Saturday, April 13, 2024

PERENDESHA ATHENA - ETIMOLOGJI

 'Perëndesha ATE'

PERENDESHA ATHENA - Etimologji

'Perëndesha ATE'

Thjeshtë tashmë jemi të sigurt dhe të mirë informuar prej vitesh nga studimet e kryera, se gjuha shqipe është e do të mbetet ashtu në qendër të krejt gjuhëve ‘mesdhetare’ - krijuar - ‘embrion-bërthamë’ e gjuhëve të sotme europiane dhe padyshim e atyre gjuhëve lindore, Azisë së vogël, e madje ajo shfaqet tek gjuhët semite deri në Arabi, por jo me tej. Kemi të bëjmë kështu jo me një gjuhë të një dege të veçantë por me një gjuhë tepër të lashtë; gjuhë ‘amë’.

Midis referencave gjetur në studimin e Basil Chulev, mbi: “Pelasgians (Pelasgi/Belasgi) – The Archaic Mythical Pelican/Storkpeople from Macedonian Peninsula” e shumë e shumë studimeve të tij mbi këtë temë, po shkëpusim vetëm disa prej tyre ku flitet për çështjen tonë mbi emërtimin e lashte “Athena’:

• “Ancient languages of the Balkans” by Radoslav Katičić, 1976.

• “The Pelasgian language problem” by Cyril Babaev.

• “Black Athena” by Martin Bernal, vol.1. - E të tjera referime nga autorë të tjerë të cilat do i shohim në vazhdim dhe në fund të artikullit shkruar.

Athena është një nga perënditë më të lashta pellazge e konfirmuar dhe e deklaruar se i përket një periudhe shumë here më të lashtë se ajo e quajtur periudhe helene. - Pra kemi të bëjmë me një emërtim ‘para-grek’.

Ndër fjalorët etimologjik nga më të mirënjohurit mbi emërtimet dhe fjalët e lashta, të fiseve e popujve të ndryshëm pellazgë, të periudhave më të hershme të para erës sonë gati në unison deklarohet se emërtimi “Athena” - i përket një periudhe ‘pri-proto-greke’ një emërtim ky si rrjedhë e fjalës “At’ - i gjinisë mashkullore.

Fillimisht, sjellim etimologjinë më të njohur zyrtarisht mbi emërtimin e perëndeshës ‘Atena ~ Athena’ dhe aty thuhet:

“Athena (Αθηνά) në mitologjinë greke ishte perëndeshë e mençurisë, e strategjisë dhe e luftës. Llojet më të vjetra të emrit të perëndeshës ishin: At(h)'an (dialekti dorik) dhe Athèna. Emri Athena përfundimisht u fuqizua, i rrjedhur prej mbiemrit *Athanaia, indirekt u njëhsua në athinas >Athinën. Idealizimi i emrit Athena rrjedh nga A- Zoti-Noa ose H-χ, Zoti-Noa, d.m.th., intelekt i Perëndisë kjo sipas (Cratylus. 407b); shpjegimi është pre-etimologjik. Literatura shkencore e konsideron emërtimin Athèna “theonymio” prehelenik; para-grek dhe me etimologji të panjohur.”

Mandej kemi të dhëna të shumta, i shohim ato:

• Lineari B.: Athana "potniya" shpesh është përkthyer ‘Mistress Athena’, që do të thotë: “At(h)ANA” e Potnias, me kuptimin: Zonja Athena; → (Mistress = Amë/tare; Zonja–Athena).

• Günther Neumann: Emri Athena është i origjinës Lydiane; një fjalë e përbërë, rrjedhur pjesërisht nga Tirren: AT = Nëna’, e njëjtë si emri i perëndeshës Hurriane Hannahannah” shpesh e quajtur edhe ‘Ana

• Tek gjuha Sanskrite emri Athèna është evoluim i fjalës “ahâna”= (ashtë hâna).

• Platoni gjithashtu vë në dukje se qytetarët e Sais në Egjipt adhuronin një perëndeshë, emri egjiptian i saj ishte Neith, e cila është identifikuar me perëndeshën Athena.

•Homeri, epiteti më i përdorur prej tij për perëndeshën Athena është Glaukopis (Bufi/Huta), e cila zakonisht përkthehet si, “Sy të ndritshme” ose me sytë që shkëlqejnë.

