Showing posts with label gjuha smbolike. Show all posts
Showing posts with label gjuha smbolike. Show all posts

Saturday, May 9, 2020

Brahim Ibish AVDYLI: SIMBOLIKE SHQIPEDHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE pjesa e dytë (II).


GJUHA SIMBOLIKE SHQIPEDHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE  pjesa e dytë (II).

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI
-“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur do të marrin pjesë në shkrim shqiptarët”
                                             Maximilian Lambertz
Të mos e harrojmë se historia e vërtetë dhe studimet historike, gjuhësore, etj., në qoftë se nuk bazohet në fakte të mirëfillta e lakon nga interesat e caktuara, është një histori e rrejshme. Autorët e studimeve të tilla duhet që të jenë në vijën e parë të pavarur nga politika e grupeve të ndryshme dhe në paanësi të gjykojnë të kaluarën.
Shtohet pyetja: si ka mundur të shkëputet kombi shqiptar për më tepër se 2800 vite prej të sotmes dhe të fusë në histori grupe të rrejshme, si “grekët”, të cilët i kishin mjetet e veta në duar dhe botuan veprën e Homerit “ILIADA”, e cila vetëm nga emri na tregon për çka këndonte Homeri i Madh.
Po përgjigjemi se YLL (Hyll), IL, EL, ALL, nënkuptojnë të gjitha barabartë YJET e janë të gjuhës shqipe, pa marrë parasysh se në cilën rajon të globit ndodhen. Ato e kanë krijimin e këtyre kulturave, por kombi është YLLIR (iliro-pellazgë). Ne, do t`i kthehemi përsëri kësaj çështje.[1]] Homeri i Madh e fliste gjuhën amë-shqipen, por botohet me një alfabet tjetër, të cilën e quajnë alfabet teknik, si. p.sh. Elena Kocaqi, dhe vie prej klasave udhëheqëse apo skllavo-pronare, me alfabetin fenikas të Kadmit dhe jo me gjuhën shqipe.

Ky alfabet (fenikas) është i korigjuar së fundit herë në vitin 1000 të erës sonë, e cila i mbanë 1800 vite nga “shpallja” e kësaj “gjuhe”. Populli që jeton në të ashtuquajturën “Greqi” nuk është “komb” tjetër, por arvanitas, rreth 65% të popullsisë, të cilët, sikur janë të ndarë nga shqiptarët, gjatë hyrjes së alfabetit fenikas, me imponim shoqëror, kundrejt gjuhës së folur shqipe.
Shqiptarët quhen e mbiquhen si arbër, arnautë, arvanitas, arbëresh e arban, siç i quajnë të huajt dhe siç e quajnë veten e tyre; janë gegë e toskë, prej të parëve tanë, me dëlirësinë e zemrave të veta, bardhësinë e papërlyer të dëborës së maleve, të qiltërt, ngjyrën e artë të lëkurës, të cilët i luten Zotit Një, Diellor, si Drita e Dijes e Flaka e Zjarrtë, pra Amonit, emër i përbërë vetë nga gjuha shqipe: A- At=at, baba; M-Më= mëmë, nënë; On-Onë, e jona, i yni, para se të futeshin fetë. Ai ishte besim i madh, jo fé në mënyrë të verbër, por besim i qartë e me vetëdije, vullnet i mendjes dhe dashurisë, filozofia e parë shpëtimtare dhe e dëlirtë, si dritë bardhësore.[2]
Janë emra të ndyshëm e të përdorur në disa forma, prej Eskuera, që do të thotë shqip gjuha e së shkuarës; gjuhëve të tjera, të dalura prej shqipes, si hitite, hebraike, arabe, armaike, dhe veçanërisht gjuhën kishtare liturgjike, KOPTE, të të krishterëve të Egjyptit, të cilët janë vetëm një fryt i kryqëzimeve të qytetërimeve. Arbërit, iliro-pellazgët apo arbanët janë të racës ariane.
Kur fillojnë të realizohen shetet e vogla, me rënien e Perandorisë Osmane apo prej vitit 1821-27 e këtej, kur janë shpallur “grekët” si shtet “helenist” , e thonë se kanë trashëguar nga e kaluara e lavdishme e popullit “pellazg”, që bota ndalet, duke i dëgjuar se çka flasin. De fakto, ky është një konstrukt, për të mos i quajtur edhe “komb” i klonizuar [3]. Kështu është futur dredhia fenikase nëpër “histori”, e cila vazhdon edhe më tutje me dredhitë e tjera sllave, serbe, turke, sllavo-bullgare, etj. Na pengojnë me të madhe të ligjtë, rreth e rrotull nesh; na pengojnë djajtë e padukshëm, errësira, demonët dhe nëntoka, të gjithë ata që i zura si shembull, armiqtë më përbetuar të kombit shqiptarë. Në vend se të shikojmë përpara, para vetes, ne e kthejmë kokën tonë pas vetes, sikur nuk pamë e nuk dimë asgjë.
Ndër të parën, kur e zëmë në gojë të flasim për “të ardhurit prej YJEVE”, fjala na shkon të popullatat e lashta, shumë të lashta kohore, me miliona vite, që në ndonjëren e shohim njeriun që vjen me anije kozmike në tokë, si psh. në pikturën e këtushme, e cila nuk është e marrur prej Shqipe Hoxhës, p.sh. në kishën e Deçanit. Nuk ndalemi të mendojmë se në atë kohë të shikosh një njeri që fluturon me anije kozmike është më se çudi, kur shkenca i quan këto piktura “të pasakta”, “ilusione”, “vizatime nga periudha e poleolitikut”, etj. Këtu, shkenca e sotme e evolucionit dhe e vjetër bie ndesh me të thënat e veta, për krijimin e botës e njëriut nga majmuni.
A është e vërtetë kjo gjë apo jo, nuk po lodhemi shumë. Të parën, duhet të ndalemi në një rrëfim të thellë të Thotit:
“Kqyrni me kujdes tek vetvetja dhe në Pafundësinë e hapësirës e të kohës. Aty jehojnë kënga e Yjeve, zëri i Numrave dhe harmonia e Rruzujve. Çdo diell dhe çdo planet është një formë e këtij mendimi…”[4]
Të shikohet me kujdes, kjo është e saktë. Në të vërtetë, është një thënie filozofike dhe e përkryer, siç na e thot fjala e urtë latine “shikoje vetveten, që ta njohësh botën”. Ne e marrin si fjalë të urtë latine, por rrënjët e veta i ka te thënia e shenjtë e Thot-it. Të njihet bota, pra njohja e hapësirës dhe kohës, harmonia e rruzujve, e universit, diellit dhe planeteve, i ka rrënjët te vetvetja. Ajo është formë e mendimit njerëzor. Kur ta shikosh vetveten, e njeh edhe botën. Ne nuk po ndalemi në këtë mendim të gjërë e filozofik të Thot-it, por po e shikojmë anën tjetër të fjalës, anën analitike e jo kuptimore.
Kjo do të thotë se Thoti ka ardhur vetë prej Yjeve dhe ata i njeh, i numron në këngë dhe i njëjëson me të gjithë njerëzit që i ka sjellur me vete, që kanë qenë të një origjine, të një prejardhje, që janë quajtur YLLIRIANË. Çka na “rrëfejnë” mitologjitë greke e hebraike, janë gjenealogji e rrëfime, por mbreti i parë i ilirëve të Gadishullit Yllirik quhej YLLI (Hylli). Ky mbret i shenjtë i yni e ka kafkën e kristaltë, që nuk mund të asgjësohet nga asnjë lloj e materies kimike, është kafkë e veçantë dhe në kundërshtim të ligjeve fizike. Ate e kanë ruajtur vetëm shqiptarët dhe ia kanë dorëzuar atij që i mbledhte 11 kafka, Albert Mitchel-Hedges; e ka një peshë 5.13 kg, e përmasa 205.4 mm e gjatë dhe 125.4 e gjërë.[5] Kjo gjë na kthen prap te rrëfimet e Thotit, sepse iliro-shqiptarët janë të origjinës yllore dhe kjo na bën që të ndalemi.
Thoti quhej “ATLANTIDHEAS”, pra i Atlatidheut. Në gjuhën shqipe THOT-i e thotë me emrin e tij, AI QË THOT, THOTËSI, FOLËSI. Nuk ka shpjegime të tjera, në asnjë gjuhë, pos SHQIPES. Ishte një Saçerdot, prift, që rrëfente me alfabetin e parë fonetik, me shkronjat që lidhen edhe me shqipen.

