RISHPERNDARJE!
-GJUHA ARVANITASE ËSHTË E FOLUR ARKAIKE, APO
“ZHARGON”, QË VAZHDON NË QETËSI ECURINË E SAJ HISTORIKE!?
gjata.arqile2@gmail.com
Abstrakti
Një e folur e vjetër, e ruajtur
në kushtet e izolimit dhe e fjetjes për shumë vjet nga trungu arbëror e meriton
përkujdesjen dhe detyrimin për ta sjellë në vëmendje të lexuesit, publikut dhe
të kësaj koference nëpërmjet kumtesës që do shtjelloj!
“Thuaj ç’të duash, por gjuha arvanitase është gjuha më e vjetër në
Evropë, por mbi të gjitha është gjuhë e mëmës dhe tatës sonë”-1
1-Aristidh Kola, Sinan Gashi, “”Zëri i arbërorëve në
Greqi”, Prishtinë, 2010,f,45
Arvanitasit përdornin gjuhën e vet amtare në trajtën e folur dhe nuk
përdorej si gjuhë e shkrimit, por si kumtime( bashkëbisedime), ligjërime me
gojë i vjershave,i valleve dhe i këngëve të tyre në shekuj!.
Arvanitët pas shekullit të 15-të e
deri në kohë të revolucionit grek 1821 përfaqsonin, sipas vlerësimeve të
historianëve e filologëve të ndryshëm, rreth 1/3 e popullsisë në vend banimet e
hershme dhe të ishullorëve të Greqisë si në: - Krahinën e Tebës, Hidra, Poros,
Specias, Andros, Salamina, e fshatrave
në zona të ndryshme.
Nëpër këto kumte(si marrëdhënie e
të folurit në vendbanimet e tyre) gjejmë urtësinë popullore, ndjenjat e holla
të bashkëjetesës së tyre, të vjershave dhe këngëve arvanitase.Të gjitha
bashkë na shërbejnë për të emërtuar, për
të vlerësuar, për të gjykuar më tej rreth vlerave dhe veçorive të tyre në këtë
kumtesë.
“Kjo gluha Arbërishte/Ishte
gluhë trimërishte/E fliste karbakov Mauli/
Boçari dhe gjithë Suli”-2
2-Sinan Gashi, “Zëri i
Arbërorëve të Greqisë”Prishtinë 2010,f,48
H yrje
Pas fitores dhe shkëlqimit të
revolucionit 1821 emri i Arvanitasve dëgjohet për herë dhe më pak, kjo venitje
erdhi si shkak i triunfit të mbretërisë, por sidomos ndikimit të madh të
kishës!.
Nga gjithë leximet, studimet,takimet me shumë arvanitas dhe emra të
njohur në Athinë, për aq sa kam pasur mundësi, them me bindje se:
·
-Gjuha Arvanite është e folur arkaike me tipare(veçori) të toskërishtes
jugore dhe natyrshëm me element të shumtë greke, sidomos e pa shkruar. Në ditët
që jetojmë, kjo e folur ka rënë në nivelin e një “zhargoni”...Por kurrsesi-nuk
ekziston si dialekt!
Këtë ide, vlerësim, apo tezë studimore do mundohem ta sjell:
-Me prova, me përqasje, analiza nga një literaturë e
bollshme dhe shtjellime krahasuese të veçorive gjuhësore dhe sintaksore të së
folurës Arvanitase. Do vërtetoj këtë tezë me
ballafaqime nga e folura, bashkëbisedimet dhe tekstet gojore arvanitase
në trevat ku dhe sot jetojnë arvanitas autokton në shekuj!!
Këtë përfundim-ideje e bazoj dhe tek një fenomen, që dhe populli e
thotë:
-...diçka shumë e rëndësishme, siç është e folura për
gjatë jetës së një populli, apo komuniteti, lind, jeton një e vërtetë:
-Në
se një e folur(gjuhë) nuk kultivohet, nuk flitet nga moshat e reja, por bie në
dobësi(plogështi) dhe as u përcillet brezave...natyrshëm ajo ligështohet,
humbet leksikun e saj dhe si rrjedhoj është e padobishme në krahasim me një
gjuhe madhore, që shkruhet dhe flitet sipas normave zyrtare të pushtetit në
fuqi.
-Si rrjedhoj, gjuha që nuk shkruhet dhe as kultivohet, dalë ngadalë del
jashtë përdorimit si vlerë gjuhësor. Po kaq i rëndësishëm është dhe fakti se;
-Arvanitasit nuk e kanë të shkruar të folmen e saj.
Mungesa e të shkruarit të një gjuhe, që
ronë(ekziston) thjesht si e folur nuk të jep mundësi të shkruash një periodizim të historisë,
mënyrën e të jetuarit dhe strukturat shoqërore e shtetërore, siç ka ndodhur
realisht me gjuhën e Arvanitasve, por gjithësesi në vazhdimësi e folura
Arvanitase ka lënë vlerat dhe thesare gjuhësore shumë të dobishme për
historiografinë e gjuhës së folur në shekuj të Arvanitasve!.
Deri
më sot, nuk ka asnjë dokument, apo dëshmi se:
-Arvanitasit të kenë bërë përpjekje për të krijuar një
alfabet për të shkruar të folmen e tyre, ashtu siç bënë Voskopojarët në
shekullin e 18-të, apo motrat Qirjazi në 10-të vjeçarin e parë të shekullit të
20-të me dy abetaret e tyre
1908-1909-të.
Ajo që duhet pranuar si apriori është se:
-Gjuha Arvanitase, e folura e saj nuk përbën një dialekt të mëvetshëm,
si toskërishtja, apo gegërishtja.
