Zogu simbol i kryezotit “Zeus”, “ Gaba; Sh'kaba” – Shkabonja; Shqiponja jonë qiellore, ruan brenda emërtimit të saj një varg kuptimesh e
sinonimesh të ndryshme, të gjitha këto si veti dhe virtyte të "Diellit/Zeus", Atit që *abi – hapi" dritën e vet të madhit e të vetmit Zot.
Dielli energjia drita e tij janë *Abi” – hapi
i parë, forca e vetme, krijuesi i gjithë krijesave dhe gjallesave të këtij Universi;
unibërs dy në një: A + B dhe shtrirje X – (Gama).
Paganët sigurisht, por edhe sot religjione, fe e besime të ndryshme, të gjithë i drejtohen dhe i besojnë dritës së Diellit vet, dhe birit të tij rrezeve të Arta e të Kristalta (Xriso).
Ishte Dielli dy trupor Dy-El; perëndi ndërtuar mbi bazën e tërheqjes plusit dhe minusit magmës, pështjellimit dhe forcës së rëndesës, i cili largoi terrin, errësirën, ai hapi jetën në Tokë e kudo përreth saj.
Në gjuhën shqipe kemi një shprehje tepër
domethënse, në mëngjes herrët sapo hapet ditë themi:
U ‘Ab u ba ditë; u hap u bë dritë, shprehje
kjo, ku foljet e saj “Ab, hap” dhe “u ba”(u bë)
i përkasin pikërisht, emërimit më të parë të trupit diellor “AB”
– trupit më të madh qiellor, Yllit të zjarrtë, i cili ‘ab – hapi
rrezet e para diellore përjetësisht.
Hapësira midis dy trupave çfardo në gjuhën
shqipe quhet: Ab – hap, që hap; çap, çapi midis dy këmbëvë, e midis dy gishtave
në momentin që ato i largojmë sado pak nga njëra-tjetra midis tyre hyn dritë,
ndaj dhe quhet ‘ab – hap, hapësirë, – njëjtë kjo ashtu si tek të gjitha Abetaret
e botës, ku hedhim hapin e parë drejt ndriçimit hapjes të
mendjes sonë njerrëzore, dy shkronjat e para të saj janë: A dhe
B, e shkronjat e treta kudo, janë direkt produktet e shkronjës shqipe
X-ë.
Tek gjuha e lashtë para greeke gjejmë
fjalën, αβ (ab) = most, additional, me kuptimin në shqip
“shtesë” pra: A + b = dy, ndërkohë tek gjuha e vjetër Phrygiane, kjo fjalë “αβ” ka
kuptimin “afër” afrim bashkë (bashkësi) dhe tek fjalët e para Proto-Semitice,
kjo fjalë vjen ashtu si ende në gjuhën shqipe: αβ, Ab = At – (O Ata
Diell) “aba” apo Sk/aba –Zeus. (Dy krena mbi një trup)
Jo rastësisht, i pari, kryeprift katolik apo kryemurgu quhej: Ab/at.
ABAT m. fet. I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë të ipeshkvit; prift katolik (në vendet ku vepron kisha katolike.
Ndërkohë kemi edhe fjalën shqipe “Aba-zhur” që do të thotë: Aba = Dritë + Zur =
i/e zënë, e mbuluar
Në fondin e gjuhëve më të lashta midis shumë e
shumë fjalëve PIE e pikërisht tek ajo proto Albanian gjejmë një fjalë (*Awa-Laka)
krejtësisht të veçantë dhe e papërsëritur tek asnjë gjuhë tjetër e re apo e
vjetër, perveçse me përafërsi sinonimesh, pra; – një perlë e vërtet, dritë, vërtetësi
ku nëpërmjet saj mundemi ti japim një hap vigan konkret të pakundërshtueshëm
gjuhës sonë së bukurës dhe së lashtes shqipe si gjuhë e vet birit të Tij,
qiellores Shqiponjë; Shkaba-Zeus.
Fjala e hershme Proto-Shqiptare *awa-laka
Word *Awa-Laka
Kuptimi për të hedhur, për të hapur
Comments
Shih V. Orel (2008)
Mod. Albanian Flaka, PIE *lek- ‘për të kërrusur, për të
hedhur’, MHG lecken ‘për të hedhur, për të pranverës’, Lith. Lekiu ‘për të
fluturuar’, letonisht lekt ‘në pranverë, të hidhen’.
