Wednesday, December 26, 2018

"Mos më harro" - Poezi nga Clirim Hoxha

Mos më harro!

Kam frikë nga harresa, 
kur ditën e ndarjes të mendosh,
më duket se s’do më kujtosh ti mua, 
kur një tjetri buzët t’i dhurosh.

Në mjerim të thellë për ty do të zhytem, 
kryq e tërthor do ti bie botës,
Një zemër që kam dashur do kërkoj, 
në fund të oqeanit do të fshihem,
në errësirë të përjetshme do qëndroj.

Ndaj mendohu mirë kur të largohesh përgjithmonë,
Lëshomë deklarata pa fund mos-harrese,
Për ty do përgjërohem deri në fund, 
për ty që rinin ma ktheve.

E nëse një ditë do t’më mungosh kaq shumë, 
nga burgu i shpirtit do të ngrihem, 
vargonjtë e hekurt të skllavërisë do shkatërroj, 
për të qenë pranë teje me një gotë vere do të dehem.

Nuk mund ta pranoj kurë harresën tënde, 
pasi dashuri pafund të kam dhuruar,
Në zemrën time ke bërë fole, 
asnjë stuhi nuk ka për ta shkatërruar.

Unë e di, ndarja një ditë do të ndodhi, 
në rrugët e jetës ndoshta do më kërkosh ti mua,
një tjetër dashuri do të nisësh për jetën, 
por si dashuria ime ti kurë s’ke për të provuar.

Kam dëshirë të të qëndroj pranë, 
të të shoh si ngre me shpirt çerdhen tënde,
se si vocërrakët e tu marrin jetë, 
mëkuar, ushqyer me dashuri prej nëne.

Kam dëshirë të të shoh përherë të lumtur, 
lumturi të përjetshme të kam uruar, 
në dasmën tënde do të jem i pranishëm, 
nëse një ftesë nga ty do të kem në duar.

Më duket se isha në ëndërr, 
ndaj sytë fortë hapa për ta shuar,
por nuk të pash më pranë meje, 
nuk e di për ku ishe larguar.

Vallë, do të shoh edhe një herë, 
përpara se bota të përmbyset,
Kur stuhia dhe tërmeti të bjerë, 
kur treni i fundit orient-ekspres të niset…


Clirim Hoxha

==========================================================================

Sunday, December 23, 2018

Brahim AVDYLI: EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT (Pjesa IV)



Brahim AVDYLI:

 EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT

Pjesa IV




Kështu, nuk mund të dihet mirë e vërteta. Me gënjeshtra e me tradhëti ka filluar jeta prej Odiseut. Shkatërrohet e vjetra e zëvendësohet padiktueshëm me të renë. Valë pas vale shkojnë njëra pas tjetrës, duke i mbuluar gjurmët e vërteta. Ndërrojnë qëllimisht emrat e etnive, grupeve, ndërrojnë gjuhët, etj. por, nuk ndërrohet origjina e kombeve. Çdo gjë shkon artificialisht, “kjo ka qenë, jo kjo nuk ka qenë...” etj., të pa shkëputura, sepse gjurmohet jashtë fushave të shkencës, pa prova të mirëfillta të studimeve...

Të mos e harrojmë se të gjithë popujt e Evropës e kanë origjinën e tyre prej Polifemit, të martuar me Galatenë. 

Ai i ka lënë tre djemtë e tij: Ilirin, Galin e Keltin, prej të cilëve janë themeluesit e kontinentit. 

Gjeneratën e Polifemit e kanë quajtur mbinjerëz, hyjni, me trup shumë më të lartë se sa njeriu i ynë, ndërsa gjeneratat tjera i kanë quajtur gjysmë-hyjni. Në atë kohë njeriu ka qenë shumë më i besueshëm në të panjohurën, në formën e besimit, dhe nuk ka qenë aspak materialist. Bota ka qenë e ndarë në Lindje e Perëndim dhe jo sa duhet “e njohur”. Qytetërimi njerëzor ka filluar prej Ciklopit lab (nga Labëria, Shqipëri), me emrin Polifem dhe janë prirur prej Yjeve. Nuk kanë pasur tjetër njohuri. Ata janë quajtur Yllirët/Hyllirët.

Popullatat në zhvillim e sipër janë të titulluara me emrin “pellazgo-illire”. Në të folurën e përditshme e kanë përdorur shqipen. Shqipja, shqiponja janë më të shenjtat. Se si jetonin në tokë e përcjellnin shqiponjat te Hyjniu. Të gjithë provoheshin me gjëra të jetës e konsideroheshin se janë “të ardhur prej Yjeve”. Për t`a shpjeguar më bindshëm origjinën e tyre, janë mitologjitë. Prejardhja e tyre ishte “hyjnore”. Pra, lidheshin me Zotat.

“I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!”[1]- thotë Dhimitri Pilika. Të parët tanë, që jetonin atëherë në trojet e quajtura si sot. p.sh.: “Tuqi”, “Bullgari”, “Rumani”, “Serbi”, “Bosnje e Herzegovinë”, “Mal të Zi”, “Kosovë”, “Shqipëri”, “Greqi”, “Maqedoni”, e më gjërë, në të tërë Evropën, ju besonin të gjitha shenjave të natyrës dhe i faleshin trupave të qiellit, diellit, hënës, yjeve, reve, erës, detit, e të tjera.

