Tuesday, January 8, 2019

Si lindi gjuha latine, a është ajo një gjuhë e shpikur?



Shkruan: Fahri XHARRA

“Nga kërkimet e fundit mbi alfabetet del se njerëzit parë e kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre, kanë qenë pellazgët, dhe kjo gjatë mijëvjeçarit të gjashtë para eres sonë, për të cilën ka mjaft prova bindëse. Alfabeti pellazg kishte zanore dhe bashkëtingëllore “

( Harald Haarman,në Early civilization and Literacy in Europe)

Ky libër ngrërthen shumë pyetje të cilat do mundohem ti sqaroj,por mbetet ende shumë pët t`u studjuar. Kemi shumë shprazëtira në spjegimin historik të të parëve tanë dhe si pasojë e kemi edhe gati eliminimin tonë nga historia europiane që nga lashtësia e deri me sot.  Renditja e vetvetes aty ku e kemi vendin, do e ndryshonte qëndrimin politik ndaj nesh ,sepse konsiderohemi si popull pa histori.

Shpesh kemi lexuar për ‘popujt ‘ italik dhe gjuhet ‘italike’ , por nuk kemi pasur shpjegim të drejt se kush ishin ata popuj dhe se cilat ishin ato gjuhë. Historia flenë në shtratin e saj, ashu si e kanë shkruar të tjerët nëse ne nuk i  përvishemi punës dhe ta gjejmë të vërtetën tonë.
Humbja e çdo gjëje nga ne,  vjen nga një,  lirisht ta quaj idiotizëm historiografik, së pari nga vet ne në rrjedhat e historisë e edhe nga të tjerët që e shkruanin historinë e epokave të ndryshme historike sipas frymës së porositur.

Për të sjeguar se si latinishtja ishte një gjuhë e shpifur, sot një gjuhë fantazmë, ose një të themi një  “gjuhë “ nga  e cila  u krijuan disa gjuhë tjera dhe themeli i tyre qëndron në latinisht është frengjishjta,  italishtja, spanishtja, portugalishtja  rumanishtja por  edhe në të njejtën kohë i “helmoi “ një mori gjuhësh europiane që fliten sot duhet spjeguar se cilat ishin gjuhët italike, cila ishte Italia dhe kur u krijua ky shtet, ky emër. A janë Ialianët etni apo  paraqesin një shtetësi ?

… Si-ujëdhesa quhej Italia, por ajo e pasqyronte një emërtim gjeografik, nuk ishte një entitet politik. Entiteti politik ishte Roma dhe më vonë Perandoria Romake, sa që edhe më vonë deri në rënjen e saj banorër e Perandorisë quheshin romak .Të shkojmë më tutje, emri Republikes së sotme Italisë dikur përdorej vetëm për një pjesë të saj jugore që ende quhet Kalabria, më vonë  edhe pë Sicilinë, Sardenjën dhe Korsiken.

Edhe kjo : ” Italia sipas Antiokut të Sirakuzë e përfshinte vetëm pjesën jugore të gadishullit të Brutit (the Bruttium peninsula ), Kalabria e sotme e njohur si Krahina E Reggio Calabria si dhe krahinat e Kanacaros dhe Vibo Valencias .”
“Ne vazhdimisht i besojmë dhe jemi duke i besuar asaj që shkruhet se Grekët dhe Romakët janë popujt nga të cilët Perëndimi e ka origjinën. E gjithë kjo është e tepruar dhe e bazuar në falsifikime historike (Prof .Graziano Baccolini ). Pra , nuk është e vërtetë .

Kësaj radhe do i kapim në gojë ato shënime historike për të cilat bota është shumë e interesuar dhe se jemi rishtas duke filluar të nxëmë fshehtësinë e origjinës dhe gjuhën e një populli e cila ishte ndryshe nga nga çdo tjetër. Pra , pak nga pak është duke filluar të kuptuarit e një bote pra botës së lashtë Etruske. Bota e civilizuar i detyrohet shumë civilizimit të harruar etrusk. (“Reflections on the Etruscan Civilization By Graziano Baccolini”)
(Më vjen shumë keq që edhe shkenca shqiptare është shumë larg nga e vërteta historike e të kaluarës sonë , është shumë jo vetëm për keqardhje por duhet të jetë edhe i dënueshëm qëndrimi fëmijëror ndaj historisë dhe përbuzja e saj nga gjithkush dhe askush )

Në interes të posaçëm është të dimë se kush ishte Roma, nga lindi ajo, cila ishte gjuha e saj në fillim, me cilin alfabet shkruanin, nga cili popull u krijua Roma ?

Romakët janë një popull me origjinë qyteti i Romes ( sot qytet modern i Italisë), thelues së Perandorisë Romake. Sa është e vërtetë kjo : ” Tri grupet e mëdha që ishin aso kohe në “Itali” , ishin latinët në brigjet perëndimore të Gadishullit, Oskanët në jug dhe Umbrët në Italin qendrore dhe atë lindore-qendrore “ ? 

Sa ishin të mëdhenje latinet si popull ? Shikoni hartën
Latinishtja “vulgare” “flitej“ nga shumica e  Romakëve por ata romak  ishin me para-ardhës  Oskan, Etrusk, Sabin, Samnit, Faliskan  ose  me prejardhje aspak “romake”. Sa janë italianët e sotëm trashëgimtar të “ Romakëve “kur vet romakët ishin shumë të përzier nga pellazgët e kohes ?
Kush ishin etruskët ? ““Unë nuk e dija që ishte polemika aq e madhe për rolin e madh të gjuhës shqipe për ndriçimin e gjuhës etruske dhe që kishte aq shumë shpjegime të qarta për këtë – shkruan Zacharie Mayani në librin e tij “Les étrusques commencent a parler“, Paris 1961.

