Monday, February 18, 2019

Lineri B – shkrimet mikeniane dhe gjuha shqipe



Linear B është një sistem i të shkruarit “rrokjezor” përdorur në Mikenë, shkrime këto nga më të vjetrat, rrjedhe e shkrimeve gjetur në Kretë, linearit A midis shekujve te 17 – 15 pes. {3700 vjeçare].
Sot po sjellim disa fjalë prej këtyre shkrimeve, ku duket qartë se ato flasin Shqip, shihni shembujt më poshtë:
           The Linear B word e-ka-ma-te
Word
e-ka-ma-te
Transliteration
ekamate
Meaning
with support

The Linear B word: “e-ka-ma-te” lexohet “e’kamate” dhe i jepet kuptimi në
eng. “ekamate = with support” që në shqip do të thotë  “mbështetse,  me mbështetje” Kemi të bëjmë pikërisht me fjalën e lashtë  “Kam’ kambë” fjalë kjo e cila ende në dialektin geg përdoret po kështu “Kâm = kâmbë” 

Pra: “e Kamate” do të thotë e mbeshtetur, “e kamtë”, kambëz; këmbëz.

Ja dhe disa shembuj të tjerë, fjalë të cilat nuk kanë nevojë për shumë komente, ato i përkasin gjuhës së lashtë shqipe ashtu si ende sot.

·        e-ne-ka   because of, due toe në ka; e në se ka (në qofte se)
·        e-qe-qi   null = e që heqi, i hequr,  i pafuqi.
·        e-ra       goddess name (h)era) perëndesha e Erës
·        e-ra-pe-ja  material taken from deer e rrop, e rrjep, (i mar lëkurën)
·        e-ke   - has  = Ka, fjalë njërokshe shqipe: E ke , e ka, e kam, etj.
·        e-ni-to-wo  quick, fast  =  ani /tani) – nisu ani. (shpejt) e ni/tash
·        e-pi-ki-to-ni-ja  mantlese mbi ki tania; mbi tan‘ trupin mbështjelle (Tallagan)
·        pa-ke-te-re  stake = Piketre, pikëtë (piketoj)
·        pa-pa-ro  barbarian, i vjetër i lashtë “Papa-ro” i bardh’ {barbar].     
·        pa-ra  preposition, before, beyondPara  (m’për/para) “Përtej”
·        pa-ra-jo  old = i vjetër, i lashtë, i moshuar, ish që më përpara, (gjysh)
·        pa-zo    sage (phasko) = Pa zë = i urtë
      
e-ka-ra

Skara, këtu mjafton të kujtojme fjalën shqipe:
– A ra = ashtë e rrallë, e C‘ara = skara (a rallë-k)
grill

Gjuha Shqipe Etimologji
Aleksander Hasanas

Etimologji - Emri i Lumit: “Danub”

Lumi Danube, një emërtim i lashtë; shqiptaro -ilir.