Të parët tanë i kishin të shejtërura në shpirt të pastërt të gjitha çka kishin të bëjnë me qiellin, si p.sh. vetëtima, rrufeja, uturima, apo të gjitha shenjat e natyrës. Kjo ishte besa e të parëve tanë[2], jo e të tri fiseve të ardhura si pushtues, shumë më vonë në parahistori, bashkë më bijtë e mërguave tanë, të shkuara deri atje. Prej tri fiseve, të cilat kanë ardhur si pushtues, merren së pari dorët, assirianët dhe fenikasit, të cilët përpiqeshin të përvetësonin gjuhën e të gjitha çka grumbulloheshin nëpër mitologjitë tona.

Sipas Dymonit, të cituar nga Sulejman Mato, shkruan: “Në Evropë nuk ka racë më të vjetër se shqiptarët”.[3] Të gjithë shkencëtarët në të gjithë botën, e më së pari të ashtuquajturit armiq më të rrezikshëm rreth e më rreth këtij kombi, po spekulojnë me shkencë të shpikin një “paraardhës” të tyre, më mirë se të pranojnë shqiptarët, si paraardhës të tyre, por harrojnë se kombi shqiptar është më i vjetri në Evropë dhe gjuha e vetme që është mëmë e të gjitha gjuhëve, është gjuha shqipe. Harrojnë po ashtu që “paraardhësit” e botës së gjërë janë gjyshërit tanë, jo të atyre që dëshirojnë të thirren mbi ta. Edhe njëherë po e themi se “pellazgët” janë gjyshërit tanë, e kjo është një thirrje hipotetike e atij kombi që mbanë mbi kokë plisin e bardhë, si trashëgimtar të baballarëve hyjnorë, të cilët jetonin më gjatë, dhe këtu nuk ka vend të thirren kombet e tjera si trashëgimtarë, të cilët, kurrë nuk e kanë mbajtur plisin e bardhë, e as të ashtuquajturit “grekë” e “sllavë”.

Por, po e shpjegojmë njëherë emrin e gjyshërve tanë “pellazgëve”. Ky emër, është vënë si emër hipotetik. Nuk ka mundësi që të jetë “një komb tjetër”.
“Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës... Pellazgë, ilirë, arbër, alban, shqiptarë janë pesë emra të ndryshëm, por e bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pa-ndërprerë...”- thotë Dhimitri Pilika.[4] Sigurisht se ka edhe emra të fiseve, të cilët ndonjëherë përpiqen t`i ngritin më lart, në vend të origjinës.

Emri pellazg është një emër që mbështetet në një hipotezë e hipoteza nuk është teori e mirëfilltë shkencore. Padyshim se përsëritet mija herë nga ata që janë shqiptarë, por edhe të kombeve të tjera. Ai është pikë së pari një emër tepër i pasigurtë, që është i dhënë për shqiptarët (hyllirët/yllirët). Shqiptarët janë besimtarë, janë të prirur që të besojnë, dhe të gjithë të tjerët i kanë shfrytëzuar këtë dobësi të tyre. Ata ishin përherë besimtarë; besonin në fatin e tyre, në hyjnitë dhe hyjnizimet e njeriut.

Të përdorim një shpjegim të Sulejman Matos, i cili bazohet në një të dhënë të historianeve të vjetër, se faltorja e Dodonës ishte një tempull kulture dhe ishte pronë e fisit kaon të thesprotisë. Ajo ishte e origjinës ilire dhe tempulli që ushtronte magji, frikë e rrespekt. Aty shpjegoheshin të gjitha enigmat jetësore. Fiset që ktheheshin aty, p.sh. të huajtë, të ashtuquajturit “grekë”, ndër të parët dorët, e morën njohurinë dhe kulturën apo traditën vendase.[5] “Pellazgët kanë qenë fetarë dhe të prirur të besonin”- thotë Su-lejman Mato. “Syri” i Dodonës është “sy” hipotetik i pellazgëve hyjnorë dhe mund të ketë lidhje me dhuntinë e për shpjegimin e enigmave. Në lashtësi këta njerëz të veçantë që kishin dhunti të veçantë për deshifrimin e enigmave i quanin “hyjnor” apo quheshin “pellazgë”; e dinin të shpjegonin këto cilësi, e fatthënat e tempujve të tyre. Perënditë e përzien gjakun me vdekatarët.[6]

Gjuha shqipe ka qenë e shpërpjestuar. Secila gjuhë tjetër, në kohën kur ka lindur, i ka rrënjë prej gjuhës shqipe dhe nuk “e mbajnë në mendje” apo bëshin sikur “nuk e dinë” se prej cilës gjuhë e kanë ato fillimin. Sikur nuk u intereson atyre se cili është “ajo” që i ka “pjellur” ato gjuhë...