“Megjithë goditjet nga pedantët e pushtetit në Greqi, arvanitëria e
Greqisë vazhdonë në qetësi ecurinë e saj hisorike.”- 3
3-A.Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”,
Tiranë, 2002, shtëpia Botuese-55.f,550
Një studim të veçantë në
këtë fushë ka shkruar helenisti dhe linguisti gjerman J. P.h. Fallemeyer, i
cili në veprat e tij “Historia e gadishullit të Moresë dhe Elementi shqiptar në
Greqi”, ishte ndër të parët që shikonte në përbërjen genetike të grekëve
modernë elementin e fuqishëm shqiptar.
Si e thash dhe më lartë,
Arvanitasit në tërë historinë e vet dhe sot, nuk dinë(s’ kanë alfabet në
gjuhën Shqipe) të shkruajnë, por ata e shprehin gjendjen shpirtërore, atë
lirike dhe epike natyrshëm dhe me ndjenjë.
Tek Arvanitasit
është ruajtur karakteri i tyre autokton
në ato troje që janë dhe sot.
Jo vetëm kaq...
këngët e tyre këndohen si dikur dhe
ruhen ende traditat arbënore të këtij komuniteti, sidomos nëpër fshatrat dhe
familjet(Hundri, Kacibardhi, Stenu, Seljaniti,
Bellu, Manara, Turici) me rrënjë
Arvanitase!
Do pjenjë sajtën si e shkon vajza ditën
Vajza nat edit n’ argali Djali nuk e sheh me si me si
Jain vajza nat e dit për të drenjë sum prik
Do bënem gjarpr me pika ti shkone vajz ne sajta
Do bënem gjarpr i bardh ti shkoni vajz në mitar.
4-Vangjel Llapi, ”Antologji e Poezisë Arvanitase”,
Shtëpia Botuese “JETA-AIR”,f-22
Ja ç’thotë Elena Gjika:
“Tek ta i gjithë zhvillimi përmblidhet tek poezia, të
folurit bukur, tek këngët që transemntonin brez pas brezi lavdit e heronjve dhe
tek fjala e bukur dhe ndikimin e fuqisë së tyre në jetën e shumë
shekujve”. Siç thotë dhe një proverb
tosk;
”dhe malet mund të lëvizin me një fjalë të
vetme”(Leondios Lëeondiu)-5
5-A.Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”,
shtëpia botuese, 55,viti 2002, Tiranë,f,388
Në
ceremonin e marrjes së Çmimit “NOBEL” poeti Grek Odhisea Elitis u shpreh:
“Nga Arvanitët, paraardhësit e nënës sime, kam
trashëguar një sedër, që më ka dalë për mbarë.”-6
6-Odhisea Elitis, “Fytyra e dytë”(bashkëbisedim i Odhisea Elitis me Andon Fostjerin dhe Thanas
Niarhon), Revista “STILI 97”,Letërsi-Art-Kulturë-Shkencë,
Numër.53-54, Shkup 2011, f,211
Fjalë kyçe:
Gjuha. e folura, Arvanitasit, arkaike, zhargon, grek,
traditë, prejardhja, e vjetër, kumtet gojore, trojet.
* * *
Ka krahina,
fshatrat të tëra me arvanitas, si p.sh. Thiva, Teva, Poleponezi, Korinthia,
Arkadia, Spata, Atikia, Eubea, ishujt Idra, Speca,Andro, Salamina etj. Nëpër
këto vend banime, arvanitasit janë të përqëndruar në numër të madh. Gjuha
arvanitase vazhdon të flitet edhe sot, por duhet hulumtuar një dukuri…
-Ajo e tkurjes e të folurit nga arvanitasit, që nuk e
flasin si më parë.
, Nga të dhënat gojore(por dhe sipas arkivave Greke, numri i Arvanitasve ishte::
1. Prefektura Athinës me 50 fshatra kishte 46.105
banorë në vitin 1907.
2-Popullsia e përgjithshme e arvanitasve në të
gjithë vëndin(shtetin Grek) në vitin
1879 arrinte në 176.120 banorë dhe në 1907 në 236.707 banorë.7
7-nformacioni gjendet në linkun :
http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005
“Një arvanitas
i moshës mbi 40-të vjeç në këto vitet e
fundit nuk përdor më shumë se 600 fjalë të gjuhës, të folurës arvanitase.
Kjo sepse nuk bëhet fjalë për shkollë, apo ndonjë shkrim
të gjetur, të gjuhës së tyre. E folura arvanitase u pasurua në kohë vetëm duke
huazuar fjalë nga gjuha greke, ky fenomen ndodhi që në kohën e Skederbeut, siç
thuhet tek kënga “Moj e bukura More”! Kjo ka ndikuar së tepërmi në asimilimin e
gjuhës Arvanitas, gjuha e tyre erdhi duke u zbehur, sa u katandis kjo që është
sot...”-8 .Ndërsa, tek brezi i ri, fatkeqësisht po humbet ajo krenaria dhe
dëshira e dikurshme.