• Tek një ‘unazë-vulë’ duket qartë mbishkrimi përkrah saj ku shkruhet: ‘Anaexilis = Anaeilis’ (Hëna yll) britishmuseum.org Museum number 1891,0806.86 Gold signet ring: on the bezel Athena seated with an owl; the Grëk inscription reads "Anaeiles".

Mandej në gjuhë të tjera të lashta gjejmë:

• Gjuha Hitite: Ana = Hëna = Nëna; Mother.

• Gjuha Cariane: En = Mother

• Gjuha Luwine: an-ni-iš = mother

•Në fjalorin etrusk kemi ‘at = mbret’ indetike me shqipen ‘at = zot’. - Gjithashtu theksojmë se:

• Në krejt monedhat e lashta, prerje me bufin - zogun e natës simbol i perendeshes Athena shihet qartë ‘gjysem/henza’ stamposur mbi zogun Buf.

• Dhe ajo më e rëndësishmja, referencë kjo që më nxiti të shkruaj edhe njëherë për perëndeshën e lashtë ‘pellazgo- ilire-shqiptare’, është pikërisht Homeri, i cili i karakterizon pellazgët e lashtë, si popull luftëtarë të guximshëm dhe gjithashtu i referohet "Pelasgic Argos" ku erdhi edhe ‘Mirmidoni-Achil - këmbë-shpejti’, e me tej ai vazhdon se ‘Atina’ (latine Athena) ishte një ‘perëndeshë Pelasgiane’, kjo thenie e mbështetur edhe prej të nderuarit studiuesit Thompson (1954, 179), grekut Mpampinioti (1996,62) dhe studiues të tjerë, të cilët sërish pohojnë, se perëndeshë ‘Atina’ nuk ka të ashtuquajturën origjinë "helenike" dhe se *Atina, do të thotë "babai" ("i babait të saj"), nga 'ati' [arkaik], dhe ndoshta plus një prapashtesë për femrore - ina.

- Këtu fillon historia jonë:

- Tek gjuhët IE fjala më e lashtë e cila gjendet edhe si fjalë rrënjë tek te gjitha gjuhët simotra apo bijë të shqipes kemi fjalën: At. Ky emërtim i lashtë, tek gjuha shqipe ende sot ruan kuptim e dyfishtë: ‘At = Zot’ (Zeus) - Perëndi dhe ‘At = Ab; b'ab’ baba -prind’.

- Fjala ‘perëndi’ e konsideruar si e pagjini, sepse aty gjejmë ‘Atin’ dhe ‘amën’ e kësaj bote, njëjtë si me ‘Adamin; (At @ Am)’ prej të cilit lindi ‘Eva, Ava, Ana, Hana, Hëna - Nëna; Mëma e kësaj bote’, Ky është ‘Ad/ami; Dielli’, dytrupor, (at dhe am) simbol i dy të kundërtave mbi një trup të vetëm, ashtu si e jona: ‘Shkaba me dykrena’. - Ashtu si tek shqipja dhe në shumë gjuhë të tjera, me fjalën ‘prind’ nënkuptojmë të dy prindrit, ‘Atin dhe Amēn; ëmën, mëmën’.

- Gjithashtu tek të gjitha gjuhët e sotme, prej një emri të përgjithshëm i gjinisë mashkullore përfitojmë aty një emër të gjinisë femërore vetëm duke i ndryshuar prapashtesën, p.sh: ‘God dhe Goddess’ = Perëndi dhe Perëndeshë, në gr. ‘Kiri dhe kiria’ = Zot, dhe Zonjë, e njëjtë kjo edhe për gjuhën shqipe aty kemi: Mbret dhe Mbretëreshë, ashtu si edhe: Zot dhe Zonjë.

- Lutja jonë themelore në gjuhën shqipe: “Në emër të Atit, e të Birit, e Shpirtit të Shenjt. Amen!”- vërteton katërcipërisht se fjala ‘At’ është e pastër shqipe dhe se kjo fjalë: *At ka kuptimin baraz: “Zot, Perëndi”, ashtu siç kemi, dhe: ‘At = At’, Et-, etrit tanë’, ndërkohë në gjuhën shqipe mund të themi lirshëm: "Mëm-At" apo "Ati-Mëm", "At-Dhe = Mëm-Dhe", kjo përsa kohë që fjala "zot" dhe "prind" konsideroheshin të njëjtë.