Danubi është lumi më i gjatë, 2850 km, që përshkon Europën nga perëndimi në lindje. Ai buron në Pyllin e Zi, në Gjermaninë jugore dhe derdhet në Detin e Zi ."Danubi”, lumi më i madh i Gjermanisë, ngrihet në Martins kapelle në një zonë të egër dhe të vetmuar të Pyllit të Zi, i quajtur “Brege” në origjinën e saj dhe formon lumin e Danubit në Donaueschingen  aty ku bashkohet me degëzimin tjetër  “Brigach "
Etimologji e emrit: “Danub”
Danubi (/dænjuːb / dan-EWB, i njohur me emra të ndryshëm në gjuhë të tjera) është lumi i dytë më i gjatë i Evropës, pas lumit Vollga
Emri Latin Danuvius është një nga një numër i emrave të vjetër të lumenjve të Europës që rrjedhin nga një *Danu Proto-Indo-Europiane.
Emra të tjerë të këtij lumi nga e njëjta rrënjë përfshijnë Dunajec, Dzvina / Daugava, Don, Donets, Dnieper, Dniestr dhe Dysna.Në Rigvedic sanskritisht, “Danu” do të thotë "fluiderënie", në Avestan, e njëjta fjalë do të thotë "lumë".Ky lumë ndërkohë i njohur për grekët si ISTROS (στρος) një huamarrje nga një emër Daco-trak që do të thotë "i fortë, i shpejtë!"
Po në gjuhën nga më të vjetrat indoeuropiane, në gjuhën shqipe, çkuptim ka fjala: “Danup”?
Fillimisht nga letrat shkencore mësojmë se emri i lumit “Danub” shqiptohetdænjuːb; dênjuub; në shqip përshtatur; Dënju:b, gjithashtu theksohet se kjo fjalë rrjedh prej  një rrënje PIE. “Danu”e cila në gjuhën e vjetër sanskritishte do të thotë: Danu = fluiderënie.
Pikërisht këtu ndalemi, duke ju rreferuar rrënjës Proto-Indo-Europiane, dhe asaj  së vjetrës Sanskritishte,  ku “Danu = Rënie” (fluid, fluide), kjo fjalë e cila në gjuhën shqipe gjendet e plotfuqishme bindëse, kokforte duke ju rreferuar edhe të dhënave të këtij lumi gjigand me gjatësi 2857km, i cili përshkon plot 10 vende nga europa perëndimore deri në juglindje me grykderdhjen e tij në Detin e Zi, me një qetësi të plotë gati  të ‹‹frikshme›› eduket sikur ky ujë gjatë gjithë kohës  brenda në shtratin e tij të shtruar dhe të ulët “fle” ri i pa lëvizur, i lodhur, idenjur, i ndênjur “dænju”vazhdimisht në rrugën e tij të gjatë me ujra gjithashtu plot i dendur.
Ky është: Danubi–fluid, Danubi-lumë i ulët krejt i gjithi në ultësirë i qetë, i ndenjur (gjol) – (i)tani/’:ub,h'umb, gjatë gjithë gjatësisë, shtrirjes së tij, ai është veçse i qetë i ëmbël valvitës, fl-uit, si ujrat e saj magjepse si shtojzovallet e qeta në vals e sipër, por herë here edhe të furishme.
Në gjuhën shqipe fjala “lumë” ka kuptimin njëkohësisht “i ulët”-  m’ul, më ulët, d’në të,  poshtë, nga poshtë nga nën’të.
Ky lumë me burimin e tij kryesor në majat e malit, “brigjet” e Pyllit të Zi, buron aty në ato maja quajtur me të njëjtin emër si në gjuhën shqipe: “Brige = brigje” dhe hyn në Brigach pasi rrjedh 90 metra “nën tokë”bashkohet pas 1.5 km. në Brigach dhe  pas kësaj ky lumë aty emërtohet: Dænjuːb; Danupe.Burimi është një nga 22 burimet në zonën e kryqëzimit të Brigach dhe Breg. Të gjitha këto burime janë të ushqyera nga të dy prrenjtë e ujit që rrjedhin nga larg mbi ta grumbulluar reshjet në një shtrirje pllaje të një peizazhi të quajtur Baar. (livadhe, lëndina, kullota).

Fiks aty në këtë pellg, terren i ulët malor ndodhet qyteti gjerman, Donaueschingen pranë bashkimit të dy burimeve të lumit Danub (në gjermanisht: Donau; [2] Emri i qytetit është një eponym).
Pra ky qytet mban emrin e lumit “Danub” eponym me kuptimin e “ujit Dë në të” po edhe i qetë; “i denjëtë”, “i ndenjur” (i daltë, nga/dal-të) aty historikisht konsideruar, Burimin e Danubit, Burimi i Donaubach në Donaueschingen.
Qyteti është afër Liqenit Titisee dhe më pak se një orë me makinë nga Zvicra dhe Franca.

Mundemi të themi se kjo është dhe vija që ndan (Danub), dy vendet me të hershme hitorikisht midis tëbardhës, “Borei – Europës” së akullt dhe gadishullit Ilrik, banorëve të parë autoktonë, sigurisht ndër shekuj erdhur nga të parat troje, trojane –Troja ilire, buzë Asizë së vogël. 
Perfundimisht; lumi Danupit në gjuhën e vjetër shqipe jep të njëjtin kuptim; Dænju; Dënju = "i ndënjur, i qetë - fluid, i rënë- i ulët, lumë" njëjtë si në gjuhën e lashtë, sanskritishte, ku: "Danu = fluide, i ulët, i rënë", i shtruar, jo i rrëmbyer.