8-Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,
K&B,Tiranë 2005,f,32
“Në të vërtetë, po të studiojmë origjinën e heronjëve
të kryengritjes së vitit 1821, do të
shohim se shumica ishin Arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase, ashtu siç
e flisnin gjyshrit tonë.”-9
9-Kastriot Kaçupi, “Kanari heroi Çam i Revolucionit
Grek”, Milosao,Sarandë, 2002,f,11
Aristidh Kola:
“Më parë në fshatin tim(Kaçkavel), kur isha i vogël, po mos të dije
Arvanitika(shqip) miqtë dhe shokët të tallnin, të vinin në lojë, të
injoronin.”-10
10-Ardian Klosi,
“Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”f,17
Studiuesi dhe shkrimtari i madh Arvanitas Aristidh Kola ka aritur në një
përfundim historik rreth prejardhjes së Arvanitasve në Greqi. Ai thotë:
“– Arvanitasit erdhën në shekullin 14, kur u shpërbë
principata e Gjin Bue Shpatës, por ka pasur shumë valë të arvanitasve nga
Arbëria, disa dyndje të mëdha në Greqi. Me vdekjen e Gjergj
Kastriotit-Skënderbeut, erdhën në Greqi shumë, shumë arvanitas.”-11
11-Arben Llalla, libri “Aristidh Kola dhe shtypi
shqiptar.”Shtëpia Botuese ARS-ZZ, Tetovë,viti 2007, f,78
Aristidh Kola,
në veprën e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve” në kapitullin
“ARVANITASIT E VITEVE PASKRYENGRITËSE NË GREQI”, f,548-551
Studiuesi A.Kola jep të tjera argumenta:
“Arvanitët janë hallka e hekurt, që lidh lashtësinë me
elenizmin e ri”.po aty,”,f,550
Por, një përfundim
i till është kundërshtuar nga shumë studiues të tjer dhe nga vet
Arvanitasit.(kjo është një hipotezë që nuk duhet abuzuar, por duhet ende të
hulumtohet nga historian dhe studiues/)
* * *
Presidenti i Qendrës të Artit Europian në Greqi poeti Evangjelos Andreu
me origjinë arvanitas, në pritjen që i bëri kjo Qëndër Kulturore Europiane,
poetit Ali Podrimja në Prill 2011 na tha:
-Zona e
populluar me arvanitas autokton- PEANIA, që para më se 100 vjetëve quhej me
emrin arvanite- si Lopsi.”(shiko dorëshkrimin)Poeti arvanitas E.Andreu na lexoi
dy vjersha nga këngët Arvanitas që këndoheshin në Mesogjijo para dy shekujsh,
poeti Andreu tha:
“Arvanitët janë grek shumë të lasht me origjinë
shqiptare. Natyrisht sot jemi grek, por ruajmë me shumë traditën e
stërgjyshërve!” Ky deklarim publik tregonë më së miri se, në masën më të madhe
arvanitasit e quajnë vetën grek shumë të lashtë...
Pulëza bën ve të bardha
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Vajta në pazar, bleva një delëzë
Delja tha qethmë mua
Pulëza bënë ve të bardha
Vajta në Pazar, bleva një pulëz.
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Vajta në Pazar, bleva një ushëzë
Usha tha ngalkomë mua
Guçëza tha therrmë mua
Deleja tha qethmë mua
Pulëza bën ve të bardha
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Këto vargje janë kumtime, të folura
me gojë gjatë viteve të hershme të cilat këndoheshin(fliteshin me një
fjalor të mjaftueshëm), ose mbahen mend që gjithëseicili i përdorte gjatë
bashkëbisedimeve) nga Arvanitasit para dy shekujve.
Fenomeni i lidhëses-që-e gjejmë kurdoherë në trajtën
-çë- si bashkëtingëllore më e zëshme se–që. “çë”ja është- tradicionale e gjuhës
së folur të arvanitasve në vite!
NJË GJITONJE
Një gjiton këte matanë
Ka një vajzë, një dardanë.
Ua kërkuam e s’na i dhanë
Le t’e pjekënë, t’e hanë
Ami ata s’pjekënë
Po neve na djegënë.
Shkova ande nga mëhallaj
U derth buça e do më haj.
Ua kërkuam e s’na i dhanë
Le t’e pjekënë t’e hanë.
Vargjet e mësipërme karakterizohen nga zanorja e hapur si
tingëllimë(a-ja)”matanë, dardanë, i dhanë, e hanë dhe me zanoren e
pazeshme(ë-n) në rrokjen e fundit pjekënë, djegënë .
Në
vjershën e mësipërme gjejmë pjesoren e pashtjellueshme si; le t’e pjekënë, le
t’e djegënë dhe prejashtimi i zanores të pazëshme-ë, zvendësuar me
zanoren-e-(t’e hanë, t’e pjekënë)
” E folura arvanitase u “pasurua” në kohë vetëm duke
huazuar fjalë nga gjuha greke, kjo në kohën e Skederbeut, siç thuhet tek kënga
“Moj e bukura More”! Ky fenomen ka ndikuar së tepërmi në asimilimin e popullit
Arvanitas, gjuha e tyre e parë erdhi duke u zbehur, sa u katandis kjo që është
sot..”12
12-Dhimitër L Gjoka,”Motive arbërore”,2007,f,139
KOLOKOTRONËT ME NAM
Mi ljivadhët e Athinës,
Moj me spathja
Allakot’ ati suferindë,(tërbohej ati suferinë)
me birin, moj të Mesinës.
More hora
mana shumë,(o vendi me mana shumë)
Pollje paljikarë me zuljmë,
Kollokotronëtë ljumë.-13
13-MOTIVE ARBËRORE, Dhimitër L Gjoka, Gusht 2007,f,15
Në këto vargje ndjej entusiazëm poetik, pse jo, do ta quaj dhe si
fluturime poetike dhe pse me një leksik shumë arkaik!
Si në rastin e kësaj vjershe(dhe në tërsi)te të gjitha prurjet në këtë
kumtesë janë gjuhë e folur, jo të shkruara sipas gjuhës shqipe në dialektin e
toskërishtes në vitet e vonëshme. Po kështu duhet të pranojmë se;
-Traditat, ritet, këngët, tekstet gojore të valleve
shumëshekullore të arvanitasve i kemi
dhe si një jetësi të kulturës popullore që ruhen dhe janë trashëguar brez pas
brezi tek Arvanitasit.
Karakteristikë e poezisë “Kolokotronët me nam” është ruajtja e tipareve
arkaike. Pothuaj në të 7-të vargjet e
saj, çdo lexues dhe me njohuri të
kufizuar e asimilon lëndën e kësaj vjershe.
Qasja e –j-së para i-s i jep vargut intonacionin
muzikor dhe metafora ka kuptimin e saj të veçant!