- Emri *Athina është pikërisht bashkimi i emrave: ‘At’ dhe ‘Hëna’ = ‘AT'HENA, ATHENA’. Pra, kemi: “Ati-Diell = Zeus” dhe “Ate-Hëna = Athena-perëndi” e shoqëruar vazhdimisht me ‘zogun e shenjtë të natës’ Bufin, e njohur kjo veti, edhe tek “Ati-Zeus”, i cili paraqitet vazhdimisht me zogun e tij të Besës ‘Shkabën-(Abis)’, e njëjtë pra dhe perëndesha Athèna me Bufin e saj.

- Në krejt monedhat e lashta të perëndeshës Athena shkruhet: AʘE ‘At(h)e’. Brenda këtij emërtimi ‘Athena’ ruhet emri "At" = perëndi dhe "Hëna"- perëndeshë; bashkimi i tyre sjell këtë perëndi në formën e gjinisë femërore nga: AT; ATE; (ATHENA) - këtu shohim se kemi një ndarje gjinore, një vlerësim më të saktë në nderim të saj si “Zot”, pra ashtu siç themi: ‘AT = Zot’, në këtë rast kem: ‘AʘE; ATE = Zonjë; Perëndeshë’.

E jo pa qëllim dhe i pakuptim është përzgjedhur zogu “Buf”, përfaqësues, simbol i perëndeshës Athena, pasi Bufi ditën fle, e natën rri zgjuar; gjuan. Bufi është i vetmi zog që mundet të rrotullojë kokën gati 360 gradë, ashtu si vetë ‘Hena-Perëndi’, e cila shfaqet, ndriçon natën dhe jo ditën si ‘Dielli-Zeus’, madje njëherë në 360 gradë, ‘Hëna/perëndeshë’ rikthehet duke u mbushur ose duke u ngrënë-infint.

- Vërejmë me kujdes ashtu si tek kjo foto, se në krejt monedhat e lashta të kësaj perëndeshë, sipër zogut Buf gjendet e stamposur gjysëm/hënza, dhe një degzë ulliri, duke na treguar qartë se kemi të bëjmë me vet: ‘Hënën - Perëndi, Perendeshën ATHENA’.

Max Müller shkruan gjithashtu për evoluimin e fjalës sanskrite “ahâna”, që do të thotë “Shndrit”, por ai nuk jep asnjë shpjegim që të vendosë një lidhje-raport çfarëdo ndërmjet fjalës ‘Ahâna dhe Athèna’, (Athâna). Por gjithësesi një grupi i tretë studiuesish, shkruajnë se fjala ‘Athèna’ vjen nga rrënja: *Aιθ (AEʘ)’, prej nga vjen emërtimi (fjala) “αιθηρ” aithēr = etër’ ose më saktë nga rrënja: ‘Aʘ = AT’. Këtu vlen të kujtojmë se fjala “ET apo AT” i përket gjuhës shqipe dhe vetëm shqipes, dhe mandej dimë se (Aʘ) njihet shkencërisht si symbol i Diellit. Shkronja: ‘T→ ʘ =  → Dielli - AT’.

Në mbishkrimet Miceniane, gjejmë aty të përmëndet edhe emri i perëndeshës, Athena: “Athana potniya” - shprehje kjo e përkthyer baraz: ‘Mistress Athena’ dhe që fjalë për fjalë do të thotë: “At (h) ANA” e Potnias = “Zonja Athena

Përveç sa lexuam më sipër, atributet "kretiane-greke”, Günther Neumann sugjeron se emri ‘Athena’ është ndoshta i origjinës Lydiane, fjalë e përbërë, rrjedhur pjesërisht nga Tirren, ku:AT- = Nëna’ ashtu siç do të thotë edhe emri i perëndeshës “Hannahannah” në gjuhën Hurriane, e cila përmendet shpesh si ‘Ana’.

