Thursday, June 23, 2022

HIJET E NATËS - Nga Brahim (Ibish) Avdyli


-“Nuk është me rëndësi përkatësia fetare për të qenë

njeri i mirë. Nëse nuk mund ta ndajmë të drejtën nga e

gabuara, atëherë nuk është feja ajo që ne na mungon,

por inteligjenca.” 

FJALË E HUAJ FILOZOFIKE, E MARRË NGA INTERNETI.

1.

Nata kishte bredhur në Prishtinë, në pikë të ditës, ku dëgjohej rrëmujë në të gjitha anët, nga përrallitjet e një gjuhe të huaj, që prapa diellit, pesë herë për njëzetë e katër orë. Kudo që dilje përplaseshe nëpër këto përrallitje. Edhe nëpër fshatra të mëdha e kishin ngritur nga një foltore me minare. Nuk e di çfarë fuqie tjetër qëndronte gjatë të gjithë natës pos djajve apo shpirtave të zi, kur pjesa dërmuese flejnë e nuk dëgjohem. Në mëngjes i shohim të gjitha minaret e faljeve, që ngriten drejtë qiellit.

Edhe nëpër errësirë e gjysëm errësirë e ngrihnin zërin nëpër qiell. Të gjitha minaret ngriheshin si thika të mprehta apo kunja të mëdhenj, sikur duan ta shpërthejnë qiellin. Disa nga ato i kishin nga tri apo katër minare, sikur nuk ndihej zëri i tyre vetën ndër ne. Një minare u duket pak.

Edhe pse nuk luante ndonjë rol, ngritej nga shtetet të cilat dallonin prej numrit të minareve. A prodhohet diçka prej tyre apo nuk prodhohet, njeri i gjallë nuk e logjikonte. U dukej sikur e thirrnin Zotin e Madh nëpër këto minare dhe ai pritej se do të zbriste prej qiellit në mes të njerëzve. Prisnin me shekuj të tërë, e prej qiellit nuk zbriste ndonjë qenie e madhe mbinjerëzore. Nuk e dinin se përmes minareve thirrej njeriu që të lutej, e nuk thirrej ndonjë gjë tjetër apo qenie tjetër që të vinte prej qiellit.

Përse u duheshin katër e deri në gjashtë minare? Sepse numri katër e gjashtë janë shenjë e djallit të madh dhe Kryedemonit. Numri tre është numër i Zotit të Madh. Data katërmbëdhjetë është dyfishimi i të keqes. Kur bien në të marten, është shumëfishim i tyre. Data njëzetë e katër, pak na e zë teposhtëzën. E keqja është në një pikë të ditës. Nuk mund ta dish ku bjen ajo dhe çka paraqet. Tërë ditën duhet t’i ruhesh asaj. Ai që e njeh vetveten na është më i fortë. Këtë gjë nuk e dinë përgjithësisht turko-shqiptarët!

Armiqtë tanë kombëtarë janë pothuajse gjithmonë të gatshëm. Paguajnë misionarë sllavë, arabë, e të tjerë, kushedi se cili llogaritet me të gjithë këta, e ligjërojnë të madhe për fenë islame. Shumica janë kthyer në këtë fé, e cila thuhet në një gjuhë tjetër e arabe, por populli nuk mendon aspak për gjëra kryesore të vetes së tij, dhe është i dhënë pas “Al’lahut”. Kur thotë “Al’lahu”, nuk e mendon se kjo ka të bëjë me një gjuhë tjetër, e jo ate që e mendojnë se është “Zoti i Madh”. E mendojnë se është fjala për ate që e mbanë tokë e qiell, pa rënë nga fuqia galaktike, e tërë botën e gjallë brenda kësaj hapësire. A mbetet shqiptar apo na denatyrohet krejtësisht, njeri nuk e logjikon më parë. Pjesa më e madhe prej tyre jipet kështu denatyrimit të kombit, të inicuar së pari nga armiku ynë më i tmerrshën, me gënjeshtra shkencore e sllavët.

Në radhë të parë nuk e mendoni as kush jam unë. Po, po. Iu duket juve kështu. Nuk më kuptoni aq mirë. Unë jam Hodoja, mos e kini pritesë që të më quani kështu! Më thonë Hodo Kushi. Vi nga Shqipëria. Kjo gjë që do t’ua rrëfej nëpër këto faqe, nuk është ndonjë tregim mistik apo rrëfime të tjera mitologjike, të cilat i kemi pasur aq shumë, sa nuk e dimë kush i ka hartuar por një tjetër njeri ka qenë kushedi sa mileniume më parë dhe i quajmë “të lajthitura” apo “përrallore”, sepse ato nuk na i kapë logjika. Ajo që duhet ta mendoni, është se jam një misionar i çështjes kombëtare, e aspak për fé. Jeni mësuar t’u flasë një misionar i feve, që kapen se cila është më e mira, ndërsa një misionar të çështjes kombëtare rrallë nuk e keni takuar.

Shqiptaria është mbushur plot me xhamia, teqe e kisha të ruajtura apo të reja dhe jam lodhur duke i ndëgjuar kumonat apo zërin e tyre arabik, me disa rrokje të zgjatura dhe me ton të lartë. Më tepër shkollohen për fé, se sa për punë dhe profesione të tjera. Shkollimi për fetë, qoftë edhe magjistra e doktorra, janë kualifikime fetare, e jo një shkollim i vërtetë laik e kombëtar. Në fakt, feja e nxjerrë njeriun prej natyrës njerëzore, shoqërore, shkencore e natyrore, e shkollimit të vërtetë të tij ia vendos përpara interesimin për kualifikimet fetare, e cila nuk prodhon asgjë për njeriun dhe jetën e tij, pos besimet psikologjike në një “zot”, i cili nuk i vjen asnjëherë, deri në fund. E fundi thuhet se është “dita e kijametit”, pra shkatërrimi të botës sonë dhe kjo zgjatë miliarda vite derisa të vie. Mos më quani të lajthitur, por shqyrtone!

Për shembull, jashtë Shqipërisë, në Kosovë, nëpër Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, iu kushtojnë shumë rëndësi “ngritjeve” të veta nëpër mejtepe, se sa nëpër shkolla. Ku janë mejtepet e ku është shkolla laike. Shkolla të jep dritë, e mejtepet ta marrin krejtësisht mendjen!

A e kuptuat këtë punë, si unë?! Jo! Nëse duani errësirë, shkoni nëpër fé. Unë po e marr thënien e të madhit Faik Bej Konicës, i cili thotë:

“Kujdes nga nata, askush nuk skuqet në errësirë.”

Po, po. Të keni kujdes nga nata, sepse ajo është e errët dhe nuk duket fare ajo që ju bëni, e nuk dallohet as skuqja. Kush sheh diçka në errësirë?! Asgjë! Errësira është padija e mejtepeve, çorrimi i syve me gjuhën e huaj! Të tjerët, le të mendohen çka e thotë njerëzia, e unë po e them nga zemra e plastë!

Veqanërisht nëpër territore ku e kanë tradhëtuar kaherë gjuhën e nënës, pa e marrë parasysh origjinën e tyre të lashtë, p.sh. nëpër Tregun e Ri ( ata e quajnë këtë emër gabimisht “Novi Pazar”, përmes serbo-sllavishtes, e kjo gjuhë është tepër vonë e krijuar në histori!), do të thuash se si mund të flasin ata që ishin me parë shqiptarë një gjuhë të huaj e sllavishte, por me kalka turke e islame, para se të flasin gjuhën amtare, kaherë të harruar. Kush e tradhëton gjuhën amtare e kombëtare, e ka tradhëtuar kombin tij! Kjo ka ndodhur në të gjitha trojet tona, ku nuk flitej shqipja. Kemi qenë kaherë dikush e nuk jemi sot askush. Historianët e vjetër e theksojnë se kemi qeni kombi më i madh pos indianëve të Indisë dhe e kemi folur gjuhën shqipe, por sot nuk jemi të tillë e flasin gjuhën e mbushur me fjalë të huaja. Është tradhëti e parë gjuha mëmë, gjuha shqipe, e folur që në origjinë, që nuk e flasim ashtu siç e kanë folur dikur. Për shembull, më parë ka qenë gjuha shqipe e folur prej Babilonisë e deri në Anglo-Amerikë! Tani, ec e thuaji dikujt këtë gjë! Të marrin sikur je i çmendur apo flet përçartë. Dihet se e vërteta nuk duron gënjeshtra! Ke mësuar një gjuhë tjetër, e ata e quajnë mjaft të mirë këtë gjë, sepse paske mësuar një gjuhë tjetër, madje ndërkombëtare dhe kjo na qenka mundësia më shembullore. Nuk logjikohet se nuk është e shenjtë të mësosh gjuhën e huaj, por të ruajsh gjuhën tënde, të nënës, me të cilën ke lindur dhe të mos i lësh fëmijtë e tu të flasin gjuhë të huaja, pa e mësuar shumë mirë gjuhën tuaj. Kush e di shumë mirë gjuhën shqipe, i mëson edhe gjuhët e botës. Brenda secilës gjuhë i ke emrionet gjuhësore të gjuhës shqipe dhe ti e ke mundësinë prap t’i gjësh etimologjitë simbolike të fjalëve të tyre, e ata nuk e kanë këtë mundësi. Djallin e kanë në shpirtë. Herdokur të quajnë se je “i çmendur”. Në fakt, nuk je i çmendur, por nuk je i pasur dhe je i varfër.

Vjen koha kur do të ulen dikur rrafsh me ty në tokë dhe t’i kuptojnë gjërat pak më mirë. Do ta kuptojnë përse të kanë injoruar në këtë mënyrë miliona vjet dhe të kanë lënë të braktisur, të dhunuar, të vrarë, të lënduar, pa fëmijë dhe kur ti i ke fëmijët, e ata i kanë keqkuptuar, keqtrajtuar, apo zhdukur, sikur janë një tepricë e varfër e jetës. Nuk mendohen se ti je ai që i ke dhënë tërë botës ate çka i duhet kësaj jete!

Por, le t’i lëmë njëherë këto punë e këtë çështje, sepse ka kush merret me to, dhe po vazhdojmë në vijën tonë...

2.

Nuk është qielli ai që ka vesh e sy për ta parë e për të ndëgjuar njeriun e vogël në tokë çka thotë ai e çka dëshiron. “Të mëdhenjtë” e botës habiten me këto lloj minaresh; me këto teqe, varreza të shpalura si “të shenjta”, sunit e sheit, apo edhe bektashiane; me këto kisha të mëdha e të çfarëdo lloji, pra katolike dhe ortodokse; e dhjetra të tjera, që me forcë e me fuqi, të padijes së praptë, u takojnë të gjitha besimeve fetare. Një popull i vogël kemi mbetur nga të gjithë sa e kanë sulmuar këtë tokë të shenjtë arbërore, me luftë e me gjak, me kryqa e me fetë, etj., e vetë i kemi mbledhur nga monumentet fetare e të dhunës. Të gjithë kemi qenë arbëror, por sot nuk e njohim njëri-tjetrin.

E kemi harruar edhe përpjekjen parimore të të gjithë shqiptarëve sa bukës i thonë bukë e ujit-ujë që të bashkohemi në një shtet, aq sa kemi mbetur sot, pas miliona viteve. Bota mendohet. Si t’i bëjmë së bashku shqiptarët me kaq shumë fé? Thonë ndër ne: dy shqiptarë, i kanë tri fé! E djalli ua mbledhë miliona monedha për të ndërtuar një xhami e nuk e kanë asnjë rrap për kulturë. Kjo është “kulturë e feve”, por nuk është kulturë kombëtare!