Mili Butka@Gjuha Shqipe#Aleksandër Hasanas#
Reference:https://en.wikipedia.org/wiki/Danube
x

Friday, February 15, 2019

Mitrovica dhe emri i saj – Etimologji.


Mitrovica është një ndër qytetet më të rëndësishme në Kosovë, por edhe në gjithë Gadishullin Ilirik e më gjerë. Ky qytet i lashtë iliro-shqiptar shtrihet në fushën e ulët të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë dhe në gjithë shpatet e kodrave që e rrethojnë atë. Trojet e rrethinës së Mitrovicës kanë një pozitë të rëndësishme, për komunukacionin transitor, ajo ndodhet në lartësinë 508–510 m. mbi nivelin e detit.

Qyteti i Mitrovicës  është një nga vendbanimet më të vjetra të njohura në Kosovë, ajo është përmendur për herë të parë në dokumente të shkruara gjatë Mesjetës ku emri “Kosovska Mitrovica” vjen nga shekulli i 14-të, por ka edhe disa legjenda të tjera mbi origjinën e emrit të saj më të lashtë.

Duhet theksuar se para së gjithash, për vet pozicionin e saj gjeokrafik e strategjik vendosur ky qytet në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të popullohet qysh në parahistori. Albaniku -Mali i bardhë i argjendtë’ (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti etj., kanë ndikuar në rritjen e popullsisë në këtë mjedis.

Kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj, në këto anë. Kjo trevë, sikurse pjesët e tjera të Gadishullit Ilirik, në lashtësi ka qenë e banuar krejtësisht me banorë ilirë, përkatësisht fisin Dardan.
Në territorin e sotëm të trevës së Mitrovicës janë zbuluar disa gjurmë ndërtesash, si ai i nekropolit ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag, figura e (Muzës së vallëzimit) etj. Në shek. I të e.r. Iliria u gjend nën sundimin romak.

Pra jeta ekonomike në Dardani edhe në trevën e Mitrovicës ka qenë kryesisht e mbështetur në radhë të parë në bujqësi, dhe jo rastësisht ky qytet quhej “Demetrius” menduar kjo për nder të «shën» Demetriut të Selanikut.

Tashmë e njohur e konfirmuar edhe nga historianë gjuhëtarë të huaj europiane etj., se “Dhemetra” ishte dhe është perëndesha e “Dheut Amë”, [(Δ μτερ = Γ μτηρ), è la Madre terra]  – kjo e gjendur edhe tek shkrimet e lashta kretane të linearit A shkruar qartë pastër ashtu si ende në gjuhën shqipe: Dâ ma te = Ma-t, Mësa; a mësa – “Ama-ta e Dheut“,  ashtu siç themi numri i “amzës”, apo dhe vendburimi i një rrjedhë lumi, prroi, burimi, etj. Atje ku lind, burron nga Dheu ky ujë quhet “amë”, por jo vetëm kaq, kemi; gjuha “amtare’, dhe amësia:

AMËSI f. = Të qenët nënë; njohja si nënë e dikujt; e drejta e nënës. Njohja e amësisë. Përcaktimi i amësisë.
2. zyrt. Emri i nënës në dokumentet zyrtare të një njeriu. Shtylla e amësisë.
3. Gjendja e gruas si nënë; ndjenja e nënës. Ndjenja e amësisë. Detyrat e amësisë.
Në fjalorin e gjuhës shqipe ende kemi shembuj të tjerë si:
MATKË f.
Ama e bletës, mbretëresha, parëza. Matkë e re (e vjetër).
Matka e shtëpisë. Gratë mblidheshin në matkë.
5. fig. bised. Grua me përvojë që ka përgjegjësinë kryesore në punët e shtëpisë, amvisë e mirë që qeveris shtëpinë. Etj.
{Fjala Mat-kë duket qartë se është një shkurtesë e fjalës shqipe *am, 'ama-t' të numrit shumës e cila sjell në numrin njëjes: Amat > Mate, [Mat-kë]}.