”Por si duket vullneti nuk ishte që të zbardhet e vërteta që vetëm nëpërmjet të shqipes i jepet dritë etruskishtes së “humbur” që nga fillimi i Perandorisë së Romës. Sa ka kundërshtarë ndër ne (ne vetëm nga principi i caktuar antivetvete) ka, po aq edhe ndër të huajt. Interesant, nuk e duan të vërtetën dhe “studimet për shpjegimin e etruskishtes u harruan“ -thotë Mayani.

Etruskët flisnin shqip, e flisnin shqipen e kohës. Ju kujtohet, që Edouard Shneider thoshte që gjuha etruske lexohet vetëm me shqipen e vjetër.
Një shkrimtar romak, Gaius Julius Hyginus (64BC – 17AD) paska pohuar
“ Alfabeti Latin, e më von Romak u përshtat nga alfabeti Etrusk gjatë shek.7-BC., Sipas legjendes romake, Carmenta e bëri alfabetin latin duke e përshtatur alfabetin “grek” ( thonjëzat fxh), diku nja 60 vjet pas Luftes së Trojes"

Të logjikojmë: etruskët shkruanin me alfabetin pellazg të Eubesë, latinet ishin të grupit “ Indoeuropian “ ( pellazg ),  dhe sipas studimeve jo të sinçerta historike ata paskan marrë shkrimin nja 60 vjet pas Luftes së Trojes.  A kishte grekë në atë kohë ? kur dihet që deformimet historike të pellazgëve në grek ishin 400 vjet pas asaj lufteje. Pra ?


Ky version i “shkrimit latin “ u gjet nga arkeologu gjerman Heinrich Dressel më 1880 në Romë. Thuhet, po e përsëris thuhet dhe mendohet se i takon shek.7-5 BC ?
Sidoqoftë , kjo ishte një copëz e një punimi të gjatë shkencor, i një pune time gati dy vjeçare , të cilën  nëse shkon gjithçka si duhet, do e përfundoj  sivjet.


Fahri Xharra,08.01.19
Gjakovë


=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=



Monday, January 7, 2019

Gjuha shqipe - mitologji skandinave - Etimologji.


Etimologji

Sa shumë rastësi të gjuhës shqipe???
"E vërteta do të na çlirojë” dhe “e vërteta është konkrete" Hegel.



Përpara se të përqëndrohemi në foto – figurë nga mitologjia skandinave, si fillim sjellim një tabelë krahasuese të fjalës shqipe “i/e embël” e krahasuar ajo me gjuhët; angleze, latine dhe greke. Pikërsisht sepse në figurën që shohim gjendet e shkruar kjo fjalë dhe deklarohet problematike e panjohur nga studimet dhe autori përkatës.Siç do e shihni më poshtë studiuesit janë përpjekur ta afrojnë këtë fjalë me të sotmen fjalë greeke; ámpelos = hardhi – piergull, por qëndron e papranuar e dyshimtë.

Për këtë qëllim po iu ofrojmë gjuhën shqipe, që ndoshta ashtu "padashur" ju ka shpëtuar ta krahasojnë me të, me gjuhën më të parë folur e krijuar direkt nga rrënjët e pemës gjenealogjike ashtuquajtur, gjuhë indo-europiane lindur në Mes/dhe. Më duhet tu kujtoj se në të vjetrën gjuhë shqipe ashtu si ende në dialektin geg, “të ëmblit” i thonë; "t'aml" ashtu fiks po edhe qumshtit = t'am'l (t’ambel) si edhe fjalën standarte shqipe; mjel, mil, mile, milte bagëtinë, etj.

  •   Shqip ……. Shqip ……..   Ang. …….    Greek …….           Latine 
  • e embël … t'ambèl ……   sweet ……    glykós …….           dulce 
  • qumësht … klumesht …    milk ……..     gala ……….            lac 
  • mjel …….. mil, mile ….    milk ……  gala,αρμέγω..               lac
  •  mjalt …….mel ……….    Honey ……     méli ……….           mel 
  • pjergull … (Pielgul) …..   pergola …..   klimatariá …           pergola

Eshtë pikërisht fjala shqipe;  "t'aml" embrioni nga ku kemi fjalëformimet e mësipërme por jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhet e tjera europiane, si psh; fjala; “mel–mjaltë” e njëjtë edhe fjala greke “Ambel = hardhi.
Nënvizoj, tek fjala; e ëmbël, (t'ml) -tamel, tambël, gjenden edhe fjlalët; "Mel – Mjaltë", "Mjel – klumstin -qumshtin" etj. Ashtu siç vutë re edhe në tabelë kjo ndodh edhe me gjuhët, në anglisht, latinisht, greqisht, e në shumë gjuhë të tjera.


skaba @ embla 
en.m.wikipedia.org/wiki/Ask_and_Embla. Në mitologjin skandinave, Ask dhe Embla (nga gjuha e vjetër skandinave, Askr os Embla) – mashkull dhe femër përkatësisht- ishin dy njerëzit e parë, të krijuar nga zotat. Dyshja janë vërtetuar në të dy Poemat Edda, hartuar në shekullin e 13 nga burime të hershme tradicionale, dhe Proza Edda, e shkruar në shekullin e 13 nga Snorri Sturluson. Në të dy burimet, tre perëndi, njëri prej të cilëve është Odin, gjeni Ask dhe Embla e cila u jep atyre dhurata të ndryshme trupore dhe shpirtërore.

