Në Wikipedian shqiptare në shumicen e rasteve gjen kopjime dhe dezinformime pa dashje dhe sigurisht edhe të qëllimta.
“OHRI”
Emri i qytetit, ″Ohrid″, rrjedh nga fjalët bullgare vo/во (sipër, mbi) dhe hrid/хрид (kodër, mal), domethënë, ″mbi kodër″.[5]
Me thoni ju lutem ku gjenden fjalët, “Vo” dhe “Bo” që ne i kemi marë nga Bullgarët?Në rast se i referohemi emrit të “Ohrit” aty nuk ndodhen fare shkronjat “B” V … ku janë ato?
Këshilloj miqësisht të gjithë shqiptarët, historianë, gjuhëtarë krijues, albanologë dhe gjithë ata që kontribuojnë në Wikipedian shqiptare, në rastet kur nuk janë të sigurt dhe shohin deformime të kësaj forme në fund të teksteve -shpjegimeve të tilla etimologjike duhet të paktën të shkruajnë; Etimologjia “e pasigurt”.
Ndoshta “Vo + Bo” japin shumën “Kodër” në bullgarisht nuk e di?
Por dimë që “OHRI” nuk është quajtur kurrë “VOBO”!
Ohri, një qytet i lashtë i cili i ka rrënjët thellë në parahistori, i ndërtuar nga fisi i mirënjohur Yllir i “Enkelejve”, ata ndërtuan kështu vendbanimin më të hershëm në atë rajon emërtuar më parë me emrin; “Lixnidon – Lyhnidos”.
Ky popull Ilir-“ENKEL” që në shqip do të thotë “Qiellorë – E’N’KEL” ka banuar në këtë rajon që përfshinte liqenin e Ohrit dhe trevat përreth tij që pas vitit 148 p. e. r. i cili më pas u bë pjesë e Perandorisë Romake.
Lyhnidon – Liqenasi, ky qytet i lashtë iliro-shqiptar në fund të muajit Maj të vitit 526. për fatin e saj të keq u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm dhe shumë më vonë gati tre shekuj përmendet me emrin “Ohrid”. Shkronja “H” tek emri Ohër sigurisht është i barazvlefshëm me shkronjën origjinë të saj “X” – Ch, pra kemi të bëjmë me një shkronjë *H – grykore – Ch = kh në shqip një tingull, “K” (χ) e zbutur e cila sot ka humbur përdorimin e saj ndër shqiptarë
Në shqipen e vjetër dhe ende sot fjala “OK”= kokë, ka kuptimin e diçkaje të vendosur në krye (Kry krei) të një trupi çfardo e cila në fakt tregon edhe fortësi (k'okër) por kuptimi më i parë i saj tregon “Lartësi”
Pra rrënja e saj e pandryshuar është fjala “OXR = OHËR”
Është kjo rrënja nga ku duhet të fillojë zbërthimi etimologjik i emërtimit të qytetit më të lashtë ILIR – Shqiptar, e cila dukshëm , qartë nuk ka asnjë lloj lidhje me fjalët bullgare “Vo + Bo”
Kujtoj këtu fjalën shqipe “Kod’<>Doke” e cila kuptimin e “grumbullit –Tok, togje, të ligjeve të shkruara e të pa shkruara trashëguar e grumbulluar ndër vite apo shekuj ashtu “tok” e që ne sot i quajmë “Doke”
Kjo është “Kodra” grumbullim materiesh të forta ashtu si “Toka” sipër mbi nivelet Zero (0) Për ta bërë edhe më të qartë shikoni edhe një krahasim të fjalës shqipe “Kodër” midis gjuhës bullgare kryesisht asaj angleze dhe greke:
Shqip …………..bullgar ………….. angl. ……………. grek
Kodër …………. khŭlm ……………. hill ……………….lófous
Ohri …………….Okhrid …………..Ohrid …………….Ochrída
Vini re se edhe fjala “kodër” në bullgarisht “khŭlm” i përket gjuhës shqipe e cila tregon lartësi, Ka – La, ka lartësi Kala/ja.
Në gjuhën shqipe në botanikë kemi: “Kulmak”– Lloj xunkthi që rritet në vende moçalore e që përdoret për të bërë shporta, për të lidhur tufat e perimeve etj.
Pa harruar festën e 22 gushtit “pagane” të përvitshme tradicionale shqiptare, në malin e Zotit “lart” në Tomor por edhe gjetkë, festën e “Kulmakut” festohet në formë peligrinazhi për nder të lartësive – lartësisë hyjnore dhe jetës në vazhdim (kulmaku është një barishte me rrënjë të forta xunkth, fijet e saj me “maja” të holla, ri gjithmonë e gjelbër ashtu si veshja Bektashiane dhe që nuk thahet kurrë, ky; simbol i pavdekësisë)
E ndërkohë në gjuhën shqipe kemi edhe sinonimin tjetër fjalën “Kulm” e cila tregon lartësi ashtu si majat e kodrave-bregoreve, maja e një mullari, kulmin e shtëpisë etj.
Përfundimisht fjala “OHR” – OHËR i takon gjuhës shqipe dhe Jo asaj bullgare, ajo tregon Krye – Lartësi baraz: KODR – KODËR.
Aleksander Hasanas
Korçë më 10-4-2016
No comments:
Post a Comment