BUTRINTI
Një rrugë e ngushtë e këndshme me pamje nga deti të çon drejt Butrintit përmes plantacioneve të ullinjve dhe pemëve të portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë i Butrintit, i shpallur nga UNESKO pasuri ndërkombëtare, banohej në kohët e hershme nga ilirët. Qyteti i lashtë i Butrintit preferohet të vizitohet si qendër arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndërthuren me njëra-tjetra. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Butrinti ka qenë një zonë e rëndësishme e kaonëve ilirë, një ndër fiset më të mëdha të Ilirisë. Sipas zbulimeve të bëra në këtë zonë, është vërtetuar se zona ishte populluar që në periudhën paleolitike. Në shekullin e gjashtë para Krishtit grekët e Korfuzit u vendosën në këtë zonë, krahas ilirëve dhe kolonia e re eci përpara si rezultat i tregtisë.
Në shekullin e pestë para Krishtit, Butrinti ishte një qytet i fortifikuar. Në shekullin e katërt ra nën sundimin e Epirit, ndërsa në vitit 167 para Krishtit ra nën regjimin romak. Në shekullin e dhjetë ai ishte selia e një kishe bizantine. Butrinti u mor nga normanët në shekullin e 11-të dhe i kaloi Venedikut nga viti 1690 deri në vitin 1797 kur u mor nga Ali Pashë Tepelena. Me rënien e Pashallëkut të Janinës në vitin 1822, Butrinti i kaloi regjimit osman deri në vitin 1913. Disa gërmime që datojnë në shekullin e parë dhe të katërt pas Krishtit mund të vizitohen tashmë mes të cilëve; amfiteatri i vjetër, tempulli i Asklepios apo Asekulapius, muret e qytetit të vjetër, Baptisteri, Nymfaeumi, etj.
APOLLONIA
Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia u zbulua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Por, gjurmët e para të pranisë së tyre në këtë vend I perkasin vitit 588. Gjatë viteve të para të ekzistencës së saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrën si dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aos (Vjosë). Me interes të madh këtu janë muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku, shtëpia e mozaikëve, muzeu i Apollonisë, Kisha e Shën Mërisë. Fatkeqësisht, disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u përvetësuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato që kanë mbetur janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit 13-të. Në kopshtin e manastirit ndodhet edhe një kishë që I perket shekullit te 14-të. Të huajve që janë të interesuar për kërkime arkeologjike në Shqipëri u duhet shumë më tepër kohë për të eksploruar gjurmët e hershme të popullimit të territoreve shqiptare, që janë zbuluar në Xarë të Sarandës dhe Gajtan të Shkodrës, që I perkasin periudhes se paleolitit, 100 000 vjet më parë, ndërsa në periudhën e Neolitit 7 000-3 000 vjet para Krishtit përfshihen zbulimet në Dunavec dhe Maliq të Korçës.
Zona të tjera arkeologjike që mund të vizitohen në Shqipëri janë: Amantia, Bylisi, Antigonea, Albanopoli, Selca e Poshtme, Lisi.
AMANTIA
Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e 3-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.
BYLIS
Ishte qendra e fisit ilir, Bylis dhe një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire të zhvilluara gjatë shekullit të 4-t para Krishtit. Gjatë shekullit të 3-të para krishtit u ndërtua teatri, stadiumi etj. Në shekullin e parë pas Krishtit u bë koloni romake, ndërsa gjatë shekullit të pestë dhe të gjashtë u bë qendër dioqeze, që u vertetua nga zbulimi i gjashtë bazilikave dyshemetë e të cilave kanë mozaikë me motive romake.
ANTIGONEA
Eshtë një qytet i zbuluar në shekullin e 3-të para Krishtit.
ALBANOPOLI
Ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri.
SELCA E POSHTME
Rrënoja të qyteteve ilire të shekullit të 4-t dhe të 3-të. Në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit, ajo u bë qendra e rajonit të Ilirisë, Dasaretias.
LISI
Një qytet i themeluar në shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatë shekullit të 3-të dhe të 2-të P.K e ndanin atë në tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, të cilat shtriheshin përgjatë lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janë të ruajtura mjaft mirë.
Qytetet historike
TIRANA
Tirana është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, me popullsi prej 700 000
banorësh dhe shtrihet në rrëzë të Malit të Dajtit, 110 metra mbi nivelin e
detit. Zona e Tiranës ka qenë e populluar që nga periudha neolitike. Ajo është
themeluar në vitin 1614. Ndërtimi i xhamisë së Ethem Beut në sheshin Skënderbej
filloi në vitin 1789, ndërsa Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin
1920. Në atë kohë popullsia e Tiranës ishte 17 000 banorë.
BERATI
Berati njihet si qyteti i një mijë e një dritareve për shkak të arkitekturës
karakteristike të shtëpive. Origjina e qytetit ka qene ilire, ashtu siç mund të
dallohet për shkak të blloqeve të mëdha të gurëve dhe mureve. Si qytetet e
themeluara në shekullin e 4-t dhe të 5-të para Krishtit në territorin e fisit
ilir të desaretëve, Berati u shndërrua në fillim të shekullit të 3-të të erës
sonë në një qytet të fortifikuar të njohur me emrin Antipatrea. Berati është
qytet muze i ndërtuar në rrëzë të një mali, ku ndodhet edhe një kala. Brenda
mureve të kalasë ndodhet një lagje e banuar me një numër të madh shtëpish
karakteristike, kalldrëme dhe kisha që u përkasin periudhave të ndryshme
historike. Kishat më interesante janë Kisha e Shën Marisë dhe Kisha e
Trinitetit të Shenjtë, që është një nga shembujt më të spikatur të arkitekturës
bizantine në Shqipëri.Katedralja e Shën Marisë u rindërtua në vitin 1797 mbi
rrënojat e kishës së mëparshme. Berati u pushtua nga osmanët dhe xhami të
ndryshme u ndërtuan poshtë kalasë, si xhamia e mbretit dhe xhamia e plumbit.
Muzeu i Onufrit ia vlen të vizitohet për pikturat dhe ikonat e tij e vetë
Onufrit, piktorit të njohur të shekullit të 16-të. Qyteti përbëhet nga tre
pjesë: Gorica, Mangalemi dhe pjesa e banuar brenda fortesës që njihet si
Kalaja.
GJIROKASTRA
Gjirokastra është një nga qytetet më tërheqëse të Shqipërisë, ajo quhet ndryshe
"qyteti i një mijë hapave" ose "qyteti i gurtë". Eshtë një
qytet me interes të veçantë për arkitekturën e tij karakteristike. Shtëpitë
rreth kalasë janë ne vetvete fortesa të vogla. Panorama e mrekullueshme e
maleve të thepisura dhe atmosfera e mistershme i japin qytetit një pamje shumë
të bukur.Rrugët e ngushta me kalldrëm të qytetit muze të Gjirokastrës të japin
një ndjesi mesjetare. Kalaja është vendi nga ku mund të shohësh të gjithë
qytetin.
KRUJA
Kruja është një qytet mesjetar, edhe pse u përmend për herë të parë si qendër
fetare kristiane në vitin 879. Kruja ndodhet 32 kilometra në verilindje të
Tiranës dhe 560 metra mbi nivelin e detit rrëzë malit Sari-Salltiku. Qyteti u
ofron vizitorëve pamje të mrekullueshme dhe objekte të shumta historike. Për
shkak të rëndësisë së saj strategjike ajo ka një kështjellë, ku ndodhet muzeu i
Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kështjella e Krujës u ndërtua gjatë shekullit të
5-të dhe të 6-të. Brenda mureve të saj gjenden ende rrënojat e disa shtëpive,
ndërsa në rrugën për në kala ndodhet një pazar ku mund të gjesh shumë objekte
të vjetra historike, punime artizanale, etj.
BREGDETI I VIRGJER
Bregdeti i Adriatikut dhe Jonit ka një bukuri të rrallë. Bregdeti shqiptar ka
një gjatësi prej 427 kilometrash dhe është shumë i pastër. Bregdeti i
Adriatikut është 300 kilometra dhe ka ujë të pastër dhe plazhe me rërë deri në
5 kilometra. Pjesa më e madhe e bregdetit ka edhe pyje pishe. Bregdeti jugor
jonian është rreth 150 kilometra dhe ka shumë shkëmbinj dhe plazhe që nga ato
me gurë deri tek ato me rërë të bardhë. Thellësia e ujit nis që në breg të
detit.
Rruga nga Vlora për në Sarandë kalon përmes maleve të mrekullueshme të mbuluara
nga pyje pishe dhe fshatra tradicionalë. Rruga ngjitet në Qafën e Llogarasë.
Kjo zonë është park kombëtar dhe ka edhe pamjen më të bukur të të gjithë
bregdetit shqiptar.
