Friday, May 31, 2019

Gjuha e lashte Frigje pararendesja e gjuhes Shqipe (Qeno - Etimologji).


Në gjuhën e lashtë frigje gjejmë fjalën *keneman dhe kenos - (qeno) me kuptimin e një hapësire boshe (qeli) i shohim ato:
fjalë
Transliteration
kuptim
ΚΕΝΕΜΑΝ
 keneman
  vrima, varr, (kruarje mbishkrim)

Në fakt kjo fjalë frigje *keneman’ me shqiptimin e saj ‘Qeneman’ ka  kuptimin e një hapësire ‘boshe’ vrimë, ‘bire, brimë’ => Qeli, qilar, fjalë kjo e cila në realitet gjendet edhe në gjuhën e sotme greke κενό; qenó = hapësirë boshe - vacuum. 

Qartë vërejmë se këtu kemi edhe fjalën shqipe të njohur ‘Qe la > Qiell > Hapësire boshe’ (Qe la) menduar me prejardhje prej fjalës latine ‘caelum’

Vlen të theksojmë me këtë rast, se tek një vendbanim i lashtë në rrethin e Ersekës - Shqipëri, kemi një fshat të quajtur ‘Qinam’ dhe aty ngjitur me këtë fshat ka një kodër, plot me brima, qeli të thella ku u gjet edhe një thesar i madh me monedha të lashta mbi 2300 vjeçare ‘Aegina’.

fjalë
    Transliteration
      kuptim
ΚΕΝΟΣ
        kenos (qeno -s)
        brez

Vërehet se kemi të bëjmë sërish me të njëjtën fjalë frigje *ΚΕΝΟΣ; Qeno-s => hapësira boshe, por këtë herë vjen me kuptimin *kenos = brez. Realisht kemi të bëjmë me fjalën shqip ‘thurje ~ lidhje’ ‘qen/dis; qëndis, thur me fije peri, leshi, etj. Lidh figura të ndryshme midis tyre pjesë boshe ‘qeno + dis = qendis’ Në këtë rast fjala ‘dis = lidhje’ ‘bërje’ vjen me origjinën e saj prej fjalës shqipe ‘Dhe ~ lidhje, lidhur’ bërë tog = Tokë, si Toka. (Këtu gjejmë dhe fjalën shqipe nga fjala frigje: Qeno > Qero - Qeros).

E ndërkohë kemi fjalën e pastër shqipe ‘QE/Th’ = Ja qet; e qeth’ ja heq flokët e le qose, qeno> (qeros) ashtu siç kemi ‘qêron’ fruta perime i qet i largon lëkurën, ndaj edhe fjala ‘e qëron’, e qërove ‘i nxjerr i heq’ syrin e le qorr është një fjalë shqipe dhe jo turke.
Pra edhe këtu albabnologë e studiues të ndryshëm të cilët shkruajnë se fjala ‘Qeroj’ mund të jetë nga fjala latine ‘carare’ gabojnë, nuk qendron e tillë, madje është kjo fjalë e shqipes ‘Qe = bosh’ (rrethore pa gjë) e cila sjell fjalët: ‘’Eq, heq, heqje, qet, qes, largon, (heqim = minus).
Brenda kësaj llogjike kemi edhe fjalën greke *άδειο ádeio => a’dhe > pa Dhe = Bosh, hapësire pa materie hequr ajo, njëjtë ‘qielli’ që la vetëm ajër.

Ndërkohë shohim se fjala 'Qell qella' deklarohet shqipe nga PAlb *Kela. Atëhere si ka mundësi që fjala 'Qell~Qiell' nuk është shqipe? 

Shih gjithashtu foto-shkrimin ku deklarohet se fjala shqipe ‘Qeth’ vjen nga PAlb *kaitsa > (qes-a) - nga ku krejt e mundur në gjuhën e lashtë shqipe kemi edhe fjalën e saj ‘Kashta’ materiale ‘boshe - qose kërcelli i tyre si ajo e grurit, elbit, thekrës etj.


Tek kjo fjalë e lashtë frigje ‘Qeno = bosh’, pa gjë [(pa-qe, qetësi)] lehtësisht gjejmë fjalën greke: ‘άχυρο; Aqiro = Kashtë’ pa gjë, pa bukë, bosh, njëjtë dhe fjalën shqipe: ‘Agjero, agjerim = > Pa gjë ri’, ri pa ngrënë agjeron. E me tej në kuptimin e fjalës ‘QE = bosh - Qese’ kemi ende në shqip fjalën e njohur ndoshta si turke ‘Qemer’ Mur + qe; qê/hapësirë boshe rrethore = > Qemur, Qemer, hapësira këto zakonisht të ndërtuara në ura prej guri, etj.