* * *
Për efekte analitike po sjell disa emra autorësh që na kanë prur fjalë të
mirëfilli autokton më të moçme, apo
monologe të përdorura si të folur
Arvanitase arkaike. Ato na japin një tabllo të qartë të një të folure(si kumte)
ardhur nga thellësia e shekujve dhe me sa duket, arvanitasit janë popull
autokton në trojet e tyre!!
Gjatë leximeve të veprave të autorëve që kanë shkruar për Arvanitasit,
kam ndjer se:
-Studiuesit e shumtë
janë dashuruar me gjuhën e arvanitasve, me pastërtinë dhe trajtat e saj
të bukura. Po shenjoj disa emra që e kanë qëmtuar dhe pasuruar fjalorin e të
folurit e Arvanitasve.
1-Ja disa emra:
-Boçari, 2-Vangjel Lapi, 3-A.Kola, 4-Evangjelis Andreu
-Boçari
brëtek(bretk, bretkosë), derkem(dergjem),gërthelë(gafore),
shënetre(shëndre), menatë(mëngjes), marrësonem(marësirë),
hej(hije),fufufajkë(kukuvajkë)
-Vangjel Lapi (fragment nga një këngë)
“Këtë botë tan e kemi/kësaj botë djelmë jemi/gjakun kemi
derdhur/se kanë hjir i kemi djekur/derdhmë gjakun për Greqinë/neve i dham atë
lirinë/Arvanitas të këndojmë/gluhënë mos ta harojmë/golme gol e betet
jeta/bahet me keg e drejta.”
-Aristidh Kola: lasios(lesh),mis(miu),arura(arë),qion(qen),
ronio(roj), ethir(ethe), alfiton(elbi), versi(vesa),theti(deti),kiro(korr),
margos(marrë), tati(ati),nisos(nuse)
-Evangjelis Andreu-ushëzë(mushkë), guçëza(pula),
buça(qeni), ammi ata(por ata), delezë(dele)
.”Jorgji piek derën’e Dhimitrit:Dhimitër flae akoma?
Dimitri: Ti, Jorgji, jë?-ndëlë-më një çiçkë: pce
sgjëshurë.
Jani:-Nani mbë një: prit! Arrura.(u ngrit Dhimitri e hapi
derën)-14
14-Në veprën, Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinhodit”, K&
B, Tiranë 2005 gjenë mbi 30 faqe libri me monologe dhe dialoge nga e folmja
arkaike e të folmes Arvanitase!,f(51-88)
Gjithçka paraqita më sipër, mua më thonë se; E folura(teksti i
bisedimit gojor) Arvanitase ishte një e folur arkaike në dëshmitë, legjendat,
traditat,, pasi dhe sot në shumë vendbanime të tyre nuk i gjenë në këto trajta.
Por duhet marr në konsideratë dhe ky mendim:
“Atje ku
arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase ka humbur. Tashmë, dihet: Gjuha
arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. Ajo është gjuhë e zemrës, e
mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës. Në qoftë se rritesh pranë
gjyshit dhe gjyshes, ashtu siç u rrita unë, e mëson gjuhën arvanitase, sepse
tata dhe mëma janë në punë të shumtin e kohës.”-15
15-Arben Llalla, “Aristidh Kola dhe shtypi Shqiptar”,
shtëpia Botuese ARS-ZZ, viti 2007, 76.
Dim nga arkivat, nga historia
e jetës se, në epokën e pavarësisë së
Greqisë më 1821...
-Në ato kohë gjendja politiko-shoqërore ishte një
realitet dy gjuhësor(ishte epoka e lulëzimit dhe e forcës së gjuhës Arvanite).
Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolidë me mbretin OTTON më 1832 dhe gjatë
një dhjetëvjeçari bisedonte (komunikonin)në gjuhën shqipe, ndërsa shkresat
administative hartoheshin në greqisht.Veç kësaj mbreti i parë i Greqisë,
gjermani OTTO, që me ardhjen e tij në greqi si fillohelen i madh, iu fut
studimit të gjuhës greke në themel.Gjatë katër vjetëve e më shumë, me qëllim,
siç thoshte ai, që të mund të fliste me popullin e tij e ti njihte drejt
përsëdrejti, vuri re se, populli i (tij) nuk fliste greqisht, por shqip! U
zemërua keqas me njerzit që e rrethonin dhe menjëherë e la vazhdimin e
mëtejshëm të mësimit të greqishtes.
Këtë të vërtetë, pakë a shumë të ngjajshme e gjenë dhe në
librin e Kastriot Kaçupi.-16
16- Kastriot Kaçupi, “Kanari”, MILOSAO, Sarandë 2002,f,6
* * *
Gjuha Arvanitase ekziston si substrat i moçëm të cilës duhet ti
drejtohemi, ta analizojmë dhe të ruhet me fanatizëm nga Arvanitasit që jetojnë
në trevat e tyre(tashmë në shtetin
Grek), por dhe duhen të studioen në çdo kohë(sepse huluntimet nxjerin në
dritë fakte të reja), kjo e folur, ky ligjërim i moçëm e vendos atë në një
gjuhë(e folur) arkaike me vlera historigrafike për karakterin dhe veçorit e
saja shumë interesante dhe të pa krahasueshme me gjuhë të tjera!
Studiuesi greko-gjerman Niko Stilo na përciell një
dukuri, një opinion(i cili ende nuk mund ta quajmë një të vërtetë shkencore):
-Duke
arritur në përfundimin se Disku i Festos është shkruar në arvanitisht, nisa të
merrem me alfabete të ndryshme të kësaj gjuhe që janë ruajtur. Ndërmjet tyre,
që janë jashtëzakonisht të shumta, gjeta dhe një, i cili edhe ai ka 53 germa,
domethënë sa alfabeti i Diskut të Festos, dhe që në Epir është i njohur me
emrin “Alfabeti i Dhaskal Thodh”. Ky alfabet, që për mua është më i përsosuri
për interpretimin e gjuhës arvanite dhe në përgjithësi të dialektit toskë, siç
e emërtojnë albanologët, në bibliografinë e Europës Perëndimore e gjejmë me
emrin “Alfabeti i Elbasanit” dhe nga libri “Das Buch der Schrift” i austriakut
Carl Faulmann, po jap në fotokopje dhe tabelën e mëpasshme me titullin “Schrift
von Elbassan”.-17
17- Niko
Stilo-
Gjuha arvanitase gjen rrënjët,
guri 3600 vjeçar hedh dritë mbi të
vërtetën.