DURRESI
Durresi është një nga qytetet dhe portet më të mëdha në Shqipëri. Ka popullsi
prej 95 400 banorësh dhe është 39 kilometra larg Tiranës. Durrësi është një nga
qytetet më të lashta në Shqipëri. Ai u themelua nga Epidamnusi, mbreti ilir në
këtë zonë që i dha atij edhe emrin e nipit të tij, Dyrrah. Nga vitin 1914 deri
në vitin 1920 Durrësi u bë kryeqyteti i Shqipërisë. Vetëm pesë kilometra larg
Durrësit ndodhet zona e plazhit.
VLORA
Vlora është qytet bregdetar. Ky qytet nuk është vetëm porti i dytë më i madh në
vend por edhe një qendër me rëndësi të veçantë historike. Në kohët e lashta ai
njihej me emrin Aulona. Në këtë qytet u mblodh në vitin 1912 një asamble që e
shpalli Shqipërinë të pavarur, duke formuar kështu qeverinë e parë kombëtare të
kryesuar nga Ismail Qemali, më 28 nëntor të vitit 1912. Në atë kohë Vlora u bë
kryeqytet i vendit deri në vitin 1914.
Në jug të Vlorës, duke ndjekur rrugën për në Sarandë mund të zbulosh mjaft
plazhe të virgjëra, Gjirin e Portopalermos dhe disa fshatra karakteristikë si
Dhërmiu, Himara apo Piqerasi.
SARANDA
Saranda, porta jugore e Shqipërisë, është një qytet i vogël që ndodhet mes
maleve edhe detit Jon. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që
i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Santi Quaranta).E vendosur në bregdetin jonian,
përballë ishujve të Korfuzit, Saranda karakterizohet nga klima mesdhetare.për
shkak të vendndodhjes së saj , ajo është një nga qytetet që tërheqin më shumë
turistë në Shqipëri.
Saranda mund të vizitohet nga turistët që vijnë nga Korfuzi. Zona arkeologjike
e Butrintit dhe qytetit historik i Gjirokastrës ndodhen fare pranë Sarandës,
ndaj edhe turistët nga Korfuzi kanë mundësinë t'i vizitojnë këto zona.
FINIQI
Finiqi ndodhet 8 km në lindje të qytetit të sotëm të Sarandës dhe rreth 20 km
larg kufirit Grek. Në antikitet territori përreth zonës i përkiste Kaonisë,
pjesë e Mbretërisë Epiriote, dhe u zgjerua më tej gjatë periudhës Bizantine,
ndërkohë që në drejtim të jugut të qytetit shtrihet liqeni i Butrintit.
Burime antike përmendin pasuritë e qytetit, vecanërisht gjatë periudhës Helene,
ndërmjet shekullit të tretë dhe të dytë para K., ku Finiqi ishte kryeqëndra e
Lidhjes Epiriote.
Brenda mureve të Finiqit u nënshkrua fundi i Luftës së Parë Maqedonase,
dokumenti mori emrin “ Paqja e Finiqit”.
Mirëqënia e qytetit vazhdoi edhe gjatë periudhës së Perandorisë Romane,
ndërkohë që gjatë periudhës Bizantine qyteti regjistron rreth 10 shekuj
vazhdimësi jete. Pushtimi Osman i Finiqit erdhi papritur dhe qyteti u dorëzua
duke marrë pamjen e një qyteze të vogël.
Ndërkohë që viziton Finiqin mund të shikoni një tempull të vogël, teatrin,
shtëpi Helene, disa vaska Romane dhe një kishë Bizantine.
LEZHA
Qyteti antik i Lezhës ndodhet diku në mes të rrugës antike Epidam- Dyrrah (Durrës) dhe Shkodrës, ndërtuar në një kodër me pamje nga rrjedhja e lumit Drin. Deodarët e Siçilisë e lidhin themelimin e qytetit me Dionisin e Sirakuzës, (385 para K). Lezha shfaqet përsëri në burimet e lashta vetëm në fund të Luftës së Parë Iliro- Romake, kur mbretëresha Teuta i`u desh të firmoste një traktat paqeje të detyruar me Romanët. Në 213 para K. Lezha u bë porti i Maqedonisë në detin Adriatik dhe vetëm në 209 para K. Ilirianët e morën përsëri nën zotërimin e tyre. Gjatë 169 para K. qyteti ishte gjithashtu një prej rezidencave të mbretit ilirian Gent. Gjatë luftrave ndërmjet Cezarit dhe Pompeut, Cezari kontrollonte qytetin dhe përforcoi mbrojtjen.
Vazhdoi të ishte një qendër urbane e njohur me emrin Lezha deri në fillim të
periudhës së Mesjetës.
Deri në vitin 1398, qyteti ishte nën regjimin e familjes feudale të
Dukagjinëve, të cilët më vonë ja dorëzuan Venecias. Në këtë qytet u mbajt
Lidhja e Lezhës më 2 Mars 1444, nën drejtimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut,
heroit kombëtar Shqiptar. Lidhja krijoi një bashkim politiko- ushtarak të
princërve shqiptarë dhe një ushtri të përbashkët shqiptare me 10,000 trupa, të
gatshëm për t’iu përgjigjur kërcënimit Osman. Pas vdekjes, Gjergj Kastrioti u
varros në Katedralen e Shën Kollit më 1468, edhe pse varri i tij u shkatërrua
me pas nga Turqit.
SHKODRA
Shkodra është një nga qytetet më të lashta në veri-perëndim të Shqipërisë. U
themelua në shekullit e 4 para K. si qendra e fisit Ilirian të Labeatëve.
Nën sundimin e mbretit Ilirian Gent, u bë kryeqyteti i mbretërisë Ilire. Kjo
është periudha ku u shfaqën monedhat e para të qytetit. Në 168 para K. ra nën
sundimin Roman , ndërsa gjatë shekullit të parë pas K. u bë koloni Romane nën
sundimin e Klaudit.
Në 395 pas K. Shkodra u bë qendra Bizantine e provincës së Prevalit, ndërsa në
1040 u sundua nga Serbia./AlbaniaTourism
BUTRINTI
Butrinti ndodhet në gadishullin e ulët në bregun jugperëndimor të Shqipërisë,
në jug të qytetit të sotëm të Sarandës përballë ishullit Grek të Korfuzit. Zona
ka qenë e pushtuar të paktën në shekullin e tetë para K., edhe pse legjendat që
lidhen me origjinën flasin për themelimin e qytetit nga Trojanët. Në shekullin
e 4 para K., u ndërtua një rrethim me mur dhe qyteti u bë një zonë kulti e
njohur, dedikuar Aesklepidit. Augusti themeloi një koloni në Butrint dhe qyteti
mendohet të jetë kthyer në një port të vogël deri në shekullin e 6 pas K. Ka
pak të dhëna për zonën nga shekulli 7 deri në shekullin e 9 pas K. Periudha e
Mesjetës ishte e paqëndrueshme pasi qyteti u përfshi si fillim në luftërat
midis Bizantit dhe Normanëve, shteteve të Angevin dhe Venecias dhe konflikti i
dytë ndërmjet Venecias dhe Turqve. Në fillimet e shekullit 19, u kthye në një
qytezë të vogël peshkimi, i rrethuar nga një kështjelle Veneciane.
Monumentet kryesore rreth Butrintit përfshijnë padyshim teatrin elegant Grek me
arenën dhe fronet romane me një kapacitet prej 1500 spektatorësh, në lidhje me
objektin e shenjtë Grek të Asklepidit. Menjëherë pas kësaj në perëndim, në
rrugën Romane ndodhet lagjia e shtëpive, në lindje të tij ndodhen gërmadhat e
Trikonkut afër me kanalin e Butrintit, një pagëzore Bizantine e madhe me një
dysheme mozaik që daton në fillimet e shekullit të 6 para K., rrënoja të
shekullit 2 pas K., një shatërvan pas bazilikës dhe muret shumë të lartë që nga
koha e Grekërve, Romanëve, Bizantinëve, dhe pushtimeve gjatë mesjetës./Albaniatourism
Bylisi
Bylisi ka qënë qyteti më i madh në Ilirinë e Jugut, por pavarsisht këtij fakti,
është përmendur relativisht vonë nga historianët dhe gjeografët antikë. Muret e
tij kanë një gjatësi prej 2250m dhe rrethojnë një zonë prej 30 ha. Në vitet
49-48 para K. qyteti i`u dorëzua forcave të Cezarit dhe u përdor si një bazë
për ushtrinë e tij të madhe.
Stefani i Bizantit, shkroi se Bylisi u themelua nga Neoptolemusi, i biri
Akilit.
Pavarësisht kësaj të dhëne, teknikat e ndërtimit datojnë jo më herët se 370-350
para K. Rreth 270 para K. qyteti ishte qëndra e një organizate politike të
kohës, duke mbuluar rreth 20 km katror.