Vumë re se edhe fjala ‘qese = trastë’ prej lëkure, robe letre etj. Eshtë një fjalë e pastër shqipe dhe jo vetëm kjo, por edhe fjala e lashtë *qe~qê = formë rrethore nga la; qê la = Qela, qeli, Qielli ‘qiellza’ qeliza është një fjalë shqipe dhe jo greke, siç deklarohet nga studiuesit albanologë etj. Shih foto-shkrimin e mëposhtëm si manipulohet me fjalën shqipe ‘që~qê = hapësirë boshe “a’gjë” me vizionin e kësaj bote kupës qiellore rrethore ajo.

Pra është kjo fjalë e lashtë shqipe 'Qe = i/e rrumbullt', prej nga ku kemi qindra fjalë të tjera në gjuhën shqipe si: *qe/ba > Qepa, Qere, qershi, O'qe/an, S'qe/t'ulla, por edhe fjalët shqipe 'Qira - Shtëpi me qera', Qiras me kuptimin e rikthimit; Qerradhë > Qeras shokët miqtë e tu.


Aleksander Hasanas 
(Mili Butka)

`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`





Tuesday, May 21, 2019

Gjuha Amë e lashtë Shqipe - Amtare - Gjenezë - trashgimtare e vetme e gjuhëve më të lashta.



fjalë
Transliteration
kuptim
ΙΜΑΝ
*iman
vend i shenjtë, statujë, themel
Vjen kjo fjalë frigje habitshëm ende në ditët e sotme, fjalë kjo e cila thuhet se i përket kryesisht besimit mysliman, por që në fakt tregon *amên e kësaj bote atje ku ‘ska më’. Në gjuhën shqipe pikërisht kjo shprehje përdoret në këtë formë me kuptimin: ‘Ska di-n e iman -dej’ => “nuk ka Zot dhe gjithçka sipër tij” - Ndaj fjala frigje ‘ΙΜΑΝ’ vjen me kuptimin ‘Vend i shenjtë = Ama; Mëma e kësaj bote’ dhe më tej kjo fjalë ka kuptimin e një vendi të largët më të sipërmit, e një statuje monumenti të lartë, por edhe të një ‘themeli’ - Sepse *am‘ në gjuhën shqipe ka kuptimin e gjenezës vendit ku lind, buron fillesa e një veprimi, aty ku burron del në dritë një krijese, krijim i/e re => themel-i.
I hedhim një vështrim fjalës *amê të gjuhës shqipe, shih sa bukur shpjegon ajo:

AMË I f.1. => Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji. Ama e ujit (e vijës). Ama e lumit. Del nga ama.
2. fig. Burim, gurrë, krua
3. Bimë ose kafshë mëmë. Ama e bletës mbretëresha e bletëve, matka. Pulë (patë) amë pulë (patë) që bën vezë e që shtrohet për të çelur zogj. Bimë amë.
4. anat., bot. shih VEZOR/E,~JA. Ama e gruas. Ama e lules.
5. Dru i shkurtër, që shërben për të mbajtur a për të shtrënguar. Ama e çatisë cungali, baballëku. Ama e vegjës shuli i vegjës.
6. Pjesa e kreut në një bllok biletash, çeqesh, faturash etj., që ruhet si dëshmi për pjesën e këputur. Amë e bijë.
* Doli nga ama i kaloi kufij, e shkeli rregullin e zakonshëm e të lejueshëm. E shtie në amë e sjell përsëri brenda kufijve, e vë në udhë.

Kjo është gjuha shqipe ku fjala ‘amë = mëmë’ është një fjalë e saj e pastër shqipe, e cila vjen edhe me kuptimin: ‘i/e shenjtë Amë’ - Prej nga ku kemi termin e njohur ndërkombe “amin = u plotësoftë’ le të fillojë të bëhet, të rrjedhë në pafundësi - infinit.