Ai ka qenë jo vetëm shkruesi i 12 pllakave të zmeraldit të verdhë (jeshil), por ka qenë edhe ndërtues i Piramidës së Madhe të Gizës, e cila thuhet gabimisht se është piramida e Keopsit, në të cilën është Salla e madhe e Amentit, vend ku janë ruajtur të gjitha njohuritë e urtësitë e dijes, shumë sekrete nga Atlandida e vjetër, që ishte përmbytur nën ujë, pra në oqeanin Atlantik. Ju i shikoni këto fotografi, ku ka qenë Atlantida e vjetër.
Përmbytja e Atlantidës ka ardhur në vitin 40.000 vite p.e.s., si humbje e drejtëpeshimit të tokës në kanale të reja, jug e veri. Me të mbërrirë në vendin e pazhvilluar, që atëherë quhej Khem, e me ardhjen e Thot-it filloj të quhej Egjypt. Njerëzia u munduan që ta vrisnin Thot-in, por e panë se sa forca të mëdha buronin prej duarve të tij dhe ai u bë themeli i besimit të tyre, si Bir i Diellit, të cilën më vonë e zbukuroi në shprehjen Dielli Shpirtëror. Mbrenda shpirtit të njeriut ndodhet Drita. Ka kohë që e kam shprehur metaforikisht.
Nga parathënia e Dr. Maurice Dorealit jepet edhe vjetërsia e pllakave prej zmeraldi, të përkthyera prej tij, fillimisht në anglisht, dhe të sjellura pastaj nga anglishtja në italisht e nga italishtja në shqip, në dialektin gegërisht, nga Skënder Hushi, në të cilën vjetërsia e këtyre pllakave arrinë 36.000 vjet p.e.s. (pra, para Lindjes së Krishtit). Kjo është në gjendje të shokojë të gjithë mendimtarët e deritanishëm, sepse të shkruaje pllakat prej zmeraldi në këtë kohë, kur “shkenca” e “shkencëtarët” e paleologjisë na bëjnë “të krijuar prej majmunëve”, se lere më tjetër, ndërtimi i Piramidës me ato blloqe guri, të cilat peshojnë nga 20 deri në 80 tonelata peshë, nuk ishte e mundur në atë kohë të transportoheshin, madje ato dy statuja, të bëra prej blloqesh guri, që janë më tepër se 1200 tonelata të rënda.
Në realitet, këto pllaka i shkroi një prift, që ishte mbret në Atlantidë, THOT-i, sepse ai e krijoi një koloni në Egjyptin e vjetër, me një popull të pazhvilluar sa duhet dhe e mori nën udhëheqjen e tij dhe qeverisjen, pra e shpuri më tutje një gradë më të lartë të qytetërimit.
Kështu e morrën zhvillimin shumë koloni të Atlantidës, duke e përfshirë në këtë lidhje kontinentin e Amerikës, Britaninë e Madhe e shtetet e tjera.[6]
Tani, po e marr një fragment, të vogël e domethënëse, të përkthyer shqip nga pllaka e parë (I) e zmeraldit, e cila thotë kështu:
“Asgjë nuk dëshiroj, përveçse jam i përdjekur nga përvoja, njohuritë, dituritë, maturia e urtësia (Këto fjalë përsëriten shpesh dhe mendoj se janë të barasvlershme me fjalën P L E Q Ë S I ), deri sa të vijë dita e madhe, që të urdhërohem nga Banorët e Shenjtë të Tempullit, para të cilëve jam i dërguar.”[7]
Hylli, mbreti i parë ilir dhe kafka e tij e kristaltë, e botuar në gazetën “Rrënjët”, në Romë/IT, Viti 12, Numri 1, faqet 1-3 të gazetës;
Me këtë rast nuk kam nevojë të futem në mister dhe as në domethënien filozofike, por as të mbetem nën kthetrat e gjuhëve më të vona, greko-latine, herë në të djathtë e herë në majtë, siç renditen shumë dijetarë të huaj e tanë, pra i sillen rrotull kësaj fjale të futur edhe në gjuhë, në radhë të parë prej atyre që banojnë në të ashtuquajturën “Greqi”, etj., por u kthehemi fjalëve të pllakave të Thot-it. Çelësi i pleqësive i përmbante disa rregulla, që Thot-i ua kishte dhënë bijve të Khem-it, derisa i besonin.[8] Nga kjo shprehje rrjedhin patjetër kostruktet “greke” mbi Pellagoninë dhe Deukalionin, etj.
Këtu, duhet të ndalemi. Në çdo pllakë përsëriten fjalët “Pleqësi”. Urtësia, maturia, shpirti i bardhë, dituria sillet te këto fjalë. Nderohet pleqësia. Aty flet PLAKU, më me përvojë, më me urtësi, më me dëlirësi, me dije, si te çdo popull, fis e farefis, sipas traditës iliro-shqiptare, e jo “greke”.
Te shkencëtarët shqiptar ka hyrë në përdorim fjala “Pellazgë”, e disa na e renditin para YLLIRËVE të THOT-it, para ILIRËVE të Gadishullit YLLIRIK, pa e logjikuar çka do të thotë kjo fjalë dhe prej kujt e ka rrjedhën. Ne mund të konstatojmë me plot gojën, shpirtin e mendjen, se fjalët e marra pa logjikë nga të folurat e Babilonisë apo gjuhës hebraishte, me ndonjë gabim të tyre, “PELASGI, PELASCHI, PELLAGIA”, janë të parat, ku kanë qenë fise shqiptare. Ata janë të larguara prej nesh e nuk e njohin etimologjinë tonë, ndonëse i kanë mjaft fjalë të shqipes në të folmet e tyre, sepse kanë dalur prej gjuhës shqipe. Kjo do të thotë, në gegërisht, se janë PLEQTË e Thot-it e PLEQËSIA, Pra,janë pleqtë tanë që e ndajnë pleqësinë, jo kombi. Në qoftë se themi “pellazgët”, e shpiejmë tërë ujin te dëshirat e armiqve kombëtarë!
