Tekst nga Muzeu Metropolitan i Artit - Antikitetit.
Të dhënat zyrtare për këtë mbishkrim etrusk janë keto:
"Këtu kemi një përshkrim të një skene
popullore “në betejë” me pesë figura
lidhur me punëtori Chiusine (shih 96.9.223a, b dhe 96.18.163a,
b). Në enë është shkruar: ARNTH: HELE: HERINIAL (Arnth Hele, biri i
Herinia) Etrusk, 3-2 pes Aderimi # 57.11.10 "
Por në fakt aty vërehet lehtësisht që kemi të bëjmë me një lexim
jo korekt, jo të saktë, duke ju referuar alfabetit të hershëm pellazg por edhe
atij të njohur “Etrusk” kemi germat:
Θ=Th Dhe D=R.
Tek fjala e dytë e këtij mbishkrimi kemi një gërmë “D” e cila nga autori i këtij deshifrimi, lexohet “gabimisht” e ajo meret si “L” ashtu si dhe gërma e mirnjohur “Θ” po nga ky autor, kjo gërmë lexohet = H, krejt gabim ose ndoshta qëllimisht për ta përshtatur në gjuhen latine.
Fjala e dytë aty shkruar është; ΘEDE dhe
jo; HELE.
Në alfabetin etrusk gërma; D=R, kjo e shfaqur në
shumë shkrime e mbishkrime të tjera “etruske”, ashtu si edhe emri i Herkulit
tek një pasqyrë-etruske, figuron duke pirë gji nga zanat e malit, si një
domethënie e ringjalljes se tij, aty kemi të shkruar midis të tjerash edhe
fjalën; HEDCLE = HERKULE.
Autori i këtij dëshifrimi manipulon, edhe me gërmën “P” duke na i ofruar si: P = R, e ndërkohë tek fjala; ΘEDINIAL, gërmën; “D” e lexon: D=R, në këtë rast e saktë, por e keqja qëndron sepse brenda një shkrimi kaq të shkurtër, nuk mund të kemi dy gërma të ndryshme si “P” dhe “D” të barazvleshme që të dyja këto shkronja më gërmën “R”.
Tek figura që po sjellim shohim gërmën “D” në fjalinë
e dytë ku nuk duket dhe aq pastër ashtu edhe si edhe tek fjala e
tretë.
Pra, në figurën e mëposhtme shkruhet; APNO:
ΘEDE:ΘEDINI (AL)
Ndërkohë gërma; P = P dhe jo “R” si në shkrimet e tjera të
alfabetit pellazg, apo të greqishtes së sotme.
Veç kësaj personat në gravure shfaqje e një beteje, janë duke
“therur” me shpata kundërshtarët e vet, një pamje e qartë kjo, e cila na
ndihmon në deshifrimin tonë
Sipas kësaj aty kemi; APNO: ΘEDE: ΘEDINI (AL) = APNO THERE THERINI AL përshtatur në shqipen e sotme afërsisht; APNO THERE, THERINI AL-(të gjithë).
Fjala: “APNO” mund të lexohet edhe “APUNI” Hapu,
HAPU THERE THERINI AL -{ të gjithë) [(të tan’ të tërë tani ANI)].
APNO: ΘEDE: ΘEDINI (ANI) ose (AL) pasi gërmat në fund të tekstit nuk duken qartë.
Aleksander Hasanas
Korçë me 9-2-2016.
Posted by shqiperiajone on February 9, 2016
No comments:
Post a Comment