Kështu i mashtrojmë pra shqiptarët. I mbledhim miliona për fenë nëpër gënjeshtrat e feve. Njerëzit mendojnë se i shërbejnë Zotit të Madh, Krijuesit të Botës, e krijuesi është ajo forcë para miliona viteve që i ka shërbyer jetës sonë, njeriut në tokë, e ne i shërbejmë qorrazi “Al’lahut” në një gjuhë të huaj, i cili quhet hyjniu i botës, si Dielli i kuq, kur lindë e perëndon?!

Unë jam Hodo Kushi, e nuk jam tjetër kush. Jam njeri dhe shqiptar. Me kulturën kombëtare mbarë jetën jam marrë! E sot po vdes për një kafshore buke! Nuk lypë për bukë dhe hoxhallarët i gënjëjnë masat e pavetëdijshme të popullit se gjoja “i shërbejnë Al’lahut”, sa t’i mbledhin milionat, e ata i ndihmojnë ata që merren me fetë, me krijesat e tilla, me gënjeshtra! A është e lejuar kundër Zotit të Madh gënjeshtra? Po! Njerëzit e Zotit janë të aftë për këto gënjeshtra! Më poshtë nuk ka ku shkon! Dritën e mbulon turpi dhe e hedh zemrën për terrin! Ilirët janë djemtë e djalit të madh të Yllit! Po, ç’e do! Kush merret me këto gjëra, të cilat na quhen se janë “trillime” të plota! Edhe “Al’lahu” është trillim i gjuhës arabe, sikurse të tjerat, sipas gjuhëve të botës.

Po themi se nuk i dimë këto gjëra. Në vend së të themi “Al’lah”, mund të themi shqip, Zâ, Zë, Zeus, Zot, Zot i Madh, e kështu me radhë. Plisin, që është gjysmë-veza dhe e ruan trurin nga temperatura që të mos shkrihet, siç e ruan hemisferën tonë shtresa e ozonit të mos na marrin rrezet X të Diellit, i cili është në qendër të galaktikës sonë e djeg, sepse vetë digjet thellë për të shkaktuar lindjen e mbajtjen e botës së gjallë në tokën tonë, e ndërrojmë me festen, kapuçin tjetër, mbulesën, shallin arabik, apo edhe sheshirat anglo-amerikanë, me ngjyra të mbyllta apo të bardha për arabët, e nuk e dimë se edhe ai vjen prej gjuhës sonë. Njerëzit nuk gjëjnë kohë për ta menduar. Ne e ndërrojmë plisin e bardhë e të papërlyer me ndonjë mbulesë. I ndërrojmë të gjitha dhe shndërrohemi gradualisht në një popull pa komb e pa orgjinë të mirëfilltë kombëtare, me bindjen se kështu “e presim” ditën e gjykimit për ne, pasi të shkatërrohet kjo botë, pas miliarda vitesh, e nuk mendohet njeriu se kjo gjë është edhe një gënjeshtër. Pas shkatërrimit të botës apo pasi ta lë centrifuga magnetike këtë botë apo kur të mos jetë në sjelljen e vet toka jonë, fillon tragjedia e madhe e botës. Nuk ka kohë njeriu të mendoj për jetën e përkokshme, madje as të dijë se ku është “xhehnemi” apo “xheneti”, jashta kësaj bote, pra ferri e parajsa. Jo, jo. Shkatërrohet jeta e përkohshme!

Ju, lexuesit e këtyre rrëfimeve, në qoftë se doni të vërtetën, atëherë lypne shkrimin fetar, të përkthyer në shqipe nga Shefqet Krasniqi, libër i vogël nga autori Muhamed Salih Uthejmin, “Besimi i Ehli Sunetit”, që është “synet” apo “sunnet” vepra e tradita e profetit Muhamed, në faqen 43 tregohet si mundë të besohet “Dita e Gjykimit”, mu në atë ditë kur ngjallet edhe njëherë i tërë njerëzimi, për veprat që ka bërë në këtë botë. Disa do të shkojnë në “xhenet” e disa do të shkojnë në “xhehnem”. Po e themi shqip: në ferr e në parajsë, pasi të shkatërrohet kjo botë. Po e them tekstualisht prej këtij libri. Atëherë kur ngriten të gjithë të vdekurit, siç kanë lindur prej Zotit, edhe të pa bërë synet e të zhveshur e të zbathur, kjo gjë ka të bëjë me parafenë.

Kush ka qenë në parafenë islame apo të tjera? Zgjohen atëherë parafetë, siç lindë njeriu, i pa bërë synet, deshur e zbathur, pa asnjë rrobe!

Do të zhvillohet “gjykimi” pas miliarda vitesh, kur shkatërrohet bota jonë. Kur nuk ka botë, sepse atëhere shkatërrohet, e njeriu kot lutet e flet për këtë punë, sepse njerëzit nuk kanë ku të “rizgjohen”, as në mars. Si njeriu i kësaj bote, nuk linden askund tjetër! Po e supozojnë se mbetet bota e jonë, atëherë do të rilindin njerëzit, por lakuriq, siç kanë lindur më parë. E di se kam qenë njeri i veçantë, si Hodo Kushi, dhe një herë jetoj. Askush nuk lindë dy herë, pos nëse i falet shpirti i tij në këtë jetë e mund të rikthehet. Kthehet shpirti, nga të njëjtit prind, megjithate e ka ndonjë dallim të vogël prej të parit, të cilin nuk e marrim vesh dhe nuk na bjen në sy. Të njëjtit prindër nuk jetojnë milianda vite, që të na presin deri sa të shkatërrohet bota, e trupi dhe shpirti jonë na “rizgjohet”. Pra trupi nuk rikthehet përsëri, por shpirti ka mundësi të rizgjohet, nëse bota jonë ende është e pashkatërruar. Shpirti është i botës magjike, e në këtë botë nuk duket magjia, sepse punon magjia me demonë, pra është e pabesueshme. E tani, po e ndërpres. A e kuptuat ju këtë çështje aq mirë, apo jo?! A e kuptuat çka ju thotë feja islame?! Kur do të shkatërohet bota e jonë, globi i tokës, nuk nevojitet aspak rizgjimi! Nuk do të ketë as “Ditë të Gjykimit” dhe as eshtra të njerëzve që kanë vdekur, sepse kur do të shkatërrohet bota, do të shkatërrohen apo do të shkojnë “në rrotë të së ëmës” eshtrat e vdekurve e do të bëhen pluhur e thërmija... 

Por, tradita ka vazhduar brez pas brezi, nëpër miliona vite, prej THOT-it në Egjypt, në Atlanta, qytetit të humbur në Sahara, apo prej Atlandidës, në mesin e Anglisë, Irladës e SHBA-vë, e cila na e fsheh origjinën tonë si kombi më i madh, pas indianëve të Indisë. Thonë shqiptarët se “të gjithë Zotrat flisnin gjuhën shqipe”, që prej prej fillimit të njerëzimit, e kush i dëgjon! As sot nuk i dëgjon e nuk i kupton, kur një grusht i vogël i albanëve apo i arbërorëve kanë mbetur gjallë. Shumica përrallisin për gjëra të vogla e tejet të parëndësishme, si ferexha e grave, si shamia e tyre, madje e zezë si nata, vetëm sytë e tjetër nuk u shihet femrave tona. Kjo gjë vie prej fundit të fundit të saharasë. Quhet se është “islamike”.

E kur vjen caktimi për të gjithë njerëzit e vdekur prej fillimit të jetës në tokë, që para miliarda vitesh për “xhenet” e “xhehnem”? Pasi të shkatërrohet kjo botë?! Kush e shkatëron? Forcat multinukleare dhe ruso-arabët! E pse pikërisht ata e shkatërrojnë? Sepse e duan botën ashtu si të duan vetë! Janë krejtësisht njerëz! Nuk është as Zâni, Zëri, Zeusi, Zoti, etj. me ta! Nuk i pyet as gratë a e kanë mbajtur ferexhen në këtë jetë, a kanë qenë të mbulluara krejtësisht apo kanë qenë krejtësisht të shpluara apo lavire në këtë botë; a janë marrë me këtë fé apo ate fé; sepse kanë lindur si të gjithë njerëzimi, i bardhë, i zi apo i verdhë, pa fé. As nuk na qenka kjo ferexhë e zezë si futa ligj i “Al’lahut”?! Jo, more! O njerëz, zgjohuni sa më parë e shpëtone arbërinë dhe mos e lejoni të shndërroheni në një gjuhë tjetër e për çështje fetare, jo sepse dallojnë shqipja e vjetër nga shqipja letrare, kur tradhëtimi i gjuhës prej të parëve tanë Njeri-Zotrat e njerëz është tradhëti njerëzore, por të tjerët na i kanë grabitur nga gjuha e jonë rrënjët e kur nuk ka shqiptarë harrohet edhe gjuha mëmë shqipe dhe dokumentimi i jonë për kopjimet e huaja!

Ne, e patëm Shqipërinë e pavarur dhe të lirë dhe e shndërruam në servile të këtij apo atij njeriu apo populli, duke ndihmuar zgjerimin e të tjerëve me tokën e mallin tonë e duke e humbur pavarësinë tonë! Luftëtarët e saj e bënë me mund të madh si të pavarur Republikën e Kosovës, por pavarësinë e këtij vendi nuk e njohin aspak shtetet islame dhe disa shtete të Europës! Ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila ka qenë dikur Mbetëria e Dardanisë, madje mija vite më parë. E njohin “shtetin serb” me plot gënjeshtra e gjenocide ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke ua grabitur atyre çdo gjë në jetë, historinë, tokën e mjedisin, e cila ka qenë “Mbretëria e Dardanisë”, sepse Dardi ka qenë shigjeta e krijuar për Zanin, Zërin e Zotit, i cili ishte ndëgjuar prej Lisit të Jetës, që është në tokat shqiptare, dhe ruhet sot, në Tomor, në Shqipëri. As Republikën e Kosovës nuk na e njohin ata që thirren në emër të “Al’lahut”, që është krijuar me mund të madh e viktima, të mija viteve! Madje flamurin tonë, me shqiponjën dykrenore, kuq e zi, e quajnë se e ka nxjerrë “shejtani”. Nuk mund ta shohin asnjë cep të saj! Ngjyra e kuqe dhe shqiponja e zezë ua merr sytë! Kot na quhen këto “Shtete Islamike”! Drejtësi, aty nuk ka! 

Edhe Maqenoninë mezi e pritëm që të njihet si “Maqedoni e Veriut”, edhe pse ajo është e pavarur me shumicën e viseve shqiptare, e prap se prapë mbetën “të regjistruar si pakicë” shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Bullgaro-maqedonët na thonë se nuk janë sllavë dhe si bullgarët, por “kundërshtojnë” dhe flasin “maqedonisht”, anipse askund nuk kanë qenë para vitit 1912-13, kur kjo popullatë ka ardhur prej Bullgarisë deri në Shkup. Gjuha e tyre na rrjedhë me disa “ta, ta”-të e zgjatura, si për shembull “majkata”, në vend “majka” të bullgarishtes. Ç’farë gjuhe është kjo?! Bullgarishtja me “ta-ta”- të, apo “Makedonishtja”?! E “makedonia” ka qenë shqiptare dhe po të duan, ua deshifrojmë kur të duan ata. Edhe të ashtuquajturit “grekë” le të çmenden, se janë një konglomerat, jo “komb”. Po si mund të quhet kjo gjuhë “gjuhë makedonishte”, në vend se të quhet se si është mirëfilli e saktë, si dialekt i bullgarishtes?! Nuk ka gjuhë fare “makedone”, por gjuha shqipe autoktone, në trekëndëshin më të mirë: Nish-Shkup-Sofje. Është dialekti i okupatores “makedonishtja” e rremë. Kur gënjen, je i rremë, je kudër Krijuesit të botës!

