Tuesday, January 15, 2019

ETIMOLOGJI MBI FJALËN “BUKË”




Gjuha shqipe, etimologji mbi fjalën “Bukë”

Gjuha e mbarë njerzimit, sigurisht që ka një fillesë, ka një origjinë, një  bërthamë, nga ku dolën “Bëlbëzimet” e para, tingujt njerzor, gërmat-simbol, elementë të së tërës-shëmbëlltyra, krijuar natyrshëm, pavetdije, thjeshtë në mes luftës për egzistencë, buroi kjo gjuhë mbi të vetmin dhe nga e vetmja “Dritë” ekzistente në universin tonë, buroi kjo gjuhë si ujët e kulluar të “kroit” dhe ashtu duke u rrukullisur në rrugë e sipër në udhën e “stisur” u gjend e bërë për të mos humbur kurrë!

Gjuha është hyjnore, ajo është magjike dhe më shumë se aq, gjuha është diellore, një e vetme dhe ende qëndron e tillë, ajo “endet – thuret”  mbi të njëjtën bazë, mbi të njëjtin gur themeli.

“Shqipja-zog-simbol i të madhit Zeus” dhe në gjuhën e po kësaj shqipe, 
Bukës i thonë “BUKE”

Eshtë kjo fjalë nga më të hershmet, gjendur, shkruar e dokumentuar, “BEC(H)” frigase “Bek” përmendur edhe nga Herodoti në anektodën e tij me faraonin Psammetich mbi fjalën, Bukë”. Ky emërtim i hershëm “BEK = BUK” gjendet pronë e fjalorit të gjuhës së lashtë – shqipe.

Buka mer formë e quhet “bukë” kur miell i zënë “BRUM”, masë e “qullët” -bullamaçi, vendoset në forma rrethore ose kubike dhe piqet në furrë apo në mjete të tjera pjekse. Në gjuhën shqipe kemi shumë fjalë të cilat tregojnë një send, apo diçka tjetër materie të fortë, fituar nën proçesin e “pjekjes” ashtu si; Hekur, Piekur, Thekur, Djegur, etj.

Vërejmë se kemi një rrënjë bazë të pandryshueshme tek fjalët e sipërpërmendura dhe pikërisht rrënja “EK” (Ech) ashtu si tek emërtimi i lashtë i fjalës Bukë = Bek (Bæch)Dimë se rrënja e të parës shqipe “Ok” do të thotë; “Kokë, (krye), kock, kosk, koce, okër, kokër, kodër etj.
Pra fjala bukë ka kuptimin “e brumit-qull të pjekur”.

Zhuzepe Krispi, na ofron fjalën “kodër” për fjalën “bukë” por kjo në fakt ka të bëjë më tepër me formën e saj, pavarsisht se kjo fjalë ka për rrënjë fjalën “Ok<>Ko” (Och, ox) Ndërsa studiuesi Gustav Mayer, sjell shembuj pa mbarim dhe rrënjë të vjetra IE duke e krahasuar fjalën shqipe  “Bukë” me shume gjuhë të ndryshme me qëllimin e vetëm për ta rëzuar si fjalë të gjuhës shqipe, por nuk mundet, e si përfundim e pranon si fjalë të lashtë “(Buc)-Bus” të afërt me latinishten; “Bucca = Gojë” me K-qiellzore …. (f.96-97)
Pra sipas të “famshmit” Gustav ne shqiptaret i themi Bukës–Gojë???

Thamë më sipër; Brum – i qullët + Pjek = Bukë.
Në gjuhën hyjnore shqipe, të keqmësuar tashmë na thuhet se ka shume fjalë të ashtuquajtura “turke” më se normale edhe kemi, por jo aq shumë sa ka turqishtja fjalë të shqipes në fjalorin e saj, – kjo një tjetër temë.