Shqiptarët, ilirët, yllirët apo hyllirijanët kanë qenë të besuar te krijuesi i madh i kësaj bote; ka pritur prej tij se do të thuhet e vërteta, apo do lëjë zëvendësit e vet në çdo anë, e nuk e ka menduar se do të lë kaq shumë gënjeshtarë, që thonë “diçka”, por vrapojnë në mosdije nga mosdijet e tjera paraprake. Të themi shkurt, prej Odiseut ka rrjedhur gënjeshtra. Gabimi i parë i njeriut është gënjeshtra. Kush gënjen nuk e thotë të vërtetën. Kush gënjen, nuk është “hyjnor”. Ai vret edhe pa faj e me tradhëti. Prej gënjeshtës e deri në vrasje pabesisht, as pa e merituar këtë vrasje, si Polifemi, që ishte me të vërtetë hyjnor, lidhen pabesitë palë pas pale. E keqja shtresohet prej këtu, e edhe në gjuhë. Çdo gjë fillon me gjuhën që e kanë folur hyjnitë dhe ajo shtresohet e përpjesëtohet deri në fund, për mos e njohur askush se cila është origjina e vërtetë e tyre. Dalin artificialisht alfabete të tjera, shkrime të ndryshme, fjalë të përpunuara, deri në të ashtuqajturat “gjuhë artificiale”.

Ne po bëjmë prova që ta gjejmë të vërtetën, sepse është mundësia e jonë. E vërteta nuk do lake, do fakte dhe artefakte. Po i mbledhim, nga të gjitha.
Këtu është pikëpyetja e madhe e njeriut, d.m.th. “pikëpyetja më e madhe”- siç shprehet Kastriot Melyshi, në fillim të veprës së tij, nga ky ngërç, në të cilën kanë mbetur të ngërthyera provat dhe çdo lider i shkencës:
“Rruga e nisur është ajo e duhura dhe vërtetë evolutive, siç na pëlqen ta quajmë, apo pa e ditur se ç`bëjnë, të mbetur në vend, po shkojnë drejtë një evolucioni raskapitës dhe vetasgjësues?!”[7]

Problemi më i madh i joni, i cili shtohet si problem më emergjent, është të shpjegojmë se përse gjuha e jonë, gjuha shqipe, është “mëma gjuhë”, prej të cilës kanë dalur të gjitha gjuhët e tjera. Praprakisht duhet të tregojmë se kjo gjuhë është e lindur prej Zotit, por ai “e fshehu të vërtetën”.[8]

Me fjalë të tjera, është një “nyje” e pazgjithshme në jetë e nëpër histori, në shkenca e nëpër dije, nga dija më madhe e njeriut, dhe janë të ngërthyera edhe sot e kësaj dite. Unifikimi i Trinisë së Shenjtë, të nxerra nga Bibla, ku çdo gjë shpjegohet se “është vepër e Zotit”, është shpikur nga njeriu.
Duhet të theksojmë me këtë rast se nga gërmimet arkeologjike të deri të sotme, vendbanimi i një bashkësie fisnore, që i përkiste 10`000-7000 viteve p.e.s. (para Krishtit), është zbuluar në këto gërmime arkeologjike, të kryera në Sovjan, afër Korçës, i cili kosiderohet si një nga më të vjetrat vendbanime të zbuluara në tërë Evropën. Në mbështetje të shkrimit nëpër Evropë, e këtu siç thotë M. Gimbutas, ka krijuar shkrimin simbolik, afërsisht në vitet 5300-5200 p.e.s., d.m.th. rreth 200 vjetë më përpara të shkrimit sumer.[9]

Si thuhet zakonisht, njeriu farkëtar ishte dardano-ilir dhe dëshmonte lidhjen me Zotin, të cilët, si sot, e mbanin Plisin e Badhë apo Qeleshen (Qylafin) dhe ishte “njeriu i ditur i të diturve”, besimtarë apo adhurues i Zotit, Krijuesit të kësaj bote. Kjo gjë e forcon bindjen tonë, të mbështetur në shkrimet shkencore, se të gjitha lëvizjet e popullatave nuk kanë ardhur nga Lindja në Evropë, por nga Evropa në Lindje dhe nga Dardania, nëpërmes të Kaonisë (Epirit), territori i dytë që e kanë mbajtur gjallë Shqipërinë.[10]

Një ndër qendrat më të lashta të Dardanisë dhe qendra e vetme minerale në Evropë, ka qenë miniera Damasti (jo Demasti!), në Daradinë e lashtë.[11]

Kjo gjë është keqinterpretuar nga shkencëtarët e pseudoshkencëtarët e botës e të shqiptarëve, ose nga ata që nuk e dinin rolin e Dardanisë ilire, ku dard+an është bashkim i këtyre dy pjesëve të këtij emri të besimit tonë e të historisë, në të cilën “an” (anë) do të thoshte anën në të cilën banojnë dhe veprojnë ata (pra, shpjegon anën, si p.sh. shkodran, lezhian, etj.), dhe gjuha e parë e Evropës kanë qenë gjuha simbolike. Janë të gabuara konsideratat e shkencëtarëve të ndryshëm të botës e shqiptarë që e lidhin me dardhat, dhe me Dardaninë e Frigjisë, te Troja, e jo të shjegojnë se prej Dardanisë sonë janë nisur udhëtimet apo ekspeditat drejt Lindjes e deri në Indi, duke e shfrytëzuar territorin e sotëm të Greqisë.

