Friday, May 31, 2019

Gjuha e lashte Frigje pararendesja e gjuhes Shqipe (Qeno - Etimologji).


Në gjuhën e lashtë frigje gjejmë fjalën *keneman dhe kenos - (qeno) me kuptimin e një hapësire boshe (qeli) i shohim ato:
fjalë
Transliteration
kuptim
ΚΕΝΕΜΑΝ
 keneman
  vrima, varr, (kruarje mbishkrim)

Në fakt kjo fjalë frigje *keneman’ me shqiptimin e saj ‘Qeneman’ ka  kuptimin e një hapësire ‘boshe’ vrimë, ‘bire, brimë’ => Qeli, qilar, fjalë kjo e cila në realitet gjendet edhe në gjuhën e sotme greke κενό; qenó = hapësirë boshe - vacuum. 

Qartë vërejmë se këtu kemi edhe fjalën shqipe të njohur ‘Qe la > Qiell > Hapësire boshe’ (Qe la) menduar me prejardhje prej fjalës latine ‘caelum’

Vlen të theksojmë me këtë rast, se tek një vendbanim i lashtë në rrethin e Ersekës - Shqipëri, kemi një fshat të quajtur ‘Qinam’ dhe aty ngjitur me këtë fshat ka një kodër, plot me brima, qeli të thella ku u gjet edhe një thesar i madh me monedha të lashta mbi 2300 vjeçare ‘Aegina’.

fjalë
    Transliteration
      kuptim
ΚΕΝΟΣ
        kenos (qeno -s)
        brez

Vërehet se kemi të bëjmë sërish me të njëjtën fjalë frigje *ΚΕΝΟΣ; Qeno-s => hapësira boshe, por këtë herë vjen me kuptimin *kenos = brez. Realisht kemi të bëjmë me fjalën shqip ‘thurje ~ lidhje’ ‘qen/dis; qëndis, thur me fije peri, leshi, etj. Lidh figura të ndryshme midis tyre pjesë boshe ‘qeno + dis = qendis’ Në këtë rast fjala ‘dis = lidhje’ ‘bërje’ vjen me origjinën e saj prej fjalës shqipe ‘Dhe ~ lidhje, lidhur’ bërë tog = Tokë, si Toka. (Këtu gjejmë dhe fjalën shqipe nga fjala frigje: Qeno > Qero - Qeros).

E ndërkohë kemi fjalën e pastër shqipe ‘QE/Th’ = Ja qet; e qeth’ ja heq flokët e le qose, qeno> (qeros) ashtu siç kemi ‘qêron’ fruta perime i qet i largon lëkurën, ndaj edhe fjala ‘e qëron’, e qërove ‘i nxjerr i heq’ syrin e le qorr është një fjalë shqipe dhe jo turke.
Pra edhe këtu albabnologë e studiues të ndryshëm të cilët shkruajnë se fjala ‘Qeroj’ mund të jetë nga fjala latine ‘carare’ gabojnë, nuk qendron e tillë, madje është kjo fjalë e shqipes ‘Qe = bosh’ (rrethore pa gjë) e cila sjell fjalët: ‘’Eq, heq, heqje, qet, qes, largon, (heqim = minus).
Brenda kësaj llogjike kemi edhe fjalën greke *άδειο ádeio => a’dhe > pa Dhe = Bosh, hapësire pa materie hequr ajo, njëjtë ‘qielli’ që la vetëm ajër.

Ndërkohë shohim se fjala 'Qell qella' deklarohet shqipe nga PAlb *Kela. Atëhere si ka mundësi që fjala 'Qell~Qiell' nuk është shqipe? 

Shih gjithashtu foto-shkrimin ku deklarohet se fjala shqipe ‘Qeth’ vjen nga PAlb *kaitsa > (qes-a) - nga ku krejt e mundur në gjuhën e lashtë shqipe kemi edhe fjalën e saj ‘Kashta’ materiale ‘boshe - qose kërcelli i tyre si ajo e grurit, elbit, thekrës etj.


Tek kjo fjalë e lashtë frigje ‘Qeno = bosh’, pa gjë [(pa-qe, qetësi)] lehtësisht gjejmë fjalën greke: ‘άχυρο; Aqiro = Kashtë’ pa gjë, pa bukë, bosh, njëjtë dhe fjalën shqipe: ‘Agjero, agjerim = > Pa gjë ri’, ri pa ngrënë agjeron. E me tej në kuptimin e fjalës ‘QE = bosh - Qese’ kemi ende në shqip fjalën e njohur ndoshta si turke ‘Qemer’ Mur + qe; qê/hapësirë boshe rrethore = > Qemur, Qemer, hapësira këto zakonisht të ndërtuara në ura prej guri, etj.

Vumë re se edhe fjala ‘qese = trastë’ prej lëkure, robe letre etj. Eshtë një fjalë e pastër shqipe dhe jo vetëm kjo, por edhe fjala e lashtë *qe~qê = formë rrethore nga la; qê la = Qela, qeli, Qielli ‘qiellza’ qeliza është një fjalë shqipe dhe jo greke, siç deklarohet nga studiuesit albanologë etj. Shih foto-shkrimin e mëposhtëm si manipulohet me fjalën shqipe ‘që~qê = hapësirë boshe “a’gjë” me vizionin e kësaj bote kupës qiellore rrethore ajo.

Pra është kjo fjalë e lashtë shqipe 'Qe = i/e rrumbullt', prej nga ku kemi qindra fjalë të tjera në gjuhën shqipe si: *qe/ba > Qepa, Qere, qershi, O'qe/an, S'qe/t'ulla, por edhe fjalët shqipe 'Qira - Shtëpi me qera', Qiras me kuptimin e rikthimit; Qerradhë > Qeras shokët miqtë e tu.


Aleksander Hasanas 
(Mili Butka)

`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`=`





No comments:

Post a Comment