Po përmendim dy fjalë tashmë të tilla “Çyrek ose çurek” por edhe “byrek, burek”
Fjalë të përbëra edhe këto të cilat kanë në përbërjën e tyre fjalët" Qull + Ek  = Qullek – Qurek – Çurek, e njëjtë edhe me  fjalën tjetër “Burek”,  por në këtë rast kemi të bëjmë me një nga sinonimet e fjalës shqipe, “Qull” e pikërisht me fjalën “Bull, (bullamaç), Bull, Bur, (pure)” pra kemi; Bur – Ek = Burek.
E njëjta  gjë ndodh edhe me fjalën shqipe; “Kulaç” Aty kemi fjalët; Qull, Kull + Ek = Kulaq, Kulaç. [(Këtu kemi të bëjmë edhe me formën *kul, (kulpër)kular, përkul <>lak, lakuar formës së kulaçit)]

Fjalët e gjuhës shqipe si në asnjë gjuhë tjetër, ruajnë apo sjellin të njëjtin kuptim apo sinonime të fjalës më të parë edhe duke i lexuar në anagramë.
Psh; fjala: “Qull<=>lluq = Lluc = llaq, llaç dhe tek fjala: “Bull” bullamaç kemi: BULL<=>LLUB, (Llum’) Llap-Llapavec, por edhe “Baltë”
Ndërkohë duke ditur barzvlerën e gërmës Ll = R, ose Rr, kjo ndodh në të gjitha rastet kur masat e qullta tjetërsohen pra kur ato n/gurtësohen, thahen në Diell, piqen në fura etj. Shkronja “L” zakonisht kalon në “R”

Vini re me kujdes krahasimet e mëposhtme në disa gjuhë të huaja
Shqip …………………... Angl ……………….. turke …………….. greke …………..
Buke …………………… Bread……………….. ekmek ………….... psomi ………….
Buke e pjekur ………. Baked Bread ……. pişmiş ekmek ….psiméno psomí

Duket qartë  se fjala “bukë” e shqipes në gjuhën angleze turke por edhe në atë greke ka kuptimin “Bukë = Pjek, pjekës-buke, pra Fjala Bukë dhe Pek > “Pjek” janë e njëjta fjalë:
  • Shqip: … Bukë = Bukë, Buka.
  • Angl: ….. Bukë = Bakery – Pjek, pjekse.
  • Turke: ….Bukë = Firn, pjek, pjekur, pjekse.
  • Greek: … Bukë = Artopoieío, pjekese, furrë
Pra: Qulli – brumi i miellit i Pjekur = Bukë.

Në gjuhen e re greke kemi bashkimin e dy fjalëve, të saj përkatësisht: Ps + om’ = Psomi, ku; (ψ)-Ps = Pjek dhe Om = Brumë (omogjene) mjell *bër(um)ë; brumë i Zënë = Zumi. (ζύμη).


Kjo është gjuha e “Zogut – Shqipe” dhe fjala e saj e lashtë gjendur edhe tek fisi i Brigjeve – Frigjease; BEEK = PEEK (PIEK) BEK = BUKË.
Qoftë e “Bekuar Buka” e jonë, ushqimi ynë kryesor dhe i përditshëm, dhuratë e Zotit, i cili e pagëzoi atë me emrin e Vet … BeG.


Aleksander Hasanas
Korçë 



Folja *BÂ e Shqipes: BA > FA > (THA); ZË > ZEUS.