Në fjalorin e gjuhës shqipe ende sot Dheu quhet Dhe prej nga ku kemi:
Dhe+ma-te = Dhemetra” – fiks ashtu gjendur shkruar në mbishkrimet e linearit, A – kretane Dâ- ma- te

Kur ky qytet erdhi nën sundimin otoman, u riemërua sërish “Mitrovica” – këtu ndalemi, theksoj se gjithë emrat vendbanimesh, toponime dhe emërtime të tjera të çfardo lloji ato, shumica e tyre vetëm përshtateshin në gjuhën e pushtuesit, ndaj shpesh herë gabohemi kur themi, kjo fjalë apo ky emërtim është turke, sllave, greke, latine, etj. 
Dhe kjo në shumicën e rasteve, pa e analizuar fjalën fare, kuptimin e saj apo prej nga buron kjo fjalë e huazuar – quajtur.

Vërejmë se emri “Mitro-vicë” ka vetëm prapashtesën e saj sllave e njohur “viç-ë“ dhe jo turke shtuar emrit të saj pastër shqip: “Mitro + vic” një shkurtim ky i emrit “Dhemetera–perëndesha e Dheut amë”.
Pra emri 'Mitrovicë' i përket kësaj perëndeshe e cila flet krejtësisht pastër shqip.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, në Mitrovicë jetojnë 84,235 banorë,
71,909 prej të cilëve në komunën jugore dhe
12,326 në Mitrovicën e Veriut. 



JUNE 12, 2018 EDIT

Thursday, February 7, 2019

Gjuha Shqipe, mbishkrimet Etruske i përkasin asaj - (Deshifrim)

Tekst nga Muzeu Metropolitan i Artit - Antikitetit.


Të dhënat zyrtare për këtë mbishkrim etrusk janë keto: 
"Këtu kemi një përshkrim të një skene popullore “në betejë” me pesë figura lidhur me punëtori Chiusine  (shih 96.9.223a, b dhe 96.18.163a, b). Në enë është shkruar: ARNTH: HELE: HERINIAL (Arnth Hele, biri i Herinia) Etrusk, 3-2 pes Aderimi # 57.11.10 "

Por në fakt aty vërehet lehtësisht që kemi të bëjmë me një lexim jo korekt, jo të saktë, duke ju referuar alfabetit të hershëm pellazg por edhe atij të njohur “Etrusk” kemi germat:
Θ=Th Dhe D=R.
Tek fjala e dytë e këtij mbishkrimi kemi një gërmë “D” e cila nga autori i këtij deshifrimi, lexohet “gabimisht” e ajo meret si “L” ashtu si dhe gërma e mirnjohur Θ po nga ky autor, kjo gërmë lexohet = H, krejt gabim ose ndoshta qëllimisht për ta përshtatur në gjuhen latine.

Fjala e dytë aty shkruar është; ΘEDE dhe jo; HELE.
Në alfabetin etrusk gërma; D=R, kjo e shfaqur në shumë shkrime e mbishkrime të tjera “etruske”, ashtu si edhe emri i Herkulit tek një pasqyrë-etruske, figuron duke pirë gji nga zanat e malit, si një domethënie e ringjalljes se tij, aty kemi të shkruar midis të tjerash edhe fjalën; HEDCLE = HERKULE.
Autori i këtij dëshifrimi manipulon, edhe me gërmën “P” duke na i ofruar si: P = R, e ndërkohë tek fjala; ΘEDINIAL, gërmën; “D” e lexon: D=R, në këtë rast e saktë, por e keqja qëndron sepse brenda një shkrimi kaq të shkurtër, nuk mund të kemi dy gërma të ndryshme si “P” dhe “D” të barazvleshme që të dyja këto shkronja më gërmën “R”.
Tek figura që po sjellim shohim gërmën “D” në fjalinë e dytë ku nuk duket dhe aq pastër ashtu edhe si edhe tek fjala e tretë.
Pra, në figurën e mëposhtme shkruhet; APNO: ΘEDE:ΘEDINI (AL)
Ndërkohë gërma; P = P dhe jo “R” si në shkrimet e tjera të alfabetit pellazg, apo të greqishtes së sotme.