Jo, pra! Kështu është, por nuk e pranon as “akademia” jonë, se është e shitur edhe ajo. Është kryeput antikombëtare dhe kjo gjë dihet!...

Më mirë po e lëmë këtë punë për më vonë. Nuk jemi këtu për çështjen tonë të pazgjidhur! E cila forcë është për zgjidhjen e çështjes kombëtare?!

De facto: a s n j ë r a !...

3.

Sa për femra, më të bukurat femra i ka Shkodra e vjetër, sikur Marsej i Francës, por Kosova nuk ia lëshon aspak vendin e parë për shqiptaret e pastra, të bukura, si lubi. Mua më pikë nga syri lot si kokrra për ato vajza e gra të shqipes; i dua pamasë e dua t’i shoh ashtu të lira, të buta, të ëmbëla, si gojëfil! E cila është ajo fé që e quan Republikën e Kosovës si “të pa fé”, e “të pa din”, sepse vajzat e saj dalin poashtu siç doli Mbretëresha Teuta, ndër beteja të shumta, si nëna e jonë e madhe, pa ferexhe, pa mbulesa të errëta, pa shami të zezë, pa një copë turpi e frigë që të luftojë dhe e kanë harruar origjinën ilire të kësaj treve, të cilës askush nuk mundi që ta thyej e t’ia palojë trupin as sorkadhës sonë. Tani, njeriu nuk e di atij çka i mungon më tepër. Jepet pas feve apo edhe fesë së saharas ose arabike-islamiste, që nuk e merr vesh asnjë fjalë, me kokën e trulluar shqiptarçiqe, çka do të thotë ky që di të nxjerrë zëra të lartë drejtë qiellit, se qenka “i lidhur me Zotin”!

Kur i shpëtoka ky Zot të gjithë njerëzit? Secili e ka nga një “UNË” dhe e ka një “VJERRËSE”, ku do ta vjerrë të keqen e të mirën e vet, por të pyesish veten sipas feve, na dalin “të ndryshme”. Meqë merremi me fenë islame, po i drejtohemi asaj. E ajo e ka të caktuar Ditën e Gjykimit kur të shkatërrohet bota, pra pasi nuk do të ketë më Diell e as nuk do të ketë Tokë dhe fuqia kozmike ka pushuar. Arabët e feja islame e quajnë kështu “Al’lahun” e tyre që e udhëheq Ditën e Gjykimit e rizgjohen shpirtat. Ringjallja e shpirtave në Ditën e Gjykimit na kthen në fenë paraprake dhe kjo është e kopjuar prej tyre, sikurse ata e kanë përpunuar e kopjuar prej THOT-it të egjyptasve, që ka qenë arban, pra paraislam e parakrishterë, një YLLIR, ILIR, prej Yjeve. Thuhet se kemi ardhur prej yllit të dyfishtë Sirius në tokë dhe jemi yllir...

Çka është sipas tyre “Zoti”? A është njeri apo supernjeri; a është çështje apo energji? Nuk të përgjegjet njeri i gjallë dhe as nuk e di! Gjashtë miliona vite është krijuar Toka, si planet, e tre miliona vite ka lulëzuar këtu, në tokë, jeta! Sa vite i nevojiten për t’u shkatërruar bota? Nëse nuk e shkatërrojnë superfuqitë këtë planet për interesat e tyre, jo për njerëzit e qetë e aspak pa nevojë t’u shërbejnë superfuqive, por t’u shërbejnë jetës sonë në këtë planet, me të gjitha aftësitë e tyre, të dashurisë së pambarim për jetë, atëherë duhet të pritet shpenzimi i Diellit në mes të yjeve, e kjo do të jetë miliarda vite, nese nuk pushon fuqia magnetike e globit, që ne na mbronë në jetë nga ozoni dhe na ngrehë nga toka, të rrimë drejt e vertikalisht mbi sipërfaqen e tokës.

Nëse di, kjo është dija e tij; nëse nuk di, është padija e tij. Dija është DI, shqip, prej DITURISË, e padija është errësirë, natë e zezë, kaos i tërë!

Njeriu ka nevojë për “besim”, kur nuk i ka të gjitha. E kërkon këtë gjë në vetëdijen e lartë dhe ka ende frigë nga padija dhe errësira.

Pse duhet të ketë frigë?! A këtë frigë ia kanë ringjallur njerëzit e dajakut qindra vjet nëpër shkatërrimet arabo-turko-rusiane kundër shqiptarëve aspo dikush tjetër?! Është copëtimi ligj i botës, së pari për gjuhët, kur kanë filluar ato të krijohen prej shqipes; shpërbërja, shkëputja, rrotullimi, rërëzimi. A na janë këto nga nata e zezë, që nëpër terrinën e thellë zgjohet djalli nga mesi i tokës prej kundërshtarit të Zotit, që rrika dikund në qiell e nuk ia ndëgjon askush zërin, asnjëri dhe asnjëherë, madje as një përpëlitje?!

E Zoti i Madh nuk mund të përgjigjet. E thërrasin me emëra të ndryshëm prej kulturave fetare të tyre, por asnjëherë nuk e marrin përgjegjen prej tij! Ai hesht! Vetëm hesht e nuk përgjegjet. Pse hesht? Sepse Zotrat i “krijojmë” njerëzit në tokë, për njerëzimin, ashtu siç u duhet, të cilët janë pa njerëzi e duan që të kthejnë robërinë e dikujt, skllavërinë, mundjen e njerëzimit e stërmundimin, Afrikën e gjallë në botën e lirë dhe perëndimore!...

Më së pari duan kështu ata që ditkan t’i bëjnë të gjitha të ligat, e shtatë gra një njeri paska të drejtë t’i marrë, madje atyre të mos u ndihet asnjë zë, cap-carrak, vetëm “lepe e qepe”, sepse kjo gjë thonë ata se është “ligj” i Zotit! Shumica, thënë më shkurt, qënkan burra pa burrni! Hiç gjë!!...

Kthehuni edhe njëherë pas: sheriati, si ligj i islamit, e ligjet janë shkruar prej të tjerëve, është nxjerrur shumë pas Profetit të tyre Muhamet. Thonë se “Kur’ani” i kohës së tij është disa herë i falsifikuar. Unë po merrem me ligjet e nuk po merrem vetëm me studimin e tij. Ligji kthehet kundër atij që ka ditur që të bëjë herën e parë “Kur’anin”, e thonë se ai është i mbyllur në një arkiv të fshehtë dhe të panjohur. Sipas “Kur’anit” të parë, islamizmi duhet të jetë “një lëvizje pacifiste”, e jo luftarake. Nëse e shikojmë “Sheriatin”, feja na del si një fé mjaft agresive dhe luftarake. Pra, “Sheriatin” nuk e ka shkruar profeti! E fenë islame nuk e krijon as ligji, por ky ligj është normë ligjore e një shoqërie të atjeshme, pa bazë e pa komb, nëpër shkretëtirat e Saharas!...

Në qoftë se më lejoni, po e marr një thënie të pamundshme të Kryetarit të Turqisë, Kemal Ataturk, e cila si thënie e thuktë e atij që e ka themeluar atë shtet dhe të flamurit ilir, si flamur të Turqisë, më nxjerr befas në një çështje të madhe, të cilën e ruaj dosido, si për të mos e harruar:

“Islami e ka vendin në koshin e plehërave të historisë! Dogma fetare e një beduini amoral është një kufomë e kalbur, e cila e helmon jetën tonë.”

A duhet më shumë se sa kjo thënie?! Është shumë e qartë! Dogmat fetare e helmuan jetën tonë! Habitem nga vrapimi si të çmendur pas një bedeuni amoral, me profil të denjë të një pedofili, poligam e dhunus seksual, deri në vrasje të tmerrshme, se gjoja këto na i thotë Zoti, “Al’lahu”. Në të vërtetë, ta përkthesh në gjuhën e prejardhjes shqip-arabe (fjala “ar-ab” është ndryshuar prej fjalës origjinale të saj “Ar-ban”, e në shumë raste të etimologjisë vërtetohet rrotullimi i shkronjës “b”): “All” është kuq si gjaku; ndërsa vetë apostofi e zëvendëson një shkonjë fillestare “I” të fjalës së dytë “Ilahu”. Fjala “Al’lah” do të thotë “hyjniu i botës sonë, kuq si gjaku, si Dielli kur lind e perëndon”.

Të më falni, Hodo Kushi jam dhe këto i mora prej turqishtes e fjalorit të gjuhës turke, të përkthyer shqip. Në fillim isha i dhënë pas turqishtes që ta mësoj, sepse kjo gjë na reklamohej nga pushtetarët tanë, më shumë se sa e mendojmë për te. Natyrisht, si një njeri i shtërnguar nga regjimi paraprak, thashë se do të jem më i lirë dhe e kisha një potencial që do të merrej me pluriparticizmin dhe lirinë demokratike, e në radhë të parë kjo liri më jepte forcë që të mësoja ate që në radhë të parë ishte e ndaluar, pra fetë. Afër e kisha ortodoksizmin, por ngase Greqia e shpinte në një linjë të përbashkët me serbo-sllavizmin, e këtu është parësore feja e krishterë ortodokse, që e ka marrë edhe Rusia dhe e ka kthyer në dhunën kryesore të bllokut të saj. Prandaj, në radhë të parë i shpopullon tërësisht popujt e vegjël të Ballkanit, e më së pari Shqiptarët, e kjo më ra si re breshëri mu në ballë, prandaj ua ktheva kurrizin. Ortodoksizmin dhe sllavizmin i merr e njëjta gjë! Nuk jemi sllavë, por ilirë! Serbët dhe sllavizmi po e bëjnë të veten, sikur greqizmi, edhe në një Shqipëri të gjymtë e pa krah. E kjo linjë, serbo-greko-sllavizmi, kaherë ka dalur për fushë. Dihet, jam kundër kësaj!

Kudo kam armiq, e edhe nëpër tokat shqiptare, në të cilat më bie kjo gjë në ballë. Urrejtja ime plasë nga ai burrë i pa burrni, që veshet herë me kule e herë të tjera me “modën” e tij, e cila e robëron më tutje vendin e vuajtjeve të mia. Nuk ka më tej ku shkon! Kryetar “ala serbçe” i thonë, prej shqipes së plasur! Kjo gjë po dihet e po shihet, por burra aty nuk ka!

As burrë e as grua, burrë i dhirë në vetvete, i shkërdhyer në të gjitha anët e viset e Shqipërisë, ku mezi e flet njëfarë politike të veten, të prapët e fare shkërdhatë! Më nxjerrë në kulm të kokës të idhtën dhe pezmin tim.

E di, e di. Nuk do të më llogaritni shqiptar! E unë shkruaj e flas shqip!...

 


4.