Damasti ka qenë në Kosovën e sotme, në rrezë të Bjeshkës së Sharrit, jo në territorin e Greqisë, dhe ka mbetur deri më sot e pazbuluar. Vetë Apolloni ishte hiperboreanë dhe vinte nga trevat e Sharrit, nga Dellosi i Boreasit, rrethi i Prizrenit, e jo nga ishulli i Dellosit, pjesë e ishujve kiklade. [12]

Meqë Mbretëria e Dardanisë nuk na e ka lënë dhe as ne nuk e njohim deri më sot ndonjë kult të “dardhës”, ne besojmë se shigjeta ishte dard dhe ishte një simbolikë e Zotit, krijuesit, personifikim i orakullit, prej të cilit rrjedhë Dardania, nga dard-shigjeta.[13] Dardania, që ishte një superfuqi metalugjike dhe përfshinte një bashkësi të tërë fisesh, të cilat e mbanin tërë Gadishullin Ilirik, e edhe Dakinë, të gjallë, prej filimit e deri më sot.

Për të ilustruar këtë fuqi të mistershme e të vjetër të Dardanisë, e cila na shprehet “pa libra”, vetëm me simbole, të cilat mund të njihnin këtë gjuhë speciale vetëm përmes besimit dhe intuicionit, bashkë me ketë edhe të gjuhës sonë arbërore, po e sjellim një fakt thelbësor se romakët, përtej detit Adriatik, pra në Gadishullin Ilirik, për të pushtuar edhe botën, duhet të kalonin krahun lindor të Adriatikut, për të marrë ato minerale që kishte nevojë për derdhjen e armëve të saj pushtuese.

Romakët flasin për “Metalla Ulpiana” e “Metalla Dardanica”, etj. të cilat i shpjegojnë këto të dhëna.[14] Romakët nuk kanë ditër të flasin shqip, nuk do mend, por të mbajmë në mendje se ajo i ka kënduar Epirit, jo “greqisë”, edhe kur e ka njohur mbretin e Epririt, Pirro Burri, atëherë, kur e ka themeluar “Magma Graecia”, në Gadishullin Italik. Gjuha e ashtuquajtur “greke” është themeluar shumë vonë dhe pas revidimit të tretë nga gjuha paraprake, në vitin 1000 të e.s. e cila e përdorte alfabetin fenikas mbi gjuhën shqipe, pra me kaligrafinë fenikase të Kadmit.

Ndër të parat po e themi se popullate etruske (toske) e territorit italian është shkatërruar e asimiluar në shekullin e IV p.e.s. dhe Magma Graecia është themeluar në shekullin e III p.e.s, prandaj të tjerët që janë latinë nuk e kanë kuptuar gjuhën shqipe të Pirros e as të Aleksadrit, sepse ata kanë foluar shqip, por nuk është shkruar kjo gjuhë, d.m.th. nuk kemi ende “të gjetur” se si është shkruar, vetëm simbolikisht. Një letër është e gjetur dhe e përkthyer nga shkencëtarja italiane Lucia Nadin prej Aleksandrit të Madh, drejtuar Shkodrës, qytetit kryesor tregëtar të Evropës së vjetër dhe e kam botuar në artikujt e mi për Maqedoninë.[15]

Alfabeti i dytë që mbetet i shkruar është alfabeti etrusk (toskë). Ai është tjetër

nga alfabeti fenikas. Zakonisht gënjëjnë veten shkencëtarët e Evropës dhe të botës së gjërë, të cilët thonë sikur ky “është alfabeti grek”, por nuk është fare “grek”. Nuk kanë ekzistuar atëherë ky lloj i çuditshëm i specieve me emrin artificial “grek”. 

“Alfabeti i vjetër i Evropës” është alfabet artificial me vet gjuhën shqipe, i përdorur nga fenikasi Kadmi, që ka bërë prova për të dhënë këtë gjuhë me një alfabet tjetër. Ata që nuk e njohin këtë gjuhë dhe nuk janë studius të historisë së vjetër e antike, i thonë “gjuhë greke”, por kjo është vetëm gjuha shqipe.[16] 

Nëse duan, le të shikojnë pak edhe polemikën time me ish-Kryeministrin apo ish-Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Theodor Pangallos, rreth gjuhës së tij “arvanitika”, që është i rrejshëm, sepse është dialekt i gjuhes shqipe. Arvanitët është fjalë greke për Arbërit. Babai i tij i ka shkruar Mbretit Zogu letra shqipe të shkruara me shkonja të alfabetit fenikas të Kadmit.[17] Mund të them se ai është një alfabet për të shkatërruar gjuhën shqipe, sikurse gjuha latine, një gjuhë e dytë artificiale.
“Shqipja, -na thotë Ernest Lev, nga vepra e Sulejman Matos,-me tiparet e saja tipologjike, është gjuha vendimtare e arealit ballkanik (Gadishullit Ilirik, B.A.), domethënë e përfaqëson më qartë se gjuhët fqinjë <<tipin ballkanik>> (tipin e Gadishullit Ilirik, B.A.). [18]