Eshtë pikërisht kjo fjalë e herëshme *awa-laka e
prishqipes nga ku buron emërtimi i fjalës “Flakë” – flaka e zjarrit, e shumë
të tjera të cilat do i shohim në vijim.
Por çka dashur të thotë ai popull shqiptar i
lashtë sa vet drita e Diellit, nëpërmjet kësaj fjale të rrallë e pa gjendur tek
asnjë gjuhë tjetër IE. Vumë re me sipër se fjala: AB, aba do të thotë “Dritë,
Diell”, veç kësaj na duhet të sqarojmë se shkronja ‘W’ e gjendur tek kjo fjalë,
por edhe tek të gjitha fjalët e herëshme PIE ka vlerën e shkronjës shqipe
buzore ‘B’ ( b; m'bë), pra kjo fjalë e lashtë lexohet: Awa-Laka = Aba-La/ka,
në shqipen e sotme baraz: “Flaka”.
Dielli njihet si një trup jo i ngurtë por krejt i zjarrtë pra një vorbull llave, pështjellim mbi një pikë, (X) ai shpërthen vazhdimisht e nxjerr LA – Lartë, mbi sipërfaqen e tij ai hedh “Flak” jashtë trupit të tij zjarr e flakë – nxehtësi, dritë për mbarë njerëzimin dhe gjithë gjallesat e krijesat si produkt i tij.
Mrekulli e gjuhës shqipe; Pra ajo që Dielli; Aba la ka; quhet “Flaka”, prej kësaj fjale, këtij emërtimi kaq të lashtë vërtetojmë se edhe fjala “La” (lart) i takon katërcipërisht gjuhës shqipe; Ajo materie e ndezur ajo që Dielli/Aba ka La –lart, mbi sipërfaqen e tij pikërisht ajo quhet Flaka, fiks ashtu si ajo pjesa e një druri, qymyri apo diçka tjetër e ndezur hedh, nxjerr jashtë saj flak; flakën e saj të nxehtë e plotë dritë – lart, {La mbi të, lamburit, lamba’ Llambi]
Kalimi, derivatet apo evolimi i krejt gjuhëve
ndër shekuj, sigurisht edhe tek kjo fjalë e shqipes ka bërë punën e vet, pra
kemi barazvlerën apo artikulimin e shkronjës B në V, e më pas në F (mph) e cila
sjell në gjuhën letrare të sotmen shqipe fjalën nga: Aba-laka = Avalaka
=A’flaka, Ashtë Flakë, ajo pjesë që Flak Dielli jashtë tij, e valvitet, apo
falet-përulet si flaka –Flamuri sot huazuar edhe nga anglezet në gjuhën e tyre: Flag = Flamur.
Gjithashtu vumë re se fjala shqipe: Flak; hedh
jashtë dhe flakë, flaka e zjarrit si tek asnjë gjuhë tjetër kanë të njëjtin
kuptim, flaka në vizionin ton na ofrohet si diçka e lëvizshme e cila shpesh
herë e në vazhdim “platitet”, paloset, (palë) P = F, Falet ashtu si edhe njeriu
kur plaket kërruset, lak/ohet, pra fjala Plak dhe Flak kanë të njëjtin vizion –
shëmbëlltyrë – simbol i flakës së "Diellit Aba", tek gjuha shqipe kemi sërish
fjalën “plasi” apo “pëlcet” të cilat kanë serish dy kuptime njëheresh, ashtu si
Flaka, pra kemi “plasi dinamiti” por edhe “e plasi” e lëshoi përdhe e
flaku “e hodhi”.
Flaka e Diellit ndriçon, ngroh por
edhe djeg, pra ajo pjesë e saj që mbin, a-mbi të
Diellit (La mbi) ajo pjesë që ai hedh jashtë,
është edhe djegëse – pikërisht këtu gjejmë fjalën shqipe: Edh <=> Dhi,
sepse ajo hidhet kupthi me të katërta këmbët njëheresh, Dhia e malit (Amalthea).
Kjo është gjuha e shqipes-zogut besnik, atit
Zeus, gjuhë e cila mban moshën e tij.
Për më tepër informacion rreth kësaj teme, Shqiponjës me dy kokë mbi një trup të vetëm (Abis) do ti gjeni tek libri: “Kodi i Gjuhës Shqipe Etimologji”.
Aleksander Hasanas
````````````````````````````````````````````````````````
No comments:
Post a Comment