Nga Vepror Hasani
Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të, veshja e grave të Dardhes, përgatitej brenda ekonomise shtëpiake... baza e kësaj veshjeje ishte shajaku... endja e shajakut, prerja dhe qepja e kostumit, thurja e çorapeve, zbukurimi i pjesëve të vecanta e gjithçka tjetër bëhej nga gratë fshatare të Dardhës. Zhvillimi kapitalizmit ne Shqipëri, (ose më mire të themi, fillimet e kapitalizmit në format e tij te para) që shpërtheu edhe në këtë zone, depërtimi i mallrave të huaja (stofra të holla, cohë, kadife etj.), lidhja më e ngushtë me tregun, ndikimi i kurbetlinjve në mënyrën e jetës tek familjet e tyre etj., u bënë shkak, që shumë pjesë veshjesh të xibunit të zëvëndësoheshin me stofra të një cilësie më të mirë. Kësaj periudhe i përket edhe zëvendësimi i fustanit dhe i përparses së leshtë të kostumit të grave të Dardhës, me fustanin dhë përparsen prej stofi më të hollë.Megjithatë, gjatë kësaj kohe dhe deri vonë, vazhdoi si më parë, të perdorej stofi prej shajaku. Ah, kostumi i grave te Dardhës, zë një vend të rëndësishëm në veshjet tona popullore. Pa dyshim pjesën kryesore të kesaj veshjeje e zë xibuni prej shajaku, i gjatë deri në gju. Në pjesen e prapme, nga mezi e poshtë, vjen duke u zgjeruar me anë të disa kindave që qepeshin veref. Si pjesë e siperme e kostumit, xibuni zbukurohet me gajtanë të kuq. Qendisjet fillojnë nga pjesa e qafës në drejtim të gjoksit, ku zbukurimet janë më të shumta dhe arrijnë deri në fund. Me gajtanë jane krijuar motive me vija të drejta, spirale ose me lule, që shkojnë paralel, me njera-tjetren në të dy anët e xibunit.
Kostumi I tyre i bën gratë dhe vajzat
dardhare si shqiponja krahëhaur, sikur do të ngrihen në ajër të lehta si dhe të
bukura. Poshte xibunit vishet fustani i leshtë prej shajaku me ngjyra të
errta... zakonisht ai është i gjatë që shkon deri në pulpë të këmbëve dhe i
hapur në pjesën e gjoksit... në këtë forme, fustani i leshtë duket një variant
i vjetër që vazhdon të jetojë në moshe të kaluar deri në kohën tonë. Në këto
çaste vajzat dhe gratë duken nga më të bukurat në botë. Fustanin prej shajaku,
në moshat e reja, e zevendësuan me një material stofi të hollë të importuar nga
jashtë... edhe ky është përdorur më tepër me ngjyra të errta, por në vallen e
tyre ato përcjellin veç gëzim dhe hijeshi. Ndërsa duke filluar nga mesi e
poshtë, veshja vjen mjaft e gjerë, e prere ne formen e palave te valezuara dhe
pak me i gjate se fustani prej shajaku.
Pjesa e pamungueshme e veshjes se grave të Dardhës është edhe.përparsja prej
stofi, që në shumicen e rasteve është në ngjyrë të erret te njëjtë me atë të
fustanit dhe është pak më e gjatë se xibuni... përparsja gjithashtu zbukurohej
me gajtanë.