FAAP - FAR_ FARI = DRITE = JETE

Folja *bâ e shqipes një folje krejt e veçantë një kod i vërtet, 'rrënjë -fjalë' e shumë e shumë fjalëve të tjera të shqipes deri në ditët e sotme dhe në vijim.
Ajo që më tërhoqi vëmendjen tek një studim europian ishte se prej kësaj 'folje' *bâ' e cila në fakt është një folje e drejtpërdrejtë në lidhje me emërtimin e parë të krijimit "bërjes’' së dritës së 'bâr'; bardhë hyjnore (Diellit rrezet e bâra të para e të arta - Zeus) si At -i, i kësaj bote, ishte dhe është folja jonë aty: A'bâ = U ba; u bê; u Kry-e, në krye, më i madhi më i rëndësishmi në qendër të saj (sanskrite
ʾab- = father)
E pikërisht kjo folje e dialektit GEG në këtë studim etimologjik me baza shkencore, primare fonetika e bashtingëllorve që përcjellin ato në ndërtimin e tyre gjejmë: *bâ = dritë' > ajo që shohim, e dukshmja, e nëpërmjet saj shfaqet para syve tanë pamja e gjithshka që na rrethon.
Eshtë pikërisht kjo fjalë 'bâ me origjinë thellë deri në Indi njohur, e cila në gjuhën greke teknike sajuar, barazohet me fjalën 'φαίνω = shoh' (unë shoh); u bâ; u pa > pa-sh’, (unë pashë, ti pe, ai pa).
Kjo si rrjedhë e rregullt, prej evolimit të vet simboleve shkronjave tona shekullore, e pranueshme shkencërisht, kemi seritë e gjithë fjalëve të lashta (palaeolexicon) të cilat përmbajnë shkronjën /β / ato gjenden sot në gjuhët e reja të përfaqësuara me shkronjat /V/f/, digammën /ϝ/; /gr. /υ/ φ/ dhe tek anglishtja dhe në gjuhët e tjera latine përveç gjuhës shqipe {pasi shkronja β është e saj shqipe} kjo shkronjë zëvendësohet me 'w'. Psh: Vini re emërtimin e lumit 'Bardhar' në: Sllavishte 'Вардар = Vardar' dhe gr. 'Βαρδάρης = Vardaris'.
Pra të gjitha fjalët - emërtime çfardo, e të kujtdo gjuhe qofshin ato, të cilat kanë kanë në brendësi të tyre derivatin e shkronjës ‘β’ janë fjalë me të reja në kohë, sepse është shkronja: *b = p/m ashtu si; *b = v/f dhe jo e kundërta.


Kemi 'Teatro' si ky në Butrint  (Dhe A'mbi/teatër > Amfiteatër në Durrës)
Kjo është arsyeja pse fjala e lashtë shqipe *â'mbi nga PAlb (*am[bi]) me një prefiks duket si i pandashëm "A'm/bi = "rreth, rreth e rrotull","mbi", tek gjuha e sotme greke gjendet: *ambi = ἀμφί me të njëjtën vlerë si në gjuhën shqipe por sigurisht është një fjalë shumë me e re në kohë. (sepse kemi 'β' pastaj φ) - (shih: "same as umbr ambr first because of the simplified consonant am-"); Alb. over, mbɛ" over, from, in, to" (G. Meyer Alb. Wb. 265).
Shembuj të tillë tek gjuha greke janë të gjitha fjalët që përmbajnë shkronjat φ (/v/);/υ/ - dhe krejt fjalët tek anglishtja që kanë zëvendësuar këtë shkronjë pellazge (β = w).
Pra fjala e lashtë që po trajtojmë sot (*bhā-1, bhò-, bhǝ) që do të thotë:  i/ e bardhë, të shkëlqejë, është një fjalë e lashtë shqipe e cila ka kuptimin e saj parësor "u ba; u ab', u h'ap; u ba-h ditë (dritë) fjalë kjo e konfirmuar edhe prej studimit përkatës etimologjik i fjalëve të lashta IE ku thuhet se në: Alb. Gheg *bâj, Tosc bënj (= φαίνω) “make, seem“ (originally probably “bring to an apparition“); > Alb. Gheg *bâj, Tosc bëhet, bêj: (= φαίνω) "bëhet, dukem" (fillimisht ndoshta kjo me kuptimin "sjell në shfaqje").

 FA = DRITE (Zeus) Fara e Jetës.

Monedha të lashta me figurën e Zeusit dhe shqiponjës tek të cilat gjejmë të shkruar fjalën 'FA' ka po këtë kuptim të dritës së bërë 'bâ > va > fa; fa-p = shkëlqën, ndriçon, fjalë kjo e cila përdoret edhe për të treguar një veprim që kryhet papritur: Ba-f > pa-f, e menjëhershme, ashtu siç themi: "Befas ranë u rrëzuan 'rrezet fap' të Diellit në agim".
Dhe po aty kemi edhe fjalën shqipe: Ba-p; vap (nxehtë), si dhe burimin e fjalës shqipe *bâ > pa, (pamje) të parët, pamore, (shoh) njëjtë si në gr. 'fenete' e cila rrjedh prej po kësaj fjale rrënjë *bâ (bhā), bânete > bëhet < bênete> vërehet > φαίνεται; faínetai = bëhet i/e dukshme. Lind.
Në gjuhën shqipe kemi një fjalë tipike e cila vërehet qartë se rrjedh prej foljes *bâ-h; 'U beh; u zbeh' > me kuptimin: u Bardhë, u z'bardh dita; u zbeh në fytyrë.