Një numër i teorive janë propozuar për të shpjeguar dy figurat, dhe ka referenca të rastit të tyre në kulturën popullore.Ask/r në gjuhën e vjetër skandinave fjalë për fjalë do të thotë “pemën e hirit”, por etimologjia e emërtimit; “e embla” është e pasigurt, dhe dy mundësitë e kuptimit të“embla” janë propozuar përgjithësisht. Kuptimi i parë, “pemë elm”- është problematike dhe është arritur ndoshta rrjedh nga  *Elm-la* Almilōn dhe më pas për të ALMR (“elm”). [1] Sugjerimi i dytë është “hardhi”, e cila është arritur përmes *Ambilō, e cila mund të jetë e lidhur me ámpelos fjalë greke, që do të thotë “hardhi, Liana”. [1]

Këtu shohim edhe etimologjinë e pranuar të fjalës shqipe, i/e "ëmbël"



Te kjo figurë e cila siç e lexuam dhe më lartë i përket mitologjisë Skandinave, vini re në qendër të saj shkruhet pastër "Skaba" e që i përket pikërisht figurës "Zeus" i cili sigurisht ndodhet po në qendër në mes të dy hyjnive të tjerë, më të njëjtën paraqitje në të gjitha shfaqjet e tij, i madh, i fortë, me mjekër e shumë flokë, njëri prej “perëndive” është “Odini”, në këmbët e “Zeusit” ndodhen dy perëndesha-hyjni: “Haner” dhe tjetra, "Gek os Embla"

Pra ati ynë “Zeus” edhe këtë herë paraqitet me emrin e simbolit të tij, zogut Besnik quajtur: “Skaba” (shkaba), por jo vetëm kaq, dy hyjneshat apo perëndi ndodhur aty pranë “hamshorit” Zeus quhen; “Haner = Hëna” dhe tjetra akoma dhe më shqip “Geg ose Embla” = Kek ose Embla – e ëmbla, të cilën nuk mundemi ta përcaktojmë dot, cilës perëndeshë i përket, ndoshta perëndeshës Afërditë, si perëndesha e Bukurisë e sigurisht në gjuhën shqipe sinonim më të bukur nuk mund ti gjesh e “Embla- Afërditë” ashtu si dhe një nga yjet, trup qiellor nga më të bukurit e shndritshme-shumëngjyrëshe dhe më"pranë Diellit =Afërditë".


Vini re me kujdes, në figurë ndodhen pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen gjashtë, sepse: "Gek os – Embla" është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si "keku" "i ambël", ashtu si edhe “karamelet = keke”, etj.
Pra, në figurën e mësipërme kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.

Shënim jashtë tekstit-studimor: Fjala e pastër shqipe; “e Embël”, shkruar ashtu pastër gramatikisht, me kuptim të qartë e të njëjtë; “e ëmbël = e ëmbël” nuk merret parasysh jo e jo, në figurën e mësipërme, por dhe as përmendet ekzistenca e saj në fjalorin e gjuhës shqipe, e akoma më intriguese për fjalën-shkruar në qëndër të figurës “SKABA”, nuk jepet asnjë shpjegim?“SKABA” zogu hyjnor = Shkaba-simbol i “Atit -Zeus” perëndia më e lashtë, ndër pellazgë e iliro-shqiptare.

Denoncimi i Einstein në “New York Times”: Mbi terrorin Serb dhe vrasjen e albanologut Shuflaj



Fundi i Shuflait ishte i tmerrshëm. Agjentët serbë i prenë kokën me kosë bari. Pas vrasjes, ata bastisën apartamentin e tij dhe vodhën dorëshkrimin “Kodet e Shqipes”, vëllimi i tretë, një punë e madhe për historinë dhe kulturën shqiptare që nuk u gjet më kurrë. Ka të ngjarë që ai vëllim të jetë shkatërruar nga organizatorët e vrasjes së albanologut, ka të ngjarë që ende ruhet diku në arkivat serbe.
Mediat ndërkombëtare u morën gjatë me këtë ngjarje dhe personazhe të fuqishëm të letrave, artit e shkencës reaguan dhe protestuan fort.

Mes reagimeve do të spikaste protesta publike e Albert Einstein dhe Hirstrish Man (shkrimtar dhe vëlla i nobelistit Thomas Mann) të cilët dënuan publikisht Beogradin për këtë krim. Letra e tyre u botua në faqen e parë të gazetës së famshme “The Neë York Times”. Një shkrim që vendoset në faqen e parë, madje si kolonë e parë në gazetën e datës 5 maj 1931.

Letrën e tyre publike Ajnshtajn dhe Man ia drejtuan Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris, me anë të së cilës bënin thirrje për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serb.
Për Einstein (Ajnshtajnin) dhe Hirstrish Man, vrasja makabre e albanologut ishte më shumë një shembull i terrorizmit ndaj inteligjencës kroate të ndërmarrë nga celulat terroriste qeveritare serbe me qendër në Beograd.

Por kush ishte albanologu i njohur, veprën e të cilit e vlerësonin njerëzit më të shquar të shekullit të shkuar?

Milan Shuflaj u lind në vitin 1879 në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Ai studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit dhe doktoraturën e mbyll në vitin 1901.
Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare të Dalmacisë për “Codex Diplomaticus”. Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me historinë e Shqipërisë.

Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Shuflaj punoi shumë për të thelluar njohuritë e tij në fushën e Albanologjisë duke i dhënë lexuesit të kohës së tij, por dhe brezave të sotëm, disa vepra të mrekullueshme.

Për veprimtarinë shkencore të Milan Shuflajt në fushë të Albanologjisë u interesua dhe qeveria e Mbretit Zog, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të ndihmonte për shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme.

Me pseudonimin Alba Limi, albanologu Milan Shuflaj botoi më 1920 romanin historik me temë shqiptare “Konstantin Balsha”.
Në punimet e Shuflait bie në sy pasioni për historinë si dhe materiali burimor faktologjik. Sipas tij historia e shqiptarëve është kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të veçantë, me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë, me aftësi të madhe rigjeneruese; ajo përfaqëson thelbin autentik të historisë së Ballkanit të lashtë.

Më 1924 u botua nga Akademia e Shkencave të Vjenës vepra e tij themelore “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”, më vonë pasuan punimet “Historia e Shqipërisë së Veriut” dhe “Serbët e Shqiptarët”.
Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.

Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë. Pas shumë peripecish për shkak të pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Por, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, më 18 shkurt të vitit 1931, vritet nga dora e kriminelëve serbë. Ai la pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrime, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë.

Letra publike e Einstein dhe Hirstrish Man
Fort të nderuar miq!

