Herkule u “NIAL”
Herculi,
që prej epokës së antikitetit, është i njohur si një nga figurat më
popullore mitike, i forti i të gjithë njerëzve, më i fortë se shumë
perëndi të tjera, faktori vendimtar në triumfin e zotave të Olimpit për
të fituar betejën e tyre me gjigandët. Ai ishte bir i fundit i
vdekshëm i Zeusit dhe është i vetmi njeri i lindur nga një grua e vdekshme
për t’u bërë zot pas vdekjes së tij!
Herkuli është një nga heronjtë më të njohur në
mitologjinë e lashte antike.
Pra nëpërmjet këtyre punëve
ai do të falej dhe do të arrinte pavdekësinë.
Pikërisht kjo skenë e ringjalljes pas plagosjes
së Herkulit në ndeshjen e fundit që ai kryen për të rrëmbyer Cerberus-in, një
qen me tre koka, ai gjendet nga zanat e malit të cilat e
ndihmojnë atë, duke i ofruar gjirin e tyre jetdhënës e risjellin në jetë të
madhin Herkul, legjendari ynë mitologjik, gjendet tek kjo skenë mbi pasqyrë
etruske, si një dokument i rrallë, shkruar pastër në gjuhën e më të parëve
Etërve tanë, në gjuhën e vet pasardhësve bijë të Atit -Zeus, sepse i tillë
ishte dhe vet Herkule …
Kjo edhe sipas studiuesve italianë, të cilët dalin
në përfundimin se në këtë skenë tek kjo pasqyrë etruske, Hercule
ngjallet para se të ngjitet në pavdekësi, por sipas tyre aty ndodhen disa
emra perëndish
Tinia, Uni, Thalna, Hercules, etj.
Por në fakt nuk rezulton e tillë këto
pasqyra flasin shqip dhe aty nuk shkruhen emra perëndish vini re me kujdes
tabelat e mëposhtme, ku shkrimi duket pastër dhe krejt e pamundur të gjesh
shkruar fjalët: “Tinia”, “Uni” apo “Thalna” … më thoni ku janë ato???
Por çfarë shkruhet në të vërtet në këtë
mbishkrim etrusk?
Kjo skenë, është duke treguar momentin kur Herculi pas ngjalljes, niset për në Olimp, akti i ushqyerjes me gji (që do të thotë një lindje e re (V NIAL), është një simbol. Në rastin e Herkulit, lindja e tij e re, është një ringjallje. Pra kjo skenë tregon se si Hercule rikthehet në i pavdekshëm, qiellor dhe jep “lamtun” duke u nisur drejt Aurorës (KVANORA) se malit të zotave.
Kjo është më se e dukshme akoma dhe më e qartë tek portreti që do
shihni më poshtë ku Herkule i shtrëngon dorën personit tjetër, përshëndetet pra
dhe sipër tyre shkruhet pastër shqip fjala më tipike e tradicionale: LAMTV =
LAMTU-mirë.
Pikë së pari më duhet të sqaroj se fjala “ZA”=
JETE, JETON, i përket shqipes së vjetër që prej Zanafillës së saj dhe
pikërisht në gegërishte, (Za = Jetë), (ζωή ). Këtu po sjell dhe një shembull
tjetër përsëri duke ju referuar dialektit Geg, aq shumë pranë gjuhës së vjetër
shqipe por dhe më gjerë, nga fjala: *Zâ = Jetë” kemi
fjalën tjetër pastër shqip: *Zâ-mer”,
(Zë-mer) që do të thotë vendi nga ku mer “Zâ” baraz
“Jetë” trupi i njeriut dhe gjithë gjallesat, përmend këtu edhe fjalën
“Zemerek”, zemerek-u i orës i cili nëpërmjet kurdisjes i jep “Jetë” asaj,
ora punon bëhet e gjallë ajo lëviz, mer “Zâ”- Za- mer,
akoma në zonat e veriut fjala “Zâ” njihet dhe është në përdorim të përditshëm e
cila përdoret zakonisht kur duam të pyesim për dikë nëse ai është gjallë, në
jetë, jeton.
Kur mbjellim një fidan të
ri kujdesemi për të deri sa ajo të “zërë” të vijë
në jetë. Zuri zâni rrënjë.
