Qyteti i Gjakovës (serbisht: Ђаковица, Đakovica) është një qytet dhe komunë që ndodhet në rrethin e Gjakovës të Kosovës perëndimore.
Qyteti i Gjakovës është i njohur historikisht
dhe i populluar që nga epoka prehistorike, pra kemi të bëjmë me një vendbanim
iliro-shqiptar themeluar shekuj më parë, shumë shekuj para pushtimeve bullgare,
dyndjeve sllave dhe kuptohet shumë më shumë se ato mesjetare pushtimet turke –
këtu fillon manipulimi pra emri “Gjakovë”, në asnjë rast nuk ka lidhje me këto
gjuhë të pushtuesve në fjalë, etj. pushtues të tokave-autoktone Dardane.
Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e emrit të këtij vendbanimi të hershëm, kjo nisur thjesht nga gojëdhëna apo hipoteza të pa baza dhe krejt jo shkencore, kështu në serbisht emri: “Ђаковица = Gjakova” jep fjalën serbe (nxënës).
Pra
jashtë çdo referati dhe kuptimi llogjik, krejt e pa mundur të quhej një vend
prehistorik i banuar me popullate dardane-shqiptare dhe të emërtohej “nxënës”
në serbisht, kur ndërkohë ende nuk kishte lindur fjala “shkollë” e jo më emri
“nxënës”?
Sipas gojëdhënave në shkrime të tjera të huaja dhe autorë shqiptarë “Gjakova” e nxjerrin emrin e saj nga Jakovi, një fisnik pak i njohur, në shërbim të zotit Vuk Brankoviq i cili thuhet se themeloi dhe sundoi qytetin dhe monedhat e të cilit u gjetën, nënshkruara “Jakovin”.
Ndërkohë sipas shqiptarëve vendas, emri “Gjakovë” rrjedh nga
emri Jak (Jak-ov), me emrin e fshatit që do të thotë “fusha e Jakovit“.
– Këtu ndalemi, duket qartë se më së shumti vërtet kemi të bëjmë me emrin “Jakov” emër personal shumë i vonë në kohë, pra nuk është “Jokovi” ai që vendosi emrin e tij mbi këtë vendbanim prodhimtar, tregëtar e strategjik, por ishte “Gjakova” e quajtur sot, e cila e bëri të njohur atë njeri (fisnik) dhe ai mori emrin e saj, ashtu si në raste të tjera të pafundme në gjuhën shqipe, ku njerëz të shquar apo fise të mëdha zakonisht vetëquhen, emërtohen (psh: të Jakovit) apo marin si mbiemër, emrin e vendbanimit të tyre.
Po, çdo të thotë në gjuhën shqipe: Jakov?
Së pari i referohemi gjuhës sllave, ku emri
Gjakovë shkruhet, “Ђаковица” dhe shohim se kemi të bëjmë me një shkronjë: Ђ =
T, (Đ); të zbutur, pra; ashtu si edhe tek gjuha greke kemi të njohur
kalimin nga: D = G (Dhe = Gji; Tokë) – akoma më e njohur na vjen shkronja “B” e
gjuhës shqipe e cila sërish në gjuhën sllave dhe atë greke të sotme lexohet: (B
= V) (Вардар = Vardar)
Pas kësaj i jemi rikthyer emrit të Gjakovës sa më pranë
emërtimit të saj më të hershëm: Gjakovë = Ђаков = Takob (*Tokob’, Tokovë).
Dihet dhe njihet ende sot se në gjuhën e lashtë shqipe, tek e folmja e dialektit geg kemi: “Ob’; ub = hub; humb, humbet. (humbet bije poshtë; bën firo) Dhe tashmë gjithë gjakovarët e vjetër dhe të rinjë e dinë mirë së krejt qyteti i tyre është i ndërtuar mbi Tokën – mbi pjesën më të ulët nga të dy krahët e saj “përgjatë” gjithë gjatësisë së lumit Kren, ky është shkaku i emërtimit të këtij qyteti të hershëm, dhe vendbanim prehistorik, pra shkurt: Gjakovë do të thotë: “Gjatëobë; Gjatovë, vendbanim; “Gjatovil” ,”Gjatovinë“, ndërtuar krejt përgjatë brinjëve “ovale” tokave, dheut të “ub-humbura” të ulura, të shtrira, varur poshtë, batisur-vithisur, ndër shekuj.
Vet fjala shqipe “Qafë” buron po prej kësaj
rrënje të hershme IE ab’; av’; ov’-kov’; ovale, vezake, si dhe abë, avë
q'afë, etj, – dukshëm edhe më qartë kemi, fjalën shqipe: Tok + ob = Tokovë, evoluar
ky emërtim dhe përshtatur në gjuhën sllave: Ђаков; Đakov
= Gakov – Gjakovë. (kalimi i zanoreve nga; a, e, i, o, u, - është një fenomen i njohur në gjuhën shqipe, psh.: Tham; thomi, themi)
Ashtu dhe këmbimi i shkronjave nga, (d; t, në g; k;) dhe (g në gj) është më se normale të njohura shkencërisht, madje në gjuhën shqipe kemi kalime të tila si: Shkop; stob – stap (sk =st) ashtu si tek gjuhët latine kemi: Attore = aktore dhe në gjuhën e lashtë iliro-pellazge-shqipe kemi: Atile =Akile, etj. [(Në formën jo të rregullt të shqipes, kemi: Aklete = atlete; atlet i shpejtë si Akile)].
Pra, Gjakova flet shqip ajo tregon një vend banim të stërgjatur – Gjatovë – duke patur parasysh fjalën e pastër shqipe “Tokë” por edhe fjalën “Ov” e cila njihet si sllave, ajo nuk është e tillë sepse burimi i saj është fjala e lashtë IE e përkatësisë shqipe në këtë rast ku fjala ab’, ob’ tregon vende të zbritura, poshtë, të varura, të humbura, etj.
Fjala “ ob; ov” oba; (gr/oba) duket; ngjason sikur merr trajtën e
saj të plotë në gjuhën sallave vetëm kur asaj i shtohet sufiksi “it = ic” ashtu
si në rastin tonë ku kemi kalimin e emrit: Gjatovitë = Gjatovicë dhe se fundi,
Gjakovë + ic’ = Gjakovicë; Ђаковица.
Gjithë foljet e gjuhës shqipe në kohën e kryer
të thjeshtë marrin për prapashtesë fjalën shqipe “o)-va” - veprim ky i cili si
në asnjë gjuhë tjetër tregon me kaq saktësi edhe figurativisht një veprim të
kryer: U kry; u’ba = o’va, e mbaro-va këtë punë, këtë shkrim,- folja shqipe e
dialektit geg “U’ba” flet shumë
Krejt “Kosova” ka për bazë fjalën shqipe (ab, av, ov, ev), etj., sepse është e njohur për ultësirën e saj ovale në pjesën më të madhe të atyre trojeve të lashta dardano – shqiptare. (shih hartën).
Një emërtim tipik i cili na ndihmon na
qartëson se kemi të bëjmë me gjuhën shqipe në krejt territorin e saj, në Evropë
dhe më tej, por edhe për shembullin e mësipërm është emri “Rugova” e cila ka
kuptimin: "Rugë + ova-",
madje gati e gjithë rruga për të shkuar ndër ato troje vendbanime të hershme kjo rrugë kalon, përndjek vende të ulura, gryka oba; aba; Abis. Aleksander Hasanas
Nga: Aleksander Hasanas
No comments:
Post a Comment