i yne gjithashtu.

Vlene te ceket se vetem pak dite me pase,
ne fillim Gushti, serbet ndermorren nje ofanzive ne Zonen e Likocit, por rezervat u ruajten.
Prandaj, Drenica nuk ishte vetem, por ajo ishte lokomotive qe i printe luftes



Ymer Halimi

Thursday, April 16, 2020

15 Prilli, dita e Eksodit Kosovar



Sot 21 vite nga eksodi i Shqiptarve të Kosovës, ku shumica e tyre në Shqipëri gjetën strehim, mikëpritje dhe ngrohtësi vëllezrore.

Shtëpitë e Shqiptarëve në Shqipni, Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë u bën vatra e mikpritëse për rekrutët e Kosoves të cilët ikën të raskapitur nga shtëpitë e tyre si pasojë e masakrave dhe agresionit ushtarak prej shtetit kriminal-sërb.



Sot në ditët me të rrepta të karantinës dhe luftës kundër pandemisë Kolegja e punës znj. Have Shabani ma dhuroj këtë libër të sajë të shkruar si rrëfim dhe ditar jete, duke më emocionuar fort!

Të shkruash për veten âshtë detyrë, të shkruash për gjakun e të parëve, është më shumë se detyrë; âshtë detyrim moral; veprim i shenjtë - fisnikëror.


Isa Maloku


Saturday, April 11, 2020

Një pyetje për presidentin e Serbisë A. Vuçiç - Nga Mirgjin Frasheri





Një pyetje retorike për presidentin e Serbisë Z. Vuçiç mbështetur në fakte reale.
Që në vend të kërkonte falje për maskrën e Reçanit e quan atë të sajuar ...
Si dhe për Zonjën Brnabiç kryeministre të Serbisë që ka shprehur dëshirën për pajtim.

Kur historia na mëson:
- “Kush nuk njeh gabimet e së kaluarës është i destinuar ti përsëritë ato”
Për këtë rast si presidenti dhe znj kryeministe e Serbisë të marrin si shembull si ka vepruar Papa Polak i Vojtilës: “Që për hërë të parë në historinë e krishtërimit ‘Papa polak i Vojtiles’ njeriu i vetë Zotit bëri kritikë të hapur kërkoj falje në emër të Vatikanit, për proçesin e dënimit të Galileos.

Prandaj ju Z. President dhe ju Znj. kryeministre e shtetit të Serbisë, duhet të kuptoni se kjo kritikë u bë, jo pa shkak, por për faktin se Papa polak i Vojtilës donte, që në këtë periudhë të qytetërimit kërkoi që krishtërimi të çlirohej nga mëria shekullore e botës laike për fajet e inkuzicionit në mesjetë.

Ju Z. President që mohoni njohjen e Kosovës kur ajo është shpallur e pavarur e ndërkohë mohoni edhe masakrën e Recanit, në një kohë kur zonja kryeministre kërkon të realizohet pajtimi midis dy popujve; a keni menduar se si duhet të veproni, mbeshtetur në aktin madhor te Papes polak të Vojtiles?

1-  Prandaj nisur nga ky fakt i mësipërm dhe nga fakti se ne jemi në periudhën e i nkuzicionit, po që jetoni në këtë shekull qyteterimi:
Si mundet të veproni ju si përfaqesues shteti që të çlirohi ju nga mëria shekullore e atij populli të pafajshëm të Kosovës, që përveç 93 vjetëve të pushtur padrejtësisht i masakruar në mënyrë të pashëmbullt?
Por aq më tepër që edhe pas shpalljes së pavarësisë ju nuk e njihni mëvetësinë, sovranitetin e saj. Si dhe për atë gjenocid të pashëmbullt në historinë njerëzore shkaktuar nga sheteti juaj serb?? E veçanërisht për mohimin e masakrës së Reçanit, që në vend të kërkoni falje; per fat të keq po e quani të sajuar?


2-  Ja dhe një shembull tjeter qytetërimi:
Djali i një oficeri gjerman Marus Burger pasi kishte lexuar shënimet e të atit për një masakër në një fshat të Shqipërise, Borove - Ai erdhi në vendin e ngjarjes familjarisht  dhe u shpreh: “Kam erdhur këtu pasi kam zbuluar anën e errët ter babajt tim, vendosa të vij në këtë vend dhe të kërkoj falje” - Por jo se jam në gjendje të ndryshoj atë që ka bërë babai im, por ajo më ka ndjekur si hije tërë jetën, dhe asnjehere se bëja gjumin i qetë.

Unë do largohem nga ky vend që ndjej dhimbje për atë çfarë ka ndodhur, por Borova është mendja ime, shpirti im dhe lutjet e mia do të jenë gjithmonë për këta njerëz të pafajshëm!

Kurse ju zoti president dhe ju znj. kryeministre të Serbisë; si është e mundur të ndjeheni kaq të qetë për atë genocit të pashembullt që e njeh e gjithë bota!?

Si mund ta shpegoni që jeni duke parë me sytë tuaj varret e të poppull civil i pafajshëm.


Si ndjehi të qetë shpirtërisht kur keni dëgjuar gratë e përdhunuara, të cilat kanë deklaruar edhe para Departamentit Amerikan për bëmat kriminale të shtetasve, shtetit tuaj?