Ne nuk mund të bëjmë lëshim e të mos ia tërheqim vërejtjen Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për ngjarjen e 18 shkurtit të këtij viti (1931) e cila i solli vdekjen shkencëtarit kroat dr. Milan Shufflay.
Kur ky shkencëtar ditën e cekur po shkonte në shtëpi, në një rrugë të Zagrebit, është sulmuar pas shpine, dhe sipas burimeve tona, është plagosur rëndë me shufër hekuri. Ditën tjetër vdes nga palët e rënda, kurse më 22 shkurt varroset në Mirogojë pranë martirëve kroatë.

Profesor Milan Shuflay ishte i njohur me punimet e veta të shumta shkencore. Megjithatë, gazetat e Zagrebit nuk guxonin të lajmëronin për veprimtarinë e tij shkencore, madje edhe lajmi i vdekjes ishte konfiskuar, edhe frazat e ngushëllimeve nuk guxonin t’i përgatisnin. Nuk qe e lejueshme as të shpallej koha e varrimit, u ndalua të ngrihej flamuri i pikëllimit në gjysmështizë në ndërtesën e Universitet. Rininë shkollore, që mori pjesë në përcjellje në kortezh, shteti policor e përzuri nga Zagrebi, kurse flamurin trengjyrësh kroat, me të cilin ishin të rrethuara kurorat, i mënjanuan.

Emri i vrasësit, Branko Zwerger, ishte i njohur. E njohur ishte edhe organizata të cilës i përkiste vrasësi (“Mlada Jugoslavija”)-(Jugosllavia e re). Ishte e ditur se vdekja ishte vendosur në natën prej 11 deri 12 shkurtit në banesën e prefektit të qytetit, gjeneralit Belimarkovića. Në komplot merrnin pjesë anëtarët e organizatës “Mlade Jugoslavije” Brkić, Godler, Marčec dhe vrasësi Zwerger. Edhe përkundër kësaj, policia zagrebase zyrtarisht lajmëronte më 19 shkurt se kinse kryesi i krimit nuk dihet.

Vrasjes së profesorit Shuflay i paraprinë faktet vijuese:

Me rastin e vizitës së mbretit të Serbisë në Zagreb, në muajin janar, ju janë dërguar një vargu personalitetesh të ndryshme, drejtuesve dr. Vladku Mačku, dr. Anti Trumbiću, dr. Mili Budaku, profesorëve të universitetit dr. Filipu Lukasu, dr. Davidu Karloviću, dr. Milanu Šufflayu e të tjerëve – letra kërcënuese me nënshkrim “Za kralja i otadžbinu”- Për mbretin dhe atdheun), të cilët i ngarkojnë me përgjegjësi dhe i kërcënojnë se do e paguajnë me kokat e tyre dhe me jetët e familjeve të tyre, po qe se në kohën e qëndrimit të mbretit në Zagreb do të organizohej ndonjë protestë apo demonstratë.

Këtë organizate terroriste, e cila mban emrin publik “Mlada Jugoslavija” Mbreti Aleksandër e ka përdorur, madje përmendur në fjalim publik, kur foli për mënjanimin e deputetëve të zgjedhur kroatë. Me fjalët: “Unë i kam mënjanuar deputetët”, ai vetë e dha nxitjen, respektivisht urdhëresën, se pas mënjanimit formal nga parlamenti do duhet të kalohej në mënjanimet fizike, pra të likuidimit përfundimtar. Si shembull do të vlente 20 qershori 1928, kur në parlamentin e Beogradit janë likuiduar udhëheqësit kroatë.

Një delegacion i popullit kroat qysh më 25 janar 1930 i ka dorëzuar Ligës së Kombeve në Gjenevë një memorandum, i cili njëherazi i qe dorëzuar edhe organizatave të gjitha shteteve të përparuara, duke tërhequr vërejtjen për gjendjen në Kroaci. Me këtë memorandum, përpara gjithë njerëzimit ngrihej akuza kundër nëpunësve të shtetit të mbretit të Serbisë si kundër tmerrit dhe lemerisë, që qeveria po i bën mbi popullin kroat. Siç tregojnë faktet, këto tmerre ishin edhe më të mëdha.

Duke marrë parasysh këtë gjendje te tmerrshme, ne po ju lutemi, që Liga e Kombeve të marrë të gjitha masat që këtij pushteti të dhunshëm t’i jepet fund.
Nuk duhet heshtur kur vrasjet përdoren si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Nuk duhet heshtur kur vrasësit madhërohen sikur të ishin heronj popullorë.
Mendojmë se vetvetiu Liga e Kombeve për të drejtat e njeriut e ka detyrë që të apelojë te të gjithë ata të cilët i çmojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, që t’i kundërvihen kësaj llahtarie që po zotëron në Kroaci, të ngrenë protestën më solemne. 

Të gjitha vendet, sidomos Franca, Gjermania, Polonia, Austria, ku ekzistojnë degët e Ligës së Kombeve për të drejtat e njeriut, e kanë për detyrë të dalin si mburojë përpara këtij populli liridashës dhe të qytetëruar.

---------------------------------------

Sunday, January 6, 2019

Denoncimi i Ajnshtajnit në “New York Times”: Mbi terrorin Serb dhe vrasjen e albanologut Shuflaj




Fundi i Shuflait ishte i tmerrshëm. Agjentët serbë i prenë kokën me kosë bari. Pas vrasjes, ata bastisën apartamentin e tij dhe vodhën dorëshkrimin “Kodet e Shqipes”, vëllimi i tretë, një punë e madhe për historinë dhe kulturën shqiptare që nuk u gjet më kurrë. Ka të ngjarë që ai vëllim të jetë shkatërruar nga organizatorët e vrasjes së albanologut, ka të ngjarë që ende ruhet diku në arkivat serbe.
Mediat ndërkombëtare u morën gjatë me këtë ngjarje dhe personazhe të fuqishëm të letrave, artit e shkencës reaguan dhe protestuan fort.