Arvanitasit, me gjuhën e vet amëtare, me trajtën e tyre
të të folurit dhe njësive fonetike janë një thesar i kulturës popullore, që
është trashëguar në shekuj deri më sot dhe këto jetësi gojore i ruajti dhe në
kohë më të rënda.
Por, pranoj se:
-Me ardhjen e emigrantëve
Shqiptarë në Greqi pas viteve 90-të është një risi dhe shtysë për ta
rigjallëruar gjuhën e folur, që tashmë
ngjanë me një “zhargon”!
Arvanitasin
Jorgo Gjero e kam njohur shumë nga afër dhe si kryetar të Shoqatës së
Arvanitasve pas dorheqjes së Jorgo Miha, por dhe sepse në shtëpinë e tij në
fshat punova disa ditë duke i bër disa punime elekrike.Më thoshte se:
-Tek kjo e
folme Arvanitase gjejmë botën që e
rrethon të këtij komuniteti shumë të lashtë, si këngë, doke, rite e sende që
kanë cilësi, tipare, që lehtësisht ndërtojnë(motivojnë) krahasime apo figura të
tjera letrare nga gurra e kulturës Arvanitase...
“ Klumisht, mialtë të të
jetë/kur më more vargarët!/Se, kur sit’ u përëndova/U shumë të kultova/Kur më
hin ti, të kërcësh/Mua sitë më përvësh/gjithë ti të të vishtojnë/drita e ime
perëndon”-18
18-A.Klosi,”Netët Pellazgjike të Karl
Reinholdit”,K&B, Tiranë 2005,f,
241
Këto
vargje(e mësipërme) kanë cilësi, tipare, përmasa të spikatura, krahasime,
metafora, metonimi e të tjera figura letrare, por dhe kuptime të figurshme të
fjalëve
Vargjet e qëmtuara nga
libri i Ardian Klosi “Netët Pellazgjike e Karl Reinholdit” të
shkruar(transkiptuara) sipas të folurës arkaike të arvanitëve si kundrime
krijuese na japin një pasqyrë shumë
interesante të leksikut që ende ruhen në shumë
vendbanime të Arvanitasve. Në këtë vepër gjejmë thesare, fjalë, shprehje
Arvanitase dhe asaj Arbëreshe! Vepra në fjalë është një prurje me rajvizime dhe
vlerësime që duhen studjuar dhe analizuar me shumë vëmendje!
*Në të folurën arkaike të
Arvanitasve kemi ndërrim të(q) në(çë) sidomos në pozicionin nistor të vargut,
apo të fjalisë;-çë do bënem,Çë! Çibu’n’ e pi
duhanë?, Çë më hiri mua frikë.Çë na viën
nga kosm’ i madh
*Ruhet mbaresa arkaike e
pjesores-më, në –uam.-Ndë njjë plaff, ndë një të shtruam, me tim bir shumë të
dëlpëkuame
*Ndërimi i zanores së rrënjës
në formimin e shumsit, peshq-pishq,i bardhë- të berdhë, i glat-të glet,
shat-shaetërinj.
* Përdorimi i pjesës
lakonike-(çë)dhe(pce)- çë këndon -çë ke një djalë, çë jeshe të ngrënet ulku, pce kujtia bir jeshe, pce sgjëshurë.
* * *
Disa Tipare Fonetike dhe Sintaksore në
poezit(vjershat) dhe këngët Arvanitase. Të cilat do kenë si shtrat tekstet e
vjershave, këngëve të shumta që kam përzgjedhur.
Ekziston një bashkësi elementesh gjuhësore...në gjuhën e
folur të Arvanitasve.
Mbi këtë shtrat më duhet ta filloj analizën nga më e “thjeshta”. Si ftillim, detyrimisht
duhet të “bashkëbisedoshë” me tekstitn, për të pasur teren dhe mundësi për të
shqyrtuar elementet e tjera, pa rënë në analiza të thjeshta, por ti shqyrtoshë
me krahasime gjuhësore.
“Kjo gluha Arbërishte/Ishte
gluhë trimërishte /ishte gjuha e
perendive/ E fliste
karbakov Mauli/Boçari edhe i gjithë Suli”-19
Këtu, në këto vargjet e
mësipërme, përqafohemi me një mit jo në kuptimin e “mitit” mbi qeniet e
mbinatyrshme, por si një diçka që e besojmë dhe e ndjejmë ndryshe, si një gjuhë
të shenjtë, që është mbrojtur me trimëri dhe sakrifica!
19-Sinan Gashi, Zëri i arbënorëve të Greqisë,
Prishtinë, 2010,f,48
Një gjë bie në sy,
është fakt që, ashtu si shqipja standarte dhe e folmja arvanitase nuk ka një
theks të ngulitur, por atë e gjejmë në rrokjen e fundit dhe në atë të
parafundit, si dhe në rrokjen ftilluese........
DO T’I PRES KACIDHETË(flokët)
Do ta pres, ajde moj!
Do ta pres kacidhetë,
Do ta vërvit nga sqindetë.
Do ta pres kacidhet gljatë,
Po çë turpem nga i atë.
Kacaro beruka jote,(kaçurelat e bukura)
Çë më bënë të qa më ljote.