Veç kësaj personat në gravure shfaqje e një beteje, janë duke “therur” me shpata kundërshtarët e vet, një pamje e qartë kjo, e cila na ndihmon në deshifrimin tonë
Sipas kësaj aty kemi; APNO: ΘEDE: ΘEDINI (AL) = APNO THERE THERINI AL përshtatur në shqipen e sotme afërsisht; APNO THERE, THERINI AL-(të gjithë).

Fjala: “APNO” mund të lexohet edhe “APUNI” Hapu,
HAPU THERE THERINI AL-{ të gjithë) [(të tan’ të tërë tani ANI)].
APNO: ΘEDE: ΘEDINI (ANI) ose (AL) pasi gërmat në fund të tekstit nuk duken qartë.

Aleksander Hasanas
M. Butka
Korçë me 9-2-2016.

===============================================================

Wednesday, February 6, 2019

Etruskët – Shqipja – gjuha amtare e tyre – Deshifrim (ΦΕΡΣΥ)


 
2712
 
0

Shkruan: Aleksander Hasanas
Etruskët – Shqipja – gjuha amtare e tyre
Phersu dhe viktima e tij
Përshkrimi më i vjetër i luftimeve funerale është e mbledhur në Iliada e Homerit, Kënga: XXIII, në të cilën poeti, rreth 700 pes  përshkruan lojëra të organizuara nga Akili në nder të mikut të tij Patroclus.
Phersu në luftë në varrin e dëshirave
ΦΕΡΣΥ (Phersu)
Një nga ikonat më të njohura dhe të çuditshme të kulturës etruske është:  ΦΕΡΣΥ “phersu”.
Phersu riprodhohet shpesh në artin etrusk që nga fillimi i shekullit V. Ka shumë shembuj që përfaqësojnë këtë karakter, përveç afresk më të mirë të ruajtur dhe të famshëm të varrit Auguri në nekropolin e Tarquinisë, kjo shifër shfaqet edhe në shumë skulptura bronzi dhe qeramikë të pikturuar, si dhe në piktura të tjera të varrit ende në Tarqinia.
Piktura e riprodhuar përfaqëson dy burra dhe një qen gjatë një loje të dhunshme (?) Me shije të keqe sidomos për viktimën, por kjo “shfaqje” duhet të jetë vlerësuar shumë nga etruskët, duke pasur parasysh shembujt e ndryshëm ekzistues të së njëjtës skenë, përveç pikturës më të mirë të ruajtur dhe të njohur të varrit të Augurit në nekropolin e Tarquinisë, kjo pamje shfaqet edhe në shumë skulptura bronzi dhe qeramikë të pikturuar dhe në piktura të tjera të varrit gjithmonë në Tarqinia.
Njëri prej meshkujve ka një fustan të shkurtër, një kapelë të theksuar, dhe një mjekër të gjatë, pas tij duket qartë shkruar emri tij:  ΦΕΡΣΥ (ose ΘΕΡΣΥ)
Me një gjarmë të gjatë ai mban një qen që po sulmon njeriun tjetër të mbuluar vetëm nga një pëlhurë e butë në pëllëmbë. Ky njeri tjetër është i armatosur me një kamë, por në kokë ka një qese duke i penguar fushëpamjen, ndërsa gjarma e qenit është duke u ngatërruar rreth trupit të viktimës i cili është duke u përpjekur për të mbrojtur veten verbërisht ndërsa qeni sulmon atë.
Gjuhëtarë studiues të ndryshëm janë në pyetje se çfarë do të thotë emri: “ΦΕΡΣΥ”: madje shpeshhere duke e përafruar këtë emër me atë të Persephone. (?)
Ndërsa studiuesit greek e barazojnë këtë emër: ΦΕΡΣΥ = PERSON ???
