Studim mbi fjalën e lashtë
Proto-Albanian “Flaka” – Etimologji
Zogu simbol i kryezotit “Zeus”, “Shkaba” –
Shqiponja qiellore, ruan brenda emërtimit të saj një varg kuptimesh e
sinonimesh të ndryshme, gjitha këto si veti dhe virtyte të Diellit – Zeus, Ati
që *abi – hapi dritën e vet të madhit e të vetmit zot.
Dielli energjia drita e tij janë *Abi” – hapi
i parë, forca e vetme, krijuesi i gjithë krijesave dhe gjallesave të këtij universi;
unibërs dy në një: A + B dhe shtrirje X – (Gama).
Paganët sigurisht,
por edhe sot religjione, fe e besime të ndryshme, të gjithë i drejtohen dhe i
besojnë dritës së Diellit vet, dhe birit të tij rrezeve të Arta e të Kristalta
(Xriso)
Ishte Dielli dy trupor Dy-El; perëndi ndërtuar
mbi bazën e tërheqjes plusit dhe minusit magmës, pështjellimit dhe forcës së
rëndesës, i cili largoi terrin, errësirën, ai hapi jetën në Tokë e kudo përreth
saj
Në gjuhën shqipe kemi një shprehje tepër
domethënse, në mëngjes herrët sapo hapet ditë themi:
U ‘Ab u ba ditë; u hap u bë dritë, shprehje
kjo, ku foljet e saj “Ab, hap” dhe “u ba”(u bë)
i përkasin pikërisht, emërimit më të parë të trupit diellor “AB”
– trupit më të madh qiellor, Yllit të zjarrtë, I cili ‘ab – hapi
rrezet e para përjetësisht.
Hapësira midis dy trupave çfardo në gjuhën
shqipe quhet: Ab – hap, që hap; çap, çapi midis dy këmbëvë, e midis dy gishtave
në momentin që ato i largojmë sado pak nga njëra-tjetra midis tyre hyn dritë,
ndaj dhe quhet ‘ab – hap, hapësirë, – njëjtë kjo ashtu si tek të gjitha Abetaret
e botës, ku hedhim hapin e parë drejt ndriçimit hapjes të
mendjes sonë njerrëzore, dy shkronjat e para të saj janë: A dhe
B, e shkronjat e treta kudo, janë direkt produktet e shkronjës shqipe
X-ë.
Tek gjuha e lashtë para greeke gjejmë
fjalën, αβ (ab) = most, additional, me kuptimin në shqip
“shtesë” pra: A + b = dy, ndërkohë tek gjuha e vjetër Phrygiane, kjo fjalë “αβ” ka
kuptimin “afër” afrim bashkë (bashkësi) dhe tek fjalët e para Proto-Semitice,
kjo fjalë vjen ashtu si ende në gjuhën shqipe: αβ, Ab = At – (O Ata
Diell) “aba” apo Sk/aba –Zeus. (Dy krena mbi një trup)
Jo rastësisht, i pari, kryeprift katolik apo kryemurgu quhej: Ab/at.
ABAT m. fet.
I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë të ipeshkvit;
prift katolik (në vendet ku vepron kisha katolike.
Ndërkohë kemi edhe fjalën shqipe “Aba-zhur” që do të thotë: Aba = Dritë + Zur =
i/e zënë, e mbuluar
Në fondin e gjuhëve më të lashta midis shumë e
shumë fjalëve PIE e pikërisht tek ajo proto Albanian gjejmë një fjalë (*Awa-Laka)
krejtësisht të veçantë dhe e papërsëritur tek asnjë gjuhë tjetër e re apo e
vjetër, perveçse me përafërsi sinonimesh, pra; – një perlë e vërtet, dritë,
vërtetësi ku nëpërmjet saj mundemi ti japim një hap vigan konkret të
pakundërshtueshëm gjuhës sonë së bukurës dhe së lashtes shqipe si gjuhë e vet
birit të Tij, qiellores Shqiponjë; Shkaba-Zeus.
Fjala e hershme Proto-Shqiptare *awa-laka
Word *Awa-Laka
Kuptimi për të hedhur, për të hapur
Comments
Shih V. Orel (2008)
Mod. Albanian Flaka, PIE *lek- ‘për të kërrusur, për të
hedhur’, MHG lecken ‘për të hedhur, për të pranverës’, Lith. Lekiu ‘për të
fluturuar’, letonisht lekt ‘në pranverë, të hidhen’.