Nisem prej Thot-it dhe nuk duhet eksagjeruar. Pellazgët nuk janë popull tjetër, por ata janë pleqtë tanë më të ditur…
Se këto gjuhë, psh. hebraishtja, kanë shumë fjalë të shqipes, po e marrim një fjalë tjetër prej tyre, si p.sh. Sheinah. Po të shikohet mirë kjo fjalë, do të thotë: “Sheh-nah”, “na shikon neve poshtë”, “ne na sheh Zoti i Madh kudo”, apo në kahjen tjetër, “Zoti është midis nesh e na sheh”, prej “na sheh”, etj.[9]
Ne, për ta vlerësuar Thot-in, i cili fliste shqip, derisa nuk u shpikën identitetet e populltave dhe feve të tjera, që janë prej shqipes edhe ato, prifti u drejtohet të gjithë njerëzve, pa dallime prej ku janë e kah rrjedhin, si njerëz, dhe të gjithë i ka quajtur “vëllezër”, i cili dënoi gjithsesi dhunën e padrejtësinë dhe pati aq dhunti që të shkruaj me gjakun e tij, jo me gjakun e të tjerëve, fjalën e pavdekshme LIRI.[10]
Thot-i ishte BIR I LIRISË DHE DRITËS, ishte ILIR, nga fjala shqipe liri, i lirë, me shikim të ndritur e të fuqishëm, me një vullnet të madh, të sinqertë, plot drejtësi shoqërore, në të vërtetë burra me mendje të thuktë e të rrallë, prandaj të gjithë perandorët ilirë e mbanin pranë vetes Ainin, që është një, i pari, prej hieroglifeve të Thot-it, pra SHQIPONJA.
Me të vërtetë kemi qenë BOREALË, me ngjyrë të bardhë, si të borës, do të thotë se ishin BIJ TË DRITËS.[11]
“Jeta e jonë është ligj i sakrificave”, siç shprehej Zhuzepe Katapano.[12] Ju lexone, sikurse unë, në rininë time, “Komedinë Hyjnore”, në tri vëllime, të Dante Aligerit, e do të kuptoni se në mes të dy botërave, ndodhet purgatori. Kjo jetë, është jeta e jonë e përkohshme, jeta e sakrificave. Jeta e përjetshme ndahet në dy botë, në parajsën e ferrin, dritën e madhe dhe errësirën.
Sidoqoftë, kur e kemi thënë më parë se Thot-i e njerëzit e tij “kanë ardhur prej Yjeve”, njëri ndër shkrimtarët tanë më të famshëm, Ismail Kadaré, e ka shkruar një roman prej yllit të dyfishtë, që është ylli sirius, për të cilën nuk besonte njeri, pra yjeve të dyfishta apo të shumëfishta.
Shqipja dhe Ylli e simbolizojnë dritën, shpirtin, zanafillën e jetës dhe çdo krijim, që janë të një rendi të vetëm mendor të njeriut dhe lidhen tekstualisht me iliro-shqiptarët. Kjo është e vërteta!
Njerëzit e Thot-it dhe Thot-i vetë, erdhën në Khem (Egjypt) prej Tempullit të jashtën i priftave të qytetit Undal. Edhe ky emër prej Atlanditës është në shqipe, të dialektit të parë, gegërishtes. Kjo fjalë do të thotë: u-ndal. Atlantida, sikurse dialekti i parë e shqipes, gegërishtja, është dialekti që ka pjellur më së shumti fjalë një rrokëshe, shumërrokëshe dhe kompozita, nga të cilat i ka paraqitur më 2800 fjalë të tilla, Mëhill Elezi.[13]
Pikërisht Atlantida e kultivonte një sistem të shkrimit që ishte një shkrim praktik dhe funksional. Prej tij mund të lexonin edhe kinezët, apo indianët e Amerikës, sikurse popujt e tjerë, në bazë të përvojës së tyre intelegjente e mendore. Ata mund t`i lexonin faqet e shkrimit në hieroglife të pllakatave, sikurse të logaritnin apo të shikonin numrat e matematikës, pra nga gjuha e hapur Atlantidës, e cila ishte gjuha simbolike shqipe.
Petro Zheji konstaton me të drejtë se gjuha është e lidhur me një seri të fenomenesh të strukturës e superstrukturës historiko-shoqërore, duke patur parasysh mentalitetin primitiv e psikologjinë e njerëzve të tjerë. Ne duhet të kemi të qartë se gjuha e mendimit mitik nuk mund të ishte tjetër veçse një gjuhë simbolike. Me këte po e marrim gjithashtu parasysh se gjuhët e para kanë qenë simbolike dhe ato në kërkimin e shpjegimeve të një fjale nuk janë lidhur me koncepte, por me një simbol.[14]
Prej gjuhës shqipe kane rrjedhur të gjitha gjuhët, prandaj kanë qenë gjuhë simbolike, dhe këte e kanë mbështetur mjaft shkencëtarë. Njërin nga këta, e zë në gojë Petro Zheji, është Otto Ranke, i cili thotë tekstualisht:
“Gjuhët e para kanë qenë simbolike dhe jo konceptuale, krijimi i gjuhës lidhet me inkoshientin (pavetëdijen) dhe jo me koshientin (vetëdijen)”[15]