ZBEHTË mb.
1. Që ka ngjyrë si të bardheme, që i ka ikur a i është dobësuar ngjyra e kuqe e fytyrës. Me fytyrë të zbehtë. Me faqe (me buzë) të zbehta. Duket pak i zbehtë.
Dritë e zbehtë. Hënë e zbehtë. Diell i zbehtë. Qiell i zbehtë. Fotografi e zbehtë

Pra *bâh = Dritë dhe z'bâh > zbeh, zbehet = 'i humbet shkëlqimi'.

Për ta bërë më të qartë forcën e fjalës së lashtë shqipe *bâ po sjellim një rast tjetër, madje një fjalë tepër të përfolur dhe të gjendur tek shumë mbishkrime të lashta kryesisht etruske tek varezat e personave të ndyshëm dhe kjo fjalë shpesh herë gabimisht meret si fjalë turke (hajir) por në fakt është një fjalë shqipe e pastër, e që buron prej fjalës shqipe: Ar = Dritë, i e artë, (e zjarrtë) ashtu si vet fjala: u *Bâ ar = Behar > Verë, stina e verës gjithë dritë, fjalë kjo e cila në gjuhën greke ka kuptimin “χαρα (chara); hara = gëzim, kënaqësi, falenderim”, ndërsa tek gjuha shqipe kjo fjalë vjen me kuptime të shumta si:
HAIR m. Mbarësi që sigurohet me punë, lumturi; mirësi e dikujt, dobi. Njeri (djalë) i hairit. I pa hairin dikujt a diçkaje përfitoi, pati dobi prej tij a prej saj. S'bën hair nuk sjell dobi, nuk sjell ndonjë të mirë. S'ia kam parë hairin. Ashtu si edhe urimet: Bëfsh hair! I pafsh hairin! Të qoftë për hair! Etj.
Duket se kjo fjalë tek etruskët është perdorur me vlerën “Xair = Parajsë” > Dritë.
Pra është kjo fjalë e lashtë, Ar >'(H)are' e cila në bashkveprim me foljen shqipe *bâ + hare" kemi këtu fjalën greke “A'bâ hari” > ku 'β = φ/υ': > Ebaharis(to) > Ευ-χαρισ-τω, Efaharisto = Kënaqësi; falenderim, falenderoj gjithë: Hare = Gëzim/Kënaqësi.

Këtu fjalori i lashtë i shqipes sjell:
HARE f.
Gëzim i madh. Plot (gjithë) gaz e hare. Zjen kënga e hareja.

Aleksander Hasanas
(Mili Butka)

Shënim kuptimi i dytë i fjalës: *bhā -2 = Tha, më tha < më fa, i fashë) Geg, 'me fol' (to speak) Tosc 'flas' ashtu si ende në Geg. bâ za > bâj za; blas > flas. Sërish duhet të kemi parasysh barzvlerën e shkronjave (f/th) - shpjeguar edhe nga studiuesi Altin Kocaqi në veprën e tij "Dokumente Historiko-Gjuhësore" faq,114 referuar Hahn Alban. f 21 si psh: Thel > Felë, Thjerë > Fjerë, kalime këto më se normale gjuhësore.
References: WP. II 122 f., WH. I 454 f., Schwyzer Gk. I 694, 709. Page(s): 104-105
WP. II 123 f., WH. I 437 f., 450, 458 f., 525 f., Schwyzer Gk. I 674 f. Page(s): 105-106
---------------------------------------------------------------
Në fotoshkrimin e mëposhtëm kemi shpjegimin etimologjik të foljes *Bhâ në origjinal.




Thursday, January 10, 2019

Etimologji – “QINAM”- Vendi i thesarit enigmatik monedha 2600 vjeçare.



Kolonja është shumë e pasur përsa i përket vendbanimeve të hershme ajo ka një grup kalash, tumash dhe varre monumentale jo më shume se 2 km më tutje nga vendi i thesarit të Hollmit (‘Ollmit) ndodhet një sargofag i hershëm pak para se të ngjitesh në Butkë banorët e këtij fshati të ardhur prej Frashërit, aty rreth viteve 1630. Ky sargofag (Var) quhet ndryshe në gjuhën e popullit “Guri i Sëndyqit” i cili u vodh gjatë luftës së parë botërore, (nga anglezët).