Në gjuhën shqipe kemi edhe një fjalë tjetër kaq
shumë në përdorim të përditshëm e cila ka për bazë apo rrënjë fjalën “Zâ” ajo
është, të kam “Xhan” baraz kjo me “Jeta ime” sot kjo fjalë gjendet e huazuar
prej gjuhës shqipe edhe në gjuhën turke ku mer dhe ka kuptimin të kam “Zâmer”,
jo vetëm kaq e jo më kot Herkuli na shfaqet duke pirë gji prej “Zanave” në këtë
pasqyre Etruske, sepse vetë emri i tyre “Zana” do të
thotë: “Jete”, jap jetë, sjell në jetë, dhe këtu po përmend fjalën tjetër
pastër shqip rrjedhë e fjalës “Zanë” pra
kemi: “Zanat/çi” (arti-zan, arti-zanat) të
cilët sjellin në jetë e u japin jetë veprave, dhe arteve të tyre etj.
Pra fjala “Zoi” është fjalë
shqipe e jo greke në mos në të kundërtën këto pasqyra do quheshin po kështu
Greke dhe jo Etruske, në se i referohemi gjuhës Latine fjala “Jetë” baraz
“Vita” është shumë larg fjalës; “Zoi” shkruar në këtë pasqyrë.
Pas kësaj lexojmë me kujdes duke patur parasysh
që shenja e shigjetës (ᛎ) vertikale ndodhur në reshtin e dytë është e barabartë
me gërmën: “ᛎ = K” e
mbyllur grykore (X) si ch, [kh-ë] dhe gërma: D=R, tashmë të konfirmuara e
të mirënjohura qysh më parë nga studiues vendas dhe të huaj se në krejt
mbishkrimet etruske, shkronja ‘D’ lezohet ‘R’.
Në
tabelën që mban në dorë hyjnia shkruhet pikërisht kështu:
ECA: ZOEN: TPA: IKNAC: HEDCLE: VNIAL: CVANODA: SCE.
I marim ato me radhë, fjala e parë “ECA”
lexohet E KA, për arsyen më të thjeshtë duke ju referuar vetë emrit të mitit
tonë Herkule (HEDCLE) pra gërma: ‘C’ që ndodhet e shkruar aty shqiptohet ‘K’;
HEDCLE = Herkule. Kjo na jep të (okejin) që edhe fjala e parë e këtij teksti
tek kjo pasqyrë etruske i të njëjtit alfabet – shkruar është fjalë shqipe
pasi gërma ‘C” është e barabartë me gërmën “K” dhe ka kuptimin e fjalës shqipe
njërrokshe “Ka”, të foljes unë kam, ti ke, ai ka – E KA jetën në
vazhdimësi. {foljet ndihmese Kam dhe Jam].
Fjala e tretë në vijim: “TPA: IKNAC” ka
kuptimin e fjalës së përbërë shqipe; “të pa-ikur“,
ekzistente ku duket qartë rrënja e saj; ‘ik’ plus
parashtesa e saj ‘pa‘ baraz; pa-iknas gërma
‘C‘ këtu mban kuptimin e vetë dhe si gërmë fundore e pashoqëruar me
zanore, ajo shqiptohet; ‘S‘ madje
nëse hulumtojmë dhe e studiojmë këtë fjalë “iknas” do të
vëmë re se këtu ndodhet dhe origjina e fjalës greke “Sinechia =
vazhdim-ësi” sinecia-sineqia (sin+ec,
nis- ik, iknas).
Duke lënë pas emrin e Herkulit që besoj se nuk
ka nevojë për shpjegim, dihet që aty lexon “Herkule” dhe kjo është e provuar në
shumë tekste të tjera, ku gërma “D” në mbishkrimet etruske është simbol i
buzëve gjendur tek hieroglifet egjiptiane dhe shpjeguar prej Thotit i cili e
barazon atë me gërmën “R”, pra: HEDCLE = HERKLE – HERKULI.