T’u tregoj një gjë të veçantë. Nëpër përpëlitjet me orientime të ndryshme, në Shqipëri, i lodhur nga e majta dhe gjysëm e majta, më shumë i ngulfatur nga e djathta, sepse ishte një linjë direkte e Milosheviqit, për të mos thënë se kryetari i saj thonë që ishte bagjanak me këtë satrap të Serbisë, e i lodhur nga të gjitha anët, vendosa që t’i bashkangjitem atij, që e thërriste popullin jashta vendit, për “pajtim e bashkim”, me rrugë demokratike, pikërisht në Turqi, e cila ishte përplotë me dhunë antishqiptare, e mbi ne prej sundimit të Perandorisë Osmane. Thash se po u bashkohem intelektualëve.

Shkova me shumë vuajtje të mia nëpër Turqi, në të cilën nuk dita as si po kaloj, pastaj nuk e dija as gjuhën e tyre, edhe popullit vendas po i ruhesha, sepse vinte deri përpara mbi këpucat e mia e që të më shkelë, gjoja për t’u rrasur me turr nën frymën time. Kjo ishte njëra nga mija çuditë orientaliste!

Isha i këputur edhe me ndjenja, por edhe për një kafe turke. Kisha kalaur nëpër Stambollin e vjetër duke u endur, e nuk mund t’i gjëja intelektualët e mi. Po mendoja për çështjen shqiptare, të pazgjedhur askund!

Të kisha shikuar me libra të vjetra, para dhunës së hapur të Perandorisë Osmane, mbi pesëqind e pesëdhjetë vite apo më tepër ndër ne, sot na quhet “tokë turke”, ndonëse aty kanë qenë trojet tona. E para, u takonte frigasve apo brigasve. Sot, nuk do ta kisha emëruar këtë tokë të Turqisë “Republika e Ilirisë, e kthyer rrotull e mbrapsht”, por si tokë e jona, ndonëse thuhet se i përket “Greqisë”. Nuk ka ekzistuar “Greqia” para “njohjes së shteteve”, diku në vjetin 1821-1827, por tokë “arvanitasve”, pra, po e them: “e albanitasve”!

Natyrisht, Perandoria Osmane e ka kthyer edhe këtë “repubikë” si vend i antishqiptarizmit, edhe pse i ka “Turqia” mbi dhjetë milion shqiptarë, sikurse “Greqia”, e cila i katër milion e pesëqindmijë “albanitasve”, që janë shqiptar të “alfabetit grekë”, prej vitit njëmijë të erës sonë. Shkurt, e kemi thënë më parë: kush e tradhëton gjuhën mëmë, gjuhën amtare shqipe, ka bërë një tradhëti të pafalur. Ta shkruash gjuhën amtare me një alfabet tjetër, e cila nuk njihet nga shqiptarët, e gjuhën shqipe ta quajsh “gjuhë barbare”, dhe të quhesh “i pari i botës”, kjo nuk ka vend ku të vihet!

E tani, këto shtete nuk i lënë asnjë shtet të pranojë fajin e tyre dhe i kanë riorientuar pas religjioneve, njëra islamizmit e tjera ortodoksimit, të kthehen pas, si gurin e madh ta bëjmë rërë. Edhe “grekët” janë më të rrebtë se sa të ashtuquajturit “turk”. E një njeri si unë nuk mund të detyrojë tërë botën e gjërë, të rrethuar gabim e të shkuar prapa, me shekuj të tërë, të ikin edhe prej njohjes së mirëfilltë të shqiptarëve, sepse do të duhej pikë së pari t’i paguanin miliarda apo biliona Euro, si dëmshpërblim, për të ligat që ia kanë bërë atyre, pra neve, të cilët sot kemi mbetur sa një grusht.

Dëmshpërblimi për shqiparët e Kontinentit të Europës është në pyetje të madhe. Pasanikët e Europës edhe djalin e vet e shesin per një metelik, e nuk ua ndien fara për “dëmshpërblime” me biliona shqiptarëve. Shqiptarët do të shpopullohen, do të zhduken, e nuk ua dëgjon askush zërin!

Të mbrapshtit ecin nga e mbapshta. Ani, le të shkojnë ku të duan, por kjo u bëhet dëmshpërblimi edhe më i madh, në qoftë se mbesin shqiptar si unë. Tani, Hodo Kushi është “kurkushi”! Hiq, askushi!

Ishte dikund viti 1995. U futa nëpër restorante, ku shiheshin plot njerëz duke u shërbyer e të tjerë duke pirë, për shembull ndonjë kafe, me tabak të veçantë e një gotë uji përskaj, tipikisht "kafe turke"

Paramendoni se çfarë vlimi më kishte përfshirë! E kërkova kudo një kafe turke e askush nuk më solli një kafe të tillë. Nuk e di a ishin me mendje të veten ata shërbëtorë të zënë deri në pikë të fundit me punën e tyre apo më urrenin mua, sepse isha një shqiptar tipik dhe i vërtetë?!

E shihja të shërbenin në shumë restorante dhe askush nuk më jepte kafe turke, për bé dhe askush! U bëra shumë nervoz me turqit! U ula pa asgjë në një restorant dhe e përcillja një kamarier. Papriturazi ia kapa dorën:

“Kësi kafe e kërkoj edhe unë, sepse kam shumë nevojë për te! A po më ndëgjon?! Le të quhet si mund të quhet, por një të tillë e dua! A po më dëgjon mua apo nuk po më dëgjon?! Apo nuk të lejon puna e jote?!”

Ai bërteti më shumë se duhet:

“Kjo është <arnaut kafesi>". Ti the e do një kafe turke. Nuk ka kafe turke!”

Ia shava rodin, origjinën, dheun e tij! E i thashë edhe unë me zë të lartë:

“Unë jam vetë anauti! A e di çka janë <arnautët>?! Bima kështu një kafe, se t'a rrotulloj edhe tërë restorantin! A more vesh?!”

“Si urdhëron! Si urdhëron! Tani, ta sjellë! Armautët janë trima!”

Dhe iku. Ma solli menjëherë kafenë. E kjo gjë kishte të bënte pikërisht me mua! Nuk po them se jam një shqiptar, një alban, një arbër, një avranitas, apo një arnaut, e të gjitha e thonë të njëjtën gjë: jemi ilirë!

Pas kësaj gjëje, të gjithë më thirrnin në Turqi: arnaut!

Pra, kështu u bëra “i famshëm”...


5.

Me këto përpëlitje, të djerësitur, më mori gjumi, në një karrike parku, në Prishtinë. Nëpër velin e ëndërres me erdhi si një shpirt i kahmotshëm, me dritë të verdhë për rreth. Sikur bëri të ulej përskaj meje. Nëpër hije, rreth e rreth nesh, pashë siluta të mbuluara me çarçaf të zi. As fytyra nuk u dukej! Ishin shtrirë deri në skaj, në pafundësi, në errësirë.

E kthva kokën t’i shoh të gjitha, e dikund, më largë, përziheshin me terrin dhe e vendosa dorën mbi sy, si për të parë, sepse nuk numroheshin.

“A jam në mendje apo kam luajtur prej mendjes?! Çka janë mledhur këto hije, të mbështjella me ferexhe?! Nuk i kuptoj këto krijesa!” – mezi i thashë.

“Të sollën këtu rrugët nëpër xhungël të religjioneve.” – u përgjegj ai, me zë të ultë e të matur.

“Çka po flet! Je në mjegull, apo jo?!”

“Po, po, jam në mjegull, por i ndritshëm!”

“Dukesh i ndritshëm, por me të verdhë je pak i mbyllur! Haa! Nuk është e qeshur kjo gjë, por klithmë! A të dërgoi dikush tek unë, apo çka kërkon?!”

“Jo, jo, erdha vetë, sepse ti rrëshqite! Ashtu: rrëshqite! Kllap-kllup! E ne, i kemi mbledhur betimet tona që këtij populli të fëlliqtë që të jetojë, por të mos e flet gjuhën e tij dhe të mos quhet më <shqiptar>! Kaherë e hamë nga një copë toke me njerëz, por ti ke mbetur në vetmi! Ne, të lamë në vetmi! Natyrisht, je kështu, nga shkaku i bindjes personale!...”

“Haa! Përralla të ndyta e kodoshiane janë këto! Pse nuk e thua shqip: je armik i popullit shqiptar! Je serb e sllav! Keni zbritur prej Karpateve!”

“Nuk është prej Karpateve dhe nuk ka ardhur përmes Karpateve dhe nuk është as sllav e as serb, por është i dërguar prej Al’lahut, atij i qofshim falë!” – u përzie një grua, nga radha e parë, me zë të fortë. E ulur ishte në gjunjë, si të gjithë të tjerat. Me rrobe të zeza ishte mbështjellur, sa nuk i dallohej asgjë, pos zërit të kumbueshëm të saj.

“Unë t’i kam sjellur këtu sa e sa dëshmitare, të bindura të gjitha e me kokë të ulur, se Al’lahu ashtu e kërkon! Kanë mjaftuar disa fjalë e të mirremi vesh! Këto janë nënat e gjeneratave të reja! Edhe pa luftë po u kthejmë kah Zoti i caktuar, Al’lahu, e nuk keni gjasa aspak të shpëtoni! Ua kemi lidhur fjalën se do tu shpërfillim nga të qenit shqiptar e kryengritës, të pabindur fare, ose do tu shkatërrojmë të gjithëve, sa nuk mbeteni as sa dora e jote!” – dhe qeshi me zë të madh, sa mua më mbuloi djersa dhe pezmi. Edhe turma e grave e uli kokën dhe u qesh me vete, por me takt. E ndjeva se janë të manipuluara.

“Ti je djalli vetë apo Kryedjalli dhe e di këtë. Qofshi të gjithë të mallkuar! Unë e kuptova çka je ti! Ka përfunduar çdo gjë, para se t’ia filosh” – dhe bëra prova që të ngritem, por e pashë se isha si i lidhur për vendin e atyshëm. Nuk e dija se si më kishte zënë ky djall i mallkuar me ato majmunesha të tij.

“Kot e ke të ngritesh, sepse të kemi lidhur! Nuk mund të ngritesh derisa të ngritem unë, së bashku me këto gra të bindura e të urta. A e di çka?! Ne bëjmë çka të duam! Ato e besojnë jetën tjetër, e kështu u kalon koha!”

“Ehe! U kalon koha dhe kështu bëni ju çka të duani?! A e dini ju se i keni mashtruar këto vajza e nënat e nesërme ?!” – i përplasa dhembjet e mia.

“Ne, nuk jemi mashtruar, por kemi hyrë vullnetarisht në këtë besim dhe lutemi pesë herë në ditë për Al’lahun. Inojmë, e nuk bëjmë keq! E dimë se me këte jemi afër Zotit tonë! E ti, leri këto dokrra, sepse ke vuajtje të tjera, radhë pas radhës! Kthehu tek ne, falu e të falim!” – bërtiti një grua tjetër.

“Unë nuk kam ardhur që t’u pres juve dhe madje kam shumë përvojë! Por më dhimbseni ju, sepse ky djalli u merr me vete e luan me ju si do vetë! E keni fenë parasysh dhe nuk dini asgjë tjetër!” – desha të them, por një zë i tretë, me zë të fortë bërtiti drejt meje, pa e ngritur kokën:

“Esturkfullah![1] Ky është shpirt i shenjtë e nuk është djall! Ne shkojmë vetë dhe nuk na mashtron. Të gjitha jemi të shkolluara! I keni edhe fakultetet dhe lexojmë e mësojmë; disa janë shkencëtare dhe historiane, disa janë mjeke e profesoresha, disa nga ne janë politikane, disa krijuese apo edhe gra të shtëpive! Ne i ngjajmë një kopshti të punuar, në të cilin rriten vetën ato bimë që dëshirojmë të rriten! Ndërsa anarkia e juaj i ngjanë një pyelli të pashkelur e të thellë, që shpirti i ardhur me ne, pastë dritë gjithmonë, i thonë <xhungël>. Çdo gjë i lenë aty nga fara e pazgjedhur rrënjet e tij dhe kjo është vetëm anarkia e madhe, nëpër të cilat nuk ke si mund të kalosh!”