Dhe ende sërish ndjeheni shpirtërisht kaq të qetë dhe arini deri atje sa të mohoni masakrën e Reçanit?
Ky veprim i juaji i papreçedentë, është një tjetër masakër edhe më e rëndë ndaj popullit qytetar shqiptar në Kosove por edhe një fyerje e dinjitetit dhe qytetërimit në arenë ndërkombetare: Turp për ju!

Mirgjin Frasheri

`````````````````````````````````````````````````````````````````````


Sunday, April 21, 2019

ORGANIZIMI I KOSOVËS LINDORE (SHQIPËRISË VERILINDORE) PËR TË DREJTËN E VETVENDOSJES DHE TË SHKËPUTJES


ORGANIZIMI I KOSOVËS LINDORE (SHQIPËRISË VERILINDORE) 
PËR TË DREJTËN
E VETVENDOSJES DHE TË SHKËPUTJES

Nga: BRAHIM AVDYLI
Çështja e organizimit të Kosovës Lindore (d.m.th. çështja e organizimit të Shqipërisë Verilindore) apo si e quajnë me diktimin politik serbo-sllav “Lugina e Preshevës”, e cila është shumë më pak nga i tërë rajoni Verilindor i Shqipërisë, që është i okupuar nga serbët, edhe njëherë po detyrohem që ta them se kjo çështje e tyre nga dita në ditë po kalon te të “tjerët”. Kush janë “të tjerët”? Elementi serbo-sllav dhe serbofil po shkonë me të vërtetë kundër shqiptarëve, paralelisht hegjemonizmit serbomadh të shtetit të Serbisë.

Ajo që duhet të jetë e mundshme të organizohet sa më parë, është në aspektin e përgjithshëm kombëtar e ligjor, e jo në aspekt të partive që i kanë, apo të atyre që ua imponon regjimi serb apo i ashtuquajturi “demokratik” shqiptar.
Shqiptarët duhet të bëjnë çmos që t`i kundërvihen politike diskriminuese e shpopulluese të serbëve dhe të mbrojnë kësisojit vendin e tyre. Pa u organizuar në këto kualitete, për t`ua bërë të njohur sistematikisht faktorëve ndërkombëtar, deri sa t`i realizojnë përfundimisht, e jo të braktisin vendin e tyre, siç po e bëjnë nga dita në ditë, e jo të “organizohen” jashtë vendit, si në Gjilan,[1] me Shoqatën e Gazetarëve “Beqir Muzliu”, është kjo forma e vërtetë e veprimit. Organizimi i tyre jashta territorit të Kosovës Lindore (Shqipërisë Verilindore) nuk ka efekt.

Për t`i ditur më parë përkufizimet gjithëshqiptare (sepse, në bazë të tyre e kemi dërguar edhe një MEMORANDUM ndërkombëtar prej Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara; BE-së dhe Instancave të saj; Presidenteve e Presidentëve; Kancelareve e Kryeministrave të të gjitha shteteve Perëndimore; të gjitha Organeve Botërore; Instancave ndërkombëtare dhe kombëtare apo opinionit botëror dhe shqiptarë, që me datën 07 Nëntor 2018, nga Komisioni i ISHK, i të cilit jam udhëheqës, instancat publike kombëtare e ndërkombëtare, të cilët, e përkrahin politikën hegjemoniste serbe e ruse, nuk kanë aspak për neve hapësirë publike!), do t`ua kisha thënë dy çështje parimore, pa aspektin ligjor kombëtar e shtetëror: a) në aspektin kohor; dhe b) në aspektin ligjor ndërkombëtar.

E thashë me këtë rast se nuk po merremi me aspektin ligjor kombëtar e shtetëror, të cilët politika aktuale e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe e Shtetit të Republikës së Shqipërisë pjesërisht apo tërësisht i ka harruar. Nuk po merremi aktualist me këto aspekte, sepse për ato “paska kush flet”, në qoftë se i di çështjet e veta. Por, po i përmendim dy nga këto, në të cilën Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 1 e pika 3 e ka përcaktuar se ajo nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër ose pjesë të ndonjë shteti tjetër; se Neni 2, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e përkufizon se "sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm. Ai mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe Ligj".
Kjo është mjaft! Po e fillojmë me të dy çështjet, të cilat na janë të qarta:

A) NË ASPEKTIN KOHOR DHE RAJONAL

Do të kisha thënë se çështja e të ashtuquajturës “Lugina e Preshevës” (e cila bie pré e politikës shoviniste e neofashiste moderne serbe, qe 18 vite, sepse ajo më e drejtë gjuhësisht e historikisht do të quhej “Kosova Lindore” apo “Shqipëria Verilindore”), atëherë do të duhej të diskutonte “për bashkimin kombëtar” të këtij regjioni me Kosovën, para 18 viteve, kur ka qenë koha e bashkimit të këtij regjioni me luftë dhe do të mund të merrej edhe ajo me këtë çështje, e jo të ipet nga terrritori i Repubikës sonë më e vlershmja për ne, nga minierat e saj, edhe pse Serbia po e vjedhë me dhunë minierën e arrit e të plubmit në Meditë (Medvegje). 