Bylisi u bë një koloni Romane, gjatë viteve të para të dominimit të Augustit,
dhe emri i tij u kthye Kolonia Julia Augusta. Gjatë periudhës së Antikitetit të
Hershëm, Bylisi u bë një qendër e rëndësishme ku u ndërtuan një sërë bazilikash
të mëdha Paleo- Kristiane, të gjitha përmbanin një numër të konsiderueshëm
mozaikësh./AlbaniaTourism
ANTIGONEA
Gërmimet e drejtuara nga arkeologët shqiptarë pranë fshatit të sotëm të
Saraginishtit, kryesisht në vitet 1960-1980, në kodrën e Jermit, në lindje të
luginës së Drinos, çuan në identifikimin e qytetit të rrethuar të Antigonës.
Identifikimi u bazua në zbulimin e 14 pjesë mozaiku prej bronxi me mbishkrimin
ANTIGONEON, në një prej shtëpive të peridhës Helenistike.
Burimet e literaturave të hershme nuk përmendin rrethanat e themelimit të Antigonës
apo arsyet që mban këtë emër. Opinione të ndryshme nga Antigonët Gonatas
përmendin Mbretin e Maqedonisë si themelues por më bindëset flasin për Pirron,
mbretin e Molosëve, i cili ndërtoi qytetin në 296 para K., në nder të gruas së
tij Antigona.
Antigona shtrihet në një kodër rreth 600m mbi nivelin e detit dhe muri rrethues
mendohet të ketë patur një gjatësi prej 4 km, duke mbuluar një hapësirë prej 35
hektarësh. Nga gërmimet janë gjetur Kuvendi dhe Shëtitorja, 59 m e gjatë dhe 9
m e gjerë. Monedha nga qytete të ndryshme të shtetit janë gjendur, të cilat
vinin nga Korkyra ( Korfuzi i sotëm), Apollonia, Dyrrahu, Orikumi, Ambrakia por
gjithashtu dhe nga Lidhja Epirit, pjesa më e madhe e të cilave është prej
bronxi dhe një pjesë e vogël prej argjendi./AlbaniaTourism
APOLLONIA
Oratori i fashmëm roman Ciceroni, u mrekullua nga bukuria e Apollonisë duke e
quajtur ate “magna urbs et gravis”- një qytet madhështor dhe i rëndësishëm.
Themeluar në shekullin e 7-të para K., nga grekët e Korintit dhe Korfuzit,
qyteti antik ndodhet 11 km në perëndim të qytetit të Fierit.
Gërmimet arkeologjike tregojnë se Apollonia arriti kulmin e saj në shekujt 4-3
para K. Në shekullin e parë para K., Oktavian Augusti studioi filozofi aty deri
sa mori lajmin për vrasjen e Cezarit në Senat dhe u largua për të trashëguar
fronin e perandorisë Romane.
Qyteti kishte një mur rrethues prej 4km gjatësi, duke mbuluar një hapësirë prej
137 hektarësh. Mendohet se gjatë fazave të zhvillimit të qytetit jetonin 60.000
banorë brenda mureve të tij. Sipas të dhënave të hershme, ndër monumentet
interesante me vlerë që mund të vizitohen janë Bouleterioni (këshilli qytetit).
Biblioteka, harku triumfues, tempulli i Artemisës, Odeoni ndërtuar në shekullin
e 2 para K., shëtitorja prej 77m e gjatë, teatri me kapacitet prej 10.000
spektatorësh, si dhe shatërvani që mbulonte një hapësirë prej 2000 m katrorë, i
cili u vizitua nga perandori roman Sulla. Në shekujt 3-4 pas K., një pjesë e
konsiderushme e Apollonisë u shkatërrua si pasojë e një numri të madh
tërmetesh, kjo u pasua edhe nga një ndryshim në jug, të shkaktuar nga lumi
Vjosa. E lodhur dhe e dëmtuar nga ndryshimet në port, tërmetet si dhe pushtimit
Gotik, Apollonia shkoi drejt një rënie të shpejtë, duke humbur gjithë
madhështinë e së shkuarës.
Sot zona mund të vizitohet lehtësisht nga qyteti i Fierit dhe ofron një pamje
unike të detit Adriatik dhe rrethinave./AlbaniaTourism
Vendet arkeologjike
Territori i Shqiperise, si pasoje i pozicionit te favorshem ne pellgun e
Mesdheut, i cili njihet si nje prej djepeve me te rendesishme te civilizimit
boteror ruan ne brendesi te tij nje numer te konsiderueshem te pikave
arkeologjike te cilat jane deshmi e ketij qyteterimi. Keto pika jane te shtrira
nga veriu ne jug perbejne destinacione te rendesishme turistike
Durresi i Lashte
Qyteti i Durrësit daton në shek e VII para Kr., bazuar në dokumentat dhe
burimet antike tradicionale në vitin 627. Qyteti modern është ndërtuar mbi
rrënojat e Epidamnit ose Dyrrachion-it të lashtë, që më vonë u transformua në
Dyrrachium-in e periudhës Romake.
Sipas Tukididit, qyteti u themelua nga Korkyras dhe Korintas, të cilët e
quajtën qytetin Epidamn. Ai që e themeloi (oikisti) ishte Phalius, një Bakiad,
i biri i Eratoklidit nga Korinti dhe pasardhës i Herkulit. Monedhat e para të
Epidamnit në gjysmën e parë të shekullit V para Kr., qenë me simbole korintike,
me Athinën dhe Pegasin dhe një epsilon arkaik. Sipas Apianit, një mbret
jo-Grek, i cili jetonte në këtë vend përpara se grekët të vinin, me emrin
Epidamn, ndërtoi qytetin e parë, të cilit i vuri emrin e tij. Dyrrahu, djali i
vajzës së tij Melisa dhe thuhet edhe i Poseidonit, ndërtoi një port në qytet
dhe e quajti Dyrrah.
Gjatë viteve 435-404 Para Kr., Epidamni u përfshi në Luftën e Peloponezit, kur
popullsia (demos-i) përzuri nga qyteti njerëzit me influencë (dynatoi) që nga
ana tjetër u ndihmuan nga ilirët vendas dhe sulmuan përsëri qytetin. Kjo luftë
ndryshoi marrëdhëniet politike dhe ekonomike të qytetit, gjë e cila është
dokomentuar nga gjetjet arkeologjike. Gjatë shekullit të III para Kr.,
marrëdhëniet e qytetit me Ilirët u zhvilluan më tej, ndërkohë që emrat Ilirë
zinin rreth 30 % të emrave të gjetur në varrezat antike, gjatë gërmimeve
arkeologjike brenda dhe rreth qytetit.
Dyrrachium u kthye në një shesh kryesor beteje ndërmjet legjioneve të Cezarit
dhe Pompeut gjatë Luftrave Civile (49-48 para Kr.) dhe u dëmtua si pasojë e
veprimeve luftarake. Gjatë regjimit të Augustit, në vitin 30 para Kr.,
Dyrrachium u bë koloni romake dhe morri emrin Colonia Iulia Augusta
Dyrrachinorum. Gjatë shekullit të II pas Kr., qyteti u fuqizua si rezultat i
ndërtimit të rrugës së njohur me emrin Via Egnatia, e cila lidhte Adriatikun me
Selanikun në Greqinë Veriore dhe në kohët e vona me Kostandinopojën.
Godinat më të mëdha u ndërtuan në Dyrrachium gjatë gjatë shekujve të I-II pas
Kr. Amfiteatri filloi të gërmohej duke filluar nga viti 1960, ka një kapacitet
vendesh rreth 15.000-20.000 spektatorë dhe është i vendosur në qendër të
qytetit modern, ndërkohë që ndërtesa të tjera të rëndësishme janë dhe banjot
bublike të shek të II pas Kr., të zbuluara në vitin 1966, mbetjet e
ujësjellësit rreth 15 km të gjatë i ndërtuar gjatë periudhës së Hadrianit,
muret Bizantine dhe rreth forum-macellum, të ndërtuara në shekujt V-VI pas Kr.
Një nga gjetjet më interesante nga qyteti është mozaiku “Bukuroshja e
Durrësit”, që gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Mozaiku i përket
shekullit të IV para Kr., dhe është një nga më të bukurit të këtij lloji në
Shqipëri.
Në shekullin e IX pas Kr., u krijua Tema e Durrësit, një nga dy më të mëdhatë
në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që në vitin 1071 dhe 1081 Normanët pushtuan
qytetin. Prej 1204 qyteti u pushtua nga Venediku dhe nga 1501 Osmanët arritën
ta pushtonin.