Pra, nga çfarë lexuam më sipër, është më shumë se e qartë që emri “Athèna”, i sjellë nga shkrimet e autorve të lashtë dhe mbishkrimi linear B mikenase; i cilësuar dhe i vlerësuar nga literatura shkencore, krejt të gjitha tregojnë se ky emërtim i lashtë, rrjedh nga emri i gjinisë mashkullore ‘At = Zot’ dhe normal, po prej aty: ‘Ate = Zonjë’- gjinia femërore.

Lexuam gjithashtu, se në gjuhën e vjetër - sanskrite, emri ‘Athèna’ është një evoluim i fjalës *a'hâna=ashtë hâna”, (geg. Â= asht’ osht’ êshtë) hēnë, e shndritshme, flakëruese, e ndërkohë në gjuhën e lashtë Lydiane, emri ‘Athèna’ vjen nga: ‘AT- = Nëna’, ashtu si emri i Perëndeshës Huriane: ‘Hannahannah = 'hAna/Hâna.

Platoni vinte në dukje se qytetarët e Sais në Egjipt adhuronin një perëndeshë, emri egjiptian i së cilës ishte *Neith, ekuivalente me perëndeshën ‘Athena’, e këtu theksojmë edhe njëherë se studiues e gjuhëtarë të shumtë dakortësohen se emri ‘Athena’ rrjedh prej rrënjës: “Aʘ = AT”. (Aιθ ~ Et -ër).

Kjo është edhe arsyeja, pse tek monedhat e prera për nder të saj, ‘Perëndeshës Athena’ krejt të gjitha kanë bufin; zogun e shenjtë të natës - si simbol të saj dhe me mbishkrimin e qartë: “AʘE - ATE = Zonjë ” emërtim ky i cili sigurisht buron si rrjedhë e fjalës; rrënjës ‘AT, Aιθ’, ashtu si vet deklarojnë shumica e gjuhëtarëve - në mos të gjithë.

Gjithashtu nevojitet të saktësojmë se, për aq kohë sa në gjuhën shqipe kemi: ‘Zot = Zoti - Perendi’, edhe fjala ‘Zonjë’, normal ruan edhe kuptimin e saj më të lashtë: ‘Zonjë = Perëndi; Perëndeshë’, njëjtë sikur të kishim: ‘Zot dhe Zote’, ashtu si: ‘At = Zot’, gjinia mashkullore dhe: ‘Ate = Zote; Zonjë; Perëndeshë’, gjinia femërore.


Një manipulimin "fin" vërejmë tek monedhat e kësaj perëndeshe, pikërisht tek leximi i gërmës: “ʘ = T”, ku pothuajse në të gjitha rastet gjuhëtarët dhe studiuesit grekë, etj., këtë gërmë e lexojnë në mënyrë tepër korekte: ‘ʘ = T’, e ndërsa në rastin e monedhave të perëndeshës ‘Athena’ kjo shkronjë lexohet ndryshe: ‘ʘ = Θ = TH’, me qëllim për ta përshtatur atë në gjuhën greke, nga ‘AʘE = ATE = Zonjë/Perëndeshe’ në; ‘ATHE =ATHE-N’. - Pra leximi i shkronjës: ‘ʘ = Θ’ - largon krejtësisht mundësinë e leximit korekt dhe kuptimit të saj: ‘ATE = Zonjë’.

Dihet nga të gjithë se Dielli është një Yll, më i madhi, supergjigant, i zjarrtë, i quajtur ndryshe nga të parët tanë “AT = ZOT”, pra kemi “ATIN - Yll”, si një nga perënditë më të lashta, të njohura edhe nga gjuha greke si perëndi e Diellit: “Atil-o” (τού Ήλιο Θεού); (shën Ilia). Me burimin e saj nga: Dielli - ‘YLL = Ílio’, e njëjta gjë ndodh edhe me “Zonjën Hëna”, pra në të dy rastet kemi fjalëformimet prej gjuhës së lashtë shqipe: At + Ylio; Ílio = Atilio’ dhe:AT+HENA = AT/(H)ENA’ - Kjo është origjina mashkullore e perëndeshës ‘Athena’ - dukshëm, më së e qartë, prej fjalës shqipe: At = Zot.