Shohim sërish fjalën *iman-ent’ nga fjalori i gjuhës shqipe, me kuptimin:
IMANENT nib. libr. => Që e përmban vetë sendi a dukuria, që është në natyrën e vetë sendit a të vetë dukurisë, që buron dhe që kushtëzohet nga vetë kjo natyrë e nga ligjet e brendshme, pavarësisht nga rrethanat, kushtet e ndikimet e jashtme. Fuqi imanente. Ligje imanente. Shkaqe imanente. Parime imanente, etj.
Ps: Kemi parasysh se shkronja 'A' mer vlerën e shkronjes ' i ' në shumë gjuhe të huaja IE dhe ato lindore, ndaj kemi: Amê; a'mên = Iman, ashtu si A'skander = Iskander/beg.

Dhe së fundi shohim fjalën ‘iman’ - ende ekzistente në fjalorin e gjuhës së lashtë shqipe, fjalë kjo ndoshta e menduar si e huazuar, por që në fakt ajo është një fjalë frigje e lashtë me kuptimin e saj të qartë: Amên~Imên~Iman~ Amon; Άμμων Ama gjeneza, Jeta vet!

IMAN m. fet. => Simbol i fesë myslimane, besim; besë. Prishi din e iman. Doli prej dini e prej imani nuk ka më as fe as besë, nuk beson më.
*Me din e me iman shih te DIN,~I. I ndërroi din e iman shih te DIN,~I.
S'i la din e iman shih te DIN,~I. S'ka din e iman shih te DIN,~I.