Dihet se nuk është “nevoja” të hiqet më e vlershmja nga Republika e Kosovës, e dhe as e mundur të “ndërrohet” toka shqiptare me tokat shqiptare, sepse kjo është sikur të hiqet nga dora e goja e fëmijve tanë copa e mishit e t`i lëshohet një grusht dhé nga “Lugina e Preshevës”. A janë në mendje me të vërtetë shqiptarët apo iu kanë marrë atyre mendet nga koka, prej magjistarëve të mëdhenj sllavo-ortodoksë dhe islamistë? Këtë pasuri na e ka falur Zoti i Madh i Gjithësisë e nuk duhet t`ua japin atyre!

“Politikanët” tanë të djeshëm e të sotshëm, na e shkelën me dhunë e vrasje UÇK-në dhe e krijuan UÇPMB-në, SI DEGË PARCIALE, pra, e ndanë çështjen e madhe të bashkimit përmes luftës gjithëshqiptare me një forcë rajonale të luftës, ÇKA ISHTE KUNDËR NORMAVE ELEMETARE TË LUFTËRAVE, ku secili “katund” do të shtonte nga një “ushtri” të veten! E ku mund të kishte terren të luftës për një luftë rajonale nga një instancë e atëhershme ushtarake e “Luginës...”, kur me kthetra të hapura qëndronte e gatshme e tërë makineria moderne ushtarake serbo-sllavo-ruse!! POPULLI THOT: HEKURI RRIHET SA ËSHTË I NXEHTË! Kur të ftohet, nuk bënë punë. As “bashkimi kombëtar” e as “lufta çlirimtare e UÇPMB-së” sot nuk lejohet, siç nuk ka qenë e mundur më parë, sepse e kam thënë qindra herë se luftërat lokale i shtyp shteti i madh.

Çfarë “bashkimi kombëtar” mund të bëhet kaq vonë, pas 18 viteve, pos tradhëtisë kombëtare me tokat amtare, të lira e të pavarura, sovrane të Republikës së Kosovës, për të pasur “mundësi” që të ngjitet “Lugina e Preshevës”, pa minerale?!! Sigurisht se jo!!...

Duhet të nxjerrë si përjashtim nga ky shkrim se ky tubim nuk duhet të jetë “tubim i gazetarëve”[2], apo të tjerë, por i instancave ligjore e politike udhëheqëse të krahinës, në një tubim gjeneral, mbrenda të ashtuquajturës “Lugina e Preshevës”, madje duhet të thirret i tërë rajoni i Preshevës, Bujanocit e Medvegjes, jo vetëm Presheva. Ajo, as tërë “Luginën” nuk e futë në sy!!...
Këto tubime dhe tubimi i fundit i gazetarëve nuk duhet të bëheshin jashtë Kosovës Lindore apo të Shqipërisë Verilindore, por legalisht dhe mbrenda kësaj krahine. Kjo gjë duhet të mbahet në mend, përveç formës së përqafimit.

B). NË ASPEKTIN E LIGJEVE NDËRKOMBETARE

Në këtë aspekt do të nxjerrim edhe njëherë nga memorandumi i ynë, këto pika ligjore, se:
-Rezoluta nr. 637 (VII), e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, e miratuar më 16.12.1952 thekson se: “E drejta e vetëvendosjes së popujve dhe kombeve është parakusht për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut”;
-Rezoluta nr. 1514 (XV), e së njëjtës instancë ndërkombëtare, e datës 14.12.1960, Neni 1, përcakton se “Integrimi i një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë të popujve të atij territori”;

-Në bazë të Nenit 2, të së njëjtes Rezolutë tekstualisht thuhet se “Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes përmes të cilit mund të përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik, për të vazhduar zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe shoqëror”...
- Të gjitha ligjet ndërkombëtare i kemi para duarve; njërën ndër to: Vendimet e Badinterit mbi Paktin e Varshavës. Ky vendim nuk lejon të prishen kufijtë ekzistues të ndarjeve administrative të paktit të Varshavës, përveç se ngritja e statusit së disa krahinave, si KSA e Kosovës, në statusin e Republikës;
-si dhe shumë të tjera, p.sh. disa rezoluta të OKB-së, të cilat e fiksojnë të drejtën e vetvendosjes dhe të drejtat e tjera, të cilat Republika e Serbisë nuk i ka respektuar aspak, as për Sanxhakun, Preshevën, Bujanocin e Medvegjen (të themi shqip: Medita), sikurse edhe për Vojvodinën.

Pra, jam i qartë dhe po ndalem këtu, në një theks mediatik:
-“Ne jemi të mendimit se tri qytetet e Kosovës Lindore në Serbi duhet të bëjnë autonominë e vet, të shpallur me referendum, me të drejtën e vetëvendosjes, sipas konventave ndërkombëtare”- thuhet në memorandum!

NË FUND, EDHE NJËHERË PO E SHTOJMË:

Nuk janë e njëjta gjë viset e populluara të Kosovës me etni të ndryshme, që i thonë vetes “serbë”, me lojëra të paskurpullta të pakicës heterogjene, me “krahinën” e okupuar nga serbët, me dhunë e forcë, me luftë e gjenocid, prej Mollës së Kuqe e këndej, trashëgimtare e Mbretërisë së Dardanisë, iliro-albane, të cilët janë prej gjenezës së më të kahershme para erën sonë e deri sot, pa e ndyshur fare kombësinë, ndonëse janë shumica të besimit islam. Nuk kanë asnjë të drejtë ndërkombëtare “serbët” të kërkojnë “statut special” në Republikën e Kosovës; por e kanë absolutisht të drejtë të kërkojnë Krahinën Autonome të Kosovës Lindore, e le ta quajnë me një emër gjithpërfshirës, e jo “Lugina e Preshevës”. Luginë apo kodër, e shpjegon gjeografikisht, por kjo nuk e shënon origjinën, prejardhjen, të qenurit, banorët, kombësinë, etj.

Hashim Thaçi apo kushdo tjetër, apo edhe ndonjë renegatë i serbo-sllavëve, nuk mund t`ia japë më tepër minoritetit heterogjen në Kosovë, të cilët quhen “serbo-sllavë”, por do t`ua jepte komunat e veta në qeverisje, si çdo komunë tjetër, direkt qytetarëve. Qytetarët “serbë” apo si do të quhen ata, i kanë të gjitha të drejtat dhe duhet që edhe ata t`i gëzojnë. A i kanë lexuar ndonjë faqe të historisë, ata që merren me këtë punë, apo jo?! Këtë punë, duhet që ta dijnë. Jemi lodhur mjaft më me këto lojra të tyre e të shumta!...

Sa për Kosovën Lindore, kur ta shpallë e të njihet me autonominë e vet, e të njihet nga Shteti i Republikës së Serbisë dhe të ketë të drejten e vetvendosjes, dhe kjo e drejtë duhet të jetë e njohur edhe nga Republika e Serbisë, atëherë kjo krahinë, në mënyrë paqësore, mund të bashkohet me kë të dojë, edhe me Kosovën. Më parë, nuk ka bashkim, pos tradhëtisë së dheut të atdheut me minerale, e ngjashëm me aktin e Esat Pashë Toptanit!!!...

Nuk kam çka u them më tepër!! Asnjë metër nuk do të lëvizë nga kufiri i sotëm i Republikës së Kosovës, vetëm nëse doni të bini në detin adriatik!!...

Brahim AVDYLI


[1] Shikoni po deshët artikullin e gazetës elektronike “II-Online” (ose 2LOline), nga mbledhja e gabuar e gazetarëve “Beqir Musliu”, në Gjilan, me datën 16 nëntor 2018, “Kërkojmë zgjidhje të pranueshme për Luginën”, e vënë në https://2lonline.com/kerkojne-zgjidhje-te-pranueshme-per-luginen .
[2] Shikoni p.sh. këtë tubim, të dhënë këtu në gazetën elektronike.

================================================================================================

Sunday, February 3, 2019

Brahim Ibish AVDYLI: UNIVERSI I PËRGJITHSHËM I KULTURËS SË MENDIMEVE NËPËR VARGJE


Brahim Ibish AVDYLI:

UNIVERSI I PËRGJITHSHËM
I KULTURËS SË MENDIMEVE NËPËR VARGJE

Recension për krijimtarinë letrare e poetike të Martin Çunit-Antonit,
sidomos për veprat e fundit: “Universi i jetës”, Radio Kosova e Lirë, Prishtinë 2018; dhe, “Lulet e jetës (Letra nga burgu, Teutës dhe Agronit), Radio Kosova e Lirë”, Prishtinë 2018.

Martin Çunin-Antonin e njoh shumë heret, nga veprimtaria e atëhershme prej vendlindjes e atdheut tonë, apo nga përpjekjet për realizimin e Radios “Kosova e Lirë”, ndonëse mërgata për mua e bëri të veten.
Përkundër të gjitha përpjekjeve në mërgatë e para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë (OKB) apo gjetiu, qoftë edhe nëpër shkresat e mija, përsëri e kam bindjen se dikur do të gjendet e vërteta ose një pjesë e të së vërtetës. Pjesa më e madhe e tyre do të mbetet më tutje “e panjohur”.

Në të vërtetë, duhet të gjurmohet e vërtetaNa bashkon idealidhe jo organizatat. Një dëshmi për Radion “Kosova e lirë”[1], e kam dhënë kaherë në opinionin lexues. Disa do të dalin nëpër vepra të ndryshme, të cilat janë në procedurë. Mua dhe Martin Çunit, kryesisht, na mungojnë sponzorimet.

