Monday, October 1, 2018

Mali i Zi, shumë mirënjohes nga ndarja prej Serbisë


   

         Mali i Zi, shumë mirënjohes nga ndarja prej Serbisë

Nëse një popull me mbamendje të peshkut është  diku në botë, ata jemi ne. Nëse dikush i  harron masakrat , dëbimet , shnjerzimet dy shekullore jemi po ashtu ne. Nëse një popull e harron se çka ka ndodhur me te  vetem 20 vjet më heret, prapë jemi ne.

E di që bota e dëshiron përmirësimin e marredhënjeve tona me Serbinë, më shumë për interesin tonë sepse jemi popull i pafuqishëm dhe i pa përkrahur nga shumica europiane . Por të shkohet në atë masë sa që të na laragohet  krejtësisht nga mendja një histori e shëmtuar këtë nuk e kisha paramneduar kurrë.
Shikoni, që të jemi konsekuent me botën e cila ishte mbështetësi i pavarësisë, ne duhet të zhvillojmë vetëm marredhenje te mira zyrtaredhe duke iu bërë të ditur që nuk i kemi harruar gjërate tmerrshme.
Ne nuk guxojmë të kemi blerje mallërash  nga Serbia , me vlerë gati një miliardë euro në vit, ne nuk guxojmë shumë gjëra të praktikohen që njëzet vjet , gjëra të cilat iu rrisin supremacinë mbi ne.

Shembulli më shpërthyes dhe që meriton edhe admirimin tonë është Mali i Zi, me qëndrimin e tyre ndaj Serbisë dhe historisë së tyre me Serbët dhe Serbinë. E kam  përmendur që moti: një herë i ndarë kurrë më i afërt me ta; vetem zyrtarisht.  Kësi lloj ndarje, me një herë pas shkëputjes nga Serbia  e jetësuan vet malazezët. Një herë i ndarë, kurrë më historikisht së së bashku !

Desha të iu rikujtoj disa shkrime që i kisha këto dy vjetët e fundit në kryetemen që malazezët nuk janë serb (https://proinformacion.com/2016/06/malazezet-nuk-jane-serb-pjesa-e-dyte/ ), ja një pjesëz;

“Dr. Rotkoviq shkruan: “ Përhapja e ndjenjës serbe në Malin e Zi u ndihmua nga rrjetet e agjenturave serbe të cilat e kishin vërshuar atë vend, të përgatitura në programin serbomadh-– Načertanijen (Proširivanje srpskog nacionalnog ośećanja u Crnoj Gori najviše su pomagale srpske agenturne mreže koje su je preplavile, predviđene tajnim velikodržavnim programom – Načertanijem. ) .

 Edhe kjo: “Nacioni serb në Malin e Zi i imagjinua gjatë shek. 19-të dhe ishte prodhim i shumë faktorëve: Poetria e Njegoshit nën ndikimin e Sima Sarajlisë, propaganda serbomadhe të Naçërtanjes dhe inxhinjeringut politiko- ideologjik të Kral Nikollles- kështu shkruan Dr. Rotkoviq . Edhe pse tek Njegoshi u zgjua inspirimi për shkrimin e poezive , por nga Sarajlija u mboll , ajo që deri atëherë ishte e panjohur- srpstvo ( serbizmi ) ( Njegoshi poet dhe Vladikë i Malit të Zi 1813 – 1851 )

Shekujt ndërrohen dhe e vërteta del në pah. Malazezët nuk janë serb; këtë duhet pohuar vazhdimisht se pse del nga vet goja e tyre, nga shkrimet e tyre . Edhe ata më në fund e kanë kuptuar të vërtetën e tyre se ishin të manipuluar nga serbët. Pa i kërkuar shkaktarët mua më intereson e vërteta e shprehur e tyre që është kategorike (Dr Rotković razotkriva velikosrpske prijevare,Crnogorska pitanja )

Malazezë shkruajnë se : Shkenca e historisë ka arritur që plotësisht të demistifikon t`ashtuquajturën „srpstvo“ ( “serbizëm” ) e cila ishte e ngulur në mendjen e Vladikes Petar II Petroviq Njegoshit si dhe në mendjen e Knjazit Nikola.  Pra ?