Mes reagimeve do të spikaste protesta publike e Albert Ajnshtajn dhe Hirstrish Man (shkrimtar dhe vëlla i nobelistit Thomas Mann) të cilët dënuan publikisht Beogradin për këtë krim. Letra e tyre u botua në faqen e parë të gazetës së famshme “The Neë York Times”. Një shkrim që vendoset në faqen e parë, madje si kolonë e parë në gazetën e datës 5 maj 1931.

Letrën e tyre publike Ajnshtajn dhe Man ia drejtuan Organizatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me qendër në Paris, me anë të së cilës bënin thirrje për mbrojtjen e shkencëtarëve kroatë nga regjimi diktatorial serb.
Për Ajnshtajnin dhe Hirstrish Man, vrasja makabre e albanologut ishte më shumë një shembull i terrorizmit ndaj inteligjencës kroate të ndërmarrë nga celulat terroriste qeveritare serbe me qendër në Beograd.

Por kush ishte albanologu i njohur, veprën e të cilit e vlerësonin njerëzit më të shquar të shekullit të shkuar?

Milan Shuflaj u lind në vitin 1879 në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Ai studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit dhe doktoraturën e mbyll në vitin 1901.
Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare të Dalmacisë për “Codex Diplomaticus”. Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me historinë e Shqipërisë.

Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Shuflaj punoi shumë për të thelluar njohuritë e tij në fushën e Albanologjisë duke i dhënë lexuesit të kohës së tij, por dhe brezave të sotëm, disa vepra të mrekullueshme.

Për veprimtarinë shkencore të Milan Shuflajt në fushë të Albanologjisë u interesua dhe qeveria e Mbretit Zog, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të ndihmonte për shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme.

Me pseudonimin Alba Limi, albanologu Milan Shuflaj botoi më 1920 romanin historik me temë shqiptare “Konstantin Balsha”.
Në punimet e Shuflait bie në sy pasioni për historinë si dhe materiali burimor faktologjik. Sipas tij historia e shqiptarëve është kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të veçantë, me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë, me aftësi të madhe rigjeneruese; ajo përfaqëson thelbin autentik të historisë së Ballkanit të lashtë.

Më 1924 u botua nga Akademia e Shkencave të Vjenës vepra e tij themelore “Qytetet dhe kalatë e Shqipërisë kryesisht gjatë mesjetës”, më vonë pasuan punimet “Historia e Shqipërisë së Veriut” dhe “Serbët e Shqiptarët”.
Shuflaj ishte i pari që hodhi idenë se kufiri ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij lindor shtrihej përgjatë lumit Drin. E njëjta tezë më vonë u përdor nga ideologë të ndryshëm jugosllavë, veçanërisht nga ata që kundërshtonin historianët serbë dhe tezat e tyre.

Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë. Pas shumë peripecish për shkak të pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Por, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, më 18 shkurt të vitit 1931, vritet nga dora e kriminelëve serbë. Ai la pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrime, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë.

Letra publike e Ajnshtajnit dhe Hirstrish Man
Fort të nderuar miq!

Ne nuk mund të bëjmë lëshim e të mos ia tërheqim vërejtjen Ligës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për ngjarjen e 18 shkurtit të këtij viti (1931) e cila i solli vdekjen shkencëtarit kroat dr. Milan Shufflay.
Kur ky shkencëtar ditën e cekur po shkonte në shtëpi, në një rrugë të Zagrebit, është sulmuar pas shpine, dhe sipas burimeve tona, është plagosur rëndë me shufër hekuri. Ditën tjetër vdes nga palët e rënda, kurse më 22 shkurt varroset në Mirogojë pranë martirëve kroatë.

Profesor Milan Shuflay ishte i njohur me punimet e veta të shumta shkencore. Megjithatë, gazetat e Zagrebit nuk guxonin të lajmëronin për veprimtarinë e tij shkencore, madje edhe lajmi i vdekjes ishte konfiskuar, edhe frazat e ngushëllimeve nuk guxonin t’i përgatisnin. Nuk qe e lejueshme as të shpallej koha e varrimit, u ndalua të ngrihej flamuri i pikëllimit në gjysmështizë në ndërtesën e Universitet. Rininë shkollore, që mori pjesë në përcjellje në kortezh, shteti policor e përzuri nga Zagrebi, kurse flamurin trengjyrësh kroat, me të cilin ishin të rrethuara kurorat, i mënjanuan.

Emri i vrasësit, Branko Zwerger, ishte i njohur. E njohur ishte edhe organizata të cilës i përkiste vrasësi (“Mlada Jugoslavija”)-(Jugosllavia e re). Ishte e ditur se vdekja ishte vendosur në natën prej 11 deri 12 shkurtit në banesën e prefektit të qytetit, gjeneralit Belimarkovića. Në komplot merrnin pjesë anëtarët e organizatës “Mlade Jugoslavije” Brkić, Godler, Marčec dhe vrasësi Zwerger. Edhe përkundër kësaj, policia zagrebase zyrtarisht lajmëronte më 19 shkurt se kinse kryesi i krimit nuk dihet.

Vrasjes së profesorit Shuflay i paraprinë faktet vijuese:

Me rastin e vizitës së mbretit të Serbisë në Zagreb, në muajin janar, ju janë dërguar një vargu personalitetesh të ndryshme, drejtuesve dr. Vladku Mačku, dr. Anti Trumbiću, dr. Mili Budaku, profesorëve të universitetit dr. Filipu Lukasu, dr. Davidu Karloviću, dr. Milanu Šufflayu e të tjerëve – letra kërcënuese me nënshkrim “Za kralja i otadžbinu”- Për mbretin dhe atdheun), të cilët i ngarkojnë me përgjegjësi dhe i kërcënojnë se do e paguajnë me kokat e tyre dhe me jetët e familjeve të tyre, po qe se në kohën e qëndrimit të mbretit në Zagreb do të organizohej ndonjë protestë apo demonstratë.