Moj kacidhe dhragolje,
Ah, të të keshë n’angalje(në kraharor)-20
20-Dhimitër L Gjoka,”Motive arbërore”,2007,f,23
Në
vargjet e mësipërme përfytyroj metamorfozën e kënaqësisë dhe lotët e gëzimit të
djalit arvanitas për vajzën e bukur që ai do! Jo vetëm kaq, fjalët e tekstit
janë shumë arkaike dhe lëvizja e theksit në rrokje të ndryshme i jep ritmin dhe
tingëllimën poezisë. Autori anonim i këngës, sigurisht ka qenë një merakli i
fjalës së bukur, i fjalës me shumë ndjenjë dhe dashuri, por dhe një krijues me
fantazi, gojtar profesionist.
I DJEG DASHURIA
Mali sqinden sa e do./Djali arvanozen-o/Posi qiri
digjen-o. 21
21-f,26,po aty
Urtësia popullore, ndjenja e krijuesit(gojor) e gjejmë të mishëruar në
këto prurjet(“i djeg dashuria”,”desha të këndoja sonte”,”ja që erdha”,”Njera
kërkon pajë, tjetra shtëpi”.
DESHA TË KËNDOJA SONTE
Ami po doj, të mi po doj/,doj të këndonjë u sonde,/moj
vajza, meta vajza,/vajzo nga hatërja jote./Në
oborr m’u bë një vgje,/Vjen një perister e flje.22
22-f, 29,po aty
Përsëri në këto shembuj gjejmë mësëmiri imazhe poetike si reflektime gëzimi dhe lumturije e vashës
për të dashurin e saj(vjen një perister e flje), ose(Djali arvanozen-o, posi
qiri digjen-o).O-ja në fund të vargut përcakton dhe kulmin e gëzimit dhe të
dashurisë së dy të rinjëve...
JA QË ERDHA
Na ç’arrura, po psho,/Na ç’arrura, na çë vijn,/Hape derën
të hinj,/Hape der, e shkretënë,
Të vinj, të marr servetënë./Kalivjote me surme,/Eja
hape, se dua ti vet’/Kalivjote vure
funde,/Edhe vet tunde tunde,/Kalivjote me surme,/Ti më puthe, po më le./Se të
putha, çë të mora?/Zemrën veç e dogja.-23
23-f,30, po aty.
Dhe vet
analiza në prurjet gojore fillon nga vet teksti dhe më pas tek vlerësimi i
mjeteve gjuhësore të tekstit në fjalë...vetëm kështu mund të ndriçoj pjesë të
panjohura të së folmes Arvanitase.
Përsa
i përket leksikut të përdorur nga folsit(gojtarët, apo miqtë), si mendimtar të
rrëfimit, duhet të dim në se në tërsinë e leksikut mbizotron
ndjeshmëria,intimiteti, muzikaliteti, sidomos tingëllima me zanore të forta si;
“Kalivjote me surme, tunde, tunde, , më puthe, çë të mora, veç e dogja...?
“
Në të
gjitha prurjet e mësipërme ndihen emocionet dhe ndjeshmëria nga leximi i këtyre
teksteve si më sipër!
NJERA KËRKON PAJË-TJETRA SHTËPI
Humori, alegoria dhe ironia janë ato
figura letrare që e veshin këtë
vjershë(tekst) me mençurinë popullore të djemëve arvanitas.
Erotike
Trëntafilë, flëttëtë-gjërë
Ëa të të puth një hërë.
More vasha pa
mëmë!
Haide, vëmi ndë dhë t’ënë”-24
24-Ardian Klosi,“Netët Pellazgjike të Karl
Reinholdit”,shtëpia BotueseK&B,2005, Tiranë,f,241
Këngëtari anonim vashën na e përshkon si një trëndafil fletë gjërë,
domethënë, jo vetëm shumë e bukur, por e gjërë në mendime, në punë e në
sjelljen e saj .Autori anonim e ka personifikuar vajzën Arvanitase si një vajzë
të përsosur, të bukur dhe në shpirt!
Idilike
Vrë ti, çë nuse nga mali,
Mos të tha gjë ime diali?
Ëa, vashëzo, me mua,
Të të mantenir, si grua,
Ëa, vashëzo, me mua,
Të të puth atje çë dua.-25
25-f,253,po aty
Me fjalë
karakteristike, të moçme, në rasën thirrore dhe dëshirore i shpreh në mënyrë
idilike dashurin vajzës arvanitase. “Vrë ti, çë nuse nga mali” një varg, një
shprehje e mrekullueshme poetike dhe pa shumë lajka djali i kërkon ta puth atje
ku duhet. Në këto vargje idilike vrehen
dallime sintaksore si; përdorimin e përemrit pronor para emrit(ime
djali), ose përdorimin e pjesës krahasuese(si) në vend të parafjalës(për)
Letrat e Paterit-11 të Viështësë 1856.
“Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,f,303
“Zonja e ime!
Nga mua Sotirëlia Kacuerelia ndë Ti, zonja Qiriakulë e
Krieziut-Të falhem shumë e të puth ndë buzë:-e më ndelën, të të them, pce sot
do vë’më unazënë nusesë e dialit t’im, e, ndë urdhëron, të vinjësh me vashëza,
me ato buz-trantafiletë edhe me tuti diëlm, ndë di or’, të më përgëzoni.- Mërr
bashkë edhe nusenë e t’it kunat me diëlm të saj.-U falhem mëta gjithëvet e u vë
siprë ndë krie.”-26
26-“ Patëri, apo atë Vasili është autor i këtyre letrave,
me prejashtim të së parës të S.Kacurëlias dhe asaj të datës 25-10-1857 që i
përket Panajot Kupëtorit(të dy nga
Hidra). Natyrisht që kanë humbur letrat e shkruara në shqip nga Reinholdi.f,303
Nuk
mund të themi se ky teksti i kësaj letre është thjesht një letër(shkrim i transkiptuar)) i rëndomtë, por
është një prozë letrare me figura dhe përshkrime të holla sensuale, me kulturë
dhe dashuri miqësore të sinqertë.
“mik gëzon-u!