Aleksander Hasanas
(Mili Butka)

``````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````









Monday, May 6, 2019

Stele of Lemnos enigma of the Albanian language – Decoding. (Stele e Lemnos enigmë e gjuhës shqipe – Deshifrim)

STELA E LEMNOS

In 1886, two members of the french archeological school of Athens found an inscription over the stone of a tomb in the village of Kaminas of the island Lemnos. The inscription belonged to the seventh century (VII) B.c .
The two members of the archeological school published this finding in the schools newsletter (G. Cousin and F.Durrbach, Bas-relief de Lemnos avec inscriptions.Bull.d.corr. Hellen.1886, 1)
Through the albanian language, the scholars Zaharia Majan, Robert d’Angely, Nermin Vlora Falaschi as well as other foreign and native researchers noticed that there was written in albanian but they couldn’t completely decipher it.
But what was actually written there?

Look at my decryption in the table and in the following text.


Over the tombs tile, 2700 years ago were written these words:
HOΓΑIEΣ NA_ΦΟʘ  ΖIAΖI MAΡAΖ MAF
ΣI AN YFΕIΣ AFIΣ EFIΣʘO SE ΡON AIʘ*
ΦΑΜΑΥΑ ΣΙ ΑΝ SE ΡON AI
MOΡIN AIΓ
AΧEΡ TAFAΡΣIΟ
ZI F’AI

The word “ΦOʘ” is read “thotë” in albanian  means “to say, says ”
the word “MAF” is read “math”→ madh, in albanian – means “big”
They are read like this because the letter “F” has a double phonetic meaning; it is articulated not only as but also as Th.
The word “AIʘ* is read “Ata“-it means “they”, (the personal pronoun “ai”  means “he” turns into plural into “ait” which means “ata ” – they.)

From this row of words, it is understood that the worrior is in war,somewhere away from his family and tribe and he is worried how are the people of his tribe and birthplace doing ,because he and his friends continue to be alive.
ΦΑΜΑΥΑ ΣΙ  ΑΝ  SE  ΡON AI MOΡIN AIΓ
FAMAJA SI ANE, SE RON AI, MORIN AIG
Ofcourse, Hogies (through the messanger) would specially ask also about his family. And when it comes to family, he says it in singular, therefore the question is given in this form:

FAMAJA SI ANE; SE RON AI, MORIN AIG.

Which means: How is the family, because he is alive, they revenge.
The word “FAMAJA” is read “familja”  family (until before a century, in all the albanian newspapers of the year 1900 and later, we find the words “familja”  family written in the form “femia”)

The word “AIΓ“, is read “hak”  means revenge, (the form of the word “AIG” is found even today in the word “Shpag”, kërkojnë shpagim, marrin hak – to revenge, to acquire vengeance)
AΧEΡ TAFAΡΣI Ο  ZI F’AI
AHER TAFARSI O SI F’AI

HOGIES. His people there in his birthplace should not lose their hopes, that’s why they must celebrate, and be happy.
And this is the reason why on this big poem, the word “Happiness” is mentioned twice.
We find it firstly in this line: ΣI AN YFΕIΣ AFIΣ EFIΣʘO SE ΡON AIʘ  and secondly, we find the word celebration again, AHER “TAFARSI” O SI F’AI; which means, “atëhere gëzoi thërisni, ashtu siç tha ai”- then celebrate, cheer, just like he said.
The word “AxER” is read “atehere“- it means “then” /”so”

The word “TAFARSI“, is read “të thërrasi“- it means to cheer (“t’thërresë”, fisi, familja), (brohorasë)-to cheer, the tribe the family through shouting.)
Endly we are recalling once more the marvelous poem in albanian:
HOΓΑIEΣ NA_ΦΟʘ ΖIAΖI MAΡAΖ MAF
HOGIES NA FOT SI AI MARAS MAF
(Hogies na thotë se është në maraz të madh) Hogies tells us that he is in a great/big worry )
ΣI AN YFΕIΣ AFIΣ EFIΣʘO SE ΡON AIʘ
SI ANE YFIS FIS EFISTO SE RON AIT

(Si jane fisi dhe jo fisi, e festo se rrojnë ata ) – How is the tribe and the non tribe (the other people), and celebration/celebrate because they live/ are alive.

ΦΑΜΑΥΑ ΣΙ ΑΝ  SE  ΡON AI MOΡIN AIΓ
FAMAJA  SI ANE SE RON AI MORIN AIG
(Familja si janë, se rron ai, marrin hak) – How is the family, because he lives, they revenge.
AΧEΡ TAFAΡΣIΟ  ZI F’AI
AHER TAFARSI O SI F’AI

(Atëhere të thërrisni (gëzoi) ashtu sic na thotë ai) – So / Then shout/ cheer /cherish just like he says.

— Note: Hogies* means Leader (hogies = hodies)



Aleksander Hasanas
Korce – Albania.