Aty fare pranë fshatit “Qinam” të rrethit Kolonjë, Ersekë, në vitin ~1989, fare rastësisht tek kjo tip guroreje me gur gerqelor, material i cili përdorej për të mbushur gropat e asfaltit të asaj kohe të cilat kishin filluar të shtoheshin me shumicë, u gjend një thesar vërtet prallor, monedhat ishin kaq shume sa dhe tek të gjtha gropat e mbushura me këtë material gjendeshin monedha me lehtësi 

Monedhat ishin dy llojshe nga njëri krah kishin të stamposur breshken e ujit ose atë tokësore e ndërsa në krahun tjetër kishin simbolin e “Zvastikës” – “Atit_Zeus” ato peshonin rreth 12 – 13 gr, secila dhe ishin të derdhura prej “platini” Ar i bardhë. Një monedhë fillimisht shitej fatkeqësisht aty tek 200 lek të kohës se monizmit (vitet 1989 – 2000) pra rreth 2 -3 dollar copa, e më pas ato u zhduken krejt të gjitha me vlerën 110 dollarë për një monedhë 13gr./platin. 


PLATIN m. kim. Metal i çmuar e shumë i rëndë, i butë si ari, me ngjyrë hiri në të bardhë, e nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. (simboli Pt). Minierë platini. Fletë (shtresë) platini. Penë me majë platin, etj.

Kur është i pastër, metali është në ngjyrë gri në të bardhë dhe i ngurtë. Veshja e Platinit dhe karakteristikat e rezistencës së shkëlqimit të tij janë shumë të përshtatshme për të bërë bizhuteri të përsosura. Platini është më i çmuar se ari. Çmimi i Platinit ndryshon sipas mundësisë së sigurimit të tij, por çmimi i tij është sa dyfishi i çmimit të arit. Në shekullin e 18, rrallësia e platinit e bëri mbretin Louis-in e XV të Francës ta shpallte atë si të vetmin metal të përshtatshëm për një mbret. Platini zotëron një rezistencë të lartë nga sulmet kimike, karakteristika të shkëlqyeshme në temperaturë të lartë dhe tipare të qëndrueshme elektriciteti. Të gjitha këto tipare janë shfrytëzuar për përdorim industrial. Platini nuk oksidohet në ajër në asnjë temperaturë, por mund të gërryhet nga cianidet, halogjenët, squfuri dhe nga gërryesit alkalinë. 

Kam idenë se shteti ynë nuk disponon asnjë “mostër” prej tyre … përveç poçes -bosh në muze dhe për to nga arkeologët tanë nuk u fol kurrë veçse ndonjë zë – interviste e detyruar. 

Sipas ekspertve monedha me breshkën e ujit datonin prej shekullit të 6 pes. ndërsa tjetra i përket gjysmës së dytë të shekullit të 4 pes. Përreth gjithë zonës së fshatit Qinam, Milec, Shtikë, Butkë Qafëzez, janë zbuluar mbi 30 tuma, vendbanime të tjera të lashta antike. Midis shumllojshmërish monedhash në dispozicion edhe të banorve-kolonjarë mund të gjesh edhe sot shumë të tilla, në prerje të ndryshme, e shumë prej tyre me figurën e Aleksandrit të Madh, si dhe të tjera gjetje mesjetare bronci; monedha, karfica, gjilpëra,vëthë, maja shigjetash e gjithëçka tjetër të periudhës qytetare ilire mes shekujve 4-1 pes.  

Monedhat janë të tipit “Aegen” shpesh mbi to gjen të shkruar dhe shkronjën ‘H’. Ky fshat tashmë i njohur për thesarin e mijrave monedhave gjetur aty quhet “Qinam”  
Çdo të thotë ky emër shpesh herë i vështirë për tu shprehur për shkak të “kakofonisë” që përcjell ky emërtim? 
Veçori e tjetër e këtij fshati është se aty dheu është; “i imët dhe i kuq” dhe në gjithë parcelat tokat-arë aty pranë fshatit gjenden me shumicë edhe mbetje “Qeramike” 

Në gjuhën shqipe por jo vetëm; “Qeramidhja” (Tjegulla) quhej dhe shkruhej me, ‘Y’ pra; “Qyramidhe”, njhet baza materiale për prodhimin e hershëm të “qyramidheve” dhe “plitharve” sigurisht, ajo është balta sa më e “imët – kum” mundësisht krejt e pastër nga “guriçka” pasi ato nga pjekja e baltës kthehen në gërqele të cilat sjellin plasaritje dhe çregullime në cilësinë e baltës së pjekur; – Di/egur = Tiegull.  