2 Shën Edreut 1856. Porje
Ashtu ishtë kjo jetë, pce kush çon miq të rri, harron të
viëtritë; ishtë edhe puareza ashtu: “si
çë nëkë dukhenë, kurm çmë nëkë shkon
prëshkon, shpëjt njeriu e harron.”-Valte nd’ Athinë e çove tuti të miratë Ti, e
nëve këtej lëngojmë e mbajmë zëmërënë me dorë.E di, çë thotë një puarëzë
Arbëresh’, iatro? Mal me mal në.-kë
prëzihenë, por njeriu me njerinë prçzihenë. U, i mnjëri, u viëtshë këtu
i varfërë nga miq, i dëshiruarë nga parehë, i shtitur nga të shërbieritë karavit, e ndë Perëndi
falhem, të zgjonjë zëmrënë ndonjë mikut
dashurë, prë të këltojnë edhe mua. Çë t’iatrë të thëmë më, -miku Panoa m’i tha
tuti të lodhuratë t’ënde, çë për mua bërre:-e të jësh mirë.-Po nani Të falhem,
të më marrësh një mbrëlë atie çë të këtë pluhurë të fortë, njrë kattrë
dhramivet: pce këtu kanë të shtrënjta e
s’janë edhe të mira; e m’a dërgon,- o këto dit’, çë do marr dhu u pareh t’a
dërgonj.
27- po aty
Këto dy letra të (shkruara-të transkiptuara) tregojnë mësëmiri
karakterin dhe tiparet arkaike të së folmes Arvanite. Këto dhjetra letra dhe
përralla(“Prindi me tri vashëza, edhe mbreti”, të cilat i gjenë në veprën
“Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”-f,177, na vërtetojnë me shumë vërtetësi
të folurën Arvanitase me një histori para shumë shekujsh që flitej dhe sot kanë
vlerën e një gjuhe shumë arkaike...
Dihet se kujtesa e popullit mbart me vete gjyshërit edhe etërit,
ëndërrat dhe këngët, mishin dhe trupin, sendet dhe imazhet e tyre. Vetëm në
këtë shesh të folmesh, apo fushë, të parët, ata që folën dhe shprehën bukur të folmen e
përditëshme; vetëm këtu ai bën lojën e krahasimeve dhe metaforave për të
realizuar aktin magjik në krijimin e një gjuhe dhe të një bote reale të
jetuara.
* *
*
Pse gjuha, e folura Arvanitase sot është një “zhargon”!?
E
përsëris se:
-Në këto kohë që po jetojmë, gjuhën Arvanite mund ta
quajmë –“ZHARGONI ARVANITI”!
Për ta përputhur iden dhe mendimin tim se,
gjuha Arvanite sot ka natyrën e një “zhargoni”
dhe flitet nga dita në ditë më pak se shumë vite më parë, po sjell për
kumtesën disa vjersha të shkruar me alfabetin e shqipes(e transkiptuar)!
“Gjuha jonë vetëm
thuhet, nuk e lanë që të shkruhet.Bëmë këngë, këshilla t’urta që mos të
harrohet gjuha”-28
28-Aristidh Kola, Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të
Greqisë”,f,9
“Panajoti Protopapas-29
Jam në Angjellokastros.E jam tek një shtëpi, si ju e
thoni juve? Jemi tek një shtëpi.Këtu thuhemi shtëpia e Jorg Priftit, Jorgji
Papanastasit.Kam vitra.
E ju ulet këtu.
“Ne jemi llerë këtu, këtu në këtë shtëpi jemi llerë.
Thomë edhe tata ka vdekur këtu ja nj’zet e pesë vitra. E kemi fotografi. Këtu
apenandi, Llipon. Neve jemi nga ikojenia. Thuhem Protopapas, Priftar ikojenia.
Papja jim ish prift. Ja thojnë Papa Vasil Protopapaj. Fenete se ish ndë një
epohji. Pasandaj u bë prift papuj jim.Papas Nastasi u bë prift edhe tridhjet
vitra bëri prift. Edhe vdiq tri zet e gjashtë vitra.Llipon tata jim ishte llerë
nj’milë tetë qind edhe tetë dhjet e tet. Në dhjetë të flevarit çë kemi shkruarë
në një filladhë. Unë jam llerë një milë nëndë qindë dhe nj’zet e katër, në
katër të janar.”
E nani do t’i thuash në një këngë?
“Ne, një kenkë nga
ato ç’dimë do te thomë nani.”
Angjelokastro-Shtëpia e Jorgo Priftis Papanastasit
29-Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993,f,1052
Tre vapor u nisën e vanë-30
Tre vapor u nisën e vanë?Nda Stamboll ndë vend e tanë/Më
erdh burri nga kurbeti/E mos një mbrëma nukë beti/Më erdh buri nga kurbeti.
Oj mos më shaj, moj mëmë/Se s’jam e nostigmë./Dronem e
bëj parë.
31-Po aty f,1052
Çka citova më lart tregon më së miri se, gjuha Arvanitase mbetet një e folme
arkaike, që tashmë ka marë natyrën e një “zhargoni” arkaik!
Një
poezi e poetit Llambi Gjikuli më dha krah të
shkruaj një brengë që poeti kishte për Arvanitasit.
ARVANITJA -32
Atje kam u zotin tatë/Atje kam u mëmën time/Atje kam u
tim vëlla/O e bukura More.
Ç’ish ajo ditë e ngrohtë maji/Ç’ish ajo ditë kur dielli
ra/Cipe deti hedhur shtati/Tehu vinte arvanitja.
Ç’më shklqenë fytyrë e saj/Gjak i humbur në stere/Është
një pril a një maj/E së bukurës More.