Tabuja serbe po thyhet përditë e më shumë , e sidomos libri i Miroslav Çosoviqit: “ Si e shpiku Njegoshi kombësinë serbe të malazezve“ (Njegoš je izmislio srpsku narodnost Crnogoraca, Cetinje 2003) “paraqiti një befasi të jashtëzakonshme dhe një eksplodim të madh të së vërtetës historike e cila i vë në lojë gënjeshtrat qenësore serbe Malin e Zi, kulturocidin serbomadh mbi kulturen malaziase , si dhe vrasjen përfundimtare të fabrikimit serb të malazezve.”

Qosoviqi i porositë lexuesit e vet:” që duhen të jenë vetëdijshëm që projekti i fsheht serbomadh i Garashaninit ; Naçertanje ( 1844) i ka mbytur jo vetëm malazezët por edhe vet serbët dhe vetë Serbinë”
(https://www.ikvi.at/?p=21926 , Fahri Xharra, Edhe malazezët kundër spekulimeve : Nuk jemi serb ! )

Tani ajo që më shtyu të merrem edhe një herë me malazezët të cilët nuk e pranjonë as se si propagandën serbe që janë vëllezër dhe që janë sllav; një herër për një herë e quajnë vetën dokleat (dukljanin ). Le  të thonë si të duan por nuk e pranojnë që janë serb.
Lajmi më i ri është se:” Mali i Zi përkujton krimet që ia kishte bërë Serbia para një shekulli, thotë: Kurrë më 1918 “ – shkruan  koha.net. “Në të gjitha qytetet e mëdha ë Malit të Zi sot kanë gdhirë pllakatet me mbishkrimin “Kurrë më 1918", transmeton Koha.net.

Pllakatet kanë janë vënë nëpër Podgoricë, Plevle, Kotor, Herceg Novi, Cetinë, Bijello Pole dhe në qytete të tjera. Krahas sloganit për “Drejtësi, nder e liri Malit të Zi”, ilustrimet në pllakat i përcjell edhe ky tekst: 

"Në hakmarrjen e pamëshirshme e reprezaljet ndaj popullit të Malit të Zi bërë nga ana e Serbisë, nga ushtria e saj, xhandarmërisë dhe tradhtarëve të vendit në shërbim të Serbisë, për shkak të rezistencës aktive dhe aneksimit të atdheut të tyre, njërit nga shtetet më të vjetra ballkanike, ndërmjet dhjetorit 1918 dhe gushtit 1929, në vorbullën e ferrit e të vdekjes, janë zhdukur disa mijëra njerëz."

"Janë dëbuar ose janë detyruara për azil më shumë se 3 mijë familje malazeze. Pothuaj nëpër çdo vendbanim ku kanë kaluar njësitë ndëshkuese serbe, janë bërë përdhunime të vajzave e grave për ç’ shkak më vonë shumë sosh kanë bërë vetëvrasje me ngufatje ose me varje. I gjithë Mali i Zi ka kaluar nëpër një turpërim të paparë në tërë historinë e vet”, shkruan nëpër këto pllakate. “

Si u arritë kjo çasje, ky ndërrim kaq i madh, epokal, historik në Malin e Zi  ? Nga se politika malazeze punon në interesa të kombit të vet, dhe më kryesorja  iu jep guxim njerëzve të shkencave historike që ta thonë të vërtetën me serbët, por në anën tjetër politika është  falemnderuese që e ka mbështetjen amerikane.


Miq të nderuar, tek ne shqiptarët duhet një ndërrim radikal .


Fahri Xharra,01.10.18
Gjakovë







No comments:

Post a Comment