Shpirti qeshi, por pa zë, dhe i ngriti duart, si të thoshte se më bukur se sa kjo nuk ka. Ishte i kënaqur me krijesat e bindura. Mua, më vlonin djersët.

“Anarkia jo fetare është sikur një kaos! Islamistët nuk dëshirojnë të futen në labirint. Labirinti është një rrugë e pa fund dhe pa ndonjë dalje. Të gjithëve u kanoset kot së koti kjo gjë dhe është përfundimi i juaj pa fé.” – tha ai, me ton të qetë, sikur të ishte i dërguar prej Zotit e jo prej djallit.

“Ne nuk i frigohemi kaosit dhe çdo gjë fillon prej kaosit. Kaosi është fillimi, në asgjë! Është errësirë, si kjo që po ndodhë me ju. Labirintet i kemi krijuar ne, para shumë shekujve, dhe ju apo të tjerët, që nuk na e duan të mirën, e duan të na shpopullojnë e të na shpërbëjnë si komb, që të mos e njohim origjinën tonë prej Thot-it të Egjyptit iliro-shqiptar, na e thojnë se <i ka krijuar greku>. Ishin iliro-pellazgët e jo grekët! Njeriu, që është i gjallë prej fillimit të njërëzimit e deri sot, nuk i frigohet kaosit. Në kaos gjendet e prej kaosit di të dalë, edhe i shpëtuar nga shumë qudira të tjera. Por le ta mbajë në mendje kjo vajzë e mashtruar se kanë lindur prej nënës së tyre pa rroba e me shpirt të pastër dhe për këte ka qenë dashur që ta mësojnë mirë se kur mund të studiojnë, e nuk e kanë pasur të vizatuar ate që ti e quan “Al’lah”, por Zotin e Madh, te të gjithë njerëzit, dhe ai është KRIJUESI I BOTËS! Demoni i shpik gënjeshtrat!” 

“Jo, nuk i shpikim gënjeshtrat dhe nuk kemi të bëjmë me demonët. Po ta them se kjo botë ndahet në dy bota: andej e këndej!” - tha ai. “Në mes tyre, ndodhet vakuumi. Aty, shpirtat testohen. Ti je i pa fé!”

“Jo, nuk është vakuumi, por bota paralele. Shkimtarët e quajnë <Purgatori> dhe një shkrimtar, Dante Aligeri, italianë, i ka tri libra: <Ferri>, <Parajsa> dhe <Purgatori>. Këto tri vepra letrare i ka lexuar çdonjëri që di të mësojë diçka. Ai ka qenë i krishterë katolik. Por mos më ndërprej, sepse nuk i kam dhjetë jetë! Rruga e vetme për të dalur prej botës së nëndheshme në botën e mbidheshme, na vështirësohet në radhë të parë prej jush: demonëve! Na ndiçni me të gjitha mënyrat tuaja dhe na i zini pritat, një pas njëje! Ti thua se nuk je demon, e unë e di se je një demon i përkryer! – iu përgjegja, si me rafal. Ai po habitej si po i mbaja me vete të gjitha këto përgjigje.

“Spiritualiteteti është lidhja e juaj me shpirtat e njerëzve të vdekur! Kjo është <kthimi në fillim>, që ju e quani kështu! Kjo nuk është kthimi i jonë, por kthimi nga zoti i ynë, Al’lahu! Kthehu nga Al’lahu dhe ai u nxjerrë prej këtij labirinti të mallkuar! Edhe ju do ta shihni dritën, në xhenet!” – u shpeh një grua më tutje, me zë të plotë, që nuk e shihja mirë, por ishte ashu e bindur.

“Në parajsë flitet shqip! Piskat sa të duash, moj zonjë, se nuk dallohesh, por unë nuk lidhem me spiritualitetin e shpirtave të vdekur as të dervishëve as të çervishëve, aq më pak lidhem me shpirtat e vdekur, ndonëse kam mundësi që t’i thirrë, si ky pranë meje, që jeni ju <të lidhur>! Nëse do shpirta të vdekur, ja ku e ke!” – dhe bëra prova për ta kapur, por ai nuk zihej dhe largohej sa herë mundohesha për ta zënë. “Më fal!” – i thashë dikur. – “Me këtë përpjekje time e vërtetove vetë se je një shpirt i kaluar nga kjo botë. Nuk më duhet një provë më e qartë se sa kjo gjë! Shpirti, nuk mund të kapet me dorë!”

“E po, unë jam shpirt i madh, i dalur nga bota e juaj e përkohshme! Në jetën tuaj i keni të gjitha provat, edhe këtë provë! Nëse i kaloni të gjitha të poshtrat e të praptat që do të përplaseni, atëherë unë nuk kam çka u them tjetër as çka u bëj! Ju, jeni të praptë dhe në shkatërrim pa skaj! Po shkoni pas udhëheqve tuaj, të zi si futa! Zoti i jonë, Al’lahu është shumë më tepër se sa anarkia e spiritualitetit tuaj! Al’lahu është i gjithëmëshirshëm, i gjithëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm! Kush dëshiron ta takojë Al’lahun, zotin e madh përtej jetëve, duhet të bëjë gjithçka çka shkruan në Ku’ran dhe i bini në dorë! Dhe, nuk jam shpirt i pa fé, siç deklarojnë të gjithë njerëzit, por islamik!” – tha shpirti, pranë meje. Besoj se të tjerat deri në pakufi e ndëgjonin.

“Po lodhesh kot me mua, pa më kërkuar falje! Erdhe po ashtu, pa më kërkuar falje! Emrin e Al’lahut e keni nxjerrë prej emrave të tjerë njerëzore. Kjo është kulturë e feve dhe nuk ka të bëjë me kulturën e kombeve! Kombet i shkatërroni me gjuhën tuaj konvertuale, që nuk është gjuhë simbolike si gjuha shqipe. Ju dëshironi që të shkatërroni gjuhën e parë simbolike, gjuhën shqipe, e cila i shpjegon si janë ndërtuar fjalët tuaja konceptuale e konvertuale. Jam Hodo Kushi dhe më ndjekin të gjitha religjionet, por jam më tepër i shkolluar dhe kam punuar me kulturë. I njoh të gjitha fetë! E asnjëren nuk e pranoj, sepse në papavijë secila e ka shpërfilljen e kombit tim. Edhe ti ke qenë arab dhe arabët do të ishin të dalur prej neve, ama sot e mohoni këtë çështje dhe përpiqeni të na zhdukni. Ne, nuk folim arabisht, turqisht, as iranianisht! Nuk e shkruar vet “Kuranin”, por të tjerët. Profeti i juaj Muhameti ka qenë kurejsh, pra kuretë, iliro-pellazgë, që ju e quani <Greqi>, e cila është e falsifikuar prej fjalës së mbretit të dytë iliro-pellazg Pirro Burri, kur e ka krijuar në jug të Italisë <Magma Graecia>, do të thotë <e madhja tokë, prej grave tona>, ndërsa i pari ka qenë Hylli, me kokë të madhe e të kristaltë, që është gjysëmzot!...” – shtoj, por më ndërprenë shpirti i verdhë, panë meje.

“Është pranuar tani si Greqi dhe ne e pranojmë!” – reagoi shpirti.

“E pranoni ju, por gabimisht e keni, sepse Pirro Burri është mbreti i dytë iliro-pellazg dhe ka folur shqip, megjithëse ka pasur edhe të tjerë, dhe ka qenë prej Epirit, tokë iliro-pellazge. <Graecia>, që nuk thotë asgjë më tepër e më pak sesa gratë tona. Edhe ata e kanë pasë gabim që e kanë shkruar gjuhën e tyre me alfabetin <pellazgjik>! Alfabeti nuk e ndryshon origjinën, por gjuhën po, e cila është tradhëti e parë, e as edhe alfabeti arabik, që është shkatërrim i botës së gjërë, me një gjuhë artificiale e konvertuale! Edhe ju keni qenë ilirë...”

“Nuk më interesojnë kësa gjërash! Po ma merr kohën me të kaluarën, e kjo nuk është mirë!” – reagoi prapë shpirti dhe unë e ndërpreva.

“Kur të flasësh për gjëra serioze, duhet të ndëgjosh mirë! Tradita e juaj përpiqet të tradicionalizojë aftësinë për të thënë <të vërtetën>, edhe për botën tjetër, të cilën askush me të vërtetë nuk e njeh. Pak misticizëm e keni në fjalët tuaja dhe përpjekja e juaj është njëfarë tunxhi, përzierja e bakrit me zink, që bëni prova të ma shitni për ar! <Arabë> do të thoshte <ar-ban>, prej dialektit gegë. Ai ishte shumë më parë se toskët. Të gjithe kemi qenë “arban” e arbëror. Juve u kanë goditur meteorët pa ndërprerë dhe sahara ka mbetur pas kësaj. Ju jeni kthyer në primitivitet, vidhni shumë dhe i shitni për ar!” – i thash, me të nxehtë. E kuptoj se ku po shkonim dhe përse më kishte sjellur deri këtu.

“Labirinti i juaj, me religjion ose pa religjion është aktual. Jeni futur kaherë dhe jeni ende në te. Fol kot e rri kot! Nuk kam çka foli më tepër” – dhe bëri të ngritej. Por një zë nga mesi i turmës me lutje e ndali, sepse kishte disa gjëra për t’i folur prej Kosovës. Ai, u ul përsëri.

“Unë dua t’u rrëfej diçka të vertetë, pa i marrë parasysh ato që i di ti nga religjionet. Sot është koha e një religjioni, jo të misticizmit të lindjes prej Thotit dhe të Ballkanit; të egzoterikës; të sekteve të shumta të islamizmit dhe të feve të tjera, edhe të krishtërimit ortodoks, katolik e të reformuar, apo të besimit armaik; të fundametalizmit e dijeve tuaja popullore. Unë jam prej Kosovës dhe mjaft e shkolluar. Aty, po bëjmë përpjekje të mëdha që ta kthejmë mësimin e fesë islame nëpër shkolla, por paraprakisht të ndjekim mësimet me ferexhe; të ketë një sallë apo një dhomë të madhe në qendrën e studentëve për falje të përditshme dhe për iftar; që të ketë edhe një sallë apo një dhomë në Institutin Albanologjik për këto qëllime, etj. Feja islame është më e madhja...!”