Nga mërgata e këtushme po e marrim për nevojat tona tubimin e Reinach-ut të Zvicrës, ku poeti, mësuesi, gazetari e veprimtari Martin Çuni i ka bërë provat e tij me disa miq e shokë, për t`a dhënë çështjen e Radios (së Kosovës së Lirë) dhe të luftës çlirimtare. Mua, më është shkaktuar dhunë që të mos mund të mirrja pjesë në këtë tubim, e në qoftë se arrija që të shkoj, të mos mundja aspak të flas; e në qoftë se arrij të flas dhe bëj ndonjë fotografi, do të më zhdukeshin edhe këto fotografi. Pas tubimit, më është marrur me forcë aparati fotografik. Reinach-u mbahet në mend me këtë tubim. Por, kjo nuk ka të bëjë me këtë vend, se sa me armiqtë e tmerrshëm të politikës jugosllave dhe të politikës zyrtare serbe. Dihet, se një ndër armiqtë më rrebtë serbo-sllavë isha unë. Pra, nuk kisha si të jem pranë tre pjesëmarrësve, e njëri ndër ta ishte Martin Çuni. Dy veta qenë pranë meje, me armë në shokë, dhe nuk më lanë që t`a bëja timen për “Kosovën e Lirë”, në atë tubim.

Për mendimin tim, po e them se po t`a kishte ditur të vërtetën e hidhur që atëherë, në revistën e bukur që do të ma ipte, revistës“Muza shqiptare”,[2] Nr. 1, Wuppertal 2008, me nënshkrimin e tij, të cilën e ruaj edhe sot e kësaj dite, do ta kishte mbaruar romanin ende të pabotuar, të cilin e quan “Bisedë me ndërgjegjen”. Mendoj se kjo bisedë, e cila do të ishte edhe bisedë e jona, do të kishte mundësi që t`a vinte në një vijë të mirë romanin e ndërgjegjes dhe do t`i ravijëzonte këto më tutje në universin e jetës, me plisin e bardhë në kokë, siç e mbanë në këtë fotografi të librit “Universi i jetës”,[3] sepse jeta e jonë ishte dhe është ende e gjymtë për ne, e nuk do të kishin lozur lojëra të kobshme me fatin tonë armiqtë tanë, si sot, dje e padje.

Shqiptarët e prisnin fatin e tyre si kotheren e thatë që Kosova të ishte e lirë. Mezi pritën që ta shpallin “të lirë”, largë nga gëzimi i pritur. Çdo gjë vjen sipas kohës, sipas marradhënieve ndërkombëtare, sipas forcave të botës, ku i kemi dy hise e gjysmë armiq të përbetuar e një gjymë hise miq. Nuk mund të ecim me kohën, por të shkruajmë po. Gjithnjë e më tepër po i jep Martin Çuni nëpër shkrimet dhe veprat e tija. Biografinë e veprave të botuara, nuk po e shfletojmë, por po e cekim se cilat janë veprat e tij të botuara deri më tani, edhe pse ka vepra të tjera shumë më të mira, të letërsisë, gazetarisë e të fotografive. Deri më tani, ai, i ka botuar këto vepra:
  • -“Jetë e furtunë”, poezi për të ritur, Prishtinë 2002;
  • -“Reportazhe lufte”, prozë dokumentare, Prishtinë 2002;
  • -“Jetë për jetën”, poezi për fëmijë, Prishtinë 2004;
  • -“Asht e gjak Arbërie”, me bashkautor, antologji e 12 krijuesve shqiptarë në Gjermani, Shtëpia Botuese “Doruntina”, Hanover dhe Prishtinë 2007;
  • -“Themele jete”, rrëfime për fëmijë, Prishtinë 2008;
  • -“Ëndërra shëtit pa mua”, poezi për të rritur, Tiranë 2012;
  • -“Feniks në kalvar”, prozë dokumentare, Prishtinë 2018;
  • -“Lulet e jetës/Letra nga burgu, Teutës dhe Agronit”, Radio Kosova e Lirë, Prishtinë 2018;
  • -“Universi i jetës”, poezi për të rritur, Radio Kosova e Lirë, Prishtinë 2018.
  • -“Radio <Kosova e Lirë>, Zëri i lirisë 4.1.1999-4.1.2019)”, Radio Kosova e Lirë, Prishtinë 2018; etj.
Martin Çuni është pjesëmarrës i disa antologjive, të cilat, nuk po i zë në gojë, vetën njëren nga këto libra, ku me Pal Sokolin është bashkautor.
Siç e thashë: mungojnë sponzorëtMartini i ka mjaft vepra të pabotuara. Ato vepra duhet të presin një ditë më të mirë, sikurse 10 veprat e mia.
Veprën antologjike “Asht e gjak arbërie”, e kam lexuar ndër të parat. Edhe poezinë e Martin Çunit. Poezinë e veçantë kushtuar shqiptarëve, me titullin “Shqiptarët”, nuk do ta analizojmë, edhe pse është e mirë. Ajo që na bie në sy është “Qielli i Atlantikut”, ku ndër të tjera autori thotë:

“I madhi Atlantik
Ku është Atlantida
Pse fsheh oqean
Kush iku atëherë
Kush po ikën tash
Sot e mot mbi Atlantik
Vragë e plagë mbi Atlantidë”,
e shkruar në prill të vitit 2004. Në poezitë e përkushtuara Azem Shkrelit “Krenari e trishtë” e Zejnullah Halitit “Mik e vëlla” janë poezi përkushtuese mjaft të dhembshme, por ne po ndalemi te poezia “Liria”, ku me tërë pezm autori thotë:
“Të shoh në fytyrën e fëmijve
