Genti/ GENC (Greqisht: Γένθιος, “Génthios”; fl. 181–168 para Krishtit) ishte një mbret Ardian, një fis i fuqishëm {Ardiaei} në Iliri. Ai sundoi në vitet 181–168 para Krishtit, duke qenë sundimtari i fundit i Ardianeve.
Emri i tij rrjedh nga shqipja, njëjtë si në PIE * g’en- “geni = nisje amtare, fillesa e një mbirje – embrioni të ri, race, fare, fis etj”. Ai ishte djali i Pleuratit të III -të një mbret që mbante marrëdhënie të forta me Romën. Qyteti kryesor i Mbretit Genc ishte Shkodra. Mbreti Genc u bëri rezistencë të fortë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire, ia arriti që të forcoje shtetin e tij politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht.
Roma nxiti kundër tij dalmatët, të cilët u shkëputën nga mbretëria. Mbretit Genc iu desh të bënte një luftë të ashpër kundër aristokracisë së lartë, e cila kishte tendenca proromake dhe gëzonte përkrahje të gjerë edhe në oborrin mbretëror. Gencin nuk e ndali asgjë në këtë luftë, në të cilën ai sakrifikoi edhe të vëllain, Platorin, që Roma synonte ta vinte në fron në vend të tij.
Genci i kushtoi gjithë vëmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik të mbretërisë. Ajo që na dëshmohet më mirë nga burimet midis masave me karakter ekonomik është veprimtaria e dendur monedhaprerëse që zhvilloi Genci.
Krahas Shkodrës dhe Lisit mbreti u njohu të drejtën për prerjen e monedhave edhe dy qyteteve të tjera të mëdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve të rëndësishme Labeatëve e Daorsëve
Ai ndryshe nga si veproi në Shkodër u njohu Lisit, Labeatëve dhe Daorsëve të drejtën që monedhat e tyre t’i siglojë me emrin e bashkësisë qytetare, por edhe këta i detyroi të respektojnë standardin shtetëror, që të pajisin monedhat e tyre me portretin e mbretit dhe anijet ilire, si dhe t’u japin të njëjtën masë e peshë që kishin monedhat e prera në punishten mbretërore të Shkodrës.
Mbreti Gent pasi forcoi pushtetin e tij shtiu në dorë edhe punishten monetare të Lisit dhe i ndaloi qytetit prerjen e monedhave autonome. Në këtë kohë mbreti Gent krijoi për Shkodrën, Lisin dhe krahinat qendrore të mbretërisë, një sistem monetar të përbashkët të përbërë nga tri monedha: dy prej tyre ishin monedhat e njohura që priteshin në punishten mbretërore të Shkodrës, kurse monedha e tretë ishte monedha e vjetër, e vogël e Lisit.
Monedhat prej argjendi të Rizonit me mburojë – pegas dhe ato prej bronzi të Lyhnidit me mburojë gjysmë anije, të prera në emër të bashkësisë qytetare dëshmojnë për një farë autonomie në marrëdhëniet ekonomike të këtyre qyteteve brenda mbretërisë ilire.
E sigurisht pas gjithë këtyre masave administrative të fuqishme të mbretit shqiptar GENC në mbretërinë e njohur ilire, ai duket se ka kontribuar fort duke i shkruar këto monedha në gjuhën e vet, në gjuhën më të lashtë të etërve të tij pararendës, në gjuhën pellazgo-ilire-shqipe.
– Fakt për këtë është vet emri i tij, i shkruar në monedhë pastër shqip: ΓΕΝC = GENC – ku dallohet qartë shkronja ‘C’ – shkronjë e cila ende sot vetëm në gjuhën shqipe ka të njëjten vlerë ‘C = C’. (në gjuhën greke nuk ekziston kjo shkronje ‘c=c’)
Pra ky fakt vërteton se monedha e mbretit Genc është e shkruar në gjuhën shqipe, kjo edhe për një arsye tjetër pasi, në rast se do ishte i shkruar në gjuhën greke ose në atë latino/romake, do të kishim të shkruar këte emer me ‘T’ në fund të emrit ‘GENC’, ashtu siç njihet prej tyre: “Γένθιος, Génthios” – gjithsesi ajo sërish do fliste shqip. Genc dhe Gent.
Tashmë në monedhën tjetër që po shohim në vazhdim kemi: Kreun e mbretit Ilir Genci një mbret, zot i Ilirëve veshur me kapele/ kaush (causia) në të djathtë të kësaj monedhe të mrekullueshme dhe tejet të rrallë, të bronztë nga fisi Ilir ‘Labeati‘ {në gjuhën latine, “labeatae”; në gjuhën greke “Labeátai”) dhe që ishin një fis i fiseve ilire që jetonin përreth liqenit të Shkodrës (Scodra), në vitet 175-168 para Krishtit, shohim të shkruar emrin e këtij fisi: ΛABIA/TA
Pra kjo monedhë e Gencit e cila në krahun e kundërt siç shihet edhe në figurën e mësipërme ka të shkruar ‘ΛABIA/TAN = Labiatan dhe ashtu siç kemi shpjeguar për të disatën herë, kjo e konfirmuar edhe nga studues e gjuhëtarë të ndryshëm që janë marë me gjuhën greke dhe atë para-greke, shpjegojnë; se të gjitha fjalët/emërtime të Serisë me ‘w’ përfaqësojnë shkronjën e humbur digammën (ϝ), produkt i bashtingëllores ‘β’ shqiptuar si (/ v / f /) përkatësisht e shprehur në Greqishten moderne me një konsonante ‘υ’, si tek fjalët: ‘Αυγό; avgó = vezë’ por edhe ‘αυτός; aftós = ai, si edhe, ‘ευχαριστώ; efcharistó = faleminderit’ e kështu plotë shembuj të tjerë tipikë.