Fortifikimi i Goricës
E ndodhur në bashkimin e lumenjve Osum dhe degës së tij Velabisht, ky
fortifikim ka një rëndësi të dyfishtë. Nga njëra anë fortifikimi mbyll
plotësisht grykën e Osumit, duke pasur përballë kalanë e Beratit, nga ana
tjetër kontrollon mirë dhe nga afër shtegun tjetër që është grykëderdhja e
Velabishtit. Nga ana veriore kalaja është e mbrojtur nga shkëmbi natyral, kurse
në anët e tjera dhe më ekzaktësisht në atë lindore, jugore dhe pjesërisht
perëndimore është e rrethuar me mure, të cilat mund të ndiqen pothuaj në të
gjithë gjatësinë e tyre.
Duke u nisur nga teknika e ndërtimit si dhe qeramika, ky mur rrethues i takon
shekujve 4-3 para Kr. Ekzistojnë të dhëna për praninë e mbetjeve arkeologjike
të një periudhe më të hershme të cilat datojnë në Bronzin e Vonë dhe në atë të
Hekurit në zonat përreth fortifikimit të Goricës, që mund të tregojë se ky
vendbanim mund të jetë më i hershëm se shekulli 3-të para Kr. Ndërprerja e
jetës në Kalanë e Goricës, lidhet me pushtimin romak, pas shekullit të 2-të
para Kr.
Vendbanimi i fortifikuar i Gradishtës së Peshtanit
Kodrina që mban emrin e Gradishtës së Peshtanit ndodhet pranë fshatit Peshtan.
Vendbanimi ka qenë shtrirë kryesisht në rrafshin e gjerë të kodrës, me një
sipërfaqe rreth 2 ha dhe në disa tarraca të ngushta në faqet lindore, jugore
dhe perëndimore të saj. Këto anë të kodrës janë relativisht të buta dhe me
lartësi të vogël, vetëm faqja veriore, që është më e ngushta, përbën një
mbrojtje natyrale për pjerrësinë e saj. Kjo linjë muri ishte e ndërtuar me
blloqe katërkëndëshe prej guri ranor tek i cili mund të vërejmë teknikën e ndërtimit
të mureve të periudhës ilire.
Arkeologët, bazuar në teknikën e ndërtimit dhe të gjetjeve sipërfaqësore e
datojnë këtë qytezë në shekullin e 4-rt para Kr. Kësaj periudhe i përkasin
hedhje të shumta fragmentesh qeramike në faqen jugore të kodrës që ndoshta
lidhen me ekzistencën një punishteje qeramike.
Mbjeshovë
Kalaja e Mbjeshovës ndodhet pranë fshatit Mbjeshovë, në skajin verior të malit
Shpiragut. Sipërfaqja e rrethuar e Kalasë së Mbjeshovës arrin në 1, 5 - 2 ha.
Muri rrethues, ruhet në një gjendje të mirë dhe në të gjithë gjatësinë duke
ndjekur konturet e majës së kodrës.
Fortifikimi është i dyfishtë i formuar nga një mur i brendshëm përforcues duke
shërbyer në të njëjtën kohë si shkallë dhe si vend vrojtimi për ushtarët. Në
anën lindore ndodhen 3 kulla dhe një hyrje. Duke u mbështetur në kostruksionet
e murit rrethues, të kullave dhe hyrjeve tipike të periudhës së vonë antike,
kalaja daton në shekujt 4-5 mbas Kr. Kjo kala konsiderohet si një nga qendrat
arkeologjike më të ruajtura të rajonit.
Kalaja e Vokopolës
Kalaja e Vokopolës e cila njihet si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ndodhet në
një kodër në veri-perëndim të fshatit Vokopolë pranë qytetit të Beratit. Ky
fortifikim ndodhet mbi një kodër 765 m mbi nivelin e detit. Përmasat e kalasë
dhe teknikat e ndërtimit tregojnë se kalaja mund të ketë shërbyer si garnizon
ushtarak.
Bazilika Paleokristiane e Shën Mëhillit në Arapajt
Në kodrën e Shën Mëhillit, 6 km larg qytetit të Durrësit, në sondazhin e kryer
në vitin 1974 u zbuluan rrënojat e një kishe të hershme kristiane. Kjo kishë, e
njohur si kisha e Shën Mëhillit paraqet një bazilikë trenefëshe, me tre apsida,
tre nefe, me atrium në anën perëndimore dhe një ambient ndihmës në anën jugore
të naosit.
Mozaiku me sipërfaqe 54 m², ruhet në gjendje të mirë me përjashtim të një pjese
të vogël në skajin jugor e cila ka pësuar shëmbje. southern part. Një material
të rëndësishëm përbën edhe skulptura arkitektonike, që daton në shekujt 5-6
pasKr. Materiali numizmatik që është gjetur në bazilikë është mjaft i pasur dhe
daton nga shekulli 5të pas Kr., deri në shekujt 13-14 pas Kr., duke treguar një
vijimësi të përdorimit të bazilikës për rreth 10 shekuj.
Forumi Bizantin
Eshte nje kompleks i gjere ndertimesh qe i perket shek V – VI A.D. Ai eshte i
zbukyuruar me kolona mermeri dhe ne qender gjendet nje pus.
Termat
I perkasin shek II.A.D. jane zbuluar ne vendin ku sot gjendet teatri “
Aleksander Moisiu”.
Mozaiku “ Bukuroshja e Durresit” - u zbulua ne vitin 1616. Ky mozaik i perket
shek IV B.C . eshte eshte nje prej me te bukurve ne Shqiperi i punuar me gure
zalli.. Tashme ai ndodhet i ekspozuar ne muzeun Historik kombetar.
Kalaja e Durresit
Eshte fortifikuar gjate shek V- VI ne ne periudhen e Perandorit Anastas .
Gjatesia e mureve ishte 3,5 km . Sot rruhen 500 metra nga muri i kalase
Nikaia (Klos)
Qyteti antik i Klosit (Nikaia) ndodhet 1 km larg Byllis-it. Ky qytet rrethohet
nga një mur të gjatë rreth 1850m, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 18 ha.
Muri përfaqëson një nga fortifikimet e hershme të gjysmës së dytë të shek të V
para Kr. në Shqipëri, me një gjerësi prej 3-3.5m me blloqe gurësh poligonalë
dhe trapezoidalë. Fortifikimi ka një hyrje të vetme dhe tre kulla mbrojtëse.
Disa nga monumentet kryesore janë teatri i vogël, shëtitorja (Stoa) dhe gjurmët
e stadiumit. Teatri ka patur një kapacitet prej rreth 800-1000 spektatorë ku
ruhen 14 mbishkrime për dhënie qytetarie, dhe daton në shekullin e III para Kr.
Shëtitorja ishte e gjatë rreth 40 m dhe e gjerë rreth 10 m. Jeta në Nikaia
mbaron në 167 para Kr. kur ushtria e Paulus Aemilius pushtoi Epirin dhe një
pjesë të Ilirisë së Jugut.
Theatri i Sofratikes
Ndodhet ne luginen e Drinos ne rrethin e Gjirokastres afer fshatit me te
njejtim emer. Ketu ka qene nje qytet i periudhes romake i quajtur Adrianapoli ,
shek II A.D. Theatri ne fjale eshte zbuluar ne vitin 1984. Ai ka nje kapacitet
prej 4.000 vendesh me 27 shkalle
Dimal
Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963 dhe prej atij viti një stoa 30
metra e gjatë ka dalë në dritë. Monumenti tregon një ngjashmëri të madhe me
stoan e Apollonisë duke treguar për lidhjet e forta ndërmjet dy qyteteve. Në
shumë tjegulla janë gjetur mbishkrime me emrin DIMALITAN, duke treguar qarte se
punishtet ishin pronë e qytetit.
Shkrimtari antik Polibi, thekson se lufta e dytë Iliro-Romake ndodhi gjatë
viteteve 219-218 para Kr., kohë në të cilën Dimali ishte fortifikuar.
Historiani Romak Tit Livi, përmend Dimalin sërisht në ngjarjet e e vitit 205
para Kr., kohë në të cilën qyteti drejtohej nga Romakët. Shumë mbishkrime të
gjetura gjatë gërmimeve hedhin dritë mbi organizimin politik të qytetit antik.
Gurëzeza
I vendosur afër qytezës së Cakranit, vendbanimi i Gurëzezës, dominon pamjen mbi
lumin e Vjosës dhe vështrimi shtrihet deri në Gadishullin e Karaburunit dhe
ishullin e Sazanit në gjirin e Vlorës. Muret e ruajtura mirë mbulojnë një
sipërfaqe prej 15 ha, ndërkohë që emri antik i qytetit të lashtë ende mbetet
për tu gjetur. Tre pjesë të ndryshme të rrënojave janë të lidhura me sitin dhe
datojnë: duke filluar me fazën protourbane duke vazhduar me periudhën urbane
dhe duke përfunduar më periudhën e vonë antike. Shumë thesare monedhash janë
gjetur pranë këtij vendbanimi, njëra me rreth 2000 monedha bronzi nga Apollonia
dhe Epiri. 200 monedha argjendi, 40 prej tyre i përkasin mbretit Monun, madje
disa arkeologë mendojnë se qyteti mund të ketë qënë rezidenca e tij.