Kur dimë se në asnjë rast të vetëm shkronja  ‘F’ nuk jep Φ = P.  Në fakt ndodh e kundërta: Φ = Ph = F – si psh: ΦΕΡΣΥ = Phersu – Fersi
Qeni është një kafshë që shpesh në mitologjitë e shumë kombeve është shok i shpirtrave të të vdekurve në botën e të vdekurve, ose ai është kujdestari: Cerberus.
Pranohet zyrtarisht se gjuha shqipe si një degë e veçantë e gjuhëve IE është një ndër gjuhët më të lashta të grupit *semit – e ndërkohë gjithë studimet e kryera  nga po këta studiues mbi deshifrime të ndryshme të mbishkrimeve në gjithë rajonin “pellazgjik” – nuk marin guximin ti krahasojnë me gjuhën e lashte shqipe.
Pra çfarë na ofron gjuha shqipe në këtë rast?
Lexuam se personi që mban të lidhur viktimën  (të dënuarin) quhet:
ΦΕΡΣΥ, në gjuhën shqipe dhe më gjerë, ende sot kemi barazvlerën midis shkronjave: F= Th, (Φ = Θ) një temë kjo e trajtuar dhe nga studiuesi Altin Kocaqi, psh kemi: më fa = më tha,  me foli, i fola, i thashë.
Gjithësesi tek gjuha shqipe gjejmë:
FERR m.
  1. Sipas përfytyrimeve fetare: Vend ku mendohet se shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për mëkatet që kanë bërë në të gjallë; skëterrë. Ferri dhe parajsa. Mundimet e ferrit. Si në ferr. Etj.
A nuk është ky “ΦΕΡΣΥ” – FER’-SI- në ikonë i pikturuar që po shpije drejt vdekjes në “terr” të dënuarin personin tjetër të lidhur, duke u sulmuar edhe nga qeni i tij i zi.
Veç kësaj tek gjuha shqipe nga fjala; “Ferr” kuptojmë të kundërtën e fjalës Parajsë = Dritë, pra: Ferri = Terri, i errët i terrët, i Zi, ashtu si vet figura e “ΦΕΡΣΥ” në këtë pikturë me mbishkrim etrusk.
Në gjuhën shqipe gjejmë sinonime apo fjalë të shumta të cilat rrjedhin nga i njëjti burim pikërisht nga fjala shqipe “i Err-ët” – Errësirë.
Jo pa qëllim po ju bëjmë një krahasim edhe me gjuhë të tjera pasi nga kjo fjalë nga më të parat lindur, formohen, pambarim mijra fjalë, sinonime dhe zhvillime semantike të saj tek të gjitha gjuhët e tjera IE.
Shqip ————- Greek —————-Eng ——————–Latin
i errët ________ skotádi ________ dark ___________tenebris
Terr _________ skotádi ________ dark ___________ tenebris
Ferr __________kólasi ________ _hell  ___________infernum
Skèterrë ______ kólasi _________ hell___________  infernum
Vet emri “Etrusk” – i cili në anagramë jep fjalë “Skur’” do të thotë “i errët” ashtu si në gjuhën e sotme italiane, pra “ezmerë” popull ky me prejardhje nga Toska – toskët e jugut të shqipërisë apo Toskana ende ne Itali, në gjuhën shqipe vendet e thella dhe të errëta ndryshe quhen “Skuta“, fjalë kjo e cila gjendet edhe tek greqishtja Skotini; skotádi = i errët – (Σκοτεινη) dhe serish lexojmë Skot = Tosk
Pra Etrusk do të thotë  Skurrë; Etër – zotër të  detit: Etr/us-k, ku shkrimet e mbishkrimet e tyre  të shumta sapo vjen dhe të gjitha po na dalin shqip.