Këtë organizate terroriste, e cila mban emrin publik “Mlada Jugoslavija” Mbreti Aleksandër e ka përdorur, madje përmendur në fjalim publik, kur foli për mënjanimin e deputetëve të zgjedhur kroatë. Me fjalët: “Unë i kam mënjanuar deputetët”, ai vetë e dha nxitjen, respektivisht urdhëresën, se pas mënjanimit formal nga parlamenti do duhet të kalohej në mënjanimet fizike, pra të likuidimit përfundimtar. Si shembull do të vlente 20 qershori 1928, kur në parlamentin e Beogradit janë likuiduar udhëheqësit kroatë.

Një delegacion i popullit kroat qysh më 25 janar 1930 i ka dorëzuar Ligës së Kombeve në Gjenevë një memorandum, i cili njëherazi i qe dorëzuar edhe organizatave të gjitha shteteve të përparuara, duke tërhequr vërejtjen për gjendjen në Kroaci. Me këtë memorandum, përpara gjithë njerëzimit ngrihej akuza kundër nëpunësve të shtetit të mbretit të Serbisë si kundër tmerrit dhe lemerisë, që qeveria po i bën mbi popullin kroat. Siç tregojnë faktet, këto tmerre ishin edhe më të mëdha.

Duke marrë parasysh këtë gjendje te tmerrshme, ne po ju lutemi, që Liga e Kombeve të marrë të gjitha masat që këtij pushteti të dhunshëm t’i jepet fund.
Nuk duhet heshtur kur vrasjet përdoren si mjet për arritjen e qëllimeve politike.
Nuk duhet heshtur kur vrasësit madhërohen sikur të ishin heronj popullorë.
Mendojmë se vetvetiu Liga e Kombeve për të drejtat e njeriut e ka detyrë që të apelojë te të gjithë ata të cilët i çmojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, që t’i kundërvihen kësaj llahtarie që po zotëron në Kroaci, të ngrenë protestën më solemne. 

Të gjitha vendet, sidomos Franca, Gjermania, Polonia, Austria, ku ekzistojnë degët e Ligës së Kombeve për të drejtat e njeriut, e kanë për detyrë të dalin si mburojë përpara këtij populli liridashës dhe të qytetëruar.

---------------------------------------



GJURMËT E GJAKUT




Brahim AVDYLI:
 GJURMËT E GJAKUT

(Shkrimi i dhjetë që e lexova nga Agron Iliriani)

Nëpër vajin e pandalur të fëmijve dhe me shkronjat e zemrës (të cilat, edhe unë, i shokuar, fatkeqësisht i ndjejë!), po shtyhemi gjithnjë majave të shkreta të maleve, kryesisht pa mbulesë, nën qiellin e zymtë.

Na kishin tradhëtuar të gjithë të mëdhenjtë, të cilët ishin mbushur plot
me sherre. U kishte hyrë sherri në shpirt! Nuk e dinim kush ua kishte bërë këtë sherr. Prindërit tanë, paraardhësit tanë, të moshuarve, etj. me ne i vuri të grindeshin djajtë, sa të na ndjeknin edhe nga vetja. Çdo gjë u dukej keq, pa arësye të vërteta! Me ta, ishin bashkuar të gjithë lakejt e botës!...
Na gjuanin me gurë; me dru e kërshe, me sopata, me armë të dorës, topa, shpërthime e uturimë, hata, diçka shumë e rëndë, kob, që fëmijët nuk mund t`i shpjegonin me një fjalë. Fare nuk kemi pasur kohë prej këtyre gjuajtjeve, në të gjitha anët. Na rreh zemra shpejtë, më shpejtë, shumë më shpejtë. Mezi i marr vesh këto fjalë të zemrës. Nuk e di nëse është zemra e fëmijve, zemra ime, apo zemrat e dërguara “tek bré miza hekur”!
Nuk e di se si kishim shpëtuar nga predhat e pandalura të topave të atyre të cilët, ne i quanim “armiq”! Na kishin ndjekur deri te bjeshkët e pa arritura me ato armë të rënda. U druheshim ndjekjeve edhe me këmbë!!...
A e dini çka do të thotë të jesh fëmijë në duart e djallit?! Ato duar të djallit nuk i shihje, por të ngrehnin në shtatë palë tokë e qiell. Të bënin copa e grimë!! Të jesh fëmijë pa babë e pa nënë, ishte mjaft keq! Na kishin përfshirë para vetes e nuk dinim asgjë! Kur çdo gjë përplasej në murin e padukshëm qelqi apo magnesiumi, të kristaltë, të ftohtë, të fortë, si materie të pashpër-thyeshme nga asgjë e kësaj bote, të jepte një pamje tjetër nga e tërësishmja, të cilën ndryshe e kishim menduar.

Po, po, po e them se qelqi e gastarja apo ajo që e mbështjellte këtë gjendje ishte shumë e ftohtë, si vdekja. Edhe vdekja ishte e ftohtë, ngrinte e tëra. Të ftohtit ta ngrinte ngadalë trupin, deri sa të dilte shpirti. Të futej në shpirt, në trup, në tërë qenien, ngadalë, padiktueshëm e padukshëm, e shkonte drejt motorrit të njeriut, ZEMRËS, me pamje tjetër, të cilën nuk e shihje!...
A isha në një kthinë me gurë e gërgje të mëdha, ku ndonjëherë nuk shihja e ndonjëherë më vinin këto zëra vajesh të fëmijve, apo kur kam qenë fëmijë?! Nuk e di, nuk e di. Di sa nuk di, e nuk di asgjë! Kjo gjëndje nuk merr fund!...
Nga dita në ditë ishin shtuar armiqtë e na kishin rrethuar në çdo anë, atje, larg nga vetja, përtej vetes, me armë që të fusnin tmerrin, kur i shihje. Ky rrethim përskaj teje kishte zgjatur shumë, në ndjenjë të ngrirë me tmerr, që prej kur kishe lindur! Kjo LINDJE kishte zgjatur 40`000 vite para lindjes së Krishtit e deri sot, prej atëherë kur dihet se ka pasur
NJERËZ në tokë, apo atëherë që e themi se kemi pasur një alfabet simbolik, madje që prej 25`000 vite para lindjes së Krishtit, apo të jemi si shkencëtarët, 5300-5200 vite para l. së Krishtit, dhe kjo është, nëse kam mundësi të logaris, 200 vjet para se i ashtu quajturi Sumer, gjuha e parë e Lindjes, e kishte bërë të veten. Ajo ishte gjuha e jonë simbolike, në Gadishullin ILIRIK apo MAIA[1] (Maia, në gjuhën tonë shkruhet “maja”, “me maja”, dhe është Ballkani!). Dhe, Dardania ishte në mes të këtij gadishulli, para se të krijoheshin Dardanelet.