Aulona (Vlora)
Mbetjet e kështjellës në formë trekëndore ka dalë në dritë pas monumentit të
Pavarësisë në Vlorë, i cili i përket qytetit të vjetër të Aulonës. Kështjella
duket se është ndërtuar në shek IV pas Kr., për të përballuar dyndjet gotike,
ndërkohë që gjetje të tjera tregojnë datën më të hershme të banimit ndërmjet shekujve
V-IV para Kr. Gjetja më e njohur e kësaj periudhe është një skulpturë e quajtur
“Vajza e Vlorës”, e cila tregon një vajzë të veshur me një fustan Ilir. Burimet
historike e përmendin Aulonën në shek. II pas Kr., që mesa duket është e lidhur
me masat që do të ndërmerreshin në lidhje me fuqizimin e rrugëve të komunikit
në pjesën e Ballkanit perëndimor. Në intenerare të ndryshme Aulona është
përmendur si një nga vendet kryesore lidhëse të Dyrrachiumit (Durrësi) me
Butrintin në jug.
Pas pushtimit gotik në shekullin e V-të pas Kr., një faltore u ndërtua brenda
kështjellës, ndërkohë që gjatë regjimit të perandorit Justinian kështjella u
fortifikua me urdhër të tij. Gjatë shekullit të VI-të pas Kr., qyteti u dëmtua
shumë nga dyndjet sllave dhe si rredhojë shumë qytetarë u larguan për në
ishullin e Sazanit, në gjirin e Vlorës, ku gjurmë të asaj periudhe e dëshmojnë
këtë lëvizje. Emri i Aulonës rishfaqet në vitet 1082 dhe 1205 në dokumenta
bizantine për rëndësia e saj vjen në rënie ndërkohë që qendra të tjera pranë
saj forcohen.
Treport
Gërmime pranë kepit të Treportit kanë gjetur gjurmë që datojnë që nga shekulli
VII para Kr. Përgjatë shekujve vendbanimi u zgjerua dhe muri i ri u ndërtua
rreth shek IV para Kr. Shekujt IV-II para Kr., janë periudha kur qyteti pati
një zhvillim të mëtejshëm ekonomik ndërkohë që ka spekulime rreth emrit të tij
me të dhëna që çojnë drejt emrit antik Daulia. Nga ana tjetër është ende e
panjohur pse qyteti është braktisur pas shekullit II para Kr., por kjo mund të
jetë e lidhur me luftrat Iliro-Romake, si dhe me paqen relative që u vendos.
Onchesmos (Saranda)
Emri i qytetit antik vjen nga trojani Anchises, lidhja e të cilit me
perëndeshën Afërditë solli në jetë një djalë me emrin Enea. Enea së bashku me
të atin dhe djalin e tij Ascanius pasi u larguan nga Troja e shkatërruar
udhëtuan nëpër Mesdhe. Donisi i Halikarnasit e quan Onchesm-in gjirin e
Anchises, ndërkohë që historiani bizantin Prokopi përmend faktin se Anchises
vdiq në Onchesmos.
Në periudhën e vonë republikane dhe perandorake të hershme, qyteti përmendet
përsëri në lidhje me lundrimin dhe gjirin. Rreth shekullit të VI pas Kr.,
qyteti ndryshon emër në “40 Shenjtorët”, por është e paqartë se në çfarë
rrethanash ka ndodhur ky ndryshim. Kjo mund të jetë e lidhur me ndërtimin e një
bazilike të madhe mbi një kodër pranë qytetit modern të Sarandës. Monumente të
ndryshme dhe gjetje arkeologjike nga qyteti janë zbuluar gjatë shumë viteve
kërkimi si: sinagoga/bazilika, një pjesë e një harku perandorak romak, një
shtëpi e antikitetit të vonë, një ndërtesë apsidale, një Odeon, një varrezë dhe
një ndërtesë me mozaik të përsosur i ashtuquajtur “Dyshemeja e Delfinit”.
Vendbanimi i fortifikuar i Gradishtës së Belshit
Vendbanimi i Gradishtës së Belshit ndodhet pranë fshatit Belsh, në perëndim të
lumit Devoll. Gërmimet e para në këtë vendbanim filluan në vitin 1969. Fazat
kryesore të identifikuara në vendbanim përfshijnë periudhën e Bronzit të Vonë,
për të vazhduar me periudhën e Hekurit (periudha proto-urbane Ilire), deri në
periudhën Antike të Vonë, duke përfshirë dhe rifortifikimin e vendbanimit. Në
nekropolin e qytetit janë gjetur varre të shekujve 4-1 para Kr. dhe 4-6 mbas
Kr.
Stacioni rrugor Romak i Ad Quintium
Stacioni rrugor Ad Quintium ndodhet përgjatë rrugës Egnatia, pranë qytetit të
sotëm të Elbasanit. Rrënojat e këtij stacioni janë evidentuar në fshatin
Bradashesh pranë qytetit, që ndodhet në kilometrin e shtatë të rrugës
automobilistike Elbasan-Peqin, në vendin e njohur në popull me emrin
"Kalaja". Bazuar në gjetjet e ndryshme dhe teknikën e ndërtimit, kjo
qendër daton në shekujt 2-4 mbas Kr.
Fortesa e Përsqopit
Fortesa e Përsqopit ndodhet pranë fortifikimit të Petrelës në malin Vilë. Faza
e parë e banimit datohet në periudhën Ilire Urbane dhe në faqet e kodrës janë
gjetur trakte të murit të rrethimit të kësaj periudhe. Në Periudhën e Vonë
Romake fortifikimi u rindërtua dhe u zgjerua.
Ndoshta ky fortifikim mund të ketë shërbyer si vend strehimi për banorët e
Petrelës që vazhdon të banohet gjatë Mesjetës. Në verilindje të fortifikimit
janë gjetur mbetje të një ujësjellësi që furnizohej me ujë nga Mali Vilë.
Vendbanimi i fortifikuar i Rosujës
Vendbanimi i Rosujës ndodhet 6 km në jugperëndim të Bajram Currit, pranë
fshatit Binjaj. Vendbanimi siguron mbrojtje të mirë natyrore me një degëzim të
lumit Valbona që rrjedh përreth fundit të kodrës.
Nga gërmimet del se kjo qendër arkeologjike të jetë banuar nga periudha e
Hershme e Hekurit deri në shekullin e 5-të pas Kr. Brenda zonës së fortifikuar
janë vënë re banesa të cilat datojnë në periudhën Romake dhe në atë të Vonë.
Vendbanimi shpellor Eneolitik i Rrëzës së Kanalit
Vendbanimi shpellor me pamje nga Gjiri i Vlorës u zbulua në 1939. Gërmimet
hulumtuese në vendbanim zbuluan vegla guri Eneolitike, qeramikë e djegur
prehistorike dhe kocka kafshësh. Gërmimet e fundit kanë treguar për prezencën e
aktivitetit mesjetar në shpellë dhe për një sipërfaqe të copëtimit të veglave
të gurit, në tarracën jashtë shkëmbit.
Grupi i varrezave tumulare të Shtojit
Fusha e Shtojit ndodhet 5 km në verilindje të qytetit të Shkodrës, midis fshatrave
modernë Boks, Dragoç dhe Ura e Mesit, në krahun perëndimor të lumit Kir. Tumat
e gërmuara kanë një datim që fillon nga Epoka e Bronzit të Hershëm deri në
Epokën e Hekurit të Vonë. Periudha më e pasur e aktivitetit funeral daton në
Epokën e Hekurit (kryesisht nga shekulli i 7-të deri në shekullin e 5-të para
Kr.).
Vendbanimet shpellore në Spile, Himarë
Në të dalë të Spilesë në faqen e kodrës të drejtuar nga deti në krahun e majtë
të rrugës Himarë-Sarandë ndodhen tre vendbanime shpellore. Depozitat përmbanin
material që nga Eneoliti dhe periudha e Bronzit, dhe vazhdonin në periudhën
Helenistike e Romake.
Vendbanimi i fortifikuar i Karosit pranë fshatit Qeparo
Vendbanimi i fortifikuar i Karosit ndodhet 490 m mbi nivelin e detit në një
kreshtë me kah veri-jug përgjatë luginës së lumit Qeparo. Pllaja e kodrës së
fshatit Qeparo është 1 km e gjatë dhe vazhdon përgjatë shpatit perëndimor.
Shpati ka një kreshtë të thepisur në anët veriore, perëndimore me pamje nga
lugina e lumit dhe përgjatë bregut verior. Në faqen lindore shpati është i butë
dhe këtu është përqëndruar vendbanimi kryesor.