“Ngjyra” (Chroma -kromanik), në gjuhën shqipe ka kuptimin e Nxirjes ndyrjes – nxyrë = ngjyrë, e cila buron po prej fjalës shqipe e pjekur –“Cër”, nga kjo fjalë e vjetër shqipe në fakt nënëkuptojmë edhe ngjyrën e kuqe ashtu si tek fjala; “Cershi – Qershi” e pjekur dhe e kuqe. 
Në greqisht kemi; Qershi = kerási dhe stina e verës = kalo/kaíri 
Në fjalorin e shqipes kemi: CËR m. Pisku i vapës, koha kur të djeg vapa. Në cërin e vapës. E zakonisht këto vende apo vendbanime të cilat janë pothuajse në prezence të “Yllit – Diell” gjatë gjithë ditës, emërtohen edhe; Shyller, shyllër vende gjithw dritë si “llëret” e njeriut ashtu dhe “Cerie” – vend i ngrohtë – gjithë diell. 

Qeramidhe pra, quhet; “Dhe i pjekur- Cera/mi/dhe”, qyramidhe, qeramidhe – (tjegull). “Qinam” emri i fshatit në Kolonjë – Ersekë, vendi i thesarit të famshëm ka këtë kuptim Dhe i kuq Qeram, dhe për tju shmangur disi kakofonisë kemi nga; Ceram, Ciram (Qiram) Qinam-Vend prodhim (qeramidhe) Qerami-kë. 

Ndërkohë në gjuhën e lashtë frigje gjejmë fjalën *keneman dhe kenos - (qeno) me kuptimin e një hapësire boshe (qeli) i shohim ato:
fjalë
Transliteration
kuptim
ΚΕΝΕΜΑΝ
 keneman
  brima, (varr), (kruarje)



  Aleksander Hasanas
Mili Butka@Gjuha shqipe






Tuesday, January 8, 2019

AMFITEATER _ ETIMOLOGJI

Thursday, August 9, 2018

AMFITEATER - Fjalë Shqipe - ETIMOLOGJI





















Mbi etimologjinë e emërtimit "Amfiteatër" thuhet se:

Një amfiteatër ose amfiteatri - është një vend i hapur që përdoret për argëtim, shfaqje dhe sporte. Termi rrjedh nga ἀμφιθέατρον antik (amfiteatron), nga ἀμφί (amphi), që do të thotë "në të dy anët" ose "rreth" [4] dhe θέατρον (théatron), që do të thotë "vend për shikim". [5] [6]
·        Bomgardner, David Lë (tetor 2000). Historia e Amfiteatrit Romak . Udhëzim . ISBN 0-415-16593-8 .


Në vendin tonë është zbuluar Amfiteatri i Durrësit si dhe Teatrot në Apolloni, në Bylis (Hekal), në Nikaia (Klos) të Fierit, si dhe në Butrint të Sarandës, të cilat janë dëshmi e zhvillimit të lartë social ekonomik që arritën pararendësit tanë ILIRE në shekujt IV-II para erës sonë. 

Midis tyre teatri i Butrintit shquhet për ndërtimin e përsosur sipas të gjitha kërkesave të kohës, për konstruksionin e fortë e për ruajtjen në gjendje shumë të mirë.
Teatri i Nikaias dhe teatri i Bylisit të ngritur përkatësisht në dy qytete ilire, Bylis e Nikaia, 1,5 km larg njëri-tjetrit, është një rast i rrallë, një tregues që dëshmon për nivelin e lartë e shkallën e zhvillimit kulturor që arritën këto dy qytete ilire.

Teatri i Apollonisë dhe i Butrintit u ndërtuan në shek. IV pes. Në shek. III pes. janë ngritur teatrot në Bylis e në Nikaia.
Ndërkohë Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan. 