Shamia
e kokës një aksesor tjetër i bukur
Veshja popullore e grave të Dardhës, është e shoqëruar me aksesore të ndryshëm të cilët i japin një paraqitje më të bukur kostumit. Mes këtyre aksesoreve përmendim zinxhirin e gjatë që lidhet me paftat duke e varur poshtë... paftat prej argjendi që vendosen në pjesën e belit, vareset e qafes etj. Aksesoret nuk kishin dallim zonal, pasi ato i pregatisnin zejtaret dhe argjendarë të qytetit. Veshjet popullore nuk jane thjeshtë me vlera artistike të cilat tërheqin vëmendjen, por ato janë pjesë e kulturës popullore kombetare të cilat na sjellin sot sakrificat etnike të popullit tonë, me tiparet e përbashkëta të formuara historikisht duke na dalluar nga popujt e tjere. Ne këtë pasuri kombetare, veshjet popullore te grave të Dardhes, mbajnë një vend të rëndësishëm duke na treguar vlerat patriotike dhe përpjekjet e këtij komuniteti për të ruajtur kulturen, traditat dhe besimin e tyre te pacenuar. Ngjyrat e kostumit popullor të grave te Dardhes, kanë në përbërje ngjyrat e flamurit shqiptar. Urojmë qe tradita dhe gjithçka kemi trashëguar brez pas brezi nga paraardhesit tanë, të mbetet e pastër si qelibar, duke i transmetuar të gjitha, nga brezi ne brez.
Tashmë po shtojmë edhe diçka tjetër
Mbi Dardhë ka shkruar një libër të posaçëm
Papa Spiro N. Zengu në gjuhën greke të botuar në Athinë në vitin 1927 ku
përshkruan hollësisht historinë e këtij katundi të bukur
Shoqëria e Dardharëve të Rinj “Shpresa” në sallën e saj nisi të krijojë një bibliotekë për ndriçmin e të rinjve. Kjo bibliotekë sot, (viti 1927), ka 450 volume libra të ndryshme në gjuhërat shqip, inglisht, greqisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ishte klubi i të rinjve dardharë të Amerikës “Përparimi” të cilët dërguan në katundin e tyre një pjesë të librave që kishin shqip-englisht dhe ndërmjet tyre edhe një tablo të bukur dhuruar po kësaj shoqërie prej të ndjerit princ Don Aladro Gjon Kastriot Skënderbeu. Në kishën e Shën Gjergjit të Dardhës gjendet edhe një kod i moçëm i vitit 1856. Papa Spiro Zengo që gjendet në Athinë ka mbledhur mjaft dorëshkrime dhe dokumente të tjera që i përkasin katundit të tij. Jo vetëm kaq shoqëria e dardharëve “Shpresa”, filloi edhe një seksion muzeumi të vendit që i përket historisë së fshatit. Dardharët shquhen për fisnikëri e huaj-pritje, janë mësimdashës e energjikë në punë.
Njerëz të studiuar
Një nga katundet piktoreske dhe me klimë të shëndetshme e të freskët të Korçës është katundi i Dardhës. Ky katund është themeluar prej refugjatësh të ndryshëm të krishterësh në kohë të turkokratisë në mal dhe me që vendi është i fortë dhe mundeshin të mbroheshin kundra pushtuesve turq; këtu gjen edhe familje të origjinuara prej suliotëve si edhe prej qyteteve e vendeve të tjera të prishura në kohë të Turqisë. Mbi Dardhën ka shkruar një libër të posaçëm Papa Spiro N. Zengu në gjuhën greke të botuar në Athinë në vitin 1927 ku përshkruan hollësisht historinë e këtij katundi të bukur. Shoqëria e Dardharëve të Rinj “Shpresa” në sallën e saj ka filluar të krijojë një bibliotekë për ndriçimin e të rinjëve. Kjo bibliotekë sot ka 450 volume libra të ndryshëm në gjuhët: shqip, inglisht, greqisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ish klubi i të rinjëve dardharë të Amerikës “Përparimi” dërguan në katundin e tyre një pjesë të librave që kishin shqip-englisht dhe nëpërmjet tyre edhe një tablo të bukur të dhuruar po kësaj shoqërie prej të ndjerit prin Don Aladro Gjon Kastrioti Skënderbeut. Në kishën e Shëngjergjit të Dardhës gjendet një kod i moçëm i vitit 1856. Papa Spiro Zengo që gjendet në Athinë ka mbledhur mjaft dorëshkrime dhe dokumente të tjera që i përkasin katundit të tij. Tani shoqëria e dardharëve “Shpresa” do të fillojnë edhe një seksion muzeumi të vendit që i përket historisë së fshatit. Dardharët shquhen për fisnikëri e huaj-pritje dhe janë mësimdashës e energjikë në punë.