Pra, edhe ne mendojmë kështu. Motivimi i fjalës është simbolik dhe jo konceptual. Fjalët na i shtronjë ekuacionet simbolike, thotë Petro Zheji. Ekuacionet simbolike, nga ana e tyre, shtrojnë mite kozmogonike. Instanca e e fundit e gjuhës është Qendra, dhe ajo identifikohet me instancën e parë, Hyjninë, Zotin e Madh. Sekretet e jetës ndriçohen nëpërmjet të urtisë, pas një pune këmbëngulëse e të mundimshme shumëvjeçare.[16]

[1] Shikoni po deshët pjesën time në profilin provizor, nën titullin “Edhe njëherë për Shqiponjën dhe Shqipëtarët, III”, në http://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-3/, e cila këto gjëra i shpjegon.
[2] Shikoni po deshët veprën e përmendur të Xhuzepe Katapanos, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enziklopedike, Tiranë 2007, faqet 8-9.
[3] Po deshët, shikone pjesën „Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë, Pjesa e X, e veçanërisht nënpjesa e 21, Historia e rrejshme dhe historia e vërtetë”, të vendosur në faqen time provizore “http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-10/ apo shikoni numrin IX, e të tjera…
[4] Zhuzepe Katapano, „Thoti fliste shqip“, faqe 27.
[5] Shikoni po deshët artikullin e veçantë, “Hylli, mbreti i parë i ilirëve dhe misteri i kafkës së kristaltë”, nga Albert Hitoaliaj, Gazeta italo-shqiptare, në Romë, Itali, viti 12, Numri 1, faqet 1-3.
[6] Skënder Hushi, „Thoti i pavdekshëm na zulon Atlandidën“, Emal, Tiranë 2009, faqe 18.
[7] Po aty, faqe 32.
[8] Po aty, faqe 48.
[9] Shikoni shpjegimet që na i japin botuesi e tij dhe Katapano, në këtë libër, faqe 27.
[10] Shikoni librin e Katapanos, të përmendur, faqe 28.
[11] Po aty, faqe 58.
[12] Po aty, faqe 9.
[13] Mëhill Elezi, „Gegënishtje dhe vprejardhja e shqiptarëve“, IHPVKA, Tiranë 2012, faqe 33.
[14] Petro Zheji, „Shqipja dhe Sankskritishtja“, Vëllimi i parë, Tertiumdatur, Tiranë 2005, faqet 12-13.
[15] Po aty, faqe 13.
[16] Po aty, e njëta faqe.

