POLITIKANËT rrënimtarë të Shëndetësisë Publike së paku DUHET
TË HESHTIN në këto kohë COVIDIANE ...
EPIDEMITË kanë rrënuar dhe po rrënojnë Shtete e Sisteme të
tëra, ndaj DUHET të jemi kurdoherë të përgatitur për tu përballur me to …
JO dhe vetëm JO Partitizmit, Militantizmit dhe Politikbërjes
së pabuktë e asfiksuese të mbrothësimit të vendit …
PO dhe vetëm PO në çdo moment Profesionalizmit, Përkushtimit
dhe Humanizmit të MANTELBARDHËVE …
POLITIKANËT rrënimtarë të Shëndetësisë Publike të pas 31
Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata Drejtues jo vizionarë të
QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku DUHET TË HESHTIN në këto kohë
COVIDIANE….
ISHIN MEDIOKRITETI dhe PARTITIZMI i tyre, ato që e dëmtuan në
themel strukturën mirë-funksionale në aspektin EPIDEMIOLOGJIK dhe jo vetëm, të
të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej
para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4
PULITIKANËT tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si
edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njejtin ushqim”, duke prodhuar më
pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e
Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të
cilën unë kuntribuoj që prej 2 Korrikut 1981.
SOT me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të
cilat DUHEN shpënë më tej, SHPRESOJ se do të bëhet e mundëshme që jo larg në
kohë, të korigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që
Shërbimi Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të plotësohet me të gjithë
infrastrukturën e nevojëshme të FUNKSIONALITETIT të tij.
PROFESIONALIZMI kurdoherë duhet të prevalojë mbi POLITIZIMIN
në Shëndetësi!
SË BASHKU me ju Bashkëkombasit e mi,
SHPRESOJ SE DO JA DALIM
MBANË edhe në përballjen me COVID-19!!!
Me respect doktor Tritan Kalo
`````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````
No comments:
Post a Comment