~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Sunday, April 21, 2019

ORGANIZIMI I KOSOVËS LINDORE (SHQIPËRISË VERILINDORE) PËR TË DREJTËN E VETVENDOSJES DHE TË SHKËPUTJES


ORGANIZIMI I KOSOVËS LINDORE (SHQIPËRISË VERILINDORE) 
PËR TË DREJTËN
E VETVENDOSJES DHE TË SHKËPUTJES

Nga: BRAHIM AVDYLI
Çështja e organizimit të Kosovës Lindore (d.m.th. çështja e organizimit të Shqipërisë Verilindore) apo si e quajnë me diktimin politik serbo-sllav “Lugina e Preshevës”, e cila është shumë më pak nga i tërë rajoni Verilindor i Shqipërisë, që është i okupuar nga serbët, edhe njëherë po detyrohem që ta them se kjo çështje e tyre nga dita në ditë po kalon te të “tjerët”. Kush janë “të tjerët”? Elementi serbo-sllav dhe serbofil po shkonë me të vërtetë kundër shqiptarëve, paralelisht hegjemonizmit serbomadh të shtetit të Serbisë.

Ajo që duhet të jetë e mundshme të organizohet sa më parë, është në aspektin e përgjithshëm kombëtar e ligjor, e jo në aspekt të partive që i kanë, apo të atyre që ua imponon regjimi serb apo i ashtuquajturi “demokratik” shqiptar.
Shqiptarët duhet të bëjnë çmos që t`i kundërvihen politike diskriminuese e shpopulluese të serbëve dhe të mbrojnë kësisojit vendin e tyre. Pa u organizuar në këto kualitete, për t`ua bërë të njohur sistematikisht faktorëve ndërkombëtar, deri sa t`i realizojnë përfundimisht, e jo të braktisin vendin e tyre, siç po e bëjnë nga dita në ditë, e jo të “organizohen” jashtë vendit, si në Gjilan,[1] me Shoqatën e Gazetarëve “Beqir Muzliu”, është kjo forma e vërtetë e veprimit. Organizimi i tyre jashta territorit të Kosovës Lindore (Shqipërisë Verilindore) nuk ka efekt.

Për t`i ditur më parë përkufizimet gjithëshqiptare (sepse, në bazë të tyre e kemi dërguar edhe një MEMORANDUM ndërkombëtar prej Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara; BE-së dhe Instancave të saj; Presidenteve e Presidentëve; Kancelareve e Kryeministrave të të gjitha shteteve Perëndimore; të gjitha Organeve Botërore; Instancave ndërkombëtare dhe kombëtare apo opinionit botëror dhe shqiptarë, që me datën 07 Nëntor 2018, nga Komisioni i ISHK, i të cilit jam udhëheqës, instancat publike kombëtare e ndërkombëtare, të cilët, e përkrahin politikën hegjemoniste serbe e ruse, nuk kanë aspak për neve hapësirë publike!), do t`ua kisha thënë dy çështje parimore, pa aspektin ligjor kombëtar e shtetëror: a) në aspektin kohor; dhe b) në aspektin ligjor ndërkombëtar.

E thashë me këtë rast se nuk po merremi me aspektin ligjor kombëtar e shtetëror, të cilët politika aktuale e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe e Shtetit të Republikës së Shqipërisë pjesërisht apo tërësisht i ka harruar. Nuk po merremi aktualist me këto aspekte, sepse për ato “paska kush flet”, në qoftë se i di çështjet e veta. Por, po i përmendim dy nga këto, në të cilën Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 1 e pika 3 e ka përcaktuar se ajo nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër ose pjesë të ndonjë shteti tjetër; se Neni 2, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e përkufizon se "sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm. Ai mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe Ligj".
Kjo është mjaft! Po e fillojmë me të dy çështjet, të cilat na janë të qarta:

A) NË ASPEKTIN KOHOR DHE RAJONAL

Do të kisha thënë se çështja e të ashtuquajturës “Lugina e Preshevës” (e cila bie pré e politikës shoviniste e neofashiste moderne serbe, qe 18 vite, sepse ajo më e drejtë gjuhësisht e historikisht do të quhej “Kosova Lindore” apo “Shqipëria Verilindore”), atëherë do të duhej të diskutonte “për bashkimin kombëtar” të këtij regjioni me Kosovën, para 18 viteve, kur ka qenë koha e bashkimit të këtij regjioni me luftë dhe do të mund të merrej edhe ajo me këtë çështje, e jo të ipet nga terrritori i Repubikës sonë më e vlershmja për ne, nga minierat e saj, edhe pse Serbia po e vjedhë me dhunë minierën e arrit e të plubmit në Meditë (Medvegje). 