Kjo është çudi. Të gjitha lëvizjet e në të gjitha drejtimet kishin filluar prej Gadishullit ILIRIK, në Lindje e në Perëndim, e të mjerët, e kishin harruar BESËN apo BESËN e ZOTIT; Besën e dhënë ndaj perëndeshës së VATRËS, që ishte NËNA e SHTËPISË; e kishin harruar origjinën dhe kishin dalur nga DORA E ZOTIT e kishim rënë në DORË TË DJALLIT, lanet paçtë! Djalli na e kishte kthyer tërë botën së prapti.
Çka ishte po, na del jo, dhe çka ishte mirë dilte keq, pa e ditur. Na kishin kthyer pa dije miqtë në armiq, dhe armiqtë në miqë; të zitë në bardhë dhe të bardhtë në të zi; rrotull, pa e marrë vesh askush; i kishin ngatërruar Lindje e Perëndim, Veri e Jug, dhe i kishin kthyer kundër Genit të origjinës.

Mua nuk të dinin për ILIR dhe prej këtu e nisnin ata, se “ti nuk je i tillë”, se “ti nuk je i pari”, se “nuk e ke një të treten e botës”, se “nuk i ke vëllezër Galin e Keltin”, se “nuk je më i madhi”, se këto janë “përralla me bisht”...
Të kishin rrethuar shtazët me të tmerrshme e më të rrezikshme, por që u ngjanin njerëzve. Nuk kishin vetëdije për dijen e natyrshme, por “vetëdije” të rrotulluar nga djajtë, lanet paçin, dhe kishin BESË me KRYEDEMONIN, mos i qoftë “besë”, qoftë i mallkuar për jetë e mot! Me atë “besë” ishin bërë aq të pabesë, aq të pashpirtë, aq të panjerëzi, pa fije të turpit!...

Edhe vëllezërit e vjetër, që nuk u ngjanin kushërinjëve, kishin bërë “besë” me djallin e vepronin kundër meje, sepse ishin sorollatur anë e përtej botës dhe ishin kthyer në origjinë, te UNË. U dukesha atyre vërtetë shumë I KEQ, I LIGË! Ndërroheshin ngjyrat, ndërroheshin emrat, ndërroheshin kahjet dhe drejtimet, ndërroheshim edhe njerëzit, të cilët hijen e kishin si të njerëzve!...

E thashë: nuk kisha babë e nuk kisha nënë! A është kjo e mundëshme! Jo! Të jesh i lindur pa prind, nuk kishte teori! Shumë e vështirë për mua ishte kjo punë! E dija se kam babë, që ishte sikur Zoti i parë në tokë, por kishte kaluar në jetën tjetër, në AMSHIM. Sa herë e kërkonte jeta, paraqitej nëpër ëndërra, si në këto vuajtje të mëdha. Më këshillonte për ta ruajtur durimin dhe më shpëtoi. Por, këta djaj të verdhë thonë se unë jam bonjak; i rrugëve; i pastrehë, i mbrapshtë, i pa edukatë, e nuk kisha asgjë timen. Jo, pra. Ishin zhdukur për ta, sa qel e mbyll sytë. Nga dita në ditë kisha mbetur fillikat vetëm, në maje të kodrave, plotë me shkëmbinj!...

Nuk e di a isha i gjallë apo kisha kaluar edhe unë në botën tjetër; nuk e di a jam nëpër bjeshkë tonat apo bjeshkë të tjera; nuk e di në isha fëmijë apo “i rritur”, por ndjeja si fëmijët, me shpirt të pastërt!...
E zbrita kokën mbi shkëmbinj. Lotët më rrjedhnin pa pushim! Athua, çka ishte ky shkak, çka ishte ky fat, çka ishte kjo fatkeqësi apo tragjedi?!...
Po, po. Aty isha ulur, pranë gjakut tim! I fshiva sytë me duar, por ato ishin të bëra si mos më keq, me gjak e baltë, dhe me shpinë të duarve i fshiva. U drodha! Si nuk më ka shkuar mendja të ndjekja gjurmët e gjakut?!...

Ai djaloshi, që jam unë, quhesha kurdoherë Agron Iliriani, dhe i lutej Zotit edhe kur ishte mirë, për çdo vuajtje në këtë botë, tani, ndodhej midis gurëve të mëdhenj e në këtë errësirë, pra në skëterrë. Auuuaa! E kuptova! Qenkem në burgun tim, mu në mes të dy palëve të tokës, e më kuptueshëm, në një botë të dënuarve e në mes të botës midis dy palëve të dheut. Bota e Zotrave është një mbi tokë; bota e djajve është nën tokë; e në mes të dy tokave është burgu i jonë i veçantë, i provave, i vuajtjeve, i ç`njerëzimit. Kjo botë ishte një botë e përkohëshme, ku provoheshin të gjithë njerëzit. Nëse janë të lidhur me Zotat e besën e tyre, do ta fitonin këtë jetë e do të shkonin në parajsë. 