Linja kryesore e mbrojtjes ndjek konturet natyrore dhe ka një hyrje (1.8 m
gjerësi) të pozicionuar në qendër me faqe nga lindja. Ky mur është 340 m i
gjatë dhe 3 m i gjerë. Lartësia më e madhe e ruajtur është 1, 5 m. Mbas hyrjes
janë shtuar dy linja mbrojtjeje për ta riforcuar. Materialet e grumbulluara nga
gërmimi japin një datim të gjerë duke filluar me fazën e parë të banimit të
datuar në Periudhën e Hekurit të Hershëm dhe vazhdon deri në shekullin e 4-të
pas Kr.
Fortifikimi i Kratulit
Fortifikimi i Kratulit ndodhet në majën e kodrës me të njëjtin emër, 143 m mbi
nivelin e detit, 6 km në verilindje të Shkodrës dhe 600 m larg nga ura e Mesit.
Muri mbrojtës mbyll një hapsirë në formë elipsi me sipërfaqe përafërsisht 0.5
ha. Muri është ndërtuar me blloqe të mëdhenj në dy faqet anësore, kurse mesi
është mbushur me gurë mesatarë dhe të vegjël. Blloqet janë të papunuar dhe janë
lidhur me njëri-tjetrin në të thatë. Gjerësia e murit arrin deri në 3,35 m
ndërsa lartësia deri në 2,55 m.
Tre porta të cilat i shërbenin hyrjes dhe daljes së vendbanimit jane
identifikuar. Dy prej tyre gjenden përballë njëra-tjetrës në anët veriore dhe
jugore ndërsa tjetra në anën lindore të fortifikimit.
Nga pikëpamja tipologjike dhe teknika e ndërtimit fortifikimi i Kratulit është i ngjashëm me atë të Gatanit megjithatë ka edhe ndryshime thelbesore në planimetri si kulla dhe forma e rregullt eliptike, çka e bëjnë këtë fortifikim të veçantë.
Brenda murit rrethues nuk janë gjetur gjurmë banesash. Materiali arkeologjik tregon se vendbanimi ka patur një jetë të gjatë që fillon periudhën e Hekurit të hershëm dhe zbret deri në shekullin e 1-rë pas Kr.
Territori i Shqiperise, si pasoje i pozicionit te favorshem ne pellgun e
Mesdheut, i cili njihet si nje prej djepeve me te rendesishme te civilizimit
boteror ruan ne brendesi te tij nje numer te konsiderueshem te pikave
arkeologjike te cilat jane deshmi e ketij qyteterimi. Keto pika jane te shtrira
nga veriu ne jug perbejne destinacione te rendesishme turistike
Durresi i Lashte
Qyteti i Durrësit daton në shek e VII para Kr., bazuar në dokumentat dhe burimet antike tradicionale në vitin 627. Qyteti modern është ndërtuar mbi rrënojat e Epidamnit ose Dyrrachion-it të lashtë, që më vonë u transformua në Dyrrachium-in e periudhës Romake.
Sipas Tukididit, qyteti u themelua nga Korkyras dhe Korintas, të cilët e quajtën qytetin Epidamn. Ai që e themeloi (oikisti) ishte Phalius, një Bakiad, i biri i Eratoklidit nga Korinti dhe pasardhës i Herkulit.
Monedhat e para të Epidamnit në gjysmën e parë të shekullit V para Kr., qenë me simbole korintike, me Athinën dhe Pegasin dhe një epsilon arkaik. Sipas Apianit, një mbret jo-Grek, i cili jetonte në këtë vend përpara se grekët të vinin, me emrin Epidamn, ndërtoi qytetin e parë, të cilit i vuri emrin e tij. Dyrrahu, djali i vajzës së tij Melisa dhe thuhet edhe i Poseidonit, ndërtoi një port në qytet dhe e quajti Dyrrah.
Gjatë viteve 435-404 Para Kr., Epidamni u përfshi në Luftën e Peloponezit, kur popullsia (demos-i) përzuri nga qyteti njerëzit me influencë (dynatoi) që nga ana tjetër u ndihmuan nga ilirët vendas dhe sulmuan përsëri qytetin.
Kjo luftë ndryshoi marrëdhëniet politike dhe ekonomike të qytetit, gjë e cila është dokomentuar nga gjetjet arkeologjike. Gjatë shekullit të III para Kr., marrëdhëniet e qytetit me Ilirët u zhvilluan më tej, ndërkohë që emrat Ilirë zinin rreth 30 % të emrave të gjetur në varrezat antike, gjatë gërmimeve arkeologjike brenda dhe rreth qytetit.
Dyrrachium u kthye në një shesh kryesor beteje ndërmjet legjioneve të Cezarit dhe Pompeut gjatë Luftrave Civile (49-48 para Kr.) dhe u dëmtua si pasojë e veprimeve luftarake. Gjatë regjimit të Augustit, në vitin 30 para Kr., Dyrrachium u bë koloni romake dhe morri emrin Colonia Iulia Augusta Dyrrachinorum.
Gjatë shekullit të II pas Kr., qyteti u fuqizua si rezultat i ndërtimit të rrugës së njohur me emrin Via Egnatia, e cila lidhte Adriatikun me Selanikun në Greqinë Veriore dhe në kohët e vona me Kostandinopojën. Godinat më të mëdha u ndërtuan në Dyrrachium gjatë gjatë shekujve të I-II pas Kr.
Amfiteatri filloi të gërmohej duke filluar nga viti 1960, ka një kapacitet vendesh rreth 15.000-20.000 spektatorë dhe është i vendosur në qendër të qytetit modern, ndërkohë që ndërtesa të tjera të rëndësishme janë dhe banjot bublike të shek të II pas Kr., të zbuluara në vitin 1966, mbetjet e ujësjellësit rreth 15 km të gjatë i ndërtuar gjatë periudhës së Hadrianit, muret Bizantine dhe rreth forum-macellum, të ndërtuara në shekujt V-VI pas Kr.
Një nga gjetjet më interesante nga qyteti është mozaiku “Bukuroshja e Durrësit”, që gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Mozaiku i përket shekullit të IV para Kr., dhe është një nga më të bukurit të këtij lloji në Shqipëri.
Në shekullin e IX pas Kr., u krijua Tema e Durrësit, një nga dy më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që në vitin 1071 dhe 1081 Normanët pushtuan qytetin. Prej 1204 qyteti u pushtua nga Venediku dhe nga 1501 Osmanët arritën ta pushtonin.
E ndodhur në bashkimin e lumenjve Osum dhe degës së tij Velabisht, ky fortifikim ka një rëndësi të dyfishtë. Nga njëra anë fortifikimi mbyll plotësisht grykën e Osumit, duke pasur përballë kalanë e Beratit, nga ana tjetër kontrollon mirë dhe nga afër shtegun tjetër që është grykëderdhja e Velabishtit.
Nga ana veriore kalaja është e mbrojtur nga shkëmbi natyral, kurse
në anët e tjera dhe më ekzaktësisht në atë lindore, jugore dhe pjesërisht
perëndimore është e rrethuar me mure, të cilat mund të ndiqen pothuaj në të
gjithë gjatësinë e tyre.
Duke u nisur nga teknika e ndërtimit si dhe qeramika, ky mur rrethues i takon
shekujve 4-3 para Kr.
Ekzistojnë të dhëna për praninë e mbetjeve arkeologjike të një periudhe më të hershme të cilat datojnë në Bronzin e Vonë dhe në atë të Hekurit në zonat përreth fortifikimit të Goricës, që mund të tregojë se ky vendbanim mund të jetë më i hershëm se shekulli 3-të para Kr. Ndërprerja e jetës në Kalanë e Goricës, lidhet me pushtimin romak, pas shekullit të 2-të para Kr.
Vendbanimi i fortifikuar i Gradishtës së Peshtanit
Kodrina që mban emrin e Gradishtës së Peshtanit ndodhet pranë fshatit Peshtan.
Vendbanimi ka qenë shtrirë kryesisht në rrafshin e gjerë të kodrës, me një
sipërfaqe rreth 2 ha dhe në disa tarraca të ngushta në faqet lindore, jugore
dhe perëndimore të saj. Këto anë të kodrës janë relativisht të buta dhe me
lartësi të vogël, vetëm faqja veriore, që është më e ngushta, përbën një
mbrojtje natyrale për pjerrësinë e saj. Kjo linjë muri ishte e ndërtuar me
blloqe katërkëndëshe prej guri ranor tek i cili mund të vërejmë teknikën e
ndërtimit të mureve të periudhës ilire.