Pas këtij informacioni, që kemi parë e mësuar së në gjuhën koine greke shkronja: ‘β’ lexohet ‘v/f’ – na rezulton se krejt të gjitha fjalët dhe emërtime të ndryshme të cilat në përbërje të tyre kanë shkronjën ‘β’ – duhet pranuar se kemi të bëjmë me një gjuhë jo-greke, ndaj duhen parë me kujdes, pasi gjuha greke nuk mundet kurrësesi të lexojë në mënyrë korekte monedhat dhe mbishkrimet e shkruara si: ΒΑΛΛΑΙ, ΒΑΤΟ, ΒΑΡΓΥΛΊ, ΒΥΛΙΣΣ, ΒΙΘΥΝΙΑ, ΒΥΖΑΝΤΙO, ABBATIO ΑΒΔΗΡΙΤΏΝ, ABYLON por edhe vet emrin ΒΑΣΙΛΙ-ΑΣ, e plot emërtime të kësaj forme.
(Për këtë shih gjithashtu edhe: Robert Beks, H. Frisk, N. Jokl, A. Evans, në studimet e tyre mbi fjalët e lashta palaeolexicon).
Kjo sjell edhe njëherë në vemendjen tonë se monedha e lashtë e fisit ilir ΛΆΒIΑΤΑΝ, është e shkruar pastër në gjuhën që fliste mbreti Genc dhe gjithë fiset ilire, në gjuhën pellazgo–shqpe, kjo edhe për dy arsye specifike:
E para: Tek emri i këtij fisi të konfirmuar si fis i lashtë ilir shohim prezent shkronjën e njohur si greke ‘Λ= L’ – gjë e cila na largon idenë se ky emërtim i shkruar mbi këtë monedhë mundet të jetë latino/romak.
E dyta, në rast së ky emërtim: ‘ΛAΒΙΑΤΑΝ = LABIATAN’, do të ishte grek, atëhere kjo fjalë do të lexohej nga: ‘ΛAΒΙΑΤΑΝ = LAVIATIAN’, për shkak të leximit prej kësaj gjuhe të ‘b=v’, pra krejt në kundërshtim me faktet historike njohur, nga gjithë historianët e të gjithë kohërave deklaruar, si edhe i fakteve e artifakteve arkeologjike deri me sot vërtetuar, se nuk ka, e nuk kishte fise ilire të quajtura Laviatan, por LABIA/Tan, me kuptimin ‘vende të larta’ boriane, të bardhë (barbar’) -fise ALBANE ~ La Bi ȃ-tȃn’.
Duhet theksuar gjithashtu se; të gjitha fjalët e lashta të cilat marin për prapashtesë sufiksin ‘t-an’ – janë fjalë të njohura me origjinë para-greke, kjo një prapashtesee e cila i takon gjuhës shqipe. (Labia/t- an, Epiro/t -an, etj.).
Genci mbante titullin “mbret i ilirëve” Mbretëria e tij Ilire shtrihej në një territor mjaft të gjerë dhe përfaqësonte fuqinë e dytë pas Maqedonisë – ilire, në pjesën perëndimore dhe jugore të Gadishullit ilirik. Gjatë sundimit të Gencit, Shkodra, Lisi dhe qytete të tjera të mbretërisë fituan një gjallëri të madhe ekonomike. Rrezja e qarkullimit të monedhave të prera u shtrinë deri në skajet më të thella të Mbretërisë see saj, ato zbresin deri në Dyrrah dhe Apoloni.
Vetë prerjet e daorsëve dhe të labeatëve si dhe monedhat e gjetura në Mat, Peshkopi, Malësi e Madhe dhe në krahinat e thella të Malit të Zi, tregojnë se qarkullimi monetar kishte depërtuar dhe në krahinat e brendshme malore.
Mbreti Genc në politikën që ndoqi në fushën e prerjeve monetare mund të konsiderohet një reformator i vërtetë. Kjo i lejoi mbretit të përqendrojë në duart e tij mjete të fuqishme financiare. Dëshmi e pakundërshtuar është përmbajtja e thesarit mbretëror që u kap nga romakët. Livi na thotë se në arkën e mbretit u gjetën 27 ponde ari, 19 ponde argjendi, 13 000 denarë dhe 120 000 monedha ilire argjendi. Kjo ishte një shumë e madhe që mbreti e kishte grumbulluar nga të ardhurat e pronarëve mbretërorë dhe sigurisht prej taksave të nënshtetasve të tij.
Aleksander Hasanas
No comments:
Post a Comment