Pas kësaj kalojmë tek fjala pas emrit të tij e
cila është fjalë kyçe e gjithë këtij teksti të shkruar: “VNIAL“
Pra pa u zgjatur më duhet tu them se Herkuli ashtu si në mitet
romake dhe në ato greke pasi ndeshet me 12 detyrat, bëmat e tij dhe del fitimtar
ai rifiton të drejtën e kthimit në i pavdekshëm dhe ky veprim mendoj se na
jepet qartë nga vetë autori i këtyre pasqyrave nëpermjet skenës ku Herkuli
është duke pirë gji nga zanat e malit, ku ai fiton ringjalljen e vet, dhe
pikërisht aty shkruan: “HEDCLE VNIAL”
Fjala: UNJALL – U
NGJALL ka për origjinë fjalën “Ngjisje” “risi” kjo
fjalë “UNIAL”, nuk i përgjigjet dhe nuk egziston në asnjë gjuhë tjetër,
po ashtu dhe në atë Latine pra edhe kjo fjalë etruske i përket gjuhës tonë
shqipe.
Ku shkon Herkuli pas ringjalljes së tij?
Po, sipas të gjitha gojdhënave dhe shkrimeve thurur për mitin më
popullor të Herkulit ai niset drejt “aurorës”, qiellit kurorës së malit të
zotave për të mos u kthyer kurrë më në tokë ai tashmë është “qiellor i pavdekshëm”
dhe kjo gjendet brenda fjalës “KUANORA” SCE, që do të thotë; “kthim prapa Ske”.
Këtu po përmend disa fjalë që tregojne se fjala
“O’RA” njëkohësisht dhe emërtimi i perëndisë më të lashtë “egjyptiane”
“Ra“, tregon lartësi, “A’UROR” qiellin, kemi orët e malit, ortek,
orikum, orakull, URA, (urano), etj shumë të tjera por ajo që dua të sqaroj këtu është
fjala “Anë – anon” anonte nga njëri krah deri në
rrëzim, përtokë, në “Tokën – Anë” po jap një shembull, kur duam të
kthejmë diçka në “ANEN” tjetër pra në të kundërtën, psh. këthehu nga
“ANA” e majtë në ‘ANEN” e djadhtë, pra në anën tjetër, kthehe fletën në
anën tjetër, këtu mundem tu sjell një fjalë tjetër e njohur si greke, me
kuptim të pastër shqip: “ana-pulla” që do të thotë kethehu mbrapsht nga udha
(ana p’ulla) në anën tjetër, në drejtim të kundërt të udhës për ku je
nisur. (ull-ë – ulise; udhë – Odhise).
Më duhet tu kujtoj këtu fjalën “Ankimim” prsh.
Kur duam të rikëthejmë të drejtën në anën tonë këthim prapa të vendimit
gjyqësor etj.
E tashmë i rikthehemi fjalës: “CVANORA” SCE.
“Ku an ora” “AN/O/RA” SCE do të
thotë = PRAPA SKE dhe Herkule do të mbetet i pavdekshëm i përjetshëm në qiell ,
në “Orais” dhe “anim“, kthim prapa për në tokën Anë më ska. Theksoj
edhe njëherë se ky tekst në origjinal korrespondon me gjuhën e vjetër shqipe:
E KA: ZOIN: TË PA IKNAS: HERKULE: U NIAL:
KU ANORA SKE
Në shqipen e sotme ajo pothuajse mbetet e njëjta
e pandryshuar:
E KA JETEN TË PA IKNAS (të paikur, të pandërprerë, i pavdekshëm)
HERKULE U-NGJALL (uniall) KU AN ORA SKE , ku a’rron = vdekje ske, (kthim
prapa në tokësor më ske).
Këtu duhet të kemi parasysh se gërma “V” lexohet
dhe ka vlerën e gërmës “U”, pra themi se në gjithë
tekstin e mësipërm, ne të dy pasqyrat Etruske paraqitur më lart, mjafton ti
lexojmë ato në mënyrë korrekte gërmë pas gërme edhe pa i
shpjeguar ato fjalë për fjalë, nuk kemi bërë asgjë tjetër por i kemi lexuar e
kuptuar ato në gjuhën shqipe, ashtu si vetë autori kaq bukur i ka drejtshkruar,
nuk mundesh ti shmangesh dot të vërtetës, aty
gërmëzohet, shkruhet e lexohet shqip dhe vetëm shqip.
No comments:
Post a Comment