“Vajza e mirë, shkollat e rregullta dhe fakultetet janë institucione për arsim, për dije, për edukim dhe për pastërti njerëzore; janë shkolla laike dhe i kanë rregullat e tyre. Nuk janë shkolla fetare! Ndërsa shkollat fetare dhe ato të mejtepeve janë shkolla fetare, të cilat i kanë rregullat e tyre. Nuk përzihen ato me njëra tjetrën. Të parat hapen, financohen, kontrollohen nga ligjet e shtetit, që është laik. Ndërsa të dytat, bëhen për qëllime të feve. Ne, jemi një komb dhe i kemi 4 fe: feja islame, feja e krishterë katolike, feja e krishterë ortodokse dhe feja bektashiane. Feja nuk guxon që të jetë mbi shtetin dhe mbi kombin. Nëse iniconi një fé mbi shtetin, kjo është sikur të na mbullojnë nëpër qiell rêtë e zeza e do të jetë terrinë! Dita e nata i kanë vendet e tyre. Nuk shtrihen ato mbi tërë ligjin natyror e ta kllabërojnë tjetrën!” – ia thashë me rend e ngutazi këto fjale njëherë, të cilat mund të thuhen me këtë rast. I harrova apo i tejkalova disa gjëra të tjera, që do t’i kisha folur. Këtu, po përzihet feja me shtetin. Këto, duhet të jenë të ndara. Porse ajo vazhdoi:

“Ne jemi feja më madhe në kombin shqiptar dhe duhet të na pranojë me <sheriatin> dhe ligjet duhet të ndërrrohen!...”

“Oj vajzë, a po dëgjon? Nuk është shteti i Kosovës një shtet fetar, por multinacionaliteti është prinzip demokratik i saj! Aty ka shumë fé e ka disa minoritete! Kombësia shqiptare është tetëdhjetë e sa përqind e shqiptarëve! Si mund t’ua <mundësojnë> juve kështu minoritetet, të shlyheni nga origjina e juaj kombëtare, e që nuk e bëjnë as njëzet përqind të Kosovës!...”

“Ne e kemi edhe Kryetarin e partisë më të madhe dhe ai bën çmos të bëj tonën, sepse është ligj i Zotit tonë, Al’lahut!” – më ndërpreu prapë ajo.

“Jo ligj i Zotit tuaj, po i juaji, i njerëzve, sepse Al’lahu, as Zoti i Madh e as Zotrat e tjerë asnjëherë nuk ka shkruar as folur asnjë fjalë, deri më tani, por ju, djajtë e mbuluar e djalleshat si ju të mbuluara doni të bëni çka u thotë Kryedemoni!” – dhe u ngrita në këmbë, pos zërit të lartë. “Ju e keni një djalë të prishtë të një muti profesor, e nuk po lodhemi me ta! Por, në qoftë se bëheni të gjithë me ta e me fenë tuaj, unë, do të kthehem papë nga fillimet. A e dini ju se islamizmi ka bërë prova të kthejë rrotën kah do ai, edhe në Arabi, por ka edhe disa fe të tjera, edhe më të mira se sa ju, e njëra ndër to, po e marr, se është krishterimi katolik. Bota ende vazhdon, e numruar prej njeriut-Zot, jo prej botës arabike. Por më e mira, që nuk e njeh populli ynë, nuk do shtëpi të mëdha prej ari e me prifta të paguar, është shoqëria armaike! A ndjeve ajo?!”

“Çohemi! Nuk u bëka punë me ty!” – dhe shpirti kërsiti si një bombë dhe u zhduken të gjithë. U lëshua drita! U zgjova edhe unë! Fluturova në këmbë! Po shikoj rreth e rreth meje. Çdo gjë ishte si më parë...

6.

Më kishte përfshirë zemrimi dhe po ngutesha më tutje. Dikur e kuptova pse po ngutesha dhe pse po nxitoja ashtu. Ishte një çështje psikologjike.

Në radhë të parë, kjo ka të bëjë me bindjen tuaj të veçantë e personale. Si bindesh, përafërsisht do të shkojë pjesa themelore e jetës. Gjërat kryesore të jetës do t’u kalojnë ashtu, sepse bëhesh shkaktarë vetë për këto gjëra. Ata që lindin prej teje duhet t’i bindësh së pari ti me gjërat personale, e të tjerat bindje i fitojnë prej të tjerëve, sepse kur ecin takohen me të tjerë, pastaj shkojnë në shkollë e ndikon edhe shoqëria. Nëse e shohin jetën si vetanake, e kanë veten në qafë, por edhe ty e të tjerët, sepse janë raporte reciproke. Nëse ti je babë i tyre dhe ata nuk të përfillin e të lënë vetëm, në vetmi, sado që i do, ata janë fajtorë e jo ti! Gjenerata e parë je vetë, ndërsa bijtë e bijat e tua janë gjerata e dytë. Ndër të parat, përpiqet gruaja t’i kthej nga vetja e ti e ke ndarë jetën me te. Gjenerata e tretë, do ta kuptojë më mirë këtë punë e kthehet prej teje, do të lidhet me ty e do të bëj përpjekje të të gjasojë. Janë nipat e mbesat tuaja. Pra, në ate çka e beson ti dhe të tjerët, bëjnë të besosh në mënyren e vet, mbetet si rrjedhojë e palëvizshme e jetesës.

Po, besimi është çështje personale, thonë në disa pika. E besimin tonë në një ditë të re, të lirë, të baraspeshimit me të gjithë popujt për rreth, njëfarë populli i ngritur kaq vonë edhe njëherë nëpër hisori, prej të parit arbëror, në rrënjët tona të mileniumeve, na vështirëson prap se prap “besimin” tonë në njëmijë lloje të zotrave. Secili vjen me besmin e verbët. Kjo ka lidhje me psikologjinë, e jo me adhurimin njerëzor. P.sh. të post-anadollëkut të sotëm, pas mija viteve të luftrave për të na shpopulluar e për të na zhdukur, na kthejnë në diçka tjetër dhe i humbim gjurmët tona. Nuk është zoti që njerëzit na e krijojnë nga thënjet e tyre, por Zoti i Madh që e mbanë pa fjalë tërë globusin tonë. Është Zot i Madh i kozmosit! Është ai që e mbanë tokë e qiell nën influencën e vet, pa asnjë fjalë, sado që njerëzit e llojeve të ndryshme, edhe të botës së ndarë në dy blloqe, apo në tri blloqe, e bëjnë të veten.

Psikologjia dhe parapsikologjia në këtë jetë u prijnë sjelljeve tona. Kjo na duket e çuditshme. P.sh. pse bëhet luftë e përhershme midis blloqeve tona? Lindje e Perëndim janë në luftë të përhershme. Ato duan që t’ia marrin njëra tjetrës gjërat kryesore: pozicionet, territorin dhe mjetet e veçanta të tregëtisë. I treti, është blloku fetar islamik. Është më primitiv. E prinë feja. Edhe këto të parat na janë të krijuara në bazë të fesë kryesore. Blloku i dytë është për femë e krishterë ortodokse dhe ajo është kryesorja, pra feja. Për këtë fé na lufton kudoherë. Dëshiron t’ia përfshijë me numër njerëzit edhe bllokut të parë, i cili është më i pastërt; pastaj i dyti dhe i treti, e kështu me radhë. Përshëndetjet e Presidentëve, blloku i parë, i bënë me dorë lart, si te THOT-i. Këto që po i them, le të jenë të thëna prej meje, Hodo Kushit, prej Shqipërisë: askush nuk dëshiron të më mbajë në një mendje, pasi nuk ka mundësi që të ma bllokoje mendjen me çështje të feve. Është feja e huaj e të shpopullon!

Nëse më mbajnë mua në mendje, atëherë do t’a mbanin në mend populllin shqiptar. Do ta paguanin njëherë për mija vuajtje, në jetë e në përgjithësi. Nuk do të bënin në këtë jetë kot një luftë, sepse ato dëshirojnë edhe më tutje luftë, anipse na shkojnë shekuj e mileniume me dhembje. Vetë, na i zbulojnë dhe na i provojnë armët më nukleare për sundimin dhe skllavërimin e tërë botës apo bllokut tjetër. Sa miliona njerëz dëmtohen nga kjo gjë! Sa fëmijë qajnë në botë të shkatërruar, të mbetur në mjerim; të goditur thellë; pa pleq që mund të gjykojnë; pa prindër që do të kujdesen për ta; e nuk janë pak ata! I kam parë njëherë me sy nga televisioni apo gazetat, do të më mbesin gjithmonë në tru, me gjykimet e mija. Ata nuk dinë kujt t’i drejtohen e nuk kanë mundësi apo dije, sepse i ka goditur dhuna! Janë pa krah dhe pa forcë.

Përgjithësisht është kjo gjë e vërteta lakuriqe. Besimi është plagë e vërtetë e vetëdijes! Ajo shkon deri në parapsikologji dhe manipulohet me ndjenjat e njeriut, pa e ditur se ai po manipullohet. E të gjitha fetë e kanë nga një “zot” të tyre, apo “djalin e Zotit” apo një “Buda”, etj. Jahuditët e Izraelit, që janë sot një popull me i përpiktë e më me demokraci të vërtetë të elaborimit deri në superfuqi, thonë se “i luten Jehovës”, t’ia falin gabimet e tyre mijvjeçare, ndërsa hinduizmi në Indi nuk e ka vetëm një “zot”, por disa zotra, të cilët nuk i di se cili është, e më duket se shtrihen prej Vedës, Rivedës, deri te Samarveda, Yajurveda, Brahmani apo Aranikas, e kështu me radhë, që prej arritjes së Arianëve. Arianët ishin ilirë apo yllir, shqiptarë!

Le të më quajnë si të duan ata! Të gjitha trojet shqiptare, edhe ato që janë direkt nën tërheqjen e vijës së fuqishme të Lindjes, pra të Rusisë, apo të tërhjeqjes direkte nga serbo-grekët, janë jashtë e brenda Shqipërisë. Ndërsa Çamëria iliro-shqiptare mbetet e ndarë, e cila është hisorikisht Epiri Jugor, që e ka zaptuar tërësisht me dhunë e ashtuquajtura “Greqi”. Gjithëkund po përpiqen që ta mbjellnin farën e “besimit” të dhunshëm me Theo-në greke apo në Al’lahun islamik, sado që është krijuar në Epirin Verior, në Tomorrin e lartë, selia e fesë së katërt zyrtare, bektashianët, krahas islamizmit të rryer në Maqedoni. Na janë pak minaret, të cilat na shpojnë qiellin nëpër tokat e tjera arbërore! Pas, na përcjellë ditën hija e natës. Ajo zgjohet nëpër njerëz e çarkullon ditën për Diell, si ta zënë rête e zeza edhe Diellin.

Nëpër mes të ditës është terri! E nëpërmes territ na është një pikëllimë drite! Kështu, siç thotë nëna e madhe, shënjtëria e saj, Shën Tereza, edhe nëpër tunellin e madh e të errët, sa nuk mund të dihet, do të duket në fund të fundit njëfarë drite. Pra, duhet që të na udhëheq shpresa

Po të mendohej njeriu, në vete, e jo jashtë vetes, as prej atyre që i thonë se është Zoti, Al’lahu, Theo, God, Gott, Bog, Njeriu-ZOT, ose Biri i Zotit apo Jessu Krishti, dikur do ta gjëjë se në themel të asaj ndodhet NJERIU. Këto janë ato që i krijoi e mendoj njeriu “për Zot” dhe “i biri i Zotit”, që është Njeri, i lindur prej njeriut, në tërë botën shpirtërore e të bindjes së tij. Femrat janë ato që e shtojnë njerëzimin, me farën e burrit. Burri duhet ta dijë se kujt ia jep farën e përtërirjes. Gratë e burrat janë të brabartë në jetën e tyre të lirë. I kanë punët e ndara, e secila është më e rëndë se të tjerat, por nuk llogariten. Duhet të kenë respekt për njëri-tjetrin e nuk guxojnë të mbikalojnë njëri tjetrin, sepse kjo është gabim. Ne, duhet që ta dimë këtë punë!