Ç’emër ke o vashë/Ç’sua mbytur lotëve?/Ti je zjarri ku
unë rashë/Si Serembja luleve...-32
32-Llambi Gjikuli,”PRESTIGE”, Revista
informative-Social-Kulturore, Letrare Artistike, Sportive, numër-11,Maj, 2002
Këto
vargje të poetit Ll.Gjikuli i shkojnë për shtatë thënies së kronistit bizantin
Michael Attaleiates kur thoshte:
“Arvanitët janë njëri nga popujt
më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur as Roma as katolicizmi. Ata i
mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin”.-29
29-Aristidh Kola,”Gjuha e perëndive”, Plejad
Disa përfundime për të folurën ARVANITASE!
1-
Për sa kohë
gjuha, e folmja Arvanitase nuk ka qenë shkruar dhe as nuk shkruhet dhe sot.
Pranojmë se:
-Ajo nuk përbën
dialekt më vete. Ajo ka vlerat e mëdha si gjuhë e folur arkaike, që sot ndodhet
dhe jeton në shtratin e një “zhargoni”!
-Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme.
Ajo është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e
vatrës.
2- E
folura arvanitase flitet tashmë si “zhargon”, pasi dhe vet ata tashmë e flasin
kur janë nëpër ambiente familjare, apo miqësore.
3-
Është realitet, sot e folura arvanitase po rrudhet...mbetur si një “zhargon”!
4- Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase ka humbur.
Dhe
fal punës së madhe që bënë intelektualët arvanitas si; Jorgo Maruga, Aristidh
Kola, Jorgo Miha, Jorgo Gjero, Vangjeli Lapi, Tasu Arvaniti, Alqi Gjika etj.,
arvanitas të cilët ishin grupuar në “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”. Kjo
shoqatë botonte revistën BESA dhe kalendarin e përvitshëm (deri nga fundi i
vitit 2005)ku botoheshin poezi, përralla, fjalë të urta, tregime, në gjuhën e
tyre amtare shqipe,(e transkiptuar).
5-
Dialekti arbërisht është në një gjendje në tretje, për shkak të ndikimit të
gjuhës ndaj greqishtes dhe migrimit të madh i brendshëm nëpër qytetet dhe
përzierja e mëvonshme të popullsisë gjatë shekullit të 20-të.
6- Në
tërë historinë e jetës arvanitase, gjithçka që është shkruar nga thesari i
këngëve, vjershave, apo dhe ndonjë dokument historik janë shkruar me alfabetin
grek, ose të transkriptuara, me shumë fjalë në greqisht.
Një dokument i till ëshë “NJË FJALIM PARAZGJEDHOR”
i botuar në gjuhën shqipe(i traskiptuar). Dokumenti historik i vitit
1860, është botuar në revistën “BESA”, organ i “Lidhjes së Arvanitasve të
Greqisë” nga Petro Filipi-Angjeli, i cili në vitin 1993 ishte Kryetar i
Bashkisë së Kalivias të Atikisë, njëherësh dhe hulumtues i gjuhës, i historisë
dhe i folklorit arvanitas. -33
33-Arben Lllala,
“BESA”, Athinë, nëntor 1993, fq. 139.
Bibliografia dhe Literatura konsultuese
-Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e
Grekëve”,Shtëpia Botuese,55, Tiranë,2002
-Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,
Shtëpia Botuese A&B, Tiranë,2005
-Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqis”Prishtinë,
2010
-Kastriot Kaçupi, “Kanari Heroi Çam i Revolucionit Grek”
-Kërkime Gjuhësore-3,11 Korrik 2014, Tiranë
-Dhimitër L Gjoka, “Motive Arbërore”,Sarandë, 2007
-Gjovalin Shkurtaj, “Si të Shkruajmë Shqip”, Botime
Toena, Tiranë 2008
-Akademia e Shenkecave, Tiranë, 1973,“Norma Letrare
Kombëtare dhe Kultura e Gjuhës”
-“Revistë historiko-kulturorë”-numër-2, Athinë, Dhjetor
2005
-Valter Memisha, “Studime për Fjalën Shqipe”, Shtëpia
Botuese, “botart”, Tiranë, 2011
-“Takimi i parë i Albanalogëve të rinjë”, Universiteti
Evropian JL, Tetovë, Prill 2017
-“Studime mbi Leksikun dhe mbi Formimin e Fjalëve në
Gjuhën Shqipe”,Universiteti Shtetëror i Tiranës, 1972
-Aristidh Kola, “Gjuha e Perëndive”, Plejad
- Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993, botuar nga
Antonio Bellusci
-Arben Llalla, l“Aristidh
Kola dhe shtypi shqiptar”
- Arben Llalla,
“GJURMË TË LETËRSISË SË VJETËR TË SHQIPTARËVE TË GREQISË 1860-1889”, Shtëpia botuese “RINGA
DESIDN”, Tetovë, 2006
-Teuta KamberiI-Llalla, “ANTOLOGjI E POEZISË
ARVANITASE”,email: teutallalla@gmail.com, Traskriptimin e teksteve: Arben
Llalla ,Botues: JETA-AIR
-informacioni që gjendet në linkun : http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005
Shqiptarët sipas Dhimitri Lithksou Popullsia dhe fshatrat
e shqiptarëve të Greqisë 1879 – 1907.Studim i Dhimitri Lithoksou , përshtatur në shqip nga Ilia
Kola
* * *
a-të plotësohet me tezën se:-Arvanitasit nuk kanë ardhur
pas vdekjes së Skenderbeut.(nga Aristidh Kola, Niko Stilo etj)
b-si është e mundur, që një popull i tërë të emigroj dhe
të “zaptoj fshatra, kraina dhe ishuj të shumtë?
c-është një e vërtetë:Tek arvanitasit e Greqisë nuk ka
këngë, dokumente të folura për Skenderbeun.Në shtëpit e tyre nuk ka potrete,
apo fotografi a piktura për Skenderbeun siç ka tek arbëreshët e italis.
d- të sjell në vëmendje mendimin e pr. B. Baliut, të Niko
Stilo dhe të tjerë!
` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` ` `