Fshat me njerëz të shquar
Nga ky katund kanë dalë mjaft njerëz që shquhen në dije si Polikarpi Thellog dhe Mitropolit i Larisës më 1811 që u vra prej turqve më 1821. Isidor Ikonomi filolog dhe shok i Polikarpit - ish profesor në Dardhë Korçë, Voskopojë, Berat, Kostur, Tyrnov, Joan Andoniadhi (Gloxheni), normalist i shquar, Hristaq Themel (Melovani) filolog i diplomuar nga Universiteti i Athinës, Sotir Anastas, Nasi Normalist e vjershëtor, Spiro Konda filolog i diplomuar nga Universiteti i Athinës, profesor në gjimnaz dhe në fund në Normalen e Korçës, Petro N. Markopuli i specializuar për pyje, Evangjel Cekos idhem, Pavllo Cica idhem, Pandeli N.Kotepano. Hristo N. Dunka, Hristo I. Laçi i diplomuar në filologji dhe në shkollë e P.T.T në Athinë, Theodhor V. Zengo, Sotir V. Nisis normalist, Thoma G. Nasi profesor muzike, Sotir H. Noke redaktor i gazetës shqipe “Kandil i Kuq”, Apostoll Kreska mekanik i diplomuar, Evangjel H.koleska i diplomuar nga politekiua e Athinës mekanik, Nikolla Per. Kaçuni i dhiplomuar prej Politeknisë së Bostonit.
Po kwshtu: Gjeorgjios Laçi Dr. në mjekësi, Spiro Dhimitri (Terpaçi) ish-mjek i Oborrit të mbretit të serbisë në Belgrad, Pandeli N. Glozheni mjek në Korçë, Nikolla Glozheni i diplomuar mjek prej Universitetit të Parisit, Harallambi P. Dardha mjek i syve dhe autor i dy veprave shqipe, Gjergji Progëri dentist në Larisë, Kostandin V. Zengo dentist në Larisë, Dhimitrulla N. Beluri mami me diplomë, Sotir S. Velio doctor, Hristo Veluri ish-mjek në spitalin civil të Athinës, Andrea Vishnja mjek në Amerikë, Joani Nase farmacist në Bukuresht, Petro Pani Doktor në Drejtësi dhe gazetar, edhe fëmijët e tij Gjergji, e bija Vasilika mësuese në Qifisja në Athinë, Jan Dardha Avokat në Egjipt dhe pastaj u bë një nga tregtarët e mëdhenj, Ahile Dardha avokat dhe sekretar i Legatës greke në Konstantinopol, Thrasibol Nase avokat në Bukuresht, Sotir Laçi avokat, sekretar i Legatës shqiptare në Athinë, Themeli Sotir gazetar në Patër, Sotir Peçi kimist dhe një nga pjestarët e regjendës shqiptare, Joan Millonaj kimist studio në Gjermani si dhe shumë oficerë e burra të tjerë të shënuar ka nxjerrë ky katund i bukur që bijtë e tij e nderojnë kudo që venë me dijen e tyre, le të jetë pra shembull edhe për katundet e tjera të Shqipërisë.
(Hylli i Dritës 1939, nr 8-10, f. 432)
Por gjithnjë e veçantë do të mbetet
veshja dhe vallja e grave dhe vajzave të dardhës, të cilat në vallen e tyre
shndërrohen në shqiponja krahëhapur. Tashmë po bëhen përgatitje për prezantimin
e tyre. Mysafirët dhe vizitorët do të jenë të shumë.
https://www.youtube.com/watch?v=fgPODrWRnAs
No comments:
Post a Comment