A e kuptuat këtë çështje? Unë po e vendos si “çështje”. A ekziston vërtetë ZOTI prej njerëzve dhe pse ai nuk përgjigjet? Kush ka folur me Zotin? A janë shkencëtar të mëdhenj të fesë apo edhe të fesë iliro-pellazge prej Dodonës, në xhunglën fetare apo të ekzoterikës, islamit e fundamentalizmit, apo është e njerëzve që besojnë në Krisht, në fé, moral dhe humanizëm? Nuk e di çka t’u them tjetër, pos këtyre! Ka shumë libra të feve të ndryshme që i kam lexuar. Të gjitha më sjellin në një pikëpyetje kryesore: Zotat i kemi krijuar ne, njerëzit, të tokës, e jo ATE që e ka krijuar tërë botën e gjallë, që para tre miliarda vitesh, kur filloi jeta në tokë, sepse para saj asgjë nuk ishte e gjallë, në tërë rruzullin tokësor...


7.

Ndër këto mendime dhe me kokë të marrë nëpër to, nuk e kisha vërejtur se isha përpara Skenderbeut. Një përmendore e madhe, mu në Prishtinë!

Ky burrë i madh, me vepra dhe me shpatë të zhveshur, po u qëndronte ballë për ballë shekujve. Nuk i thonë “Skenderbeu”, sepse këtë titull ia kishte dhënë Perandoria Osmane, por i thonë shqip: Gjergj Gjon Kastrioti! Gjergj i thonë vetëm në gjuhën shqipe, e në të tjerat është shtrembëruar: Georg!

Mija vite do t’i sjellen njerëzit këtij shkrimi dhe këtij rrëfimi e kurrë nuk do t’ia qëllojnë. Ne jemi të parët, por kemi edhe shumë armiq! Kush na llogaritë si të tillë e cili do të përpiqet të na shkatërrojë? Ne prap mbesin, në trojet tona. Ato lëvizin nga territori apo edhe nga koha, deri te Troja iliriane.

Kemi patur mbretër të tjerë, para Gjergjit, Pirro Burri, por edhe ate na e vodhën të shtuquajturit “grekë”, pasi e vodhën edhe historinë! Kemi edhe pas tij, Mbretin Zog, por ai i hyri në hak popullit shqiptar, duke ia shitur trojet të armiqtë e mëdhenj rreth e rrotull neve. Po ç’e do! Historinë e shesin edhe “akademikët”, që janë “akademikë” për të holla te armiqtë tanë! 

Ata nuk janë aspak “akademik”, por shkarravitës të çështjeve, ashtu si e duan armiqtë! Ka pak akademikë të vërtetë, por ata nuk i llogaritë shteti si të tillë dhe i zhduk nga populli apo rruzulli tokësor. Po e them vetë një fakt të dhimbshëm: dhjetë apo njëzetë përqind e kombit, që janë intelektualë të vërtetë, kanë lindur për ta udhëhequr tërë popullin e tyre apo kombin. Ata janë të rrahur keqas, janë të mbyllur në kasaphane e cila quhet “burg”, ose janë të mjerë nga gjithshka, p.sh. si unë, apo kanë marrur kokën në dorë e kanë kanë dalur nëpër botë, sepse nuk mund ta mbysin vetveten, gjë që u përsëritet qindra herë nga demonët.

Populli e kombi shqiptar është shtruar me mija vite, nën satrapët e kohës. Mezi gjallëron! Edhe fëmiut të vet i thotë babai, “Nuk kam të holla! Dil e vjedh!”. Fëmija është fëmijë, pa hyrë në shkollë, e nuk mund të gjykojë. Edhe sikur të gjykonte, qe një fëmijë, e së bashku me te qanë e gjithë natyra rreth tij, por nuk e dëgjon njeri! A ka më keq se ta shtyjë babai i tij fëmijën e vet t’i thej këto rregulla e më parë duhet të gënjejë, pastaj të vjedh. Nuk do të jetë në dorë të Zotit të Madh ai që gënjen, për të vjedhur, por të demonëve. Kur futet në duar të demonëve, djajve, ai i bënë pastaj të shtatë gabimet e Zotit të Madh, e para është që të gënjejë, dhe i fundit të vras dikend pa faj...

Shkova në një kafe dhe e porosita një tillë e po e pija. Të gjithë njerëzit më shikonin e më përcillnin, çka jam unë dhe pse flisja pikërisht shqip, por le të shkojnë në rrotë të ëmës të gjithë sa janë mbledhur këtu. Nuk dua të vjerrem nëpër pikëpyetjet e tyre. E kisha çështjen më të madhe për gjenezën tonë.

Pesë gjuhë të botës i flas, por askush nuk e di! Madje i shkruaj edhe këto, sado që njerëzit më kanë goditur gjthmonë për të më zhdukur dhe prap jam rigjallëruar. Anglishtja apo Amerikano-anglishtja është e para gjuhë, e dyta është gjermanishtja letrare! Po, gjermanishtja letrare e jo vetëm “dialektet” e saj. Nëpër çdo shtet, kantone, qytet, etj. folen ato, por jo te unë!

Po të isha krijues, do të bëja diçka. E leximet i kam në qef. Jetën ma kanë marrur librat. Pra, nuk kam pasuri, veç libra, libra, libra!...


Duke i kujtuar këto, më erdhi në mendje një libër i ri, i mbetur pa rëndësi, i një gruaje të Zvicrës, Silvana Betschard, 36 vjeçares së re nga Luzerni, që shpirtin e saj ia dedikon visionit të saj të së ardhmes. Ka lindur më 1986, por jeton në Suedi. E librin e saj e gjeta në hedhuria! Po, po, librat i kishin hedhur dhe ishte fare i ri. Ishte shtypur në Gjermani, autorja e re kishte lindur e rritur në Zvicër dhe martuar në Suedi. Ishte një libër i veçantë dhe duhet të kesh anë nga t’i sillesh e nga ta vështrosh. Shtronte një pyetje: si jeton ti, o njeri? Ishin inspiracione të mbledhura dhe mendime të një njeriu që do të parashtrojë visionet e saja nga ana të së ardhmes... 

Të së kaluarës kemi mjaft, por nuk janë edhe të sakta. Natyrisht, jo në shqipe, sepse të tjerat po i lë. Të kaluarën i shohin me sytë e atyre që nuk na e donë aspak të mirën. Ndërsa e sotmja, është ende e përfshirë nga të gjithë të sotmit, që janë në një mjegull të dendur të realitetit të mbjellur keqas dhe nga të këqijtë. Kush nuk e ka djallin në zemër, nuk e thenë kufirin e të mirës dhe të keqes, pra shkurt gënjeshtra, është si unë: i varfër për gjënë kryesore, pa të holla e pa shtëpi, por me libra e visione të qarta!

As femrat nuk të duan, sepse ato i duan të hollat, e ti nuk ke të holla!

Mu kujtua një shoqëri e re armaike, që nuk kishte kisha të vetat dhe nuk i dëshironte këto kisha me ari e me pritërinj të mbajtur mirë nga besimtarët dhe më kishte ftuar edhe në një takim të diellen, në lokalet e saja me qera, ku takohej me njerëz e saj dhe këndonin në një gjuhë, të cilën nuk e njihja. Por nga melodia, nga të gjitha familjet me fëmijë që po merrnin pjesë në këtë festim të tyre, e disa këndonin si dervishët tanë të parë, por pa islamizmin e fenë sheite, dhe u mallëngjeva, deri në lotë. Fëmijet e tyre, vajza e djem, më vinin deri në prehnin tim e më duanin sikur të isha vëllai i madh apo daja i tyre. I pari i tyre më kishte ftuar, më kishte dhënë edhe telefonin, për çdo rast dhe ky numër është zhdukur bashkë me telefonintim. Çudi!

Ai më përshëndeti dhe më nderoi në fjalën e tij të parë, si shqiptari i vetëm që i vizitonte, pa ndonjë religjion e nuk e besoja në asnjë fé, por kisha lexuar shumë. Jesu Krishtin e njihja, e doja pa masë dhe e quaja pjesë të kombit të vjetër shqiptar, sado që shqiptarët i kanë krijuar dy shtete, por populli i Jezu Krishtit nuk kishte më një “atdhé”. Ishte shpërndarë në tri shtete apo ishte shuar, duke e lënë gjuhën e parë të tij, gjuhën armaike, si gjuhë kopte.

Pse është gjuhë kopte? Pse fjalën e parë e ka shqip e të papërkthyer në asnjë gjuhë të botës, “Në fillim”? Pse të parët tanë të “pa shkollë” i kanë quajtur ata kushërinjë, sikurse armenët, të cilët ishin kushërinj të kombit shqiptar dhe kushërinj të armaikëve? Pse na duan të dy palët aq shumë e pse “Turqia” armenët i ka shpopulluar e deri në farim, me gjenocid? E pse “Turqinë” ne e përkrahim, në vend se ta dërgojmë në rrotë të së ëmës, atje ku e ka vendin, sepse pesëqind vjet e sa na ka sunduar, vrare e ç’njerëzuar me dhunën e hapur, me Perandorisë Osmane? Albanët, armaikët dhe armenët janë krijuar me shkonjën “a” dhe janë tre popuj që kanë mbijetuar...

Mua, më rodhën lotët, vij për vijë! Të gjithë më shikonin! Vetëm fëmijët e tyre mundoheshin që të më pajtojnë. U kërkoj falje të pranishmive se nuk mund të flisja, por lotët që kam derdhur pa asnjë “ah” e as fije zëri, ishin për të gjithë një dëshmi e gjallë se Jezusi i kishte edhe te kombi shqiptar “bij të zgjedhur”, sado që nuk e thotë askush këtë gjë.

Këngët e tyre na përcilleshin me ndonjë vegël muzike, pa e prishur lojën e fëmijve, që e ndëgjonin edhe ata. Kjo ishte befasia e parë dhe e vetme: brezat e rinj ishin të lirë. Nuk kishin nevojë për rregulla apo ligje, por ishin shpirta të lirë që dëshironin të jetojnë siç i mësoj i pari i tyre dhe prijësi i vetëm, Jezu Krishti, i cili ishte i fundit pagan dhe i pari i kryqëzuar!... 

Ndër të parat, më erdhën të vërtetat mbi stigmën. E kam parë disa herë një film për stigmatizimin e një femre te re nga Milano, e përcjellur nga një prift i fesë katolike, por që ishte kthyer në një shkencëtar të mirëfilltë dhe i studionte të dhënat të gjuhës kopte armaike të Jezu Krishtit (po e shkruajmë në formën tjetër, ështe armeike, sepse te armaikja, <a> -ja e dytë është më e çelur, si te gegët, të cilët dihet se ata i kanë paraprirë popujve, por po u themi kështu, e askush nuk e mbanë në mendje se armeikja ka qenë dikur dialekt i gjuhës mëmë shqipe, sikurse dy të tjera të Francës!), të cilët evangjelistët i patën pështjelluar të gjitha. Vajza na torturohej deri në zhdukje nga jeta, edhe nga katolik të Vatikanit, por parapsikologjikët e gozhdonin si Jezu Krishtin, e rrahnin si të ndjerin në këtë jetë, disa herë me radhë. Asaj i vinte një zë tjetër dhe i panjohur, e torturonte deri në shpallje të gjuhës së parë amaike, të cilën e kishte ditur ta flasë Jezu Krishti, gjatë kohës së tij.

