Tuesday, August 27, 2024

Ulpiana vendbanim i hershëm iliro_shqiptar mbi 2000 vjeçar

Ulpiana është emri i lashtë i kryeqytetit të provincës së Dardanisë (Kosova e sotme) në Ballkan, e populluar nga ilirdardanë. Ulpiana është përfshirë në listën e monumenteve të Republikës së Kosovës, një vendbanim i hershëm mbi 2000 vjeçar, të cilin që në shekullin e I-rë para erës sonë, Strabo e përmend këtë qytet Ulpianën duke e quajtur “Qyteti i vjetër”.

Ulpiana e njohur është një monument i trashëgimisë kulturore në Graçanicë, Kosovë një qytet i lashtë ilir i themeluar në fillim të shekullit II BC. nga perandori Trajan. Gërmimet arkeologjike kanë dhënë gjurmë të jetës pararomake dhe Ulpiana është një qytet i njohur ilir, një vend i rëndësishëm për Mbretërinë Dardane. Qyteti ndodhej afër qytetit të sotshëm Lipjan në Kosovë

Gjatë shekullit të 3-të dhe të 4-t Ulpiana ka arritur kulmin e saj të zhvillimit dhe kishte emrin Ulpiana Splendissima Komunal. Në vitin 518 AC pas tërmetit, Justinian i dha një emër të ri në qytet: Justiniana Secunda.


Por çka do të thotë në shqip; ULPIANA?

Në kuptimin e “Gjithësisë – globit -Tokësor”, (γη)-Gji e Gjitha, – e Tëra; Terra , tok’ -“Tokë” e pa-Anë, e pafund, Anë e mb/Anë, anë e kand, (Bizaand = vënd buzë për buzë) etj. – Pra; “Ana” ka kuptimin baraz “Tokë”.

Dielekti i bukur ose me saktësisht e folmja specifike gegnishtja, vendit i thotë; V’and = Ande – Dhe – Tokë. Dhe mandej shohim se emri “Ulipiana” është një fjalë e përbërë dhe pikërisht ajo mund të ndahet kështu:

ULPIANA = UL - PI – ANA

Pra thjeshtë e qartë kuptojmë se kemi të bëjmë me një vendbanim të ndërtuar në “fushë” vend i “Ulët” i ulur poshtë anëve të maleve përreth.

Ashtu siç ndodh tek emrat, “Ulqin – Qytet”, “Ulzë – Fshat” ndërsa në botanikë kemi:

ULZË f. bot. Dru “i vogël – i ulët”, ose “shkurre – i/e shkurtër”, ky dru nga gjinia e panjave, ajo ka degë të murrme në të kuqë, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara, me lule të bardha në të blerta. Në gjuhen shqipe, kemi plot vende të tjera lugina “qafa” malesh me “anë” të zëna, të zana, nga malet e larta e te thepisura – ndryshe quajtur “Qafa e Kazanit” .

Pra emri i këtij qyteti antik me vlera të mëdha kulturore mbi trashëgiminë shqiptare ka një rëndësi të madhe, sepse ajo vërteton njëkohësisht autoktoninë e lashtë iliro_shqiptare, por jo vetëm; ajo flet shqip, shkruar shqip gdhendur në këtë pllakë guri si adresë pasaportë-shqiptare.

Në këtë pllakë guri shohim të shkruar dy emra “Ulpiana = vend i ulët – Ulzë, e cila në latinisht përkthehet, ashtu siç ndodhet edhe e shkruar në këtë pllakë guri “Colazo”. Rrënojat e këtij qyteti si dhe nëntoka e saj fsheh ende shumë mistere të cilat presin të dalin në dritë, por dikujt kjo dritë ju verbon sytë …

Në këtë qytet është gjetur një kishë shumë e vjetër ndoshta më e vjetra në gjithë rajonin Ilirik, dhe atë evropian.
Objekte të tjera gjetur në rrënojat e qytetit janë disa, por ato më të rëndësishme janë: Koka e një gruaje, koka e njeriut, kreu i Erosit dhe maskë tragjike.


Aleksander Hasanas 


- https://fr.wikipedia.org/wiki/Ulpiana 
- https://vizitoshqip.com/turizmi/details/parku-arkeologjik-ulpiana 
- https://youtu.be/l_rwb7DqnVs
*********
- https://www.zgjohushqiptar.info/2019/06/ulpiana-nje-qytet-shqiptar-nje-vendbanim-i-hershem-mbi-2000-vjecar.html 
- https://www.instagram.com/p/CWrMO-qNJcj/
- https://www.facebook.com/100057523268773/posts/10153924335374145/


No comments:

Post a Comment