Në mitologjine e lashtë thuhet se “ATHENA” lindi prej kokës së “Zeusit–Zot”; atëhere lind pyetja: A gjejmë dot një rast të vetëm, ku “Zeus” të mos paraqitet si ‘simbol i Diellit’ dhe i shkrepëtimave vullkanike, të “rrezeve-rrufe” të tij, shfaqur ato përherë tek këmbët e shqiponjës sonë hyjnore, tek çdo artifakt arkeologjik foto, piktura etj., për t'i shpërndarë ato rreze me shpejtësi si farë “embrionale-ind” i fillesës, jetës e gjithë gjallesës së kësaj bote të paanë? Kjo është arsyeja, domethënia, nënkuptimi i lindjes së ‘Hënës - së shndritshmes: Athena’ prej rrezeve ‘Diellore-Zeus’.

Në mungesë të ‘Atit/Am’ {Adam} nuk do të kishte as “EVË”; nëse nuk do të kishte Diell, nuk do të kishte as Hënë, rrjedhimisht nuk do të kishte as Jetë.

I rikthehemi Platonit i cili vuri në dukje faktin, se qytetarët e Sais në Egjipt adhuronin një perëndeshë, emri egjiptian i së cilës ishte *Neith, e cila identifikohej me perëndeshën Athena, si e njëjta perëndi.

E Tash vërejmë me kujdes edhe njëherë emrin e perëndeshës egjiptiane “Neith” shkruar si krejt shkrimet e lashta aziatike dhe ato PIE nga e djathta në të majtë duke e krahasuar këtë perëndeshë ‘Neith’ me emërtimin ‘Athena’, i lexuar ky emërtim në anagramë, duke patur parasysh këtu edhe vlerën e shkronjës shqipe: ‘Â = Âshtë’ të dialektit geg kemi: ‘Neith-(â) Âthein = Athèna’. Tashmë e vërtetuar dhe e pranuar si e njëjta perëndi. 

Por, cili është kuptimi parësor i perëndeshës së lashtë egjiptiane “Neith”? Dhe nëse e kemi parasysh zogun e natës ‘Bufin’, si simbol të perëndeshës Athèna por edhe emrin e perëndeshës egjiptiane ‘Neith’, gjithçka mendoj se vjen krejt e qartë, se ky emërtim i lashtë ka kuptimin: Neit(h) = e Natës, Neith, Netë, natë, night, nýchta. (Goddess of night).

Sjellim ende një fakt tjetër mbi këtë emërtim, përfituar prej leximit me kujdes, i ndërtimit strukturor të emrit: “N'eith = N + eith”, (N = Prefix) (ind. si: ul; n’ul, m’ul, më ulët) - kjo na çon sërish në përfundimin se ‘Athèna’ vjen prej rrënjës: *eith; Aιθ, (AEʘ), prej nga vjen edhe fjala “αιθηρ” aithēr = etër’. (αι = e). Pra, baza, rrënja e fjalës “Athena”, na del i gjinisë mashkullore, njëjtë e deklaruar dhe ashtu siç e lexuam sapo në krye, të këtij studimi mbi emërtimin e kësaj perendeshe ku krejt studiues e gjuhëtarë dakortësohen se ky theonim: ‘Athena’ buron prej një rrënje i gjinisë mashkullore ‘Aιθ, {AEʘ}, (â)Et/At = Zot’ dhe: ‘ATE; AʘE; = Zonjë/Perëndeshë’.

Dijetari i njohur Martin Bernal sjell për ne edhe faktin e ekzistencës së ‘Black Athena’ (Athena e zezë) duke shpjeguar origjinën e saj ai shkruan: “Koncepti i Neith ishte sjellë në Greqi nga Egjipti së bashku me një numër të madh të karakteristikave të qytetërimit dhe kulturës në mijëvjeçarët e tretë dhe të dytë" - Mirëpo këto emërtime egjiptiane e të tjera si këto, shpjegohen nëpërmjet gjuhës shqipe, duke deklaruar kështu edhe njëhere se ai civilizim i lashtë i përket rracës ‘pellazgo-mesdhetaro-ilire’ dhe jo asaj aziatike.

Epitete të tjera për Athèna përfshijnë edhe Άτρυτώνη, Atrytone, (a’dritë/one) Παρθένος, Parthénos (e virgjër), dhe Πρόμαχος, Promachos (e Fighter, - luftëtare).