Në radhë të parë, as akademia e shkencave nuk e ka shpjeguar mirë këtë stigmatizim, që rrjedhë prej fjalës stigmë. Ajo është shpjeguar si veprim sipas kuptimeve të foljes stigmatizoj dhe stigmatizohet e na jepet stimatizimi pas revizionizmit modern, që do të thoshte “të dënohej me trup, para gjithë botës”, ose të mbante qëndrim të prerë mohues ndaj dikujt apo diçkaje, duke e demaskuar hapur. Stigma ishte sipas tyre: damkos. Pra, i demaskonte disa herë radhazi përmes njerëzve të tij ata që e kishin torturuar Jezu Krishtin.

Stigmatizimi i njerëzve të veçantë, me bindjen e tyre të thellë në tërë fenë e krishterë, u ka ndodhur disa njërëzve të historisë së kishës së krishterë: asaj katolike, evangjeliste, të reformuar e ortodokse, të cilët kanë vuajtur thellë me këto vuajtje. Njeriu është qenie e vuajtjeve të thella! Sa më thellë të vuaj, është më pranë Zotit të Madh! Aq më tepër, do të vuaj nëpër këto kisha, por edhe jashtë atyre. Ata ishin të zgjedhur, sepse u shërbejnë besimtarëve për krishtërimin. Të gjitha fetë e kishtera ishin një!

Në të vërtetë, Jezu Krishti ishte një bir i një alieni, me nënën atëherë të pamartuar Maria dhe vetë ishte martuar me Maria Magdalena. Nga Ylli ishin edhe alienët, sikurse albanët, nga Ylli Sirius. Nuk është shenjë nacionale e Izraelitëve ylli me gjashtë rrema, i kryqëzuar nga dy trekëndësha, poshtë e lartë, të cilët i mbajmë kudo në Kosovë e në Shqipëri, që prej mileniumesh e nëpër gurë të shtëpive. Trekëndëshi poshtë dhe trekëndëshi lartë i japin dy polet (gjinitë) tona të vazhdimit të jetës me njëri tjetrin apo mbi njëri tjetrin. Prandaj, të parët tanë i thërrasin ata: “bashkëshorte”, na është gruaja; ndësa “bashkëshort” është burri. E kanë justifikuar kështu edhe në Kanun.

Me gjithë mend, gjinitë janë të ndara në mashkull e në femër, në burrë e në grua, janë bashkëshortë, sepse bashkë e ndajnë fatin e tyre për ta shtuar e për ta rritur brezin e ri, njerëzimin. Detyrat e jetës ndahen prej lindjes. E këto janë dy trekëndëshat e jetës, me tre pole, që tregojnë numrin e zotave, në bashkësi të pandarë, që janë në kuptimin e jetës në tokë nga Ylli. Ky Yll i ka gjatë rremat, e jo pesë! Izraelitët thonë se janë të tyre, por as kjo nuk është e vërtetë. Ylli me gjatë rrema është nëpër trojet shqiptare!...

Na shtrohet një pyetje e pashmangshme, që prej fillimit? Pse “në fillim” e “zanafilla” është e papërkthyer në asnjë gjuhë tjetër, pos në gjuhën shqipe? Sepse ajo ka qenë gjuhë e para që është folur. “Jezusit”, që i thonë “Krishti” është i kryqëzuar, ndërsa të gjithë ata që e shihnin, i thonin “Je si Zeusi”. Zeusi hiqet nga gegët, kur flitet. Është “Zusi”. Ishte i fundit pagan dhe i pari i krishtëruar. Paganizmi mbaron me “Je (si)-Z(e)usi” –n. Na fillon të numërohet era e re. Pra, fillojnë numërimet e viteve.

Pse fillimin e viteve të reja nuk arrijnë ta ndërrojnë “islamistët”? Jo, pra. Nuk e kuptojnë se me numërimet e viteve kanë filluar klasët, sllavopronarët. E krishtëruan armiqtë klasorë në mënyrë të tmerrshme, mori fund epoka e vjetër, paganizmi, shqiptarët e vjetër/albanët dhe filloi të ndërtohet epoka e re. Me fenë islame nuk fillon “epoka e re”, sado që mundohen që ta bëjnë një “epokë islame”, sepse është fé, e nuk është paganizmi! Fjalët e Jezu Krishtit, të cilat janë armaike, e thonë me tre rreshta kryesoren:

 

“Mbretëria e Zotit është në TY e për rreth teje!

 Ndaje një copë dru e unë jam aty

 Ngrite një guri dhe TI ke mundësinë që të më gjesh!”

 

E pse janë thënë në gjuhën armaike? Cila ka qenë kjo gjuhë, që edhe sot e ka një fjalë të papërkthyer në 2500 gjuhë të tjera, që është gjuha shqipe?

Sepse gjuha armaike është një degë e gjuhës shqipe, e cila sot ka mbetur gjuhë kopte; i ruan fjalë të tëra të relikteve të gjuhës foshnjore, të japetishtes e semitishtes së lashtë, të gjuhës mëmë shqipe, të cilën e fliste edhe Jezusi dhe ishte i pakuptueshëm për hebrejtë. Ai është një dialekt i gjuhës shqipe, sikur dy dialektet në Francë. Ishte nga hitito-ilirike e albanëve të vjetër dhe është trashëguar prej frigasve/brigasve, të cilët e kanë folur fjalën e parë në botë, bukë/bukos, e cila është ruajtur prej mbretit të parë në Egjipt.

Armaitët janë sikur me armenët, edhe me shqipen dhe shqiptarët. Kjo na kthen edhe njëherë në fillimin e botës, si dokument gjuhësor e kopte, e cila nuk folet, por ruhet e gjallë brez pas brezi. Ajo është rrënja e gjuhës shqipe dhe është folur prej Je-zu-s-it. Bota nuk kishte nevojë as për klasa, as për fetë me shtëpi luksoze, nuk kishte nevojë për kisha luksoze, por për veten, njeriun me Zotin e Madh, që i krijoi në shembullin e vet, prej Yjeve! Ishin albanet e parë prej Yjeve, jo albanët e sotëm trullanë!

Ai nuk deshi të kryqëzohej, por ata që i thërrasim “si njerëz”, u kthyen në fé pas kryqëzimit të tij! Ate e thërrinin ashtu, sepse e përsëritke Zeusin! Nuk deshi të kishte kisha, sot xhami e institucione të të gjitha feve, por e kishte Zotin e Madh me vete e për rreth tij, sikuse te të gjithë njerëzit, pa klasa e pagan! Ai nuk kishte stoli, të arit e të kushtueshëm, por vetëm një këmishë të bardhë e kishte, si Zeusi pagan, pa shenja të shteteve!

Kush falet para kishave e kryqit; para xhamisë e teqeve; në foltoret e tjera, të hebrejve, indianëve e budistëve, falet për gabimet e mëdha të vetat; për falje; e nuk e di se kujt i drejtohet, sepse edhe emrat e zotrave i kanë dhënë vet, janë emra të njerëzve! Ky është Zoti që e ka krijuar njeriu, e nuk është Zoti i Madh që ka krijuar njerëzimin! Duhet të kthehemi në vetvete!

Pra, ky është drejtimi i vërtetë! E çka ka? Po, vetvetja! Jemi krijuar prej Zotit të Madh në shembullin e vet dhe prej vetes ta njohim botën; të mos i bëjmë keq askujt, çka nuk e dëshirojmë neve të na bëjë ndonjë njeri! Të jemi falës! Zoti i Madh ka shumë mëshirë! E njerëzit, me padije, janë hakmarrës.

Atëherë, kur të bëhet njeriu si njeri i vërtetë e jo “xhahil”, shpirtëngushtë e hakmarrës, i urrejtur vetë dhe urrejtës ndaj të gjithëve, apo të mbledh rreth veten të gjitha pasuritë që ka mundësi që t’i mbledhë, stolitë, me të holla, me ari, e të vrasë pa pikë fajit njerëzit e tjerë, sepse ashtu mendon ai se “botën pak e paston” prej armiqve të tij; dhe gënjen e gënjen pa turp e nevojë, për çdo gjë apo rreth çdo gjëje, ose gënjen, pse gënjeshtrat i ka në qef, si serbët e Dobrica Qosiqit, etj. këto janë kundër vullnetit të madh të Krijuesit të Botës!

Dy rrugë janë në botë, thuhet ndër ne: e drejta, që shkon drejtë, pa asnjë lak, për drejtësi e të drejtën si vet Zoti i Madh; dhe e shtembëta, lak e gjak, e përshtjellur në njëmijë forma të saj dhe mendimesh të djallit, Kryedemonit, kundërshtarit të Zotit të Madh! Nuk ka nevojë për “shtëpi të Zotit”, kisha as xhamia! Preke zemrën, aty e ke Zotin e Madh! Nuk ka nevojë për fé, por për besë e karakter! Nëse ke besë e karakter, ke besë edhe me Zotin e Madh!

Thuhet në Bibël: “Kush i beson Zotit, jeton nën mburojën e tij!”

Këtu, fjalën e kishte për Zotin e Madh, i cili është në radhë të parë prej qiellit e galaktikës sonë, jo për Zotin që e ka krijuar njeriu. 

Njeriu e ka mundësinë të krijojë pasardhës, por ai nuk e pjellë “Zotin” dhe nuk ka të drejtë ta trillojë, sado që të dijë. Zoti i Madh nuk ka dhe as nuk di gënjeshtra! Gënjeshtarët nuk i falë! Prandaj të gjitha fetë janë në luftë me njëra-tjetrën! Janë në shkatërrim! Ky është fundi i tyre!...

Le ta lexojë cili do të mundet ta lexojë këtë shkrim të gjatë apo këtë rrëfim të denjë dhe pak të ashpër timin në gjuhën e mëmës sonë të madhe, pra në gjuhën shqipe, nëse mundet, sepse do ta pengojnë gënjeshtarët e feve në një milion forma të gënjeshtave! Le ta lexojë, por unë do të ndalem në një thënie filozofike për Zotin e Madh e Krijues:

Energjia kozmike na mbronë me platformën e vet pozitive nga të gjitha të ligat, që na vishen e prore na ndjekin. Hemisfera e tokës është e vogël për ATE që e identifikojmë me Zotin e Madh. Ndërsa energjinë negative e lidhim me Kryedemonin, në brendësi të Tokës. Te dy energjitë kozmike, njëra pro nesh e tjera kundër, së bashku e përbëjnë centrifugën magnetike të Globit.“

Të gjitha fetë ndikojnë në rrethin tonë, në botën e gjallë dhe i shikojnë me urrejtje ata që e thonë një pjesë të vërtetës dhe nuk i besojnë zotat e tyre, por i besojnë një energjije magnetike të globit. Urrejtjen nuk duhet ta lejojmë, por dashurinë! Dashuria është në të gjitha gjërat, rreth e rrotull nesh!

Të gjithë njerëzit i ka zënë hija e natës, madje në pikë të ditës! Të gjitha gënjeshtrat di ti bëjë ai, dhe i ka futur nën jastëkun e kohës së tyre!

Secili përgjigjet për shpirtin e tij!

Edhe unë!...

 


 

 



[1] Është fjalë turke e fetare, që na thuhet si „falje“, në mënyrë mohuese, që tregon se i binduri e lë mënjanë, si një gjë të praptë e të pabindur apo anomali e jashtë fesë islame.

No comments:

Post a Comment