Dihet se nuk është “nevoja” të hiqet më e vlershmja nga Republika e Kosovës, e dhe as e mundur të “ndërrohet” toka shqiptare me tokat shqiptare, sepse kjo është sikur të hiqet nga dora e goja e fëmijve tanë copa e mishit e t`i lëshohet një grusht dhé nga “Lugina e Preshevës”. A janë në mendje me të vërtetë shqiptarët apo iu kanë marrë atyre mendet nga koka, prej magjistarëve të mëdhenj sllavo-ortodoksë dhe islamistë? Këtë pasuri na e ka falur Zoti i Madh i Gjithësisë e nuk duhet t`ua japin atyre!

“Politikanët” tanë të djeshëm e të sotshëm, na e shkelën me dhunë e vrasje UÇK-në dhe e krijuan UÇPMB-në, SI DEGË PARCIALE, pra, e ndanë çështjen e madhe të bashkimit përmes luftës gjithëshqiptare me një forcë rajonale të luftës, ÇKA ISHTE KUNDËR NORMAVE ELEMETARE TË LUFTËRAVE, ku secili “katund” do të shtonte nga një “ushtri” të veten! E ku mund të kishte terren të luftës për një luftë rajonale nga një instancë e atëhershme ushtarake e “Luginës...”, kur me kthetra të hapura qëndronte e gatshme e tërë makineria moderne ushtarake serbo-sllavo-ruse!! POPULLI THOT: HEKURI RRIHET SA ËSHTË I NXEHTË! Kur të ftohet, nuk bënë punë. As “bashkimi kombëtar” e as “lufta çlirimtare e UÇPMB-së” sot nuk lejohet, siç nuk ka qenë e mundur më parë, sepse e kam thënë qindra herë se luftërat lokale i shtyp shteti i madh.

Çfarë “bashkimi kombëtar” mund të bëhet kaq vonë, pas 18 viteve, pos tradhëtisë kombëtare me tokat amtare, të lira e të pavarura, sovrane të Republikës së Kosovës, për të pasur “mundësi” që të ngjitet “Lugina e Preshevës”, pa minerale?!! Sigurisht se jo!!...

Duhet të nxjerrë si përjashtim nga ky shkrim se ky tubim nuk duhet të jetë “tubim i gazetarëve”[2], apo të tjerë, por i instancave ligjore e politike udhëheqëse të krahinës, në një tubim gjeneral, mbrenda të ashtuquajturës “Lugina e Preshevës”, madje duhet të thirret i tërë rajoni i Preshevës, Bujanocit e Medvegjes, jo vetëm Presheva. Ajo, as tërë “Luginën” nuk e futë në sy!!...
Këto tubime dhe tubimi i fundit i gazetarëve nuk duhet të bëheshin jashtë Kosovës Lindore apo të Shqipërisë Verilindore, por legalisht dhe mbrenda kësaj krahine. Kjo gjë duhet të mbahet në mend, përveç formës së përqafimit.

B). NË ASPEKTIN E LIGJEVE NDËRKOMBETARE

Në këtë aspekt do të nxjerrim edhe njëherë nga memorandumi i ynë, këto pika ligjore, se:
-Rezoluta nr. 637 (VII), e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, e miratuar më 16.12.1952 thekson se: “E drejta e vetëvendosjes së popujve dhe kombeve është parakusht për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut”;
-Rezoluta nr. 1514 (XV), e së njëjtës instancë ndërkombëtare, e datës 14.12.1960, Neni 1, përcakton se “Integrimi i një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë të popujve të atij territori”;

-Në bazë të Nenit 2, të së njëjtes Rezolutë tekstualisht thuhet se “Të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes përmes të cilit mund të përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik, për të vazhduar zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe shoqëror”...
- Të gjitha ligjet ndërkombëtare i kemi para duarve; njërën ndër to: Vendimet e Badinterit mbi Paktin e Varshavës. Ky vendim nuk lejon të prishen kufijtë ekzistues të ndarjeve administrative të paktit të Varshavës, përveç se ngritja e statusit së disa krahinave, si KSA e Kosovës, në statusin e Republikës;
-si dhe shumë të tjera, p.sh. disa rezoluta të OKB-së, të cilat e fiksojnë të drejtën e vetvendosjes dhe të drejtat e tjera, të cilat Republika e Serbisë nuk i ka respektuar aspak, as për Sanxhakun, Preshevën, Bujanocin e Medvegjen (të themi shqip: Medita), sikurse edhe për Vojvodinën.

Pra, jam i qartë dhe po ndalem këtu, në një theks mediatik:
-“Ne jemi të mendimit se tri qytetet e Kosovës Lindore në Serbi duhet të bëjnë autonominë e vet, të shpallur me referendum, me të drejtën e vetëvendosjes, sipas konventave ndërkombëtare”- thuhet në memorandum!

NË FUND, EDHE NJËHERË PO E SHTOJMË:

Nuk janë e njëjta gjë viset e populluara të Kosovës me etni të ndryshme, që i thonë vetes “serbë”, me lojëra të paskurpullta të pakicës heterogjene, me “krahinën” e okupuar nga serbët, me dhunë e forcë, me luftë e gjenocid, prej Mollës së Kuqe e këndej, trashëgimtare e Mbretërisë së Dardanisë, iliro-albane, të cilët janë prej gjenezës së më të kahershme para erën sonë e deri sot, pa e ndyshur fare kombësinë, ndonëse janë shumica të besimit islam. Nuk kanë asnjë të drejtë ndërkombëtare “serbët” të kërkojnë “statut special” në Republikën e Kosovës; por e kanë absolutisht të drejtë të kërkojnë Krahinën Autonome të Kosovës Lindore, e le ta quajnë me një emër gjithpërfshirës, e jo “Lugina e Preshevës”. Luginë apo kodër, e shpjegon gjeografikisht, por kjo nuk e shënon origjinën, prejardhjen, të qenurit, banorët, kombësinë, etj.