Në Iliada (4.514) midis himneve homerike të njohura dhe në Theogony Hesiod-it, thuhet: “‘Athena-s’, i është dhënë edhe epiteti: *Tritogeneia; Tritonia, A'trytonia’ ku kuptimi i këtij termi mbetet i paqartë; kjo mund të thotë gjëra të ndryshme duke përfshirë edhe "Triton lindur", ndoshta për të treguar se deti hyjni ishte prindi i saj, sipas disa miteve të hershme”?

Ndërkohë në gjuhën shqipe më se e qartë vjen kuptimi i dy epiteteve të përmendura për perëndeshën tonë hënore, Athena të shndritshmen: ‘Atrytone, A’dritone; â’drit’hone; dritë hënore e shndritshme prej rrezeve të arta ‘zeusiane’, ‘geni’ i kësaj bote (Tritogeneia).

Tek kjo ‘unazë-dore’ - (Vulë) ku brënda saj gjendet e stamposur figura e një gruaje duke mbajtur në dorë zogun e natës ‘Bufin’, karakteristikë e njohur e perëndeshës Athena, dhe aty duket qartë mbishkrimi përkrah saj: "ANA(Ξ)ILIS", që në shqip do të thotë “Ylli i Hënës”, (Ana – Iilis).

Tek ky mbishkrim vërejmë dy zanore bashkë, përveç zanores "A" e cila i përket fjalës së parë "ANA", e pas saj vjen fjala tjetër ‘ΞILIS = EILIS’, - sepse: “EI = I”- si rrjedhë e shkronjës ‘Y’ = (ypsilon) dhe kështu kemi: ‘EILIS= ILIS’.

Ndaj mbishkrimi në këtë ‘unaze-vulë’ - ‘ANAΞILIS’ në shqipen e lashtë dhe të sotmen lexohet: ‘ANAEILIS = ANA YLL’, ‘Hëna-Yll’, e dëshmuar kjo edhe nga fakti se në unazë gjendet "zogu buf", që mban e shoqëron ‘Yllin-Ana’, prej së cilës ne shqiptarët trashëgojmë emra të gjinisë femërore si, Ylliana, Eliana, Iliana, ashtu si dhe në gjuhë të tjera latine kemi emrin e bukur ‘Anahilis’.  (Yll/Hëna). Pra në figurën e kësaj ‘unazë - vulë’ e cila sot gjendet në muzeumin e Londrës Angli, vërejtëm që shkruhej: *ANA(Ξ)ILIS; ‘Ana - Yllis; Hëna-Yl’, gjithashtu vihet re se ‘Hëna’ në këtë mbishkrim, është quajtur dhe shkruar "ANA", pa gërmën "H". Pra, njëjtë si në të folmen e dialektit geg: ‘Ána’ dhe jo ‘H'âna’, ku; si rrjedhojë e kësaj, në gjuhën shqipe kemi edhe emra të tjerë personalë gjinia femërore: Áne dhe Anè, Anē, Ana [(Anamaria)] ashtu si edhe emërtimin e lashtë: N’âna, Nëna, e njëjtë kjo si perëndesha babilonase e Hënës “Inanna” dhe ajo Huriane: Hannahannah. (Nâna Hana).

Eshtë emri i Hënës (perëndeshë) nga ku kemi në shumë gjuhë të botës, burimin e fjalës Nana; Nëna, (ama; ëma). Jo rastësisht në gjuhën angleze ‘Hënës’ i thonë "Moon" dhe (mëmës) i thërrsin "Mom", e njëjtë kjo edhe tek gjuha greke: "M'âna" = Mama.

Madje aty në gjuhën angleze, vihet re dialekti më i hershëm geg, i gjuhës shqipe, (ku, â = o), si tek folja shqipe “âshtë = oshtë = është”. Ndaj në dialektin geg të shqipes kemi: ‘Hënë = Hn‘; Hona’ e njëjtë kjo edhe tek emri: ‘Nan‘ = Non‘; Nona, zbatuar kjo veti edhe tek emri: ‘Mam = Mom’ - dialekt i Shqipërisë së mesme dhe asaj veriore.