Brahim Ibish AVDYLI: SIMBOLIKE SHQIPE DHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE (I)




Brahim Ibish AVDYLI:


GJUHA SIMBOLIKE SHQIPE
DHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE
(I)


-“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur do të marrin pjesë në shkrim shqiptarët”

                                      Maximilian Lambertz

Sa për të njoftuar publikun tonë lexues, po ua tregojmë peripecitë tona me gjuhën e parë e të folur të njerëzimit, gjuhën e vjetër, që është gjuha shqipe.
Disa thonë se ajo është shkruar nga Kongresi i Manastirit, më 1930, e disa thonë se ajo ka qenë e shkruar edhe më përpara, p.sh. nga Sumerishtja. Një analist të përkryer të saj e kemi në Shqipëri, e ai është miku im, Anastas Shuke. Disa të tjerë thonë se fillon të shkruhet nga Sankskritishtja. Ate e ka studiuar Petro Zheji. Ndër pasuesit e tij, po e theksoj Agron Dalipajn...

Është e vështirë që të lexohen mirë vizatimet e para, grafikat apo shenjat Thotit, pra gjërat e vjetra mija vjeçare. Qindra herë kthehemi në filllim.

Mijra vjet më parë, kur ka filluar të flasë njeriu, e cila mund të quhet nga disa personalitete, e njërin nga këto personalitete po e parafrazojnë me fjalët e mira e qëllime të vërteta, ka qenë një gjuhë imituese e zhurmave natyrore, të cilën Fredi Balaj e quan si gjuhë onometopeike, të kuluar e gurgulluese, praktike dhe njërrokshe, sugjestionuese dhe dehëse,[1] si një oqean nga i cili formohen gradualisht provat e para të folura të njerëzimit. Në këtë kohë fillon gjuha e parë e njerëzimit, por gjuhëtarët e botës nuk kanë mendime të përbashkëta. Një pjesë e tyre janë rob të shkrimeve të vjetra, të nxjerra në opinion. Në radhë të parë, janë gjuhët artificiale. Ato kanë lindur shumë më vonë në histori dhe e kanë pasur qëllimin shkatërrues për gjuhët paraprake.

Mjerisht, pjesa dërmuese e shkencëtarëve bien pré e literaturës së lexuar greko-italiane. Ka gjuhëtar më të mirë e që janë shqiptar, si Spiro Kondo, Niko Stylo, Arif Mati, Eqrem M. Zenelaj, Mëhill Elezi, Dhimitër Pilika, Muharrem Abazaj, Anastas Shuke, etj. Anastas Shuke, e deshifron gjuhën shumerike, përafërsisht 5300-5200 vite, pra 3300-3200 vite p.e.s., ndërsa, për veten time, jam zhytur në deshifrimin e alfabetit diellor, para gjuhës shumerike. Thonë se shkronjat e Vinçës, janë diku 6000 vite p.e.s.

Kodi i zbërthimit të këtij misteri të mbarë njerëzimit, zë fill me Fjalën. Zotri Kastriot Melyshi, na e thotë:
“Çdo fillim ka të bëjë vetë fjalën. Në Bibël shkruhet se <fjala ishte e para dhe me te u bë gjithçka>...”[2]
Në fakt, gjuha shqipe ka qenë në fillim, në zanafillë, fjala e parë e Biblës, të shkruar në gjuhën shqipe, “Nephillim”, ndonëse është përkthyer në 2000 e sa gjuhë të botës, por këtë thënie shqipe dhe gege nuk ka mundur askush që ta përkthejë.[3] Dokumentohet pra se gjuha shqipe ua ka dhënë të gjitha gjuhëve të tjera rrënjët e veta, të cilat kanë lindur në radhë të parë nga gjuha shqipe, e ka marrë prej tyre këto fjalë me shtesa e papashtesa. Pa e njohur etimologjinë, nuk mund t`i studiojmë mirë këto gjëra të gjuhësisë.

Do të kthehemi më vonë te etimologjia dhe gjuhësia, por në radhë të parë të themi se pas Kongresit të Drejtshkrimit, të mbajtur në Manastir, sot nën Maqedoninë Veriore, me 1930, thika e dytë në zemrën e kombit shqiptar, vie nga këto dy “disciplina shkencore”, gjuhësia dhe etimologjia zyrtare e gjuhës shqipe, e cila mbikëqyret prej armiqve më të afërt me shqiptarët, në radhë të parë të të ashtuquajturëve “greko-serbë”; dhe e të tjerëve varg e vi, nga bota, deri te organizata ndërkombëtare, si OKB-ja, që e ka venë në listën e gjuhëve “të vjetra” gjuhën ruse, si “gjuhë zyrtare”, e nuk e marrin apo nuk e njohin gjuhën e parë të botës e të njerëzimit-gjuhën mëmë, gjuhën shqipe.