Së dyti, po e marrim një konkludim shkencor të filozofit gjerman, me famë botërore, Gottfried Wilhelm Leibnitz, albanologut të mirëfilltë, i cili thotë:
“Doni të dini origjinën e gjuhës shqipe? Zhvisheni atë nga elementet e huaja, studiojeni mirë çfarë ka marrë dhe nga i ka marrë, dallojeni mirë elementin e shqipes; pra, me një fjalë, zbulojeni vetë skeletin e gjuhës shqipe dhe do të dalë qartë origjinaliteti i saj”. [19] Kjo ka qenë gjuha e parë europiane, të cilën edhe sot e kësaj dite përpiqen ta zhdukin nga lista e saj të ashtuquajturit “shkencëtarë” europianë, politikanë e udhëheqës të botës.

Me të gjitha disa tejkalime të studimeve të deritashme qytetërimi trojan-dardan na është më i studiuari nga antikiteti dhe quhet qytetërimi i parë evropiano-perëndimor. Qytetërimi “grek” dhe romak nuk janë më shumë se disa derivate të këtij qyterëtimi. Nga disa shkencëtarë të vjetër dhe të rinj, populli dardano-trojan i Azisë së Vogël është quajtur “populli i parë” që ka banuar në atë vend, që nga përmbytja e madhe. Dardanët e Trojës ishin në Kryeqendrën më të pasur nga dardanët e kësaj kohe të antikitetit, e cila i përfshinte të iliro-dardanët që nga Azia e Vogël, në Gadishullin Ilirik e deri në Evropën Perëndimore. Popullsia Trojane ka qenë dardano-albane. Faktet që tregojnë këtë punë nga gjurmimet arkeologjike e deri në të dhënat e historisë dhe e historianëve antikë, popullsia e Azisë së Vogël është direkt i fisit ilir, të mbiquajtur dardano-albane.[20]

Konsiderohet se alfabetin e parë (jo ai i Thotit!) e kemi prej Yjeve, dhe ai alfabet na quhet alfabeti diellor. Prova të tilla ka pak të lëna në rrjetin e internetit, por njëra është prova e parë e këtij alfabeti, Besir Bajrami[21], edhe pse ai e ka të vështirë një punë kaq të madhe.

Pra, Besir Bajrami e meriton provën e parë të këtij alfabeti. E kam thënë disa herë në shkrimet e mija se Alfabeti i Manastirit (1909) shënon rastin e tretë (3) të shkrimit të gjuhës shqipe, ndërsa prova e dytë (2) e shkrimit të kësaj gjuhe, është alfabeti etrusk (toskë), në të cilin jeni në studimin e këtij shkrimi (B.A.) Shikoni faqet e mia e do të keni sadopak njohuri.[22]

Alfabeti diellor i zë vitet e para, prej 25`000 e deri në vitin 1707 p.e.s., kur ka ndodhur përmbytja e fundit e madhe[23], por po të logaritet shkrimi simbolik i ilirëve të Gadishullit Ilirik, i cili është dokumentuar në mes të viteve 5300-5200 p.e.s. atëherë shkrimi diellor është edhe shkrimi simbolik, të cilët janë hiq më pak se 200 vite përpara shkrimit sumerik. Shkrimi sumerik është një shkrim iliro-pellazg i Lindjes.

Edhe njëherë vëtetohet se Gadishulli Ilirik është qendra e lëvizjeve të këtij kombi në drejtimet Lindje e Perëndim dhe na vërteton edhe të dhënat prore të historianit Aref Mathieu (Arif Matit), për qendren e këtij qytetërimi.[24]
Besir Bajrami e ka bërë proven e parë të alfabetit të njerëzimit, ashtu siç prireshim të rinjët të drejtonin sytë ka qielli, sepse prej andej kishin ardhur.
Meqë sytë i drejtonin tërë njerëzit nga Yjet e Dielli,[25] pra, prireshin nga Yjet e veten e quanin Yllir/Ilir/Hyllir, të cilët pseudoshkenca dhe shkenca e verbuar nuk i njeh, respektivisht mirëfilli nuk i ka studiuar si të tillë.
Më tutje, do të flasim në shkrimet e tjera...