Hashim Thaçi apo kushdo tjetër, apo edhe ndonjë renegatë i serbo-sllavëve, nuk mund t`ia japë më tepër minoritetit heterogjen në Kosovë, të cilët quhen “serbo-sllavë”, por do t`ua jepte komunat e veta në qeverisje, si çdo komunë tjetër, direkt qytetarëve. Qytetarët “serbë” apo si do të quhen ata, i kanë të gjitha të drejtat dhe duhet që edhe ata t`i gëzojnë. A i kanë lexuar ndonjë faqe të historisë, ata që merren me këtë punë, apo jo?! Këtë punë, duhet që ta dijnë. Jemi lodhur mjaft më me këto lojra të tyre e të shumta!...

Sa për Kosovën Lindore, kur ta shpallë e të njihet me autonominë e vet, e të njihet nga Shteti i Republikës së Serbisë dhe të ketë të drejten e vetvendosjes, dhe kjo e drejtë duhet të jetë e njohur edhe nga Republika e Serbisë, atëherë kjo krahinë, në mënyrë paqësore, mund të bashkohet me kë të dojë, edhe me Kosovën. Më parë, nuk ka bashkim, pos tradhëtisë së dheut të atdheut me minerale, e ngjashëm me aktin e Esat Pashë Toptanit!!!...

Nuk kam çka u them më tepër!! Asnjë metër nuk do të lëvizë nga kufiri i sotëm i Republikës së Kosovës, vetëm nëse doni të bini në detin adriatik!!...

Brahim AVDYLI


[1] Shikoni po deshët artikullin e gazetës elektronike “II-Online” (ose 2LOline), nga mbledhja e gabuar e gazetarëve “Beqir Musliu”, në Gjilan, me datën 16 nëntor 2018, “Kërkojmë zgjidhje të pranueshme për Luginën”, e vënë në https://2lonline.com/kerkojne-zgjidhje-te-pranueshme-per-luginen .
[2] Shikoni p.sh. këtë tubim, të dhënë këtu në gazetën elektronike.

================================================================================================

Thursday, March 21, 2019

CARIA - Popujt e Azisë së Vogël - Shqipja gjuha e tyre.


Gjuha Cariane pa frikë mund të përdorim frazën - "Barbarians" gjuhë barbare pra, e fshehur kjo maskuar nga një maskim grek - për ti dhënë një përshkrim të shpejtë kombit të vet si të lashtë dhe të njohur si Carians.
Kjo edhe për një arsye tjetër: A dini se shumë njerëz të famshëm ishin në fakt me origjinë Cariane? "Babai i historisë", Herodoti ishte gjysma Carian nga ana e etërve të tij, që quhej Lyxes ose Lỳkse në vendlindjen Carian. Cleoboulos e filozof, një nga shtatë mendimtarë të Greqisë quajtur, ishte një Carian nga qyteti i Lindos, prej të cilit kemi  një nga thëniet më të mençura dhe më klasike ndonjëherë; "Moderation is the best thing" një frazë që u bë si një paraprijëse e kulturës greke.

Thales Miletian, një nga filozofët më të mëdhenjë dhe me shumë të drejtë  i quajtur "babai i shkencës", ishte gjithashtu Carian. 
Jemi të njohur  gjithashtu me 'Mausolos', dhoma varrimi i të cilit "mauzole", u bë një nga shtatë mrekullitë e botës. Personi më i pasur në historinë e njerëzimit dhe Mbret e Lidias, Pasanik, ishte gjysma Carian. Kjo do të thotë së fundi, se Carians ishin shumë më tepër të famshëm, por të njohur relativisht dobët.
Origjina e Carians
Edhe pse Carians përmenden shpesh në literaturën e lashtë, pjesa më e gjerë rreth tyre mbeti një mister. Deri në vitet 80, kur shkrimi Carian ishte deshifruar më në fund, deri atëhere nuk dihej asgjë në lidhje me natyrën e gjuhës së tyre. Ajo që ne e dimë tani, është se gjuha Cariane i përkiste grupit Luwic e gjuhëve Anatole indo-europiane së bashku me Lycian.

Megjithatë, shumica e autorëve të lashtë e vendosin popullin e lashtë Carian fillimisht në tokat e së sotmes Greqi.
Në kërkim të para-historisë së tyre, do të ishte, edhe një herë, e mençur të besonim Herodotin, i cili ishte gjysmë-Carian nga gjaku. Ai raporton në lidhje me Kretën, ku Carians banonin në ishujt e Egjeut dhe janë subjekte ndaj "Minoan" Mbretit Minos. Ata nuk paguajnë asnjë haraç, gjatë  të furnizimit të Kretës me anije dhe detarëve kur ishte e nevojshme.