E dimë se Sorrosi është multimiliader i botës, por ai qe disa apo dhjetra vite finacon mafiet serbo-greke për ndarë në mes tyre kombin shqiptar dhe për ta sunduar Serbia e Greqia, përndryshe do të zhdukeshin si më të parat shtete. Zatën, ato i mbishikojnë “studiusit” shqiptarë dhe i dirigjojnë me duar të padukshme e indirekte, edhe “studiusit” e “mëdhenj” shqiptarë, si Eqrem Çabej, Anila Omari e Kolec Topalli, të cilët nuk e njohin etimologjinë dhe e nxjerrin "shkencërisht" shqipen 93% të huazuar dhe 7% e lënë në diskutim.

Nuk jemi të parët që kemi polemizuar gjatë këtyre viteve, madje një pjesë e jona është bërë themeluese e Akademisë Alternative Shkencore, që të kemi mundësi të konstatojmë mirë ndaj Kolec Topallit, Anila Omarit, e të tjerëve, si pjesëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Po ua rikujtoj njëherë një nga shkencëtarët e albanologjisë, Akademikun e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Akad. Prof. Dr. Idiz Ajetin, i cili thotë:
“Gjuha, si dihet, është një mrekulli e madhe, që e ka krijuar njeriu.”[4]

Pra, gjuha është e para që ia ka bërë të mundur njeriut që të dallohet nga bota shtazore dhe të quhet njeri, që di të mendojë e të flasë. I dituri do t`ua lë porosi përvojën e mirëfilltë të të gjitha gjeneratave paraprake dhe ta shprehë madje me shkrim miliona vite përpara gjeneratave të reja, në vazhdimësi. Njeriu i kohës sonë nuk e lodhë mendjen apo nuk e futë në punë aspak kokën të sqarojë shkencorisht pse na quajnë dardano-albanë, i pari fis nga territori i Yllirëve, me trekendëshin NISH-SHKUP-SOFJE, i cili ka qenë tekstualisht trekëndëshi më i mirë i krijimit të parë të gjuhës sonë, gjuhës shqipe[5]. Aq më pak, ata nuk i studiojnë mirëfilli iliro-shqiptarët, sikur të zgjoheshin më vonë e flasin jerëm, prej gjumit shekullor. Kjo po na kthen vetëm në fillim të shkrimit. Kodi i zbërthimit të çdo misteri lidhet me fjalën, si p.sh. te Petro Zheji, i cili thot se në qendër të librit të tij është “Fjala”. si në librat e shenjta.[6] Çdo libër i feve fillon me fjalën, shkrimin e leximin. Askush deri më sot nuk e ka ditur se në 12 pllakat e zmeraldit jeshil, të formuara prej një materiali, të cilave nuk u dihet përmbajta, e as që mund të asgjësohen, kjo sentencë së pari thuhet.

Në të vërtetë janë të bëra në atë material i cili mund t`u rezistojë të gjitha elementeve dhe substancave të botës, por në krye të tyre i kanë të shënuara fjalët profetike: “Lexo dhe mëso!”. Drita mbrenda ndërgjegjes të atij që di të lexojë përsëri rizgjohet, sepse drita e madhe, që është brenda njeriut, brenda zemrës, është drita e gjëdhendur në ato pllaka zmeraldi.

Këta pllaka sot janë qarta. Në radhë të parë janë sjellur në shqipen tonë e gegërishte, të përkthyera të gjitha pllakat origjinale, nga Dr. Maurice Doreal; në gjuhën italiane nga Elipo Lupo, e në gjuhën shqipe nga Skënder Hushi, i ndihmuar nga fëmijtë e tij, Erini dhe Romina, të shkruara prej Thotit të Atlantidës, 12.000 vjet p.e.s., i shpëtuar nga përmbytja e Atlantidës, në mes të Britanisë së Madhe, Irlandës e Islandës dhe Amerikës. [7]

Këto pllaka, të cilat mbahen ende sekret nga shtetet që i ruajnë, janë të mbushura me shenjat e gjuhës së parë simbolike të Thotit të Atlantidës nëpër të gjitha portat e këtyre simboleve, shkrimeve me alfabetin fonetik të tij, janë çelësi për të hyrë tek e vërteta, tek e drejta, tek hyjnorja.

Në të vërtetë, këto janë fusha mendimesh. Të gjitha ligjet e rregullat që evoluojnë midis njeriut material, shpirtëror e intelektual e fuqizojnë dëshirën e mëtutjeshme të dijes e studimit. Neve na futë pakrahasimisht etja për dijen e vërtetë, për diturinë e saktë, për njohjen sa më shkencore, për DRITË, për Diell, anipse nuk na e “dëshirojnë” në radhë të parë armiqtë e pakursyer, të cilët nga veriu e jugu çdo minutë të vetëdijes së tyre nuk i kursejnë të na e kthejnë kokën mbrapsht, pra në mosdije. Këtë etje të madhe nuk na e japin as shqiptarët “shkencëtarë” e as të huajtë, që kanë filluar vonë t`i kthejnë sytë nga kombi i shkapërderdhur nga robëria e pa shpirtë rreth e rrotull tij. Po e themi se ajo mund të dokumetohet në histori, me Lojërat Olimpike, 776 vite para lindjes së Krishtit, pra 2796 vite prej këtij viti, sepse armiqët tanë bëjnë përpjekje për të na lënë në “shekujt e errët”[8] dhe të fillojmë prej botimit në gjuhën artificiale “greke” dhe “latine”, të cilat kanë dalur prej shqipes, por e vjedhin këtë kohë dhe këto akte. Nuk u dashka që ta njohim të vërtetën!...