[1] Dhimitri Pilika, „Pellazgët, origjina jonë e mohuar“, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.
[2] Sami Farshëri, „Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet“, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 30-31.
[3] Sulejman Mato, “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, Pa shtëpi botuese, Tiranë, 2015, faqe 42.
[4] Dimitri Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike", Tiranë 2005, faqe 430.
[5] Sulejman Mato, „Në kërkim të rrënjëve“, të cituar, faqe 74.
[6] Po aty, faqet 82-83.
[7] Kastriot Melyshi, „Shqipja dhe e vërteta biblike“, GEER, Tiranë 2014, faqe 7.
[8] Po aty, faqe 8.
[9] Shikoni shkrimin e vënë në „Kosovas Arkeologie“, të datës 12 dhetor 2018, „Misteret e Dardanisë antike <<Dardania e pazbuluar>>, historia antike shqiptare“, në http://www.facebook.com/Kosovas Arkeologie.
[10] Shikoni po aty, në mbështetje të këtij mendimi.
[11] Shikoni në veprën historike të Prof. Dr. Eqrem M. Zemelaj, „Pelazgët, ilirët, shqiptarët/Historiografia e lashtësisë dhe vazhdimësisë së një populli pro selenë-Burime arkivore të vendeve të huaja“, Botimet Artini, Prishtinë 2017, faqe 339-340.
[12] Po aty, faqe 334.
[13] Shikoni në „Kosovas Arkeologie“, më tutje.
[14] Po aty, më tutje.
[15] Shikoni po qese dëshironi shkrimin tim „Maqedonia në vorbullën e armiqve antishqiptarë, Pjesa e I“, te http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-1 , ku shihet për testamentin e lënë nga Aleksandri i Madh, i cili është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, në librin e saj, Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, Giogno 2002, Romë.
[16] Shikoni për këte gjë të gjitha studimet e kësaj kohe, në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.ch.
[17] Intervistë me Theodor Pangallos-in, e dhënë në  http://www.brahimavdyli.ch/polemikë-me-pangallosin.
[18] Shikoni librin e Sulejmon Matos, “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, faqe 109.
[19] Po aty, faqet 129-130.
[20] Shikoni shkrimin e datës 22 korrik 2017, „Trojanët ishin iliro-dardan“, në Gazeta Info Press, në http://www.gazetainfopress.com/historia_arkeologji/trojanet-ishin-iliro-dardan .
[21] Shikoni në rrjetin elektronik të Besir Bajramit apo të Amy Beuty, sepse e ka hedhë edhe tek ajo, që quhet Alfabeti Diellor, pra shkoni te http://www.facebook.com/Besir Bajrami…
[22] Shikoni faqet e mia provizore, http://www.brahimavdyli.ch dhe sidomos këto dy vepra: Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010 dhe Nermin Vlora Falaski, "Pellazgët, ilirët, etrusket, shqiptarët", Faik Konica, Prishtinë 2004.
[23] Shikoni librin historik të Prof. Dr. Eqrem M. Zenelaj, „Pellazget-ilirët-shqiptarët…“, faqe 31.
[24] Shikoni ilustrimin e Arif Matit në artikullin:  http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-8-1/ .
[25] Shikoni faqen e Besir Bajramit, në http://www.facebook.com/Besir Bajrami.

Saturday, December 22, 2018

Për ty - Poezi - Nga Isa Maloku




Për ty

Ata, genjyen
Une sta dhurova dashurine ma vodhet,
si hajneshat e yjeve

Nata polli thash e theme
Qielli zbardhi agimin
Urreje krejtesisht natyrshem
Perbuze dashurin

Ne ditelindjen time
Nuk e ruajtje Lumin e thell te puthjeve
Fshehe, helmetkalterat E buzeve te paperkedhelura,
Grusht plot mavri u gjurmua
Krizmat u ndegjuan dejri ne kupen e qiellit


Tani ne pluhurin e harreses
Ne labirimthat e poetit te zhgenjyer
Poshte Ne shtepizen time Pa kulm te frymezimit
Nga ata qe su besojne neteve te mia te hidhura
Pa gjume e me buzet e mia
Gjysem ne vaje

Le te me vrasin me motin
 Le te me qellojne me poezin
Etje dhe vetem etje ndije
Per ty Isa Maloku 1994.



Per Ty nga Isa Maloku
===============================================================








SHËNIME PËR AUTORIN Sejdi (Bajram) BERISHA - Shkruan Isa Maloku




SHËNIME PËR AUTORIN

Sejdi (Bajram) BERISHA u lind me 10 qershor 1947. Që në shkollën fillore, fillon të shkruajë poezi, të cilat, së pari i botohen te gazeta “Flaka e Vëllazërimit” të Shkupit e pastaj, te “Pionieri” dhe te “Rilindja për fëmijë”. Nga këtu zë fill edhe zhvillimi i talentit të tij edhe si shkrimtar edhe si gazetar.
Si nxënës i gjimnazit të Pejës bashkëpunon me gazetën studentore “Bota e Re”, kurse që nga viti 1970 bëhet bashkëpunëtor mjaft produktiv i gazetës “Flaka e Vëllazërimit”.

Në vitin 1972, punësohet në Radiotelevizionin e Prishtinës, përkatësisht në Radio-Prishtina si korrespondent nga Peja, prej nga raporton dhe informon opinionin e gjerë për ngjarjet dhe aktivitetet e gjithëmbarshme nga ky rajon: Peja, Deçani, Klina dhe nga Istogu. Në këtë detyrë ai ishte gjithnjë deri në korrik të vitit 1990, kur policia serbe me dhunë i dëbon nga vendet e tyre të punës të gjithë punëtorët shqiptarë të RTP-së (Radiotelevizionit të Prishtinës).