Arkeologët, bazuar në teknikën e ndërtimit dhe të gjetjeve sipërfaqësore e
datojnë këtë qytezë në shekullin e 4-rt para Kr. Kësaj periudhe i përkasin
hedhje të shumta fragmentesh qeramike në faqen jugore të kodrës që ndoshta
lidhen me ekzistencën një punishteje qeramike.
Mbjeshovë
Kalaja e Mbjeshovës ndodhet pranë fshatit Mbjeshovë, në skajin verior të malit
Shpiragut. Sipërfaqja e rrethuar e Kalasë së Mbjeshovës arrin në 1, 5 - 2 ha.
Muri rrethues, ruhet në një gjendje të mirë dhe në të gjithë gjatësinë duke
ndjekur konturet e majës së kodrës.
Fortifikimi është i dyfishtë i formuar nga një mur i brendshëm përforcues duke
shërbyer në të njëjtën kohë si shkallë dhe si vend vrojtimi për ushtarët. Në
anën lindore ndodhen 3 kulla dhe një hyrje. Duke u mbështetur në kostruksionet e
murit rrethues, të kullave dhe hyrjeve tipike të periudhës së vonë antike,
kalaja daton në shekujt 4-5 mbas Kr. Kjo kala konsiderohet si një nga qendrat
arkeologjike më të ruajtura të rajonit.
Kalaja e Vokopolës
Kalaja e Vokopolës e cila njihet si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ndodhet në
një kodër në veri-perëndim të fshatit Vokopolë pranë qytetit të Beratit. Ky
fortifikim ndodhet mbi një kodër 765 m mbi nivelin e detit. Përmasat e kalasë
dhe teknikat e ndërtimit tregojnë se kalaja mund të ketë shërbyer si garnizon
ushtarak.
Bazilika Paleokristiane e Shën Mëhillit në Arapajt
Në kodrën e Shën Mëhillit, 6 km larg qytetit të Durrësit, në sondazhin e kryer
në vitin 1974 u zbuluan rrënojat e një kishe të hershme kristiane. Kjo kishë, e
njohur si kisha e Shën Mëhillit paraqet një bazilikë trenefëshe, me tre apsida,
tre nefe, me atrium në anën perëndimore dhe një ambient ndihmës në anën jugore
të naosit.
Mozaiku me sipërfaqe 54 m², ruhet në gjendje të mirë me përjashtim të një pjese të vogël në skajin jugor e cila ka pësuar shëmbje. southern part. Një material të rëndësishëm përbën edhe skulptura arkitektonike, që daton në shekujt 5-6 pasKr.
Materiali numizmatik që është gjetur në bazilikë është mjaft i pasur dhe
daton nga shekulli 5të pas Kr., deri në shekujt 13-14 pas Kr., duke treguar një
vijimësi të përdorimit të bazilikës për rreth 10 shekuj.
Forumi Bizantin
Eshte nje kompleks i gjere ndertimesh qe i perket shek V – VI A.D. Ai eshte i
zbukyuruar me kolona mermeri dhe ne qender gjendet nje pus. Termat I perkasin
shek II.A.D. jane zbuluar ne vendin ku sot gjendet teatri “ Aleksander
Moisiu”. Mozaiku “ Bukuroshja e Durresit” - u zbulua ne vitin 1616. Ky mozaik i
perket shek IV B.C . eshte eshte nje prej me te bukurve ne Shqiperi i punuar me
gure zalli.. Tashme ai ndodhet i ekspozuar ne muzeun Historik kombetar.
Kalaja e Durresit
Eshte fortifikuar gjate shek V- VI ne ne periudhen e Perandorit Anastas .
Gjatesia e mureve ishte 3,5 km . Sot rruhen 500 metra nga muri i kalase
Nikaia (Klos)
Qyteti antik i Klosit (Nikaia) ndodhet 1 km larg Byllis-it. Ky qytet rrethohet
nga një mur të gjatë rreth 1850m, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 18 ha.
Muri përfaqëson një nga fortifikimet e hershme të gjysmës së dytë të shek të V
para Kr. në Shqipëri, me një gjerësi prej 3-3.5m me blloqe gurësh poligonalë
dhe trapezoidalë. Fortifikimi ka një hyrje të vetme dhe tre kulla mbrojtëse.
Disa nga monumentet kryesore janë teatri i vogël, shëtitorja (Stoa) dhe gjurmët e stadiumit. Teatri ka patur një kapacitet prej rreth 800-1000 spektatorë ku ruhen 14 mbishkrime për dhënie qytetarie, dhe daton në shekullin e III para Kr.
Shëtitorja ishte e gjatë rreth 40 m dhe e gjerë rreth 10 m. Jeta në Nikaia
mbaron në 167 para Kr. kur ushtria e Paulus Aemilius pushtoi Epirin dhe një
pjesë të Ilirisë së Jugut.
Teatri i Sofratikes
Ndodhet ne luginen e Drinos ne rrethin e Gjirokastres afer fshatit me te njejtim emer. Ketu ka qene nje qytet i periudhes romake i quajtur Adrianapoli , shek II A.D. Theatri ne fjale eshte zbuluar ne vitin 1984. Ai ka nje kapacitet prej 4.000 vendesh me 27 shkalle Dimal.
Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963 dhe prej atij viti një stoa 30 metra e gjatë ka dalë në dritë. Monumenti tregon një ngjashmëri të madhe me stoan e Apollonisë duke treguar për lidhjet e forta ndërmjet dy qyteteve. Në shumë tjegulla janë gjetur mbishkrime me emrin DIMALITAN, duke treguar qarte se punishtet ishin pronë e qytetit.
Shkrimtari antik Polibi, thekson se lufta e dytë Iliro-Romake ndodhi gjatë
viteteve 219-218 para Kr., kohë në të cilën Dimali ishte fortifikuar.
Historiani Romak Tit Livi, përmend Dimalin sërisht në ngjarjet e e vitit 205
para Kr., kohë në të cilën qyteti drejtohej nga Romakët. Shumë mbishkrime të
gjetura gjatë gërmimeve hedhin dritë mbi organizimin politik të qytetit antik.
Gurëzeza
I vendosur afër qytezës së Cakranit, vendbanimi i Gurëzezës, dominon pamjen mbi lumin e Vjosës dhe vështrimi shtrihet deri në Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit në gjirin e Vlorës. Muret e ruajtura mirë mbulojnë një sipërfaqe prej 15 ha, ndërkohë që emri antik i qytetit të lashtë ende mbetet për tu gjetur.
Tre pjesë të ndryshme të rrënojave janë të lidhura me sitin dhe datojnë: duke filluar me fazën protourbane duke vazhduar me periudhën urbane dhe duke përfunduar më periudhën e vonë antike.
Shumë thesare monedhash janë gjetur pranë këtij vendbanimi, njëra me rreth 2000 monedha bronzi nga Apollonia dhe Epiri. 200 monedha argjendi, 40 prej tyre i përkasin mbretit Monun, madje disa arkeologë mendojnë se qyteti mund të ketë qënë rezidenca e tij.
Aulona (Vlora)
Mbetjet e kështjellës në formë trekëndore ka dalë në dritë pas monumentit të Pavarësisë në Vlorë, i cili i përket qytetit të vjetër të Aulonës. Kështjella duket se është ndërtuar në shek IV pas Kr., për të përballuar dyndjet gotike, ndërkohë që gjetje të tjera tregojnë datën më të hershme të banimit ndërmjet shekujve V-IV para Kr.
Gjetja më e njohur e kësaj periudhe është një skulpturë e quajtur “Vajza e Vlorës”, e cila tregon një vajzë të veshur me një fustan Ilir.
Burimet historike e përmendin Aulonën në shek. II pas Kr., që mesa duket është e lidhur me masat që do të ndërmerreshin në lidhje me fuqizimin e rrugëve të komunikit në pjesën e Ballkanit perëndimor. Në intenerare të ndryshme Aulona është përmendur si një nga vendet kryesore lidhëse të Dyrrachiumit (Durrësi) me Butrintin në jug.
Pas pushtimit gotik në shekullin e V-të pas Kr., një faltore u ndërtua brenda kështjellës, ndërkohë që gjatë regjimit të perandorit Justinian kështjella u fortifikua me urdhër të tij.
Gjatë shekullit të VI-të pas Kr., qyteti u dëmtua
shumë nga dyndjet sllave dhe si rredhojë shumë qytetarë u larguan për në
ishullin e Sazanit, në gjirin e Vlorës, ku gjurmë të asaj periudhe e dëshmojnë
këtë lëvizje. Emri i Aulonës rishfaqet në vitet 1082 dhe 1205 në dokumenta
bizantine për rëndësia e saj vjen në rënie ndërkohë që qendra të tjera pranë
saj forcohen.