E vërteta është e vërtetë, sepse çdo lakim nga kjo ka të bëjë me lakimet e qëllimta, me gjënjeshtën e të pavërtetën. Në radhë të parë e kanë harruar “dijetarët” se kush janë ata që na kanë quajtur neve “albanë” , e studiusit e çështjes së albanologjisë, “albanolog”. Gjuha shqipe ka filluar të thirret nga latinët "gjuha albane" apo "Albanensis-e", ndërsa "Albaniorum"- shqiptarët dhe "Albania"-Shqipëria.[9] 

Mos të harrojmë ato që i thashë më parë dhe kanë qenë të dhëna edhe në faqen time provizore, me të gjitha gabimet ortografike. Në të vërtetë, mos i harroni disa shkencëtar, si Maximilian Lambertz, me këtë thënie në krye të këtyre artikujve shkencor, apo të G. W. Leibniz, e të tjerë, që na i hapin sytë të shikojmë më tutje, apo më thellë, në kohëra më të vjetra. Po e marrim edhe një, nga kohët antike, Gaius Plinius Sekundus, i cili ka thënë se “ilirët e kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”. Ate e kanë patur nëpër duar prej themelimit të kësaj gjuhe (latine) dhe gjuhëve të dalura prej latinishtes, të krijuara më vonë.[10] Normalisht, nuk e përsërisin tjetër, përderisa nuk e thonë vetë shqiptarët.

Siç e thotë Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti, në këto qëllime nuk duhet të kemi as fijen më të vogël të tendenciozitetit dhe ta arrijnë nëpërmes të punës sonë sistematike, dhe pikërisht ata që janë të zhveshur nga paragjykimet.[11]

Çdo trajtim fillon nga gjeneza. Në këtë rast, nga gjeneza e parë e gjuhës shqipe. Niset nga hipoteza, nga ha-mendejt e njeriut, çka e ka bazë mendjen e njeriut, që di të mendojë e të shqyrtojë. Njerëzit e mëdhenj japin ato që ua zë mendja, si mendime e konkluzione të tyre, me aq sa e njohin dhe e dinë ata. Në lidhje me shkencën e historisë e të gjuhësisë, këto janë hipotezat e njeriut. Një hipotezë që nuk dëshmohet e vërtetohet si mendime të vërteta të njerëzve për këtë çështje, nuk ngrehen në teori. “Historia është mësuesja e jetës”, e thotë fjala e urtë latine. Ka mendime të shumta në botë për këtë çështje të gjenezës. Midis shkencëtarëve të ndryshëm të botës nuk mund të ketë pajtime të mira e të menjëhershme, por duhet të bëhen prova sa më të vërteta e sa më shkencore, që të arrihet një gjë e tillë.

Zgjidhja vie vetëm nga shkenca, siç thoshte Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti, sepse të painformuarit mund të ngatërrojnë çështjen, ashtu siç ndodhë me shumë probleme nga fusha e historisë e gjuhësisë, edhe me vetë çështjen e gjenezës së gjuhës shqipe.[12]

“Studimi i trashëgimisë kulturore të një populli ka për qëllim që përveç të tjerash, të dëshmojë vetëmohimet e tij të mëdha dhe qëndresën në mbrojtjen e të drejtave vitale dhe themelore për një jetë të denjë, njerëzore në trevat e tij të gjëra ku jeton me shekuj. Kjo është e nevojshme para së gjithash për ngritjen e vetëdijes së popullit, sidomos të brezit të ri.”[13]

Po e themi se janë të paqëndrueshme shumica e gjykimeve të tjerëve për çështjen e studimit të së kaluarës, në ate të cilën e kanë shkruar dhe po e shkruajnë mëtutje në librat e historisë, kulturës, gjuhësisë, etimologjisë, apo edhe në zbulimet arkeologjike, sidomos në parahistori, nga të ashtuquajturit “shkencëtar shqiptar”, por edhe botëror. Harrojnë ata se iliro-pellazgët janë kombi i vërtetë i tërë njerëzimit të botës dhe ai ua ka hapur sytë me anë të simboleve, e të cilat janë forma e parë e shkrimit apo grafikës së tyre, me të cilat lidhet koha e parahistorisë me kohën e epokës së re.

Nuk duhet te jemi kokulur ndaj këtyre shkrimeve, të cilat gjenden dikund e na shqetësojnë, megjithëse autorët aspak nuk i njohin gjërat e tilla, ose janë të “dërguar” përpara nga lëvizjet e tyre të mendimit dhe nuk e njohin të drejtën e të vërtetën shkencore. Gjuha e mendimit të vjetër njerëzor ka qenë mendimi simbolik, i shprehur me figura, me simbole, me grafika.

Shkencëtarët duhet t`i njohin këto gjëra. Nuk duhet të nisen nga mënyra e papërkufizuar, pa e ditur se prej ku janë nisur këta njerëz me këto gjykime. Nëse nuk e kanë zotëruar këtë disciplinë shkencore, apo e kanë lënë kështu prej mungesës së njohurive, ose prej rrugës së gabuar shkencore, e bëjnë me qëllim që ta shkatërrojnë këtë gjuhë të vjetër, gjuhën shqipe, që është gjuha mëmë për të gjitha gjuhët. Siç shprehet Taulant Hatia, në parathënien e veprës së Xhuzepe Krispit, duke rekomomanduar shkrimin e tij të gjuhësisë e albanologjisë “Memoria sulla lingua albanese”, të botuar në Palermo, më 1821, është gjuha shqipe nëna e gjuhëve[14] dhe kjo gjuhë jo vetëm që flitet ndër mija vjeçarë në Shqipëri, në Epirin Jugor apo Çamëri, në Maqedoninë Veriore, në Kosovë (që ka qenë më madhe, si Dardania), në Serbi, Malin e Zi, në Kroaci, në Italinë Jugore dhe Siçeli, në Turqi, pjesërisht në Bullgari e në Rumani, por flitet më pak në vendet e tjera të botës.