Nëse kanë dhënë besën djajve e Kryedemonit, do të ishin këtu, si këta që më rrahim. Në qoftë se nuk e kanë lidhur asnjëherë besën, ose kanë harruar se e kanë patur një kohë menjëherë pas pubertetit, d.m.th. kur janë pranuar në listën e të rriturve; do të rrihehin tmerrshëm e do të provoheshin derisa të pranonin ate çka e thojnë djajtë ose agjentët e tjerë të këtij burgu, të sprovuar deri në fund.
Do të digjeshin tërë jetën, për gjalli, në fund të ferrit. E kuptova fort mirë këtë punë, në këtë skëterrë! Kjo ishte “një e vërtetë” e madhe e të drejtave të njeriut! Duhet të mos toleroja sa të ma marrin mendjen e të mos gjykoja dhe të ruaja deri në fund gjakftohtësinë. Të ndjekja gjurmët e gjakut prej lindjes e fëmijërisë sime, me fëmijë të tjerë që qanin, deri në kodrën e madhe me shkëmbij, gjysmë i zbathur e gjysmë i zhveshur; të qetësoja shpirtin tim nga çdo gjë, e edhe nga dhembjet, dhe të qetësoja fëmijët e tjerë nga gjithçka, të cilët shqetësoheshin shumë dhe prore qanin. T`ua mbillja në qenien e tyre forcën time, durimin, logjikën dhe urtësinë time jetësore...

U ula dhe po mendohesha. I kujtoja qindra të lexuar shkencëtarë, e të tillë “shkencëtarë” të botës, nga Lindja e Perëndimi, nga Veriu e Jugu, të cilët i patën mbushur bibliotekat me vepra që përsëriteshin.

Çudi! Detyroheshim të përsëritim se “të parët e botës qenë grekët dhe romakët”. Romakët vinin nga Roma, por të parët gënjenin, sepse ata nuk kishin qenë. Ne kemi qenë, ne! Një pjesë e jona e kishte shkruar gjuhën me alfabet të Kadmit, që ishte i pasur dhe fenikas, por pjesa tjetër jo! Edhe Romën e kishin ndërtuar iliro-albanët, nga shpërngullja e dytë prej Trojës. Iliro-albanët kishin shkuar nga Dardania në Dardanele, dhe prej aty kishin kalur mandej në Gadishullin Italik.

Po kush merret me këto?! E pavërteta njihet më shumë se sa e vërteta! E pavërteta është ajo që u dashka “ta dëgjojmë”, ta mësojmë përmendsh e kurr të mos e harrojmë, sado që e dhimbshme është për ne, e cila nuk ka fund, me përsëritje e mija përsëritje, madje me shkrim!...

Shmoj shumë gjatë, ulur këmbëkryq, pranë gurëve, e trupit që dhemb. Në baltë e me quka jam i ulur e asgjë nuk më shqetëson, sepse jam më kthjellët, ndonëse gjaku më kullon. Unë, nuk pajtohem me këtë gjendje! Aspak! Jo, nuk pajtohem! E si të pranoj të pavërtetën? Si të vërtetë?!...

Lëviz kokën time poshtë e lartë! I ngriti të dy duart lartë drejt qiellit! Këtu nuk është qielli i Zotave, por ndëgjojnë dhe vijnë brenda rrallë ndonjëherë.
E kujtoj një thënie të Dhimitër Pilikës (Sa bukur: Dhé-mitër e ka emrin):
-„I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!“[2]
-Po, po!- them me vete. Kjo është e vërteta për botën që nuk do të shohë e nuk do të pranojë të vërtetën! Na hakmerret neve, bijve të shqipes, që veten tonë e quajmë “shqipëtarë”, por të tjerët, prej keltit të vjetër, na quajnë Albanë!
-
Hëëë!... Ata që e kanë dhënë besën me djallin e Kryedomonin, bëjnë çmos që është e mundur, që të na e mjegullojnë të vërtetën- them dikur.
Dhe, jam mbushur deri në kapuç të kokës sime. Po, po, deri në fund.
Disa të tillë “letërprishësa”, të cilët janë pseudoshkencetarë dhe të quajtur “albanolog”, e nuk janë aspak punëtor të mirëfilltë të çështjeve publike dhe intelektualë apo shkencëtarë, të tillët na spekullojnë shumë nga shkresat, e që të nxisin më tutje këtë çështje. Natyrisht, jam i ndalur, ballë për ballë!


Shumica niset prej Egjiptit, që ta gjëjë “origjinën” e kombit të vet, por nuk e dinë të vërtetën! Ndalem. Xhuzepe Katapano thoshte:
-„I kam hequr Thotit maskën shumëmijëvjeçare të ibisit (Thoti është personalitet i madh në Egjipt, por emri i tij do të thotë shqip: thotë, flet ate që ka dashur të thotë Zoti i Madh, e të gjithë e marrin origjinën e njerëzimit prej Egjiptit. AI është prej Gadishullit ILIRIK, d.m.th. Gadishullit MAIA, Gadishullit të sotëm Ballkan!!) dhe ia kam kthyer fytyren boreale të Ilirit„ (të bardhë, si dëbora, prej maleve të Sharrit, shënimi im!), dhe <ilir> është i njëvlershëm me SHQIPTAR, domethënë bir i LIRISË dhe i DRITËS; dhe ju të gjithë e dini se SHQIPONJA, zog i lartësive të mëdha, simbolizon më së pari DRITËN“.[3]

A doni të dini më tepër që t`u tregoj?! Kjo është e shkruar me gjaku tim! Të mos e harroni: çka shkruhet me gjak, e ka vulen time të geneve të mia! Në qoftë se dini të analizoni DNA-në, e DNA-në e mësova me shumë vuajtje, kur isha fëmijë, është acidi dezoksiribonukleinik. Ju mund të ndjekni udhën deri në parahistori dhe do të më gjëni gjithnjë MUA.
Kështu është, nuk bëhet tjetër...



[1] Mili Butka (Aleksander Hasanas), „Kodi i gjuhës shqipe/Etimologji“, Magus, Tiranë 2017, faqe 205.
[2] Dhimiter Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike", Tiranë 2005, faqe 254.
[3] Xhuzepe Katapano, "Thot-i fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 29.