Të shoh në mirësinë e nënës
Të shoh në rrudhat e babës
Të shoh në dashurinë e vashës
Kudo të shoh
Pos në vendin tim,
e cila është e mbaruar me 24 qershor 1993, por është thënë thuktë e më qartëTë thënat e poezisë e këtushme janë thënie antologjike.

Poezitë e fundit: “Ec e ec shqiptarët”, në të cilën flet, shkruan e përcëllon autori “Mallkimi i djeshëm/Na përcjell dhe sot”, të shkruar me 19 maj 2005, në Breckerfeld/D; pas saj, poezia e shkruar me 12 janar 1997, me titullin e saj “Acar”, shkruan me plot të drejtë, sikur edhe krijuesit i mbulon akulli, e robëria bëhet si kurorë. Vargje të tilla janë vargje plotësisht të sakta.
Nga dy poezi janë të futura në tri ciklat e para të përmbledhjes “Universi i jetës”[4], ndërsa në ciklin e katërt, nuk ka poezi të tjera për t`i vënë aty.

Libri ndahet në 4 cikle“Shqipatëve”“Respekt i përjetshëm”“Universi i mendimit”, dhe “Kumti”Poeti ka universin e mendimeve dhe të vargjeve të poezisënë pikat kryesore të librit. Ajo që e mbështjellë tërë librin, në kopertinë, është rapi i madh me degë të gjata dhe me rrënjë po aq të thella, të cilat janë rrënjët e para të kombit shqiptar, e bota sikur nuk e di.
Redaktori i kësaj vepre është vetë Ahmet Qeriqi, bashkëveprimtar i Radio “Kosova e Lirë” dhe “Kosova Pres”, babai i gazetares dhe recensueses Arbana Ahmet Qeriqi, miq të autorit dhe të mitë, të cilët e njohin edhe autorin, por edhe poezinë e tij, të shkruara nëpër valët e persekutuara të jetës.
I burgosuri e i persekutuari i shumëfishtë i Serbo-Jugosllavisë kishte arritur me shumë sakrifica të mëdha të punësohet në Radio Prishtinë. Librat e Martin Çunit“Universi i jetës” dhe “Lulet e jetës”[5] deri më tani ishin dy veprat poetike më të fundit, të botuara në vitin 2018. Mua, më gëzoi fakti se do të shkruaja një recension për veprat e tij. Nga ana ime, më së miri është të dimë se çka është universi. Disa bashkatdhetarë mendojnë se autori ynë “nuk ka filozofi”Secili autor e ka filozofinë e tij. Ajo është linja e gjallë mendore, e cila i udhëheqë tërë jetën autorët, dikend më pak e dikend më tepër. Librat e tij, që nga titulli, lidhen me filozofinë. Titujt e veprave “Lulet e jetës” dhe “Universi i jetës”, na tregojnë shumë çka.

Universi është gjithësia; është çdo gjë e gjallë dhe e vdekur; në tjetrën jetë apo i pa gjallë, si bimët, të pa gjalla për vetëdijen tonë, por që ekzistojnë, mbi tokë; bakteriet, insektet, shtazët, bimët, instancat që ne i themi se janë të pa lëvishme, të ngurta, e deri te ngjyrat e hijet, etj. Asgjë nuk humbet, e tëra është nëpër gjithësi, e pjesë të saja nuk shihen e nuk duken, prandaj ne themi se nuk ekzistojnë, por gjithsesi i mbanë ajo në vehte. Gjithësia është e pamatur, e pa anë, pa fund, infinite. Universi ka të bëjë me gjithëçka, që dihet apo nuk dihet; që duket apo nuk duket. Poeti i kap disa detaje, të cilat nuk i sheh dikush tjetër apo masa e gjërë rreth tij. Ai është i aftë për të zënë diçka, sepse jo rastësisht e ka krijuar bota si qenie të vetëdijshme, si krijues. Ai është i aftë për të kuptuar diçka dhe janë me mjaft rëndësi, si sa i përket gjërave që shkruan rreth tyre, por edhe opinionit kombëtar e botëror.
Universin e jetës e ka zënë Martin Çuni, pa poezi të ngarkuar; pa poezi të bëra vetëm prej metaforave e simbolike; pa poezi abstrakte e të tjetërsuara, nga të gjitha ciklet e këtij libri, për ta ruajtur shqiptarinë të paprishur, por të lirë e të pavarur, krahas popujve të tjerë, me plis të bardhë mbi kokë.

Nga filozofia po e marrim Imanuel Kantin (1724-1804), i cili ka qenë si një nga filozofët e kohëve të vjetra e kohës së tij dhe më pak ishte për natyrën e sendeve apo natyrën e tyre në vetvehte, por për kulmin e arësyes e logjikës së kthjellët të një epoke të re, edhe në qoftë se do të shtroheshin pyetje mjaft kritike. Ky patos i tij u bë vendimtar për filosofinë e dy brezave të fundit, në raport të ndërsjella të njeriut e filozofisë. Filozofia është kulmi i shkencave, ajo i përmbledhë të gjitha lëmitë e shkencave.