Kjo është: ‘Athena - Zonja Hènë’, bija e preferuar e “Atit - Diell”- Perëndeshë e tij, ku: *At = Diell = Zot’ dhe: *Ate = Hëna-Zonjë; Perëndesha ‘ëm‘/Hënë’.

Një tjetër fakt i rëndësishëm vjen prej studiuesit të mirënjohur Iurii Mosenkis, i cili në studimin e tij: "Substratet para-Greke vs forma dhe kredi të parregullta Greke /Paleo-Ballkanike" - Shkruan qartë:

θήνη ishte një perëndeshë e Hënës dhe Odiseu, i udhëhequr nga Athena, e quajti veten Αθων; kështu që Όρος Άθως ‘Mount Athos’, αθος (heat) nxehtësia e ndezur, zjarri ’, αθω‘ ndizet, ndez ’mund të jenë fjalë të lidhura, morfologjikisht cf -. τίταξ ‘mbreti’: τιτήνη ‘mbretëreshë’, Σείριος ‘Sirius’: Σειρήν ‘Siren - Fanar’ (fillimisht - një orientues i rremë për detarët)”.

Për korektësi e sjellim në original shkruar:

θήνη was a moon-goddess, and Odysseus, leaded by Athena, named himself Αθων; so Όρος Άθως ‘Mount Athos’, αθος ‘burning heat, fire’, αθω ‘light up, kindle’ might be related, morphologically cf. τίταξ ‘king’: τιτήνη ‘quën’, Σείριος ‘Sirius’: Σειρήν ‘Siren’ (initially – a false orientir for sailors).

Mandej po ky studiues Mosenkis, në tjetrin studim të  tij: MINOAN GODDESS AS THE QUËN OF CITY:  duke ju referuar studimit të Dr. N. Burdo shkruan, shih në origjinal:

“B. Burdo underlines a role of water-bird related to the Moon in the Trypillian art, on the one hand, and a similarity betwën Trypillian and Mycenaean religious art, on the other hand.[1] The names of the Lunar Goddess of Athena (Γυγ) and of the water bird (γύγης) were very similar in the Old Grek language. The Lunar Goddess might be mentioned in an eight-sided Cretan Hieroglyphic seal and in a Linear A inscription.[2]”.

Përkthyer në shqip kemi: Dr. B. Burdo nënvizon një rol të një ‘shpendi-ujë’ të lidhur me Hënën në artin Trypillian, nga njëra anë, dhe një ngjashmëri midis artit fetar Trypillian dhe Mikenës, nga ana tjetër. [1] Emrat e Hyjneshës Hënore Athena (Γυγ) dhe të zogut të ujit (γύγης) ishin shumë të ngjashme në gjuhën greke të vjetër. Goddess Lunar përmendet në një vulë Hieroglyphic Kretane ‘tetë-fytyrëshe’ dhe në një mbishkrim Linear A. [2]

Duket se studiuesit janë të shumtë, realë realistë, ata të cilët nëpërmjet studimeve të tyre korekte sjellin fakte të pakundërshtueshme, se perëndesha Athena, ështe vet ‘Hëna’, ‘Nëna kujdestare e Amës/tokë’, Zonja e Diellit At.

Më tej dimë, se krejt nga autorë të lashtë dhe të tjerë deri më sot, deklarohet prej tyre se Athena është një i perëndeshë e njëjtë ekuivalente e perëndeshës romake ‘Minerva’, perëndeshë kjo e Hënës (me origjinë etruske Meneswā; *Menerwā) at’here pas kësaj, pyesim, kush është: Athena? E sigurisht përgjigja vjen vetvetiu, se edhe: ‘Athena’ është perëndesha e ‘Diellit At’, Zonja; ‘Perëndesha Hënë’.

