Monday, October 8, 2018

ETIMOLOGJI – Eshtrat – Osteologjia





“Skeleti” ynë është një ndërtim “eshtrash” i cili mban trupin tonë në këmbë dhe i jep formën e duhur atij.
Eshtrat mbrojnë pjesët e brishta, si zemrën dhe organe të tjera në trupin e njeriut ato mbajnë lidhur pas sipërfaqes së tyre të gjithë muskujt e trupit duke grumbulluar dhe çliruar njëkohësisht edhe energji-ngrohtësi, “Eshtë – Eshkë”
Shkenca që meret me sdudimin e “eshtrave” në mjekësi quhet; “Oste/ologji” si degë e anatomisë që studion indin kockor dhe që në shqip quhet:
ESHTË f. anat.
Ind i zgjatur në trajtën e një filli të hollë.

Rrënja e palëvizshme e fjalës “Kockë” (koskë) apo “Eshtër” është diftongu “Oste” shoqëruar kjo fjalë dyzanorshe prej gërmës “O” si folje e shqipes baraz: Oshtë, Ashtë, Eshtë, kjo folje gjendur e pandarë nga grupbashtingëllorja statike (ck) – “Sk” e barazvlerësshme me “St” pra kemi; (o+ck) O+sk, o+st, e+st, (esk) ashtu si edhe “U+st”

Kjo rrënjë e vjetër shqipe buron direkt prej vizionit krijuar në mendjen njerzore nga vet rrezet e arta e të zjarrta diellore, mbirë ato, dalë “jashtë” trupit “amë”. (A'skel, Skelion, skeletion tetraskelion)
Thjesht keqmësuar dhe ashtu pandërgjegjshmërisht të nënështruar prej propogandës së pashtershme nga të huajt e pushtuesit tanë por jo vetëm, ashtu si edhe nga disa intelektualë historianë, gjuhëtarë, arkeologë etj, jemi mësuar të besojmë ashtu verbërisht se gjuha shqipe “huazon” qindra mijra fjalë të huaja kryesisht; latine, greke, turke, sllave etj si këto.
JO nuk është e vërtet!

Fjalët e huaja në mesin e gjuhës shqipe janë vërtet shumë më pak, aq pak sa vërtet është e vështirë edhe ne vet ta besojmë këtë fakt krejtësisht të pakundershtueshëm dhe më shumë se REAL.

“Usta” quhet ai njeri që e njeh dhe e zotëron shumë mirë mjeshtërinë e vet, njeri i zoti dhe i aftë në punën e tij, mjeshtër. Usta i mbaruar. Dorë ustai. Punë ustai. Është usta në “zanatin” e vet.
E pra a nuk mendojmë ne shumica e jonë se kjo fjalë “Usta” është e huaj e huazuar prej turqishtes?
Vështroni me kujdes tabelën më poshtë dhe do shihni se diku tjetër qëndron burimi i kësaj fjale vërtet shumë e vjetër ndoshta nga më të parat ashtu si edhe një nga profesionet më të vjetra në lashtësi …

mil

“Usta” u quajt pikërisht njeriu i parë që “ushtroi” aftësinë e tij për ti kthyer “Eshtrat” Osta në “Eshta” si armët e para prej koske të cilit i shërbyen në luftën e tij për të mbijetuar duke vrarë kafshët e egra të pyllit etj (dhe jo duke ngrënë njeriu – njerinë si në ditët e sotme …)
Siç e pamë edhe më lart prej fjalës “Ushtë” kemi edhe fjalën “Ushtar” ushtri, ashtu si në gjuhën e sotme turke; Ushtar = Asqer pra kemi të bëjmë me të njëjtën rrënjë fjalë të gjuhës shqipe “oste” në gjuhën turke “eshtrat” dhe “kockat” nuk quhen “oste”, por “kemikler”

Në gjuhën greke “Heshta” quhet; δόρυ, dóry, e kjo kuptohet arsyeja sepse fjala “oste” në gjuhën greke qëndron e huaj ndaj dhe nuk ka zhvillim semantik të saj, fjalë të tilla tipike në këtë gjuhë janë mësë normale pasi gjuha greke dihet dhe njihet si një gjuhë  teknikisht e ndërtuar mbi themele të pa origjinë, ashtu siç ndodh edhe me fjalën tjetër shqipe “Besa” vini re më poshtë!
Shqip …………………….. Grek
Besa ………………………. Bésa
besnik ……………………. pistós
beseprere ………………. epívoulos

Një sinonim të pastër të fjalës; “Ushtë, apo “Heshtë” në gjuhën shqipe kemi edhe fjalën tjetër “Shtizë” shtiza e flamurit, shtiza për të punuar fije peri të leshta apo akreloni etj, ashtu si druri që lidh shtratin e qerres me zgjedhën quhet “shtizë” Direku i pupës në barkat e vogla po ashtu, ndërsa në botanikë quhet “shtizë” bishti i zhveshur që del nga kërcelli nëntokësor dhe që mban një ose më shumë lule, kërcell i zhveshur.
Rrezet e Diellit; Dielli hodhi shtizat mbi mal.
Krahu i kandarit ku lëviz kokrra. Shtiza e kandarit etj.

Mandej lidhur ngushtë kjo fjalë edhe me të pastrën fjalë shqipe; “Shtije, (qëlloj), “e shturi”.
Emrat e fshatrave të quajtura “Shtikë” normalisht quhen ashtu sepse pranë këtyre vend banimeve ndodhen pjese terenesh shumë të pjerta – “shtizë”shticë, Shtikë.
Shembujt në fjalorin e gjuhës shqipe të cilat vërtetojne se fjala; “Oste” i përket asaj janë të pafundme ato kanë marrë një zhvillim të madh dhe krejt të natyrshëm sigurisht.


Nga fjalori i gjuhës shqipe kemi:
ESHTAK mb.
1. Që është prej eshtre, eshtor. Ind eshtak. anat. Mbulesë eshtake.
2. Që i duken eshtrat, që i kanë dalë eshtrat, i dobët; që i ka kockat të trasha e shumë të dallueshme; kockëmadh; kockëtrashë; eshtor. Plak eshtak. Me fytyrë (me duar) eshtake. Me trup eshtak.

ESHTEK m.
Pllakë hekuri me disa gropëza, që përdorin argjendarët për t’u dhënë paftave të arta trajtën e një gjysmëkupëze.
ESHTË f. anat.
Ind i zgjatur në trajtën e një filli të hollë, penjëz.
ESHTËR f.
1. Secila nga pjesët e forta e të ngurta që formojnë skeletin e trupit të njeriut dhe të kërbishtoreve të tjerë; kockë. Eshtra e dorës. Eshtrat e gjymtyrëve. Theu eshtrën.
OSTE f. vjet.
Naforë (në kishën katolike).
OSTRI f.
Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dhe dëmton sidomos ullinjtë. Fryn ostria.
USHTËR f.
1. Kalli gruri i paarrirë, që është ende i njomë; kalli.
USHTIMË f.
1. Zhurmë ose jehonë e mbytur dhe e fuqishme që vjen nga larg; gjëmim, uturimë. Ushtima e topave (e mitralozit). Ushtima e erës. Ushtima e malit. Përcjell ushtimën Dëgjohet ushtima.
(ushtoj = përdor, e ushtoj i pari, por edhe ushtroj)

Aleksander Hasanas


No comments:

Post a Comment