Qëllimi i vullnetit të dijes së tij drejtohet në të gjitha lëmitë e shkencës dhe të dijes, të botës e të jetës, të natyrës e shpjegimit paraprak të gjërave, dhe me prinzipet e ndërrmarrjeve tona, lidhur ngusht me ndjenjat, të sqarimit të enigmave dhe të lidhjes së ndërsjellë të shijes; të historisë së njerëzimit dhe të ekzistencës njerëzore.[6] Martin Çuni e lidhë këtë univers jetësor të të gjithë shqiptarëve me ndjenja të mirëfillta artistike dhe kjo është lirika e tij.

Ai i rreket filozofisë njerëzore të shqiptarëve, të atyre që ranë për lirinë, si Adem Jashari, i cili i ngjanë Shën Martinit; Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri ZekaAdem DemaçitNënës Tereze; Azem Shkrelit e Ali Podrimës, Gjeneral Shaban Shalës; Zejnullah Halitit; Agim Sahitit-shokut të burgut; shokëve e miqve të tjerë; shkroi biblike e kumte; Isa Boletinit; poetit Gjokë Becit; Zefit të Vogël; mikut tonë të përbashkët, poetit Shaban Cakolli; Komandant Gurit; etj., për t`a rrumbullaksuar filozofinë për lirinë (“Liri”, faqe 41), e cila prore na ka munguar dhe të cilën e gjykonte nga mbrenda burgut (“Kjo tokë”, 32), por edhe në mërgatë (“Bjeshkët e Nemura” e “Në malet tona”, faqet 34 e 40).
Ndonjëherë shqiptarët i duken të ndryshëm, sepse ata:

“nuk kapen dorëpërdore
t`i përballojnë uraganit” (“Shqiptarët në demostratë”, faqe 36).

Ndonjëherë, përmallohet e loti i rrjedhur pas largimit prej atdheut, si p.sh. poezia “Loti”, që i këndon Jusuf GërvallësEnver Hadrit e Martin Camajt (faqe 52); apo poezia “Respekt i përjetshëm”, i cili, u përkulet me devotshmëri njësoj si të vegjëlve, poashtu edhe të mëdhenjëve, i cili përkushtimisht thotë:

“U përkulem nga qielli në tokë
Atyre që s`na lanë me lotë.
Deti Jonë i ka përkundur lisa
Në Alpet tona që mbajnë plisa
Ata që ngjajnë me Gjergjin e Ademin
Ata që e nderuan nënën tonë Tereze!”, (në faqe 49).

Universi i jetës është universi i mendimit. Poeti e ka vënë titull të ciklit. Poezia që mbanë këtë titull është e para. Ajo i mbanë katër strofa me nga tri vargje; një akuzë ndjenjore me rastin e prishjes së varrit nga fisi i të pafeve, të cilët deshën t`a zhdukin shkrimtarin për fëmijë, Haliti, nga varri:

“Të vrau dora e zezë,
Që gjakoset në urrejtjen e vet
Dhe shtrat i bëhet vdekjes...

“Dora e zezë
Që vret të rriturin tek fëmija
Që vret fëmijën tek i rrituri...”, 
(“Universi i mendimit”, faqe 65),

Ata kurrsesi nuk duan që ta lënë universin e mendimit tonë të rrjedhë. Kjo revoltë është e madhe dhe mjaft e dhimbshme.
Duket sikur Serbët “Diellin e duan/Ta kenë veç për vete” (te poezia “Pytje miku”faqe 72). Poetin erërat e tretin në të gjitha çështjet, edhe “Në qiellin e Atlantikut”, të cilën e kemi analizuar; nga “Protesta” (faqe 82); nga “Unaza” (faqe 69), në të cilën unazën e martesës ia dhuron gruaja, natën e pranverës së vitit 1982, poezi kjo e shkruar në burg të Prishtinës, me 4 qershor 1983; e deri te “Hija e Durimit”, kushtuar djalit të vet- Agronit (faqe 67), në të cilën shpirtitrupi dhe fjala janë trinomi i fatit:

“Se ç`më zuri ngushtë hija e rëndë
Nuk më mbeti forcë shpirti as trupi
Duke parë lojën e re të fatit tënd
Vetëm mërmërisja, se fjala më humbi ...”

Fjala humb nëpër kazermat serbo-sllave dhe mërmëritë autori, është ende i gjallë, por hija e vdekjes e kishte ngushtuar shumë. E lodhën aq shumë, sa t`i lodhet shpirti e trupi, sepse hijen e durimit e mbante gjallë. E hijen e durimit nuk e mendonte njeri. Poezia e mbanë këtë titull.

Ndër shumë poezi të këtij cikli nuk e di ku më ndalet leximi. Një shpalim i ndjenjave patjetër të bën për vete, në poezinë “Shpalim ndjenjash” (faqe 101), e shkruar në Burgun e Nishit, në Serbi, ndonëse ka poezi të tjera më të mira:

“Shpaloj: -dhembje,
        Zemra shfrynë,
                 Shpirti ndry në vetvete...”;

ndërsa në poezinë, “Disa pyesin, pse nuk flet Demaçi” (faqe 104), ai thot:

“Shtatëqind herë po u dogje,
Shtatëdind pash nëse hyn nën dhé
Shtatëqind herë Feniks po u ringjalle,

           Sërish kërkojnë të të mbysin mizerisht (mizorisht),
           Vetëm që ata të duken më të mëdhenj!”