Nga fushatat e tyre me Minos, ata u bënë të njohur si mercenarë dhe në fakt emri "Carian" u bë pothuajse sinonim me "mercenar". Në këtë pikë të kohës, Carians janë të njohur si Leleges, një emër i cili ka qenë shumë konfuz për historianët. Në fakt, Leleges janë një grup njerëzish që Possedojnë në disa llogari si Carians dhe në llogari të tjera, si një komb i veçantë, që lidhen ngushtë me Carians. 
Me paraprakisht Jon dhe Dorian në ishujt, të Carians përfundojnë në kontinent, Epir. Në anën tjetër, sipas Herodotit, Carians i paraqesin si vendasit e Caria. Ata thanë se Lydos dhe Mysos, etërit e Lydian dhe kombit Mysian respektivisht, ishin vëllezërit e tyre “Car” atit themelues.
Herodoti beson megjithatë, se vendasit e Caria, ishin Kaunian, një komb që miratoi gjuhën Cariane (ose Carian miratoi Kaunian).  Kaunianët në nga ana e tyre kanë pohuar se kanë ardhur nga Kreta.
Shembuj gjuhësor.
Më poshtë ju do të gjeni disa fjalë Cariane dhe lidhjen e tyre me gjuhët e tjera indo-evropiane.
Vini re gjuhën shqipe  e njëjtë fiks me ate Cariane.

Thuhet se Jonianët e parë që u vendosën në Caria nuk shpunë gra me vete, por janë martuar me gratë Carian lokale. Kjo do të thotë se popullatat e bregdetit Carian ishin fillimisht të përziera dhe valët e mëvonshme të grekëve duhet të kenë shkaktuar një helenizim të hershëm i 6 popullatave Cariane.
Pak a shumë, Carians duhet të kenë qenë ekzistues si komb brenda një kombi dhe erdhi në një formë simbiozë me grekët.  
Tani, nëse shkrimtarët grekë ishin me të vërtetë të drejtë në lidhje me migrimin e Carians në brigjet e Azisë së Vogël,  dyhet thënë kur ndodhi kjo?
Në anën tjetër të Egjeut gjendet përgjigjia. Vendi i Karkisa siç quhet në të dhënat e Hethit mund të jetë Caria i shekullit të 14 pes. Duke pasur parasysh etnonimin Carian "Krk" dhe "Krka" e përdorur nga fenikasit dhe ajo persiane, përkatësisht, atëherë do të thotë, Karkisa qenë Caria nga vende të larta.
Carian i përket familjes indo-evropiane e gjuhëve të Anadollit, së bashku me Hiteut, kuneiform dhe hieroglifik Luwian, Palaic, Lycian, Lydian, Sidetic dhe Pisidhisë.
 V. V. Sevoroskin-në bazë të dokumentacionit të tërthortë afirmuar në burimet klasike, kryesisht emra Carian duhur që treguan lidhje të forta me të Anatolisë. Por kjo tashmë është konfirmuar qartë nga burime të drejtpërdrejta, tani që alfabeti Carian është deshifruar, dhe prova vendimtare gjuhësore është marrë nga tekstet Carian 9.

Pavarësisht klasifikimit të saj të caktuar, Carian është një gjuhë e dëftuar dobët. Shumica e mbishkrimeve Carian janë prodhuar jashtë Caria (e.g në Egjipt) dhe janë kryesisht grafite me kontekstin lakonike (e.g emrin e amanuensis). Kjo na lë me një fjalor që është i përbërë kryesisht nga emrat personal. Më të gjata tekstet Cariane janë gjetur në Greqi dhe Turqi, por është e nevojshme për shumë më tepër në mënyrë që të kërkojmë një kuptim më të mirë të  kësaj gjuhe.
Pjesa më e pazakontë dhe e vështirë e gjuhës Cariane është alfabeti saj. Ajo duket pak a shumë si një alfabet rrjedhe greke, por në realitet çfardo lloj leximi nëpërmjet gjuhës greke do të ishte i pa vlerë me realen në Carian. Për shembull, e konsiderojnë si më poshtë hipotetike shkronjat rendore tek emri MARIA 10, e cila është lexuar si SAŠLDA in Carian. 
Vlerat e këtyre shkronjave nuk kanë të bëjnë fare me ato greke dhe për këtë arsye përpjekjet e para për të lexuar Carian si greke, është bër pothuajse “unpronounceable”. (e pa prononcueshme, e pa pranueshme)
Një përpjekje e dytë për të lexuar Carian si alfabet semisyllabic nuk dha asnjë dritë.
Egyptiologisti John D. Ray duke përdorur bilinguals Carian-egjiptian ariti të caktojë vlera të reja për këtë gjuhë jo "greke"-si alfabet, dhe gjuha Cariane është deshifruar pas kësaj.

Tek kjo tabelë vini re me kujdes disa fjalë të lashta PIE - të cilat gjenden ende pastër tek gjuha shqipe, pa haruar evoluimin e shkronjave llogjike dhe me bazë shkencore përcaktuar ashtu e njëjtë kjo për të gjitha gjuhët e tjera e tjera në përdorim; psh: kemi kalime te tilla si : d/t/s = ds/x/z ashtu si: Ts = c/ç, etj. 


Shpjegoj këtë pasi fjala e parë PIE e ndodhur tek kjo tabelë aty kemi: 

dhu₂mós =zu'mènim - zèmërim.


Aleksander Hasanas
           (Mili Butka).