Sejdi BERISHA, gjatë punës në Radio-Prishtina ka arritur titullin e Redaktorit të Kategorisë së Parë dhe, përpos që ka përcjellë zhvillimet dhe ngjarjet në territorin e Pejës dhe në tri komunat tjera të cekura më lart, kohë pas kohe ka raportuar edhe nga ngjarjet dhe tubimet më të rëndësishme anë e kënd ish Jugosllavisë. 

Ka qenë edhe reporter në manifestimet kulturore, siç ishte Festivali i Teatrove të Jugosllavisë, Festivali Republikan i Teatrove të Kosovës, Serbisë dhe të Vojvodinës dhe Festivali i Teatrove Amatore të Kosovës, të cilat për çdo vit mbaheshin në Trebinje të Bosnjës dhe Hercegovinës, në Kulla të Vojvodinës dhe në Ferizaj të Kosovës. 

Për punë cilësore dhe profesionale, disa herë është shpërblyer dhe ka marrë mirënjohje. Në ndërkohë, pesë vite ka qenë edhe gazetar-korrespondent i Televizionit të Prishtinës, kurse pas vitit 1980,  edhe gazetar i “Rilindjes”.

Ky krijues, publicist dhe kronist, në nëntor të vitit 1982 nxori numrin e parë të gazetës “Peja” dhe ishte themelues i Radio-Pejës (1981). Në vitin 1982 ishte drejtor i këtij institucioni me rëndësi të veçantë informative dhe shoqërore, por duke mos u pajtuar me koncepcionet e udhëheqjes së atëhershme të Kuvendit Komunal të Pejës, nën patronazhin e të cilit ishte edhe Radio-Peja, e që një koncepcion i tillë nuk lejonte hapësirë për punë kreative, cilësore dhe profesionale, tërhiqet nga kjo detyrë dhe sërish kalon me punë në Radio-Prishtina.

Sejdi BERISHA është njëri prej punëtorëve më të mirëfilltë të kulturës në Pejë dhe më gjerë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës.
Deri me tash ka botuar këto vepra:

  1.-Kombinati i lëkurë-këpucëve në               
      Pejë(monografi, 1984)
  2.- Tronditje (poezi, 1991)
  3.- Çmendia në rreth (prozë, 1993)
  4.- Feniksi (poezi, 1993)
  5.- Simfoni pritjeje (poezi, 1995)
  6.- Zejtarët e Pejës (monografi, 1995)
  7.- Gabim stinësh (poezi, 1996)
  8.- Në cep koha (poezi, 1997)
  9.- Vrasësi i gjumit (roman, 1999)
10.- Heraldika (poezi, 2000)
11.- Lumturia e dhembjes (eseistikë, 2002)
12.- Freskia e pluhurit (poezi, 2002)
13.- Piramida e ironisë (eseistikë, 2004)
14.- Plagë në pikturë (poezi, 2005)
15.- Fjala e gjakut (tri poema kushtuar Prekazit, 
       Gllogjanit dhe Koshares-2006)
16.- Shpërputhje kohe (ese, shkrime kritiko-
       letrare,vështrime jete, 2006)
17.- Kaq shumë vetmi (poezi të zgjedhura-2007)
18.- Dashuro një minutë (poezi dashurie-2007)
19.- Homazhe tek mendja (eseje-2008)
20.-E bukura e rrugëtimit (këndvështrime
       letrare-2008)
21.- Fjalë e pathënë (poezi - 2009)
22.- Zejtarët e Pejës (monografi-Botimi i Dytë -
       2010)
23.- Kërkoj dhembjen time (poezi - 2011)
24.- Mallkimi i heshtjes (Shkrime refleksive-
       2011)
25.- Teatri i Pejës (monografi-2012)
26.- Vargje të këputura (poezi-2012)
27.- Përtej shkrimit(Shkrime të plasura, baladë
       shkrimesh, kujtime, mendime, vlerësime   
       dhe biseda për njeriun, dhe të tjerët për mua)    
       (2013)
28.- Gjethet e hirta të zemërimit (poezi-2014)
29.- Në lumë bie shi (poezi-2015)
30.- Konflikti me vetveten (Ese & shkrime të
       tjera-2016)
31.- Gërshetimi krijues dhe urat letrare -  
       (Analiza dhe këndvështrime letrare-2016),
32.- KTHIM NË SHTËPINË QË NUK
       EKZISTOΝ (Poezi të përkthyera në gjuhën  
       greke-2016 - ΕΠΙΣΤΡΟΦΗ ΣΤΟ ΣΠΙΤΙ
       ΠΟΥ ΔΕΝ ΥΠΑΡΧΕΙ (Ποιήματα)
33.- Varrtarët kush do t’i varrosë (poezi-2017)      
34.- “ZEJTARËT E PEJËS””, roli dhe kontributi
       i tyre në zhvillimin ekonomik dhe kulturor
       (Monografi) - Botimi i Tretë(2017)
35.- Peizazh i jetës sime (poezi - 2018)