Treport
Gërmime pranë kepit të Treportit kanë gjetur gjurmë që datojnë që nga shekulli
VII para Kr. Përgjatë shekujve vendbanimi u zgjerua dhe muri i ri u ndërtua
rreth shek IV para Kr. Shekujt IV-II para Kr., janë periudha kur qyteti pati
një zhvillim të mëtejshëm ekonomik ndërkohë që ka spekulime rreth emrit të tij
me të dhëna që çojnë drejt emrit antik Daulia. Nga ana tjetër është ende e
panjohur pse qyteti është braktisur pas shekullit II para Kr., por kjo mund të
jetë e lidhur me luftrat Iliro-Romake, si dhe me paqen relative që u vendos.
Onchesmos (Saranda)
Emri i qytetit antik vjen nga trojani Anchises, lidhja e të cilit me
perëndeshën Afërditë solli në jetë një djalë me emrin Enea. Enea së bashku me
të atin dhe djalin e tij Ascanius pasi u larguan nga Troja e shkatërruar
udhëtuan nëpër Mesdhe. Donisi i Halikarnasit e quan Onchesm-in gjirin e
Anchises, ndërkohë që historiani bizantin Prokopi përmend faktin se Anchises
vdiq në Onchesmos.
Në periudhën e vonë republikane dhe perandorake të hershme, qyteti përmendet
përsëri në lidhje me lundrimin dhe gjirin. Rreth shekullit të VI pas Kr.,
qyteti ndryshon emër në “40 Shenjtorët”, por është e paqartë se në çfarë
rrethanash ka ndodhur ky ndryshim. Kjo mund të jetë e lidhur me ndërtimin e një
bazilike të madhe mbi një kodër pranë qytetit modern të Sarandës. Monumente të
ndryshme dhe gjetje arkeologjike nga qyteti janë zbuluar gjatë shumë viteve
kërkimi si: sinagoga/bazilika, një pjesë e një harku perandorak romak, një
shtëpi e antikitetit të vonë, një ndërtesë apsidale, një Odeon, një varrezë dhe
një ndërtesë me mozaik të përsosur i ashtuquajtur “Dyshemeja e Delfinit”.
Vendbanimi i fortifikuar i Gradishtës së Belshit
Vendbanimi i Gradishtës së Belshit ndodhet pranë fshatit Belsh, në perëndim të
lumit Devoll. Gërmimet e para në këtë vendbanim filluan në vitin 1969. Fazat
kryesore të identifikuara në vendbanim përfshijnë periudhën e Bronzit të Vonë,
për të vazhduar me periudhën e Hekurit (periudha proto-urbane Ilire), deri në
periudhën Antike të Vonë, duke përfshirë dhe rifortifikimin e vendbanimit. Në
nekropolin e qytetit janë gjetur varre të shekujve 4-1 para Kr. dhe 4-6 mbas
Kr.
Stacioni rrugor Romak i Ad Quintium
Stacioni rrugor Ad Quintium ndodhet përgjatë rrugës Egnatia, pranë qytetit të
sotëm të Elbasanit. Rrënojat e këtij stacioni janë evidentuar në fshatin
Bradashesh pranë qytetit, që ndodhet në kilometrin e shtatë të rrugës
automobilistike Elbasan-Peqin, në vendin e njohur në popull me emrin
"Kalaja". Bazuar në gjetjet e ndryshme dhe teknikën e ndërtimit, kjo
qendër daton në shekujt 2-4 mbas Kr.
Fortesa e Përsqopit
Fortesa e Përsqopit ndodhet pranë fortifikimit të Petrelës në malin Vilë. Faza
e parë e banimit datohet në periudhën Ilire Urbane dhe në faqet e kodrës janë
gjetur trakte të murit të rrethimit të kësaj periudhe. Në Periudhën e Vonë
Romake fortifikimi u rindërtua dhe u zgjerua.
Ndoshta ky fortifikim mund të ketë shërbyer si vend strehimi për banorët e
Petrelës që vazhdon të banohet gjatë Mesjetës. Në verilindje të fortifikimit
janë gjetur mbetje të një ujësjellësi që furnizohej me ujë nga Mali Vilë.
Vendbanimi i fortifikuar i Rosujës
Vendbanimi i Rosujës ndodhet 6 km në jugperëndim të Bajram Currit, pranë
fshatit Binjaj. Vendbanimi siguron mbrojtje të mirë natyrore me një degëzim të
lumit Valbona që rrjedh përreth fundit të kodrës.
Nga gërmimet del se kjo qendër arkeologjike të jetë banuar nga periudha e
Hershme e Hekurit deri në shekullin e 5-të pas Kr. Brenda zonës së fortifikuar
janë vënë re banesa të cilat datojnë në periudhën Romake dhe në atë të Vonë.
Vendbanimi shpellor Eneolitik i Rrëzës së Kanalit
Vendbanimi shpellor me pamje nga Gjiri i Vlorës u zbulua në 1939. Gërmimet
hulumtuese në vendbanim zbuluan vegla guri Eneolitike, qeramikë e djegur
prehistorike dhe kocka kafshësh. Gërmimet e fundit kanë treguar për prezencën e
aktivitetit mesjetar në shpellë dhe për një sipërfaqe të copëtimit të veglave
të gurit, në tarracën jashtë shkëmbit.
Grupi i varrezave tumulare të Shtojit
Fusha e Shtojit ndodhet 5 km në verilindje të qytetit të Shkodrës, midis
fshatrave modernë Boks, Dragoç dhe Ura e Mesit, në krahun perëndimor të lumit
Kir. Tumat e gërmuara kanë një datim që fillon nga Epoka e Bronzit të Hershëm
deri në Epokën e Hekurit të Vonë. Periudha më e pasur e aktivitetit funeral
daton në Epokën e Hekurit (kryesisht nga shekulli i 7-të deri në shekullin e
5-të para Kr.).
Vendbanimet shpellore në Spile, Himarë
Në të dalë të Spilesë në faqen e kodrës të drejtuar nga deti në krahun e majtë
të rrugës Himarë-Sarandë ndodhen tre vendbanime shpellore. Depozitat përmbanin
material që nga Eneoliti dhe periudha e Bronzit, dhe vazhdonin në periudhën
Helenistike e Romake.
Vendbanimi i fortifikuar i Karosit pranë fshatit Qeparo
Vendbanimi i fortifikuar i Karosit ndodhet 490 m mbi nivelin e detit në një kreshtë me kah veri-jug përgjatë luginës së lumit Qeparo. Pllaja e kodrës së fshatit Qeparo është 1 km e gjatë dhe vazhdon përgjatë shpatit perëndimor. Shpati ka një kreshtë të thepisur në anët veriore, perëndimore me pamje nga lugina e lumit dhe përgjatë bregut verior. Në faqen lindore shpati është i butë dhe këtu është përqëndruar vendbanimi kryesor.
Linja kryesore e mbrojtjes ndjek konturet natyrore dhe ka një hyrje (1.8 m
gjerësi) të pozicionuar në qendër me faqe nga lindja. Ky mur është 340 m i
gjatë dhe 3 m i gjerë. Lartësia më e madhe e ruajtur është 1, 5 m. Mbas hyrjes
janë shtuar dy linja mbrojtjeje për ta riforcuar. Materialet e grumbulluara nga
gërmimi japin një datim të gjerë duke filluar me fazën e parë të banimit të
datuar në Periudhën e Hekurit të Hershëm dhe vazhdon deri në shekullin e 4-të
pas Kr.
Fortifikimi i Kratulit
Fortifikimi i Kratulit ndodhet në majën e kodrës me të njëjtin emër, 143 m mbi nivelin e detit, 6 km në verilindje të Shkodrës dhe 600 m larg nga ura e Mesit. Muri mbrojtës mbyll një hapsirë në formë elipsi me sipërfaqe përafërsisht 0.5 ha. Muri është ndërtuar me blloqe të mëdhenj në dy faqet anësore, kurse mesi është mbushur me gurë mesatarë dhe të vegjël. Blloqet janë të papunuar dhe janë lidhur me njëri-tjetrin në të thatë. Gjerësia e murit arrin deri në 3,35 m ndërsa lartësia deri në 2,55 m.
Tre porta të cilat i shërbenin hyrjes dhe daljes së vendbanimit jane
identifikuar. Dy prej tyre gjenden përballë njëra-tjetrës në anët veriore dhe
jugore ndërsa tjetra në anën lindore të fortifikimit. Nga pikëpamja tipologjike
dhe teknika e ndërtimit fortifikimi i Kratulit është i ngjashëm me atë të
Gatanit megjithatë ka edhe ndryshime thelbesore në planimetri si kulla dhe
forma e rregullt eliptike, çka e bëjnë këtë fortifikim të veçantë. Brenda murit
rrethues nuk janë gjetur gjurmë banesash. Materiali arkeologjik tregon se
vendbanimi ka patur një jetë të gjatë që fillon periudhën e Hekurit të hershëm
dhe zbret deri në shekullin e 1-rë pas Kr.
No comments:
Post a Comment