Ne, do të shohim këtë gjë më vonë, sepse janë shumë vende që e kanë për bazë gjuhën shqipe dhe harrojnë apo nuk e njohin shkencëtarët këtë gjuhë.
Nuk do mend se gjuha shqipe është gjuha e vjetër, është gjuha mëmë për të gjitha gjuhët; është baza e etimologjjisë së të gjitha gjuhëve prej Indisë e deri në Amerikën Latine; është gjuha e shenjtë fonetike e Thotit.

Kohët e fundit po vërtetohet se gjuhët e vjetra, psh. ajo shumerike dhe gjuha shqipe janë nënë e bijë dhe shumerikja është bija e shqipes.

Shkurt, po detyrohemi që të bëjmë një sprovë të denjë të kësaj teme. A do ta shohin apo a do ta pranojnë njëherë opinioni i gjërë shqiptarë e botëror vizionin tonë, kjo varet sa ne i gjurmojmë këto tunele të paditura shkencore dhe se sa janë të shkëputur nga politika ditore apo edhe nga injoranca që e ka mbuluar këtë shkencë të njerëzimit. Shkenca nuk varet nga persiatja e jonë dhe nuk varet nga mendimi i njeriut. 

Gjithçka që shkuhet prej atyre që quhen njerëz, janë mendime të njeriut, qoftë i pasur apo i mëkëmbur, prej klasave skllavopronare e deri më sot, të cilët i kanë mjetet në duar të tyre. Mendimi shkencor bazohet në teori të nxjerrura nga përvoja e gjatë e njeriut, e cila, na është e vërtetuar tri herë si mendim shkencor, si “e saktë”. Atëherë, kjo ka rrënjë të thella nga përvoja e gjatë njerëzore.

Çdo gjë që shkruhet nga njeriu, janë meditime të njeriut. Shkenca bazohet mbi fakte të dëshmuara, të shqyrtuara në të dhëna të dijeve e të së vërtetës. E vërteta e dijes, si ka thënë ndër të parët, Thoti, nga përvoja e jonë e hershme, është drita e vetëdijes sonë. Thoti, i pari i njerëzve, iliro-pellazgë, që flet shqip, e asnjë gjuhë tjetër, edhe nëse ka lindur prej Nënës e jo i ardhur prej ZOTIT, e çka është NJERI i takon NJERËZORES, prandaj njerëzorja e ka DIJEN e DRITËN, si ZANAFILË të veten, është përfshirë e tëra në DIJE TË NJERIUT, pra ai DI, është U DI, arbërisht, “Unë e DI”, siç thotë Xhusepe Katapano:
a) u gdhi, agoi, u shfaq drita, u bë dritë;
b) unë di, unë i njoh.[15]

Do të shohim edhe në vazhdimet tona...




[1] Fredi Balaj, “Gjuha që bota flet dhe simbolika e germave”, Fral 2000, Tiranë 2017, faqe 7.
[2] Kastriot Melyshi, „Shqipja dhe e vërteta Biblike“, Geer, Tiranë 2014, faqe 20.
[3] Shikone shkrimin tim, në faqen e „web“-it provizor “Edhe njëherë për shqiponjën dhe shqiptarët-I”, të dhënë në http://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-1/ .
[4] Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti, „Për të vërtetën shkencore“, Akademia e Shkecave dhe e Arteve të Kosovës, libri 33, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Grafoprint, Prishtinë 2006, faqe 155.
[5] Shikoni po deshët veprën time, Brahim Avdyli, „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj“, SHB „Lena“, Prishtinë 2019, faqet 36-37.
[6] Petro Zheji, „Shqipja dhe Sankskritishtja“, Vëllimi i parë, Tertiumdatur, Tiranë 2005, faqe 11.
[7] Skënder Hushi, „Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën“, EMAL, Tiranë 2009, faqe 13-14.
[8] Shikoni veprën historike të Arif Matit (Aref Mathieu), "Mikenët-Pellazgët, grekët ose zgjidhja e një enigme", Plejad, Tiranë 2008, faqe 23.
[9] Lexone po deshët pjesën IX, në faqen time provizore, „Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët- Shpallime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej gjenezës e deri më sot“, pjesa e rishkruar e korigjuar, në http://www.brahimavdyli.ch , apo Engëll Sedaj,"Gjuha Latine, 10, për të gjitha gjimnazet", Libri Shkollor, Prishtirnë 2011, faqe 234.
[10] Po aty, te ky artikull i imi, në faqen provizore https://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-9/ .
[11] Akad. Prof. Dr. Idiz Ajeti, „Për të vërtetën shkencore”, e cekur më lartë, faqe 14.
[12] Po aty, faqe 21.
[13] Po aty, faqe 22.
[14] Taulant Hatia, „Dy fjalë për autorin“ faqe 5-6, në veprën e Xhusepe Krispit, “Shqipja, nëna e gjuhëve/gjuha e lashtë e zanafillës me të cilën fliste Homeri”, Plejad, Tiranë 2009.
[15] Xhusepe Katapano, "Thot-i fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 37.