Saturday, November 25, 2023

Etimologji "Bizanti" qyteti iliro - dardan

 


    Stambolli, i njohur ndërkombëtarisht si Stanbul (në turqishtİstanbul, IPA: [istɑ̟nbuɫ]), është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vendë. Me një popullsi prej rreth 15 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë. Stambolli është ndërtuar në vendin e qytetit të lashtë  Bizanti, quajtur kështu nga ByzasMegaras, i cili e themeloi atë në vitin 667 pes. Ky qytet është i ndërtuar në të dy anët e Golden Horn (turq. Halic) në hyrjen jugore të ngushticës së Bosforit

        Qyteti i Stambollit ka qenë i njohur me emra të ndryshëm. Emrat më të dukshme përveç emrit modern turk janë BizantiKonstandinopoja, dhe Stamboul. Emra të ndryshëm janë të lidhur me fazat e ndryshme të historisë së saj dhe me gjuhë të ndryshme.

Sipas Plinit Plaku emri i parë i Bizantit ishte Lygos.

    Etimologjia e Byzantion është i panjohur. Duke sugjeruar se emri është me origjinë ilire - trake. E cila mund të rrjedhi nga një emër ilir ose trak personale, Βυζάς. Buzas

Nga Latine Bizant, greke Βυζάντιον (Buzántion)

Lexoni me vemendje dy tre rreshtat e mëposhtme:

Byzanti

Byzantion (Βυζάντιον), latinizuar si Bizanti, ishte themeluar nga kolonistët grekë nga Megara në vitin 667 para Krishtit. Emri besohet të jetë me origjinë ilire ose trake dhe në këtë mënyrë për të datojnë zgjidhje greke. Ajo mund të rrjedhi nga një emër ilir ose trak personale, Βυζάς, ku legjenda Ancient Greek  i referohet një mbreti legjendar të atij emri, si udhëheqës i kolonisë Megarean dhe themelues eponym i këtij qyteti.

Bukur fort; pranohet se emri “Bizant” i takon gjuhës ilire ose asaj thrake si nje emër personal ndosha dhe ndërkohë thuhet se eponimi i këtij qyteti i referohet këtij mbreti legjendar “greek”.

Lexojmë përrallën greke:

“Aty rreth vitit 660 Para Krishtit, një ‹‹greek››, i quajtur “Βυζάς” -(?) nga qyteti Megara i Athinës, pasi ishte konsultuar dhe me orakullin Delfi, mori një këshillë se ku mund të themelonte një koloni të re, duke qenë se Greqia po mbipopullohej … Orakulli thjesht i pëshpëriti, “përballë të verbrit”. Ai nuk e kuptoi mesazhin, por lundroi përgjatë detit Egje kur ai arriti në Bosfor, pa pamjen e bukur që ishte përballë anës së rrugës dhe kështu ai themeloi koloninë e tij, dhe e quajti Bizantin sipas emrit të vet".

Dhe ketu pyesim: Çësht ky ‹‹greek›› por që emrin “Buzas” e ka ilir ose thrak???

I rreferohemi sërish kësaj legjende; "orakulli i pëshpëriti këtij mbreti legjendar se qytetin e ardhshëm duhej ta ngrinte përballë të verbrit”

Po, kush ishte i verbër aty?

Gjuha shqipe na përgjigjet:

·                     Rrugë (udhë) e verbër (qorre)
a) rrugë që është e mbyllur a që nuk vijon më tejrrugë pa krye

E pikërisht mbreti legjendar lundroi drejt ngushticës (Au/gusta) të verbër pa krye, pa dalje të lumit “Briri i Artë” (Golden Horn) dhe aty në “Buzë” të kësaj ngushtice pranë një maje ndërtoi qytetin e famshëm tashme: Buzë/anë (BYCANCE) – Bizant.

Ky është qyteti “Bizant” aq bukur pastër na vjen deri në ditët e sotme  në gjuhën shqipe, do të thotë: Buz/anë, vend në buzë – Bizant.

    Së dyti nëse ju hedhim një shikim gjithë lumenjve madje dhe detit “Adriatik” në gjuhën shqipe ato janë emërtuar me emra tipik shqiptare; si i bardhi – “Bardhar” (Vardar i sotëm); i ndritur – “Drin”; Valbora – “Valbona” ashtu si edhe Lumi i ndritur i artë degëzimi “i verbër”  aty në Bizant.

    Ky “degëzim – bri, për bri, brinjë” me gjirin e Bosforit  e më pas bën lidhjen me detin Marmara, në gjuhën turke quhet; Halic, që do të thotë "grykëderdhje" ose në shqip përafrohet me emrin “Luginë – grykë e ngushtë, e thellë

    E këtu mendoj se emri i parë “Lygos” i përmendur nga Plini Plak për qytetin e Bizantit ka po të njejtin kuptim vend i ngushtë – Lug’ Lug -os.

     “Bizanti” ky qytet për një periudhë të shkurtër (në vitet 193-211) nga perandori romak Septimius Severus u quajt “Augusta Antonina” për nder të djalit të tij: Antoninus – po “Augusto” çdo të thotë?


Sipër Bosforit kemi “Detin e Zi” i cili në gjuhën latine quhej “Euxinio” e sigurisht do të thotë; est’ – është Uji (i xi) i Zi 

    E pra mendojmë se kemi të njëjtën formë ndërtimi edhe tek emërtimi Au/gustio = ngushticë, grykëderdhje e lumit të Artë (Golden Horn), më se normale këto emërtime njëjtë si ajo e "Dardanve", ngushtica e Dardaneleve aty pranë dhe Troja Ylire (Troia Ilium).

    Dhe përralla vazhdon; mbreti "greek" Buzas kur pa këtë vend kaq të begatë të “artë” mendoi se orakulli i Delfit i kishte thënë: “Përballë të verbrit” sepse njerëzit aty nuk e shihnin pasurinë dhe vlerat e ketij vendi …

    Kush ishin këta njerëz në numrin njëjës - përballë të verbrit?


Aleksander Hasanas

 

No comments:

Post a Comment