Eshtë pikërisht kjo fjalë e herëshme *awa-laka e
proto-shqipes nga ku buron emërtimi i fjalës “Flakë” – flaka e zjarrit, e shumë
të tjera të cilat do i shohim në vijim.
Por çka dashur të thotë ai popull shqiptar i
lashtë sa vet drita e Diellit, nëpërmjet kësaj fjale të rrallë e pa gjendur tek
asnjë gjuhë tjetër IE. Vumë re me sipër se fjala: AB, aba do të thotë “Dritë,
Diell”, veç kësaj na duhet të sqarojmë se shkronja ‘W’ e gjendur tek kjo fjalë,
por edhe tek të gjitha fjalët e herëshme PIE ka vlerën e shkronjës shqipe
buzore ‘B’ (mpb – mbë), pra kjo fjalë e lashtë lexohet: Awa-Laka = Aba-La/ka,
në shqipen e sotme baraz: “Flaka”
Dielli njihet si një trup jo i ngurtë por
krejt i zjarrtë pra një vorbull llave, pështjellim mbi një pikë, (X) ai
shpërthen vazhdimisht e nxjerr LA – Lartë, mbi sipërfaqen e tij ai hedh “Flak”
jashtë trupit të tij zjarr e flakë – nxehtësi, dritë për mbarë
njerëzimin dhe gjithë gjallesat e krijesat si produkt i tij.
Mrekulli e gjuhës shqipe; Pra ajo që Dielli; Aba la ka; quhet “Flaka”,
prej kësaj fjale, këtij emërtimi kaq të lashtë vërtetojme se edhe fjala “La”
(lart) i takon katërcipërisht gjuhës shqipe; Ajo materie e ndezur ajo që
Dielli
Aba ka La –lart, mbi
sipërfaqen e tij pikërisht ajo quhet Flaka, fiks ashtu si ajo pjesa e një
druri, qymyri apo diçka tjetër e ndezur hedh, nxjerr jashtë saj flak flakën e
saj të nxehtë e plotë dritë – lart, {La mbi të, lamburit,
lamba’ Llambi]
Kalimi, derivatet apo evolimi i krejt gjuhëve
ndër shekuj, sigurisht edhe tek kjo fjalë e shqipes ka bërë punën e vet, pra
kemi barazvleren apo artikulimin e shkronjës B në V, e më pas në F (mph) e cila
sjell në gjuhën letrare të sotmen shqipe fjalën nga: Aba-laka = Avalaka
=A’flaka, Ashtë Flakë, ajo pjesë që Flak Dielli jashtë tij, e valvitet, apo
falet-përulet si flaka –Flamuri sot huazuar edhe nga anglezet në gjuhën e tyre
Flag = Flamur.
Gjithashtu vumë re se fjala shqipe: Flak; hedh
jashtë dhe flakë, flaka e zjarrit si tek asnjë gjuhë tjetër kanë të njëjtin
kuptim, flaka në vizionin ton na ofrohet si diçka e lëvizëshme e cila shpesh
herë e në vazhdim “platitet”, paloset, (palë) P = F, Falet ashtu si edhe njeriu
kur plaket kërruset, lak/ohet, pra fjala Plak dhe Flak kanë të njëjtin vizion –
shëmëlltyrë –simbol i flakës së Diellit Aba=laka tek gjuha shqipe kemi sërish
fjalën “plasi” apo “pëlcet” të cilat kanë serish dy kuptime njëheresh, ashtu si
Flaka, pra kemi “plasi dinamiti” por edhe “e plasi” e lëshoi përdhe e
flaku “e hodhi”.
Flaka e Diellit ndriçon, ngroh por
edhe djeg, pra ajo pjesë e saj që mbin, a-mbi të
Diellit (La mbi) ajo pjesë që
ai hedh jashtë,
është edhe djegëse – pikërisht këtu gjejmë fjalën shqipe: Edh <=> Dhi,
sepse ajo hidhet kupthi me të katërta këmbët njëheresh, Dhia e malit (Amalthea)
porkëtu kemi edhe fjalën tjetër shqipe “Hidh/ra” (hithka) të cilat djegin po ti
prekësh, ashtu si fjalët fyese të një njeriu janë të hidhura, hidhëruese.
Kjo është gjuha e shqipes-zogut besnik, atit
Zeus, gjuhë e cila mban moshën e tij.
Për më tepër informacion rreth kësaj teme, Shqiponjës me dy kokë
mbi një trup të vetëm (Abis) do të gjeni tek libri “Kodi i Gjuhes Shqipe
Etimologji”
No comments:
Post a Comment