Fjalori i gjuhës së lashtë shqipe ofron këtë përkufizim mbi emërtimin: *Amfiteatër
AMFITEATËR m.
1. Ngrehinë e hapët për shfaqjet publike në kohën e lashtë, e ndërtuar shkallë-shkallë (gjysëm rrethor) me një shesh në mes. Amfiteatri i Durrësit. Shkallët e amfiteatrit, etj.

Pra, përse u quajtën kështu këto ngrehina, çfarë kuptojmë me fjalën Amfiteatër?
Në shpjegimin etimologjik mbi këtë emërtim lexuam se: Ambhi = Dy anë ose rreth dhe Teatër = Skena; (A’rêna)- sheshi, vendi përballë, poshtë shkallëve lartësuar MBI këtë shesh “një a'mbi një shkallët në rradhë”
Së pari sqarojmë se tek asnjë gjuhë e sotme apo e lashtë qoftë ajo, prej fjalës “ἀμφί; Amfi” nuk përfitojmë asnjë emërtim tjetër që të ketë kuptimin, *rreth, apo Amfi = dy anë. Pse ndodh kjo?

Pikërisht sepse fjala “Amfiteatër” i përket gjuhës sonë shqipe dhe vetëm ajo mund ta motivojë plotësisht atë.


Nga fondi i fjalëve-rrënjë PIE - gjejmë fjalën*Ambi = Sipër (në) mbi” - fjalë e gjuhës së lashtë shqipe e konfirmuar nga institute ndërkombëtare gjuhësore si ajo e Oksfordit e plot studies të huaj, si Vladimir Orel, Gusatv Meyer, Hahn etj.

Eshtë pikërisht kjo fjalë e lashtë *Ambi e gjuhës shqipe e cila tregon lartësi ashtu si shkallët e Amfiteatrit ndërtuar *A’ bi; a’mbi, njëra-tjetrës për të krijuar mundësinë e shikimit: A mbi të a tër = Amfiteatër.

Ky është kuptimi i vërtetë dhe i vetëm i kësaj fjale Amfiteatër, atribouar gabimisht, apo qëllimisht gjuhës greke, e për këtë i drejtohemi edhe njëherë pikërisht fondit gjuhësor të fjalëve-rrënjë PIE, e aty  sërish gjejmë: 

Më shqip nuk ka si bëhet, Amfiteatri ishte pikërisht një ngrehinë e ndërtur për tu mbledhur mbi këtë shesh, mundësisht shtruar me rêrë {geg. rêna; A’rêna}  me shkallët e ndërtuara në dy anët e saj.

E njohur ndër gjuhëtarë dhe e konfirmuar po prej tyre është, se shkronja e lashtë ilire ‘β’ ka humbur vlerën e saj më të parë, tek gjuhët e tjera të huaja me bazë latine.
Kjo shkronjë tek gjuha greke ka barazvlerën me shkronjat e saj të sotme nga “β’ = υ /φ/ϝ, ndërsa tek anglishtja kemi: ‘β’ = w.
Shihni shpjegmin në origjinal për shkronjën pellazge 'β' dhe vlerat e saj në gjuhën greke:

Vumë re edhe në tabelën e mësipërme ku shkronja e lashtë e gjuhës shqipe ‘β’ barazohet me shkronjën të sotmen greke ‘φ’ - Pra kemi fjalën shqipe: ‘Ambi = Amfi’ e cila siç e lexuam edhe më sipër gjendet e shkruar edhe në fondin e gjuhëve PIE ashtu si në gjuhën shqipe: Ambi = Mbi (sipër mbi) si dhe fjala: Ambi-ledza = për tu mbledhur. A’ mbi të a’tër = Amfiteatër.


PS. Prej fjalës shqipe A'mbi + Yll, llogjikshëm burojnë prej saj fjalët: Ambi; o'mbi, r'omb/ur/-ul, ashtu si Vija e mbyllur (urra-rruga) a'urora që mbyll dhe vjen si simbol i një objekti të Rru/mbyll-t, quhet: Rumbull, e ky është 'Dielli AT' prej nga ku kemi: Rat; rrath, rreth, Rrot', rrodhe, rrudë, rrudhë, etj., zhvillime semantike të kësaj fjale-rrënjë, R+At. (a'urora, kurora, ndriçimi rrethor i mbyllur; Mbi një Yll, a'mbi një trup të zjarrtë).

Aleksandër Hasanas.
===========================================================