Lutem ...
Koha sheron plaget,
Ato i ndjej ne shpirt,
Kujtimet kam mbyllur
Ne nje vend te fshehte,
Per te qene e qete.
Ditet zvarriten ne monotonine e tyre,
Kerkojne diellin, ajrin
Qielli hesht, rete lundrojne
Ne shtjellat e tyre,
Ngre syte kerkoj
Me dhembje ne shpirt
Lutem cdo minute, ore, dite.
Heshtja bashkohet
Me lutjen time hyn ne zemer, hyn ne mendime.
Dhe kur nata mbulon gjithcka
Yjet ndrisin, cajne erresiren,
Duket heshtja e gjate,
E lodhur, e zene ne faj.
Me vjen te cirrem, te therras gjithe hapesiren
Te ndryshoj kete bote
Te semure., te vrazhde.
Te ndryshoj keto ligje
Semurin boten,
Njerezit, kohen!
No comments:
Post a Comment