Aleksander Hasanas
Korçë më: 31/5/2017
———————————————————————————————————————————
Tarquinia (italisht: [tarkëiːnja]), dikur “Corito” i përmendur në burimet romake, është një qytet i vjetër në krahinën e Viterbo, Lazio, Itali i njohur kryesisht për varret e tij të shquara dhe unike etruske në necropoli apo varrezat e përhapura, për të cilat është dhënë Statusi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në 1922 ajo u riemërua sipas qytetit të lashtë të Tarquinii (romake) ose Tarch (u) nga (etrusk)
Gjetjet arkeologjike dëshmojnë se Tarchuna ishte një nga qendrat më të vjetra etruskase që i eklipsonin fqinjët e saj shumë mirë para ardhjes së shënimeve të shkruara. Thuhet se ka qenë tashmë një qytet i lulëzuar kur Ushtria e Korintit solli punëtorë grekë.
Necropoli i Tarquinia, i njohur edhe si Monterozzi, përmban  6000 varre të prera në shkëmb. Është i famshëm për 200 varret e saj të pikturuara, më të hershme të cilat datojnë që ngashekulli i VII para Krishtit

 
2712

0

Gjuha Shqipe, mbishkrimet Etruske i përkasin asaj - (Deshifrim)

Tekst nga Muzeu Metropolitan i Artit antikitetit.
Të dhënat zyrtare për këtë mbishkrim etrusk janë keto: 
"Këtu kemi një përshkrim të një skene popullore “në betejë” me pesë figura lidhur me punëtori Chiusine  (shih 96.9.223a, b dhe 96.18.163a, b afër). Në enë është shkruar: ARNTH: HELE: HERINIAL (Arnth Hele, biri i Herinia) Etrusk, 3-2 pes Aderimi # 57.11.10 "

Por në fakt aty vërehet lehtësisht që kemi të bëjmë me një lexim jo korekt, jo të saktë, duke ju referuar alfabetit të hershëm pellazg por edhe atij të njohur “Etrusk” kemi germat:
Θ=Th Dhe D=R.
Tek fjala e dytë e këtij mbishkrimi kemi një gërmë “D” e cila nga autori i këtij deshifrimi, lexohet “gabimisht” e ajo meret si “L” ashtu si dhe gërma e mirnjohur Θ po nga ky autor, kjo gërmë lexohet = H, krejt gabim ose ndoshta qëllimisht për ta përshtatur në gjuhen latine.

Fjala e dytë aty shkruar është; ΘEDE dhe jo; HELE.
Në alfabetin etrusk gërma; D=R, kjo e shfaqur në shumë shkrime e mbishkrime të tjera “etruske”, ashtu si edhe emri i Herkulit tek një pasqyrë-etruske, figuron duke pirë gji nga zanat e malit, si një domethënie e ringjalljes se tij, aty kemi të shkruar midis të tjerash edhe fjalën; HEDCLE = HERKULE.
Autori i këtij dëshifrimi manipulon, edhe me gërmën “P” duke na i ofruar si: P = R, e ndërkohë tek fjala; ΘEDINIAL, gërmën; “D” e lexon: D=R, në këtë rast e saktë, por e keqja qëndron sepse brenda një shkrimi kaq të shkurtër, nuk mund të kemi dy gërma të ndryshme si “P” dhe “D” të barazvleshme më gërmën “R”.
Tek figura që po sjellim shohim gërmën “D” në fjalinë e dytë ku nuk duket dhe aq pastër ashtu edhe si edhe tek fjala e tretë.
Pra, në figurën e mëposhtme shkruhet; APNO: ΘEDE:ΘEDINI (AL)
Ndërkohë gërma; P = P dhe jo “R” si në shkrimet e tjera të alfabetit pellazg, apo të greqishtes së sotme.




Veç kësaj personat në gravure shfaqje e një beteje, janë duke “therur” me “satër” kundërshtarët e vet, një pamje e qartë kjo, e cila na ndihmon në deshifrimin tonë
Sipas kësaj aty kemi; APNO: ΘEDE:ΘEDINI (AL) = APNO THERE THERINI AL përshtatur në shqipen e sotme afërsisht; APNO THERE, THERINI AL-(të gjithë).

Fjala: “APNO” mund të lexohet edhe “APUNI” Hapu,
HAPU THERE THERINI AL-{ të gjithë) [(të tan’ të tërë tani ANI)].

APNO: ΘEDE: ΘEDINI (ANI) ose (AL) pasi gërmat në fund të tekstit nuk duken qartë.

Aleksander Hasanas
M. Butka
Korçë me 9-2-2016.