E në ciklin e fundit, vinë ca fjalë me Zotin, i cili njëjsohet me gjithësinë:

“Fola me Zotin,
Ai, çile gur gojën!
Ishte bâ dhé:

Çfarë bëjnë njerëzit
Në emër të tij! (“Kumti/Ca fjalë me Zotin”, faqe 111).

Pastaj, “Afshi i Kosovës” (faqe 116):

“Copat na tretën,
Gjithkah nëpër perëndim,
Me shpresa diku larg
Dielli do të na lind”,

dhe “Pas Lirisë, fjala e matur”, (faqe 126):

“A ka gjë më të shtrenjtë
A ka gjë më madhështore
A ka gjë më hyjnore
           ...Se fjala e matur,
           Që kurr më pak nuk e kemi pasur!

Në këtë analizë nuk i kemi përfshirë ato që na i kanë thënë të tjerët, as dy poezitë e mira dhe të gjata, “Mos e prishni Shqipërinë”, faqet 19-23; “Jeta larg gëzimit”, faqet 26-30, e cila është shpërblyer nga konkursi i Orës së madhe letrare “Pavarësia e Kosovës-2011”, të organizuar në Koblenc të Gjermanisë nga LSHAKSH-ja. Këto janë poezi të cilat një studius apo një eseist i denjë do të shkruante një temë të veçantë, sepse janë poezi të ngjeshura dhe të gjata.
Sidoçoftë, lexoni edhe ju këto libra. Janë libra të shkruara mjaft thjeshtë, të çiltërta, të kuptuara, për të gjitha moshat, një poezi tepër e sinqertë.

Përveç librit me poezi që e analizuam, autori na sjellë edhe një raritet të veçantë, librin modest e vijues, ndonjë vjershë e letra, “Letra jete/Letra nga burgu, Teutës dhe Agronit”. Ky libër jo vetëm se është shtypur me ngjyra, me trëndafila me ngjyrë, që të bëjnë për vete, por na shprehë një dramë të thellë në burgun e Nishit, kur poeti vuan jo vetëm nga të ftohtit e çelisë, por edhe nga kujtimet e veta, të familjes, të prindit për fëmijët e vegjël, për gruan që e donte pa masë, për të afërmit e njerëzit. Ai ka qenë më përpara mësues dhe pedagog e arsimtar, i do fëmijët pa masë, të cilët, kishin bërë hapat e parë në jetë dhe po vuanin edhe me traumën e mungesës së paevituar të babait, por edhe të atij pa fëmijë, i cili ishte i burgosur.
Nga ky libër ne mësojmë shumë për burgun e tij, sepse ai shqetësohej se cilën fjalë më parë t`ua dërgonte fëmijve të vet, sepse letrat kalonin nëpër duart e cenzuarve të pushtetit; mësojmë edhe për burgun e Nishit, por edhe për fëmijët pa babë e pa edukator. Prandaj, ndër të tjera ua nxiste motivin për mësim, për shkollë, për dije, për ngritje pak më tepër me edukatë, me të cilën do të dinin se si të respektojnë rrethin, familjen, shkollën, mësuesit, shokët e shoqet. Përveç këtyre, ai libër sillte mjaft ilustrime, skica, vizatime mjaft të mira, të bëra nga shokët e burgut, Sabri Sopi, nga dëshmori Gursel Sylejmani apo vetë ai, nëpër qelitë e burgut. Mjaft të tjerë ishin katandisur burgjeve famëkëqija të Serbo-Jugosllavisë, por krijuesi Martin Çuni ka edhe dëshmi autetike dhe faksimile, të cilat na sjellin në vitet `80-ta.

Përmbledhja “Lulet e jetës”, që në radhë të parë ishin Teuta dhe Agroni, por edhe si emra mund t`i lidhin të gjithë fëmijtë e vuajtur si ata, e njëjsohen me ata emra, si ilirë, është një libër tejet i veçantë. Ai është plot me vjersha për fëmijë, tema të zgjedhura, ilustrime autentike, kulturë të thellë arsimore, njohuri pedagogjike, ndërgjegje të pastërt njerëzore, një veprimtari të denjë të krijuesit apo të intelektualit të mbyllur në burg.

Disa mund të jenë lirisht proza të fëmijve, si këto që ne po i përmendim: “Arusha dhe fëmijët e saj”“Këmisha e kajmakut”“Veset e Qyqes”“Kalimi i prronit”“Lulja më e madhe në botë” , etj. Edhe ky libër, është mjaft i mirë...

Autorit i dëshirojmë suksese të tjera edhe më të mëdha.



[1] Shikoni librin tim politiko-publicistik „Mërgata shqiptare  e Zvicrës dhe roli (ndërkombëtar) i saj”, Brezi `81, Prishtinë 2011.
[2] Revista periodike për art, shkencë e kulturë, „Muza Shqiptare“, botim i LSHAKSH, në Gjermani, Nr. 1, Maj 2008,  Wuppertal.
[3] MartinÇuni, “Universi i jetës“, Radio Kosova e Lirë, Prishtinë 2018.
[4] E njëjta vepër, “Universi i jetës“, libri kryesor i poezisë.
[5] Martin Çuni, “Lulet e jetës/Letra nga burgu, Teutës dhe Agronit”, Radio Kosova e Lirë, Prishtinë 2018.
[6] Shikoni nëse doni veprën e Ivo Frenzel, „Mensch und Pfilosophie“, Heyne, München 1974, faqe 10.