Një tjetër studim plot vlera na vjen sërish edhe nga studiuesja Virginia Hicks B.A. (Class.) me studimin e saj: ‘Minoan Origins of Athena’ e cila midis të tjerave shkruan:

At-ana-po-ti-ni-ja (Zonja Athena) e përmendur në edhe në tekstin V 2 Knossos Linear, cituar nga John Chadwick (Chadwick 1976; f. 88). (Teksti i plotë i referohet Athena, Enualios e cila është ndoshta një emër i hershëm për Aresin, Paiawon.) Kjo është përpjekja e shkrimeve mikenase për të përkthyer emrin e perëndeshës Minoan, ‘A-ta -jo-đ-wa-ja'. E që ky emër do të thotë ‘Hyjneshë e Diellit’- ku, parafjala ‘atano’ është e lidhur me Luwian ‘astanus = diell’, dhe pjesa e fundit nga ‘Drejtshkrimi Minoan’ i asaj që ne dimë nga Greqia si ‘Diwia’ (Myceniane di-u-ja ose di-wi-ja). Mikenët madje mbajtën rendin e fjalës Minoane në këtë kohë të hershme; nga koha e Homerit, emri u Hellenizua më tej, në Potni = Athenaie”.

Mandej Virginia Hicks në studimin e saj vijon: Hitejtë gjithashtu adhuruan një duetë të tillë, perëndeshën e Diellit të Arinna / Hyjneshën e Diellit të Tokës. Emri origjinal për qytetin Hiteas ‘Adana - Ataniya’, ose, në versionin Minoan ‘A-ta-nu-wi-ja-wa’ (në HT Z159, tek një fragment anije), gjithashtu duket se ky emërtim është i lidhur, e që do të thotë qyteti i Adana, ose qyteti ‘i perëndeshës së diellit’.

Pra siç vihet re edhe në shpjegimet e mësipërme ‘Perendesha Athena’ në kulturen minoane ishte një perëndeshë e ‘Diellit At’ - zonja Hëna ‘atano’ - indetike tek Hitejtë me emrin e qytetit të tyre: ‘Adana = qyteti i perëndeshës së Diellit. (Athena).

Ndërkohë studiuesi tjeter Robert Graves në parathënien e librit: “New Larousse Encyclopedia of Mythology Introduction  By  Robert Graves CRESCENT BOOKS NEW YORK” - shkruan:

Përkthyer në shqip Robert Graves  shkruan: “Sipas një miti nga klima më e mirë e Greqisë, një Titan me emrin Prometheus, duke thurur baltë në një breg lulesh me lule, bëri statuja njerëzore, të cilat Athene - që dikur ishte Hëna Eibyan - Goddess Neith - i solli në jetë, dhe fantazmat Greke shkuan në një shpellë nëntokësore pa diell, pa lule. Këto botëkuptime të paracaktuara ishin destinuar për shërbëtorë ose të thjeshtë; fisnikët e merituar mund të mbështeteshin në salla të ngrohta, qiellore në Veri dhe Fushat Elysian në Greqi”

Pra më bukur nuk thuhet, ky autor britanik Robert Graves një historian, poet dhe përkthyes i shquar i teksteve klasike Latine dhe  miteve “greke”; e cilëson mjaft saktë perëndeshen Athena duke e vleresuar atë jo vetem si një perendeshë e Hënës por edhe e njëjtë (ekuivalente) me perëndeshën e lashtë egjiptiane ‘Neith’, një perendeshe kjo e Hëness Yllit të Natës ‘Neith’, të cilën e kemi trajtuar edhe më sipër dhe për habi e lexuar në anagramë ky emërtim na jep sërish ‘Neith -a ó a’thein; Athina’

Madje për këtë perendeshë të lashtë egjiptiane ‘Neith’ në studimet shkruar për të shkruhet: “She is described to be a goddess whose wisdom prevails over her other counterparts. In fact, the Grëk goddess, Athena was modeled after her. She is believed to be the only one to have created to the solution as to who would succëd Osiris as king of Egypt.” 

Në shqip përkthyer pjesa e nënvizuar thuhet: “Në fakt, perëndesha greke, ‘Athena’ u modelua pas saj, perëndeshës ‘Neith’.

Kjo është: ‘Athena - Zonja Hènë’, bija e preferuar e ‘Atit-Diell’- Perëndeshë e tij, ku:

At = Diell = Zot (gjin. Mashkullore dhe në femërore:

Ate = Hëna-Zonjë; Perëndesha Mëm’. Goddess Moon.

```````````````````````````````````

Aleksander G. Hasanas 

Ref. 

________________________________________________

No comments:

Post a Comment