Në valët e Radio-Prishtinës i janë emetuar 
       radio-dramat:
36.- Valsi i kuq (1976) (Kjo dramë është
       përgatitur dhe shfaqur edhe në Teatrin
       Popullor të Pejës-premiera është shfaqur me  
       20.03.1976)
37.- Vdekja e bardhë (1985)
38.- Misteria (1987) 
39.- Obelisku pa adresë (2005) 
Kjo monodramë është përgatitur dhe shfaqur nga Trupa teatrore e Teatrit të Klinës më 27 prill 2007 në kuadër të Ditës së të pagjeturve dhe të 40-vjetorit të punës së aktorit, Ismet Krasniqi.
Ndërsa, në prill të vitit 2013, është përgatitur dhe shfaqur në Teatrin “Istref Begolli” të qytetit të Pejës, kurse është shfaqur edhe në shumë qytete të tjera të Kosovës dhe më gjerë. Më 17 janar 2014, Teatri i qytetit të Pejës, dramën “Obelisku pa adresë” e ka shfaqur edhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Sejdi BERISHA jeton dhe vepron në Pejë. Që nga viti 2002, disa herë ka qenë anëtar i Bordit të Teatrit Profesionist “Istref Begolli” të Pejës, po ashtu, ka qenë anëtar i Këshillit Artistik të Galerisë së Arteve të Qytetit në Pejë dhe për një kohë të shkurtër edhe Kryetar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas (QMG-së) në Pejë. 

Në Manifestimin kulturor “Kultura pejane ndër vite”, që u organizua më 24 nëntor 2011-30 nëntor 2011, u nderua me Çmimin “Krijues i dalluar i vitit”.
Ndërsa, në Poetekën Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” që u mbajt në Tiranë me 26 gusht 2012, u nderua me Çmimin e Dytë për poezinë më të mirë.
Në Takimet e Para Letrare Tradicionale Kombëtare “Ora e Tahir Deskut” në Klinë, më 08 shtator 2009, u nderua me Çmimin e Parë për poezinë më të mirë të lexuar në këtë manifestim letrar kombëtar.

Është fitues i Çmimit “Din Mehmeti”, në Mitingun e 50-të të Poezisë në Gjakovë, për librin me poezi, “Gjethet e hirta të zemërimit”, si libri më i mirë i botuar ndërmjet dy mitingjeve(09 maj 2014).
Është i prezantuar në Antologjinë e autorëve të cilët u kanë kushtuar vargje nënave dhe femrave të botuar në Londër, pastaj në Antologjinë Ars Poetika, Botues MEDAUR.

Shkrimtari dhe publicisti Sejdi BERISHA, është përfshirë edhe në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, të cilin e botoi Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në vitin 2018. Ai është i prezantuar në Antologjinë e Bibliotekës së Prizrenit, “Nga gjerdani kombëtar”, e cila është botuar me rastin e 70-vjetorit të kësaj biblioteke, e cila është më e vjetra në Kosovë, e në të cilën antologji janë prezantuar shtatëdhjetë krijues të përzgjedhur nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora.

Në 70-vjetorin e Bibliotekës së Prizrenit, poezia e tij e botuar në Antologjinë e këtij asociacioni,  është shpallur poezia më e mirë e botuar në këtë vepër.
Ky krijues me krijimet e veta është i përfshirë edhe në antologjinë “Antologji e Poezisë Moderne Shqipe”-2014 dhe në librin “Krijuesit e zgjedhur kombëtarë” etj. 

Është fitues i Çmimit “Vendi i Parë” për poezinë më të mirë të lexuar në Takimet e VI-ta Letrare Tradicionale Kombëtare “Ora e Tahir Deskut” në Klinë (09 shtator 2014).
Në Takimet Letrare Kombëtare “Ora e Tahir Deskut”, që u mbajt në shtator të viti 2016, libri i tij me poezi “Në lumë bie shi” u shpall libri më i mirë i botuar ndërmjet dy takimeve.
Ndërsa, Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI”-ALBANIA, shkrimtarin dhe publicistin Sejdi BERISHA, e shpalli “Poeti i vitit 2016” (Për Kosovë).
Është një prej hartuesve të Antologjisë të Poetëve të Malësisë së Gjakovës (2014).

Ndërsa, në Takimet ndërkombëtare “Trirema e Poezisë Joniane” në Sarandë, nga Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti me vlera të larta shpirtërore, kulturore, historike dhe turistike, u nderua me bustin e DEA-Hyjnesha në Fron e Butrintit (Sarandë, 27 shtator 2014). Kurse, në Festivalin Ndërkombëtar të Monologut “Art pa kufij” që u mbajt në Sarandë (08-10 maj 2015), monologu nga monodrama “Obelisku pa adresë”, të cilin e interpretoi aktori, Ismet Krasniqi Lala, u nderua me Çmimin e Parë të festivalit.
Është fitues edhe i shumë çmimeve të tjera letrare dhe publicistike e kulturore në Kosovë dhe Shqipëri.





Pergatiti Isa Maloku


----------------------------------------------------------------------------------------------